Zhvillohet seminari “Defence Support to Civil Authorities”, (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), DSCA/
Nga Shefqet Kërcelli & Brisilda Zere/
Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FA të SHBA, nga data 13-17 qershor 2016, u zhvillua në auditoriumin e MM seminarinë “Defence Support to Civil Authorities”. (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), DSCA. Në seminar morrën pjesë specialistë, ushtarakë dhe lektorë nga SHBA, Anglia, Italia, Kryqi i Kuq, Gjenevë dhe Shqipëri, përfaqsues të Ministrisë së Brendshme, nga Drejtoria e Emergjencave Civile, e Kufirit dhe Migracionit, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrfikësve, etj. Ky projekt i rëndësishëm drejtohej nga Znj.Ashley Woodson, SHBA dhe Z. Scott Moreland, Z/v menaxher i programit për stërvitjet, SHBA. Lektorë të tjerë ishin Z. Joel Hendrix, Z. James Hardy,
Kunderadmiral® Alberto Cervone, Z. Jean Pierre Chenel, Ivan Antonic, Znj.Zhaneta Kola. Ndërsa nga Forcat tona të Armatosura morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes dhe Drejtoria Juridike në MM, Drejtoritë J3/7, J4, J5/8, J9 në SHPFA, Qendrës së Bashkuar Operacionale, Forcat Tokësore, Forca Detare, Forca Ajrore, Komanda e Mbështetjes, Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes, Policia Ushtarake, Njësia Mjekësore Ushtarake e FA, Batalioni xhenios, Batalioni i Mbështetjes Rajonale, Batalioni i Furnizimit, Detashmenti CIMIC, Batalioni i Policisë Ushtarake, Batalioni i Mbështetjes, pra, pjesmarrës ishin kryesisht specialistë të operacioneve e bashkëpunimit civilo-ushtarak, etj. Gjithashtu dhe Krenar Muço, shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Policia e Shtetit, Kryekomisar Saimir Boshnjaku, Specialist në Sektorin e Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, zoti Xhuvanaq Gjylameti, specialist në Drejtorinë e emergjencave civile, MB, komisar Pavli Ballo dhe Luan Shehu, etj.Aktiviteti i organizua, bashkërendua dhe drejtua nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ushtarako-Civil në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe zyra e ODS në MM.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja, familjarizimi, demostrimi i kapaciteteve ushtarake, si dhe mbështetja e autotiteteve civile bazuar në kërkesat për menaxhimin e fatkeqësive të ndryshme. Aktiviteti u përqëndrua në aspekte të ndryshme në DSCA, (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), duke përfshirë, por jo kufizuar në, themelet ligjore për përdorimin e Forcave të Armatosura në mbështetje të autoritetit civil, politikat dhe doktrinat,metodologjitë e planifikimit, aftësitë ndërinstitucionale, çështjet e bashkëpunimit civilo-ushtrak, perspektivat shumëkombëshe, dhe mësimet e nxjerra. Gjatë ditëve të seminarit u prezantuan cështje e probleme në lidhje me temën kryesore nga lektorët e SHBA-së,vendeve anëtare të NATO-s, Kryqit të Kuq, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministritë e tjera të rëndësishme shqiptare për çështjet dhe mësimet e nxjerra për DSCA, duke përfshirë çdo ndryshim të bërë për organizimin e brendshëm dhe çështjet që lidhen me DSCA dhe bashkëpunimin civil-ushtarak, ndërinstitucional. Në ditën e parë të workshop-it, datë 13 qershor, fillimisht, Kolonele Manushaqe Shehu, Drejtore e Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të FA, falenderoi ushtarakët dhe specialistët e huaj si dhe lektorët nga institucionet tona shtetërore dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për pjesmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm. Në vijim Kolonele Shehu evidentoi punën dhe përpjekjet e strukturave të Forcave tona të Armatosura gjatë emergjencave të ndryshme civile, rolin parësor gjatë këtyre operacioneve në nbashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, duke marrë dhe vlerësimin pozitiv të opinionit publik shqiptar. Tashmë FA ka krijuar fizionominë e saj në menaxhimin e emrgjencave të ndryshme civile në sajë dhe të ndihmës e bashkëpunimit me partnerët e huaj, si ushtrinë amerikane, Gardën Kombëtare të New Jersey-it, strukturat përkatëse të NATO-s, ODS, USAID, organizata ndërkombëtare etj. Pararendës të këtyre operacioneve kanë qenë dhe mbeten trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i kuadrove dhe specialistëve të FA, nëpërmjet seminareve, workshopeve, takimeve e formave të ndryshme të cilat ka organizuar gjatë këtyre viteve Drejtoria e BCU në FA. Kështu aktiviteti i këtyre ditëve është vazhdim i workshopit të zhvilluar në vendin tonë vitin e kaluar, “Defence Support to Civil Authorities”, në periudhën 27-30 prill 2015, theksoi zonja Shehu. Gjithashtu Kolenele Shehu trajtoi cështje të familjarizimit të FA me aspekte të veçanta të DSCA (ligjor, politikën, doktrinën, planifikimin, aftësitë, etj), faktin se si DSCA mund të përdoret për të përmirësuar përgatitjen kombëtare ne fatkeqësi duke identifikuar rolet me agjencite ndërinstitucionale dhe përgjegjësitë specifike; mbështetur në arritjet e përvojën e deritanishme, FA mund të mbështesin autoritetet civile dhe është e aftë për të siguruar në mënyrë të përshtatshme të kërkuar mbështetje të menaxhimit të fatkeqësive autoriteteve civile). Po atë ditë zoti Joel Hendrix, përfaqsues i USACE,prezantoi menaxhimin e emergjencave civile SHBA, duke sjellë fakte dhe përgjegjsitë e strukturave ushtarake në përballimin e emergjencave të ndryshme. Ndërsa, Major Arben Mollaj, specialist civil në drejtorinë e BCU shpjegoi problematikën e Mbështetjes Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile në Shqipëri. Në këtë kuadër, Zoti Mollaj bëri një përshkrim të hollësishëm mbi rolin e ushtrisë sonë në mbështetje të reagimit ndaj fatkeqësive brenda shtetit, ilustruar me shembuj konkretë. Autoritetet, organizatat, pajisjet trajnimi; mekanizmat koordinues; aftësitë kryesore; dhe kufizime ose limitet për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile në përgjigje gjatë katastrofave në vend, ishin ceshtje të tjera të leksionit të zotit Mollaj.
Natyrisht gjatë dhe mbas cdo leksioni kishte pyetje dhe diskutime të hapura, ku shkëmbehej eksperienca e cdo vendi, mënyrat, mjetet dhe pajisjet e përdorura për përballimin dhe normalizimin e situatave. Në ditën e dytë, z. James Hardy, konsulent për rregullat e ligjet e luftës, nëpërmjet një diskutimi të hapur prezantoi Çështje studimore mbi Mbështetjen Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile, ku solli shembuj nga konflikte të ndryshme dhe menaxhimin e tyre nga faktorët ushtarakë dhe civilë dhe si është zbatuar DSCA për përgjigje gjatë katastrofave në vend gjatë kohëve të fundit. Ai solli para auditorit një pasqyrë të përgjithshme të parimeve gjerësisht të pranuara të menaxhimit të emergjencave, duke përfshirë fazat e menaxhimit të fatkeqësive, udhëzime të përgjithshme për strukturat organizative (p.sh. udhëheqja civile), konsiderata juridike, dhe një panoramë të modeleve ndërkombëtare kombëtare, rajonale (USAID, BE, OKB, etj.)
Në vijim të programit zoti Gjuvanaq Gjylameti, specialist në Drejtorinë e Emergjencave Civile në MB, shpjegoi gjerësisht Planin Kombëtar të Emergjencave Civile, gjatë së cilit trajtoi elementët kryesore të Planit Kombëtar Shqiptar të Reagimit. Zoti Gjylameti u fokusua në aktivitetet kyçe agjencive, funksionet, dhe mekanizmat e përdorura për planifikimin e reagimit ndaj fatkeqësive, koordinimin dhe zbatimin në Shqipëri. Ai nxori në pah shembuj të kohëve të fundit se si është zbatuar DSCA për t’ju përgjigjur emergjencave e katastrofave në vend, praktikat e përdorura, risku, bashkëpunimi ndërinstitucional, institucionet përgjegjëse, strukturat në nivel qendror e lokal, përgjegjsitë, mësimet e nxjerra dhe zonat më të rrezikuara. Gjatë prezantimit zoti Gjylameti solli shembuj në përballimin e përmbytjeve v.2009, 2010, tërmetet apo zjarret në pyje v. 2007-2008. Gjithashtu ai nënvizoi bashkëpunimin me Gardën e New Jersey-it dhe Komandën e SHBA në Evropë, ku krahas ndihmës së deritanishme ka projekte interesante për të ardhmen. Në vijim Z.Scott Moreland prezantoi Qasje nga Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile dhe modelin e FEMA për identifikimin e kërkesave thelbësore, aftësive dhe si mund të përshtatet për palët e interesuara dhe përgjegjse në vendin tonë. Ndërsa z.Ivan Antonic, përfaqesues i Organizatës Ndërkombetare të Kryqit Kuq dhe Znj.Zhaneta Kola, përfaqesuese nga Kryqi i Kuq Shqiptar, shpjeguan punën e bërë nga Kryqi i Kuq gjatë lëvizjes së refugjatëve sirianë në Ballkanin qendror. Më datën 15 qershor u bë një prezantim nga Kunderadmiral® Alberto Cervone, Profesor i Studimeve për Sigurine në Garmish, në lidhje me trafikun detar të qënieve njerzore, sidomos ai nga Libia, ku trafikantët kanë sofistikuar përpjekjet e tyre, psh. duke furnizuar mjetet detare me pak karburant, kështuqë kërkojnë ndihmë në det. Gjithashtu nga Drejtoria e Pergjithshme e Kufirit dhe Migracionit për problematikën aktuale të kufirit, parandalimin e shkeljeve ligjore, të akteve terroriste, etj. Në vijim u kalua në punën me grup, ku u dhanë situata të ndryshme për ceshtjet e referuara.
Psh, rasti i parë, Prezantimi ofroi masa paraprake dhe një përgjigje rajonale ndaj krizës bashkëkohore të refugjatëve (psh, migrimi masiv sirian). Ai më tej vlerësoi mekanizmat institucionale, aftësitë e nevojshme, autoritetet ligjore, rrethanat e sigurisë, si dhe sfidat funksionale për reagimin ndaj një fluksi masiv të refugjatëve. Situata përgatiti terrenin dhe shërbeu si sfond i përgjithshëm për Ditën 3 dhe 4, në aktivitetet e grupeve të punës. Skenari tjetër paraqiti një krizë imagjinare të refugjatëve bazuar në objektivat e informacioneve të mësuara nga Dita 1 dhe 2. Ai përcaktoi bazat për aktivitetet e punës në grup ku zbatohen modele kombëtare për të planifikuar, vlerësuar, dhe përgatitur për një krizë refugjatësh në Shqipëri, që do të kërkojë DSCA. Gjatë punës në grup u shqyrtua se si ushtria mund të kontribuojë në vlerësimin e situatës, duke përdorur skenarin e krizës të refugjatëve në sfond. Diskutimet u përqendruan në atë se si mund të përshtatet planifikimi ushtarak për vlerësimin më të arsyeshëm të rreziqeve, mjetet në përdorim, se si ushtria mund të bashkërendojë operacionin me aktorë të tjerë, dhe për të ndërtuar një plan konkret për mbështetjen e DSCA për vlerësimin e katastrofave të krizës së refugjatëve. Më datën 16 qershor u referua tema Mbështetja e NATO-s për planizimin e emergjencave civile, ku u tregua se si NATO mbështet emergjencat civile, mekanizmat për të kërkuar ndihmën e NATO-s, dhe një shembull praktik të një emergjence civile. Pastaj u kalua në punë me grup sipas dy situatave, Roli i Kryqit të Kuq në tituatë krize, (emigrantësh) dhe identifikimi i kapaciteteve sipas kërkesave. Gjatë punës në grupë pjesmarrësit duke përdorur FEMA apo modele të tjera të aftësive të zhvillimit, përgatitën një listë apo matricë të kërkesave thelbësore, aftësive dhe identifikuan kur ushtria do të luajë një rol udhëheqës ose mbështetës në ofrimin e këtyre aftësive. Në ditën e fundit u prezantua, Zhvillimi i Mbeshtetjes Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile, trajnimi, edukimi, stërvitjet. (Moreland, Hardy&USACE), gjithashtu u shprehën mendime e konsiderata se si mund të përmirësohet edukimi dhe trajnimi për të përgatitur më mirë për DSCA. Ceshtjet përfshijnë pjesëmarrjen ndërinstitucionale në terren, koston, rrezikun, modele trajnimi gjithëpërfshirës për personelin, trajnimin e reaguesve të parë dhe fokusimi te detyrat standardet bazë per vlerësimin e trajnimit. Prezantimi shfrytëzoi shembuj të praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra nga ngjarjet DSCA, duke u fokusuar në trajnimet bashkëkohore për angazhimin e përpjekjeve të ardhshme propozuar në këtë linjë të re. përfaqsues nga të tre grupet ofruan zgjidhjet e tyre në lidhje me situatat e dhëna më parë. Gjatë punës me grupe u praktikuan pyetje të hapura, debate, nxjerrje e të dhënave paraprake, radhitje të ngjarjeve, sondazhe dhe vlerësime të pjesmarrësve, të cilat i shërbyen direkt përvetsimit të programit. Theksojmë se niveli i lartë teoriko-pedagogjik i drejtuesve dhe lektorëve, pyetje-përgjigjet, debati i hapur, serioziteti, diskutimi dhe shkëmbimi i eksperiencës bënë të mundur arritjen e objektivave të këtij seminari. Këtë e plotësoi më së miri trajtimi i cështjeve të larmishme, ashtu sic është dhe problematika e emergjencave civile, bashkë me shkallën e pjesmarrjes nga të gjitha institucionet ushtarako-civile. Në lidhje me nivelin e seminarit, cështjet e trajtuara, shkallën e përvetsimit, cfarë mund të përmirësohet, etj, drejtuesit e seminarit ne fund tërhoqën mendime sipas një formulari të përgatitur më parë. Ushtarakët dhe specialistët tanë morën vlerësime pozitive për nivelin profesional dhe praktik të treguar në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërshtetëror. Ndërkohë u vlerësua dhe puna e Drejtorisë së BCU, J-9, për organizimin, bashkërendimin dhe zhvillimin e këtij seminari, që pasohet nga të tjerë në të ardhmen. Në mbyllje të pranishmëve ju dhanë certifikatat përkatëse. Theksojmë se gjatë ditëve të seminarit, ushtarakët miq vizituan objekte muzealë dhe historikë në qytete të ndryshme të vendit tonë, për të cilat ata shprehën mendime pozitive para largimit nga vendi ynë.