Agjenti i FBI-së që zbuloi planin terrorist, ishte infiltruar në grup, si një ndihmës për realizimin e sulmit./
Një plan i Shtetit Islamik për të sulmuar New York City-n, përfshirë Times Square dhe sistemin e metrove, është zbuluar me ndihmën e një agjenti të FBI-së. Një person në SHBA, një në Pakistan dhe një në Filipine, janë arrestuar nën akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste.
Tre shtetasit përdornin aplikacionet telefonike për të mbajtur kontakte me njëri-tjetrin dhe sipas autoriteteve amerikane, plani ishte për një 11 shtator të dytë. Të arrestuarit janë Abdulrahman El Bahnasaëy, 19 vjeç me nënshtetësi kanadeze, Talha Haroon, 19 vjeç dhe Russell Salic, 37 vjeç, me nënshtetësi amerikane. Agjenti i FBI-së që zbuloi planin terrorist, ishte infiltruar në grup, si një ndihmës për realizimin e sulmit.