• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DASHURIA…

November 27, 2020 by dgreca

Tregim nga Memisha Gjonzeneli/

Aeroplani nga Rinasi i Shqipërisë për në Çikago të Amerikës, nisej  shpejt në orën 5 të mëngjesit, kështu që për ta përdoruar atë, duhet të ngriheshe në orën 2 të natës. Josifi me gruan dhe me çupen, e kishin angazhuar një taksi që t’i shpinte nga Vlora në aeroportin e Rinasit. Taksia erdhi në kohën e caktuar. Vendosën valixhet në bagazh dhe u nisën  për në aeroport. Arritën atje në kohë, dorëzuan  valixhet, kaluan  dhe kontrollin, dhe po prisnin të sistemoheshin në avion. Me këtë avion do udhëtonin  deri në Itali.  Kaluan kontrollin, u futen në avion, zunë vendet, u ulen, vunë rripat dhe qenë gati për nisje. Pas 90 minutash avioni u ul në aeroportin iatalian. Pushuan atje nja dy orë dhe me një avion tjetër më të madh, u nisën për në Çikago.

Josifit i kishte dalë lotaria,  edhe pse  ai nuk mendonte se do fitonte, ndërsa e shoqja Laureta, u shfaq optimiste dhe i dha shprese: Ke bërë shumë mirë i dashur edhe  mund të  fitosh. E bija Shpresa qe ishte 17 vjeçe, ishte dhe më optimiste: “Ne kemi fat, i tha e vendosur, do fitojmë!”  Dhe vërtet ata fituan dhe tani po udhëtojnë për në Çikago. Josifi ishte marangoz. E njihte shumë mirë profesionin. Ai kishte dhe një dyqan të vogël në lagjen Çole. E shoqja shiste rroba, po aty,  para dyqanit. Shpresa shkonte në shkollë.

Lotaria ishte një fat i madh për ta. Në Çikago i priste një kushëri i parë i Lauretës. Avioni mëriti në Çikago në orën një mbas dite. Kaluan dhe atje pikën e kontrollit, morën valixhet dhe po dilnin, kur para u doli Viktori. U përqafuan, dhe u prezantuan. Viktori vet kishte pak kohë që kishte ardhur, po megjithatë ishte rregulluar mirë. Atë nate fjetën në shtëpinë e Viktorit. Viktori kishte gruan dhe një djalë të vogël njëvjeçar. Ai u kishte gjetur një apartament të vogël, sipas porosisë, dhe të nesërmen, që në mëngjes, i çoj atje. Apartamenti u pëlqeu. Viktori e pyeti Josifin:

-A ke para, që të paguash, apo të të jap unë?

-Të faleminderit shumë, unë kam ca para, po, po të më duhen te tjera, do të të kërkoj, po të lutem më ndihmo të regjistroj çupën në shkollë, dhe të mbaroj punë me dokumentet.  Viktori i tha mos u mërzit, të gjitha do i rregullojmë. Dhe vërtetë brenda javës  i mbaruan të gjitha detyrat. Josifi e falënderoj me shpirt Viktorin. Tani  më duhet dhe një punë… Edhe për atë kam menduar, do punojmë bashkë. Më vonë, shohim dhe bëjmë.

ÇIKAGOJA

Koha kalonte si me vrap. Familja e re u ambientua shpejt me ndihmën e paçmuar të Viktorit, që ishte shpirt njeriu. Edhe Laureta gjeti një punë si rrobaqepëse  te një arab. Kështu, me dy rroga, kalonin mirë. Kishin pak vështirësi me gjuhën po brenda vitit edhe asaj ja morën dorën. Shpresa kalonte shumë mirë në shkollë. Ajo vazhdonte shkollën e mesme. Shpresa u miqësua shumë me dy shoqe, njëra ishte Amerikane dhe tjetra nga Maqedonia, po shqiptare. Ishin në të njëjtën klasë. 

Një dite, në vitin e tretë, kishin fizkulturë dhe profesori po u bënte vrapim, te këndi sportive, jo shumë larg nga klasa me djem. Djemtë po loznin basket boll. Shpresës i ra në sy, një djalë simpatik, që ishte shumë aktiv dhe që lozte mirë. Deri sa mbaruan vrapin ajo nuk ja ndau sytë…Dhe kur po ikte në shtëpi, mendja i  shkonte te ai djali. Ajo donte ta hiqte nga mendja po nuk mundej, ai i kthehej prapë. Dreq, tha me vete, ç’më gjeti? Të nesërmen kur shkoi në shkollë donte se zben ta shikonte. Epa, më së fundi në mesin e ca shokëve dhe diçka brenda shpirtit të saj se çfarë i lëvizi. Emrin ja mësoj shpejt, e kishte Spiro. Po diçka  ishte interesante, ai rrinte gjithmonë me një grup djemsh qe ishin moshatar, sidomos  ishte i pa ndarë me  pesë prej tyre. As kush prej nxënësve nuk u afrohesh. Ata të binin në qafë  kot, pa u bërë gjë dhe qenë të gatshëm të bënin sherr me këdo.

Në funt të semestrit të parë, shkolla organizoi një mbrëmje vallëzimi, ditën e shtunë, kur nuk kishin mësim. Mbrëmja fillonte në orën pesë mbas dite dhe mbaronte në orën dhjetë në darkë. Shoqet vendosën të merrnin pjesë në mbrëmje. Ato lanë takim dhe u bënë të tria bashkë të veshura bukur. Në sallë kishte shumë njerëz, aqsa mezi gjetën vende. Një nga profesorët hapi mbrëmjen. Filloj muzika. Shpresa u ngrit dhe filloj të kërkojë Spiron. Më së fundi e pa, ishte  midis shokësh, ndaj shkoi drejt tij dhe e ftoj për kërcim. Ai në fillim nuk pranoi, po një nga shokët i tha është turp ta refuzosh dhe ai u ngrit si me turp. Spiroja kërcente shumë mirë, po dhe Shpresa kërcente shumë bukur. Duke kërcyer u prezantuan dhe shpejt u miqësuan. Ata u kënaqen pa masë. Kur u ndanë ajo i propozoi për të kërcyer prapë, mirë i tha ai, do vij të të marr unë. Pas një gjysme ore Spiroja erdhi dhe e ftoi për kërcim. Ajo po e priste me pa durim, kish frik se ai mos nuk vinte. Po ja qe erdhi dhe ajo qe e lumtur dhe tha me vete: Kjo është nata më e lumtur e jetës time, ndërsa sytë  gati ju mbushën me lot. Kur mbaroj mbrëmja dhe do ndaheshin, Spirua i tha se do takoheshin në shkollë. Spiroja ishte një klasë me lart se Shpresa. Spiroja shkoj te shokët. Kur ata filluan ta trazonin. Ai qeshte. Spiroja ishte me orgjinë greke. Prindërit e tij kishin lindur në Amerikë.

Spiroja kishte babain, nenën dhe një motër më të  madhe se veten.  Ata kishin blerë një frutemarket  mu në qendër të  Çikagos  dhe kishte shumë punë. Për ta punonin afro 25 punëtor dhe nëpunës. Kështu që ishin në gjendje. Spirua ishte fëmijë i përkëdhelur dhe i pa kontrolluar. Shpresa, kur po ikte në shtëpi i dukej  sikur ishte akoma në krahët e Spiros duke vallëzuar. Edhe shoqin e Shpresës që e quanin Floresha, po dhe Amerikania  Meri, ishin shumë të gëzuara. Ajo gjithashtu kishte gjetur një djalë të mirë që i kishte pëlqyer dhe po i shpjegonte Shpresës si ja kishte kaluar me të.  Shpresa as që e kishte mendjen se çfarë po i thoshte shoqja. Ajo pushoj dhe po priste që Shpresa ti thoshte ndonjë gjë, po më kot, ndaj u mërzit dhe i tha, ç’bënë kështu moj, po ti nuk e ke mendjen që unë po të flas. Ajo prapë nuk i ktheu përgjigje. Atëherë  ajo e kapi për krahu  dhe e tundi fort. Kam gjithë rrugës që po të flas dhe ti nuk po me kthen përgjigje. Atëherë Shpresa e kuptoj  qe kishte qenë në ëndërr. Me fal motër nuk e kam pasur mendjen. Të lutem më fal. Shkuan në shtëpi . Po, ajo natë do mbetet e pa harruar. Ajo natë tregoj fillimin, po fundi nuk i dihej. Shpresa gjithë natën nuk mbylli sy. Sa herë i bënte pyetje vetes. Mos valle kjo  ishte dashuria, po për çudi, nuk merrte përgjigje. Vetëm afër mëngjesit i erdhi përgjigja. I tha kujdes, të ka ardhur dashuria….Në fillim u tremb, po me vonë i pëlqeu, dhe e zuri gjumi  si e vdekur. U ngrit në mëngjes si e trembur. Po  thuaj  nuk kishte fjetur fare. U bë gati për në shkollë dhe u nis. Gjithë rrugës  mendonte ku do e shikonte Spiron… U fut në klasë. Sa e pa shoqja e kapi për dore dhe u ulën në bango.  Shpresa ti se cfarë ke që je zverdhur shumë, mos je gjë e sëmur e pyeti ajo. Jo i tha ajo shpejt. Nuk kam gjë jam mirë, po me vete tha  po jam shumë e sëmur dhe ka vetëm një ilaç që e ka emrin  SPIRO…   

Mbaroj shkolla. Nxënësit u nisën nëpër shtëpi. Shpresa u nda nga turma, që Spiroja ta shikonte më mirë. Dhe vërtet ai e pa dhe donte të vinte ta takonte, po ishte me shokët dhe nuk mund të ndahej, se ata do ta vinin në lojë. Edhe Spiroja kish menduar  gjithë kohën për Shpresën, po e kishte lënë  me kaq.

Më kot priti Shpresa se mos vinte Spirua.  Floresha po i lutej që të iknin. Më së fundi Shpresa u nis me kokën varur dhe pa thënë asnjë fjalë, mëritën në shtëpi. Shoqja e saj u bë merak. Kur po ndaheshin i tha të lutem motër ti diçka ke, më thuaj ndofta të ndihmoj. Shpresa tha me vete, se vetëm zoti m ndihmon dhe askush tjetër. Po, me zë tha: Nuk kam asgjë të lutem  mos u shqetëso. Dhe u ndanë. 

Kaluan kohë dhe marrëdhëniet e Spiros me Shpresën ishin rregulluar plotësisht,  aqsa ra në syrin e familjes. Një darkë  kur ishin mbledhur si familje, Josifi  i thotë së bijës:

-Moj Shpresë, ti je pleksur me një djalë! Pa me thuaj, ta dimë edhe ne!

-Po baba, i tha ajo.

-Po kush është ky djalë?

E ëma u habit nga përgjigja e çupës. Vetëm atëherë e kuptoj se çupa e saj ishte rritur. Sa qe e vogël nuk ta bënte fjalën dy,  tani shiko si  i përgjigjet të atit. Sa qenka rritur dhe unë se kam ven re. Babai vazhdoj:

-Kush është ai djalë. Shpresa i tha me qetësi:

-Atë djalë e quajnë Spiro. Me orgjinë është grek, po nëna dhe baba i kanë lindur këtu. Ai sapo mbaroj shkollën e mesme, pra është një vit me madh se unë.

Babai u habit nga gjakftohtësia e së bijës. Përgjigjet të qarta dhe te qeta.

-Dua që mos ta takosh më atë djalë, i tha i ati pak nervoz. Ajo u përgjigj:

 -Baba nuk mundem. Unë e dua shumë atë dhe nuk e komandoj dot dashurinë. Pra te lutem, mos ma kërko këtë.

-Mendohu dhe njëherë me qetësi, pastaj më kthe përgjigje. Dhe shkuan të flenë…

Qetësia në shtëpi ishte shkatërruar. Shpresa nuk i ktheu tjetër përgjigje të atit. Ajo vazhdoj njësoj me Spiron. Atëherë prindërit vendosën të kthehen në Shqipëri. Ata sapo  ishin bërë nënshtetas  Amerikan. E shitën shtëpinë. I than Shpresës për t’u kthyer. Ajo u përgjigj me vendosmëri: Jo! 

Një dite të bukur maji u kthyen në Shqipëri. I lanë Shpresës 10 000 dollarë  dhe një copë pusulle  ku i shkruanin: Ne u nisëm dhe gjithnjë të presim!

Kur u kthye në shtëpi Shpresa dhe nuk gjeti njeri, filloj të qaj me dënesë, po shpejt e mori veten u qetësua  dhe tha se kjo dikur do ndodhte.

Shtëpia ishte shitur, kështu si fillim, gjeti dhe dy shoqe dhe morën me qira një apartament. Në fund të muajt mbaroj shkolla. Ne atë kohë Spiron me tre shokë zevzek, i fusin në burg dhe i dënojnë nga një vit e gjysmë. Me njëherë Shpresa shkoj në takim dhe ju lut Spiros që të mos mërzitej  se koha do kaloj shpejt.

Në universitet ajo nuk mundi të shkonte, tani që Spiroja ishte në burg. Shkoj sërish te Spiroja në takimin e radhës dhe i la ca para, po ai nuk i pranoj. Atëherë ajo filloj të qaj, deri sa ai i mori. Spirua kishte para. Babai i pasur, i dërgonte gjithnjë.

Shpresa u regjistrua në një shkollë një vjeçare ku mësonin të bënin prodhime farmaceutike. Gjatë kësaj kohe gjeti dhe një punë: Mbante një grua të moshuar. Mbas një viti Shpresa e mbaroj shkollën. Mori punë në një kompani dhe rrogën e kishte shumë të mirë.

 Spiroja doli nga burgu. Shpresa shkoj dhe e priti. Gëzimi i saj nuk kishte kufi. Po nuk zgjati shumë. Prapë e futën në burg, për një sherr në një bar, ku shkatërruan çdo gjë që u doli para. Kësaj radhe i dënuan nga  dy vite burg . Shpresa prapë shkoj dhe i lutej Spiros të mos mërzitej se dy vite kalonin shpejt dhe ajo do vinte çdo javë. Shpesh merrnin dhe takim special dhe shpresa shkonte flinte atje me bashkëshortin.  Mbas ca kohe  e ndjeu se ishte  me barrë. Gëzimi i saj ishte i madh: Do bëhej nënë. N muajt e fundit, kur ju rrit barku, nuk shkoj më në burg, veç fliste më shpesh në telefon.

Shpresa lindi një çupë të bukur dhe emrin ja vuri Lumturi, se vërtet ndihej shumë e lumtur. Çupa ishte afro një vjeçe kur u lirua Spirua. Shpresa e linte çupën në shtëpi  me shoqen e saj. Kjo ishte dhe një arsye qe Spiroja të mos vinte në shtëpi të shikonte çupën.

Pas një viti Spirua, i etshëm për aventura, prapë u fut në burg. Ishin rrahur me një grup Meksikan dhe tre prej tyre, ishin plagosur me thika dhe njeri nga ata ishte  deri rrezik për jetën. Kësaj radhe u dënuan nga 6 vite burg. Shpresa prapë nuk ju nda dhe si gjithmonë i thoshte Spiros që të mos mërzitej, se unë do vijë gjithnjë. Ajo e donte gjithnjë marrëzisht dhe thoshte me vete: Unë do ta dua sa të kem jetën. Nga ana tjetër një nga shoqet e Shpresës ishte faktor optimizmi. Nuk kuptohej kush qe e ëma e Lumturisë: Floresha apo Shpresa!  Ato, të dyja çmendeshin për të. E donin shumë.

Mbas ca kohe Spirua u lirua nga burgu. Shpresa shkoj e priti te porta.  Sa u hap porta dhe doli Spiroja ajo shkoj me vrap  dhe e përqafoj.  Ai dukej sikur nuk u gëzua që u lirua.

Shpesh e bija pyeste për të atin. Ajo i thoshte se ka ikur larg, po do vij. As një vit nuk mbushi Spirua  jashtë përsëri e futën në burg bashkë me katër shok. Kësaj radhe i dënuan 5 vite secilin. Nuk u interesua se çfarë kishin bërë, Shpresa, menjëherë shkoj të takonte të dashurin. Ai sa e pa ju mbushen sytë me lot dhe tha fort: O ZOT, çfarë kam bërë që të meritoj këtë mrekulli që po më ndodh mua. Ajo asnjë herë nuk ka thëne çfarë ke bërë, po vetëm mos u mërzit dhe kjo do kaloj. Në atë kohë Shpresa e kishte kapur fort për qafe.

Shpresa shpesh qante natën që të mos ta dëgjonte çupa dhe Floresha, po kurrë në sytë e Spiros, se  ajo nuk donte ta mërziste atë. Ai boll kish burgun.

Si dreqin po ndodh kështu tha Spirua me vete. Unë e kërkoj të keqen, zoti më dërgon këtë engjëll të më heq brengat…

Kësaj radhe Spirua bëri plot 6 vite. Shpresa u vesh bukur. Kishte kohë q nuk ishte veshur kështu .. shkoj n burg se ajo e dinte orarin kur dilnin dhe po shikonte nga dera. Po, priti me kot. Kish m shumë se dy orë dhe ai nuk po dilte. Më së fundi një polic shkoj  dhe pyeti se çfarë priste? Ajo i tha pres të dashurin, të lirohet. Mos e quanin Spiro. Po tha ajo. Ai është liruar që në mëngjes. E kishte kërkuar vetë me lutje lirimin herët,  prandaj më fal, po duhet të largohesh.  Ajo iku, nuk qau aty, se nuk donte ta shikonte polici. Po, rrugës për në shtëpi gjithë kohën u mbyt në lot. Mezi e parkoj edhe makinën. Para se të hynte në shtëpi fshiu sytë, që të mos kuptohej se kishte qarë. Të nesërmen  nuk la vend pa kërkuar Spiron, po ishte e kotë , ai nuk kishte lënë adresë. Ajo vazhdoj ta kërkoj kudo, po më se fundi  u lodh dhe tha me vete gjer sa është zhdukur vetë pa adresë,  nuk do që ta takojmë . Gjithë dashurinë e ktheu nga çupa. Interesohej, që asaj të mos i mungoj  asgjë.  Lumturia u rrit me dashurinë e pakufishme të nenës. Ishte shumë e zgjuar dhe tepër simpatike. Me sytë të zezë si ulliri, me një fytyre pak vezake, me flok dhe vetulla të zeza.  Dukej  si e pa afrueshme, po po ta njihje nga afër ajo ishte shpirt njeriu. Kaluan kohe. Nga Spiroja asnjë lajm. Lumturia filloi gjimnazin.

Shpresa gjithnjë  e kërkonte Spiron. Jeta i dukej pa kuptim pa të. Ajo nuk kishte asnjë njeri tjetër, veç çupes. Një dite kishte dal me Lumturinë për të bërë pazar. Mbaruan dhe do iknin në shtëpi.  Kur i afrohet  një shok i Spiros dhe i thotë:

-Nuk e ke marrë vesh?

-Për çfarë i thotë.

-Spirua ka vdekur. Ai edhe sot është në funeral home, nesër varroset. Ajo u ul në shesh dhe gati po i pushonte zemra. E bija e kapi. Mami të lutem qetësohu. Dhe ajo filloj të qaj si e ëma,  megjithëse nuk e mori vesh pse e ëma po qante. Shoku i Spiros u largua i trembur. Shpresa e mori veten. U ngrit në këmbe u rregullua, fshiu sytë, dhe u kthye nga e bija dhe i tha:

-Bijë, duhet të më falësh që ta kam mbajtur të fshehtë babin. Po sot duhet të bëhesh e fortë, si  të kam mësuar unë.  Babi jot dhe i shtrenjti im, sot ka vdekur, prandaj hajde blejmë çdo gjë që na duhet dhe të shkojmë t’i japim lamtumirën e fundit, njeriut më të shtrenjte  timit po dhe tëndit. Blen gjithçka që duhej për këto raste. Blen dhe dy tufa me lule të bukura dhe të freskëta,  hipën në makinë  dhe shkuan në Funeral. Kishin ardhur plot njërës për ta përcjell,  po këto dy vizitore, sa zbritën nga makina ranë menjëherë në sy. Me veshjet elegante që u rrinin shumë mirë pas trupit. Në qafë kishin hedhur nga një shall të madh të zi, që u mbulonte edhe kokën,  krejt në të zeza. Shpresa i tha me zë të ulët të bijës:

-Bijë të lutem ruaj qetësin dhe gjakftohtësinë!

-Mos u shqetëso mami, ti kij kujdes për vete. Unë do bëj si më ke porositur ti.     Ato hyn brenda. Për së largu dukej arkivoli. Shpresës desh i ra të fiktë. Po e mbante fort dora e së bijës. Mëritën pranë arkivolit. Shpresa u hodh mbi arkivolin e hapur duke qarë. E shikonte atë fytyrë, qe kushedi sa herë e kishte larë me të puthura. Buzët i kishte pak të hapura.  Ajo i puthi fort ato buzë që dikur i jepnin aq ngrohtësi. Tani ato ishin  akull të ftohta. Ngriti kokën dhe pa të bijën, ajo e kish mbuluar të atin me lule, po pastaj me vrull e largoj pak të ëmën, ju hodh në qafë të atit duke bërtitur: Babi. Babi…pse ma bëre kështu, pse? Shpresës i ra të fiktë. Me njëherë u mblodhën njërës që t’i largonin. Disa thoshin kush janë këto, nuk i njohim. Lumturinë desh ta hiqnin nga ati. Po ajo u bërtiti,:

– Largohuni prej këtej, këtu nuk keni punë. Ky është babai im dhe kjo është nëna ime, nuk me shikoni sa ngjajmë me njeri tjetrin. Po ata prapë nuk dëgjuan, ndërsa e bija e qafonte dhe e puthte. Ata u benë gati ta hiqnin me forcë. Ajo i shtyti dhe u tha ai është babai im. Hodhi dorën në  kokë gjithë nerva dhe shkuli një tufë flokësh dhe u tha merrni këta flokë dhe bëni A.D.N. dhe do ta merrni vesh që ai është babai im. Dhe ja vuri flokët e saj në gjoks të atit. Kur në çast erdhën shokët e Spiros dhe i larguan të gjithë, duke vërtetuar se çka thonë ato janë të vërteta.

Gratë po qanin, ndërsa burrat ishin shumë të shqetësuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë si kjo ngjarje. Shpresa kishte ardhur në vete, dhe i tha të bijës:

-Jepi lamtumiren babit dhe hajde ikim. E puthi edhe vet dhe i tha lamtumirë i dashur kurrë nuk do të harroj. Edhe Lumturia e puthi dhe u larguan.

Pa hipur në makinë një shok i Spiros u afrua dhe i dha një letër Shpresës.  Ajo e futi ne gji, po ajo e dinte që shumë njërës po e ndiqnin me sy. Hipën në makinë dhe u kthyen në shtëpi…Skish se çfarë të bënin me aty…

Sa hynë brenda Shpresa i tha të bijës tani qaj sa të duash. Gjithë natën Shpresa nuk mbylli sy dhe thoshte me vete u mbyll edhe ky kapitull. Po unë çfarë do bej tani çfarë më ka mbetur për të bërë  tani. Ai ishte dielli që më ngrohte shpirtin dhe  i jepte kuptim jetës time. Tani nuk kam asgjë. Pas një jave, sikur u normalizuan gjerat. Lumturia shkoj në shkollë. Ishte në vitin e dytë në juridik. Mësonte shumë. Edhe Shpresa filloj punë. Kaloj dhe një javë tjetër. Më së fundi Shpresa e hapi letrën. 

                                                     LETRA:

E dashur dhe princesha ime!

Të qafoj tani që po shkoj… Këto janë çastet e fundit të jetës time… Si mund të largohem nga kjo jetë pa të thëne edhe fjalët e fundit.  Të lutem më fal… me fal, më fal. Nuk u takova me ty kur dola nga burgu. E ndieja veten më shumë se fajtor. Nuk guxoja dhe nuk kisha sy dhe faqe të të dilja përpara. Ty, që asnjëherë nuk u mërzite me mua.  Kurrë nuk më pyete çfarë ke bërë, po vetëm më thoshe kur do dalsh. ..Unë do të pres me krah hapur gjithnjë. Koha do kaloj shpejte dhe ne prapë do jemi bashkë. Sa herë që ti të vish, unë gjithnjë do të pres te porta. Ti ishe gjeja me bukur në jetë që më kishte falur ZOTI. Ti hyre në jetën time pa pritur dhe nuk dole më. Të dashuroj me gjithë forcën e shpirtit.  Ti dashurove me zjarr SPIRON. Ndërsa unë dashurova BURGUN…Shpirti im, lamtumir. Zoti të bekoftë. Dhe te faleminderit  për jete! Për çdo nevojë që të kesh shko te prindërit e mi. Unë u kam folur atyre për ty dhe je pjesë e testamentit.

E lëshoj letrën në shesh, fshiu lotët dhe ashtu e kishte zënë gjumi. Në darkë kur erdhi e bija e gjeti në gjumë. Dhe e zgjoj. Në shesh ishte akoma letra… Ajo i tha mami mere letrën, ajo e mori dhe e futi në gji shpejt. Nuk donte që çupa ta lexonte, ajo ishte e gjithë e saj…Dhe për herë të parë pas kaq ditësh buzëqeshi . 

Koha kalonte, vitet iknin. Lumturia e mbaroj shollën me nota të shkëlqyera dhe e punësoi një kompani. Shpresa ju lut  të mbaronte dhe digri. Po Lumturia tha: Do ta marr duke punuar. Në fillim shkonin çdo javë në varreza. Po pastaj shkonin një herë në muaj Shpresa shkonte më shpesh. Ajo shkonte sa linte lulet fillonte dhe pastronte barin. Sa herë që vente dukej sikur Spiroja i jepte forcë dhe dëshirë për të jetuar…

Shpresa e kishte blerë vendin e varrit afër Spiros, donte të ishte gjithmonë me të… Lumturia mori digri detektive… kështu që shpesh e flisnin për problem të ndryshme. 

Një dite Shpresa provoj të fliste me Shqipërinë. Telefonin e kishte gjetur. Dhe foli, i doli nëna.

-Alo mami jam Shpresa.

– O t’u beftë mami, moj bijë që më së fundi, fole. 

-Nëne, i tha Shpresa duke qarë. A do mundeni të më falni. U kam mërziture shumë. Po nuk kisha edhe faj. Mua nëne me rrëmbeu dashuria me gjithë forcën e saj. Dhe kurrë nuk jam ber pishman, do iki shumë e lumtur..Unë kam edhe një çupë të bukur,  do përpiqem   tu a dërgoj. Emrin e ka Lumturi…U përqafoj  me mall…

Një dite në zyrën e Lumturisë hyn sekretareje dhe i thotë:

-Kanë ardhur dy pleq dhe kërkojnë të takohen me ju. Sa do që unë i ndjek ata nuk largohen.

-Futi brenda! Ata hynë të ndrojtur. Plaka kur e pa Lumturinë në fytyrë, iu duk si i biri. Mbasi i uli u tha pse ishin munduar. Ata kishin shumë emocione  dhe nuk po sqaronin mirë. Erdhi sekretareje dhe ajo u nuk u morr vesh me ta. Ajo i tha Lumturisë se një kompani do qe t’u marri frutëmarketin. Kanë falsifikuar dokumentet dhe janë në gjyq… Nuk kemi njeri kush të na mbrojë tha plaka. Një vajzë që kemi ka ikur me burrin  në Australi. Një djalë që patëm ka vdekur. Prandaj ajo kompania fantazmë përfiton dhe do të na i marrë. Mos u shqetësoni. Shkoni në shtëpi nuk u a merr njeri dyqanin.  Ngriti telefonin foli me dike dhe ai i tha mos u bën merak e sqaroj unë. Nesër në orën 10 më dërgoni avokatin e kompanisë  se do e zgjidh unë. I përcolli pleqtë deri tek dera dhe u tha me të qeshur që do shihemi…Lumturia e priti avokatin dhe sa pa i tha në qoftë se je bërë palë me atë kompaninë do të arrestoj. Më sill gjithë informacionet e mundshme për atë kompaninë që  pretendon se është e saj. Nxori nga çanta një bisneskart  dhe i tha mere këtë dhe mos ja jep njeriu. Kur pa emrin ai tundi kokën dhe u zhduk. Brenda 10 ditëve gjithçka u sqarua. Me ta u mor drejtësia pleqtë nuk  i  bezdiste më njeri.  Mbas një jave i vjen një ftesë në zyrë  ku i lutej që të mos mungonte. Po ditën e mërkurë në orën katër është e ftuar. Lumturia u interesua dhe i thanë që lokali është serioz. Kështu që plot në orën katër u gjend para lokalit  ku po e priste i zoti lokalit. Ai e shoqëroj  dhe futi në një sallë të vogël po shumë të bukur. Sa hyri brenda, të gjithë u ngritën në këmbë. Në mes ishte një tavolinë mbi të kishte shkresa.  Dy zyrtarë ishin  para letrave. Në anën tjetër ishin të dy  pleqtë të gëzuar me gjithë avokatin dhe disa të tjerë. Lumturia i përshëndeti të gjithë dhe u ul. Pas saj, u ulën të gjithë.  Pastaj u ngrit avokati. T’u sqaroj  për se jemi mbledhur: Të gjithë pasurinë, të tundshme dhe të patundshme ia  kalojnë  Lumturisë, si çupa e ligjshme e djalit të tyre.

