• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç’është “Vatra”?

January 30, 2017 by dgreca

Nga Bahri OMARI*/

Dielli- Dhjetor 1917/Shumë atdhetarë nga koha në kohë përpiqen t’i hedhin gurë Vatrës dhe kërkojnë të dinë se ç’ka bërë Vatra. Federata Vatra është e vetëmja shoqëri që ka përhapur arësimin midis shqiptarëve. Gjysmët e atyre që dinë të shkruajnë e të këndojnë këtu n’ Amerikë, pa dyshim janë mësuar nga pemët e propagandës kombëtare që ka përhapur shoqëria jonë më të katër anët e Amerikës.Instituta jonë u mësoi parimet konstitucionale gjithë shqiptarëve t’Amerikës. Sot më çdo kolloni që të vesh, gjen shqiptarë të stërvitur mirë, të cilët dinë të organizojnë një mbledhje, dhe dinë pak a shumë t’i mbajnë bisedimet pas parimeve të shoqërive.

Shqiptarët e Amerikës në kanë marë pjesë në jetën shoqërore, s’ka asnjë dyshim që e kanë fituar me anën e Vatrës. Edukatën që u mungonte nga Vatra e kanë marë. Njëherë e një kohë shumë pak do gjenje shqiptarë që të dinin të shkruanin e të këndonin, po sot ka me qindra, me mijëra.Nofta disa do duan ta xhveshin Vatrën nga këto shërbime që i ka bërë kombit duke thënë se lëvizjet nëpër kollonitë i bën njëri e tjetri. Dhe këtu është moskuptimi. Vatra është si një general që komandon një ushtëri, e cila, po të dalë fitimtare, nderin e math e merr generali dhe jo ushtarët, të cilët derdhin edhe gjak, se ay është timoni i punës, ay është që bën plane për të dërmuar armikun.

Pastaj Vatra është ajo e vetëmja shoqëri që e ka bërë të njohur në qarket dipllomatike të Evropës çështjen tonë dhe të drejtat me çdo farë mënyre. Për këtë qëllim ka derdhur mijëra dollarë. Me t’atilla veprime Vatra u bë shoqëria që simbolizon një politikë fjeshtë kombëtare, duke mos anuar as nga nonjë anë dhe duke mos u bërë vegël e asnjë propagande të huaj.

Cilado qeveri që ka pandehur ta bënte vegël për politikë të saj shoqërinë tonë, e mori vesh që i goditte sëpata më gur. Armiqtë tanë e kanë halë në sy se e çmojnë që, në ka një organizim që t’i japë jetë çështjes shqiptare, është Vatra. Sot çdo qeveri, si Amerika dhe të tjera, Vatrën pyesin për çështjen tonë, nga ajo shpresojnë që munt të marrin informata të plota dhe të sigurta.

Situata e Shqipërisë i rëndon barrën shoqërisë sonë që të bëjë detyrën e qeverisë dhe ta kapërcejë kufin’ e programit. Vatra shërben më tepër se ç’e detyron programi i saj. Prandaj meriton me të vërtetë të jetë Kruja e Shqiptarëve, se gjithë andej presim të dalë ëngjëlli i lirisë dhe t’i japë frymën shënjtërore Shqipërisë.

Shoqëria jonë e lavdëruar, e ka rrëfyer që është mpështetja jo vetëm e anëtarëve të saj, po e gjithë shqiptarëve, se ka ndihmuar me sa i është mundur çdo shqiptar me çdo rasje. Përveç shërbimeve të para, Vatra, në këto dy vjetët e fundit, u përpoq t’i mirëpriste dhe t’i lehtësonte gjithë shqiptarët që vinin n’ Amerikë, duke emëruar një përfaqësonjës të saj në zyrën e imigratës të New Yorkut. Pastaj që të muntte të kërkonte të drejtat e Shqipërisë për s’afërmi, bëri atë punën më të madhe duke emëruar tre delegatë n’ Evropë, dhe për këtë gjë mblodhi një fond që s’e ka mbledhur asnjë organizim tjatër i shqiptarëve.

Pra Vatra është e vetëmja shoqëri që e përfaqëson çështjen tonë në të huajtë. Ajo është që u interesua të çajë orizontet me qindra telegrame kur ka ardhur rasti. Dhe gjithë këto, Vatra i ka bërë midis shqotave dhe furtunave, se gjithënjë grindavecët kanë dashur ta luftojnë. Prandaj ndihmojeni shoqërinë tonë të madhe duke u bërë anëtarë të saj, që të mundë të vazhdonjë veprën e saj të shenjtë.

*Dielli, 7 dhjetor 1917. Bahri Omari ishte Editor i gazetes “Dielli” nga korriku 1916  deri në nëntor 1919,  kohë kur u largua me kërkesën e vet duke dhënë dorëheqjen. Ky shkrim eshte botuar si Editorial i gazetes”Dielli” ne numrin e 17 Dhjetorit 1917(Dielli-Arkiv/)

Filed Under: Opinion Tagged With: Bahri Omari, Ç’ËSHTË “VATRA”?, dielli, Editorial

Dielli Arkiv-1926-Pangallos ishte shqiptar nga fshati Elevsines

April 7, 2016 by dgreca

Kete e pohonte korrespondenti i Gazetes Amerikan”Detroit News”, e cila e intervistoi Gjeneral Pangallos ne shtepine e tij. Gazetari shkruan :”Ky fshat i qemotshem nje ore me kembe larg nga Athina eshte vendi i stergjysherve te Gjeneralit Pangallos. Eshte nje fshat bujqesh te cilet flasin gjuhen shqipe.Shtepia e ish kryeministrit nuk ka asgje ne pamje qe te duket se eshte vendi ku rron diktatatori i sotem i Greqise.Nuk ka rujtes ne hyrje ose sherbetore me uniforma.Por kjo shtepi dhe ky qark modest eshte vendi ku Gjeneral Pangallos vjen per clodhje ne te paktat ore ngeje qe i jep leje barra e tij per te rindertuar nje Greqi te bashkuar nga nje Komb i cqyer prej grindjeve te brendshme dhe te friksuar prej fqinjeve armiq.
GJEN. PANGALLOS , para takimit me korrespondentin e gazetes amerikane, priti turmen e fshatareve qe kishin rrethuar shtepine . Ata takoheshin lirshem me shokun e lodrave , i cili nderkohe ushqente me nje shishe me qumesht nje qengj jetim te vogel te zi.Pak minuta me pare qengji kishte refuzuar te pinte qumesht nga duart e fshatareve…Me ne fund kur diktatori u kthye nga njerzit qe kishin ardhe per audience, per te bere kerkesa e per tu ankuar, korrespondenti degjoi se flitej vetem ne shqip.Gjenerali ua kthente pergjigjrt ne te njejten gjuhe….Me pas vjen intervista, ku gjenerali tregon se guverna e tij ishte provizore.”Deshiroj ta ngulis ne mendje te botes dhe te Greqise se do te jem gati te dorehiqem sapo te kem sjelle bashkimin e Greqise”, deklaroi ai…Shkrimin e Detroit News, gazeta Dielli e publikoi me 6 Mars 1926. Editor ne ate kohe ishte Aqile Tase. Artikullin e kishte sjelle korrespondenti i Diellit ne Rome .

Filed Under: Histori Tagged With: dielli, nga fshati Elevsines, Pangallos ishte shqiptar

LEONORA LACI SJELL” EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR NË VITET 1944-1955″

April 6, 2016 by dgreca

Analizë e librit të ri të Mr.sc Leonora Laçit mbi Emigracionin Politik shqiptar në vitet 1944-1955”./

( Mbështetur kryesisht tek të dhenat e këtij Libri Historik “Politiko-Shkencor”)/

Shkruan:Astrit Tota/ New York/

“EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR NË VITET 1944-1955” është Libri i Ri i porsa dalë nga shtypi me autore Mr.sc. Leonora Laçi-n, ku na tregohet se kjo vepër i kushtohet të gjithë atyre martirëve që luftuan kundër komunizmit, dhe që sakrifikuan deri sa dhanë jetën për një Shqipëri të lirë. Redaktore është Fatbardha (Mulleti) Saraçi dhe recensent: Tomë Mrijaj dhe Kastriot Dervishi. Studiuesja e re Leonora Laçi, ka lindur në vitin 1992 në Shkodër. Mbaroi studimet universitare gjatë viteve 2010-2013 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në profilin histori dhe vazhdoi studimet e thelluara ne Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji gjatë viteve 2013-2015, ku mbaron me rezultate te larta Masterin Shkencor; gjate studimeve vepron aktivisht dhe duke u angazhuar politikisht. Merret me publicistike dhe shkrime te karakterit historik, ku mjaft shkrime i janë botuar në gazetat: Bota Sot (Zvicer) Sot, 55, Telegraf dhe Shqiptarja.com (Shqipëri), Dielli (Sh.B.A.) si dhe ne revista te ndryshme me karakter historik, fetar e kulturor si: “Jeta Katolike”, “Kuq e Zi”, “Dielli Demokristian” etj. Ka marre pjese ne konferenca te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit. ËshtËSekretare e Pergjithshme në Shoqatën “Trojet e Arbrit” me qendër në Kosovë, nga viti 2014 deri tani, si dhe koordinatore për Shqiperinë, Malin e Zi, Çamërinë dhe Maqedoninë. Kjo eshte vepra e parë e saj, por shumë shpejt do te dalë me të tjera studime. Aktiviteti i saj nëecejakje të pareshtura në hulumtime nepër arkiva në AQSH, AMPJ dhe AMPB, nuk perfundon ketu, se ajo do te vazhdojë më tej dhe si kudo me seriozitet ne kembëngulje të vazhdueshme, duke ju permbajtur se vertetës.

Në Parathënie të ketij Libri te Ri nga Prof. Dr. Riza Sadiku (Prishtinë) mesojme se mergata shqiptare, për historinë e popullit shqiptar, na paraqet nje det me ngjarje mjaft te rendesishme, pa ndriçimin e të cilave dhe inkorporimin e tyre në të, historia e jonë kombëtare do të jetë jo reale dhe e mangët para opinionit shqiptar dhe atij nderkombetarë, andaj sot, para punonjesve shkencore kerkohet nje studim dhe analize e gjithëanshme shkencore per rolin kombetar që ka luajtur Mergata Shqiptare në kontekst të kohës, si në afirmimin, sensibilizimin, nderkombtarizimin e çështjes mbarëkombetare dhe krijimin e dy shteteve shqiptare. Te gjitha hulumtimet e kesaj vepre te mirefillte studimore, shtrohen shkencerisht nga studiuesja e Re dhe e pasionuar Mr.sc. Leonora Laçi, me kontribute te çmuara duke u vetefinancuar, duke spikatur në baze te fakteve dhe dokumentave qe ka disponuar, arrinë të vendosë veprimtaritë politike të emigracionit shqiptar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore si dhe përpjekjet e atij emigracioni, me vetëdijen më të lartë kombetare me ndihmen e Anglo-Amerikanëve të organizojnë rrezimin e regjimit komunist në Shqipëri. Nga këto të dhëna studimore të vemendeshme nga studiuesja Leonora Laçi, lexuesit i krijohet bindja plotësisht se ka qenë vullneti i madh i organizatave politike në mergim për ta rrezuar regjimin komunist, gjakpirës te popullit shqiptar në Shqipëri, sa që një numër i madh i parashutistëve të leshuar në territorin e shtetit shqiptar, nga Balli Kombetar, Legaliteti, Blloku Indipendent etj. organizata, vullnetarisht sakrifikuan edhe jeten e tyre për ideale kombetare, duke u perpjekur që me ndihmen e Anglo-Amerikanëve të rivendosin një rend demokratik te vertetë edhe ne shtetin shqiptar. Punimi i autores Mr.sc. Leonora Laçi, (vazhdon e shkruan Prof. Rizai), në historinë shqiptare do te leje gjurmë, por pa pretenduar se kete Teme e ka shterrur, por te kunderten; Ajo përmes kesaj teme, hap shtigje te reja per punonjës të tjerë shkencore dhe gjeneratat e ardhshme, te cilet do merren me veprimtarine kombetare të Mergates Shqiptare në kushte dhe rrethana me të volitshme financiare, të bëjnë hulumtime më të thella, per te ndriçuar veprimtarinë kombëtare të Mergatës Shqiptare në shume fusha, në baza faktografike, me piketime te domosdoshme ne vajtje ardhje per tu njohur me tej, me te cilat do te plotësohet edhe Tema e lartcekur, si dhe do te zbardhen mjaft qartë tema te tilla nga fusha e veprimtarise sëMergates Shqiptare; e cila është jo vetëm nder, por edhe nje obligim moral ndaj te gjithë atyre personaliteteve dhe organizatave politike, të cilët vepruan dhe punuan në kushte shumë të veshtira e pa rreshtur në mergim, për ideale kombetare, duke ndarë edhe kafshaten e bukes nga familja, për ta afirmuar, nderkombetarizuar dhe zgjidhe çështjen mbarekombetare shqiptare, te cilet në shume raste, e paguan me jetë. Keshtu, jo vetem qe u dalim hakut disi, por edhe historia e popullit shqiptar do te jete me e pasur në këtë fushë; ku pa dyshim edhe Mr.sc. Leonora Laci, u angazhua për disa vite duke na dhenë kontributin e vet kombetar.

Ne kapitullin e parë, “Fillimet e luftes se Ftohte dhe Shqiperia ne vitet 1944-1948”, nenceshtjet jane te perqendruara tek organizimi i emigracionit politik, konkretisht se ku ishte vendosur emigracioni politik, qe u krijua nga ata dhe tek qendrimi i aleateve perendimore ndaj Shqiperise, si qendrimi i Sh.B.A, Britanise se Madhe dhe Frances, pa lene menjëane qendrimet e fqinjeve Jugosllave, Italise dhe Greqise, po edhe qendrimin e regjimit diktatorial te E. Hoxhës ndaj çdo aksioni te brendshëm dhe të jashtëm kundër pushtetit te tij, ku përdori çdo mjet për të shtypur kryengritjet dhe përpjekjetpër destabilizim, madje këto i beri me dispozita te veçanta, duke gatur parasysh se Shqipëria nëketë periudhe e kishte orientuar politiken e saje te jashtme krejtësisht nga Jugosllavia fqinje dhe gjithçka behej sipas direktivave te fqinjit qe luante dhe rolin e ndërlidhësit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, kështu që në këto vite çdomekanizëmshtetëror drejtohej  e kontrollohej nëmënyre indirekte nga jugosllavet qe u munduan ta kthenin Shqipërinë në republike të 7-te.

Ndërsa te kapitulli dyte me kryeteme: “Emigracioni politik shqiptar ne vitet 1949-1955” këto vite do te karakterizohen nga një vrullshmeri ngjarjesh ku duhet përfituar dhe nga situatat ndërkombëtare, ku një Lufte e Ftohte mund te kthehej në Lufte të Nxehte nëse nuk tregohej kujdes nga dy palët që të mos lejonin që trazirat nënjë shtet apo njëtjetër te shkaktonin domino dhe destabilitet ndërkombëtar, ne ketë kapitull zënehapësire edhe kushtet ne te cilat u krijua K.K.ShL. me  problemet e ndryshme, programin politik e ushtarak, qëndrimet e ndryshme te organizatave te tjera politike, përçarjet mes tyre dhe duke e mbyllur ketë kapitull me krijimin e Bllokut Kombëtar Indipendent roli i tije, organizimi dhe hedhjet e para me parashute,dhe shtypi i organizatave te ndryshme te emigracionit, si dhe zgjerimi i Komitetit.

Kapitulli i trete me teme qendrore “Plani anglo amerikan përpërmbysjen e regjimit komunist ne Shqipëri”, qe nga momenti kur Shqipëria filloi te marre rendësi strategjike duke u përmendur ne Komunitetin e Rusisë, për te sqaruar me tej momentin se si planet anglo amerikane nga letra te realizoheshin ne terren, duke arritur dhe ne vendime praktike përnjëndërhyrje te armatosur te financuar nga perëndimi, anglo-amerikanet menduan për detajet me te vogla, buxhetin, mënyra se si do përgatiteshin rekrutet etj. Njëhapësirë të konsiderueshme do të zë edhe desantimi i grupeve te armatosura nëShqipëri, ku Kompania 4000 në Munih e shume qendra te tjera si Malta e Korfuzi. Për tu ndalur tek kapja e tyre, vrasja e deri tek radioloja e sigurimit te shtetit, qe fal ndihmës se Bashkimit Sovjetik po bëntepunën me se miri, eksperienca e Shërbimit të Fshehte Sovjetik i vleu Shërbimit të Fshehte Shqiptar që të mos dështonte ne kapjen e parashutisteve, duke e mbyllur me proceset gjyqësore te diversantëve dhe bashkëpunëtoreve, gjyqet e te cilëve transmetoheshin nga Radio Tirana dhe te gjithë shqiptaret brenda dhe jashtë vendit po bindeshin se këto operacione s’kishin shkuar mbare siçpropagandonin gazetat e ndryshme te emigracionit. Studiueses Mr.sc. Leonora Laçi-t i është dashur për këtë studim, durim dhe vëmendje ndaj çdo detaji, duke u përpjekur të jetë objektive në realizimin e qëllimit te saj, por dhe duke mos i hëngërhakun askujt; me qëllimin e saj final, se historia nuk duhet te lartësojë një figure dhe të perbaltose tjetrën, por t’i jap meritat dhe t’i ve ne dukje gabimet e gjithesejcilit sipas kontributit që ka dhenë për çdo periudhë të caktuar, pra:- “T’i japim Çezarit çka i takon Çezarit.”

Autorja e këtij Libri te Ri na shpjegon realitetin se emigracioni shqiptar ka qenë shumë me i hershem, dukuri qe ka sjell pasoja negative apo pozitive; emigrime që kane ndodhur për shkaqe ekonomike apo politike, dhe ne rastin konkret, patën ndikuar lufterat e ndryshme dhe pushtimet që kanë pesuar trojet tona shqiptare. Largimet e shqiptareve për ne vende te tjera, kane ndodhur qe ne antikitetin e largët, por emigrimet për te cilat janë dokumentuar dhe shkruar, njihen ato pas vdekjes se Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), ku dihen shpërnguljet kryesisht për në Venedik, Kalabri apo Sicili dhe morren emrin Arbëreshe duke luajtur një rol të rendesishem e duke krijuar kolegje e marre ne to poste me rendësi, siç ishte Marin Barleti e Marin Bicikemi, të cilet asnjëherë nuk e harruan prejardhjen e tyre shqiptare, duke qene dhe kontribuesit kryesore ne fusha te ndryshme si art, shkence, letërsi, histori etj. Pasi dihet qe ishin Arbëreshet Rilindasit qe frymëzuan popullin shqiptar për vetëdijenkombëtare dhe përpërpjekjetpër autonomi nga pushtuesi Osmane. Rol të rendesishem nëketë kohe dhe me pas. Se bashku me to, edhe shqiptaret e Rumanisë, Bullgarisë, pa harruar dhe Arvanitasit në Greqi, si dhe shqiptaret e Amerikës qe do te jenë me aktivet për çështjenkombëtare. Sidomos mbas krijimit të Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, e cila u themelua zyrtarisht me 28 prill te vitit 1912, kurse organi i saj mbeti edhe sot gazeta “Dielli”, e themeluar në vitin 1909. Federata Panshqiptare “Vatra” prej themelimit  e deri ne ditët e sotme, jo vetëm ka luajtur një rol te rendesishem ne kultivimin e traditave kombëtare, në ndërgjegjësimin kombëtar, por kane dhëne edhe kontribute te veçanta financiare familjareve për t’u mbijetuar rasteve te renda sociale, sidomos janë dalluar me kontributet financiare për çështje politike, si në afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare ne organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në administratën amerikane, siç ishte rasti i pjesëmarrjes se përfaqësuesve me të denjë të “Vatrës” në Konferencën e Paqes ne Paris. Emigracioni ynë pas Luftës se Pare Botërore u be kryesisht për shkaqe ekonomike dhe një pjesë për shkaqe politike, sikurse emigracioni opozitar i v. 1924, për mos përputhje me qeverinë ne pushtet e qe po behej gjithnjë e me shume autoritare. Emigracioni i pas viteve 1944, ishte me i organizuar ne Evrope, si ne: Greqi, Itali, Gjermani, France, Turqi, Angli, Austri etj.Në vendet e Lindjes se Afërt si në: Siri, Liban, Egjipt etj. Emigracioni shqiptar ishte zgjeruar edhe përtej oqeaneve: ne Sh.B.A, Kanada, Argjentine, Brazil, ne Australi e Zelande te Re. Emigrantet e pas Luftës se Dyte Botërore, u ndihmuan nga UNRRA e me pas IRO.

Cilësimi “emigracioni i ri politik” është emërtimi me i përshtatshëm për temën që merr e trajton Mr.sc. Leonora Laçiduke na e parashtruar shkencerisht: se megjithese emigracioni pas viteve 1944 ishte nje emigracion i detyruar për shkaqe politike dhe te bindjeve te sejcilit, kthimi ne atdhe me ligjet e kohes u ndalua rreptesisht per shume shqiptare. Kjo pjese e emigracionit qe filloj largimin nga atdheu që në Nentor të 1944 ishte ajka e nacionalizmit dhe intelektualeve të arsimuar ne shkollat perendimore. I vetmi gabim i tyre ishte rreshtimi ne krahun e gabuar te Luftes se Madhe, dhe bindja se situata ne Shqiperi do te ishte ne favorin e tyre ne pak kohe. por te Medhenjve nuk i interesoi Shqiperia e vogel dhe e neglizhuan ate, deri ne momentin qe e kuptuan se kishin nje satelit sovjetik qe do i hapte shume probleme nderkombetare. Pra, në këte vepër të rendësishme shkencore”Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955″, eshte fokusuar pikerisht tek ky hark kohor sepse në këtë kohë kemi intensifikimet me serioze për te rrezuar regjimin e diktatorit E. Hoxha dhe për ta kthyer Shqiperinë në orbiten perendimore. Me qindra te rinj të arratisur nga Shqipëria nënëntorin e 1944, u bën desanta nëshërbim të anglo-amerikaneve me qëllimin e vetëm, ndryshimin e regjimit politik në Shqipëri dhe kthimin në atdhe ku kishin lenë familjet e tyre. Ky emigracion i ri politik, u grupua në parti politike siç ishte Balli Kombëtar, Blloku Kombëtar Indipendent, Partia Agrare Demokratike, Lëvizja e Legalitetit (Monarkistet), Komiteti Shqipëria e Lire,  Lidhja Kosovare, Lidhja e II-te e Prizrenit, Partia e Katundareve, Organizata “Vatra”, Organizata Shqipëria e Lire dhe shume celula të tjera që ishin shkëputur nga këto rryma e qëndruan te pavarun por duke patur rol me peshë si individ dhe sejcila organizate apo parti, kishte organin e saj te shtypit. Misionet e desantëve, të udhëhequr nga anglo-amerikanet ishte përpjekja e parë serioze për rrëzimin e regjimit komunist te Shqipërisë, dhe është me se e qarte se ato te rinj që u hodhen me parashuta në Shqipëri, nuk u hodhen per “syte e bukur” të partive te emigracionit dhe per hir te programeve te tyre politike qe propogandonin, ato u hodhen per çlirimin e Atdheut. Zgjodhen vdekjen për atdhe perpara se te zgjidhnin një të adhme tjeter, ku mund te kishin mundësi të vazhdonin jetën e te arsimoheshin. Por jo, sakrifica e tyre sublime dhe dashuria për atdheun ishin me të larta se vullneti për të qendruar indiferente.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: " EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR, Astrit Tota, dielli, LEONORA LACI SJELL, NË VITET 1944-1955"

15 Shkurt 1909- 2016- SOT DITELINDJA- DIELLI U BE 107 VJEC

February 15, 2016 by dgreca

Ende nuk dihet se kush e pagëzoi gazetën me këtë emër simbolik në kohën e errësirës otomane për Shqipërinë, por si kumbar mbahet Noli, ndersa ”Vatra” ka kumbar Konicen. Si vertetohet se se emri i Vatrës ka për ”at” Konicën.Është e dokumentuar kjo në një artikull të botuar në Diellin e 10 vjetorit të themelimit të Vatrës, në numrin special, ku Konica dëshmon:”Për emrin, formën federale, Kanunoren, rregulloren, dhe shpiriten e parë të VATRËS, jam responsible unë./
Nga Dalip Greca/
Kur festohej 50 vjetori i gazetës Dielli, me 24 gusht 1959, editori i parë , Fan Noli, u deklaroi vatranëve: “Kur themeluam Diellin me 15 të shkurtit 1909, nuk besonim që Turqia do shkonte nga Ballkani aq shpejt, ndonëse e dinim që ditët i kishte të shkurtëra, pranadaj për atë shkak, në programin e Diellit, kërkonim nga Turqia, pikat maksimume, por jo ckëputje prej saj. Kërkonim shkolla në gjuhën tonë, kërkonim kufi të caktuara me katër vilajetet: Kosovën, Shkodrën, Janinën dhe Manastirin brenda, dhe më në fund shtonim në program-Shqipëria të mos ketë gjë të përbashkët me Turqinë, vec ushtrinë, punët e jashtme dhe punët e luftës…Sot 50 vjet më vonë, gëzojmë një Shqipëri indipendente, por jo një shtet me katër vilajetet sikundër e dëshironim neve asi kohe.Për shpëtimin e kësaj copë Shqipërie të vogël, neve shqiptarët e Amerikës, me anë të Vatrës dhe Diellit, duhet të jemi kryelartë, se me sakrificat tona, shpëtuam Shqipërinë nga copëtimi, krijuam Kishën Kombëtare, botuam libra me rëndësi letrare, kombëtare dhe kishtare, dhe me anë të Diellit muntëm të mbajmë gjuhën dhe zakonet tona të gjalla për një gjysëm shekulli.
Në mbyllje të fjalës së tij Imzot Noli uronte”Urojmë me gjithë zemër që Dielli, gazetë e parë në gjuhën shqipe , që u botua e përditme,të arrinjë të festonjë dhe njëqind vjecarin.100 vjecarin e uruar nga Noli, Dielli u ringjall, pas dy vite e gjysëm mosbotim, dhe organizoi një festim madhështor në një nga Universitetet e New York-ut, në Monroe College. Sot ai feston ditëlindjen e 103-të.
Gazeta më e vjetër e Botës Shqiptare, me emrin simbolik “Dielli” me 15 shkurt mbushi 103 vjeç. Një mbijetesë shekullore që ua rrit krenarinë Shqiptarëve të Amerikës, të cilët e mbajtën gjallë këtë thesar të shtypit të lirë në vendin e lirisë, duke e financuar me kursimet e tyre. Gazeta”Dielli” u themelua në Boston prej Shoqërisë atdhetare Besa-Besë me 15 shkurt 1909, si gazetë e përjavshme.Më 11 mars 1912, mbasi shoqëritë shqiptare të Amerikës vendosen që të federohen në Vatër (dita zyrtare e e deklarimit te themelimit të Vatrës 28 prill 1912, dita e bashkimit 31 mars 1912, dita e njohjes nga shteti i Mass 13 qershor 1912 ), Dielli u bë pronë e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe nisi të dalë dy herë në javë.
FOTOGRAFIA: Eshte foto e vitit 1908, kur Noli dhe Peci nxirrnin ne SHBA gazeten Kombi.Mbyllja e Kombit solli lindjen e Diellit….Ne qender- Noli me Sotir Pecin dhe Kristo Kirken. (Me shume lexoni me Gazeten Dielli te printuar)

Filed Under: Editorial, Histori Tagged With: 15 Shkurt 1909- 2016- SOT DITELINDJA, dalip greca, dielli, U BE 107 VJEC

LULZIM MULLIQI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

November 12, 2015 by dgreca

Poezi te shkeputura nga vellimi poetik”MALL MERGIMI”i autorit,Lulzim Mulliqi/
FOLEJA E SHQIPONJES/
Nisa te shkruaj sa e sa vargje/
Me shfaqen kujtimet e se kaluares/
Duke udhetuar pertej oqeaneve te botes/
Kujtoja femijerine time te trazuar/
Per atdheun kujtova ninullat e djepit/
Ne gjuhen time peshperita emrin e nenes/
I’a tregova enderren Shqiponjes e i thashe/
Foleja e jote gjendet atje ne tokat etnike shqiptare /
Deri te kufiri i Molles se Kuqe…/
—————————————————————————
MALL MERGIMI
Ne syte e mergimtarit verehet lodhja
C’fare eshte askush nuk e di
Ne rruget e errata te botes
Ai prore per atdheun mendon
Ne vetmi i humbur i tretur
Mendimet i shkojne verdalle
Ne naten me shi i lodhur
Qendron i vetmuar ne metropol
Ecen e ecen ne rrugen e pafund
Cdo hap mendon per dhimbjen e nenes
Per kombin,per atdheun digjet nga malli.
————————————————————————————–
KOSOVËS-VENDIT TIM
Vendlindjen time e mbaj ne zemer
Nga do qe shkoj meridianeve te botes
Dhe vetem ate do ta kujtoj pateshtur
Floket per te m’u zbardhen nga malli

Vendlindjen time e mbaj ne mendje
Dhe e kujtoj me shume mall
Ajo eshte vatra ime e pashuar
Qe per here me mban te gjalle.

Per vendlindjen time digjem nga malli
Neper qytete te ngrira rreth e rreth botes
Ajo eshte preher e shpresave te mia
Vendlindja eshte vatra e endrrave te mia.
————————————————————————
PRITJE
Nuk ke se cfare te presesh…
Ne Takimin e humbur si dikur…
Kur qielli eshte ngarkuar
Me shi,me rrebesh e stuhi

Me vetetimen e gjate terthore
Me rruge te trishtuar ne erresire
Shkembimin e thermon e ben pluhur
Qiellin e pret thelle ne lartesi

Tek syte Tu veshtroj pritjen…
Pellembet e ngritura nga qielli
Buzet e perthara qe flladisin ne pritje
Lutesh qe ne te takohemi perseri….
———————————————————————
PRESIM NJE DITE…
Shteg me shteg ne ne shtegtim
Tretem qe me nate ne dhe te huaj
Koha matet me peshen e mallit
Sekondat ne mergim rriten e behen muaj

Te shperndare ne mergimtaret kudo ne bote
Me mallin e pashuar per vendin tone
Presim te kthehemi nje dite serish
Ne vendlindje eshtrat ti pushojme

Kohen e masim me thinja ne koke
Me rrudha,me dhembe,me mall
Pritjet jane shpresa te pashuara
Ne zemra na digjet si nje mal…
—————————————————–
Autori:Lulzim MULLIQI(SHBA)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dielli, Lulzim Mulliqi, ne sofren poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT