• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Opozita tre herë sot hedh gaz lotsjellës

December 14, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kuvendi i Kosovës, 14 dhjetor 2015, gazi lotsjellës i opoozitës në sallën e seancave plenare /

-Seanca e Kuvendit ndërpritet edhe në sallë alternative. Janë thyer disa dritare të ndërtesës së Parlamentit/

-“Mbledhja ilegale e koalicionit të ‘Zajednicës’ po vazhdon nëpër skutat e Kuvendit. Jashtë Kuvendit qytetarë e aktivistë mbështesin aksionin opozitar, me protestë”, është shprehur VV./

Nga Kuvendi i Kosovës: Behlul Jashari/ PRISHTINË, 14 Dhjetor 2015/ Për të tretë  herë është hedhur gaz lotsjellës nga opozita sot në Kuvendin e Kosovës. Rreth orë 15:35 gazi lotsjellës ndërpreu seancën në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.Seanca plenare në sallë alternative nisi pak para orës 14:00, ndërsa ishte ftuar të mblidhet sot në orën 10:00. Por, paradite, as nuk filloi seanca, opozita hodhi gaz lotsjellës në sallën plenare, sapo mbërritën të gjithë, edhe deputetët, edhe qeveria, edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, pas kontrollit detaj, madje edhe të dyfishtë, në të gjitha hyrjet e ndërtesës së Kuvendit dhe brenda tij në holl, të cilit iu nënshtruan poashtu gazetarët.

Në këto rrethana, kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi për një “pushim” dhe më pas për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit,  ku nënkryetarja e Kuvendit e VV-së, Aida Dërguti, hodhi gaz lotsjellës dhe e ndërpreu.

Ndërkohë u mor vendimi për mbajtjen e seancës, si  në disa raste të kaluara në sallën alternative, ndërsa deputetë të opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën plenare.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, i cili u miratua,  ishte një nga 28 pikat e axhendës së seancës së Kuvendit sot.

Jashtë Kuvendit, që para kohës së paraparë për fillimin e seancës dhe në vazhdim kishte grumbullime të aktivitëve e përkrahësve të opozitës, dhe më pas edhe veprime të dhunëshme, nga të cilat janë thyer disa dritare të ndërtesës së Parlamentit.

“Mbledhja ilegale e koalicionit të ‘Zajednicës’ po vazhdon nëpër skutat e Kuvendit. Jashtë Kuvendit qytetarë e aktivistë mbështesin aksionin opozitar, me protestë”, është shprehur VV.

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Gazi lotsjellës, tre aksione

Kosovë-1 miliard e 680 milionë, Buxheti i Shtetit 2016

December 13, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Drejt fundvitit te festave Sheshi Skenderbeu ne Prishtine, Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves/

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, është një nga 28 pikat e axhendës së seancës plenare të Kuvendit të ftuar për nesër/

-Kuvendi i Kosovës javën e ardhëshme do do mblidhet edhe në një seancë tjetër në 17 dhjetor, ku presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Dhjetor 2015/ Kuvendi i Republikës së Kosovës është ftuar mblidhet nesër për miratimin e Buxhetit të Shtetit 2016, në vlerë prej 1 miliard e 680 milionë euro, të miratuar nga qeveria në 30 tetor. “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016”, është një nga 28 pikat e axhendës.

 Qeverisë së Kosovës vlerëson se “Projektligji për Buxhetin 2016, reflekton përkushtimin për adresimin e objektivave zhvillimore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies për qytetarët duke qenë plotësisht në harmoni edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

Në 17 nëntor, Kuvendi në seancën e zhvilluar në një “sallë alternative” pa opozitën, e cila e pamundësoi me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare, miratoi  në parim  projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 me 71 vota pro, 7 abstenime e 1 kundër.

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa, javën e kaluar, në 8 dhjetor, miratoi Raportin me amendamente të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe e procedoi tutje në seancë të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës prej gati tre muajsh, nga fillimi i sesionit vjeshtor me seancën e 17 shtatorit, bllokohet nga opozita, në kundërshtim të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, edhe me gjuajtje gazi lotsjellës në seanca e jashtë tyre,  pas të cilave zhvillime ka pasur 7 deputetë opozitarë të arrestuar e 1 pas orësh qëndrimi i ftuar në Polici dhe Prokurori, është liruar me procedurë të rregulltë.

Seanca  e nesërme është ftuar nga Kryesia e Kuvendit  përkundër kundërshtimit të opozitës së bashkuar, e cila ka paralajmëruar se do vazhdojë me pamundësimin e zhvillimit të seancave plenare.

Kuvendi i Kosovës javën e ardhëshme do do mblidhet edhe në një seancë tjetër në 17 dhjetor, ku presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve. Sipas deklaratave, opozita nuk do ta pengojë këtë seancë, megjithatë mund të japë mesazhet e saj me ndonjë “aksion politik” të parë edhe më herët në seanca të veçanta-solemne, ku deputetë opozitarë aty ku ishin ulur kanë shpalosur parulla me slogane.

Javën e kaluar u bë një vit nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës, në 8 dhjetor 2014, i cili një ditë më pas zgjodhi qeverinë e re, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, buxheti i shtetit, kosova

Kosova teston “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë

December 13, 2015 by dgreca

-Linja interkonektive e tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, nëpër territorin Kosovar kalon në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik  dhe të  mëse 45 fshatrave/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Dhjetor 2015/ Kosova përfundon “autrstradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër do të bëhet energjizimi testues i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik  dhe të  mëse 45 fshatrave.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT në njoftimin e dërguar bën të ditur se në linjën energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare, në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret, prandaj duhet patur kujdes gjatë lëvizjeve në afërsi të linjes në lokalitetet nga kalon. KOSTT është  kompani publike që merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.

Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, paralajmëronte kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur nga korrespondenti në Prishtinë në një konferencë për shtyp në  verë, muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.

“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar Mustafa.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.

Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një  linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5  km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në 21 dhjetor të vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Në 10 mars 2015, ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të shoqëruar edhe nga drejtuesit e operatorëve të transmisionit dhe rregullatorëve të energjisë të të dyja vendeve, kanë vizituar nënstacionin 400/220kV – Kosova B në Obiliq, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhej për realizimin e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri.

Me atë rast u theksua se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e  linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, ku 1/3  e projektit ishte përfunduar, rriste pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundonte pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë.

***

 Energjizimi testues – linja interkonektive 400 kV NS Kosova B – NS Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë

 KOSTT sh.a njofton qytetarët që me datë 14 Dhjetor 2015 (E Hëne) do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidhë nënstacionet NS 400/220 kV Kosova B me NS Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë.Linja në fjalë shtrihet nga NS 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale:

 Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin.

Vushtrri nëpër fshatrat: Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe Zhilivodë

Drenas nëpër fshtrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat.

Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik

Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë.

Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, Novo Sel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.

Deçan nëpër fshatin Gramaçel si dhe përgjatë zonës kadastrale Junik deri në kufi me Shqipërinë.

 KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret. Po ashtu njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: autostrada energjitike, Behlul Jashari, drejt Shqipërisë

Kosovë-25 vjetori i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë

December 12, 2015 by dgreca

-Bajrami: Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira/

 PRISHTINË, 12 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Në Kosovë, me një ceremoni solemne, është shënuar sot 25 vjetori i themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë  “Naim Frashëri”.Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami u shpreh se kjo ngjarje shënon fillimin e përpjekjeve finale të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim dhe tha se ky proces ka filluar me rezistencën që ka bërë shkolla shqipe, që kanë bërë arsimtarët në momente historike.

“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira”, tha ministri.

Bajrami kujtoi të gjithë ata që ndihmuan arsimin shqip, e po ashtu edhe mësimdhënësit që ranë duke bërë rezistencë kombëtare.

“Nuk ishte lehtë që të mbahej shkolla shqipe në atë kohë, sepse ishin planet e spastrimit etnik, të dëbimit, të mbylljes së shkollave dhe përfundimit të ëndrrës për një shtet të pavarur dhe sovran. Por, tani të gjithë jemi krenarë për homogjenitetin kombëtar që kemi pasur në periudhën 1990-98”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se ka qenë arsimi që ka zbatuar për herë të parë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke hartuar akte ligjore.

Duke kujtuar rolin LASh-it, ministri Bajrami tha se ne sot duhet të vetëdijësohemi për rolin e shkollës sonë në një shtet demokratik dhe të pavarur.

“Sot arsimi dhe edukimi janë fusha kryesore të përparimit të shtetit tonë”, tha ai, ndërsa theksoi se nuk ka investim më të rëndësishëm për shtetin tonë se sa të krijosh shkolla dhe universitete cilësore.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Kosovë-25 vjetori

Kosova nis përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016

December 11, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përgatitet për festat e fundvitit – mbërrin bredhi në Sheshin Skënderbeu për t’u ngritur/

-Ngjarja e vitit 2015 e Kosovës: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimit Evropian/

-Në vitin 2016 Kosova dhe Shqipëria inaugurojnë “autostradën” energjetike – linjën interkonektive 400 kV/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Dhjetor 2015/ Kosova përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016, të 17-tin në vitet e lirisë e të 8-tin në vitet e pavarësisë tradicionalisht në sheshe qytetesh edhe me koncerte e fishekzjarre.

Për Kosovën Viti i Ri pritet të sjellë liberalizimin e vizave, ndërsa ngjarja më e rëndësishme e vitit 2015, madje edhe që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, vlerësohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar në 27 tetor në Strasburg me Bashkimit Evropian, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale.

Një nga ngjarjet e rëndësishme për Kosovën e Shqipërinë në vitin 2016 është paralajmëruar të jetë inaugurimi i “autostradës” energjetike – linjës interkonektive 400 kV, ndërtimi i së cilës në pjesën kosovare përfundon para festës së Vitit të Ri.

Në Prishtinë ka nisur puna e dekorimeve për festat e fundvitit, bredhat me stoli ngrihen në tre sheshet e qendrës,  Skënderbeu , Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti, si dhe në “porta hyrëse” të kryeqytetit të Kosovës. Pjesë e organizimeve është edhe “Tregu i Fundvitit” në shesh.

Në vitin e madh të lirisë së Kosovës 1999, në mbrëmjen e 31 dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000. Festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera ksovare.

“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës – vitit historik të lirisë, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, kosova, per Vitin e Ri, pergatitjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 204
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT