Tregim nga Memisha Gjonzeneli/
Aeroplani nga Rinasi i Shqipërisë për në Çikago të Amerikës, nisej shpejt në orën 5 të mëngjesit, kështu që për ta përdoruar atë, duhet të ngriheshe në orën 2 të natës. Josifi me gruan dhe me çupen, e kishin angazhuar një taksi që t’i shpinte nga Vlora në aeroportin e Rinasit. Taksia erdhi në kohën e caktuar. Vendosën valixhet në bagazh dhe u nisën për në aeroport. Arritën atje në kohë, dorëzuan valixhet, kaluan dhe kontrollin, dhe po prisnin të sistemoheshin në avion. Me këtë avion do udhëtonin deri në Itali. Kaluan kontrollin, u futen në avion, zunë vendet, u ulen, vunë rripat dhe qenë gati për nisje. Pas 90 minutash avioni u ul në aeroportin iatalian. Pushuan atje nja dy orë dhe me një avion tjetër më të madh, u nisën për në Çikago.
Josifit i kishte dalë lotaria, edhe pse ai nuk mendonte se do fitonte, ndërsa e shoqja Laureta, u shfaq optimiste dhe i dha shprese: Ke bërë shumë mirë i dashur edhe mund të fitosh. E bija Shpresa qe ishte 17 vjeçe, ishte dhe më optimiste: “Ne kemi fat, i tha e vendosur, do fitojmë!” Dhe vërtet ata fituan dhe tani po udhëtojnë për në Çikago. Josifi ishte marangoz. E njihte shumë mirë profesionin. Ai kishte dhe një dyqan të vogël në lagjen Çole. E shoqja shiste rroba, po aty, para dyqanit. Shpresa shkonte në shkollë.
Lotaria ishte një fat i madh për ta. Në Çikago i priste një kushëri i parë i Lauretës. Avioni mëriti në Çikago në orën një mbas dite. Kaluan dhe atje pikën e kontrollit, morën valixhet dhe po dilnin, kur para u doli Viktori. U përqafuan, dhe u prezantuan. Viktori vet kishte pak kohë që kishte ardhur, po megjithatë ishte rregulluar mirë. Atë nate fjetën në shtëpinë e Viktorit. Viktori kishte gruan dhe një djalë të vogël njëvjeçar. Ai u kishte gjetur një apartament të vogël, sipas porosisë, dhe të nesërmen, që në mëngjes, i çoj atje. Apartamenti u pëlqeu. Viktori e pyeti Josifin:
-A ke para, që të paguash, apo të të jap unë?
-Të faleminderit shumë, unë kam ca para, po, po të më duhen te tjera, do të të kërkoj, po të lutem më ndihmo të regjistroj çupën në shkollë, dhe të mbaroj punë me dokumentet. Viktori i tha mos u mërzit, të gjitha do i rregullojmë. Dhe vërtetë brenda javës i mbaruan të gjitha detyrat. Josifi e falënderoj me shpirt Viktorin. Tani më duhet dhe një punë… Edhe për atë kam menduar, do punojmë bashkë. Më vonë, shohim dhe bëjmë.
ÇIKAGOJA
Koha kalonte si me vrap. Familja e re u ambientua shpejt me ndihmën e paçmuar të Viktorit, që ishte shpirt njeriu. Edhe Laureta gjeti një punë si rrobaqepëse te një arab. Kështu, me dy rroga, kalonin mirë. Kishin pak vështirësi me gjuhën po brenda vitit edhe asaj ja morën dorën. Shpresa kalonte shumë mirë në shkollë. Ajo vazhdonte shkollën e mesme. Shpresa u miqësua shumë me dy shoqe, njëra ishte Amerikane dhe tjetra nga Maqedonia, po shqiptare. Ishin në të njëjtën klasë.