Ajo u ngrit në këmbë dhe shkoj me vrap te pleqtë i përqafoj dhe të tre mbushën sytë me lot. Zyrtarët e ftuan të firmoste. Ajo firmosi dhe shkoj sërish te pleqtë. Ata ju luten që, po të kishte mundësi, të shkonte Shpresa për vizitë, se ata si pleq e kishin të pa mundur.

Lumturia shkoj në shtëpi shumë e gëzuar. E ëma e pa dhe i tha ke ndonjë haber? dhe qeshi . Po nënë, i tha ajo, sot kam qen për vizitë te gjyshja dhe gjyshi. Pastaj i shpjegoi gjithë ngjarjen. Mirë i tha s bijës, javën qe vjen do shkojmë  për vizitë. Blej nja dy tufa me lule …

Pas një jave ato shkuan. Po sa u gëzuan… Ata, nuk dinin si ti kënaqnin dhe ju luten qe te mos te iknin atë natë po  të flinin atje. Ato fjetën atje, me kujtimet e njeriut të tyre më të dashur dhe u lumturuan.

Të nesërmen  mbasi  hëngrën mëngjesin, të dy pleqtë, u thanë: Ju lutemi ku do na lini ne, në gjithë këtë shtëpi po na ha vetmia, ose  rrini me ne për një kohë, ose na merri me vete … Të dy palët kishin nevojë për njeri tjetrin. Vendosen që do ta kalonin jetën bashke përgjithmonë.

Pas një muaj Shpresa  e nisi Lumturin në Shqipëri dhe e porositi që veç parave që do u  jepte t’u blinte dhe një shtëpi të  bukur ku ta donin prindërit, për të mjekuar sa do pak, plagën që u kishte  hapur.

 ÇIKAGO, më 21 NENDOR 2020  

Filed Under: LETERSI Tagged With: dashuria, Memisha gjonzeneli

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT-BAJAME HOXHA – ÇELIKU

July 27, 2020 by dgreca

DASHURIA/

Dot më s’do takohemi, sa më mungon ngushëllimi,     

Timbri yt i ëmbël mungon s’kam më lot gëzimi.

Ëndrrën, flakën e ndezur, ndjenjat s’i mori dot era,

Do t’më shkrijnë ajsbergun kur të vijë pranvera. 

Ah, kjo dashuri që asgjë s’e tret tani sa shndërrohet,

Nëpër pritje të gjata në dhimbje e lëngatë!

E ndjej shpirtin tim të thyet, të griset të pendohet,

Jo, asnjëherë s’gabuam e s’ramë në mëkat!

Dielli kur fshihet reve, rrufeve kur zbret ngatërruar,

Rrufeshëm më ndez shpresën eh, ditën e lënduar!

Mos vallë është shenjti që zbret ylberit ngazëlluar?

Mos vallë je ti, ai yll që po më ndrin vezulluar? 

E di, sonte s’do mbyll sy, do bëj me qindra pyetje,

Nxitur nga e papërsëritshmja ndjenja qiellore.

Atij buzagazit tënd të dëlirë do t’i hap çdo dritore.

Që të më josh luhatjen e brishtë shpirtërore.

Thellësisht më mungon e s’do takohemi përjetësisht,

Ky shpirt si duron, më thuaj, kam shumë frikë!

Orët e ftohta, nga dashuria që më përthith tërësisht,

Ngrohen, digjen, pastaj pres agimin t’më ndrit! 

Ah, sot

Sot nuk i shkula sytë nga gjelbërimi

I fushave ngazëlluese të vendit tim.

Sa dukej malli, vuajtja dhe pikëllimi, 

I viteve ku s’ndihej gëzimi im!

Të gjitha vuajtjet, kujtimet janë shtjellë,

Lëndinave, pranverave të praruara.

Rinia faqendezur paska humbur thellë,

Tek vitet tona të dashuruara!

E ndjeva me zemër pasionin përsëri,

Ah, sa  hyjnor shpërthimi rinisë!

Kthjellë e shoh qiellin, yjet po ndrinë,

Zot im, dhuroji paqe vendit tim!

FILIZAT E DASHIRISË

Të adhurova marrëzisht

Përmes belbëzimeve,

Përmes pasionit tënd të furishëm.

Dhe të dashurova fuqishëm.

Por, s’vonoi erdhën shirat me ujë të tërbuar

Përtej çdo caku,

Përtej çdo prove,

Përtej çdo dhimbje.

E megjithatë,

Filizat e dashurisë 

Lulëzuan ndër ne,

Po me atë forcë,

Po me atë pasion,

Po me atë siguri.

Lulëzuan filizat 

Përjetësisht,

Lulëzuan

Tek të dy!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: BAJAME HOXHA - ÇELIKU, cikel poetik, dashuria

ALFONS GRISHAJ NE SOFREN E DIELLIT

August 20, 2016 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

 MIDIS DY JETEVE/

Jetoj midis dy jetëve nga hulumtimet e  shpirtit./

Trupin lë në paqe, gjëmoj në paralelet e globit./

Njësh bëhem me erën, stuhi kalimthi në  shkretëtirë./

Tezgjah i folesë së shqipes kulmon mbi  rrëpirë./

 

Ndalem në qytete X…Y, plot mall për miqt’ e vjetër,/

Zot! Disa ndryshuar…Çmallem, por,s’dua t’i shoh herë tjetër!/

Le t’i kujtoj siç ishin në vuajtje, në turbullinë  e kohës,/

Para Stop-it, ku ndanim mirësinë , kafshatën e gojes./

Me syrin e antropozofit si hamingbërd në  nektar

Ndalem, shijoj humorin që vjen  nga një hokatar,

Por i  shkurtër  është gazi në gostinë  e shtirë

Kur në mes të darkës  gënjeshtra  lëshon një i “mirë”.

 

Me moleps kalimthi një ndjesi, puhi e gushtit vjen  përreth,

Pa ardhur vjeshtë e bukur, dimri idhnak shpirtin ma rrënqeth.

Si Zhyl Vern, jam lodhur, udhëtimi më sjell trishtim, mërzi.

Për ca kohë do kyç shpirtin të mos shoh shformim  e herezi.

***

DASHURIA

Dashuria është shenjtërim

Nuk shitet e blihet or të shkretë.

Ajo nuk është pasion për shfrim,

Por melodia e qiellit vetë!

***

FJALE PER DASHNI TE AMSHUME

U takun në strehën e bukuroshes.

Fjalën dhanë për dashni t’ amshueme,

Ku uja e seksit me rrena kodoshësh

Nuk e tundin kurrë parajsën e shejtnueme!

***

SHPEJTESIA E TRURIT…

Pas një humnere të zezë ka dimension jete.

Çdo neuron i fjetur është vullkan të pathënash

Përtej caqeve të konceptit human,

 

Jo stimular prej “CPH4”*, fantazi ekzotike e kineastëve.

Pas një dere të vjetër jehon një legjendë.

Përtej kontureve të mitit,

Dendra* duket e shkretë, vizitorët nga qielli e kanë braktisur?

Në tokë këpucët lustrafinë ngjyrosen nga rëra e pluhurosur.

Çadrat, kapelet e borsetet e zonjave janë të bezdishme

Si kori i gjinkallave që varen në pemët me gjethe të rralla.

Të sëmurët ende shpresojnë tek legjenda e Zonjës-Zot, Hathor*

Për shërimin e virtytit, antikorpi i sëmundjeve.

E pakapshme nga syri i njeriut,

Ajo flauron pëmes avullit dhe valëve,

E ëmbël si 5 mijë vjet më parë…

Mes brirëve të kaut rri disku diellor me simbolin e kobrës,

Fuqi e pushtetit qiellor e tokësor, imortale!

 

Pas një shpikje, njeriu çmohet për tashmen

Rrugaçja  frekuentive e momentit që moleps njeriun dhe kohën,

Duke dekantuar të shkuarën, por jo diskun e misterit,

Se, gjilpëren e gramafonit Zoti e ka brenda  dhëmbit të syrit.

 

Krenohet njeriu se shkoi në hënë,

Sateliti më i afërt i tokës, dhe, trumfalisht

Prek Marsin, me teknikën e kohës së Kolombit,

Në flirtin e rremave peshqit rrahin putarkat n’dashni

Për bërcakët e ardhshëm.

 

Mos thoni se shpejtësia e dritës është më e shpejta,

Matësi i të gjitha njësive të tejskajshme.

Yahyel-ëve*,  shpejtësia e dritës u duket shpejtësi breshke.

Ata ndihen keq me konceptimin progerian* të tokësorëve,

Heshtin, se afati nuk është honorifik, por ligj!

 

Teoria e relavitetit është kontradiktore me teorinë e mekanikës kuantike

“I, at any rate, am convinced that He (God) does not throw dice.”*

Ekuacioni E=MC2 *, i Ajnshtajn do peshohet …

 

Big Bang, fantazi infantilësh që kërcejnë në katedra si pleshtat në vathë.

Hapësirat e zbrazta pa konstellacion, notë e pakalueshme për Hawking’s friend.

Raporti i energjisë së errët është më i madh  se neutronet, fotonet dhe atomet.

Loja e misterit të madh…

Pas një humnere të zezë ka një dimension jete.

Pas përsosmërisë anatomike të frymorëve ka një Demiurg astronomik,

Që shpërfill shpejtësinë e dritës dhe  çmon shpejtësinë e trurit,

trilion herë më e shpejtë se ajo e dritës,

 

Pas një humnere të zezë ka një dimension tjetër,

Përmes tingujve rrënqethes, valëve e trajtave të padukshme

Transkriptohet zanafilla e jetës, prej nga erdhëm dhe ku do shkojmë…

Shpjegime:

  • CPH4 = Drogë e shpikur, fictive, e cila nuk ekziston. Kjo drogë u shpik nga kineastë në filmin Lucy, ku aktorja kryesore është Scarlet Johansson. Gjoja kjo drogë blu rrit përdorimin e kapacitetit të trurit 100%… dhe më pas gjithçka ndryshon.

*Dendra = Tempulli i Zonjës-Zot , Hathor  . Në Egjypt. Hathor ishte Zoti i qiellit , vallëzimit , dashurisë , gëzimit , muzikës dhe nënave.

  • Yahyel = Jashtokësor , të cilët për herë të parë përmenden nga Vanga që fliste me ta.Ajo përmend  aureolen  e tyre në kokë , por pa emrin Yahyel …Ata janë të bukur dhe shumë të ditur, rrezatojnë.
  • Progrerian(progreria) = Sëmundje… Fëmijët që kanë sëmundjen e progreria, mënjëherë plaken sikur të ishin dhjetra vjet më të mëdhenj. Kjo sëmundje nuk lejon rritjen normale. Pothuajse  shumica e atyre që kanë këtë sëmundje vdesin herët nga sëmundjet kardiovuskulare…
  • “I , at any rate, am convinced that He (God) does not throw dice.”* Ajnshtajn.
  • E=MC 2 = Ekuacioni i famshëm i Ajnshtajnit …

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, dashuria, MIDIS DY JETEVE, SHPEJTESIA E TRURIT...

NENE TEREZA: Dashuria nis në shtëpi

December 10, 2015 by dgreca

Më 10 dhjetor kujtojmë përvjetorin e dorëzimit të Çmimit Nobel të së Lumes shqiptare – Nënës Terezës, Ganxhe Bojaxhiu, në Oslo në vitin 1979.

Aso kohe qe një befasi e kënaqësi për të gjithë, sidomos për të varfrit e Misionareve të Bamirësisë e për Shqiptarët. Një befasi, sepse shumë njerëz pyesnin: çfarë ka bërë Nënë Tereza për paqe në botë?  Shumë, gjithçka, ajo e dhuroi jetën e saj shërbim të më varfërve ndër të varfër të botës, duke u mjekuar me dashuri plagët e të gërbulurve, duke strehuar njerëzit e braktisur e të mënjanuar, duke u ridhënë njerëzve të përbuzur nga shoqëria bashkëkohore, dinjitetin njerëzor të dhunuar, duke i respektuar e dashur si bijë të Zotit e vëllezër tanë.

Ja Fjalimi i së Lumes Nënë Terezë mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe në Oslo, më 10 dhjetor 1979

E Lumja Nënë Terezë: “Fjalimi në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel (Oslo, 10. 12. 1979)

Me që jemi mbledhur të gjithë bashkë, mendoj se, për të falënderuar Zotin e Çmimin Nobel për Paqen, do të ishte vërtet e bukur të luteshim me lutjen e Shën Françeskut të Asizit, që më mahnit gjithnjë shumë – ne e themi këtë lutje çdo ditë pas Kungimit, sepse tepër e përshtatshme për secilën nga ne. Më bën të mendoj se katër-pesëqind vjet më parë, kur Shën Françesku e krijoi këtë lutje, njerëzit duhet të kalonin po ato vështirësi, që kemi sot, me që na përshtatet kaq shumë.

Mendoj se disa nga ju e kanë me vete, prandaj, të lutemi së bashku. Ta falënderojmë Zotin për mundësinë që kemi, gjithë së bashku, sot, për këtë dhuratë të paqes, që na kujton se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe, se Jezusi u bë njeri, për t’ia sjellë pikërisht këtë lajm të mirë të varfërve. Ai, edhe pse Zot, u bë njeri në gjithçka, veç mëkatit, dhe e shpalli botërisht se kishte ardhur për ta sjellë këtë lajm të mirë. Lajmi ishte paqja për të mbarë njerëzit vullnetmirë, ishte paqja e zemrës, që e dëshirojmë të gjithë. Zoti e deshi botën aq, sa të jepte Birin e vetëm për t’ua bërë njerëzve këtë dhuratë. E si mund të themi se bëri keq, pse e deshi botën aq, sa të jepte Birin e vet? E ia dha Virgjërës Mari. E ajo, ç’bëri pastaj? Sapo e ndjeu gjallë, shpejtoi ta jepte lajmin e, si hyri në shtëpinë e së kushërirës, foshnja – ende e palindur, në kraharorin e Elizabetës, u drodh nga gëzimi. Ferishtja e palindur qe lajmëtari i parë i paqes!

Njohu Princin e Paqes, njohu Krishtin, ardhur për të sjellë lajmin e mirë, për mua, për ty. E sikur të mos i mjaftonte që u bë njeri, deshi edhe të vdiste mbi kryq, për të treguar sa e madhe ishte dashuria e Tij për njeriun, për mua, për ty, për të gërbulurin e për të uriturin, që sillet lakuriq rrugëve jo vetëm të Kalkutës, por edhe të Afrikës, të Nju Jorkut, të Londrës, të Oslos, e nguli këmbë ta donim njëri-tjetrin, ashtu si na kishte dashur Ai vetë.  Lexohet qartë në Ungjill: “Duajeni njëri-tjetrin, ashtu si ju desha unë, si ju dua. Ju dua, si më deshi Ati”. E Ati e deshi aq fort, sa ta dhuronte dhe më fort. E edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin, deri në dhembje. Nuk mjafton të themi: “Zotin e dua, por jo të afërmin!”. Shën Gjoni të kujton se gënjen kur thua: “Zotin e dua, por jo të afërmin”. E si mund ta dashke Zotin, që nuk e sheh, kur nuk e do të afërmin, që e sheh, e prek, që jeton me të e pranë tij? Kështu ka shumë rëndësi të kuptojmë se dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të jetë e tillë deri në dhembje!

I dhembi Jezusit, kur na deshi. I dhembi fort. E për të qenë i sigurt se do ta kujtonim dashurinë e tij të madhe, u bë Buka e jetës, që të shuante urinë tonë për dashuri. Urinë tonë për Zotin, sepse u krijuam për këtë dashuri. U krijuam sipas shëmbëlltyrës së tij. U krijuam për të dashur e për t’u dashur, e Ai u bë njeri, që ne të mund të donim, siç na deshi Ai vetë. Është Ai i urituri, i zhveshuri, i pastrehu, i sëmuri, i burgosuri, i vetmuari, i padashuri, e vijon të na kujtojë: “Ma keni bërë mua!”. Ka uri për dashurinë tonë,  e kjo është uri për të varfrit tanë. Është ajo uri, që ju e unë duhet ta gjejmë, sepse mund ta kemi edhe në strehën tonë! Nuk e harroj kurrë mundësinë që pata për të vizituar një shtëpi, ku strehoheshin një mori pleqsh, të gjithë prindër me bij e me bija, të gjithë të flakur në atë institut dhe… të harruar!

Shkova atje e pashë se kishin gjithçka, gjëra të bukura, por të gjithë i kishin sytë të mbërthyer tek porta. E nuk pashë asnjë fytyrë të qeshur. Iu drejtova një motre e i thashë: – Si kështu? Si është e mundur që njerëz, të cilët i kanë gjitha të mirat, s’bëjnë tjetër, veçse shikojnë portën? E nuk shoh asnjë fytyrë të qeshur! Jam mësuar t’i shikoj njerëzit tanë të qeshur; madje edhe ata që janë duke dhënë shpirt, buzëqeshin lehtas. Vdesin me buzë në gaz.

E ajo ma ktheu: – Kështu i ke ditë për ditë, presin e shpresojnë se do të vijë për t’i parë ndonjë prej bijve a bijave. E ndjejnë veten të plagosur, sepse të harruar, e, shikoni, pikërisht këtu duhet të trokasë dashuria. Ashtu si troket në shtëpitë tona varfëria, kur harrojmë të duhemi. Ndoshta në familjen tonë kemi ndokënd që  ndjehet i vetmuar, i sëmurë, i shqetësuar, e këto janë ditë të vështira për të gjithë. A jemi aty? A jemi për t’i ndihmuar? A është aty nëna, për të dëgjuar fjalën e pathënë të të birit? Çuditem kur shoh, në perëndim, shumë djem e vajza të droguara  dhe e vras mendjen për të gjetur psenë, pse ndodh kjo? E përgjigjja është: sepse nuk kanë asnjeri në familje që t’i dëgjojë. Babai e nëna janë gjithnjë të zënë, aq sa të mos kenë kohë deri për fëmijët e vet. Prindërit e rinj janë në ndonjë zyrë, kur fëmija u bredh rrugëve, gati për të rënë në ndonjë grackë. E ne jemi duke folur për paqen! Pikërisht këto janë gjërat, që e rrënojnë paqen, por unë nuk heq dorë nga mendimi se sot për sot armiku më i rrezikshëm i paqes është aborti, sepse luftë e drejtpërdrejtë, vrasje e drejtpërdrejtë, mbytje e fëmijës me dorën e vetë s’ëmës.

E lexojmë në Shkrimin Shenjt. Zoti e thotë tepër qartë: “Edhe sikur nëna ta harronte foshnjën, unë nuk do të të harroj! Të kam skalitur në pëllëmbë të dorës!”. Jemi të skalitur në pëllëmbën e dorës së Tij, jemi pranë Tij! E edhe foshnja e palindur është e skalitur në pëllëmbën e dorës së Zotit. E ajo që më trondit më shumë, është fillimi i kësaj fraze, janë fjalët: “Edhe sikur nëna të harronte…”. Më duket gjë e pamundur, por megjithatë, edhe nëna  mund të harrojë, na kujton Zoti, në sa unë nuk do të harroj kurrë. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Nëse ne jemi këtu, jemi sepse prindërit tanë na deshën. Nuk do të ishim, nëse nuk do të na kishin dashur. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E nëse një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!

Prandaj bëj thirrje, në Indi e kudo: “Na i jepni ne fëmijët, nëse nuk i doni, në këtë vit, që u është kushtuar. Çfarë kemi bërë për fëmijët? Në fillim të vitit kam thënë, kudo që kam folur: të punojmë këtë vit, që çdo fëmijë, i lindur e i palindur, të duhet. E sot, që përfundon viti, pyes: “A e kemi dashur çdo fëmijë të lindur a të palindur?”. Do t’ju kujtoj diçka prekëse. Po luftojmë kundër abortit përmes bijësimeve, duke shpëtuar kështu mijëra jetë. U kemi bërë thirrje të gjitha klinikave, spitaleve, stacioneve të policisë: ju lutemi, mos i mbysni fëmijët, i marrim ne. Në çdo orë të ditës e të natës, është dikush, që ka nevojë për ndihmë. Kemi shumë vajza-nëna: thojuni të vijnë tek ne, ne do të kujdesemi për fëmijën e tyre, do t’i gjejmë strehë. Kemi kërkesa të panumërta nga ana e familjeve pa fëmijë, e për ne ky është hir i Zotit. Po bëjmë edhe një gjë tjetër, shumë të bukur, po u mësojmë lypësve tanë, të gërbulurve tanë, banorëve të  barakave, njerëzve tanë të sokaqeve, metodat e planifikimit familjar.

E vetëm në Kalkutë, në gjashtë vjet, e theksoj, vetëm në Kalkutë, kemi pasur 61273 fëmijë më pak nga familjet, që do t’i kishin nxjerrë në dritë, sepse u mësuan të praktikojnë këtë metodë natyrore të përkorjes, të vetëkontrollit, me dashuri reciproke. U mësojmë atyre metodën e temperaturës, që është shumë e bukur, krejt e thjeshtë, e njerëzit tanë të varfër e kuptojnë fare mirë. A e di ç’më kanë thënë? Familja jonë është e shëndoshë, e bashkuar e mund të kemi fëmijë sa herë të duam! E qartë, pra, këta njerëz rrugësh, këta lypës, bëjnë shumë më tepër se mund të bëni ju e gjithë të tjerët, që mund t’i njohin metodat e mjetet, pa e shkatërruar jetën, të cilën Zoti e krijoi në ne. Të varfrit janë njerëz të mëdhenj. Mund të na japin shumë mësime të bukura. Një ditë një prej tyre erdhi të më falënderojë e më tha: “Ju që keni bërë kushtin e pastrisë, jeni njerëzit më të aftë për të na mësuar planifikimin familjar”. Sepse nuk është tjetër, veçse vetëkontroll për dashuri reciproke. E mendoj se kemi thënë një frazë shumë të bukur. E këta janë njerëz, që ndoshta nuk kanë asgjë për të ngrënë, ndoshta-ndoshta nuk kanë as strehë, ku të struken. Gjithsesi, janë njerëz vërtet të mëdhenj!

Një mbrëmje dolëm e mblodhëm katër vetë, të flakur në rrugë të madhe. Ndërmjet tyre, një grua  në kushte të tmerrshme. U thashë motrave: “Kujdesuni ju për tre të parët, për këtë, që duket më keq, po kujdesem vetë. U kujdesa me gjithë dashurinë, që kisha në shpirt. E shtriva butë në krevat e i pashë në fytyrë një buzëqeshje  të mrekullueshme. Ma mori dorën në dorën e saj, që akullohej, e më tha një fjalë të vetme: Faleminderit! E vdiq! Nuk mund të  mos zbrisja në fundin e ndërgjegjes sime atë ças, përball së vdekurës, e të mos e pyesja veten: “Ç’do të kisha bërë, po të isha në vend të saj?”. Përgjigjja ishte e thjeshtë. Do të isha munduar të tërheq vëmendjen, do të kisha thënë se kam uri, kam ftohtë, dhimbje, se po vdes, a ku ta di unë ç’fjalë të tjera. Ndërsa ajo më dha shumë më tepër, sesa i dhashë: më dha të fundmen dashuri. E vdiq me  buzë në gaz.

Ashtu si burri, që e gjetëm në kanal, gjysmë të brerë nga krimbat e e sollëm në shtëpi. Ai e mbylli jetën me fjalët: “Jetova në rrugë të madhe, si kafshë, por po vdes si engjëll, në krahët e dashurisë e të kujdesit”. Ishte mahnitëse të shikoje madhështinë e këtij njeriu, që mund të fliste kështu, mund të vdiste kështu, pa akuzuar kënd, pa mallkuar, pa bërë krahasime. Si engjëll! E kjo është madhështia e njerëzve tanë. E për këtë ne besojmë se Jezusi ka thënë: “Isha i uritur, isha lakuriq, isha pa strehë, isha i braktisur, i pa dashur, i pa kujdesur, e ju bëtë gjithçka mund të bënit për mua!”. Besoj se ne nuk jemi veprimtarë të vërtetë shoqëror. Ndoshta, për sytë e botës, puna jonë mund të duket si shoqërore, po në të vërtetë ne jemi kundruese, në zemër të botës.  Sepse prekim Korpin e Krishtit njëzet e katër orë në ditë. E kemi njëzet e katër orë këtë prani, e kështu edhe ju e unë. Edhe ju mund të bëni provë e ta çoni Zotin në familjet tuaja, sepse familja, që lutet së bashku, është e bashkuar. E besoj se në familje ne nuk kemi nevojë për bomba e armë atomike, që shkatërrojnë. Për të sjellë paqen, mjafton të jemi bashkë, të duhemi. Ta çojmë, pra, këtë paqe, këtë gëzim, këtë forcë të pranisë së Zotit në shtëpitë tona. E kështu do të mund të fitojmë mbi çdo të keqe, në një botë ku ka shumë vuajtje, shumë urrejtje, shumë mjerim. Prandaj ne, me lutjen tonë, me flijimin tonë, ta nisim betejën e dashurisë pikërisht nga shtëpia!

Dashuria nis në shtëpi, e nuk ka rëndësi ajo që bëjmë. Rëndësi ka dashuria, në çdo gjë që bëjmë. I përket Zotit, që është i gjithëpushtetshëm, ta gjykojë  dashurinë me të cilën shërbejmë. Me të cilën i shërbejmë Atij vetë, në njeriun që vuan. Jo shumë kohë më parë, në Kalkutë, na mungoi sheqeri e nuk e di sesi, po fëmijët e morën vesh. E një fëmijë nja katër vjeç, fëmijë induistësh, duke shkuar në shtëpi, u tha prindërve: “Nuk do të ha sheqer për tri ditë. Do t’ia jap  sheqerin tim Nënë Terezës, për fëmijët e saj”. Pas tri ditësh nëna e babai i fëmijës e sollën sheqerin në shtëpinë tonë. Nuk i kisha takuar kurrë e fëmija e tyre mezi e shqiptonte emrin tim, por e dinte mirë ç’kish ardhur të bëjë. Kishte ardhur të dhurojë dashuri.  Edhe ju po më dhuroni dashuri. Që kur erdha këtu, u rrethova nga dashuria, nga dashuria e madhe, që përpiqet të kuptojë gjithçka. E m’u duk se po i shikonit me vëmendje të veçantë të gjithë njerëzit e Indisë e të Afrikës. E m’u duk sikur isha në shtëpinë time. Plotësisht në shtëpinë time, këtu, mes jush!

Prandaj erdha t’ju flas. Dëshiroj ta shikoni të varfrin këtu, pikërisht në shtëpinë tuaj. E të filloni ta doni, pikërisht këtu. Të bëheni lajm i mirë për njerëzit tuaj. E t’i thoni fqinjit: “E dini kush jam?”.

Kam jetuar një çast tejet të jashtëzakonshëm në një familje induiste me tetë fëmijë. Një zotëri erdhi në shtëpinë tonë e tha: “Nënë Terezë, njoh një familje me tetë fëmijë, që nuk ka ç’të hajë prej ditësh. Bëj diçka për të!”.  Pa e zgjatur, mora ca oriz e u nisa. E i pashë fëmijët, e pashë në sytë e tyre ethet e urisë. Nuk e di nëse keni parë ndonjëherë sy të tillë. Po unë i shikoj tepër shpesh. Pashë edhe të ëmën që e ndau orizin e doli. Kur u kthye, e pyeta: “Ku shkove?”. M’u përgjigj thjesht: edhe ata kanë uri. Po kush ishin ata? Mësova se e kishte fjalën për një familje myslimane. Me të e kishte ndarë kafshatën e gojës. Nuk i solla më oriz atë mbrëmje, për ta shijuar me fund gëzimin, që buronte nga ndarja e ushqimit me të tjerët. E lexova gëzimin në sytë e fëmijëve të kësaj nëne, që s’kishte as një dorë oriz, por kishte kaq shumë dashuri  për të dhuruar. Kështu, pra, dashuria nis pikërisht në shtëpi. E dëshiroj që edhe ju të dhuroni dashuri, ashtu si po ma dhuroni mua, gjë për të cilën ju jam shumë mirënjohëse.

Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, që do ta marr me vete në Indi, ku do të shkoj javën e ardhshme, me 15 besoj, duke mbartur me vete dashurinë tuaj. Me bindjen se nuk më dhuruat teprica, por dashurinë që dhemb. Prandaj falënderoj Zotin që na dha mundësinë të njihemi, të ndjehemi kaq afër. Kështu mund t’i ndihmojmë jo vetëm fëmijët indianë e afrikanë, por të gjithë fëmijët e botës. E me këtë çmim, që e mora si çmim të paqes, do të përpiqem të ndërtoj një shtëpi për ata që nuk kanë shtëpi.  Sepse besoj që dashuria nis nga shtëpia e se, po të mund të ndërtojmë një shtëpi për të varfrit, prej saj do të rrezatojë kudo vetëm dashuri. E prej dashurisë, do të përhapet paqja, lajmi i mirë për të varfrit. Për të varfrit e familjes sonë, së pari, të vendit tonë, e edhe të mbarë botës. Por për ta bërë këtë, jetët tona duhet të enden me lutje!

E ndjej se mundimet e Krishtit rijetohen përsëri kudo, e ne i ndajmë me Të këto mundime, këtë dhembje. Në mbarë botën e jo vetëm në vendet e varfra. E kjo, nga që mendoj se është shumë më vështirë ta zhdukësh varfërinë e botës së pasur perëndimore, se atë të botës së varfër. Kur e marr një njeri nga rruga, të uritur për vdekje, i jap një pjatë oriz, një copë bukë, e kam kënaqur. Ia kam shuar urinë, që e grin. Po njeriun, që është zhytur në heshtje, që ndjehet i padëshiruar, i pa dashur, i trembur, i flakur nga radhët e shoqërisë – si mund ta kënaq? Më duket tepër e vështirë. Motrat tona po punojnë për këtë tip njeriu, që mund ta quajmë i varfëri i perëndimit. Njeri, që ka etje e uri për pakëz dashuri! Atëherë ju ftoj të luteni për ne, që të jemi të afta për t’u bërë ne vetë lajmi i mirë, me bindjen se nuk mund të realizojmë asgjë pa ju, sepse pikërisht ju duhet t’ju kemi përkrah në vendin tuaj.

Duhet t’i njihni të varfrit. Vërtet këtu njerëzia ka të mira materiale, ka gjithçka, por mendoj se po të kërkojë nëpër shtëpi, vështirë se do të gjejë një buzëqeshje të dalë nga zemra. E duhet ta kemi mirë parasysh se buzëqeshja është fillesa e dashurisë. Të takohemi gjithnjë, prandaj, me buzë në gaz, sepse kur takohemi kështu, nuk është e mundur të mos bëjmë diçka të mirë. Lutuni, pra, për motrat tona, për vëllezërit tanë, për bashkëpunëtorët e përhapur në mbarë botën: “Lutuni t’i qëndrojnë përherë besnikë dhuratës së Zotit, ta duan e t’i shërbejnë në të varfrit, së bashku me ju. Atë që kemi bërë, nuk do të mund ta bënim, nëse ju nuk do të na kishit ndihmuar me lutjet tuaja, me dhuratat tuaja, duke dhënë vazhdimisht. Veç nuk dua të më jepni atë që ju tepron. Nuk dua teprica. Dua dashuri, deri në dhembje. Një ditë më parë mora 15 dollarë nga një burrë, që nuk lëviz fare nga krevati prej njëzet vjetësh. E vetmja pjesë e trupit, që mund ta lëvizë, është dora e djathtë. Dhe e vetmja gjë, që e kënaq, është duhani. E pra shi ky burrë më tha: nuk kam tymitur prej një jave, për t’i kursyer këto para, që po t’i dërgoj.

Duhet të ketë qenë një flijim i tmerrshëm për të, por edhe tepër i bukur. Me paratë e tymit të tij të pashijuar, bleva bukë për të uriturit, për gëzimin e të dyja palëve: ai dha, të varfrit morën. E kjo është dhuratë e Zotit për mua e për ju, ta ndajmë dashurinë me të tjerët. E ta bëjmë, si t’ia kishim bërë Jezusit.

Ta duam njëri-tjetrin, si na deshi Ai. Ta duam Atë vetë me dashuri të pandarë. Ta duam njëherësh Atë e njëri-tjetrin, sidomos tani, që Krishtlindja është kaq afër. Ta ruajmë gëzimin, që buron nga dashuria e Krishtit në zemrat tona. E ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë ata që takojmë. E ky gëzim vezullues është i vërteti. Nuk kemi arsye të mos jemi të lumtur, sepse Krishti është me ne. Është në zemrat tona. Krishti është në të varfrin, që takojmë; në buzëqeshjen që dhurojmë e që na dhurohet. Të zotohemi, prandaj që asnjë fëmijë të mos jetë i padëshiruar, e që do ta pranojmë me buzë në gaz, posaçërisht atëherë kur është tepër vështirë të buzëqeshësh.

Pak kohë më parë jetova një ngjarje, që nuk do ta harroj kurrë. Na erdhën për vizitë rreth 40 profesorë, nga universitete të ndryshme të SHBA-ve. Erdhën në Kalkutë në shtëpinë tonë. Po flisnin njëri me tjetrin e po thoshin se kishin qenë në shtëpinë tonë ku strehojmë njerëzit në prag të vdekjes. E kemi një shtëpi të tillë në Kalkutë, ku kemi mbledhur më se 360.000 njerëz vetëm nga rrugët e qytetit e, nga ky numër i madh, më se 18.000 vdiqën në paqe me njeriun e me Perëndinë. U nisën për në shtëpinë e Zotit, pasi erdhën në shtëpinë tonë, ku u folëm për dashurinë, për mëshirën.

Si u fola për këtë shtëpi e për këta njerëz, njëri prej profesorëve m’u lut: – Nënë, ju lutem, na thoni diçka, që të mund ta kujtojmë. E u thashë atyre: – Buzëqeshini njëri-tjetrit, kushtojini ca kohë familjeve. Buzëqeshni!

E njëri prej tyre, çuditërisht, më pyeti: “Jeni e martuar?”.  Po, ia drodha, dhe shpesh e kam të vështirë t’i buzëqesh Jezusit, sepse nganjëherë kërkon edhe tepër nga unë. Kjo është e vërtetë e prej këndej vjen dashuria, kur Krishti është kërkues, e ne, megjithatë, mund t’i japim Atij me gëzim. Po e them këtu se, po s’ shkova në qiell për ndonjë meritë tjetër, sigurisht që do të shkoj  për shkak të publicitetit, sepse më pastroi, më sakrifikoi e më bëri vërtet të gatshme për të shkuar në Qiell.

Mendoj se duhet ta jetojmë bukur jetën tonë, sepse Jezusi është me ne, Krishti na do. Nëse do të mendonim vetëm se Jezusi na do e se kemi mundësi t’i duam edhe të tjerët, si na do Ai, jo në gjërat e mëdha, por në të voglat, të bëra me shumë dashuri, atëherë Norvegjia do të bëhej fole dashurie. E sa gjë e bukur do të ishte, që pikërisht këtu të na dhurohej  një qendër për paqen! Që prej këtu të delte gëzimi për jetën e fëmijëve të palindur. Nëse ju bëheni dritë, që digjet në botë për paqen, atëherë vërtet Nobeli për Paqen është dhuratë për popullin norvegjez. Zoti ju bekoftë!

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: dashuria, Nene Tereza, nis në shtëpi

Margarita Dyras : Gjëja më e keqë që mund të të ndodhë në jetë është të mos dashurosh

July 16, 2013 by dgreca

Është e vështirë të vdesësh, por në një farë momenti e vë re se gjërat e jetës përfundojnë./

Nga Arjan Th. Kallço/

 Të shkruash sot për femrën gjendesh para disa dilemave të mëdha të kohës. Përhapja e dhunës ndaj grave në familje këto ditët e fundit tek ne po nxjerr qartë sesa nevojë ka shoqëria e sotme shqiptare që të civilizohet në marrëdhëniet burrë-grua. Duket se ndërrimi sistemeve e përkeqësoi figurën dhe pozicionin e gruas. Jeta sot po tregon se vështirësitë e ekonomike po e ashpërsojnë raportin mes tyre jo vetëm në familje, por edhe më gjerë. Një shoqëri duke mos patur asnjë kriter vlerësimi në selektimin e njeriut, detyrimisht që do të shkiste në këtë tragjedi që çdo ditë flet për dhunën e pashembullt ndaj saj. Nuk ka dyshim se pozicioni dhe roli i saj në jetën e përditëshme ka ndryshuar, sidomos në shekullin e fundit. Shekulli i ri ka një fizionomi tjetër kur flitet për femrën. Në shumë vende të botës, sidomos vendet arabe, gratë po përpiqen që të fitojnë më shumë të drejta në jetë, duke kërkuar edhe barazinë me burrin. Në vende të tjera qytetërimi po u krijon kushte marramendëse grave të cilat duket se po kërkojnë më shumë të drejta sesa u duhen në realitet. Kjo ka sjellë si pasojë një mbivlerësim të tyre në jetën shoqërore, duke krijuar idenë se sot bota mund të ecë para vetëm me rolin e tyre udhëheqës. Nëse të gjitha gratë, nuk ka asnjë mundësi që të jenë të barabarta edhe brenda llojit, do të tregonin një supremaci totale, siç pretendohet nga shoqatat e pafund të grave, atëherë gjeniu i sotëm do të mbante emrin femër. Por nëse i referohemi fakteve, nga e gjithë moria e grave që përpiqen të kenë karrierën e tyre në jetë, jo të gjitha i përmbushin standartet, pasi janë të pakta, shumë të pakta ato që vërtet e mëritojnë respektin e shoqërisë kur bëhet fjalë për pozicionin në hierarkinë e saj. Nuk e kam fjalën për kulturën dhe shkencën, se ndoshta janë më të shumta se në politikë apo në drejtime të tjera. Sa janë ato gra që bëjnë dhe duan të bëjnë sakrifica të pafund për shoqërinë? Sa janë ato gra që sot përballen me regjimet për të drejtat e tyre? Dukë qënë firmëtar i disa apelimeve të Amnisty Internacional në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ju siguroj se numëri i tyre është shumë i papërfillshëm në krahasim me atë të burrave. Nuk dua të ndalem dhe të bëj apologjinë e burrit apo e rrethanave historike të ecurisë së dominimeve. Ka shumë mendime dhe ide, saqë nuk mund të gjesh kurrë dy mendje bashkë. Ditë më parë po lexoja një artikull për një shkrimtare franceze që vërtet ta mbush mendjen për femrën që e meriton të gjithë vëmendjen. Jo sepse është shkrimtare, por po të lexosh për jetën e saj, duke ju kujtuar se jetoi në shekullin e kaluar, do të shohësh dhe vlerësosh karakterin, forcë, guximin, kurajon në përballjen me jetën dhe me problemet shoqërore. Një shekull më parë duhet të jemi të vetëdijshëm, problemet shoqërore kanë qënë edhe më të rënda se sot, të paktën në Europën tonë.  Flitet për një Shovinizëm të francezëve që çuan në gabime të bujshme që me Margarita Dyrasin dhe zgjatën 25 vjet. Po sjell nëj profil të saj, duke u bazuar tek intervistat që ajo ka dhënë.

Margarita Dyras lindi në vitin 1914 dhe u nda prej saj në Paris në vitin 1996. Shkrimtare dhe regjizore franceze e shumë tregimeve të shkurtëra, të filmave dhe kryesisht romaneve. Famën e vet duhet t’ia dedikojë një gazetareje italiane që me shumë zell dhe këmbëngulje bëri atë që nuk e kishin bërë dot francezët për një bashkëkombase të tyren. E quan shkrimtare tekanjoze dhe të ashpër, të shkurtër, të himët dhe autoritare. Në fillim mosbesimi e shtyu shkrimtaren që ta kontrollonte intervistuesen se mos shkruante për bisedat, ndërsa ajo fliste në telefon. Por më pas bisedat e tyre, edhe pse Dyrasi i kishte thënë se nuk kishte shumë kohë, i kaluan caqet e një konfidence diplomatike, duke kaluar në rrëfime të gjata.

Familja, fëmijëria në Vietnam, i dashuri kinez, Franca, komunizmi, martesa, letërsia, kinemaja, teatri, alkolizmi. Dyrasi fliste lirshëm, ndoshta duke menduar se rrëfimet nuk do të mbërrinin kurrë tek lexuesit francezë.  Dhe vërtet libri “Pasioni pezull”  në fillim nuk u duk në atdheun e saj, por shpejt u bë  tepër i kërkuar. Me gazetaren Della Torre foli për shumë gjëra, për dashurinë, poltikën, shijet seksuale. Shkrimtare dhe grua e pamëshirshme me veten dhe të tjerët. Lindi në Indokinë, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë, deri në moshën 18 vjeçare e kaloi aty dhe për atë kohë ka kujtime plot vuajtje. “E gjithë letërsia ime lindi aty, tek orizoret, në pyjet, tek vetmia. Isha një fëmijë e emancipuar dhe përhumbur, një Borebardhë e vogël, me fytyrën e djegur nga dielli, zbathur, pa orar dhe e paedukuar. Më bren ndërgjegjia për pjesën më të madhe të asaj jete. Por papritur me dhunë, gjërat e jetuara me pavetëdije, kur isha 12 vjeçe, më bënë sërisht një vizitë tek mua. E gjeta të paprekur varfërinë, frikën, hijen e pyllit, tigrat, lebrozët që më terrorizonin. Diçka e egër mbetet brenda meje edhe sot. Një lloj ngjitje kafshore me jetën”. Më pas kujtimet marrin tjetër rrugë dhe shkojnë në tjetër vend. “Në Kamboxha nëna prej kohësh bleu një koncesion për një orizore që nuk mundi ta kultivonte nga përmbytjet detare. Punoi 20 vjet dhe i dha fund jetës së varfër, e vetme në brigjet e Loiras”. Udhëtimet dhe vendet ku jetoi kanë brenda tyre edhe ndjenja dhe emocione që ndryshojnë nga një vend tek tjetri. Në vitin 1930 Dyrasi u transferua në Saigon, ku dashurohet me një të ri kinez, që do të jetë protagonist i librit të saj që në Itali doli me titullin “I dashuri”. Libri I dha famë ndërkombëtare dhe mori çmimin Goncourt. “Deri atëherë isha një klandestine, jetoja me të drejtat gjermane dhe angleze të autorit. I dashuri është një libër i egër që doli nga errësira ku e kasha mërguar fëmijërinë time. Pastaj në një farë pike thashë: përse tani që nënë ime nuk jeton më të mos i tregoj këto gjëra? Për atë njeri kujtoj trupin kinez që nuk më pëlqente, por që e shijonte  timin. Forca e dëshirës ishte totale, e papërcaktuar, e verbër, përtej ndjenjave. Dashuroja dashurinë e tij për mua dhe atë erotizëm të ndezuar shpesh herë nga keqkuptimet tona”. Pas dy vjetësh u tranferua në Paris, ku u martua me Robert  Antelmin dhe filloi të shkruajë. “Kisha nevojë ta bëja të fliste heshtjen nën të cilën më kishin ndrydhur”.  Pushtimi nazist nuk mund të mos ndikonte edhe tek Dyrasi e cila bashkë me burrin mori pjesë në Rezistencë dhe më pas hyri në Partinë Komuniste. “E bëra, sepse desha të dilja nga vetmia, të hyja në një grup me ndërgjegje kolektive. Isha në djeni të Gulagut, të Pogromit,  por të hyja, do të thoshte ta gjeja veten tek fati i Partisë dhe të çlirohesha nga i imi. Kështu vuajtjet e mia, dhimbjet e mia bëheshin dhimbje klasore. Tash jam një komuniste që nuk e gjen veten tek komunizmi”. Romani i saj i parë Të pacipët , ia hapi derën tek botuesi i Gallimard-it që në fillim e refuzoi, edhe pse e quajti “madamë, ju jeni një shkrimtare”, por një vit më vonë ia botoi librin “Jetë e qetë”. “Shkruaj që të kem njohje, që të masakrohem dhe në vazhdim të tërhiqem që vepra ta zërë vendin tim dhe unë të dukesha më pak. Arrij të çlirohem prej vetes me idenë e vetvrasjes dhe shkrimit”. Përsa i përket shijeve letrare, i pëlqente shkrimtarja italiane Elsa Morante dhe Colette, por është e ashpër me të gjithë shenjtorët e letërsisë franceze. Margarita Jurcenar me librin Kujtimet  e Adrianos  është për të një libër i madh, pjesa tjetër, duke filluar me Arkivi i veriut e të tjerë, duken të palezueshëm.  E lashë në mes. Sartri? Besoj se është përgjegjësi i vonesës së vajtueshme kulturore dhe poltike franceze. Kamyja? Si të gjithë bashkëkohorët është i mërzitshëm”. Pati problem të shumta me alkolin, gati 40 vjet, dhe vetëm shtrimi në një spital amerikan, ia ndryshoi  jetën. Por të bën përshtypje forca e saj e padiskutueshme kur flet për dashurinë, një urtësi me të cilën po e mbyll këtë shkrim: Gjëja më e keqë që mund të të ndodhë në jetë është të mos dashurosh.

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, dashuria, Margarita Dyras

Artikujt e fundit

  • Dardanët…
  • DEKLARATA E PAVARËSISË – GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
  • 2 korrik 1990 – Prishtinë, Shpallja e “Deklaratës Kushtetuese”!
  • Penalizimet e kryeministrit për pyetje ndaj gazetarëve janë rast tipik shqiptar. Këto penalizime duhen refuzuar
  • Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare
  • Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
  • 2 Korrik 1990 si revoltë ndaj sistemit komunist
  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip Ahmet Gashi
  • EMËRTIMET E VENDBANIMEVE,  VLERA ETNO-KULTURORE  TË ÇDO MJEDISI
  • KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU
  • LA PATRIE (1920) / IMZOT LUIGJ BUMÇI : “POPULLI SHQIPTAR, ME VULLNETIN E TIJ, NUK DO TA LËSHOJË KURRË VLORËN.” – SHKRESA DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS
  • KOSOVA PARA 32 VITEVE: DEKLARATA KUSHTETUESE PËR PAVARËSI E 2 KORRIKUT 1990
  • Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966
  • JETA E NJË FËMIJË “KULAKU” NË DIKTATURË!
  • “MEDIA SHQIPTARE, RRUGËTIMI I VËSHTIRË DREJT LIRISË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT