-Ambasada Amerikane ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së që ofroi ndihmën e parë mjekësore të lënduarve në aksident komunikacioni/
PRISHTINË, 3 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Me një ceremoni modeste në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer, në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.
Ndërsa, gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke iu drejtuar të dekoruarve, e vlerësoi lartë iniciativën e kolonelit Fischer, në emër të ambasadorit, për ta vlerësuar punën dhe angazhimin e pjesëtarëve tanë. Ky akt, tha gjeneral Hazrolli është edhe një dëshmi tjetër se mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve tanë jemi duke e vënë në jetë konkretisht. “Për me qenë hero nuk duhet që patjetër me ndodhë një emergjencë me përmasa të mëdha, nuk duhet që edhe me patjetër të ndodhë luftë, heronjtë janë edhe të paqes, dhe shpëtimi i një jete është gjithmonë një akt që duhet vlerësuar”, tha gjeneral major Gëzim Hazrolli.
Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, major Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.Gjithashtu, major Vishi e vlerësoi lart edhe angazhimin e Ambasadës Amerikane në kujdesin dhe mbështetjen me trajnime të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos me trajnimet mjekësore, të cilat u vunë në jetë në rastin konkret.Certifikata e mirënjohjes për katër pjesëtarët e FSK-së, të Njësisë për Reagim në Kriza, e dhuruar sot nga koloneli Fischer në emër të SHBA-ve, ka këtë motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për reagimin tuaj me vetiniciativë, në përgjigje të situatës nga aksidenti rrugor, Ju demonstruat përkushtim dhe profesionalizëm si pjesëtarë të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave. Reagimi juaj reflekton sukses për ju, FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi”./b.j/

– Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje/
PRISHTINË, 14 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë delaratë: Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve për Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit/
PRISHTINË, 28 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË KOSOVË DËRGOI SOT KËTË KOMUNIKATË:Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet pë viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.
*Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 13 majit/Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikan në Shqipëri për një protestë të madhe politike të planifikuar për më 13 maj 2016.Protesta sipas ambasadës, nis nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë.Ambasada thotë se nga protesta preket edhe trafiku rrugor, ndërsa u kërkon qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të monitorin raportet e medias.Sipas deklaratës, “Ambasada e SHBA-së nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve apo interesave të SHBA”.Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime.“Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit”, thuhet në reagim.