• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MEDALJE ME EMRIN E HEROIT KOMBETAR-MBRET I SHQIPERISE

January 13, 2018 by dgreca

MEDALJA ARTISTIKE “GHERG KASTRIOTI A SKANDERBEGU-MBRET I SHCIPERISE”, E GDHENDUR NGA SKULPTORI HEINRICH KAUTSCH/

1 Heroi

Nga Aurenc Bebja*, Francë /Në veprën me titull “L’Albania” të Vico Mantegazza, botuar në vitin 1912, në Romë, nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, gjejmë në faqen n°17, një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mundësuar nëpërmjet medaljes artistike të skulptorit Heinrich Kautsch

1 HenrikHeinrich Kautsch [Pragë (1859) – Vjenë (1943)]

Pavarësisht se viti i lindjes (1404) dhe i vdekjes (1467) së heroit tonë kombëtar janë të gabuar, Aurenc Bebja, në mirënjohje të punës së skulptorit Kautsch dhe me anë të blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell këtë dokument për publikun shqiptar :1 Gjergj Kastrioti

 

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468)

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Gjergj Kastrioti “Skenderbeg”, Medaje artistike

Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njëjtit popull

January 9, 2018 by dgreca

ARBËRESHI ANGELO MASCI NË JOURNAL DE L’EMPIRE (1808) : “ASGJË E SAKTË NUK ËSHTË SHKRUAR DERI TANI PËR KOMBIN SHQIPTAR, DHE ATO PAK TË THËNA JANË SI NJË RE E DENDUR DHE E ERRËT, E CILA FSHEH MË SHUMË SE KURRË TË VËRTETËN.”/Angeli Masci

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Janar 2018

Gazeta e Perandorisë franceze, “Journal de l’Empire”, ka botuar, të dielën e 24 korrikut 1808, në faqen n°2, veprën e arbëreshit Angelo Masci (Ëngjëll Mashit) me titull “Essai sur l’origine, les mœurs, et l’état actuel de la nation albanaise – Discorso sull’origine, costumi, e stato attuale della nazione Albanese. ”

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell disa rrëfime të autorit për shqiptarët :

 Shtrirja e kombit shqiptar nga Shkodra deri në Artë

“Një popull, aq i famshëm por që është pak i njohur, një komb, i cili, për shekuj me radhë nuk ka ndryshuar zakonet e tij, të cilat, i gjejmë në mesin e njerëzve të qytetëruar, ende ruan zakonet barbare (e lashta) dhe meriton me siguri vëmendje. Asgjë e saktë nuk është shkruar deri tani për këtë komb, dhe ajo që është thënë në të shkuarën është si një re e dendur dhe e errët që fsheh më shumë se kurrë të vërtetën. E kam fjalën për kombin shqiptar. Ai shtrihet në një territor të gjerë, në të cilin është indigjen (autokton), duke filluar nga Shkodra e deri në Artë, por gjithashtu ka një numër të madh kolonish të shpërndara në More, Siçili dhe Itali.”

Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët

“Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njëjtit popull.”

Pasioni i shqiptarëve

“Shqiptari është natyrë e gëzuar. I pëlqejnë gostitë e mëdha dhe argëtimet; kërkon sidomos të kërcejë. Ai e ka zakon të ecë me shpatë në dorë, duke kënduar vargje që i kujtojnë veprimet e guximshme të njerëzve të mëdhenj të kombit. Është bujar, por neglizhon të vë pasuri : nuk nguron të japë diçka kur dikush i kërkon ndihmë ; por i ndodh të jetojë gjithashtu si lypës.”

Shqiptari në rolin e ushtarit

“Shqiptarët janë të gjithë ushtarë; vetëm mosha apo sëmundja mund t’i përjashtojë nga kjo detyrë. Secili prej tyre, pa shpresë shpërblimi, pa marrë ndonjë kompensim, njofton se merr pjesë në luftime me kurajo, guxim dhe hare : dashuria për lavdi dhe frika nga poshtërimi i çojnë ata në sulmet më të rrezikshme. Jeta është një barrë e dhimbshme për atë që, në përleshje, është detyruar të largohet apo që në momentin e luftimit është fshehur. Përkundrazi, baballarët e bijve, që kanë vdekur për atdheun, nderohen tej mase.”

Organizimi në betejë

 “Meqë shqiptarët nuk kanë mbret, ata zgjedhin në rast lufte, një nga krerët më të guximshëm për t’i udhëhequr. Pushteti i përkohshëm nuk u mjafton atyre që t’i bëjë të respektuar : për të pasur me vete shokët e tyre, ata duhet të jenë aktivë, bujarë, dhe mbi të gjitha, në krye të përleshjeve. Në betejë, trupat e tyre nuk janë të renditura dhe nuk mbajnë kurrë një pozicion të caktuar.”

Gratë shqiptare

“Gratë gjithashtu marrin pjesë në luftë: shpesh, ato janë në krye të batalioneve, për të shërbyer si bastion kundër armikut. Na bën kurioz respekti fetar që barbarët kanë për gjininë femërore. Shpesh dhe ende shohim gra që u shkojnë në ndihmë të afërmëve të tyre duke u dërguar ushqim, municione, etj.  Shpesh, nga lotët, lutjet, madje edhe nga qortimet e tyre, i shohim ato të zgjojnë zjarrin e luftëtarëve dhe kështu vendosin fatin e betejave.”

Kolonitë shqiptare në mbretërinë e Napolit

“Ndonjëherë, shqiptarët vinin me trupa të tëra, duke pasur në krye një shef; më shpesh, ata hidheshin brigjeve tona në numër të vogël dhe pa udhërrëfyes. Të parët u shfaqën në vitin 1461, në kohën kur Skënderbeu u bë nga mbreti Ferdinand pronar i tokave të Shën Pjetrit në Galatinë. Një koloni e dytë shqiptare erdhi në vitin 1467, në kohën kur Skënderbeu vdiq; të tjerët nën papatin e Palit të II-të, i cili mbretëroi nga viti 1464 deri në vitin 1471; të tjerët më në fund rreth vitit 1478, koha kur zotëria i madh (sulltani) u bë sundimtar absolut i Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtyre emigrimeve, bashkëngjituni edhe ato që ndodhën gjatë mbretërimit të Charles të V-të. Urrejtja e shqiptarëve ndaj fuqisë osmane dhe nderimi i tyre për sovranët e Napolit, kryesisht ish-zotërinjve të tyre, i bëri ata, në 1532, që t’i japin qytetin e Koronit këtij perandori. Pak kohë më vonë, banorët e tij u pushtuan nga turqit; ata vendosën të iknin. Charles i V-të i mikpriti në tokat e mbretërisë së Napolit dhe i shpërbleu në mënyre masive për besnikërinë e tyre. Koloni të tjera erdhën nën sundimin e Filipit të II-të… Shqiptarët, aktualisht ekzistues në këtë mbretëri, jetojnë në 59 fshatra, të cilët së bashku, përbëjnë një popullsi prej 63.920 individësh.”

Filed Under: Histori Tagged With: “Ushtarët e Aleksandrit, Aurenc Bebja, Pirros dhe Skënderbeut, shqiptare

1879- “BLETA SHQIPTARE” E MITKOS NE REVISTEN FRANCEZE

December 13, 2017 by dgreca

VITI 1879 : KUR “REVUE DES DEUX MONDES” SHKRUANTE PËR VEPRËN E THIMI MITKOS “BLETA

SHQIPTTARE”/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Dhjetor 2017/

Revista franceze, “Revue des Deux Mondes”, ka botuar, në faqen n° 720, një shkrim të veçantë për veprën e Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, në të cilën autori ka mundur të përmbledhë asokohe një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash të folklorit shqiptar.

image

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” : “Hyrja e kësaj vepre përbëhet nga një përkthim shqiptar (me shkronja greke) të studimit të princeshës Dora Istrias mbi kombësinë shqiptare të bazuar në këngët popullore (1).

Që kur Revista ka botuar këtë studim, i cili është përkthyer gjithashtu në greqisht nga Z. Therianos, në italisht nga Z. Artom, në shqip (me shkronja latine) nga profesori Demetrio Camarda, i cili, për herë të parë, tërhiqte vëmendjen për poezinë popullore të një kombi për të cilin tashmë shtypi ka shumë raste të shkruajë, për shqiptarët e të gjitha krahinave të Evropës sonë, Zotërinjtë Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Jozef Jubani, kanë botuar në Firence, Livorno dhe Trieste, koleksione të reja dhe kurioze këngësh.

 Por miniera gjendet në fillimin e saj saqë në Afrikë, një shqiptar i Kajros (Aleksandrisë), Z. Thimo Mitko, ka mundur të përmbledhë një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash, etj.

 Të paktën që prej pesëmbëdhjetë vitesh, Z. Mitko është angazhuar në këtë punë me një zell këmbëngulës. Libri i tij nuk mund të mos interesojë të gjithë ata që duan të studiojnë popujt e gadishullit të Ballkanit, larg marrëdhënieve të dyshimta, të frymëzuara nga preokupimet politike. Prandaj, urojmë që Z. Mitko të na sjellë së shpejti pjesën e dytë të “Bletës shqiptare”.

 (1) Shikoni Revistën e 15 majit 1866.

Drejtori – menaxhues, C. BULOZ.”

Filed Under: Histori Tagged With: “REVUE DES DEUX MONDES”, Aurenc Bebja, Bleta Shqiptare, Thimi Mitko

LE PETIT PARISIEN 1925-LUFTA PËR NAFTËN SHQIPTARE

December 9, 2017 by dgreca

LE PETIT PARISIEN (1925) : LUFTA PËR NAFTËN SHQIPTARE MES SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, BRITANISË DHE ITALISË/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Dhjetor 2017/

1 Nafta

Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të martën e 17 shkurtit 1925, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët.

Dukej se britanikët ishin më të avancuar pranë qeverisë shqiptare mbi këtë çështje. Por amerikanët nuk kanë hezituar të reagojnë, sigurisht për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike. Reagimi amerikan ka nxitur edhe qeverinë italiane.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Londër, 16 shkurt (Dep. Petit Paris.)

Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e amerikane i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një konçesioni nafte,  nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike.

  1. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se konçesioni në fjalë do t’i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri. Shkresa amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Shqipërinë, ata këmbëngulën mbi parimin e “konkurrencës së barabartë” dhe pohon se ky parim u siguron Z. Sinclair dhe Standard Oil Company të drejta të barabarta me ato të Anglo Persian Oil Compan.

Qeveria e Ahmet Zogut thuhet se i konfirmoi Anglo Persian Oil Company një konçesion të marrë nga ajo në 1921. Qeveria italiane ka protestuar në Tiranë duke kërkuar të drejtat prioritare në të njëjtën fushë dhe negociatat mbi këtë çështje janë angazhuar në Romë midis ambasadorit britanik dhe kabinetit.”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Aurenc Bebja, Le Petit 1925, Lufat per Naften Shqiptare

MBRETI ZOG-APEL SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

November 22, 2017 by dgreca

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE/

1 Mbreti Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten e 18 majit 1939, në ballinë, apelin e mbretit Zog në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Mbreti i shqiptarëve i është drejtuar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë të liderit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

1 Le Temps

Apeli i mbretit Zog

Ja teksti i apelit të Mbretit Zog drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve :Konferenca e Londrës në 1912-1913 dhe më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris më 1921 e patën njohur pavarësinë e Shqipërisë. Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe kufijtë e saj u vendosën përfundimisht. Që atëherë, dhe për tetëmbëdhjetë vjet, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie korrekte dhe të përzemërta me të gjitha shtetet dhe sidomos me fqinjët e saj, duke u dalluar kështu si një faktor i vërtetë paqeje.Me të njëjtën frymë dhe si një shtet i pavarur, Shqipëria ka nënshkruar një traktat aleance mbrojtëse me Italinë. Ky traktat u regjistrua rregullisht në Lidhjen e Kombeve, në përputhje me Nenin 18 të tij. Italia, në mënyrë të padyshimtë në kundërshtim me këtë traktat, si dhe me të gjitha normat drejtuese të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe më veçanërisht me paktin e Lidhjes së Kombeve dhe paktin Briand-Kellogg, dhe pa ndonjë provokim nga ana e Shqipërisë së Pavarur, ka dhunuar ushtarakisht territorin shqiptar për herë të parë më 6 prill 1939 nga ajri, dhe, pastaj me 7 prill nga bombardimet e porteve dhe qyteteve bregdetare, si dhe me zbarkimin e trupave në bregdetin shqiptar.

Ushtria shqiptare, pavarësisht numrit të vogël të trupave të saj dhe pamjaftueshmërisë së pajisjeve të luftës, i bëri ballë pushtuesit ashtu si çdo shtet i lirë duhet të bëjë për të mbrojtur pavarësinë e tij. Një milion shqiptarë bënë sakrificat më të mëdha për të shmangur dhunën italiane. Por, me kohën, rezistenca nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh sulmin e papritur, të bërë me të gjitha mjetet moderne, që një shtet prej 44 milionë banorësh mund të ketë në dispozicion kur ka paramenduar një akt dhune.

Duke protestuar fuqishëm dhe zyrtarisht kundër dhunës së Italisë dhe kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, e cila është anëtare e Lidhjes së Kombeve, i lutem Shkëlqesisë tuaj të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të Lidhjes së Kombeve këto fakte, duke kërkuar që pushtimi nëpërmjet gjakut dhe hekurit (dhunës) nga Italia të mos njihet dhe të merren masa për restaurimin e të drejtave të mëparshme të popullit shqiptar.

 

Zogu I, mbreti i Shqiptarëve.

Filed Under: Histori Tagged With: Apel i mbretit Zog, Aurenc Bebja, LE TEMPS, Lidhjes se Kombeve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT