Nga Astrit Lulushi/
Historia është e nevojshme, të paktën për të paralajmëruar
lexuesin që të mos ketë shumë besim tek ajo. Një pjesë e historisë sonë,
veçanërish e rreth 80 viteve të fundit, është, vërtetë, legendë, legjendë e
kuqe, si ajo e 28 mijë të vrarëve, që tregon më shumë për neglizhencë të rëndë
të komandës sesa për heroizëm.
Por kështu ka qenë që nga fillimi i qytetërimeve; Lufta e
Trojës; Enea që iku nga qyteti i djegur për t’u vendosur në gadishullin italik;
Romuli e Remi, ulkonja që i ushqeu, bariu që i rriti, krijimi i Romës e shumë
të tjera, të gjitha kanë për bazë krijimin, por gënjejnë kur flasin si u
krijuan; Roma u krijua rreth 500 vjet pas luftës së Trojës, por Romuli e Remi,
jetimë, thotë legjenda, e kishin ruajtur vetëdijen se Enea kishte qenë
parardhësi i tyre. Kështu janë legjendat, pak naive-pak për të qeshur.
Por, edhe vetë fjala Legjendë sikur e jep kuptimin e saj; nga
lat. ‘leggere – me lexue’, e ‘leggero’ ‘me ndriçue’; drita mbi një pamje, mbi
një natë, apo mbi një mendje, lehtëson shikimin, e bën natën ditë, dhe ndriçon
mendjen. Pra, legjenda është diçka që duhet lexuar lehtë, pa e marë shumë
seriozisht, sepse njeriut i bëhet zakon ta shpërndajë, përsërisë e shumëfishojë.
Legjendat jane si fjalët e sotme, kur shtypi i lirë mungon,
ato fliten rrugëve apo kafeneve dhe përmbajnë pak ose aspak të vërteta. Shtyp i
lirë, është shtyp i pastër, i kthjellët, i drejtpërdrejtë, i vërtetë, që i bën
legjendat të përhapen si retë në qiell, duke i bërë të dukëshme për t’u lexuar
a treguar vetëm si thashetheme e përralla, rreth zjarreve në vatra, për të
kaluar kohën