• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA PERFORCON FSK ME AUTOMJETE”HAMVI”

July 17, 2018 by dgreca

-Forcohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përmbushjen e ndërveprueshmërisë në mes të Forcave Ushtarake Amerikane, NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës/

1 fsk mjete usht1 Polifoto FSK1 hardinaj mysafiri2 Pajisje FSK 21 ambasad flet2 dy mautomjet.jpg

 -Nënkryetari i kompanisë “AM General”,  Lawrance Platt, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe FSK-në për besueshmërinë për furnizimin me automjetet, ashtu siç ka bërë Ushtria Amerikane dhe shumë shtete të NATO-s/

 –Kryeministri Haradinaj: FSK shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me ShBA dhe NATO-n /

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 17 Korrik 2018/Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni rasti, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie nënshkruan sot aktin final të kontratës për furnizim me automjete shumë funksionale ushtarake me lëvizshmëri të lartë (HMMWV). Kontrata është e Qeverisë së Republikës së Kosovës me kompaninë amerikane “AM General” për furnizim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se  Forca e Sigurisë së Kosovës është një trupë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me SHBA-të dhe NATO-n.“Sot, ne po bëhemi dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe për popullin e Kosovës. Forca jonë e sigurisë po modernizohet me teknikë ushtarake shumë funksionale ‘Hamvi’ Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se kjo forcë po ngritet sipas standardeve të NATO-s’’, tha kryeministri Haradinaj.Ai theksoi se, SHBA-ja, NATO, KFOR-i dhe Bondstilli janë sinonime të qetësisë e sigurisë në Kosovë, dhe se populli i Kosovës është ndër popujt më pro amerikanë dhe i qëndron besnik miqësisë së përhershme me SHBA-të.

 Në fund të fjalës kryeministri i Haradinaj tha: “Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes. Tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Kosova nga një vend që absorbon siguri po kthehet në një vend që prodhon dhe ofron siguri dhe është e gatshme të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, kudo që aleatët tanë e shohin të nevojshme”.Ndërsa, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha: “Sot, është një ditë e veçantë për mua, Ministrinë dhe FSK-në. Mjetet taktike ‘Hamvi’ do të jenë në shërbim të FSK-së, dhe ky akt i nënshkrimit është e një rëndësie të veçantë që i kontribuon thellimit të bashkëpunimit me SHBA-të, avancimit të FSK-së, si dhe rrit shkallën e ndërveprueshmërisë me shtetet e NATO-s”.Ministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pakursyer në vazhdimësi e sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve përmes Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak (ODC) dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej në të ardhmen.

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se, sot po kremtojmë nënshkrimin e kontratës për furnizim ndërmjet FSK-së dhe kompanisë  ‘AM General’ dhe se i vjen mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përzgjedhur Hamv-në si automjetin e ardhshëm të saj.“Kjo kontratë i dërgon shenjë të qartë botës se Kosova mëton ta qojë deri në fund integrimin Euro-Atlantik në të gjitha mënyrat. Kjo blerje do ta forcojë partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojë në përmbushjen e ndërveprueshmërisë në mes të Forcave Ushtarake Amerikane, NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e kësaj ere të re të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe presim me padurim ta shohim dërgesën e parë të Hamvi-ve gjatë këtij viti’, theksoi ambasadori amerikan Delawie.

 Kurse, nënkryetari i kompanisë “AM General”,  Lawrance Platt, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe FSK-në për besueshmërinë për furnizimin me automjete të Kompanisë, ashtu siç ka bërë Ushtria Amerikane dhe shumë shtete të NATO-s.Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral major Gëzim Hazrolli, nën-presidenti Ekzekutiv i kompanisë “AM Generals”, Lawrance Platt, komandant i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci, komandant i Kampit Bondsteell, kolonel Nick Ducich, gjeneralë të FSK-së, ministra, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

***

Filed Under: Kronike Tagged With: amerika, automjete, Behlul Jashari, per FSK

Miku është i shejtë….

July 4, 2018 by dgreca

Miku është i shejtë për shqiptarët dhe Amerika do të jetë përgjithmonë e tillë/ 
Nga Jahja LLUKA/
Sa herë flasim për Amerikën, ne shqiptarët kemi emocion të veçantë i cili me kalimin e kohës sa vjen e forcohet. Ndoshta nga fakti që ne si komb jemi s’provuar shumë duke qenë në armiqësi të përhershme me fqinjët tanë në Ballkan, dikur ka qenë e pamundur të mendohet se do arrinim aleance dhe miqësi me një komb të madh si ai amerikan. Por në çaste kritike për kombin tonë, politika amerikane ka qenë shpëtim për ne. Ndërkaq me 1999′ veç politikës dhe populli amerikan tregoi gatishmëri në raport me shqiptarët të cilët nga vuajtja dhunshëm kishin marrë rrugën e pakthim. Sot në 242 vjetorin e Pavarësisë, dua të shprehë falenderimin tim,ndaj SHBA-ve, sepse po të mos kishim përkrahjen e tyre do ishte i pamundur shtet-formimi i Kosovës, vuajten tonë dhe saktificën të cilen e dhamë për liri, Amerika e çmoi, duke na hapur derën në çastin më kritik në historinë tonë më të re. Andaj tani e jona është që të ndjekim rrugën tonë duke marrë shembull demokracinë amerikane dhe shtet-ndërtimin. Miku ka qenë dhe është i shejtë për shqiptarët dhe Amerika do të jetë përhere e tillë. Uroj që në rrugëtimin tonë si kombe dhe shtete të lira, do arrijmë ti përmbushim objektivat tona. 4 Korriku është festë dhe e kombit shqiptarë.

Filed Under: Komente Tagged With: amerika, Jahja Llula, miqesia, shqiptaret

AMERIKA RIVENDOSË ROLIN E SAJ HISTORIK NË HAPËSIRË

December 15, 2017 by dgreca

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

1 Tramp NASAKëtë javë, enti amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA njoftoi se ka zbuluar një sistem të tërë hapësinor që i përngjanë sistemit tonë.  Shkencëtarët e entit hapësinor NASA njoftuan për medien dhe për publikun e gjërë amerikan dhe botëror se bëhet fjalë për sistemin e quajtur Kepler-90, ylli i të cilit, thonë shkencëtarët amerikanë është i ngjashëm me Diellin tonë.   Kepler-90, është zbuluar më heret, por sipas shkencëtarëve amerikanë të hapërsirës së lartë, lajmi që e bën këtë zbulim të “madh” është fakti se kësaj radhe në këtë sistem u zubuluan dy planete krejtësisht të rinjë , të panjohur deri tani – si dhe përdorimi i ri i inteligjencës artificiale që çoi në këtë zbulim të madh, sipas NASA-s. Njoftimi i NASA-s për zbulimin e një sistemi tjetër diellor i ngjashëm me tonin dhe me 7 planete të tij, të madhësisës së Tokës, shton mundësitë për zbulimin e kushteve për jetesë në universin e gjërë hapësinor.  Kjo do të thotë se shkencëtarët amerikanë të entit hapësinor NASA besojnë se ka të ngjarë që shumica e yjeve në hapësirë të kenë një numër planetesh në orbitin e tyre, gjë që sipas tyre, shton mundësitë e ekzistencës së planeteve të tjera si Toka me kushte për mundësimin e jetës.

Natyrisht, se sot për sot, këto zbulime mund të jenë edhe spekullime se cilat  në fakt janë këto 7 planete dhe ç’përbëjnë ato, por zbulimet e njoftuara nga NASA këtë javë rrisin mundësitë që në një të ardhme jo të largët, njerëzimi të mund të mësojë më shumë, duke siguruar informata më të sakta në lidhje me përbërjen dhe atmosferën e këtij sistemi diellor.

Ky njoftim nga ana e entit amerikan të Hapësirës së lartë ka rëndësinë e vet për nga pikëpamja shkencore, një lajm ky që ka gëzuar shkencëtarët anë e mbanë botës si dhe të gjithë ata që janë të interesuar në hapësirën e lartë dhe kosmozin ndërplanetar.   Por një lajm më me rëndësi këtë javë mbi hapësirën e lartë qe njoftimi nga administrata e Presidentit Trump se pas një pauze të gjatë prej disa vjetësh mos angazhimi në hapësirë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të rivendosin rolin e tyre të dikurshëm në hapësirë.  Të hënën që kaloi, në prani të disa përfaqsuesve të Kongresit amerikan dhe të Këshillit Kombëtar të Hapësiërs së lartë, Presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën numër 1, e cila ndryshon politikën e deritanishme kombëtare në fushën e hapësirës së lartë dhe e cila vendosë krijimin e një program të integruar e në bashkpunim me sektorin privat dhe me partnerët ndërkombëtarë, por të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ky program i posa njoftuar nga Presidenti Trump, në një ceremoni në Shhtëpinë e Bardhë ku mori pjesë edhe Zëvëndës Presidenti Mike Pence, sipas NASA-s, parashikon këthimin e astronautëve amerikanë në Hënë, program ky që do të pasohet me misione të tjera në drejtim të planetit Mars dhe përtej.

Në një njoftim të NASA-s titulluar, “Presidenti Donald Trump po dërgon astronautët sërishë në Hënë”, thuhet se politika e re i kërkon Admanistratorit të këtij enti që të, “Udhëheq përpilimin dhe zbatimin e një programi inovues dhe të vazhdueshëm në bashkpunim me partnerët privatë dhe ndërkombëtarë, me qëllim për të bërë të mundur zgjërimin e veprimtarisë njerëzore anë e mbanë sistemit diellor dhe për të sjellur në Tokë njohuri dhe mundësi të reja.”  Sipas ekspertëve kozmikë, pritet që kjo ndërmarrje e re të jetë një nismë më efektive organizimi të përpjekjeve qeveritare, të industrisë private dhe ndërkombëtare – gjë që nuk ekziston tani për tani – drejtë këthimit sërisht të astronautëve në amerikanë në Hënë dhe,  njëkohësisht, të vendosë një prani amerikane atje për eksplorime drejtë sistemeve tët jera diellore.  Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të direktivës 1, Presidenti Trump u shpreh se, “Direktiva që po nënshkruaj sot do të ri-fokusojë programin kozmik të Amerikës duke u përqëndruar në eksplorimet njerëzore dhe në zbulime të reja.  Ky është hapi i parë”, shtoi Presidenti Trump, “drejt riktjimit të atsronautëve amerikanë në Hënë, për here të parë ç’prej vitit 1972, për eksplorime dhe qëndrim afagjatë atje. Kësaj radhe jo vetëm që do të vendosim rishtas flamurin tonë dhe të lëmë gjurmët atje, por do të vemë bazën për një mision të ardhëshëm në Mars dhe ndoshta edhe në shumë bota të tjera ndërplanetare dhe përtej Marsit, më vonë.”  Kjo direktive, shtoi Z. Trump siguron se program amerikan I hapësirës së lartë do të udhëheq dhe do të frymëzojë rishta mbarë njerëzimin, pa përjashtim.”1 Kenedi NASANjoftohet se politika e re mbi hapësirën erdhi si rrjedhim i një rekomandimi unanim të Këshillit të ri Kombëtar mbi Hapësirën që kryesoshet nga Zevëndës Presidenti amerikan Mike Pence. Ky ent këshillon dhe mbështetë Presidentin që të zbatojë politikën e tij mbi eksplorimet kozmike, si një përparësi të politikës kombëtare amerikane.  Z. Pence citohet të ketë thënë se nën udhëheqjene Presdientit Trump, Amerika do të udhëheq rishtas në të gjitha frontet e eksplorimit hapësinor.”  Ai rithkesoi se hapësia e lartë përbën mundësitë më të mëdha për eksplorimet kozmike dhe e tillë është jo vetëm detyra jonë – por edhe fati ynë – që këto eksplorime të udhëhiqen nga nga Amerika, nga kuraja dhe nga vlerat amerikane, shtoi Zëvëndës presidenti amerikan Mike Pence.

 

Duket se politika e re për rivendosjen e rolit historik amerikan në hapësirë, përveç përfitimeve shkencore dhe teknologjike, është edhe edhe pjesë e menduar mire e politikës yzratre të interest kombëtar të Shteteve të Bashkuara.  Zëvndës presidenti Pence u shpreh gjatë ceremonisë në Shëpinë e Bardhë se, “Rivendosja e një pranie amerikane në Hënë është jetike për sigurimin e objektivave strategjike të këtij vendi.”   Arritja e këtyre objektivave, tha  Z.Pence forcon sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara si dhe kapacitetin për mbrojtjen e popullit amerikan.

