Nga Alfons Grishaj/
Ka ditë që qarkullon një foto e 12 Apostujve të DaVinçit e ndryshuar nga anti-Krishtë, që njihen si spiunë të Partisë së Punës dhe sahanlëpirës të komunizmit, ku në bashkëpunim me vjellës të Logos dhe vulës së Vatrës e emrin e Diellit, mendojnë të na shantazhojnë me pislleqe ordinere.… Pamundësia për të na mposhtur më votë, krijoi frontin e neveritjes.
Ata po përdorin “llogoret tona”, për të bindur “botën” dhe veten, që kanë të drejtë me përçudnime, gënjeshtra e manipulime, duke thirrur nën armë dhe Dylqinjën e Topozës, yllin që po shëndrit në pleqëri buzë supernovës!
Rezulton se, në shtratin e kësaj përçudnie kanë kontribuar ca emra mjeranë që kanë dëshirë të bëhen të mëdhenj pa qenë as të vegjël, por vetëm minj të shoqërisë së Hadit. A mund të fshihet ujku pas këlyshit të tij? Kurrë ! Çdo ballone artificiale e fryrë me pordhë dhe pse tërheq për një kohë “çudibërës e çudimbrojtës” ka një destinacion: fundin e uthullës së fortë që then enën e vet!
Megjithatë, i takon drejtësisë amerikane të merret më fallsifikatorë (që njëri nga ta e ka provuar gjobën e gjykatës për shpifje) dhe piratë (krimba) të internetit që thejnë ligjet e vendit në fuqi. Kalorësit e fytyrave të vrerosura dhe Dylqinjat plaka në momentin që do të ballafaqohen me drejtësinë e qytetërimit ligjor do heqin poturet, duke mohuar infiltrimin abuziv dhe evokuar regjimin e malit dhe pyllit ku fshinin prapanicën me gjethe e gurë dhe bash një nga këta, talentë në moshë të vonuar, po bën çudira duke e ngritur shkencën në absurditet, siç bëri me “pëshkrimin ideal” të bretkosës së detit, kur ajo ekziston vetëm në fanazinë e tij, por shkencërisht asgjëkundi! O Tempora! O Mores! Don Kishoti ka bërë dhe një listë “militantësh” ku gjysma e tyre ia kanë përplasur në fytyrë që t’ia heqin emrin nga ajo listë e turpshme dhe ai jo vetëm nuk i ka fshirë emrat, por kur njerëzit i shkruajnë, “m’a hiq emrin!” Ai me paturpësi i përgjigjet, “ I am sorry, who is this ? Bash me këto njerëz të pandërgjegjshëm, ne, duhet të bëjmë deal që të mos bëjnë “Vetvrasjen e Trumcakut”!
Ashtu siç shkrojta më lart, foto e montuar është një sakrilegj mortal që bëri një reaksion tepër negativ, sepse besimtarët kërkojnë fajtorin ndërsa lukunia zullumbërëse mëkatare po feston budallallëkun, duke harruar se, Zoti punon në mënyra misterioze. Kudo e keqja është një karrige të thyer që të gërvish veshët dhe trurin…
Persona të indinjuar më telefonuan dhe pyetën se kush mund të jetë kaq i pa fe sa në këto ditë të Krishtit të bëjë këtë mëkat, duke vënë fytyrat tona në vend të Krishtit dhe apostujve? Pata telefon dhe prej një prifti të shenjtë që goja i nxjerr veç mjaltë e paqe. Unë heshta megjithëse i njoh mjeranët që e kanë bërë këtë shëmti, por duke kujtuar mundimet e Krishtit (Azreti Isa-së), që u mohua dhe nga Shën Pjetri në hapësirën e parashikimit të thënë, vendosa të pranoj fjalët e Atit tonë.
Shoqëria jonë hipokrite është fajtore e skenave dhe turpeve. Miklimi i të keqes është bashkëfajësi që njeriun e bën mëkatar të dorës së dytë. Heshtja është lurtuesja më e dëmshme dhe më e dhimbshmja e krimit të menduar që gjen shtratin për tu zbatuar në praktikë.
Sikur të luhej me figurën e Muhametit, ashtu siç lozën mjeranët me figurën e Krishtit, do digjej një pjesë e Michiganit dhe minjtë do të piqeshin në hell! Dhe më keq, sikur të ishte gjallë Tomas Turkuemada, mjeranët anti-Krishtë do të muroseshin të gjallë!
Por ja që ne nuk kemi dëshirë që një gjë e tillë të ndodhë, që anti-Krishtët në këto ditë të Pashkëve të, sepse, Krishti na mëson të falim. Po a falen minjtë e galerave, ateistë që prej vitesh hedhin helm kundër Kishës, Xhamisë, Vatrës dhe personaliteteve jetikë që kanë kontribuar në vite për çështjen kombëtare? Unë them, Po! Falja është mekanizmi i urtësisë dhe dashurisë ndaj Hyut, fitore e paqes së bekuar. Nuk ka gjë më madhështore se kur njeriu e shikon gjarpërin duke vijëzuar në pluhur dhe i hap rrugën zvarranikut që e ka dënuar Zot i madh për t’u zvarritur gjithë jetën. Urtësia njerëzore nuk presupozon revanshin, por zbutjen e orës finale. Sa më tepër njeriu të preventojë energjinë negative aq më tepër fiton sigurinë e pakrahasueshme të jetës ndaj vdekjes . Sigurisht orët e punës së Djallit nuk mund t’i amortizojë njeriu i thjeshtë, por vetëm mjeshtërat religjozë që merren me shërimin e shpirtrave të ligj .
Shën Mikeli kishte katër detyra dhe një ndër detyrat më të rëndësishme që kishte ishte mbrojtja e Kishës. Pra i takon atij të selektojë anti-Krishtët që janë kundër të vërtetës dhe jetës , shpresës dhe ditëve të bukura.
Ashu siç kam thënë dhe më parë, natyra njerëzore është gjithnjë superiore, prandaj shembujt e këqinj nuk duhen marrur si sfidë , por me mëshirë, me qëllim që mos të ushqehet e keqja më të keqe, por e mira mbi të keqen. Versimilituda duhet të ketë pushtetin e shkërmoqjes së fallsitetit dhe hipokrizisë së rastit që ngjirret për drejtësi të stisur! Marrëzia është burimi i çdo të lige, por që ta minimizosh atë duhet t’a futësh në sitën e korigjimit analitik të mençurisë.
Lavdia e gjakut të pastër ka një status: Pasaportë njerëzore për të hyrë tek portat e Zotit, ku jo të gjithë e kanë atë privilegj, prandaj ai privilegj nuk fitohet kurrë me sakrilegj!