POEZI ME RASTIN E VIZITËS SE PAPES NE TIRANË/
ANNA MANNA/
Në vitin 1996 themelon Shoqatën kulturore Manna dhe ishte presidente e saj deri në vitin 2007. Çmimi Lulja e shkëmbit që e futi në listën e çmimeve letrare, është një ballafaqim i guximshëm mes disiplinave të ndryshme. Organizon shumë evente që meritojnë mirënjohje: Medalja e artë e Komisionit të Shanseve të Barabarta, Çmimin Zire’ e artë pranë Universitetit të Akuilës për Vullnetarizmin kulturor, Çmimin Simpatia e Presidentit, Çmimin e kulturës të Kryeministrit. Ka botuar shumë libra me poezi dhe prozë dhe libri Larg pluhurit është prezantuar si libri i parë i një gruaje në Parlamentin Europian në Romë/
MËNGJES PASHKE/
Në dritën
e marsit
dhimbja
shfaqet
në ngjyrat e gjalla
të ankthit pa cipë
apo mashtrime.
Ajo zbehtësi
e tërbuar
brenda
trungjeve të thatë
Reklamon
dëshirën tonë
në ndonjë qelizë
ende rreh një hipotezë lulëzimi.
Këtë mëngjes
mezi dallova
një fole
mbi degët e njomura
me mahnitje të re bleruar.
PËRKËDHELJE PAKUFI
Mëmbetinëfaqe
Përkëdhelja e atittim,
Përkëdhelja e Papëssëmirë
Prejvelittëbesimitcikur
Nënjënatë me zjarrendezur
nëRomë
Nështëpifamilja
Përrethtryezësprejditëve
Tekvështronshpresën
E drojturpërtëardhmen
Mëmbetinëmendje
Zëri i tij
Prejtelevizoritkurdilte
Dhepërhapejnëbotë
U bëfasovatekmendoja
Se mëshpejt se njëavion
Ai fluturonte
I kapërcentetëgjithëkufijtë
Nëshpirtin e çdoshtëpie
Ai zbriste
Gjithënatënmbetanëballkon
Me sytëmbërthyer
Tekzëri i tij
Qëmesyjeve
Ta zbulojaatë mister
ORNELLA CAPPUCCINI
Lindur dhe banuese në Romë. Është Kavaliere nderi e Republikës italiane, poete, tregimtare dhe eseiste e njohur edhe për praninë e saj të madhe në panoramën letrare italiane. Ka botuar volume lirike si përtej horizontit, Trigonometria e luleve, Elegji të Jubileut. Ka marrë edhe Çmimin e nderit për poezi fetare.
TË KËRKOJ
Në jehonën e erës të kërkoj,
Në iluzionin e kohës,
Në fluturimet arabe me pendë,
Në pëshpërimën e luleve,
Në harmoninë e netëve të buta,
Në dritën e agmit të parë,
Në shkëlqimin e agimeve perlë,
Në rrëpirën e burimeve të argjendta,
Në degët me flokënajë të bollshme,
Në magjinë e një cicërime,
Në skutat e mbledhura të Unit.
Dhe…kur në errësirën e natës
Nga thellësia, i lehtë ngrihet
Mendimi para Pafundësisë,
Nga përshpejtimi i rrahjeve
Të zemrës e zbuloj se je përgjithmonë
Tek mua,
Mes bukurisë së KRIJESËS.
NË KËMBË TË KRYQIT
( Të Birit ia ndërron ngjyrën e fytyrës )
Më mbështjell,
I errët dhe i zi, Misteri,
Shpata më e pabesë
Zemrën time ma shpon,
Ndërsa në këmbë të kryqit
Fytyra jote, O Zot,
Botën ma ndriçon.
Shpirti dorëzohet, o Krishti im,
S’e kap dot kujtimin Tënd
Herën e parë
Në piqi mbi gjunjtë e mi!
Giovanni Campisi
Poet, poliglot, tregimtar, eseist, botues dhe themelues i Edizioni Universum prej 20 vjetësh. Është edhe studiues i problemeve të natyrës njerëzore. Jeton në Capri Leone në provimcën e Mesinës. Është e njohur kudo veprimtaria e tij letrare mbi 30 vjeçare.
Çdo ditë me Zotin
Faleminderit, O Zot,
për këtë ditë të re
që më dhuron,
për gjërat e bukura apo të këqia
qofshin që mund t’i shoh,
për njerëzit apo qëniet e tjera
që mund t’i takoj,
për këtë ditë tjetër jete
që brenda meje mund të çelë,
për gëzimet dhe dhimbjet
që sot mund të ndjej,
për dëshirën që ta këndoj
Himnin tënd të jetës
Q ti ë ma dhurove.
O Zot, të falenderoj !
Në emër të Zotit
Në emër të Zotit
para ujërave të pakufi të detit
për orë pafund u ula
pa nxjerrë asnjë fjalë.
Në emër të Zotit
me mijëra njerëz punova
pa vënëkurrë kushte,
që të përgatit të ardhmen
e brezave të rinj.
Në emër të Zotit
qava para një morie njerëzish
për jetët që më s’jetojnë.
ARJAN KALLÇO
Lindi në vitin 1967 në qytetin e Korçës ku edhe aktualisht jeton. Është poet, përkthyes, tregimtar, studiues, kritik, gazetar. Autor i disa vëllimeve me poezi, tregime, përkthime, i artikujve të shumtë në gazeta.
TASH QË TI NUK JE MË
(Papa Gjon Palit II)
Tash që fizikisht nuk jeton më
Mes shqetësimeve të botës,
Ajo s’rresht së kërkuari.
Ndihet jetime pa fjalën tënde
Që të dielave e trondiste
Përgjumjen përbuzëse
Përballë varfërisë.
Ndihet jetime pa dhelitë e tua
Që të dielave i përkdheklte
Ëndrrat e njerëzve që ëndrra
Mbetën.
Tash që fizikisht nuk je më
Po të shpallin shenjt, ligësi e maskave,
Sepse kur ishe gjallë, s’deshin
T’u besonin mrekullive që përsëriteshin
Prej dashurisë tënde.
Këmbëngulin të dergjen mes mëkateve
Të parasë dhe pangopësisë
Se gjithçka mund të blihet, bile edhe
Vetë nderi.
Tash që fizikisht nuk je më
U shfaqet guximi yt i drejtë, prandaj
Vazhdojnë të mos besojnë
Tek engjëlli apo i përzgjedhuri.
Tash që fizikisht nuk je më
E ndiej mungesën tënde, sepse kur udhëtoje
Me ty udhëtoja dhe unë, me bindjen
Se bota që ende flinte gjumë
Do të zgjohej një ditë.
29 Aprile 2011
MARY, MARY
Eh, sa Poetë shkruan
Këngë për emrin Mary,
Sa vargje janë derdhur
Lumë :
Mary e Qiellit
Mary e Hënes
Mary e Tokës
Mary e Diellit.
Por askush s’u kujtua
Për ty,
Asnjë varg s’ke dëgjuar.
Në jetë s’ka kuptim fjala Kurrë
Ngjan me fundin pa fillim.
Diç ke lënë pa ke shpresë,
Ja ku je në vargun tim.
Angelo Sagnelli
Poet italian lindur në vitin 1945 në lendinara, Romë. Ka botime të shumta qysh nga viti 2000. Nga tetori 2011 tek Kafja e vjetër greke në Romë promovon kulturën italiane.
KURORA
Kurorat e shumta ndër duar
Janë shikime drejt qiellit,
Janë drithëra që i djegin duart,
Janë çelësa që çelin mistere.
Në to fshihen stinët
Koha e pritjeve dhe e heshtjes
Dëshira që të flasim me Zotin
Historia e tokës dhe e njerëzve.
Besimi që na bashkon është dashuri
Ta jep shpresë dhe e mund frikën;
Është qëllimi që jetën e justifikon,
Burimi që çdo shkretëtirë e njom.
Angelo Mundula
Lindi në vitin 1934, me profesion avokat dhe poet metafizik italian. Është autor i shumë volumeve me poezi dhe pjesë në antologji të ndryshme.
Kujtim për Zotin
Muzikë hyjnore. Mos e kërko gjetkë Jezusin,
Në telat e shpirtit gjendet gjithmonë.
Nëse e dëgjon në heshtje
Buron muzika e thellë e Mikut të pastrehë
Dhe përditë në zemrën e njeriut e kërkon
Shtëpinë e tij të lindjes.
Çdo portë hapet e mbyllet,
Çdo barkë e nxjerr në det Mendimtarin
E përjetshëm, që të jetë
Gjithmonë i bollshëm mishi dhe
Në tryezën e të ftuarve
Buka kurrë të mos mungojë.
Përgatiti për botim
Arjan Kallço