-Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/PRISHTINË,22 Mars 2018/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë deklaratë: Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishnme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëem për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyejnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.
22 March 2018
U.S. EMBASSY STATEMENT ON THE RATIFICATION OF THE BORDER DEMARCATION AGREEMENT WITH MONTENEGRO
Congratulations to the people of Kosovo on the ratification of the border demarcation agreement with Montenegro. Ratification is an important achievement that affirms Kosovo’s place in Europe. Each member of parliament who voted to ratify this agreement can be proud to know you have done the right and courageous thing for the good of your country. Now the Assembly and Kosovo’s government must turn its attention to other priority agenda items that will move Kosovo forward on rule of law, on economic development and on Kosovo’s Euro-Atlantic aspirations. The Embassy of the United States will continue to support the efforts of Kosovo’s citizens to achieve full integration into the European family of nations.
***
RATIFIKIMI I MARRËVESHJES SË DEMARKACIONIT KOSOVË-MALI I ZI U BË ME 80 VOTA, KUSH NUK ISHTE NË SEANCË E NUK VOTOI
Votimi në Kuvendin kosovar i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi u bë të mërkurë të 21 marsit, pas debateve e shumë replikave e që kanë përfunduar rreth një orë pas mesnatës në seancën e jashtëzakonshme të nisur në pasditen e një dite më parë, pas katër shtyrjeve në pritje të sigurimit të numrit të nevojshëm të votave.Për kalimin e Projektligjit duheshin dy të tretat e votave, së paku 80 të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.Kuvendi i Kosovës pikërisht me 80 vota pro miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi, pas katër ndërprerjeve ditën e djeshme nga gazi lotsjellës i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shumicës së të cilëve pas këtyre veprimeve Kryesia e Kuvendit ua shqiptoi masën disiplinore ndalim i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018, kur u votua për demarkacionin.Në momentin e votimit në sallën e Kuvendit të Kosovës ishte vetëm një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila edhe me gaz lotsjellës kundërshtonte demarkacionin ashtu si ishte në marrveshjen për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.Nga gurpi parlamentar 10 anëtarësh i Listës Serbe në votim erdhi dhe dha votën pro vetëm një deputet goran, ndërsa 9 të tjerët serbë nuk morën pjesë as në votim e as në seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi .