NGA ASLLAN BUSHATI/*
Të nderuar miq. Në shkrimet e opinoinet e mia, sinqerisht përpiqem kudo e kurdoherë të jemë i drejtë në radhë të parë me veten, por medoemos edhe me të tjerët, duke mos i rënë në qafë padrejtësisht askujt. Përpiqem të jemë i matur e i ekulibruar në gjykim, pavarsisht se pikpamjet e mia politike janë të përafërta me qendrën e djathtë. Dhe në të shumtën e rasteve mendimet, para se ti hedh në letër dhe në opinion i diskutoj me shokët dhe miqt e mi. Ndonjëherë ata (miqt) dhe të afërmit më kanë kritikuar për një lloj hidhtësie ose edhe teprije në qëndrimet kritike ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij qeveritar.
Po si të mos jemë i tillë të nderuar miq, kur vetëm në një ditë të vetme (18 dhjetor 2019) kam marrë nëpërmjet medias informacione tronditëse si: Në Parlamentin e pushtuar nga Edi Rama, me fuqinë e kartonave të “rilindjes” miratohet e ashtu quajtura “paketa anti shpifje”, kur gjithë korpusi i gazetarve ishte kundra . Jo vetëm kaq, por opozita e vërtetë dhe organizmat ndërkombëtar, po ashtu ishin kundra. Pra Edi Rama e “rilindja”shkurt bënë një puc kundër fjalës së lirë. Sepse ata nuk duan oponencë, nuk durojnë kritikat e medias dhe në se nuk i binden dëshirave e mendimeve të tyre, kushdo do të ndëshkohen deri në faliment. Dëshiroj dhe shpresoj se Presidenti Ilir Meta nuk do të bjerë në nivelin e Parlamentit të tanishëm, dhe nuk do ta dekretojë këtë instrument vrasës të fjalës së lirë të tipit “alla Rama-rilinase”.
Po ashtu mësova se gjyqtari Artan Gjermeni dënoi me një vit burg ish deputetin e PD-së Zotin Salianji dhe gjashtë muaj burg gazetarin ivestigativ Zotin Olldashi, sepse ata kishin denoncuar ( me fakte të pakundërshtueshme ) një aferë të trafikut të drogës. Në qendër të kësaj afere ishte vëllai i ish Ministrit të Brendëshëm i cili pas denoncimit shkoi të kryente dënimin në Itali.
Me këtë i thuhet opinionit se po preke (atakove, padite etj), familjarët dhe bashkpuntorët e sërës time, përfundon vetë prapa hekurave të burgut. Kurse gjyqtari Artan Gjermeni nuk do të futet fare në veting (se është shumë i “pastërt”), por do të inkuadrohet së shpejti në radhët e “rilindjes” si i motivuar për të cuar punët e saj përpara.
Kjo drejtësi ka emrin, fytyrën dhe vulën e Ramës e “rilindjes” së tij, sepse në këtë aferë, janë përfshirë në transformimin e fakteve e provave shumë zyrtarë të lartë të shtetit duke bërë krim të dyfishtë. Por nuk përfundon këtu problemi, se ajo do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut, dhe atje ska më gjermenër. Drejtësia atje është e shenjtë. Ajo do tju jepet atyre që denoncuan strukturat kriminale të drogës, por do të jetë me kosto jo të vogël për taksapaguesin shqiptar, sic ka ndodhur me shumë vendime të tjera të Strasburgut.
Sikur të mos mjaftonin këto dy ngjarje të shëmtuara, u desh që në të njejtën ditë, të shtohej edhe shkarkimi nga detyra në Bankën e Shtetit Shqiptar të Prof. Arben Malajt, ish drejtues i PS-së dhe Ministër i Financave disa vite. Dhe pse? Sipas ramaxhinjëve , ky profesor paska dhënë opinione politike në kundërshtim me statusin e tij, duke kritikuar Edi Ramën e qeverinë e tij. Po pse more, a ka mbetur ndonjë njeri me pak mend në kokë, në Shqipëri që të mos ketë kritikuar Edi Ramën, veprimet e qëndrimet e tij dhe të të ashtuquajturës “rilindjes” që ai drejton?
Edi Rama e ka mbushur kupën me gjithfarë pisllëqesh që i ka bërë me vetdije e për interesa korruptive të tij dhe të njerëzve rreth tij. Vetëm brenda një dite të vetme u sanksionuan tri ngjarje të shëmtuara për një shtet që aspiron të bëhet anëtar i BE-së. Duhen gjetur të gjitha format, mekanizmat dhe mjetet demokratike që ai të largohet sa më parë. Largimi i tij tashmë është bërë domosdoshmëri dhe në interes të publikut.
Dëshiroj dhe shpresoj që edhe SPAK-u, ta fillojë punën me të dhënat tronditëse të Kontrollit të Shtetit dhe tenderat e ppp-ve. Atëherë Edi Rama do ta shoh veten prapa hekurave të burgut me shumë shokë e miq të tij.
Edhe ju të nderuar miq e shokë të mitë, lutem, mos më qortoni më për hidhtësi e tepri ndaj Edi Ramës se i meriton, madje shumë më shumë se kaq.
*Titulli i redaksise