NGA ASLLAN BUSHATI/Kohët e fundit veprimet e Koresë Veriut e kanë tensionuar situatën politico-ushtarake jo vetëm në lindjen e largët , por në të gjithë botën. Kulmin e tij tensionimi e arriti me provën e bombës me hidrogjen të Koresë Veriut, të datës 3 Shtator 2017 , e cila shkaktoi lëkundje të tokës në një hapsirë të madhe dhe në përmasat e një tërmeti 6.3 ballë të shkalës Rihter. Por ajo shkaktoi “tërmet” edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në qendrat e mëdha vendim-marrëse të planetit. Në këto kushte, pyetja më e thjeshtë shtrohet se : pse erdhi situate deri në prag të luftës bërthamore? Shpiegimet mund të jenë të shumta, e nga këndshikime të ndryshme. Por pikpamja ime si ish ushtarak i lartë , specialist i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë (ADM) dhe ish drejtues i kësaj veprimtrari për një kohë relativisht të gjatë në Ushtrinë Shqiptare, është se ajo nuk erdhi si shkreptimë( rrufeje) apo qoftë edhe brenda ditës , javës a muajit. Jo . Ajo është gatuar ngadalë-ngadalë dhe është e qëllimëshme .
Periudha pas “Luftes së Ftohtë” është një tranzicion që gradualisht për gati një cerek shekuli solli një disekuilibër ekonomik, politik dhe ushtarak në shkallë botrore. SHBA-të kanë qenë e janë në qendrën e kësaj stuhije ( të dukshme e të padukshme), në fushën e ekonomisë, armatimit, inteligjencës njerzore e kibernitike për ta minosur qenien e saj si lider i vetëm botëror. Fuqitë e reja e të vjetra ekonomike, kërkojnë ndryshimin e ndarjes së pasurisë botrore. Kërkesa për tregje të reja ekonomike në kurris të atyre amerikane, ka bërë që kontradiktat të cfaqen në qëndrimet politike e diplomatike kundërshtuese dhe në demostrimin e “muskujve” ushtarak.
Situata e viteve të fundit në Irak, Siri, Libi, Afganistan etj,( dhe disa politika ditore e dritshkurtëra), i kanë mbajtur amerikanët si të lidhur (fokusuar në këto rajone) , duke mos qenë të lirshëm e veprues në rajonet e tjera. Madje këto politika ( ndonjëherë jo të menduara mirë), kane bërë cfaqen edhe të disa raporte jo të këndëshme edhe me vendet e BE-së, (aleati kryesor i SHBA-së), vecanërisht për problemin e refugjatëve. Shto këtu pushtimin e Krimesë nga Rusia, nxitjen e luftës në lindje të Ukrahinës, ndërhyrjen për destabilizimin e situatës në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), ndërhyrjet e vazhdueshme me agjenturë e kibernitikë si dhe trysninë e Kinës për hapsira të reja ekonomike e detare e bëjnë tabllonë të rrezikshme shumë komplekse.
Ka politikanë, diplomatë, shtetar të ndryshëm, (edhe këtu në SHBA) senator, kongresmenë , njerëz të medias ,qe besojnë se Kina dhe Rusia mund të luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e tensionit në gadishullin Korean. Unë absolutisht nuk besoj në një ide të tillë. Sepse në gjykimin tim, Kina si në situatën e tanishme dhe në planin afatgjatë, lufton vetëm për interesat e saj strategjike për tu bërë superfuqi e vetme botrore. Ajo aktualisht po pushton të gjitha tregjet me mallrat e teknologjinë e saj ekonomike e ushtarake, përfshi edhe Korenë e Veriut. Në gjykimin tim, ajo është e interesuar që konflikti Korean të përshkallëzohet (se ka shumë përfitime) ,por duke ditur mirë rrezikun e armëve bërthamore, dëshiron që konflikti me këto armë të mos zhvilohet pranë saj. Pra shkurt situatën e tensionuar e pëlqen por pa përdorimin e armëve bërthamore . Kina gjithashtu, është e interesuar për dobësimin e gjithanshëm të SHBA-së, vecanërisht dobësimin e përgjithshëm ushtarak të saj e mbi të gjitha të kontigjenteve në Lindjen e Largët. Prandaj unë nuk besoj në ndonjë ndihmesë të Kinës në konfliktin koreano-verior me SHBA-në.
Kurse Rusia e ballafaquar me sanksionet ekonomike amerikane, jo vetëm nuk mund të luaj një rol pozitiv, por përkundrazi unë mendoj se ajo vendos “mina” cdo ditë në situatën e krijuar. Presidenti rus Putin ashtu si Kina e dëshiron përshkallëzimin e situatës për të dobsuar amerikanët, por pa përdorimin e armëve bërthamore, madje edhe sanksionet e OKB-së kundër Koresë veriut, i konsideron jo dobipruese kur thotë se:”Konflikti do të jetë katastrofë globale… edhe pas sanksioneve mendohet se Peniani nuk do ta braktis vijimin e provave bërthamore”. Pra i inkurajon ata të vazhdojë rrugën e provave në kundërshtim me idetë amerikane.
Ka qarqe të caktuara anti amerikane, që e shtyjnë Presidentin Koreanoverior Kim Jong Un, jo vetëm të vazhdojë provat bërthamore, por ta përshkallzojë situatën, duke i bërë elozhe se je me të vertëtë “ trim”, dhe i vetmi që “ e ke mundur Amerikën” në sytë e gjithë botës. Madje qarqe të tilla ndoshta e shtyjnë atë të ndërmarrë avanturën e përdorimit i pari të armëve berthamore sepse i thonë se je më i avantazhuar. Kjo është tërësisht cmenduria më e madhe e kohës që po jetojmë. Ky qytetërim në përfundim të Luftës Dytë Botërore i provoi armët bërthamore mbi Hiroshima e Nagasaki më 6 e 9 gusht 1945, ku mbetën të vdekur 106 mijë vetë, 98 mijë të plagosur dhe mijra të tjerë të vdekur më pas nga rrezatimi mbetës.
Por edhe europianët (përfshi ne shqiptarët), e kanë një përvojë shumë negative nga aksidenti i 1986-tës në centralin bërthamor të Cernobilit në Ukrahinë. Sot askush nuk e din se sa ka qenë numuri i të vdekurve me kanser nga rrezatimi mbetës i këtij aksidenti. Por për kujtesë më lejoni të jap disa shifra. Para aksidentit niveli i rrezatimit natyror në Shqipëri ishte 4-6 zbërthime në minut për centimeter katror. Më 9 maj 1986 (në kohën e aksidentit) ,në Malin e Moravës në Korcë ishte 1280 zbërthime në minut për centimetër katror. Kjo situatë radioaktive ishte afërsisht në të gjithë teritorin e Shqipërisë. Kurse dhjetë vite pas aksidentit (në 1996) niveli i rrezatimit në Tiranë ishte 14-17 zbërthime në minut për centimetër katror. Tani më lejoni të pyes sejcilin lexues se :sa nga të afërmit tuaj kanë vdekur me kanser në 27.4 vitet pas aksidentit, pra deri në 2003-2004 ? Po përgjigjem unë për familjarët e mi : gjatë kësaj periudhe kam humbur vëllain, dajon, dy burrat e motrave, kurse bashkshortja ime dy prindërit, dy dajot, djalin e dajos , burrin e tezes. Po ju të tjerët..? Pra shtruarja e mendimit se armët bërthamore edhe mund të përdoren në raste specifike, është një absurditet i pa krahasueshëm me agjë tjetër.
Fenomeni koreanoverior, mund të hap( si një reaksion zinxhir), një problem të madh të sigurisë botrore , duke zhvilluar iden e vetmbrojtjes kombtare nga armët bërthamore (të të tjerëve), me zhvillimin e arsenaleve bërthamore të shumë vendeve të kërcënuara. Nën pretekstin e të qënit i rrezikuar nga armët koreane (ose dikujt tjetër), në këtë rrugë mund të hyjnë: Koreja e Jugut, Japonia, Indonezia, Malajzia dhe Australia. Në kushtet e këtij reaksioni do të fillonin nga puna si të kërcënuar: Gjermania, Italia, Turqia, Irani ,Arabia Saudit, Afrika e Jugut , Brazili etj etj. Pra shpejt do të kishim një kaos të vërtetë dhe siguria globale dhe ky qytetërim do të shkatërroheshin nga politikanë të pa përgjegjeshëm por edhe nga gabime njerzore e teknike.
Në situatën e krijuar në Gadishullin Korean (por edhe më gjërë), një rol të dorës parë duhet të luante OKB-ja me mekanizmat e saj. Por në gjykimin tim ky organizëm është bërë i pa manovrueshëm dhe disa herë destruktiv. Do të ishte një gjë e mirë gjetja e një forme më të përshtatëshme organizimi botëror , por deri atëherë kjo që është ,duhet të bëjë shumë më shumë se deri tani.
Jam i mendimit se edhe një plan politik duhet shtruar NJË TEZË në tryezat e politikbërësve botëror. E them këtë se që nga viti 1953 kemi dy Kore, kur atje është një popull një komb me një gjuhë. Nuk do të ishte herezi tu thuhesh koreanoveriorëve se kalimi nga diktatura e proletariatit në demokraci shumë partiake, do të ishte një parakusht për të hedhur hapin e parë drejt bashkimit të dy Koreve në një shtet të vetëm demokratik. Kjo ide mund të duket sot si cmenduri , por më besoni se është një opsion më shumë në situatën e rrezikëshme që ekziston atje.
Dhe së fundmi do t’ju lutesha strategjistëve në Uashington, të rishohin opsionet e së ardhmes në dritën e problemeve dhe dukurive të kohës që po jetojmë. T’ju bëhet me dije politikanëve të të dy krahëve të politikës, rreziku që ekziston dhe se të qënit e Amerikës e fortë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nuk është vetëm nje ceshtje krenarie amerikane, por është domosdoshmëri në mbajtjen e ekuilibrave botëror. Është domosdoshmëri për ruajtjen e trazhgimnisë së deri tanishme botrore dhe lënien e tyre të sigurtë breznive që do të vijnë. Lereni Presidentin Trump me administratën e tij, të bëjë detyrën që ka të përcaktuar me Kushtetutë, dhe zotimet që ka marrë para popullit amerikan. Lerini presidentët e therë që do të vijnë ta mbajnë e ta bëjnë Amerikën “great again”.