Çdo shoqëri e cila udhëhiqet nga individë me integritet personal e profesional, bazohet në kultivimin e vlerave, sepse vetëm një shoqëri e tillë mund të ketë qendrueshmëri dhe ofron përspektivë për të ardhmën. E kundërta është kur autokratët e mediokrit bëhën pjesë e pushtetit, të cilët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, gjelozisë dhe egoizmit që është dëshmi e individëve karrierist të cilët rreth vetës ofrojnë antivlera. Në këtë përmasë patjetër duhët vlerësuar meritokracinë, autoritetin shoqëror dhe profesionalizmin e dëshmuar në mjedisin përkatës, sepse në të kundërtën do kemi zhvlerësim të vlerave me pasoja të mëdha shoqërore, në kohën tonë dhe në të ardhmën.
Ese nga Nail Draga
Nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona, janë krijuar vlera të ndryshme shoqërore të cilat janë dëshmi e gjeneratave në mjedisin përkatës. Ndërsa në kohën moderne, sidomos në pluralizëm ofrohen mundësi të mëdha të shpalosjes së vlerave personale, ku individë te ndryshëm pa vlera përfitojnë në sajë të krizës së përgjithshme e cila ka kapluar shoqërinë, që është dëshmi e krizës morale, si dukuri me përmasa shqetësuese.
Nëse analizojmë rrethanat shoqërore në periudhën pos moniste, nuk ka dilemë se pluralizmi ka meritë të jashtëzakonshme në shpalosjen e individëve ashtu siç janë realisht, e jo të maskuar si në kohën e monizmit, sepse atëherë ekzistonte mimikria, nga friga e pasojave të kohës. Andaj, tani nuk kemi nevojë të pyesim shumë se kush është kush, çfarë referencash ka, sepse çdo gjë është transparente.
Koha e krizës morale
Pas ndryshimeve të mëdha shoqërore, me falemintimin e sistemit socialist, koha jonë veçohet me fazën e tranzicionit e cila është shumëdimensionale. Nëse deri më tash kemi përjetuar krizën ekonomike e ate politike, këtyre iu shtohet edhe një tjetër e ajo është kriza e moralit. Kemi të bëjmë me këtë kategori shoqërore e cila i tejkalon dy të parat sepse, kanë rënë vlerat njërëzore në nivelin më të ulët. Dhe nga një gjendje e tillë shoqërore, kemi devijime të mëdha në fusha të ndryshme, si në punësim, arsim, gjyqësi e sidomos në politikë. Madje kjoe fundit ka marrë përmasa të çuditshme sepse në politikë askushi mendon së bëhët dikushi.
Sistemi i vlerave dhe pluralizmi
Në shoqërinë pluraliste, ekzistojnë një numër i konsideruar i subjektëve politike të cilat nuk bazohën në sistemin e vlerave, por të interesit personal apo klanëve të ndryshme, dhe si të tilla nuk janë të qendrueshme dhe pa një të ardhme të garantuar.
Përvoja e deritashme dëshmon se brenda partive politike janë krijuar grupe e fraksione, që më vonë janë formu si parti të veçanta. Shembuj të tillë ka kudo, në kohën e pluralizmit ku as shqiptarët nuk janë përjashtim në skenën politike ne mjediset e tyre ku veprojnë, sipas legjislacionit vendor.
Veprimet e tilla janë nxitur kryesisht nga qendrimet autoritariste të udhëheqësit partiak, me ambiciet lideriste një herë kryetar duke vazhduar për disa mandate, duke u bërë monoton se nuk ofron më ide dhe si i tillë konsumohet. Po ashtu bie në sy servilizmi sepse rreth vetës ka ofruar individët më të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm, ndërsa nga ana tjetër duke injoruar e larguar persona me vlerë si konkurent të rrezikshëm. Nga një qendrim i tillë është paraqitur privatizimi i partisë, si pronë private, apo si shoqëri aksionare, për përfitime materiale etj., duke keqpërdorur demokracinë pluraliste, që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve në mjedisin përkatës.
Përfaqësimi dhe prezantimi
Pjesëmarrja në skenën politike ka peshë të veçantë për çdo subjekt politik në mjedisn përkatës. Në këtë aspekt çdo subjekt serioz tenton që në mesin e tyre të përfshijë individë me përgatitje profesionale, autoritet shoqëror dhe me ndikim të elektorati votues. Por, jo rrallë herë në këtë aspekt ka pasur edhe dështime, sepse udhëheqësi partiak, apo stafi i tij i ngushtë, nuk ka zgjedhur me të mirët por më të përshtashmit. Nëse në fillim të pluralizmit, në sajë të pa përvojës diçka e tillë edhe ka mundur të arsyetohet me kalimin e kohës kjo dukuri ishte negative dhe me pasoja shoqërore.
Sepse fjala është të përfaqësimi dhe prezantimi i subjektit përkatës në takime, forume apo organizime të ndryshme. Në raste të tilla, subjekti politik, nuk mund të përfaqësohet nga kushdo sepse duhen individë të përgatitur, me autoritet shoqëror dhe të guximshëm. Nuk ka dilemë se nëse mungon guximi për të prezantuar çështjet ashtu siç duhet, dështimi i takimit është i garantuar. Një qendrim i tillë vlen për ata individë, që janë të autorizuar në partitë politike nacionale, ndërsa për ata të ashtuquajtura qytetare as që bëhët fjalë.
Andaj, përfaqësimi dhe prezantimi, mbetet çështje e përhershme e cila duhet të jetë preokupuese për çdo subjekt politik. Madje në mungesë të individëve partiak, ata të cilët mendojnë seriozisht për çështje me peshë, takojnë dhe ofrojnë persona nga shoqëria civile, të cilët dallohen me profesionalizmin dhe qendrimin e tyre parimor. Dhe të tillët, nuk qendrojnë aty në mënyrë formale, por prezantojnë çështjet dhe marrin obligime me afate për të gjëndur zgjidhje, të favorshme. Vetëm në këtë formë mund të punohet në avancimin e çështjeve të cilat janë trashëguar nga e kaluara, që do të jenë në favor të barazisë qytetare e nacionale, sepse në këtë koncept takimet e tilla do të kishin kuptim dhe mbeshtetje nga qytetarët, sepse nuk kemi të bëjmë më çështje personale, apo partiake, por për të gjithë qytetarët e mjedisit përkatës. Në këtë aspekt subjektët politike nacionale kanë obligim dhe përgjegjësi të angazhohen vazhdimisht, sepse çështjet e tilla janë ekskluzive të tyre, si përfaqësuese autentike të shqiptarëve, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
Interesi mbi parimet
Sistemi i vlerave eliminon interesin personal apo të klanëve të ndryshme. Sa është vepruar në këtë drejtim, dëshmon sasia e partive politike të shqiptarët, përkatësisht formimi i partive politike me qellim për të dëshmuar se janë dikushi në politikë. Sepse moto kryesore nuk janë parimet por përfitimete ndryshme duke mos anashkaluar ata materiale. Ndërsa të flasesh për idealët e dikurshme, tash është iluzion që i takon së kaluarës, dhe nuk mund të kuptohet nga gjeneratat e tashme, të cilët janë të angazhuar në politikë. Madje koalicionet e arritura në nivele lokale e ate qendrore dëshmojnë një konstatim të tillë në mënyrë transparente.
Në këto vite të pluralizmit jemi dëshmitarë se disa parti politike ishin me peshë në hapësirën shqiptare por me ndryshimet në udhëheqje ata mbetën vetëm me emrin e kaluar ndërsa sot janë minore, pa ndonjë peshë në skenën politike. Kujtojmë këtu me këtë rast p.sh. PPD dhe PDSH në Maqedoni të Veriut, apo UDSH në Mal të Zi. Ndërsa LDMZ nga partia e parë dhe më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi, është dekompozuar tërësisht pa ndonjë peshë politike ndërsa më së shumti në Ulqin e pësoj PPD, nga ngritja e mënjëhershme(2001) pas dy palë zgjedhjeve u shkri dhe mbeti vetëm si emër në ish skenën politike lokale.
Qytetari jo vetëm si votues
Duke pasur parasysh së në rënd të parë është interesi personal apo të një grupi të ngushtë, subjektet politike qytetarin e trajtojnë vetëm si votues, sepse benifitet i llogarisin për vete, andaj nuk është për tu çuditur se disa individë vazhdimisht kanë përparësi dhe mbeshtetën nga kryetari i partisë.
Në këtë aspekt nuk ekziston ndonjë model për vlerësimin e vlerave të personave të angazhuar në parti politike, sepse kemi të bëjmë me qasje subjektive. Në vend që si parim duhet të jetë meritokracia, fatkeqsisht dominojnë shkaqet tjera si gjelozia, egoizmi por nuk përjashtohen edhe arsy të tjera. Dhe nga një qasje e tillë nuk është për të habitur lista për këshilltarë apo deputet e cila aprovohet nga subjekti politik me bekimin e kryetarit për zgjedhje lokale apo qendrore, që në shumë raste ka pasur paknaqësi që është reflektuar më pas që nuk ishte në favor të subjektëve përkatës.
Meritokracia e pa vlerësuar
Andaj, për ndryshime cilësore në këtë drejtim, fillimisht duhet të vlerësohet qytetari sepse ai nuk duhet të injorohet duke u trajtuar vetëm si votues, por edhe si person që ka mundësi të zgjedh apo zgjidhet nga të tjerët, në elektoratin votues.
Vetëm kur të kuptohet dhe vlerësohet qytetari në sajë të komunikimit të drejtëpërdrejt në vazhdimësi e jo një herë në katër vjet, në prag të zgjedhjeve, do të kemi avancim të demokracisë dhe vlerave pluraliste, që fillon me demokratizimin e brendshëm të subjektëve politike. Në këtë përmasë patjetër duhët vlerësuar meritokracinë, autoritetin shoqëror dhe profesionalizmin e dëshmuar, në mjedisin përkatës. Në të kundërtën do kemi zhvlerësim të vlerave me pasoja të mëdha shoqërore, në kohën tonë dhe në të ardhmën.
Përfundimisht çdo shoqëri e cila udhëhiqet me individë me integritet personal e profesional, bazohet në kultivimin e vlerave, sepse vetëm një shoqëri e tillë mund të ketë qendrueshmëri dhe ofron përspektivë për të ardhmën. E kundërta është kur mediokrit bëhën pjesë e pushtetit, dhe si të tillë mendojnë se aty do të jenë të përhershëm, që është dëshmi e individëve karrierist të cilët rreth vetës ofrojnë antivlera, me pasoja shoqërore.
(Mars 2021)