 

Administratori i NASA-s, Z. Robert Lightfoot e priti mirë angazhimin e administratës Trump për eksplorime të mëtejshme në hapësirë duke thënë se, “Kjo ndërmarrje do të prëfshijë ekspertët më të mire dhe më të mençur në radhët e qeverisë dhe të industrisë private, si dhe partnerët tanë anë e mbanë botës, për të arritur suksese të reja për njerëzimin…Brezi i ri do të ëndërrojë pakufi për të arritur zbulime të reja ndërkohë që po fillojmë këto misione sfiduese drejtë

përparimeve teknologjike, në këtë rrugë tepër dinamike”, tha zyrtari i lartë i NASA-s.

 

Përfaqsues të Kongresit dhe Këshilli Kombëtar i Hapësirës së lartë dhe të tjerë marrin pjesë n nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump i Direktivës 1 për rivendosjen e rolit historic amerikan për eksplorimin e kosmosit ndërplanetar në të ardhmen. Credits: NASA/Aubrey Gemignani

 

 

25 Maj, 1961, Presidenti Xhon F. Kennedy duke njoftuar para Kongresit programin e ri amerikan për ekplorimin e kosmozit dhe për dërgimin e astronautëve në Hënë, mbrenda dekadës.

 

Ishte pikërisht më 25 maj të vitit 1961, kur presidenti i atëhershëm Xhon F. Kennedy, në fjalimin e tij historik para Kongresit të Shteteve të Bashkuara, sfidoi kombin amerikan me programin e propozuar prej tij për eksplorimin e kozmozit dhe për dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë para mbarimit të asaj dekade.  Ashtu edhe ndodhi.  Por, ndonëse njoftimi, këtë javë, i Presidentit Donald Trump për të rivendosur rolin historik amerikan në përpjekjet për eksplorimin e hapësirës së lartë, ishte më pak spektakolar në krahasim me fjalimin e ish-presidentit Kennedy më 1961 – mbetet për t’u parë nëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — me të vërtetë — do të luajnë përsëri rolin udhëheqës historik në ekslporimin e hapësirës së lartë në të ardhmen dhe për brezat që vijnë, ashtu siç u premtua në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë këtë javë nga admnistrata e Presidentit Trump.

 

Frank Shkreli

Filed Under: Featured Tagged With: amerika, Frank shkreli, historik, në hapësirë, RIVENDOSË ROLIN E SAJ

AMERIKA, DONATORE E MADHE E KOSOVËS

December 11, 2017 by dgreca

-Donatorët më të mëdhenjë  të Kosovës: BE, SHBA, Zvicra e Gjermania. Në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë mori pjesë edhe Greg Delawie – Ambasador i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë/

1 ambasad amerik Greg Delawer11 12 2017-ZKM (4)11 12 2017-ZKM (2)

-Ambasadori i SHBA në  Kosovë, Greg Delawie: Jemi këtu për të ndihmuar dhe përkrahur/

 PRISHTINË, 11 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Donatorët më të mëdhenjë të Kosovës janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Gjermania, si dhe vende tjera. Kjo u bë e ditur sot në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në të cilin u prezantua Raporti mbi aktivitetet e donatorëve në Kosovë gjatë vitit 2016.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  shprehu falënderimin për kontributin, përkrahjen, ndihmën dhe donacionet e dobishme që kanë dhënë qeveritë dhe donatorët e ndryshëm të vendeve mike të Kosovës.“Këto ndihma për Kosovën dhe popullin e saj, kanë ardhur në kohë të vështira dhe për këtë arsye janë të rëndësishme dhe të veçanta. Fal një përkrahje gjeneroze që ka ardhur në vazhdimësi, nga viti në vit, Kosova nuk është ndjerë e lënë vetëm”, u shpreh Kryeministri kosovar.

 Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, duke prezantuar Raportin Vjetor për Koordinimin e Donacioneve për vitin 2016 tha se janë alokuar 164 milionë euro donacione, në formë të asistencës.“Shumat e dedikuara sipas fushave janë: Qeverisja dhe shoqëria civile me mbi 57 milionë euro, Arsimi me 17.6 milionë, Përmirësimi i menaxhimit të ujërave dhe ujërave të zeza me 14 milionë, Investimet në përmirësimin e infrastrukturës 10 milionë, Mbështetje bizneseve 9.5 milionë”, theksoi ajo.Në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë morën pjesë edhe Natalya Apostolova – Përfaqësuese e Posaçme e BE/Shefe e zyrës së BE-së në Kosovë  dhe Greg Delawie – Ambasador i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, donatorë si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kosovare.Gjatë takimit, ministrat gjegjës të qeverisë së Kosovës paraqiten prioritetet në fushën e Sundimit të Ligjit, Edukimin, Shëndetësisë si dhe Ndërmarrësisë e Inovacionit.

 FJALA E AMBASADORITIT TË SHBA NË  KOSOVË, GREG DELAWIE, NË TAKIMIN E FORUMIT TË LARTË PËR DONATORË NË SEKTORËT E SUNDIMIT TË LIGJIT DHE ARSIMIT, 11 DHJETOR 2017

Mirëmëngjesi. Kryeministër Haradinaj, ambasadore Apostolova, ministra, kolegë nga trupa diplomatike dhe donatorë. Nëse shohim përreth kësaj salle është e qartë që Kosova ka shumë miq dhe partnerë që punojnë për të ndryshuar gjërat këtu. Partneriteti i SHBA-së me Kosovën mbetet i fortë dhe bashkëpunimi i donatorëve me qeverinë është po ashtu i rëndësishëm. Javën e shkuar pamë një shembull të shkëlqyeshëm të këtij bashkëpunimi me kontributet e reja të Suedisë dhe Gjermanisë për Fondin kosovar për garanci kreditore.

Kjo është kohë kritike për Kosovën dhe rreziqet e përfitimet e ndërlidhura kurrë nuk kanë qenë më të larta. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe përkrahur qeverinë tuaj, por në fund të fundit, ky është vendi juaj dhe agjenda juaj. Bashkërenditja e njëmendtë dhe efektive e donatorëve është rrugë dykahëshe dhe kjo veçanërisht është e rëndësishme në Kosovë ku e kemi një hapësirë kaq të ngjeshur të zhvillimit.

Për këtë arsye, ky takim është kaq i rëndësishëm. E dimë se ka shumë prioritete për zhvillim në Kosovë, por sot do të përqendrohem në dy: sundimin e ligjit dhe arsimin.

Së pari do të flas për sundimin e ligjit dhe ju faleminderit të gjithëve që morët pjesë në veprimtaritë në kuadër të Javës kundër korrupsionit dhe për diskutimin e mirëfilltë të premten. Lufta kundër korrupsionit nuk përfundon vetëm sepse java ka përfunduar dhe çdo prioritet që do ta përmendi këtu varet nga ajo luftë. Nuk guxojmë ta humbasim përqendrimin. Jemi këtu që të kërkojmë llogari nga vetvetja dhe të tjerët për zotimet që i dhamë javën e kaluar.

Sa i përket prioriteteve të menjëhershme për sundimin e ligjit: së pari, e dimë se duhet të merren vendime të vështira për hapat e ardhshëm për reformën e ligjeve komerciale dhe të analizës së organeve kundër korrupsionit. Ju nxisim ta nisni rishikimin e sektorit të drejtësisë dhe t’i merrni vendimet për reforma sa më shpejt që është e mundur. Kjo nuk do të thotë që t’i ndërpresim përpjekjet që janë në vazhdim e sipër, por rishikimi duhet t’ju ndihmojë për t’i përkufizuar prioritetet më të larta dhe të përqendroheni se si do ta arrini cakun. Ne dhe donatorët e tjerë mund t’ju ofrojmë mbështetje, por ky proces duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Së dyti, duhet ta adresojmë çështjen e agjendës legjislative. Kolegia ime i ceku disa ligje kryesore për agjendën për reformë evropiane. I mbështes të gjitha, por më lejoni ta theksoj sërish një veprim që besoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm: ka ardhur koha të miratohet Ligji i përditësuar për Prokurorin Disiplinor. Ky do të jetë hap thelbësor për të forcuar kontrollin e pushtetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Të sigurohemi që personeli i sektorit gjyqësor i përmbahet standardeve më të larta të disiplinës dhe llogaridhënies sepse ky aspekt është themelor në luftimin e korrupsionit, të përfundimit të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe për ndërtimin e besimit të publikut në këto institucione. Sinqerisht, është vështirë të flitet për mundësitë për rritje ekonomike pa përparim të qartë të reformës për sundimin e ligjit.

Në fund, duhet të qëndrojmë të fokusuar në integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës. Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme, por tash fillon puna e njëmendtë që gjykatat në veri të jenë plotësisht operacionale në 2018-tën. Kjo nënkupton përkthimin dhe harmonizimin e ligjeve në gjuhët shqipe dhe serbe, bartjen përkatëse të lëndëve, trajnimin e duhur të stafit dhe integrimin e vendimeve në strukturën ligjore të Kosovës.

Ngjashëm, Kosova duhet të ndërmarrë reformat në sektorin e arsimit tani për t’iu ndihmuar të rinjve ta marrin vendin e tyre të duhur në ekonominë e Kosovës.

E para dhe më e rëndësishmja, ka nevojë thelbësore për depolitizimin e punësimit të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe drejtorëve të drejtorive komunale për arsim. Para së gjithash duhet të merren parasysh meritat kur kemi të bëjmë me punësimin e të gjithëve që janë përgjegjës për arsimimin e rinisë kosovare. Çkado më pak se kaq i dëmton këta të rinj dhe do të vazhdojë ta rrezikojë të ardhmen e Kosovës.

Po ashtu, duhet të vazhdojnë reformat në arsimin e lartë për të siguruar që të diplomuarit i fitojnë shkathtësitë dhe njohuritë që kërkohen nga tregu i tashëm dhe i ardhshëm i punës. Reformat brenda sistemit universitar publik – në të cilat kemi investuar aq shumë të gjithë ne – duhet të shihen përmes përfundimit dhe të udhëhiqen nga vetë qeveria juaj.

Kjo nënkupton zbatimin e strategjisë së Kosovës për arsim dhe përfundimin e rishikimit tashmë të vonuar të Ligjit për arsimin e lartë. Me këtë do të përmirësohet integriteti akademik, cilësia dhe gjithëpërfshirja e arsimit të lartë në Kosovë dhe sistemi do të fillojë të radhitet në linjë me standardet ndërkombëtare.

Kam folur me qindra të diplomuar përmes programeve të studimeve master në SHBA dhe të gjithë ishin sfiduar nga rreptësia e universiteteve amerikane. Të rinjtë kosovarë janë po aq të zgjuar sa të rinjtë e çdo vendi tjetër dhe ata duhet të përgatiten në mënyrë të duhur, gjë që nuk po ndodh tani.

Duhet, po ashtu, të shohim zbatimin e plotë të Ligjit për arsimin parauniversitar për mbështetjen e reformave gjithëpërfshirëse në atë nivel. Mënjanimi i akraballëkut dhe paqartësisë nga praktikat për punësim dhe këmbëngulja në standarde rigoroze të mësimdhënies janë thelbësore.

Si për sundimin e ligjit, ashtu edhe arsimin, mbajtja e forumeve të nivelit të lartë si kjo janë të rëndësishme, por të gjithë e dimë se ekipet tona tashmë po vënë në zbatim këtë punë çdo ditë dhe ata duhet të mbajnë takime të rregullta pune për të qenë efikasë. E kuptoj se mbajtja e takimeve në vetvete nuk është zgjidhje, por nëse ekipet tona nuk takohen rregullisht që pastaj të na raportojnë për përparimin dhe pengesat, as ne nuk do të mund ta kryejmë punën.

Prioritetet që i ceka nuk janë asgjë më pak se çka meriton populli i Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare luan rolin e saj duke sygjeruar zgjidhje dhe duke shtyrë përpara për ndryshim, por ky është vendi juaj. Si gjithmonë, jemi krenarë që bashkëpunojmë me ju dhe shpresojmë të shohim gjithë atë punë të mirë që do të bëhet në të ardhmen. E dimë çka duhet të bëjmë, prandaj le ta bëjmë atë!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerika, Behlul Jashari, DONATORE, E MADHE E KOSOVËS

Amerika kujton 11 shtatorin

September 11, 2017 by dgreca

11 shtatori
Donald Trump, për herë të parë si president do të udhëheqë vendin sot në ceremonitë përkujtime me rastin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Presidenti Trump do të shënojë 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe rrokaqiejt e mëdhenj u shembën në flakë dhe tym pak më vonë.

Presidenti Trump do të marr pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore sot më vonë në Pentagon, që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër komercial i rrëmbyer në atë ditë famëkeqe. Herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.

Nënpresidenti Mike Pence do të udhëtojë në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë dhe se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.

Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.

Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: amerika, kujton 11 shtatorin

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT