
Nga Rafaela Prifti/
Sot gazeta gjermane Bild e cila ka shitjen më të madhe në Europë
publikoi transkriptin e 6 audio-përgjimeve në qendër të të cilave
është Astrit Avdylaj, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’.
Në bisedat telefonike të publikuara nga Bild, Avdylaj flet me Vangjush
Dakon, kryebashkiakun e Durrësit dhe zyrtarë të tjerë lokalë, për vota
dhe favore të tjera. Midis të tjerave, incizimet përgënjeshtrojnë pretendimet e Dakos se njohja me Avdylajn është rastësore si takime me qytetarë në fushata. Gjithashtu nga përgjimet kuptohet se i proceduari Astrit Avdylaj është i informuar edhe për takimin e Dakos me kryeministrin e vendit Edi Rama. Publikimet në mjetet e informimit vendor dhe europian kanë shkaktuar një furi me komente në rrjetin e mediave sociale nga zyrtarë e politikanë të opozitës, ish-deputë të partisë
demokratike dhe kandidatë socialistë për poste bashkiake.
Në këtë situatë ndërhyn ‘ligji’ i cili deri tani nuk është dëgjuar dhe synimi është “ruajtja e sekretit hetimor”. Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, qysh nga viti 2017, Arta Marku, i bëri thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para
përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo
dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që
të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka
bërë publikimin e tyre.