Në mengjezin e t’Ejtes, me 13-të prill, 2023 u largua për në botën e amshuar i ndjeri bashkatdhetari ynë i njohur Azem Jakup Gjidija nga Malësia e Gjakovës. Azemi lindi me 13-të maj 1942 në fshatin Çorraj të Bytyçit të Malsisë së Gjakovës në një familje të njohur për vlera tradicionale, bese, nderi, trimërie e bujarie. Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga forcatë italiane, 7 Prill, 1939, babai i Azemit, Jakup Salih Gjidija kishte qëlluar xhandar i mbretërisë me detyrë në rrethin e Shkodrës. Komanda e forcave ushtarake italiane kërkoi që forcatë e xhandërmarisë të Shkodrës dhe Veriut të Shqipërisë të mblidhen në fushen e sportit (në Shkodër) për të diskutuar për rregullat e reja të qeverisë Italiane. At ditë të gjithë xhandërmarinë e mblidhën në fushën e sportit, dhe oficerët që kishin organizuar mbledhjen i kerkuan xhandërmarisë të dorëzonin armët qe kishin. Të gjithë i lëshuan armët për tokë para këmbëve të tyre përveç xhandarit Jakup Gjidija, i cili i mbajti armën në dorë dhe iu drejtua oficerëve me zë të ashpër në shqip dhe në ltalishtën e tij që e kishte mësuar më parë nga oficerët ltalian që trajnonin xhandërmarinë shqiptare para pushtimit. Jakupi tha: – Zotni oficer nuk dorzoj armët që mi ka dhënë Mbreti Zog të ruaj rendin, dhe në rast nevoje të mbroj atdheun tim! Jakupi doli nga radha me armën e tij në dorë dhe iu drejtua rrugës për Tropojë. Kur dy oficeret panë që ai nisi të largohet, iu vunë mbrapa, por një oficer tjetër iu tha atyre: Lereni të shkoj, nuk duhet të kemi probleme me njerëz të tillë.
Azemi lindi tri vite pas fillimit të Luftes Dytë Botërore. Ajo kohë, kur lindi Azemi, ishte një përiudh tronditëse për të gjithë Shqipërinë, sidomos për Malsitë e Veriut. Në krahinën e Bytyçit, katundi ku lindi Azemi, kishin hyrë forcatë ushtarake gjermane dhe kryer një masakër si përgjegje të një rezistence nacionaliste të asaj krahine, kundër forcave pushtuese. Jakup Gjidija, babai i Azemit, ishte me çetat malsore të Legalitetit, që për të, dhe për atdhetarët tjerë të Bytyçit, çdo gjë kishte vetëm një qendrim: Atdhe dhe Mbret! Por siç dihet, Lufta e Dytë Botrore mbaroi dhe Shqiperia mbeti nën kthetrat e regjimit sllavo-komunist të Enver Hoxhës me shokë. Në vitin 1946-të, kur Azemi ishte katër vjeç, në Kullën e Jakup Gjidisë (babait të Azemit) u mbajtë mbledhja e çetave anti-komuniste. Sipas deshmitarëve të asaj kohe mbledhjen e kryesoj major Zenun Ali Mulosmanaj, njëri prej ikonave të derës së njohur të Binak Alisë Mulosmanaj të Krasniqes të Malsisë Gjakovës. Në atë mbledhje morën pjesë përsonalitete të njohura nacionaliste të Malsisë Gjakoves si kapiten Tahir Hoxha me shokë, kapiten Halil Hoxha, Ramë Muj Hoxha, Ali Brah Nezaj, Mal Shaban Mulosmanaj, Halil Hamza, Alush Halili Lamaj e shumë përfaqsues të grupeve nacionaliste shqiptare që qendronin me armë në dorë kundër regjimit komunist për vite me radh. Në atë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të grupeve të antikomuniste nga Hasi, Luma, Mirdita, Rrafshi i Dukagjinit të Kosovës dhe të Hotit të Plavës dhe Gucisë. Jakupi arrestohet, bënë ca vjet burg, dhe sapo lirohet arratiset në Jugosllavi (në Kosovë) me gjithë familje. Në Jugosllavi, së parit atë me famjlje e dërguan në Mitrovicën e Sremit (Sremska Mitrovica) pastaj në Podujeves. Aty, në Podujevë, Azemi dhe vellezeritë e tij, me gjithë vështirësit e kohës, shkollohen dhe fillojnë punën si mësimdhënës. Në vitin 1960-të Azemi Gjidija filloi punën si arsimtar në shkollën fillore të Goleshit (tani Lagure). Deri sa u largua dhe u vendose ne Istog, kurse prinderit ne fshatin Veriq të komunës Istogut. Azemi vazhdoi si mesimdhënës i gjuhës shqipe në shkollen tetëvjeçare “17 NËNTORI”. Në viti 1972, Azem Gjidija me familje, me pridët, vëllezërit dhe motratë e tij, u largua nga Kosova, emigroi në Itali. Aty u vendosen në qytetzën Atine, afër Frosinones. Në Itali banoi me skamjen e refugjatit deri në prill të vitit 1973, kur erdhi në Shtetet e Bashkuara te Amerikes me garanci të Komitetit “Shqipëria e lirë”.
Këtu në Shtetet e Bashkuara, ai me familjen e tij të madhe Gjidijaj, u vendos me banim në Bronx të New York-ut. Menjëherë filloi punën për të mbajtur familjen dhe aktivitetin përe të ndihmuar çështjen tonë kombëtare në secilin lloj aktiviteti. Për vite me radh Azem Gjidia shkroi artikuj të ndryshëm në shtypin e mërgatës politike nacionaliste. Azemi për disa vite ishte edhe editor i revistës “PERPJEKJA JONË” (OUR EFFORT) organ i Qendres Islame Shqiptare-Amerikane per New York e New Jersey. Azemi i shkolloi femijët e tij në universitete të njohura amerikane. Bashkëshortja e tij Naxhija ndrroi jetë në fillim të vitit të kaluar. Azemi la pas tre vajza, Aferditën, Fatmirën, Lirinë, dhe djalin Fatmirin.
HAJDIN ALIJAJ, ISH STUDENT I TIJ
Shenim i redaksisë: Në emër të gazetës “Dielli” dhe të Federatës “Vatra” ngushëllimet më të dhimbëshme Familjes Gjidija.