Nga Marjana BULKU/
24 shtator 2016, Simphony Space. New York- Simfoni historish njerëzore, zërash,urimesh,mirënjohjesh.Një simfoni me ”lule bore shqiptare” ca tinguj që përmbyllën finalen e një mbrëmje të pazakontë që nën magjinë artistike e cila nderonte në gjuhën shqipe zonjat që prej vitesh nuk jetojnë më në Shqipëri, na e bëri edhe më prezente Shqipërinë, me gjithë nënat, miket motrat e miqtë tanë përtej simfonisë skenike njujorkeze.Skena që nderonte shqiptaret duke nxitur qindra të tjerë që ta duan vendin amë ,të bëjnë cfarë të mundin për të sepse atje nuk të harrojnë, atje të duan ,atje kanë nevojë për modele që dijnë të gjejnë rrugët edhe kur ato nyjëzohen, atë mbrëmje shtatori foli shqip, skena këndoi shqip, skena u nderua nga kreu i shtetit shqiptar Presidenti Bujar Nishani, ajo u bë dëshmitare e hapave që ndjek suksesi bazuar në punën dhe dinjitetin.Gjithcka nisi nga një ide, sic shprehet Presidentja e Albanian Excellence znj Flora Nikolla , nga një vullnet pozitiv që konkrete dhe të dukshme e bëri rrugëtimi i gjatë nga Tirana drejt Nju Jorkut në një Gala që edhe më madhështore e bënte mirnjohja dhe respekti për punën me të cilën zonjat e Nju Jorkut kanë ndërtuar jetën dhe karrierën në kryeqendrën më të madh të botës.Këtë herë protagoniste ishin Zonjat, ato që familjes i falin kohën, mundin dhe dashurinë.Por përtej zonjave janë familjet, miqtë, kolegët, e kush si ato di të ndërtojë miqësi që zgjasin deri në përjetësi?!Është kaq bukur kur shqiptarët i sheh bashkë, e padyshim që kjo përbën arsyje për të mbetur ditë në kujtesë. Ajo cka do ta bëjë të jetojë gjatë këtë gala festive e dinjitoze, përtej Simphoni Space, veshjeve plot klass shqiptaresh, tingujve të mrekullueshëm që u dëgjuan aty, interpretimit të sopranove tona Dëshira Ahmeti Kërliu, Lindita Lole Mezini, cellistes Gjilberta Lucaj,interpretimi mbi piano i Zonjës Edlira Gjoni , skenografia modeste por mjaft simbolike,dokumentari emocionues plot detaje e fakte produkt i një pune cilësore stimuluese e frymëzuese.E gjitha kjo tablo nën regjinë e Andis Gjonit i foli sallës dhe përtej sallës, shqiptarëve të Nju Jorkut dhe jo vetëm atyre, e ndërsa skena fliste unë shkoj thellë e më thellë në cdo element që e formëson ngjarjen,duke filluar nga ideja,artikulimi i saj, partnerët që janë një suport jo vetëm njërëzor por edhe material,zonjat dhe identifikimi i tyre, produktet që ato i bëjnë edhe më zonja e njerëzore,gërshetimi i elementeve artistike,prezenca e kreut të shtetit jo vetëm fizike por edhe emocionale e prekëse në cdo fjalë e fjali,tingujt e ”Lule borës”që na sollën Shkodrën artit dhe cdo qytet Shqipërie që këndon përmes tingujve të kompozitorit të madh e të paharruar shkodran Simon Gjoni.Dhe si për ta materializuar, bërë të prekshëm dhe produktiv këtë event Albanian Excellence ka publikuar edhe një botim që përjetëson 24 shtatorin 2016 me profesionalizmin e intervistave të Flora Nikollës, mesazhet e pafundme të zonjave që bëjnë histori pune e arritjesh me punë, tabllotë fotografike të Anjola Toros, dhe padyshim që ky botim përbën memorjalin e akteve të tilla që përvecse gjallërojnë jetën e shqiptarëve në emigrim, na lidhin më fort me pjesët tona të jetës të mbetura përtej oqeanit të distancave që na ndajnë . Faleminderit Albanian Excellence që na bashkon me Shqipërinë amë.