• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Search Results for: Dalip Greca, Kristo Kirka

Një ditë me prof. Zekeria Cana pranë varrit të Mid’hat Frashërit në New York

February 10, 2020 by dgreca

Prof. Zekeria Cana: Mit’hat Frashëri thithi gjirin e dy nënave – në Janinë dhe në Prishtinë. Lum Toskëria dhe Gegëria që e lindi dhe e rriti.”/

Nga Dalip Greca*/

Nju Jork, 3 Dhjetor 2005- Në amanetin e lënë përsëgjalli, Mid’hat Frashëri pat shkruar:”Mbi varr dua një bllok graniti, të shëndoshë e të fortë dhe, në mes të bregut të vogël, vermëni një qiparis.E dua këtë dru që përçmon vitet dhe i bën ballë Jugës dhe murlanit të marrë, që ngjit drejt qiellit kryet e tij madhështor.

Shpirti im do të jetë i pështjellë në trup të atij dhe do të shoh njerëzit,, këtë botë dhe stërnipët e të sotmëvet….” Po ku është sot trupi i mëmëdhetarit?A mund ta ndjejnë veten të qetë sot ata që udhëheqin Partinë e Ballit Kombëtar, ku amanetin e tij s’po e tret dhe’u? A mund të quhet i kryer misioni i qeverive demokratike, ku ende eshtrat e atdhetarëve”rënkojnë” në dhera të huaj?…

    ****

Tek varri i Mid’hat Frashërit,në varrezat Ferncliff  në Hartsdale, New York,  kam qenë disa herë. Herën e fundit isha atje para gjashtë muajësh, kur u varros aty Luan Gashin, një ndër “ushtarët” e Atdheut, nxënës i shqiptarizëms, që u përgatit në shkollën e  Mid’hat Frashërit-Apostull.Por ftesa që m’u bë të shtunën me 3 dhjetor 2005 për të shoqëruar atje Prof. Zekeria Cana dhe një grup bashkëatdhetarësh që jetojnë në Nju Jork,  e prita me kënaqësi.Nuk e fsheh, m’u bë qejfi që Prof. Cana, që vinte nga Kosova,e kishte vënë në axhendën e vet një vizitë tek varri i shqiptarit të madh, siç kishte vendosur që të dielën, edhe pse qe parashikuar mot i ftohtë me dëborë, do të merrte rrugën drejt Bostonit për të vendosur një tufë me lule tek varri i Fan Nolit. Kanë ardhur shumë shqiptarë të politikës së “madhe” të Tiranës në Nju Jork, por nuk kam dëgjuar ndonjë që së paku të pyes:Ku e ka varrin Mid’hat Frashëri?  

U bëmë një grup jo i vogël, që me tri makina, morëm rrugën për në Hartdsdale.Mikrobuzi ynë ka 8 veta kështu që biseda është më e zjarrtë.Kryetema, natyrisht që është për Mid’hat Frashërin… Ndërsa dëgjoj debatet, në kujtesë kërkoj të gjejë gjurmët e informacionit që kam për Apostullin e Shqiptarizmës dhe them me vete:Përse nuk i kthejnë në Shqipëri eshtrat e shqiptarit të madh, Mid’hat Frashëri? Në makinë me ne është dhe Zija Lepenica, i cili dikur e ka shtruar këtë pyetje publikisht në gazetën Illyria dhe në shtypin e Tiranës, po ishte një zë në shkretëtirë, askush nuk foli, askush nuk shkroi, askush nuk veproi.

Mos vallë ende shihet me dyshim figura e kryeatdhetarit që kishte për Parti Shqipërinë?Kush si ai iu gjend Shqipërisë kur ajo rënkonte nga dhembja e plagëve, kur Europa i priste pjesë nga shtati? Kush me shumë se ai e alarmoi Europën për Çamërinë apo Kosovën? Si s’po kujtohet njëri nga politikanët tanë të shumtë, që kanë 15 vjet që po na e vrasin Shqipërinë nga”dashuria”, që t’i sigurojnë një pëllëmbë tokë atij që gjatë të gjithë jetës e pa veten veçse shërbëtor të Kombit?!. Si nuk u gjet një pëllëmbë tokë në Shqipërinë tonë për një varr, ku të prehen eshtrat e lodhura nga rënkimi në dh’e të huaj të atij që mbeti kryeshërbestar i Kombit?!…

…- Mbërrritëm, dëgjoj kolegun Sina, që kam në krah…Varri i Mid’Frashërit gjendet lehtë; ai është fare pranë zyrave që adminsitrojnë varrezat…Hedh sytë rreth e rrotull dhe provoj të njëjtën ndjenjë boshllëku si herët e tjera:Është një varr i thjeshtë, ku shquhet një pllakë metalike mbi të cilën është shkruar emri, shkronja e parë e Atësisë së tij, A(Abdyli) dhe mbiemri Frashëri. Edhe pse e di se varri nuk përmban asgjë nga amaneti që la i ndjeri që në gjallje, prap një fajësi e pafaj ma vret shpirtin:Amaneti i Mid’hat Frashërit është i pa plotësuar…

Që në gjallje të vet, 35 vjet para se të mbyllte sytë nga ajo vdekje enigmatike, ai e kishte lënë amanetin për një varr të thjeshtë….Unë hedh sytë  përreth si për të gjetur  atë qeparizin për të cilin shkruante Mid’hati në gjallje të vet, por ah, s’është…Dhe shfletoj përmes kujtesës  skicën me titull”Kur të vdes” të shkruar në Sofje, të cilën e pata lexuar  tek”Gjeniu i Kombit” i Uran Butkës: ”Kur të vdes miq, mos mbillni mbi vrrin tim lule që i thanë diell’ i gushtit…mos më vini një shtyllëz më këmbë që e rëzon er’ e veriut.

Mbi varr dua një bllok graniti, të shëndoshë e të fortë dhe, në mes të bregut të vogël, vermëni një qiparis.E dua këtë dru që përçmon vitet dhe i bën ballë Jugës dhe murlanit të marrë, që ngjit drejt qiellit kryet e tij madhështor.

Shpirti im do të jetë i pështjellë në trup të atij dhe do të shoh njerëzit,këtë botë dhe stërnipët e të sotmëvet.

Edhe kur të fryjë veriu i egër dhe të dëgjoni drurin plak të oshëtijë, mos pandehni se era këndon në degët e tij: është zemra ime që këndon e rënkon.

Edhe kur të shihni mbi gjethin e hollë pikëza që shkëlqejnë në diell të një mëngjesi gazmor, mos pandehni se është ves’ e natës:Janë lotët e mi…

Se dua që edhe pas vdekjes, o miq të pritmit, të këndoj e të qesh bashkë me ju, të kem pjesë në gëzimet e në pikëllimet tuaja…”

Sërish pyes veten ën këtë ditë të ftohtë dhjetori: – Po ku është qeparizi që ëndërronte Mid’hat Frashëri? Hedh sytë rreth e rrotull, edhe pse e di që asgjë i tillë nuk është, e kërkoj me këmbëngulje të shoh me sytë e mendjes shpirtin e mosvdekjes…

Prof. Cana duket si i mpirë para varrit të atij burri që e deshi Shqipërinë mbi gjithçka. Ulet ngadalë, fshinë me pëllëmbë pllakën e metaltë, më pas shtrihet së gjati dhe vendos buzët  mbi metalin e ftohtë, ku gjenden shkronjat e arta.Përpiqem që ta fus në kuadratin e aparatit fotografik atë pamje mallëngjenjëse dhe ndjek lëvizjet e këtij plaku të ditur , që e di se si duhet të nderohen heronjtë e kombit.

Pasi e ka marrë veten nga tronditja e parë, Prof. Cana fillon të flasë para burrit të madh të kombit. Ne bëhemi rreth si për të ruajtur fjalët që të mos ia marrë era dhe dëgjojmë fjalët e mençura, të cilat i incizova për t’ia përcjellë lexuesit:

“Sikur që raca jonë është e shkepur në të gjitha skajet e rruzullit tokësor, shumë figura të ndritura të historisë dhe kulturës sonë kombëtare prehen në dheun e huaj. Është një mbyllje sysh në të shumtën tragjike. Kush i vrarë, kush i helmuar, kush i vetëvrarë, kush në skamje dhe i harruar, po edhe i përdhosur nga një regjim i egër –murtajë. Sa vite qëndroi trupi i Konicës i pavarrosur?! Historia e popujve të qytetëruar qorton dhe mallkon vonesën dhe shpërfilljen e baballarëve. Sa eshtrat e tyre presin të mblidhen e pushojnë në tokën arbnore, prej të cilës ata ia kushtuan jetën dhe gjakun.

Të vonuar jemi pranë këtij varri – faltore kombëtare, për të nderuar kujtimin e birit të Abdyl Frashërit, atij veprimtari të flaktë të kombit që shkëlqeu prore në qiellin shpesh të përflakur e të kapluar nga retë e shtrëngatës të truallit shqiptar, figurës së madhe poliedrike të udhëkryqeve historike – të etapës së fundit të Rilindjes, Pavarësisë, Luftës së Dytë Botërore dhe të pasluftës. Një strumbullar që me vullnet të çelniktë e ngulm të madh, urti e mençuri, ka përshkuar udhën me gjemba për të hapur shtigje të reja që çojnë në qafën e malit. Është Lumo Skëndua ai që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë dhe kulturën e kombit në të gjtha rrafshet ku ka shkelur – si erudit, enciklopedist dhe poliglot.

Sot, përulemi me dhembshuri, krenari dhe respekt të madh përpara varrit të një udhërrëfyesi shpirtndritur, shërbëtari të devotshëm dhe gjithnjë besnik të shqiptarisë, protagonisti të ditënetshëm të historisë, ngadhënjyesi dhe humbësi të madh. 

Jemi këtu jo vetëm për të nderuar këtë burrë të madh të botës shqiptare por edhe për të marrë mësimin e historisë. Ku qenë baballarët tanë të ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ç’jemi sot.

Mit’hat Frashëri thithi gjirin e dy nënave – në Janinë dhe në Prishtinë. Lum Toskëria dhe Gegëria që e lindi dhe e rriti.” Profesor Cana hesht… Një lot i rrokulliset faqeve…Fjalët i tha zemra e Zekeria Canës dhe mua m’u duk se shpirti i mosvdekur i Mid’hat Frashërit rënkoi kur profesori i Kosovës u mpi nga heshtja dhe dhimbja njëherazi…Kumti i tij ishte nisur aty nën dheun e huaj ku rënkonte nga dhimbja dhe malli shpirti i sfilitur i Mid’hat Frashërit….

