
Një anëtarësimi i veçantë është bërë sot, e Enjte-3 Dhjetor 2020, në Vatër. Bashkatdhetarja Drita Shala, -e shoqëruar nga Paulin Mrnaçaj, anëtar i Këshillit të Vatrës,- është anëtarësuar në Vatër.

Ajo deklaroi për gazetën DIELLI se kishte kohë që e ndjente veten pjesë të Federatës Panshqiptare të Amerikës“VATRA“ prandaj dhe kishte vendosur që anëtarësimin ta bënte fare të vëçantë duke paguar Golden Membership dhe duke dhuruar së bashku me Paulinin edhe për Gazetën DIELLI. Ata arkëtuan sot në arkën e Vatrës $800.00(tetëqind dollar).
Faleminderit Drita!
Faleminderit Paulin!
Faleminderit familjes Mrnaçaj, pjesë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”!

