Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite (23 prill) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Njoftimi është bërë nga zyra e presidentit. “Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të këtij intervenimi, sipas njoftimit, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë.
Më 20 prill, presidenti Thaçi kishte qëndruar disa orë i shtrirë në Klinikën e Urologjisë, pas “shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë”.
Përkeqësimi i shëndetit të presidentit Thaçi ndodhë në kohën e pandemisë së koronavirusit. Zyra e tij nuk ka njoftuar nëse presidenti është testuar për koronavirusin e ri.