  • S’mund të rri pa i thënë dhe unë dy fjalë, e thyen heshtjen, Niko Kirka, i lindur në Amerikë, i burgosur në Shqipëri ngaqë e deshte Atdheun jo në mënyrën që e dëshën komunistët, por siç e kishte mësuar Ati i tij, Kristo Kirka, ish konsulli i Shqipërisë në Nju Jork, ish deputeti i Parlamentit Shqiptar me Fan Nolin, që vdiq në burgun e Burrelit….
  • – Dua ta falenderoj Prof. Canën, që u bë inisiator për të na sjellë në këtë takim me të madhin Mid’hat Frashëri. Të tjerët nuk janë kujtuar. Madje edhe kur është diskutuar libri për Mid’hat Frashërin, organizatorët nuk u kujtuan që të bënin ndonjë  vizitë koretzie tek ky varr, ku prehet burri i madh i Kombit dhe të sillnin një tufë lule. Prof. Cana na e dha një mësim; ai na solli këtu(edhe pse kemi qenë edhe herë të tjera), por tani do të jetë mirë që ta kthejmë këtë në një traditë. Të vijmë këtu dhe jo thjeshtë të  sjellim nga një tufë me lule, por çdo 28 nëntor, ashtu si komunistët e demokratët e Tiranës shkojnë tek Varrezat e Kombit, ku monumenti i Nënës Shqipëri, mban akoma yllin e kuq të komunizmit, ne nacionalistët, ta bëjmë traditë, që në Ditën e Shënuar të Flmaurit të vijmë këtu, tek varri i kryetarit të Komitetit Shqipëria e Lirë dhe të bëjmë homazhe. Të njëjtën gjë le ta bëjmë edhe tek Varri i Abaz Kupit, nënkryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë…Pyetjes se ç’mendonte për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, z. Kirka iu përgjegj se kjo është detyrë e shtetit shqiptar.Po diaspora, a nuk duhet të ndërmarrë një nismë të tillë për të trokitur më pas tek shteti?Mirë do të ishte, por ata nuk  janë kujtuar që të sjellin një tufë me lule tek varri i Mid’hat Frashërit, jo më të ndërmarrin një nismë të tillë…U përgjigj z. Kirka…Në këtë varrezë janë edhe varret e nacionalistëve të tjerë të Ballit Kombëtar, të cilët patën mërguar në Amerikë. Madje eshtrat e Zef Palit, u sollën nga Italia këtu për të qenë pranë kryetarit Frashëri.

3 dhjetor 2005,  Ferncliff  në Hartsdale, New York

  • E ribotoj në kujtim të të ndjerit Prof. Zekria Cana dhe të atyre që atë ditë ishin me ne, por sot nuk jetojnë më: Niko Kirka, gazetari Xhaferr Krasniqi, inxhinier Skënder Shkreli.

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip Greca-Varri I Midhat Frasherit-Zekria Cana

….MBAJENI LART KËTË FLAMUR !

January 12, 2020 by dgreca



….MBAJENI LART KËTË FLAMUR SE ËSHTË SHPRESA DHE MBUROJA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!
– FAN S. NOLI- KOLË TROMARËS: ”Kuvendi i nderçëm më urdhëroj me votën e tij , t’ju jap në dorë këtë Flamur, këtë vulë, këtë arkë, këto zyra dhe drejtimin e punëve të Federatës Pan shqiptare të Amerikës ”Vatra”…. Mbajeni lart këtë Flamur, se është gazi, shpresa dhe mburoja e Shqiptarëve të Amerikës!…
KOLË TROMARA- FAN S.NOLIT: “Ju jap besën, që Flamurin e Federatës do ta mbaj lart dhe do ta ngre  më lart….E di që ky Flamur përfaqëson VATRËN, monumentin e shkëlqyer, që ngritën punëtorët tanë të Amerikës me dashuri, me durim, me djersë, me lot e me shpresë….”

Nga Dalip GRECA*
Nga përvoja shekullore e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA vijnë mësime me vlerë për drejtuesit e Vatrës dhe organizatorët e Kuvendeve. Një moment i veçantë ka qenë ballafaqimi i kandidaturave konkuruse për kryetarët, kur ka më shumë se sa një kandidat me qëllim shmangien e përplasjeve.
Dihet se çarja e parë dhe më e madhe e Vatrës ishte në vitin 1917(I dyti pas Kuvendit te vitit 1936), që u parapri nga debatet mes dy kandidatëve potenciale në Kuvendin pararendës të Korrikut 1916-; Fan S. Noli dhe Kristo Dako. Komisioni që drejtonte atë kohë Vatrën, para se të fillonte Kuvendi, i mori të dy në intervistë për të parë nëse mund të bashkëpunonin ata të dy, nëse njeri fitonte postin e kryetarit përmes votave? U intervistuan veç e veç. Në Fillim Noli e më pas Dako. Të dy, përjashtonin njeri-tjetrin në komisionin e ardhshëm drejtues. Pra s’kishte mundësi bashkëpunimi, si të fitonte per kryetar Noli apo Dako . Më pas ata e gjetën fjalën me njeri-tjetrin, por Komisionit nuk iu mbush mendja se bashkëpunimi do të ishte i frytshëm, kështu që gjetën një kandidat i tretë, Kolë Tromara, i cili fitoi postin e kryetarit, ndërsa ata të dy u përfshinë ne Komision drejtues, por edhe aty nuk shkuan mire dhe erdhi ndarja e grupimit Dako-Qiriazi, që çuan në krijimin e një organizatë të re –Partisë Politike.
***
Një përvojë tjetër nga e shkuara e largët egziston edhe për solemnitetin e ndërrimit të kryetarëve, mes atij që e dorëzon detyrën dhe të riut që e merr , por që fatkeqsisht prej dekadash nuk organizohet dhe nuk aplikohet më. Dikur ka egzistuar formula e marrjes dhe dorëzimit të detyrës së kryetarit. Ata që ishin në krye të Vatrës mendonin se si ta organizonin sa më mirë momentin ceremonial. Ceremonia ishte e atillë që synonte të shtonte frymën e bashkëpunimit të pas Kuvendit dhe të mos kishte qejfmbetje mes atyre drejtuesvë që iknin dhe atyre që vinin. Ky moment përshkohej nga emocione dhe ndiqej me seriozitet nga masa e vatranëve delegatë. Interesant është ceremonia e përcjellë nga gazeta “Dielli”, 10 Korrik 1916, kur përshkruhet momenti i dorëzimit të detyrës nga kryetari paraardhës tek kryetari i sapozgjedhur.Ia vlen që ta sjellim këtë kronikë për vlerat aktuale për Komisionet që drejtojnë Vatrën, veçanërisht pas asaj që ndodhi pas Kuvendit të 2017-ës, ku dorëzuesi I detyrës nuk njeh marrësin pasardhës. 
     …Komisioni që drejtoi Vatrën për motet 1915-1916 dhe ai që mori detyrën për motet 1916-1917, u takuan pas Kuvendit që i zhvilloi punimet nga  2-5 Korrik, për të dorëzuar dhe marrë detyrën me veprimtari ceremoniale. Dy Komisionet ishin vendosur  ballpërballë. U panë nga afër e me imtësi të gjitha rekordet, financiare dhe ato të inventarit. Ia vlen të theksojmë se merrnin rëndësi të jashtazakonshme dorëzimi për Komisionin e ri nga Komisioni i vjetër, por sot fatkeqsisht janë procedura të harruara, për të mos thënë se një pjesë e dokumenteve mbahen ende nëpër shtëpi.
 Gjatë ceremonisë dorëzoheshin tek komisioni i ri: Flamuri i Vatrës, Vula e Federatës, librat e Bankës, rekordet e zyrës me iventarin, dhe gjithçka firmosej në një ceremoni shumë solemne, ku dominonin edhe fjalimet patriotike.
   Kryetari dorëzues i asaj kohe ishte Fan S. Noli. Ai ia dorëzoi detyrën kryetarit pasues Kol Tromara. Dorëzimi u krye me seriozitetin më të madh; dorëzohej gjithçka ishte marrë një mot më parë, duke mbajtë dhe një fjalim solemn pranë Flamurit. 
    Ja fjalimi i Fan S. Nolit drejtuar kryetrait të zgjedhur nga Kuvendi I vitit 1916, Kolë Tromara: ”Kuvendi i nderçëm më urdhëroj me votën e tij , t’ju jap në dorë këtë Flamur, këtë vulë, këtë arkë, këto zyra dhe drejtimin e punëve të Federatës Pan shqiptare të Amerikës ”Vatra”. I bindur tek zëri i popullit, po mbaronj dëshirën e tij me një gëzim të patreguar se pata rastin nga bashkëpunimi i motit që shkoi të kuptoj që karakteri dhe patriotizmi juaj janë në lartësi të shkallës së madhe me të cilën ju nderoi mbledhja e kryetarëve.
  Këtë Flamur që e mbanja unë vjet,- dhe Ju vinit pas, -do ta mbani sivjet ju, dhe unë do t’ju vij pas, por s’ka rëndësi se kush heq udhën përpara dhe kush vete pas, e rëndësishme është që Flamuri të valonjë gjithnjë i nderuar dhe i lavdëruar përparar nesh dhe Vatra të jetë e bashkuar…
Mbajeni lart këtë Flamur, se është gazi, shpresa dhe mburoja e Shqiptarëve të Amerikës…..Mbajeni lart këtë Flamur se thërret si me trumbeta qysh mund të organizojmë shoqërinë Shqiptare më të fortë, si të punojnë për atdhe punëtorët tanë të përunjur e të paditur, por të nxehtë dhe të flaktë nga zemra dhe nga shpirti, qysh mund ta themelojnë arkën  shqiptare, shoqërore më të pasur, punëtorët tanë të varfër por të pasuruar nga bashkimi dhe të fisnikëruar nga veprat e tyre të çmuara Kombëtare….Mbajeni lart këtë Flamur se është Flamuri i së vetmes shoqëri shqiptare, nën të cilën mund të punojmë lirisht për shpëtimin e Atdheut.
Bota shqiptare e tërë i ka kthyer sytë tek ky Flamur si Athinakët e vjetër tek flamuri i anijes së Theseut kur kthehej nga Kreta. Bëni nën hijen e tij atë punë, luftoni nën hijen e tij dhe fitoni atë luftë që pret prej jush “Kombi” i tërë…
       Kthejani prapë Kuvendit këtë Flamur më të fortë, më të nderuar, më të lavdëruar, më të lumturuar, të kurorëzuar me dafinat e një Shqipërie të çliruar e triumfante, të bekuar e të shenjtëruar, me lotët mirënjohëse të pleqëve, të burrave, të grave dhe të fëmijëve të vendit të vjetër të Pirros , të Kostandinit të Madh, e të Gjergj Kastriotit.
Dalshi Faqebardhë!
Fjalimi i Nolit u duartrokit dhe fill pas tij, ka ardhë përgjigja e Kryetarit të sapo zgjedhur, Kol Tromara, sipas kesaj formule patriotike me plot emocione e dhënie bese për vazhdimsi:
I shkëlqyer atdhetar,
Vulën, arkën dhe zyrat që kini mirësinë që të më dorëzoni, pas vendimit të Kuvendit të ndershëm, do t’i ruaj besnikërisht dhe do t’i përdor si ta dojë nderi i Atdheut dhe si ta gjejmë të mirën së bashku me shokët.
Ju jap besën, që Flamurin e Federatës do ta mbaj lart dhe do ta ngre lart e më lart.
  E di që ky Flamur përfaqëson VATRËN, monumentin e shkëlqyer, që ngritën punëtorët tanë të Amerikës me dashuri, me durim, me djersë, me lot e me shpresë. E di që ushtarët dhe zyrtarët e këtij Flamuri do të bëjnë një nga betejat më të forta, nga të cilat varet shpëtimi i Atdheut.
  E di që sot Shqipëria e shkelur dhe e mbytur në gjak s’mund të flasë as mund të mbrojë veten e saj, dhe që Federata është e vetmja që mund të ngrejë zërin për Të, dhe ta shpëtojë nga mjerimet e tanishme dhe nga robëria e nesërme.
Posa të kemi një qëllim aq të shenjtë përpara, s’duhet pyetur kush heq udhën  dhe kush vete pas, siç e thatë fort bukur me fjalë, dhe siç e provuat fisnikërisht me punë, po duhet të përpiqemi të gjithë  vëllazërisht dorë për dore, me mendje dhe forca të bahkuara dhe t’u rrëfejmë armiqëve një ballë të pathyer dhe të pa tronditur.Vetëm të bashkuar do t’ia arrijmë qëllimit.
Pastaj e dini që këtë barrë nuk e mora përsipër se besoja se do të isha i vetëm t’nxirrja në krye, por se më siguruat, që do të bashkëpunoni me mua, Ju dhe të gjithë shokët e tjerë të ndershëm që ndodhen këtu përpara.
Besonj që me mësimet që mora si dishepulli juaj motin që shkoi, me ndihmën e Komisionit të fortë që na dha Kuvendi dhe me përkrahjen e anëtarëve të ndershëm të Federatës, do të mbrojmë këtë mot atë punë dhe do të fitojmë atë luftë, që prej nesh “Kombi” i tërë dhe që Perëndia do të na i bekojë mundimet tona të përunjëra me një Shqipëri të lirë, të madhe e të fortë!
Dalçim faqebardhë!
 
Boston, Mass, 10 Korrik 1916.
 
Komisioni i Vjetër:
 
Kryetar: Fan S. Noli
Nën/kryetar Kristo Kirka
Ark. Kosta Th. Ratska
Sek. Kol Tromara
 
KOMISIONI I RI
 
Kryetar Kol Tromara
Arketar- Koli Panche
Kontrollor: Fan S. Noli, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi
Kristo A. Dako
Sekretar Loni Kristo
(Marrë nga libri në proces i autorit “DIELLI NË SHEKULLIN E DYTË”)

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip Greca-Fan Noli-Kol Tromara-VATRA

Tonin Mirakaj, atdhetari, personalitet i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë

November 13, 2019 by dgreca

Shkruan: Prof. Gjon Frani Ivezaj/

Të gjithë shqiptaro amerikanët, që jetojnë dhe punojnë në New York, për disa dekada me radhë e njohin shumë mirë veprimtarinë patriotike të aktivistit të komunitetit tonë Tonin Mirakaj.

Tonini i ri erdhi si emigrant politik në SHBA dhe u vendos në New York. Disa vite më parë ai me familjen e tij u arratisën nga ferri burg i sistemit komunist ateist me 20 shtator 1956.

Ata kaluan rreziqe të mëdha në kufi, të rrethuar nga forcat e Sigurimit dhe njësitë partizane, të cilët nuk lejonin asnjë shqiptar të arratisej nga “lumturia” komuniste.

Për pak kohë Tonini me pjesëtarët e tjerë të familjes shkuan në fillim në ish Jugosllavi. Edhe pse qëndronin përkohsisht aty, qëllimi i tyre ishte për të kaluar në Perëndim.

Tonini u interesua të plotësonte dokumentet e largimit, me synimin për të shkuar në vendin e lirisë dhe demokracisë në SHBA, një ëndërr e hershme e tij dhe e mijëra shqiptarëve të tjerë.

Asokohe, sikurse kujton edhe vetë Tonini, Organizata Botërore e Kombeve të Bashkuara (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara), duke respektuar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut si vlerat universal të vendeve perëndimore, u jepte të drejtën e lëvizjes për një jetë më të mire, të gjithë azilkërkuesve nga vendet e diktaturave komuniste dhe ish vendet e kampit socialist të Lindjes së Europës, të drejtuar nga ish Bashkimi Sovjetik.

Ajo që kishte rëndësi për Toninin dhe antarët e tjerë të familjes së tij, është se asnjë prej tyre nuk u kompromentua nga agjentët sekrete serbo malazezë të UDB-së asokohe, për të paditur bashkatdhetarët e tyre…

Karakteri i tij i fortë burrëror shqiptar, bëri që të mbijetoj provokimeve serbe, për ta përdorur (manipuluar) atë si agjent të tyre. Ai ruajti të pastër figurën e tij dhe respektin, që gëzonin shqiptarët për familjen mirënjohur Mirakaj.

Edhe këtu Tonini nuk qëndronte i qetë. Ai vendos të hartoj një plan për tu arratisur dhe shkuar në një shtet tjetër. Kjo është arratisja e dytë e tij.

Sërisht ai ecën dhe nuk ndalon. Për katër ditë ai arratiset nga Kroacia dhe Sllovenia dhe shkon më në fund drejt Italisë, nga ku merr frymë lirshëm se arriti në tokën e Dante Aligerit….

Tre vite pas arratisjes nga Shqipëria, Tonini në vitin 1959, së bashku me vëllanë dhe motrat, zyrtarët e kampit i dërguan në Kampin e Refugjatëve Internacional në Gerovë të Kroacisë, ku asokohe ishin strehuar me qindra dhe mijëra ish të arratisur nga vendet diktatoriale komuniste, të cilët kishin mundur të strehoheshin përskohsisht këtu.

Ai ende se kishte plotësuar dëshirën e tij. Edhe këtu Tonini me vëllain dhe motrat e tij, nuk ishte i kënaqur, sepse i dukej vetja sikur ishte në një burg kolektiv, ndonëse ishte më i lirë se në Shqipërinë komuniste të diktatorit Enver Hoxha.

Tonini, bluante gjithnjë në kokë një plan të ri arratisjeje, për tu larguar drejt vendeve Perendimore.

Dhe dita e shumëpritur erdhi edhe për familjen Mirakaj nga Puka e Shqipërisë. Me një valixhe të thjeshtë emigrant, ai mbërriti me avion në shtetin e madh metropolitan të New York-kut, i cili, shumë shpejt u bë Atdheu i tij i dytë.

Ishte viti 1961, kur ai mbërriti në New York, së bashku me vëllanë dhe motrat e tij. Kjo familje e bashkuar, me tradita të hershme patriotike dhe antikomuniste, mori me vete në New York kujtime të hidhura të një jetë të vështirë, plot halle dhe dhimbje, në Shqipëri dhe vendlindjen e tij në Pukë.

Për historinë tij plot tallaze dhe familjes Mirakaj, ka shkruar asokohe edhe shtypi amerikan në New York.

Tashmë historinë e jetës së tij origjinale e kishin lexuar  me qindra dhe mijëra njujorkez dhe midis tyre edhe shqiptaro amerikanët, që kishin mbërritur shumë vite më parë në tokën e premtuar të SHBA….

Tonini me familje u vendos në një mjedis të ri shumëkombesh, kulturash, fesh, idesh, traditash, zakonesh etj.

Ai u interesua të merrte kontakt me emigrant të hershëm shqiptaro amerikanë, që shumë dekada më parë kishin ardhur dhe ishin vendosur në shtete të ndryshme të SHBA-së.

Pukjani i ri, për nga natyra është një njeri i qetë e i mirëkuptueshëm, atdhetar i mirë, korrekt, fjalëpak dhe punëshumë. Ai gjithnjë shpreh respekt dhe dashuri për njerëzit me të cilin bisedon dhe bëhet mik me ato.

Sapo mbërriti në New York, dëshira e madhe e tij ishte të takohej dhe vendoste ura mniqësie me patriotët e vertetë shqiptarë, që kishin kontribuar prej shumë dekadash për çeshtjen komëbtare shqiptare.

Tonini edhe sot, kur shfleton kujtimet e viteve të shkruar, risjell ne kujtese detaje të bukura plot kujtime e nostalgji, me nderim dhe respekt për shumë prej intelektualëve, njerëzve të thjeshtë atdhetarë, që u dhimbsej Shqipëria tashmë e plandosur nën kthetrat e egra të komunizmit të zi.

Si atdhetar i mirë plot ndjenja patriotike, ai ndjente keqardhje për Kosovën martire, që po vuante nga makina ushtarake serbe, për lirinë dhe të drejtat e njeriut në vendlindje, për qindra dhe mijëra të burgosur politikë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Tonini, afrohet dhe aderon në disa organziata patriotike atdhetare shqiptare, duke qenë një aktivist i palodhur i tyre. Ai bashkëpunon ngushtë pas vitevë 1960 me themeluesin dhe drejtuesin e kishës së parë katolike shqiptare në SHBA dhe veçannërisht në Bronx, New York, mons. dr. Zef Oroshin (1912-1989), duke qenë antar aktiv i Lidhjes Kaotholike Shqiptare, antar i stafit të redaksisë së revistës Jeta Katholike Shqiptare (sot Jeta Katolike) etj.

Tonini, falë kontributit të tij të madh, bëhet një ndër kryetarët e parë të këshillit të kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë” e cila më vonë ndërtohet si kishë e re me emrin Zoja e Shkodrës, që ndodhet sot në Hartsdale New York.

Gjurmët e aktivitetit të madh të Toninit, ndihen dhe shihen kudo ku ai punoi dhe veproi në bashkëpunim me bashkatdhetare të tjerë të komunitetit tone, qofshin këto intelektualë të shquar ashtu dhe me njërëz të thjeshtë, të cilët me gjithë zemër e donin vendlindjen të lirë dhe përparimtare, përkrah familjes së vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe sipas modelit të kampiones së demokracisë botërore SHBA-së.

Midis miqëve të tij të dashur për shumë dekada, Tonin përmend Hirësinë e tij imzot Peshkop Fan Stilian Nolin, mons. dr. Zef Oroshin, Shkëlqësisnë e Tij imzot Rrok Mirditën, dom Pjetër Popaj, prof. At Andrea Nargaj O.F.M., Miko Kokalarin, Anthony Athanas, At Arthur Leonil, Barny Kirka, Kristo Thanas, Mark K. Shkreli, dr. Selaudin Velaj, Nexhmie Zajmi, Ramiz Dani, prof. Gjeto Sinishten, Kristo Kirka, Rasim Sina, Edward Licho, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Nexhat Peshkëpia, ing. Vasil Germenjin, prof. Arshi Pipën, prof. Sami Repishtin, Agim Karagjozin, Xhevat Kallajxhi, Harry Stoja, Ahmet Dervishi, dr. Andrea Elia, Nik Kreshpani, dr. Gjon Bucaj, Anton Cefa, Dalip Greca, Esat Bilali, Gjek Gjonlekaj, Fran Shala, Hamdi Oruchi, etj.

Nëse shikon me kujdes mediat e hershme këtu dhe historinë e organzatave të vjetra me traditë të pasur atdhetare shqiptare në SHBA dhe kontributin e bashkatdhetarëve tanë për shumë dekada, shikon se emri Tonin Mirakaj, është një ndër më të lakuarit për të mirë, duke spikaturit deri në ditët tona si vatrist veteranë.

Ai qysh në moshë të re, me të mbërritur si emigrant politik në SHBA, bëhet antar dhe aktivist i zjarrtë e i rregullt i Federatës Panshqiptare Vatra (1912) dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën apo sikurse njihet organin i saj Dielli (1909) etj.

Tonin Mirakaj një ndër nismëtarët e Simpoziumit kushtuar imzot Pjetër Bogdani në New York

Para disa vitëve, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të aktivistit të komunitetit tonë Tonin Mirakaj u botua në New York libri shkencorë: “Imzot Pjetër Bogdani në New York”.

Pershkrimi historik mbi Seminarin kushtuar imzot Pjetër Bogdanit dhe redaktimii librit është realizuar nga studiuesi dhe publicisti Klajd Kapinova. 

Libri në fjalë u botua me kontributin financiar të ish kryetarit të këshillit të kishës aktivistit dhe veteranit të komunitetit tonë vatristit Tonin Mirakaj.

Duke shfletuar librin, mësojmë se 30 vjet më parë në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodres) në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të të vdekjes së kryeipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit. 

Kumtues ishin: Atë Danjel Gjeçaj O.F.M. nga Roma (Itali) prof. dr. Martin Camaj Mynihu (Gjermani), prof. Arshi Pipa (ShBA) dhe dy albanologë të shquar prof. dr. Ibrahim Rugova dhe prof. dr. Engjëll Sedaj.

Gjatë ditës së semnarit historik e kulturor, hapja e aktivitetit u drejtua nga aktivisti Tonin Mirakaj, i cili asokohe ishte kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY.

Ideja për të përkujtuar dhe nderuar personalitetin e madh të shek. XVII, imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij, u paraqit në fillim, në mbledhjen, që mbajti këshillit i kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, NY (1988), nga Gjek Gjonlekaj, activist dhe ish gazetar i Radios “Zërit të Amerikës”, administratori i kishës dom Rrok Mirdita dhe krejt këshilli i kishës, përmes kryetarit të saj Tonin Mirakaj e miratoi njëzëri idenë e mirëseardhur.

Me 12 shkurt 1989, këshilli i kishës, zgjodhi komisionin përgatitës të seminarit, të përbërë prej zotërinjve: Tonin Mirakaj kryetar dhe antarët e nderuar: Gjek Gjonlekaj, Preç Koçaj, Ndoc Shkreli, Pretash Curanaj, Gjelosh Rukaj, Aleks Mirdita, Simon Simolacaj, Fran Shala.

Grupi përgatitor, u kryesua nga aktivisti Tonin Mirakaj, kishte menduar se nëse ishte e pamundur ardhja e studiuesve nga Kosova, për arsye objektive, të situatës së ndezur politike në ato vite në krahinën autonome, u mendua, që të ftohen imzot Nikë Prela ipeshkëv i Kosovës dhe imzot Pjetër Perkoliq arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë.

Tonini, pa vonesë, u angazhua drejtpërdrejtë me formalitetet e tjera të rëndsishme, duke u dërguar menjeherë ftesat zyrtare personave të lartpërmendur, në emër të këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

Për rastin e dr. Ibrahim Rugovës, kryetari Mirakaj, kujton: “Ai e kishte marrë ftesën dhe ishte përgjigj pozitivisht, por se përgjigja e tij me shkrim kishte “humbur” në “postën” ish – Jugosllave askohe.”

Aktivisti Mirakaj, mbasi e falënderoj për bisedën e ngrohtë që po zhvillonin, e vuri në dijeni, se garancitë dhe biletat e udhëtimit Jugosllavi – New York dhe kthimi me linjën ajrore “JAT”, ua kishte dërguar dy ditë më parë me postë, në adresën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, pranë Universitetit të kryeqytetit.

Komisioni nën drejtimin e z. Mirakaj, bie në kontakt me menaxheret dhe stafin e Fordham University në Bronx, New York. Qëllimi kryesor i tyre ishte sigurimi i një salle komode me kapacitet të madh vendesh, podiumi dhe elementët e tjerë të fonisë.

Suksesi më i madh sa pritej asokohe, ishte ruajtur në ditën e seminarit, ku u tubuan mijëra shqiptarë nga disa shtete të Amerikës. Media i bëri jehonë, duke e pasqyruar nëpër faqet e gazetave dhe revistave që botoheshin në Amerikë, ndërsa në Shqipëri nuk u shkrua asnjë fjalë…

Mirakaj një ndër themeluesit e Grupit Kulturor Rozafat

Aktivisti i palodhur i komunitetin tonë Tonin Mirakaj, qysh në fillim ishte një përkrahës në krijimin e grupit artistiko  kulturor “Rozafat”, pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York

41 vjet më parë, u bë i krijimi i grupit të parë artistik “Rozafati”, në Qendrën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në vitin 1978, në New York.

Historikisht, institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj.

Tradicionalisht, në New York rol të rëndësishëm kanë luajtur klerikët: Mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita, dom Pjetër Popaj, aktivisti dhe kryetari i këshillit të kishës veteran i komunitetit dhe kishës tonë Tonin Mirakaj, aktivisti i palodhur dhe njëkohsisht kryeredaktor i revistës kulturore fetare “Jeta Katolike” (1966)  Mark K. Shkreli, i cili shumë herë ishte dhe vazhdon të jetë kryetar i organizimit të Festivaleve Folkoristike në New York etj.

Viti 1986 shënon dhe një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e grupit “Rozafati”, me pjesëmarrjes kulturore në “Statue of Liberty Centenial” Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4-6 korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunist rus. Si gjithmonë në këto aktivitete kulturore dhe patriotike të komuniteti tonë ishte edhe atdhetari i palodhur Tonin Mirakaj.

Në këtë festival të famshëm, morën pjesë më se 100 grupe nga shtete të ndryshme, ku në mes të tyre shquhej edhe grupi shqiptaro amerikanë kuptimplotë “Rozofati”.

Ish i arratisuri nga Shqipëria komuniste ateiste, aktivisti i palodhur i kishës katolike në New York Tonin Mirakaj, në një intervistë dhënë revistës kulturore Jeta Katolike, që botohet në NY, kujton: “Të inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe të tjerë, u formua grupi muzikor “Rozafati”, që këtë vit mbushi 41 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloj sëpari ndër darka të kishës, mandej në kremtime të 28 Nëntorit dhe në ndonjë dasëm, dhe raste të tjera gezimi në komunitetin tonë. Frani dhe Miliana, filluan të këndojnë rregullisht hymnet kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, si edhe hymnin e Fishtës Por si Fleta e Ejllit t’Zotit. Tashmë nuk kishim më nevoj për “tape recorder“.

Nga burimet historike, pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës, kam mësuar se më 8 maj 1976, komuniteti shqiptaro amerikanë mori pjesë në Festivalin e Arteve Ballkanike, mbajtur në DeWitt Clinton High School, në Bronx, organizuar nga Ballkan Arts Center, me pjesëmarrje të tre komunitetëve ethnikë: shqiptar, grek dhe jugosllav asokohe. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Tonin Mirakaj.

Shqiptarët, ishin mjaft të sukseseshëm. Në atë kohë nuk ishte krijuar grupi artistik Rozafati. Mbas 10 vjetëve eksperiencë vallëtarët, intrumentistët dhe këngëtarët ishin të gatshëm të përfaqsonin komunitetin shqiptar në aktivitetet përkrah kombeve të tjera në Amerikë.

Viti 1986, shënon një ngjarje me shumë rëndësi në veprimtarinë e antarëve të grupit kulturëdashës Rozafati. Kjo ishte pjesëmarrja në Statue of Liberty Centenial Harbor Festival, mbajtur në New York City nga 4-6 Korrik 1986.

Në këtë festival të famshëm, morën pjesë mbi 100 grupe nga shtete të ndryshme të botës, në mes të tyre edhe grupi shqiptar.

Edhe në vijim, në vitet që do të vijnë, Rozofati, ka qenë grupi kryesor, që ka përfomuar në Festivalin e Parë, dhe në të gjitha festivalet që vijuan.

Grupi Artistik Rozafati vijon edhe sot në viitn 2019 me sukses në aktivitetet kulturore dhe repertorin e pasur tradicional shqiptar, që interpreton para publikut bashkatdhetarë shqiptaro amerikanë dhe komunitetet e tjera të shumta në SHBA dhe New York.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Gjon Ivezaj-Tonin Mirakaj-Personalitet i shquar

GËZUAR 85 VJETORIN E LINDJES TONIN MIRAKAJ

July 5, 2019 by dgreca

…..(58 VITE NË VATËR)/*

Familja Mirakaj dhe miqtë e Toninit kanë festuar 85 vjetorin e tij te Lindjes. Një jetë plot me ngjarje dhe veprimtari në dobi të cështjes Kombëtare,në dobi të Atdheut dhe Kishës Katolike shqiptare,por dhe harmonisë fetare nder shqiptare, në shërbim të komunitetit dhe të kulturës kombëtare. I palodhur. 58 vite prej jetës së tij ia ka kushtuar Vatrës, ndaj Kryesia e Vatrës, vatranët, redaksia e Diellit, ia urojnë me plot respekt Ditën e Lindjes: GËZUAR! 
Sipas Toninit, Vatra është një “pasuri” e çmushme, që gjenerata e re duhet ta çojë më të konsoliduar në shekullin e dytë.

Në mirënjohje shkëpusim nga arkivi i Diellit shkrimin e Editorit:TONIN MIRAKAJ, GJYSËM SHEKULLI NË VATËR-

NGA DALIP GRECA

Tonin Mirakaj e ka nisë veprimtarinë në Federatën Vatra që në vitin 1961, pesë vite pasi kishte lënë vendlindjen. Me 20 shtator 1956 familjarisht ishin larguar nga Shqipëria për të fituar lirinë, por sapo shkelën në Jugosllavi, e ndjenë se kishin rënë nga shiu në breshër.Sistemet e qeverisjes dhe shtypjes të drejtave njerëzore, ngjasonin si vëllezërit siamezë. Gjithësesi azilkërkuesit shqiptar përfitonin në atë kohë nga që mes dy shteteve vazhdonin mosmarrëveshjet ideologjike. Sipas z. Tonin Mirakaj egzistonte edhe një tjetër faktor i favorshëm për emigrantët azilkërkues:Jugosllavia si nënshkruese e traktatit të Kombeve të Bashkuara për tëdrejtat njerëzore, duhej të pranonte refugjatë politik, për të cilët edhe merrte ndihma të konsiderueshme nga Komisariati i Lartë i Refugjatve në Gjenevë.Natyrisht që këto ndihma kontrolloheshin nga shërbimi sekret i shtetit, UDB-a, që fuste në rrjetën e saj refugjatët shqiptar.Gjuetia e UDB niste me ata që ishin të njohur, nëse nuk pranonin të futeshin në agjenturën e shërbimit sekret për t’u përdorur kundër Shqipërisë, atëherë futeshin në lsitën e armiqëve të Jugosllavisë dhe asgjësoheshin.
Në fund tëvitit 1959, Toninin me vëlla e motra i dërguan në kampin e refugjatëve të Gerovës në Kroaci.Kalimi nga Kroacia për në Perëndim ishte një aventurë më vete, që nisi në gusht 1960. Zgjodhën mesnatën dhe së bashku me një mik të familjes lanë kampin në terr dhe u arratisën.Aventura zgjati plot katër ditë e net, duke zgjedhur rrugë të parrahura, shtigjeve të maleve të Kroacisë dhe Sllovenisë, arritën në Itali.
Mbërritjen e tyre në aeroportin “Idle Wild” të New York-ut dhe historinë që sillnin me vete e ka përshkruar Gazeta”Daily News” e datës 25 shkurt 1961.
Tonini pat fatin qëtëtakonte dhe të bashkëpunonte me disa nga përfaqësuesit historik të diasporës, që kishte ardhur në ShBApas Luftës së II Botërore. Ai kujton se si njohu atdhetarë të tillësi :Miko Kokolari, nje patriot i vërtetë, dhe një ndër udhëheqsit e Vatrës. Profesor Nexhat Peshkëpia, editor i gazetës “Shqiptari i Lirë”, Prof. Rexhep Krasniqi, kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë, Ing.Vasil Gërmenji, përfaqësues i Shqipërisë, në organizatën e kombeve të robëruara,A.C.E.N. ( Assembly of European Captive Nations), Kostandin Vangjel, sekretar i komitetit dhe të tjerë. 
Në majin e vitit 1961, ai kujton se kishte shkruar një tregim dheia dërgoi gazetës “Shqiptari i Lirë”. Pas pak ditësh mori një telefonate nga Prof. Peshkëpia, icili e ftoi për një takim në zyrën e tij, që ishte në14 East 34th Street, në Manhattan,N/Y.Profesori e priti me dashamirësi.Takimi i ka mbetë në kujtesë.Tregimi i shkruar nga Tonini“Kokrrat e Misrit” u botua në qershor të vitit 1961. Nexhatit i kishte pëlqyer tregimi, dhe e inkurajoi.U botuan disa tregime e shkrime dhe bashkëpunimi me “Shqiptari i Lirë” vazhdoi deri në vitin 1991, kur u mbyll.
Tonini kujton se me kërkesën e Kryetarit të Komitetit Shqipëria e Lirë, prof. Rexhep Krasniqit dhe bashkëpunëtorve të tij, ai kryesoi kremtimin e 28 Nëntorit të vitit 1970, ku morën pjesë me qindra shqiptarë dhe amerikanë, si dhe përfaqësues të 9 shteteve të Europës Lindore, antarë të A.C.E N.it. E ka përcjellë këtë ngjarje gazeta Shqiptari i Lirë, Nëntor-dhjetor 1970.Por kur dhe nëç’rrethana shkoi Tonini në Vatër?
Profesor Nexhat Peshkëpia, që në takimin e parë e pat këshilluar që të zgjidhte një një shoqëri kulturale, siç ishte Federata“Vatra” dhe jo partitë politike qe kishin grindje.
Nëfund të bisedës, Prof. Peshkëpia i kishte dhene Kanunoren.E lexoi menjëherë.Pikat 1,2, 5 dhe 28, e binden se kjo ishte shoqeria, ku duhej të shkonte.U anëtarësua në verën e vitit 1961, 51 vite të shkuara.
Tonini sjell ndërmend disa “coffee houses” në zonën ku banonte,të cilat frekuentoheshin nga shqiptarët e vjetër, që nuk i kishin në sy të mirë emigrantët politik.Mendoninse Shqipëria ishte e lirë, me qeveri shqiptare, dhe emigrantët e pas luftës i cilësonin reaksionarë. Ishte vështirë të merrje përkrahje prej tyre.Bëntepërjashtim Miko Kokolari, i cili përpiqej të balanconte marrdhëniet mes të vjetërve dhe emigrantëve politik. Me kalimin e kohës, kjo situatë ndryshoi. Miko e kishte zyrën në Revington Street,dhe aty u vinte në ndihmë emigranteve të rinj dhe të vjetër, pa dallim.Aty, gjendej gazeta Dielli, si edhe lajmërime të tjera për aktivitete në komunitet.
Tonini u anëtarësua në degën e Vatres # 29, N.Y.dhe N.J., e cila bënte dy mbledhje në vit.Njëra ishte për të zgjedhur delegatët për në kuvend, që ishte i përmotshëm, dhe mbahej në Boston. E dyta mbas kuvendit, ku bisedohej për vendimet, që ishin marrë në kuvend, dhe zgjidhej udhëheqja e re e degës.Këto mbledhje, bëheshin në sallën e kulturës, pranë kishës Orthodokse të Shënkollit në 48th street, ndërmjet 10 dhe 11th avenue, në Manhattan.Në mbledhjen e parë që mori pjesë si Vatran, ndjeu një gëzim të veçantë.Në atë mbledhje kishte ardhë Hirësia e Tij Peshkop Fan S. Noli.Ishte hera e parë që e takonte.
Në kuvendin vjetor të vitit 1970-71, Tonin Mirakaj ishte një ndër delegatët e degës #29, N.Y. dhe N.J.
Kujton udhëtimin nga Nju Jorku së bashku me Muharrem Babameto, Agim Karagjozi, dhe HajdarTonuzin.Ishte kuvendi i parë që merrte pjesë dhe u takua edhe me Anthony Athanas, Barny Kirka,Gregory Chiriako, Kristo Thanas,Rev. Arthur Liolin. U njoh me delegatë nga shtete të ndryshme.Nga Detroit me ing. Ahmet Dervishi, dhe Fehmi Kokolari, nga Toronto, u njoh me Ibrahim
Kullën e të tjerë. U familjarizua me punimet e kuvendit vjetor, dhe zbatimin e kanunores, si edhe me kulturën dhe pjekurinë e vatranve të vjetër si Ramadan Ali Arza, Florence Pano, Nik Kreshpani, Pauline dhe Peter Lukas,Harry Stoja e të tjerë.Të gjithë kishin një dashuri të zjarrtë për Vatrën dhe Atdheun. Kjo shprehej në diskutimet në Kuvend.Përmes jetës në Vatër fitoi pjekurinë e një aktivisti që mori përsipër edhe organizimin e drejtimin e veprimtarive.
Tonin Mirakaj ka qenëanëtar i bordit,i zgjedhur në disa kuvende, ka qenë zv/kryetar më 1980, 1981, 1982, ndërkohë që kryetar ishte Dr. Andrea Elia, dhe 1984-85 me kryetar Harry Stoja. Po ashtu ai është zgjedhur kryetar i Deges # 29 New York dhe New Jersey, 1978-79, me N/kryetar ing.Mahmut Tsungu, sekretarRasim Sina, arkëtar Zef P. Deda, dhe anëtare Nexhmije Zaimi,Ramiz Dani, Zef Perndoca e te tjere.Kakryer edhe detyrën eakëtarit tëkësaj dege me 1976-77, kur ishte kryetare zonja Nexhmije Zaimi.Detyrën e arkëtarit të degese ka kryer edhe më 1977-78,kur ishte kryetar Selahedin Velaj.
Ndër veprimtaritë ai veçon Seminarin e vitit 1972,kushtuar 100 vjetorit të lindjes të At Gjergj Fishtës, ku ishte bashkorganizator me Muharrem Babameto, që u organizua nëWaldorf Astoria Hotel, ne New York. Po ashtu në kuvendin vjetor të vitit 1978, u zgjodh kryetar i kuvendit tëFederatës Vatra, mbajtë në Hilton Hotel, New York, duke patur si sekretar Rasim Sina, dhe reporter Gjeto Sinishtaj. Në vitin 1979, ishte sekretar i kuvendit te Vatres, mbajtur ne Anthony’s Pier 4, ne Boston, Mass.Ndërkohë që në vitin 1982,Tonin Mirakaj ishte një ndër organizuesit e seminarit të 100 vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit, mbajtë në New York Hilton Hotel.Ai qe përgjegjës për mbledhjen e ndihmave për shpenzimet e rastit, dhe botimin e librit “Flamurtar i Kombit”, me autoreditorin e Diellit, Edward Licho.
Kronika e pjesmarrjes së tij në veprimtaritë e Vatrës është e pasur: Me 6 nëntor 1983 ishte folësi kryesor në drekën organizuar nga Vatra, për nder të editorit tëgazetës Dielli,z.Xhevat Kallajxhi, mbajtë në Anthony’s Pier 4, në Boston.Fjalimi gjendet në Dielli,March 16,1984.
Në vitin 1984,Mirakaj ishte sekretar i kuvendit të Vatrës,që u mbajt në Detroit, Michigan, ku u kremtua edhe 75 vjetori i gazetës Dielli, ndërsa nëkremtimet e 28 nëntorit 1994, kryesoi kremtimet e festës së Flamurit, që u mbajt në New York Hilton, organizuar nga Vatra, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar.
Tonin Mirakaj ka kryer edhe detyrën e sekretarit për Vatra’s Permanent Fund, me kryetar ing. Agim Karagjozin.Po ashtu ishte anëtar i Vatra’s “Konstitutional Revision Committee”, bashkë me profesor Sami Repishti, Harry Stoja, Agim Karagjozi e të tjerë si dhebashkorganizator me ing. Agim Karagjozin i transferimit të eshtrave të Faik Konicës, në Atdhe, 1995.
Z. Miraka ka punuar me disa kryetarë të Vatrës, si me Kristo Thanas,Nik Kreshpani, Barny Kirka,Gregory Chiriako, Ahmet Dervishi, dr. Andrea Elia, Harry Stoja, Arshi Pipa dhe ing.Agim Karagjozi. Ai pohon se tëgjithë kishin një dashuri të zjarrtë për Vatrën.Ka qenë në strukturat udhëheqëse nga viti 1970,deri më 1997. Ai veçon Anthony Athanas dhe Prof. Arshi Pipa.
Z. Mirakaj mendon se shkruhet e flitet shumë për 50 vitet e para të jetës së Vatrës,dhe fare pak ose aspak, për 50 vitet e dyta, përpjekjet dhe dedikimin e shumë vatranëve,për ta mbajtë dhe forcuar Vatrën.Nga kontribuesit udhëheqës të gjysmës së dytë të shekullit, ai veçon Peter Chikos,Kristo Thanas, Barny Kirka, Ramadan Ali Arza, Ing. Ahmet Dervishi, Dr. Andrea Elia, Pauline Lukas, Anthony Athanas. Nga aktivistët në degën # 29, New York dhe New Jersey, veçon Miko Kokolari, Vahit Çika,Muharrem Babameto, Nexhmije Zaimi,Petraq Ktona,Ing. Mahmut Tsungu e të tjerë.Nuk harron të përmend edhe editorët e Diellit Dr.Athanas Gega, Refat Gurazezi, dhe Xhevat Kallajxhiu.Të gjithë këta në Botën e Amshuar. Nga ata që ende janë në këtë Botë, çmon punën e ing Agim Karagjozit,Hajdar Tonuzit, prof. Sami Repishti, Selahedin Velaj, vëllezerit Seidi dhe Sabit Bitici, Zef Pernoca, kryetarit të tanishëm, Dr. Gjon Buçaj,Anton Çefa,Esat Bilali e të tjerë, të gjithëvatrane të “Dimrit dhe të Beharit”.
Vatrani gjysëmshekullor, mendon se Vatra ka meritën se ka ditur që të ruajë marrdhënie të shkëlqyera me bashkësitë fetare në Amerikë, veçanërisht në festën e Flamurit, aplikon rotacionin në lutjen fetare.Levizja kombetare e shqiptarve te Amerikes e ka bazen te Kisha Orthodokse dhe Vatra, qe u formua 3 vjet mbas Kishes.Të dyja mbështetën njëra tjetrën në mbrojtjen e interesave kombëtare. Keto institucione, paten ne fillim udheheqes te perbashket, qe kordinonin perpjekjet per te bashkuar mergaten shqiptare.Udheheqes te shquar, largpames, patriotë të
vertete dhe intelektualë te persosur si Fan S.Noli, Faik Konica,Llambi Çikozi, Kristo Kirka e shume te tjereorganizuan mitingje nder qytete e shtete, ku banonin shqiptare, dhe shumë shpejt themeluan Vatrën dhe degët e saj duke bashkuar në federatë më shumë se 5 mijë shqiptarë.
Për Mirakën shembull i veprimtarive të Vatrës mbetet kremtimi i 60 vjetorit te gazetes ‘Dielli’, ne Nëndor te vitit 1969, mesha ne Kathedralen e Shen Patrikut, ne Manhattan, New York,me celebrant kryesor Eminencen e TijTerence Cardinal Cooke, dhe pjesemarrje te mijra shqiptarëve, duke qene të pranishëm klerikë te tri besimeve, Katolik, Orthodoks dhe Musliman.Pati gjithashtu nje grup klerikesh dhe besimtaresh arbereshte ritit Bizantin,ardhur nga Italia. 
Duke qenë një veprimtar aktiv, z. Mirakaj, ka qenë pjesë e pritjeve dhe përcjelljeve të personaliteteve nga trojet shqiptare. Ai veçon dr. Ibrahim Rugovën, që u ftua në ShBA në tetor 1989, nga Kisha katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, që organizoi në Fordham University seminarin për 300 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit. I ndjeri I.Rugova ishte nder folesit e seminarit, i ftuar nga komisioni organizator, që e kryesonte Tonin Mirakaj.Ai kujton se kaluan një javë bashkë nën shoqërimin e jë rrethi miqësh si: Dom Rrok Mirdites, Dom P.Popaj, Gjek Gjonlekaj, Fran Shala, Vellezerit Bitiçi,Simon Simolacaj,indieri Pretash Curanaj, etj.
Dr. Rugova kishte informacion të gjërë për Vatrën dhe konsideratë të lartë.Në përshëndetjen përpara ligjëratës mbi Bogdanin, ndër të tjera tha: “Nisma e kishës katolike shqiptare për tëshënuar këtë jubile, është nismë e mirë…Pa ndonjë kompliment të tepruar, kjo nismë sikur e vazhdon traditën e Vatrës së Bostonit,ecila me decenie veproi në planin kulturor e kombëtar”.
Mirakaj kujton porosinë e Rugovës: “ Forcojeni Vatrën, se u duhet shqiptarëve”.
– E ndiej veten tëlumtur, që isha një ndër personat kryesor,që bënë të mundur, ardhjen e parë të dr. Rugovës në Amerikë, thotë Mirakaj.
Po ashtu ai kujton pritjen e dr. Berishës me 16 Qershor 1992, si presidenti i parë i Shqiperisë demokratike:”I beme nje pritje madheshtore, me pjesemarrjene 2000 bashkatdhetarve në Hilton Hotel, në New York.Mbrëmja u kryesu nga z.Seidi Bityçi, fjalën përshëndetse e mbajti Profesor Sami Repishti.Komisioni përgatitës pati Co-Chairman z. Sokol Neçaj dhe Tonin Mirakën.
Ndër personalitetet e botës shqiptare, Miraka kujton me shumë dashuri, profesor Martin Camaj, icili kishte respekt dhe konsideratë tëveçantë për Vatrën.Sa herë që vinte në Amerikë, e kishte mysafir në shtëpinë e tij.
Po ashtu kujton edhe takimin me presidentin Rexhep Mejdani në New York, ku Tonini ishte i ftuar së bashku me bashkëshorten në darkën e shtruar ne Roosevelt hotel me 2 Maj 2000.Ai thotë se presidenti la përshtypje të mirë me vizion intelektual.
Me një respekt të veçantë ai kujton Nexhmije Zajmin, zonjën e Vatrës, e cila pat studiuar ne Wellesley College, ku edhe botoj librin “Doughter of the Eagle”. Mori pjesë në disa mandate, në këshilla të degës # 29, NY dhe NJ, si edhe në bordin e Federatës, me qendër në Boston.Në kuvendin e vitit 1977 u zgjodh nënkryetare e Vatres, me kryetar ingj. Ahmet Dervishin.Ne NY ajo kishte nje rreth aktivistesh me te cilet kishte nje bashkepunim shumë të mirë si: Petraq Ktona, Agim Karagjozi, Hamdi Oruchi, Selahedin Velaj, Zef Pernoca,Tonin Mirakaj etj.Kur i vinte ndonje mysafir nga larg, Nexhi i therriste miqet e saje per “Wine and cheese”, ku bisedohej gjithmone, ne nje atmosfere te kendshme miqsore. Ajo, banonte ne 120 East 79th street, dhe Tonini me familje ne 81 street dhe 5th Ave. Kjo afersi i bente vizitat me te shpeshta.Ai kujton një rast kur në shtëpinë e saj takuan të Hasan Dostin. Biseda kishte zgjatur 4 orë.
Tonin Mirakaj ndjehet i gëzuar që perjetoi atmosferën e 100 vjetorit të Vatrës, pasi është anëtar i saj për 51 vite dhe uron federatën për shekullin e dytë të jetës së saj.
Mesazhi i tij, është mesazh urimi për të gjithë vatranët, që nuk kursyen mundin e tyre për të ndihmuar federatën, me të cilën mburren shqiptarët e Amerikës, veçanërisht vatranët. Shqiptarët e Amerikes, këshillon ai, duhet t’i japin përkrahje asaj. Brezi ri po trashëgon një “pasuri” të çmushme, që duhet ta çojë më të konsoliduar në shekullin e dytë.

*Per me shume Fotografisë shikoni ne Facebook(dalip Greca)

Filed Under: Opinion Tagged With: Tnin Mirakaj-85 Vjetori- Dalip Greca

VATRA SHQIPTARE – MBUSHI 107 VITE NGA DITA E THEMELIMIT

April 28, 2019 by dgreca

– FAIK KONICA:UNE “NUNI” I VATRES- SI MODEL SHERBYEN DY ORGANIZATA IRLANDEZE:THE GAELIC DHE SINN FEIN-

Nga Dalip Greca*/

Rrugën e bashkimit të shoqërive shqiptare që vepronin në SHBA në fillim të shekullit XX e shtroi gazeta “Dielli”, e cila aso kohe ishte gazetë e Shoqërisë ”Besa-Besën”.Veçanërisht në vitet 1910-12, ideja e bashkimit ishte e nxehtë, por Faik Konica e kishte rrahur problemin e bashkimit të shoqërive që vepronin në Amerikë që në një kryeartikull të botuar në “Dielli” më 29 tetor 1909. Ai propozonte themelimin e një shoqërie të madhe dhe të fortë kombëtare, rreth së cilës duhej të mblidheshin të gjithë shqiptarët e  Amerikës.
       Sipas ish editorit të gazetës “Dielli”, Refat Xh Gurazezi, ky propozim gjeti qysh atë kohë bekimin e disa atdhetarëve, por u deshën plot dy vjet që të realizohej, nga që u pengua nga disa që nuk kishin besim tek bashkimi. Kur Kristo Floqi, editori i fundit i “Diellit”, përsa kohë qe organ i Shoqërisë “Besa- Besën”, e ripërsëriti këtë kërkesë, Fan Noli në Diellin e 18 janarit 1912, i përgjigjej editorit se kishte dhe pëlqimin e  Faik Konicës për t’u takuar e për të biseduar rreth bashkimit. Noli i thoshte editorit se; ai dhe Konica ishin gati kurdoherë që të merrnin pjesë në bisedimet për bërjen e bashkimit të shoqërive shqiptare, por me këtë kusht: të bëhej një punë e pëlqyer dhe serioze, dhe jo qesharake. Pas shumë debatesh në shtyp e me takime, më në fund u arrit që me 24 Dhjetor 1911 të organizohej mbledhja e parë në Rathbone  Hall, 724 Washington St., Boston, Mass. At u bë takimi i parë që i priu bashkimit. Mbledhjen e thirri Shoqëria “Besa-Besën” dhe e kryesoi si çermen Kristo Floqi. U rrahën debate në atë mbledhje për çështjen e bashkimit.Marko Adams u ngrit në atë mbledhje pas debateve dhe propozoi ngritjen e komisionit të bashkimit. Komisioni i zgjedhur në atë mbledhje përbëhej nga: Faik Konitza, At Fan S Noli, Kristo Floqi dhe Paskal Aleksi.Këtij komisioni iu besua bashkërendimi me shoqëritë për problemin e bashkimit. Ky komision bëri disa takime.U diskutuan format e bashkimit dhe qëllimet e shoqërisë së përbashkët që do të ngrihej.

SHOQATAT QE U SHKRINE NE FEDERATEN”VATRA”

Me 17 mars 1912, në sallën e Kishës së Shën Gjergjit, në 227 Tremont St., Boston, Mass, u mbajt mbledhja e parë, ku morën pjesë katër anëtarët e komisionit të bashkimit dhe delegatët e shoqërive të ndryshme. Shoqëritë që morën pjesë në këtë mbledhje ishin:”Komiteti Flamur’ i Krujës” i New England-it,”Kombëtare” e Worcester-it,”Mirëbërse” e Syracuse-it,”Mall’ i Mëmëdheut dhe Përlindja” e Jamestown-it, “Dallëndyshja” e New York-ut, dhe “Besa-Besën” që botonte “Diellin”. Më vonë u bashkuan dhe shoqëri të tjera që mbetën jashtë siç ishte Shoqëria e Skënder Beu” e Gary-it Indiana. Sipas Refat Gurazezit, Shoqëria “Mbarësia” e Luarasit kishte dhënë fjalën për pjesmarrje, por delegati i saj nuk u duk, ndërsa”Shoqëria “Mirëbërse” kish zgjedhë delegate At’ Naum Çeren, por ai ish i zënë dhe dërgoi në vend të tij, Kostë Kotën. Shoqëria korçare ”Arsimi” u tëhoq mënjanë nga bashkimi për shkak të statusit të saj kulturor.
Vendimet e kësaj mbledhjeje janë të shënuara në Rekordin IV dhe mbajnë nënshkrimet e të dy palëve, komisionit të bashkimit; Faik Konicës, Fan Nolit, Kristo Floqit dhe Paskal Aleksit. Nga shoqëritë kanë firmosur delegatët; Elia Tromara,Lambi Çikozi, Kristo Kirka,Kostika Treska dhe Kostë Kotta.
Mbledhja e dytë e përbashkët e komisionit të bashkimit dhe delegatëve të shoqërive është mbajtur të dielën e 24 marsit 1912 dhe arriti në këto përfundime:

1- Shoqëria Federale që do të formohej do të kishte dhe gazetën “Dielli”, me konditën që gazeta do të mbahej me të ardhurat e saj nën kontrollin moral të Shoqërisë.

 2-Z. Faik konitza dhe Kristo Floqi muarën përsipër të bënin Kanunoren provizore inglisht tek një avokat i dëgjuar i Bostonit.

3-U votua një shumë prej $25 për shpenzimet e  para të Kanunores.

4- Në mbledhjen tjetër do të votohej Kanunorja dhe do të pagëzohej Shoqëria e re.

 5-Mbledhja e tretë u vendos që të mbahej të dielën e ardhshme në orën 2-6 pas dreke.

MBLEDHJA THEMELUSE
 
Diskutimeve e debateve u erdhi fundi dhe bashkimi po shfaqej në mes shqiptarëve të Amerikës. Vjen 31 marsi 1912 dhe shoqëritë shqiptare e shohin veten bashkë në Federatën Pan-Shqiptare. Refat Gurazezi argumentoi se përdorimi i fjalës federim në vend bashkimit, sikur e çau akullin e mospajtimeve. Në mbledhjen themeltare, Faik Konitza shtroi për bisedim dy emra për ta pagëzuar Shqoërinë; “Parmenda” dhe “Vatra”, e para në kuptimin kulturor, e dyta në kuptimin patriotik, që të mblidheshin rreth saj të gjithë shqiptarët si në një familje, pa ndryshim besimi në mes tyre, si nga ana fetare ashtu dhe ajo politike. Të gjithë pëlqyen të dytën, “Vatrën” dhe ashtu brohoritën për emrinin e  ri:Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA.
Rekordi i mbledhjes themeltare është shkruar nga dora e Faik Konicës, i cili ishte sekretar i Komisonit të Bashkimit.

Në Rekordin IV, shkruhet:
Komisioni i Bashkimit dhe delegatët e shoqërive, në mbledhjen që mbajtën të dielën e 31 marsit 1912, pasi biseduan çështjen e kanunores, të emrit dhe pagesës së Shoqërisë Federale që do të formohet, morën këto vendime:
1- U votua një shumë prej $ 70.00 për njohjen e shoqërisë nga shteti i Massachusetts.
2-Shoqëria u quajt”Federata Pan –Shqiptare e Amerikës VATRA”
3-Pagimi do të ishte $3 për mot dhe $1 për hyrjen e anëtarëve të rinj.
4-Mbledhja tjetër do të bëhej me 9 prill në sallën e Kishës së Shën Gjergjit, ora 6 P.M.
5-Çështja që do të bisedohej në mbledhjen pasuese do të ishte Kanunorja.
Në fund të rekordit janë emrat që kanë firmosur. Për Komisionin e bashkimit: Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konitza dhe Paskal Aleksi. Pas tyre emrat e delegatëve pjesmarrës:Elia Tromara, Lambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili, Koste Kotta. 
Data, 31 mars 1912.
Në takimin e 9 prillit u diskutua një pjesë e kanunores, e cila përfundoi në mbledhjen pasuse.(rekordi VII)
Mbledhja tjetër u mbajt me 14 prill dhe diskutimet janë të shënuara në rekordin VIII. Pasi u miratua plotësisht Kanunorja, u morën vendimet e mëposhtme:
Çdo delegat të sillte në mbledhjen tjetër një raport të plotë, ku të tregonte:
1-Numrin dhe emrat e anëtarëve që përfaqësonte së bashku me kapitalin që kishte shoqëria.
2- Të mbahej një mbledhje me 28 prill për të zgjedhur një komision të hëpërhëshëm të Federatës i cili të vepronte  gjerësa të organizoheshin degët plotësisht.
Mbledhja u bë me 28 prill dhe zgjodhi këta zyrtarë të komisionit:Fan S. Noli-sekretar, Lambi Çikozi-arkëtar,Faik Konitza dhe Kristo Floqi-organizatorë të degëve, Kristo Kirka-manager i “Diellit”, Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasil-mbikqyrës të gazetës.
Sipas rekordeve të nënshkruara prej anëtarëve të komisionit dhe delegatëve të shoqërive, provohet se VATRA u themelua zyrtarisht me 31 mars 1912 dhe me 13 qershor të atij viti u njoh nga shteti i Massachusetts.
Ndërkohë që shoqëria Besa-Besën, që ishte ndër shoqëritë kryesore që u shkri në Vatër dhe botuse e gazetës ”Dielli” mbledhjen e  fundit të saj e ka bërë me 28 prill 1912.Pas këtij takimi ajo dorëzoi gjithëçka në Vatër, gazetën, mobliljet e zyrës, arkën prej $374.85 etj.Kryetar i parë i Shoqërisë Besa_Besën qe zgjedhur Fan S. Noli më 1907, më 1908 Kristo Kirka.Nga maji 1910 e deri më 28 prill 1912 kryetarë të saj kanë qenë Josif Pani dhe Kolë Rodhja, i cili nuk ishte në mbledhjene  fundit pasi gjendej i burgosur në Gjirokastër.
Komisioni I përkohshëm I Vatrës e bëri mbledhjen e  parë me 2 korrik 1912 dhe mori vendimin që Kuvendi I parë I Vatrës të mbahej me 14 korrik të atij viti.Ajo mbledhje ngarkoi Faik Konitzën që të interesohej për përgatitjen e Vulës së Vatrës, Lambi Çikozi mori përsipër të përgatiste kopsat me monogramet F.S.V dhe Kristo Kirka të shtypte Kanunoret shqip.

FAIK KONICA:UNE “NUNI” I VATRES- SI MODEL SHERBYEN DY ORGANIZATA IRLANDEZE:THE GAELIC DHE SINN FEIN

Shpesh janë bërë debate për autorësinë e Vatrës. Kristo Floqi shkruante me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë se ai ishte gur-themeli i Vatrës dhe se Konica dhe Noli, nuk i ishin përgjigjur fillimisht në mbledhjen e parë. Këto Floqi i shkroi edhe në revistën “Hylli i Dritës”, madje shumë vite më vonë, e publikoi artikullin e tij edhe “Shenjëzat” që botonte Ernest Koliqi në Romë. Ish Editori i Diellit,Refat Gurazezi, që e shkroi Historinë e Vatrës në faqet e Diellit, replikon me Floqin dhe e cilëson si vetëmburrje dhe të pavërtetë deklarimin e ish editorit Floqi, të cilit gjithësesi nuk mund t’ia mohosh kontributin sepse në kohëbashkimin e organizatave në VATËR, ai ishte editor i DIELLIT, dhe ai i dërgoi ftesta për mbledhjen e parë, por që fara e bashkimit ishte hedhur herët, vecanërisht nga Konica, këtë nuk mund ta mohojë kush.

 Faik Konica na ka lënë dëshminë e tij të botuar në Dielli, dhe për hirë të dëshmisë autentike e sjellim të plotë:Boston 31 mars 1922; Jam ndodhur këtu edhe në të parën edhe në të dytën nga këto data(diskutim për 28 prillin apo 31 marsin si ditë themelimi). Dhe si një nga “nunët” e Federatës sonë VATRA, të cilën e kryesoja edhe aherë si sot, më bie shorti të thom ca fjalë për nisjet e kësaj shoqërie me famë: CA FJALE, se historia e plotë e VATRES është tepër e madhe që të hyjë në garth të ngushtë të një artikulli; e ka vendin e saj në një librë që do t’botojë nonjë ditë Federata mi historin’ e përgjithshme të Shqipëtarëve t’Amerikës, histori që do t’përmbledhë të ngjarat jo vetëm të ç’do dege po të ç’do shoqërie tjatër këtu, të ç’do grupi, të ç’do kollonie, me business-et e ndryshme, fabrikat ku kanë punuar Shqipëtarë, shkollat ku kanë mësuar, etj…, në një fjalë një histori që do të jetë si pasqyra e jetës që kanë rojtur djemt’ e Shqipërisë më kët’anë të Oqeanit(Sa keq që nuk u plotësua kjo dëshirë e Faik Konicës. Ka copëza historie, por jo një të plotë-dg). Trimëria e Shqiptarëve t’Amerikës, të cilët me djersët, krahët, dhe zemrën e tyre, e kanë shpëtuar në disa raste Shqipërinë, meriton pa dyshim nderimin e një historie të veçantë. Po këtu, siç thamë më sipër, do të shkruajmë vetëm një artikull për nisjet e VATRES.

Para se të vij n’Amerikë, kisha rojtur disa vjet n’Ingli dhe atje kisha vënë re anallogjin’ e madhe që kish Irllanda kundrejt Inglisë me Shqipërinë kundrejt Turqisë, me ndryshimin që Irllandasit, të frymëzuar nga një idealismë të pavdekur, po lëftojin qindëra vjet për çlirimin e tyre. Nisa pra të studioj organizatat e këtij populli të çuditshëm, dhe veçan dy: the Gaelic Leagueedhe Sinn Fein, e para për të përhapur kulturën me anë të gjuhës nacionale, e dyta për të ndarë Irllandën nga Inglia. Organizimi dhe kanunëria e VATRES u-inspirua gjer më një pikë nga të dy shoqëritë irishe, dhe prandaj VATRA ka pasur dhe ka në gji të saj dy tendenca që rrjedhin nga inspirata e parë e tyre: tendenca kulturale dhe tendenca politike, nga të cilat e funtmia ka mbretëruar shumë vjet, dhe tani del në shesh edhe e para, e penguar aqë kohë me padrejtësi dhe për dëm të popullit.

Më 9 të Vjeshtës së Mesme 1909, zbrita në Boston nga vapori Ivernia(që është një tjatër emër i Irllandës), edhe mora në dorë redaksin’ e Diellit, të cilin gjer ahere (numur 29) e kish shkruar me talent At Fan S. Noli. Dielline zotonte dhe e mbante shoqëria Besa-Besën, e cila qendrën e kish në Boston, po anëtarët i kish më të shumët në rrethet: në Natick, në Cochituate, në Brockton, në Framingham, në Marlboro, në Lynn, në Worcester, në Southbridge, etj., dhe ca të pakë anëtarë shumë më lark. Përveç shoqërisë Besa-Besën, kish n’Amerikë edhe disa shoqëri të tjera, ca për interesat e një fshati ose të një qyteti, ca edhe me qëllim të përgjithshëm. Po shoqëria Besa-Besën, si proprietare dhe botonjëse e Diellit, çquante përmi të gjitha dhe kish një rëndësi të veçantë. 

Si u-vendosa në Boston dhe u njoha me patriotët që mirjin pjesë në lëvizjen kombëtare, nisa të përhap iden’ e bashkimit të shoqërive; po, ndonëse e pëlqejin të gjithë, asnjë s’dukej gati të bëjë çapin e duhur. Me shoqërin’ e Jamestown-it ish bërë fjalë dhe më parë, po s’kish dalë gjë. Shoqëria korçare Arësimiish ajo që çfaqte dëshirën më të madhe për një bashkim, dhe pata shumë herë fjalime të pëlqyera për këtë çështje me kryetarin e ahershëm Z. Nik Dishnicë. Po dhe këto fjalime vanë humbur. Dhe’u nuk ish dhe i gatitur miaft për lulëzimin e mendimit.

Disa javë pas ardhjes s’ime këtu, këshillova të mbahet një mbledhje e shoqërisë Besa-Besënpër të biseduar vetëm këtë çështje, edhe atje çfaqa idenë që shkaku i mosbashkimit të shoqërive ish se shoqëritë s’dojin të humbisjin qënien e tyre duke u-çdukur në gji të njërës vetëm, të shoqërisë Besa-Besën; dhe proponova një zgjidhje më të pëlqyer: jo bashkimin, po federimin.

Kjo fjal’ e fundit, federimi, u përdor’ ahere për herën e parë për këtë çështje, dhe është për çudi kur dëgjon njeriu një pakicë analfabetësh të thonë se iden’ e VATRES e mbollnë nj’a dy njerës të cilët ose s’kishin ardhur ende n’Amerikë, ose rrojin jashtë lëvizjes dhe lark qendrave shqipëtare. Po një nga karakteristikat e barbarëve, që është dhe e foshnjave, është moskuptimi i mësimeve që rrjedhin nga kronologjia, nga datat. Ja për kujtim historie raporti i shkurtër i botuar te DielliNo. 44, më 28 të Jenarit 1910 (faqe 3, shtyllë 5):

PLEQESIA E BESA-BESES. – “Pleqësia e Besa-Besësmbajti një mbledhje të Dielën e shkuar në zyrë të Diellit. Ishin në mbledhje: Z. Kisto Kirka, kryetari; Z. George Konda, arkëtar; Z. Nikolla Tromara, sekretar; edhe ZZ. Andrea Kristo, Stavre Mihal, Xheli Sotir, pleq. ZZ. Fani Kosta, nënëkryetar, edhe Maqi Thanas, plak, s’muntnë të vijnë. Në mbledhje muarnë pjesë edhe i Përnd. At Fan S. Noli me drejtorin e DiellitZ. Faik Konitza. U panë hesapet, dhe u bisedua çështja e federimit (lidhjes) së shoqërive kombëtare t’Amerikës. Mbledhja zgjati 3 or’ e gjysmë.”

Kjo mbledhje munt të quhet i pari çap për të themeluar në mes të Shqipëtarëve t’Amerikës një federatësi “Vatra”. Për fat të zi, dolli ca ditë më vonë një pengim i papritur. Mbledhja u mbajt më 28 të Jenarit; më 25 të Shkurtit, Diellibotonte demicjen e Drejtorit. Një mosmarrëveshje me kryesin’ e shoqërisë Besa-Besënshkakëtoj heqjen t’ime. U-vendosa përsëri nga anëtarët si drejtor, dhe vazhdova në këtë ofiq, me Z. Josif Pani si kryetar të Shoqërisë, gjer më 1 të korrikut 1910. Ahere, gazeta pushoj, dhe u botua tre muaj e gjysmë më vonë përsëri me At Fan S. Nolin si editor dhe me Z. Lambi Çikozin si Manager.

Si hyri ajo grindje në mes, ra edhe idea e themelimit të Federatës; dhe sado që më vonë lidha përsëri marrëdhëniet personale më të mira me ata nga të cilët isha ndarë nga moskuptime politike dhe jo gjë tjatër, bisedimi i 28 Jenarit 1910 mbeti pa pemë.

Në fund të motit 1911, ndodhesha në Cambridge, Mass.; vija rrallë në Boston, dhe s’piqesha me njeri, as kisha nge’ të marr pjesë në nonjë bisedim. Diellin, nga i cili kishte dalë(ishte larguar) edhe Fan Noli, nuk e këndoja, nga frika se mos harroja shqipen. Një ditë mora një letrë ku më ftojin në një mbledhje delegatësh, për të themeluar një “Komitet Qendror”. Idea s’m’interesonte as pakë; dhe në mbledhje, e cila u mbajt me 24 të Shën-Endreut në Rathbone Hall, nuk u ndodha, sado që isha emëruar delegat i shoqërisë Skënder-Beunë Gary, Indiana. Si duket, kjo ide e Komitetit Qendrorkish qenë biseduar pa rreshtur nga shqiptarët; dhe te DielliNo. 126 (30 Vjesht’ e III, 1911) u botua një Kanunore e Komitetit Qendror, të cilën duhet ta këndojë ç’do njeri që do të studiojë historin’ e themelimit të VATRES; do të shihni atje se ay projekt është aqë lark nga organizimi i Federatës s’onë, sa është lark Ballkani nga Irllanda.

Më 11 të Jenarit 1912, Diellinjihte dështimin e Komitetit Qendrordhe na e vente fajin At Fan Nolit edhe mua. Më 18 të Jenarit, Diellibotonte një letrë nga At Fan S. Noli, i cili, duke folur edhe n’emër tim, thosh se ishim gati të piqeshim për të biseduar, po “me konditën që të bëhet një gjë serioze dhe jo për të qeshur.”

Vetë shkova në Boston, u poqa me Z. Lambi Çikozin, manager-in e Diellit, edhe me Z. Kristo Kirka, kryetarin e shoqërisë Arësimi. I gjeta plot me dëshirë për të themeluar një organizatë serioze. U poqa me miq të tjerë, dhe i gjeta gjithë n’atë mendje. Vendosa ahere të trazohem.

Nismë të bëjmë mbledhje të dëndura, dhe në njërën shtrova ndryshimin në mes të një shoqërie qëndrore edhe të një shoqërie federale, me përfundimin që forma e fundit fitoj pëlqimin. Në një tjatër, si pas porosisë që kisha marrë nga delegatët, shtrova dy emëra për pëlqim: Parmendaedhe Vatra, i pari me kuptimin ideal të kulturës së mendjes e të shpirtit, i dyti me një kuptim më patriotik. U pëlqye i dyti. Dhe ashtu Federata “Vatra”, me emër dhe me formë, dolli në shesh. Në mbledhje themeltare të Marsit 31, 1912, ndodheshin këta zotërinj, si komision dhe delegatë: At Fan Noli dhe ZZ. Lambi Çikozi, Kristo Kirka, Faik Konitza, Elia Tromara, Kosta Vasil, Dr. Kost Kotta, Kristo Floqi, Paskal Aleksi. Te Kalendari i bukur i VATRES, 1918 gjenden shumë hollësira për nisjet e VATRES. 

Për emërin, formën federale, kanunoren, regulloren, edhe shpiritën e parë të VATRES, jam responsibleunë. Po e drejta është që VATRA, të cilën un’ e lashë çilimi shtatë muajsh, u ngjall, u rrit, u madhua, u bë një forcë e madhe nga Fan Noli dhe Veteranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe n’atë shvillim unë s’kam patur as një pjesë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dalip Greca-Vatra 107 Vjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Doracaku i një tirani”, kur pushteti bëhet më i rëndësishëm se populli
  • Koreografi Bekim Murati: “Grupi i valleve “Besa”, kontribut në ruajtjen e rrënjëve shqiptare dhe edukimin e brezave të rinj në Florida”
  • “Vjeshta Arabe” në Europë dhe Shqipëria
  • 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗴𝗷𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁
  • Mark Gjonaj: Thirrje Kryeministrit Rama t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve dhe të japë dorëheqjen
  • 2500 euro për të ruajtur përbindëshin: Rama, Frankenstein- i dhe shpresa e një populli
  • Qeveritar i tmerrshëm që ka shkatërruar perspektivën dhe ka kriminalizuar çdo qelizë e policisë, qeverisë e parlamentit
  • KUR PËRDHOSET E SHENJTA, TRONDITET SHPIRTI I KOMBIT
  • “The Versailles Order and the Making of Albania, 1918–1926”
  • Political Power Is Temporary. The Soul of a Nation Is Not
  • STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE!
  • JO NJË KATOVICË TË DYTË! – SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË FILLIM TË RI, JO PËR RICIKLIMIN E PUSHTETIT!
  • “Humanoidët”, një çast në atelierin e Artur Muharremit
  • Life in “Time Shelter”
  • Akademia e Shkencave kujton sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta poetin e madh të kombit që i dha zë Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT