Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar shqiptar, “Nderi i Kombit” Mirush Kabashi.
Mjeshtri i madh i interpretimit, skenës, filmit, teatrit e poezisë do të mbetet i paharruar për çdo artdashës e çdo shqiptar. Një humbje e madhe për artin shqiptar e kombin tonë.
Mirush Kabashi ishte një talent gjenial që në karrierën e tij numëroi mbi 100 role në kinematografi e teatër, duke lënë pas një trashëgimi artistike të jashtëzakonshme.
Mirush Kabashi shkroi me gërma të arta historinë e filmit, skenës e interpretimit duke qenë i pa përsëritshëm dhe i pa krahasueshëm në rolin e tij.
Vatra ngushëllon familjen Kabashi, miqtë, kolegët, dashamirësit e panumërt të aktorit të shquar Mirush Kabashi.
U prehtë në paqe e përjetësi!
Kryetari i Vatrës
Elmi Berisha