Kartona të kuq, maska kundra gaz, plasmasë mbeturinash ishin simbolika e një protestë të paralajamëruar të shoqërisë civile kundër ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve.
Nga mbledhja e qytetarëve në parkun Rinia, (ora 11:00) protesta u zhvendos pranë godinës qeveritare.
Protestuest bënë thirrje për anulimin e ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke e quajtur ate tradhëti kombëtare të kryeministrit Rama
Një protestuese deklaroi: “Kjo protestë ka për qëllim që të na zgjojë kurajën qytetare që të mos mblidhemi më si militantë të forcave politike. Kjo është një e drejtë kushtetuese që e kanë keqpërdorur politikanët tanë. Ka ardhur koha që ne të veprojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu jo për ndonjë luftë politike, nuk i shërbejmë asnjë partie politike. Ne jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare që të dëgjojë zërin dhe vullnetin e popullit”.
Mes protestuesve ishin dhe 2 amerikanë, që pasi vizituan Tiranën u ndalën në protestë. Protesta zgjati rreth 2 orë, dhe vijoi me simbolika ambjentaliste. (Ora 11:00- Ora 13:00)
Portestuesit u zhvendosën drejt prisedencës, ku formuluan për kryetarin e shtetit kërkesën për mos dekretimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Protestuesit i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë ligjin: Presim nga presidenti të mos e dekretojë ligjin. Kryeministri të dëgjojë sovranin. Ose referendum ose revoltë dhe po u ngritëm në revoltë do fshijmë plehrat e tyre
Paralelisht kryeministri nga Xibraka ku mbahej Asambleja Kombëtare të PS-së Rama tha se ligji është i domosdoshëm për industrinë e riciklimit.
Edi Rama nga Xibraka: “Ligji i ri për mbjetjet riciklueshme është i domosdoshjmës dhe tërësisht konformon ambicieve tona për një Shqipëri të pastër. Do të ishte tradhëti nëse do të ktheheshim tek ligji i anuluar. Ai ligj sjell mbetje të importuara që mund të shkojnë për djegie”
Nderkohe protestuesi para kryeministrise : Referendumi është e drejta jonë që nuk mohohet. Riciklimi duhet të nisë me mbetjet tona. Nuk mund të vazhdojmë të varrosim mbetjet tona.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij organizimi qytetarë, polia angazhoi 494 efektivë policië, të cilët krijuan kordonë sigurie pranë kryeministrisë, ndërsa ishin te pajisur me kamera trupi.
Pas shpërndarjes së protestuesve, punonjësit e pastrimit të bashkisë së Tiranës nisën punën për pastrimin e bulevardit nga simbolikat e protestës që mbetën aty pas largimit të qytetarëve.
Ndërsa në Ora 13: 40 Kryeministri Edi Rama reagoi edhe në Facebook duke theksuar se protestuesit e kanë gabim.
Deputetët Besnik Baraj dheEduard Shalsi i bënë thirrje ambientalistëve protestues të mos manipulohen.(TV Ora News)