Një dite, në vitin e tretë, kishin fizkulturë dhe profesori po u bënte vrapim, te këndi sportive, jo shumë larg nga klasa me djem. Djemtë po loznin basket boll. Shpresës i ra në sy, një djalë simpatik, që ishte shumë aktiv dhe që lozte mirë. Deri sa mbaruan vrapin ajo nuk ja ndau sytë…Dhe kur po ikte në shtëpi, mendja i shkonte te ai djali. Ajo donte ta hiqte nga mendja po nuk mundej, ai i kthehej prapë. Dreq, tha me vete, ç’më gjeti? Të nesërmen kur shkoi në shkollë donte se zben ta shikonte. Epa, më së fundi në mesin e ca shokëve dhe diçka brenda shpirtit të saj se çfarë i lëvizi. Emrin ja mësoj shpejt, e kishte Spiro. Po diçka ishte interesante, ai rrinte gjithmonë me një grup djemsh qe ishin moshatar, sidomos ishte i pa ndarë me pesë prej tyre. As kush prej nxënësve nuk u afrohesh. Ata të binin në qafë kot, pa u bërë gjë dhe qenë të gatshëm të bënin sherr me këdo.
Në funt të semestrit të parë, shkolla organizoi një mbrëmje vallëzimi, ditën e shtunë, kur nuk kishin mësim. Mbrëmja fillonte në orën pesë mbas dite dhe mbaronte në orën dhjetë në darkë. Shoqet vendosën të merrnin pjesë në mbrëmje. Ato lanë takim dhe u bënë të tria bashkë të veshura bukur. Në sallë kishte shumë njerëz, aqsa mezi gjetën vende. Një nga profesorët hapi mbrëmjen. Filloj muzika. Shpresa u ngrit dhe filloj të kërkojë Spiron. Më së fundi e pa, ishte midis shokësh, ndaj shkoi drejt tij dhe e ftoj për kërcim. Ai në fillim nuk pranoi, po një nga shokët i tha është turp ta refuzosh dhe ai u ngrit si me turp. Spiroja kërcente shumë mirë, po dhe Shpresa kërcente shumë bukur. Duke kërcyer u prezantuan dhe shpejt u miqësuan. Ata u kënaqen pa masë. Kur u ndanë ajo i propozoi për të kërcyer prapë, mirë i tha ai, do vij të të marr unë. Pas një gjysme ore Spiroja erdhi dhe e ftoi për kërcim. Ajo po e priste me pa durim, kish frik se ai mos nuk vinte. Po ja qe erdhi dhe ajo qe e lumtur dhe tha me vete: Kjo është nata më e lumtur e jetës time, ndërsa sytë gati ju mbushën me lot. Kur mbaroj mbrëmja dhe do ndaheshin, Spirua i tha se do takoheshin në shkollë. Spiroja ishte një klasë me lart se Shpresa. Spiroja shkoj te shokët. Kur ata filluan ta trazonin. Ai qeshte. Spiroja ishte me orgjinë greke. Prindërit e tij kishin lindur në Amerikë.
Spiroja kishte babain, nenën dhe një motër më të madhe se veten. Ata kishin blerë një frutemarket mu në qendër të Çikagos dhe kishte shumë punë. Për ta punonin afro 25 punëtor dhe nëpunës. Kështu që ishin në gjendje. Spirua ishte fëmijë i përkëdhelur dhe i pa kontrolluar. Shpresa, kur po ikte në shtëpi i dukej sikur ishte akoma në krahët e Spiros duke vallëzuar. Edhe shoqin e Shpresës që e quanin Floresha, po dhe Amerikania Meri, ishin shumë të gëzuara. Ajo gjithashtu kishte gjetur një djalë të mirë që i kishte pëlqyer dhe po i shpjegonte Shpresës si ja kishte kaluar me të. Shpresa as që e kishte mendjen se çfarë po i thoshte shoqja. Ajo pushoj dhe po priste që Shpresa ti thoshte ndonjë gjë, po më kot, ndaj u mërzit dhe i tha, ç’bënë kështu moj, po ti nuk e ke mendjen që unë po të flas. Ajo prapë nuk i ktheu përgjigje. Atëherë ajo e kapi për krahu dhe e tundi fort. Kam gjithë rrugës që po të flas dhe ti nuk po me kthen përgjigje. Atëherë Shpresa e kuptoj qe kishte qenë në ëndërr. Me fal motër nuk e kam pasur mendjen. Të lutem më fal. Shkuan në shtëpi . Po, ajo natë do mbetet e pa harruar. Ajo natë tregoj fillimin, po fundi nuk i dihej. Shpresa gjithë natën nuk mbylli sy. Sa herë i bënte pyetje vetes. Mos valle kjo ishte dashuria, po për çudi, nuk merrte përgjigje. Vetëm afër mëngjesit i erdhi përgjigja. I tha kujdes, të ka ardhur dashuria….Në fillim u tremb, po me vonë i pëlqeu, dhe e zuri gjumi si e vdekur. U ngrit në mëngjes si e trembur. Po thuaj nuk kishte fjetur fare. U bë gati për në shkollë dhe u nis. Gjithë rrugës mendonte ku do e shikonte Spiron… U fut në klasë. Sa e pa shoqja e kapi për dore dhe u ulën në bango. Shpresa ti se cfarë ke që je zverdhur shumë, mos je gjë e sëmur e pyeti ajo. Jo i tha ajo shpejt. Nuk kam gjë jam mirë, po me vete tha po jam shumë e sëmur dhe ka vetëm një ilaç që e ka emrin SPIRO…
Mbaroj shkolla. Nxënësit u nisën nëpër shtëpi. Shpresa u nda nga turma, që Spiroja ta shikonte më mirë. Dhe vërtet ai e pa dhe donte të vinte ta takonte, po ishte me shokët dhe nuk mund të ndahej, se ata do ta vinin në lojë. Edhe Spiroja kish menduar gjithë kohën për Shpresën, po e kishte lënë me kaq.
Më kot priti Shpresa se mos vinte Spirua. Floresha po i lutej që të iknin. Më së fundi Shpresa u nis me kokën varur dhe pa thënë asnjë fjalë, mëritën në shtëpi. Shoqja e saj u bë merak. Kur po ndaheshin i tha të lutem motër ti diçka ke, më thuaj ndofta të ndihmoj. Shpresa tha me vete, se vetëm zoti m ndihmon dhe askush tjetër. Po, me zë tha: Nuk kam asgjë të lutem mos u shqetëso. Dhe u ndanë.
Kaluan kohë dhe marrëdhëniet e Spiros me Shpresën ishin rregulluar plotësisht, aqsa ra në syrin e familjes. Një darkë kur ishin mbledhur si familje, Josifi i thotë së bijës:
-Moj Shpresë, ti je pleksur me një djalë! Pa me thuaj, ta dimë edhe ne!
-Po baba, i tha ajo.
-Po kush është ky djalë?
E ëma u habit nga përgjigja e çupës. Vetëm atëherë e kuptoj se çupa e saj ishte rritur. Sa qe e vogël nuk ta bënte fjalën dy, tani shiko si i përgjigjet të atit. Sa qenka rritur dhe unë se kam ven re. Babai vazhdoj:
-Kush është ai djalë. Shpresa i tha me qetësi:
-Atë djalë e quajnë Spiro. Me orgjinë është grek, po nëna dhe baba i kanë lindur këtu. Ai sapo mbaroj shkollën e mesme, pra është një vit me madh se unë.
Babai u habit nga gjakftohtësia e së bijës. Përgjigjet të qarta dhe te qeta.
-Dua që mos ta takosh më atë djalë, i tha i ati pak nervoz. Ajo u përgjigj:
-Baba nuk mundem. Unë e dua shumë atë dhe nuk e komandoj dot dashurinë. Pra te lutem, mos ma kërko këtë.
-Mendohu dhe njëherë me qetësi, pastaj më kthe përgjigje. Dhe shkuan të flenë…
Qetësia në shtëpi ishte shkatërruar. Shpresa nuk i ktheu tjetër përgjigje të atit. Ajo vazhdoj njësoj me Spiron. Atëherë prindërit vendosën të kthehen në Shqipëri. Ata sapo ishin bërë nënshtetas Amerikan. E shitën shtëpinë. I than Shpresës për t’u kthyer. Ajo u përgjigj me vendosmëri: Jo!
Një dite të bukur maji u kthyen në Shqipëri. I lanë Shpresës 10 000 dollarë dhe një copë pusulle ku i shkruanin: Ne u nisëm dhe gjithnjë të presim!
Kur u kthye në shtëpi Shpresa dhe nuk gjeti njeri, filloj të qaj me dënesë, po shpejt e mori veten u qetësua dhe tha se kjo dikur do ndodhte.
Shtëpia ishte shitur, kështu si fillim, gjeti dhe dy shoqe dhe morën me qira një apartament. Në fund të muajt mbaroj shkolla. Ne atë kohë Spiron me tre shokë zevzek, i fusin në burg dhe i dënojnë nga një vit e gjysmë. Me njëherë Shpresa shkoj në takim dhe ju lut Spiros që të mos mërzitej se koha do kaloj shpejt.
Në universitet ajo nuk mundi të shkonte, tani që Spiroja ishte në burg. Shkoj sërish te Spiroja në takimin e radhës dhe i la ca para, po ai nuk i pranoj. Atëherë ajo filloj të qaj, deri sa ai i mori. Spirua kishte para. Babai i pasur, i dërgonte gjithnjë.
Shpresa u regjistrua në një shkollë një vjeçare ku mësonin të bënin prodhime farmaceutike. Gjatë kësaj kohe gjeti dhe një punë: Mbante një grua të moshuar. Mbas një viti Shpresa e mbaroj shkollën. Mori punë në një kompani dhe rrogën e kishte shumë të mirë.
Spiroja doli nga burgu. Shpresa shkoj dhe e priti. Gëzimi i saj nuk kishte kufi. Po nuk zgjati shumë. Prapë e futën në burg, për një sherr në një bar, ku shkatërruan çdo gjë që u doli para. Kësaj radhe i dënuan nga dy vite burg . Shpresa prapë shkoj dhe i lutej Spiros të mos mërzitej se dy vite kalonin shpejt dhe ajo do vinte çdo javë. Shpesh merrnin dhe takim special dhe shpresa shkonte flinte atje me bashkëshortin. Mbas ca kohe e ndjeu se ishte me barrë. Gëzimi i saj ishte i madh: Do bëhej nënë. N muajt e fundit, kur ju rrit barku, nuk shkoj më në burg, veç fliste më shpesh në telefon.
Shpresa lindi një çupë të bukur dhe emrin ja vuri Lumturi, se vërtet ndihej shumë e lumtur. Çupa ishte afro një vjeçe kur u lirua Spirua. Shpresa e linte çupën në shtëpi me shoqen e saj. Kjo ishte dhe një arsye qe Spiroja të mos vinte në shtëpi të shikonte çupën.
Pas një viti Spirua, i etshëm për aventura, prapë u fut në burg. Ishin rrahur me një grup Meksikan dhe tre prej tyre, ishin plagosur me thika dhe njeri nga ata ishte deri rrezik për jetën. Kësaj radhe u dënuan nga 6 vite burg. Shpresa prapë nuk ju nda dhe si gjithmonë i thoshte Spiros që të mos mërzitej, se unë do vijë gjithnjë. Ajo e donte gjithnjë marrëzisht dhe thoshte me vete: Unë do ta dua sa të kem jetën. Nga ana tjetër një nga shoqet e Shpresës ishte faktor optimizmi. Nuk kuptohej kush qe e ëma e Lumturisë: Floresha apo Shpresa! Ato, të dyja çmendeshin për të. E donin shumë.
Mbas ca kohe Spirua u lirua nga burgu. Shpresa shkoj e priti te porta. Sa u hap porta dhe doli Spiroja ajo shkoj me vrap dhe e përqafoj. Ai dukej sikur nuk u gëzua që u lirua.
Shpesh e bija pyeste për të atin. Ajo i thoshte se ka ikur larg, po do vij. As një vit nuk mbushi Spirua jashtë përsëri e futën në burg bashkë me katër shok. Kësaj radhe i dënuan 5 vite secilin. Nuk u interesua se çfarë kishin bërë, Shpresa, menjëherë shkoj të takonte të dashurin. Ai sa e pa ju mbushen sytë me lot dhe tha fort: O ZOT, çfarë kam bërë që të meritoj këtë mrekulli që po më ndodh mua. Ajo asnjë herë nuk ka thëne çfarë ke bërë, po vetëm mos u mërzit dhe kjo do kaloj. Në atë kohë Shpresa e kishte kapur fort për qafe.
Shpresa shpesh qante natën që të mos ta dëgjonte çupa dhe Floresha, po kurrë në sytë e Spiros, se ajo nuk donte ta mërziste atë. Ai boll kish burgun.
Si dreqin po ndodh kështu tha Spirua me vete. Unë e kërkoj të keqen, zoti më dërgon këtë engjëll të më heq brengat…
Kësaj radhe Spirua bëri plot 6 vite. Shpresa u vesh bukur. Kishte kohë q nuk ishte veshur kështu .. shkoj n burg se ajo e dinte orarin kur dilnin dhe po shikonte nga dera. Po, priti me kot. Kish m shumë se dy orë dhe ai nuk po dilte. Më së fundi një polic shkoj dhe pyeti se çfarë priste? Ajo i tha pres të dashurin, të lirohet. Mos e quanin Spiro. Po tha ajo. Ai është liruar që në mëngjes. E kishte kërkuar vetë me lutje lirimin herët, prandaj më fal, po duhet të largohesh. Ajo iku, nuk qau aty, se nuk donte ta shikonte polici. Po, rrugës për në shtëpi gjithë kohën u mbyt në lot. Mezi e parkoj edhe makinën. Para se të hynte në shtëpi fshiu sytë, që të mos kuptohej se kishte qarë. Të nesërmen nuk la vend pa kërkuar Spiron, po ishte e kotë , ai nuk kishte lënë adresë. Ajo vazhdoj ta kërkoj kudo, po më se fundi u lodh dhe tha me vete gjer sa është zhdukur vetë pa adresë, nuk do që ta takojmë . Gjithë dashurinë e ktheu nga çupa. Interesohej, që asaj të mos i mungoj asgjë. Lumturia u rrit me dashurinë e pakufishme të nenës. Ishte shumë e zgjuar dhe tepër simpatike. Me sytë të zezë si ulliri, me një fytyre pak vezake, me flok dhe vetulla të zeza. Dukej si e pa afrueshme, po po ta njihje nga afër ajo ishte shpirt njeriu. Kaluan kohe. Nga Spiroja asnjë lajm. Lumturia filloi gjimnazin.
Shpresa gjithnjë e kërkonte Spiron. Jeta i dukej pa kuptim pa të. Ajo nuk kishte asnjë njeri tjetër, veç çupes. Një dite kishte dal me Lumturinë për të bërë pazar. Mbaruan dhe do iknin në shtëpi. Kur i afrohet një shok i Spiros dhe i thotë:
-Nuk e ke marrë vesh?
-Për çfarë i thotë.
-Spirua ka vdekur. Ai edhe sot është në funeral home, nesër varroset. Ajo u ul në shesh dhe gati po i pushonte zemra. E bija e kapi. Mami të lutem qetësohu. Dhe ajo filloj të qaj si e ëma, megjithëse nuk e mori vesh pse e ëma po qante. Shoku i Spiros u largua i trembur. Shpresa e mori veten. U ngrit në këmbe u rregullua, fshiu sytë, dhe u kthye nga e bija dhe i tha:
-Bijë, duhet të më falësh që ta kam mbajtur të fshehtë babin. Po sot duhet të bëhesh e fortë, si të kam mësuar unë. Babi jot dhe i shtrenjti im, sot ka vdekur, prandaj hajde blejmë çdo gjë që na duhet dhe të shkojmë t’i japim lamtumirën e fundit, njeriut më të shtrenjte timit po dhe tëndit. Blen gjithçka që duhej për këto raste. Blen dhe dy tufa me lule të bukura dhe të freskëta, hipën në makinë dhe shkuan në Funeral. Kishin ardhur plot njërës për ta përcjell, po këto dy vizitore, sa zbritën nga makina ranë menjëherë në sy. Me veshjet elegante që u rrinin shumë mirë pas trupit. Në qafë kishin hedhur nga një shall të madh të zi, që u mbulonte edhe kokën, krejt në të zeza. Shpresa i tha me zë të ulët të bijës:
-Bijë të lutem ruaj qetësin dhe gjakftohtësinë!
-Mos u shqetëso mami, ti kij kujdes për vete. Unë do bëj si më ke porositur ti. Ato hyn brenda. Për së largu dukej arkivoli. Shpresës desh i ra të fiktë. Po e mbante fort dora e së bijës. Mëritën pranë arkivolit. Shpresa u hodh mbi arkivolin e hapur duke qarë. E shikonte atë fytyrë, qe kushedi sa herë e kishte larë me të puthura. Buzët i kishte pak të hapura. Ajo i puthi fort ato buzë që dikur i jepnin aq ngrohtësi. Tani ato ishin akull të ftohta. Ngriti kokën dhe pa të bijën, ajo e kish mbuluar të atin me lule, po pastaj me vrull e largoj pak të ëmën, ju hodh në qafë të atit duke bërtitur: Babi. Babi…pse ma bëre kështu, pse? Shpresës i ra të fiktë. Me njëherë u mblodhën njërës që t’i largonin. Disa thoshin kush janë këto, nuk i njohim. Lumturinë desh ta hiqnin nga ati. Po ajo u bërtiti,:
– Largohuni prej këtej, këtu nuk keni punë. Ky është babai im dhe kjo është nëna ime, nuk me shikoni sa ngjajmë me njeri tjetrin. Po ata prapë nuk dëgjuan, ndërsa e bija e qafonte dhe e puthte. Ata u benë gati ta hiqnin me forcë. Ajo i shtyti dhe u tha ai është babai im. Hodhi dorën në kokë gjithë nerva dhe shkuli një tufë flokësh dhe u tha merrni këta flokë dhe bëni A.D.N. dhe do ta merrni vesh që ai është babai im. Dhe ja vuri flokët e saj në gjoks të atit. Kur në çast erdhën shokët e Spiros dhe i larguan të gjithë, duke vërtetuar se çka thonë ato janë të vërteta.
Gratë po qanin, ndërsa burrat ishin shumë të shqetësuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë si kjo ngjarje. Shpresa kishte ardhur në vete, dhe i tha të bijës:
-Jepi lamtumiren babit dhe hajde ikim. E puthi edhe vet dhe i tha lamtumirë i dashur kurrë nuk do të harroj. Edhe Lumturia e puthi dhe u larguan.
Pa hipur në makinë një shok i Spiros u afrua dhe i dha një letër Shpresës. Ajo e futi ne gji, po ajo e dinte që shumë njërës po e ndiqnin me sy. Hipën në makinë dhe u kthyen në shtëpi…Skish se çfarë të bënin me aty…
Sa hynë brenda Shpresa i tha të bijës tani qaj sa të duash. Gjithë natën Shpresa nuk mbylli sy dhe thoshte me vete u mbyll edhe ky kapitull. Po unë çfarë do bej tani çfarë më ka mbetur për të bërë tani. Ai ishte dielli që më ngrohte shpirtin dhe i jepte kuptim jetës time. Tani nuk kam asgjë. Pas një jave, sikur u normalizuan gjerat. Lumturia shkoj në shkollë. Ishte në vitin e dytë në juridik. Mësonte shumë. Edhe Shpresa filloj punë. Kaloj dhe një javë tjetër. Më së fundi Shpresa e hapi letrën.
LETRA:
E dashur dhe princesha ime!
Të qafoj tani që po shkoj… Këto janë çastet e fundit të jetës time… Si mund të largohem nga kjo jetë pa të thëne edhe fjalët e fundit. Të lutem më fal… me fal, më fal. Nuk u takova me ty kur dola nga burgu. E ndieja veten më shumë se fajtor. Nuk guxoja dhe nuk kisha sy dhe faqe të të dilja përpara. Ty, që asnjëherë nuk u mërzite me mua. Kurrë nuk më pyete çfarë ke bërë, po vetëm më thoshe kur do dalsh. ..Unë do të pres me krah hapur gjithnjë. Koha do kaloj shpejte dhe ne prapë do jemi bashkë. Sa herë që ti të vish, unë gjithnjë do të pres te porta. Ti ishe gjeja me bukur në jetë që më kishte falur ZOTI. Ti hyre në jetën time pa pritur dhe nuk dole më. Të dashuroj me gjithë forcën e shpirtit. Ti dashurove me zjarr SPIRON. Ndërsa unë dashurova BURGUN…Shpirti im, lamtumir. Zoti të bekoftë. Dhe te faleminderit për jete! Për çdo nevojë që të kesh shko te prindërit e mi. Unë u kam folur atyre për ty dhe je pjesë e testamentit.
E lëshoj letrën në shesh, fshiu lotët dhe ashtu e kishte zënë gjumi. Në darkë kur erdhi e bija e gjeti në gjumë. Dhe e zgjoj. Në shesh ishte akoma letra… Ajo i tha mami mere letrën, ajo e mori dhe e futi në gji shpejt. Nuk donte që çupa ta lexonte, ajo ishte e gjithë e saj…Dhe për herë të parë pas kaq ditësh buzëqeshi .
Koha kalonte, vitet iknin. Lumturia e mbaroj shollën me nota të shkëlqyera dhe e punësoi një kompani. Shpresa ju lut të mbaronte dhe digri. Po Lumturia tha: Do ta marr duke punuar. Në fillim shkonin çdo javë në varreza. Po pastaj shkonin një herë në muaj Shpresa shkonte më shpesh. Ajo shkonte sa linte lulet fillonte dhe pastronte barin. Sa herë që vente dukej sikur Spiroja i jepte forcë dhe dëshirë për të jetuar…
Shpresa e kishte blerë vendin e varrit afër Spiros, donte të ishte gjithmonë me të… Lumturia mori digri detektive… kështu që shpesh e flisnin për problem të ndryshme.
Një dite Shpresa provoj të fliste me Shqipërinë. Telefonin e kishte gjetur. Dhe foli, i doli nëna.
-Alo mami jam Shpresa.
– O t’u beftë mami, moj bijë që më së fundi, fole.
-Nëne, i tha Shpresa duke qarë. A do mundeni të më falni. U kam mërziture shumë. Po nuk kisha edhe faj. Mua nëne me rrëmbeu dashuria me gjithë forcën e saj. Dhe kurrë nuk jam ber pishman, do iki shumë e lumtur..Unë kam edhe një çupë të bukur, do përpiqem tu a dërgoj. Emrin e ka Lumturi…U përqafoj me mall…
Një dite në zyrën e Lumturisë hyn sekretareje dhe i thotë:
-Kanë ardhur dy pleq dhe kërkojnë të takohen me ju. Sa do që unë i ndjek ata nuk largohen.
-Futi brenda! Ata hynë të ndrojtur. Plaka kur e pa Lumturinë në fytyrë, iu duk si i biri. Mbasi i uli u tha pse ishin munduar. Ata kishin shumë emocione dhe nuk po sqaronin mirë. Erdhi sekretareje dhe ajo u nuk u morr vesh me ta. Ajo i tha Lumturisë se një kompani do qe t’u marri frutëmarketin. Kanë falsifikuar dokumentet dhe janë në gjyq… Nuk kemi njeri kush të na mbrojë tha plaka. Një vajzë që kemi ka ikur me burrin në Australi. Një djalë që patëm ka vdekur. Prandaj ajo kompania fantazmë përfiton dhe do të na i marrë. Mos u shqetësoni. Shkoni në shtëpi nuk u a merr njeri dyqanin. Ngriti telefonin foli me dike dhe ai i tha mos u bën merak e sqaroj unë. Nesër në orën 10 më dërgoni avokatin e kompanisë se do e zgjidh unë. I përcolli pleqtë deri tek dera dhe u tha me të qeshur që do shihemi…Lumturia e priti avokatin dhe sa pa i tha në qoftë se je bërë palë me atë kompaninë do të arrestoj. Më sill gjithë informacionet e mundshme për atë kompaninë që pretendon se është e saj. Nxori nga çanta një bisneskart dhe i tha mere këtë dhe mos ja jep njeriu. Kur pa emrin ai tundi kokën dhe u zhduk. Brenda 10 ditëve gjithçka u sqarua. Me ta u mor drejtësia pleqtë nuk i bezdiste më njeri. Mbas një jave i vjen një ftesë në zyrë ku i lutej që të mos mungonte. Po ditën e mërkurë në orën katër është e ftuar. Lumturia u interesua dhe i thanë që lokali është serioz. Kështu që plot në orën katër u gjend para lokalit ku po e priste i zoti lokalit. Ai e shoqëroj dhe futi në një sallë të vogël po shumë të bukur. Sa hyri brenda, të gjithë u ngritën në këmbë. Në mes ishte një tavolinë mbi të kishte shkresa. Dy zyrtarë ishin para letrave. Në anën tjetër ishin të dy pleqtë të gëzuar me gjithë avokatin dhe disa të tjerë. Lumturia i përshëndeti të gjithë dhe u ul. Pas saj, u ulën të gjithë. Pastaj u ngrit avokati. T’u sqaroj për se jemi mbledhur: Të gjithë pasurinë, të tundshme dhe të patundshme ia kalojnë Lumturisë, si çupa e ligjshme e djalit të tyre.
Ajo u ngrit në këmbë dhe shkoj me vrap te pleqtë i përqafoj dhe të tre mbushën sytë me lot. Zyrtarët e ftuan të firmoste. Ajo firmosi dhe shkoj sërish te pleqtë. Ata ju luten që, po të kishte mundësi, të shkonte Shpresa për vizitë, se ata si pleq e kishin të pa mundur.
Lumturia shkoj në shtëpi shumë e gëzuar. E ëma e pa dhe i tha ke ndonjë haber? dhe qeshi . Po nënë, i tha ajo, sot kam qen për vizitë te gjyshja dhe gjyshi. Pastaj i shpjegoi gjithë ngjarjen. Mirë i tha s bijës, javën qe vjen do shkojmë për vizitë. Blej nja dy tufa me lule …
Pas një jave ato shkuan. Po sa u gëzuan… Ata, nuk dinin si ti kënaqnin dhe ju luten qe te mos te iknin atë natë po të flinin atje. Ato fjetën atje, me kujtimet e njeriut të tyre më të dashur dhe u lumturuan.
Të nesërmen mbasi hëngrën mëngjesin, të dy pleqtë, u thanë: Ju lutemi ku do na lini ne, në gjithë këtë shtëpi po na ha vetmia, ose rrini me ne për një kohë, ose na merri me vete … Të dy palët kishin nevojë për njeri tjetrin. Vendosen që do ta kalonin jetën bashke përgjithmonë.
Pas një muaj Shpresa e nisi Lumturin në Shqipëri dhe e porositi që veç parave që do u jepte t’u blinte dhe një shtëpi të bukur ku ta donin prindërit, për të mjekuar sa do pak, plagën që u kishte hapur.
ÇIKAGO, më 21 NENDOR 2020