DITËLINDJA E DRITËROIT: FESTË E BUKUR, ME KËNGË E VALLE…/
Nga Murat Gecaj/
Nuk është hera e parë, që Shoqata Atdhetare-Kulturore “Devolli”, me kryetar Guri Seferin, organizon e feston ditëlindjen e poetit e shkrimtarit dhe personalitetit të shquar të kulturës mbarëkombëtare shqiptare, Dritëro Agolli-“Nderi i Kombit”. Një ngjarje e tillë e shënuar mblodhi në sallën “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, anëtarë të kësaj Shoqate, familjarë të Dritëroit, krijues të fushave të ndryshme, mësues e pedagogë, studiues e publicistë, profesorë e akademikë dhe tjerë.
Në këtë mjedis festiv, veprimtarinë për nder të 84-vjetorit të ditëlindjes së Dritëro Agollit, (Menkulas-Devoll, 13 tetor 1931), e hapi Vasil Fundo. Pastaj, për jetën dhe veprimtarinë e gjithanshme krijuese të tij foli bashkëkrahinasi dhe kolegu i tij i pandarë, prof.Alfred Uçi-Akademik. Ai u ndal në pasurinë e gjerë dhe të bukur krijuese, në poezi e prozë, të këtij miku të dashur të njerëzve tanë të thjeshtë, jo vetëm të krahinës së Devollit, por dhe anembanë Shqipërisë.
Veprat e Dritëroit, prof.Uçi i vlerësoi “perla të mrekullueshme, në poezi e prozë”, ndërsa atë e quajti “poet dhe shkrimtar me zemër të zjarrtë”, me ndjeshmëri të lartë morale e qytetare, si ndaj të mirës e të keqes; me dashuri të pakufshme për vendlindjen dhe njerëzit e saj; krijues me shpirt atdhetari, për njerëzit e thjeshtë të punës, si të fshatit e qytetit.
Dritëroi, ka patur dhe ka gjithnjë në jetë, idealin për njeriun e lirë dhe me shpirt e ndjenja demokratike. Ai ishte dhe mbetet përherë, “devolli e shqiptar, kokë e këmbë”. Tashmë, janë bërë proverbiale vargjet e tij: “Dhe ky plis ngaherë ish i fortë,/shkoi në Evropë, brodhi në Azi,/ por kudo, nga flokët e gjer në thonjtë,/ mbeti devolli…”.
Prof. A.Uçi, në fjalën e tij, përmendi disa vepra të D.Agollit, por veçoi përmbajtjen e librave “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”(Tiranë, 1999) dhe “Zhurma e erërave të dikurshme”(tregime dhe novela), të cilin ia dërguan për karton, në vitet e shtetit monist dhe u botua vetëm në vitin 1999!? Janë me dhjetëra veprat e Dritëroit, në poezi e prozë, të cilat janë kaq të njohura për lexuesit tanë. Ndër to, po përmendim vetëm disa: “Baladë për tim atë dhe për vete”, “Devoll, Devoll: Baballarët”(poezi), “Nënë Shqipëri”(poemë), “Trëndafil në gotë” e “Njeriu me top”(romane), “Dhjetë sy” e “Udhëtoj i menduar” (poezi) etj.etj.
Gjithashtu, prof.Uçi solli kujtime vetjake, nga njohjet e lidhjet shumëvjeçare me Dritëroin, i cili i thoshte, që në rini, se “bukuria është perëndesha e jetës”. Në mbyllje, e uroi me zemër njeriun e mirë, Dritëroin tonë, për shëndet sa më të plotë dhe jetëgjatësi.
Mjaft emoconuese ishte fjala e bijës së Dritëroit, Elona Agollit, si dhe leximi i përshndetjes, që kishte dërguar vetë ai për të pranishmit, në pamundësi ardhjeje në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij. Ndër të tjera, aty nënvizonte se dashuria për Atdheun fillon nga familja e vendlindja, të cilat i ka i patur dhe i ka gjithnjë në mendje e në zemër të tij. Kështu, në përshëndetje ai shprehte respektin e mirënjohjen për tërë Devollin e njerëzit e tij, por dhe për bashkëshorten, Sadijen dhe fëmijët e tyre, Elonën e Artanin.
Kjo festë e gëzuar e ditëlindjes së Dritëro Agollit u shoqërua me këngë e vallë të bukura të krahinës, luajtur me shkathtësi e bukuri, nga ansambli artistik i fëmijëve dhe të rinjëve të Devollit. Gjithashtu, u duartrokit nxehtësisht recitimi i disa poezive të Dritëroit, nga artisti i njohur, Dhimitër Orgocka.
Për të ftuarit në këtë veprimtari, u shpërnda edhe gazeta “Devolli”, nr.9(108), shtator 2015, me kryeredaktore Ervehe Barutin.
Të pranishmit e shumtë, në këtë prvjetor të shënuar të ditëlindjes së Dritëro Agollit, i uruan atij me zemër, gjitha të mirat në jetë, si vetjake dhe familjare.
Tiranë, 12 tetor 2015
DITËLINDJA, “DIELLI” U BË 106 VJEÇ
Gazeta më e vjetër e Botes Shqiptare, që vazhdon të botohet në Amerikë, Dielli,mbetet një monument i gjallë i gazetarisë shqiptare dhe i kulturës tonë Kombëtare, që sjell 105 vite histori të shqiptarëve të Amerikës. Në Gjoksin e Diellit ka shumë histori, ka dhe një cmim të tretë në konkursin e shpallur nga Organizata COMMON COUNCILL FOR AMERICAN UNITY, ku morën pjesë 1000 gazeta që botoheshin në Amerikë në gjuhë të huaja, por asnjë vleërsim nga shteti shqiptar, qoftë dhe simbolik. Në Kuvendin e ardhshëm të Vatrës, që mendohet të mbahet me 28 prill 2013, në përvjetorin e 101 të themelimit të Federatës, redaksia e Diellit do të kërkojë botimin si të përdyjavshme, për ta rikthyer në një periudhë jo shumë të largët në të përjavshme, për të realizuar kështu ringjalljen e plotë.
***
Gazeta më e vjetër e Botës Shqiptare, me emrin simbolik “Dielli” te Dielen e 15 Shkurtit kishte ditëlindjen, me 15 shkurt mbushi plot 106 vjet. Gazeta”Dielli” u themelua në Boston prej Shoqërisë atdhetare Besa-Besë dhe ka si ditëlindje datën 15 shkurt 1909. Më 11 mars 1912, mbasi shoqëritë shqiptare të Amerikës vendosën që të federohen në Vatër (dita zyrtare e themelimit të Vatrës 28 prill 1912, dita e njohjes nga Shteti i Massachusetts, 10 qershor 1912) Dielli u bë pronë e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe nisi të dalë dy herë në javë. Me 18 Nëntor 1914, Gazeta nisi të botohet tri herë në javë dhe më 9 nëntor 1915 u bë e përditshme nen drejtimin e Kostë Çekrezit. Natyrisht është kjo koha më e artë e Vatrës dhe gazetës së saj Dielli. Historishkruesit e Vatrës dhe të Diellit e kanë bërë tashmë publik faktin se Dielli erdhi si nevojë shpirtërore dhe informuese për shqiptarët e Amerikës në një kohë të vështirë.
Mëkëmbsi i Mit’hat Frashërit, i shumëdturi Hasan Dosti, është shprehur se “Vatra” dhe “Dielli” na zgjuanë iden’ e zjarrit e të dritës, që do të thotë flakë patriotizmi dhe rreze kulture. Këtyre simbolizmave u janë përgjegjur edhe realitetet”.
Kronika e lindjes së Diellit, është e njohur: Me mbylljen e gazetës “Kombi” të Sotir Pecit në Boston me 10 Janar1909, diktohej nevoja e një tribunë kombëtare për të luftuar për të drejtat e Kombit shqiptar, ndërkohë që ishte mbyllur tashmë dhe Albania e Faik Konicës. Kur qe hapur Kombi me 6 qershor 1906 numri i shqiptarëve sipas regjistrave të kohës ishte rreth 7 mijë,ndërkohë që kur u mbyll gazeta e Pecit, numri i shqiptarëve së paku kishte shkuar në dhjetë mijë. Pa gazetën kombi emigrantët shqiptar kishin mbetur si në shkretëtirë, në terrin e padijes e mosinformimit. Nevoja për një gazetë u bë më emergjente kur xhon turqit burgosën Dervish Himën sepse i gjetën Flamurin e Shqipërisë në gji dhe asnjë gazetë në Shqipëri nuk guxoi që të shkruante e ta mbronte atdhetarin nga frika e represionit turk. Atëhere Konica në Londër dhe Noli në Boston ranë në ujdi për botimin e një gazeta shqip në Amerikë. Deri në atë kohë dy patriotët nuk njiheshin përsafërmi me njëri-tjetrin, por ishin të njohur në distancë duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit në shtypin e kohës si dhe nga letërkëmbimi. Me përpjekjet e të dy kolosëve të mendimit shqiptar të asaj kohe u ndez ky kandil kombëtar, siç e cilëson ish editori Refat Gurrazezi, kandil që ndriçon ende edhe sot në SHBA falë kontributit të shqiptarëve të Amerikës.
Në Nju Jork, u kujtua ditëlindja e ‘Gjeniut të Kombit’, Mithat Frasherit
Ditën e diele, me 16 Mars, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit,realizuar nga Pëllumb Lamaj/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Në qytetin e Nju Jorkut, disa blloqe larg rrugës Lexington (Hotelin Winthrop) është kujtuar ‘Gjeniu i kombit’, Mit hat Frasheri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, pinjolli i familjes së njohura të Frashërlinjëve, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsin 1880. Njëqindetridhjetekatër vejtori i ditës së lindjes së tij, u mbajtë dje në qytetin e Nju Jorkut, nën kujdesin e pronarit shqiptar të kino-tetarit Producers Club, zotit Alfred Tollja, dhe e inicioi dhe udhëhoqi zoti Pëllumb Lamaj.
Aktiviteti në përkujtimi i ditëlindjes së Mit hat Frasherit, nisi me vendosjen e një kurore me lule të freskta në varrezat publike “Ferncliff” New York, ku prehen edhe eshtrat e tij, më pasë u bë një vizite të shkurtër në ish vendin ku ndodhej hoteli Winthrop, (Nju Jork – SHBA), vendi ku mbylli syt një herë e përgjithmonë, një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX-të.
Ky aktivitet në kujtim të ditëlindjes së tij vazhdoi në kinotetarin Producers Club me shfaqjen e filmit dokumentar mbi jetën e veprën Mit’hat Frashërit, një realizmim i bukur, ky, realizim i ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi, dhe ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit, duke u arrestuar qysh në moshën 19 vjeçare.
Ditën e diel, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja, prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit, realizuar nga Pëllumb Lamaj .
Duke i folur për figurën e tij, Lamaj u shpreh se : “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria, është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, theksoi ai e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse, lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht”, tha zoti Lamaj.
Më pas ai komentoi edhe filimin e realizuar prej tij – duke thënë se ky film është i ndarë në katër pjesë dhe i kushtohet gjithë jetës së tij. “Në pjesën e katërt, sqaroi Lamaj është edhe zëri origjinal i tij, dhënë në B.B C në vitin 1949….Unë, shtoi Lamaj kam përdorur disa skena filmike të rrëzimit të bustit të diktatorit dhe disa ekzekutime origjinale që egzistojnë në arshivat e shtetit…Unë dokumentarin e kam futur në You-Tube , pra megjithëse e kam bërë me shpenzimet dhe mundin tim, e kam dhënë falas thjeshtë që bota shqiptare të mësojë historinë ashtu si është, e pacensuruar dhe të pa-tjetërsuar nga historiografia sllavokomuniste” pohojë zoti Pëllumb Lamaj.
Shpesh të kujtuarit e këtyre datave të ndodhura vite më parë, në diasporë, tha mikëpritësi i kësaj veprimtarie zoti Alfred Tollja, na shërbejnë edhe si një moment analize apo reflektimi për ne në disaporë, për të parë ashtu si nuk kemi pasur mundësin të shohëm ose njohim hsitorinë e vërtet të Shqipërisë, dhe se çfarë bën këto figura të ndritura të kombit tonë, sidomos gjatë kohës që qëndruan në mërgim – kohë kur regjimi diktatorial i anatemoi ata, si armiqë të vendit tonë. Mbasi faleminderojë zotin Lamaj, për veprimtarinë në kujtim të 144 vjetorit të lindjes së pinjollit të Frashërillnjëve, Tollja u shpreh se : “Mit’hat Frashëri, është quajtur me të drejtë si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje si e pamë edhe në filmin dokumentar ai e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre, në 44-tën. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, sipas shkrimve ai u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës. ”, u shpreh Tollja. Në fund të kësaj veprimtarie u shtrua një koktel nga mikëpritësi, dhe disa nga pjesëmarrësit, Agim Ternova, Eduard Dilo dhe Edmond Sejko, folën gjerësisht për njërën nga figurat më të spikatura të kombit tonë Mit hat Frasheri , i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet njohura të Frashërit, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsi 1880.
GËZUAR DITËLINDJEN, DESIGNERIT TË DIELLIT, DANNY BLLOSHMI!
Në Foto: Danny Blloshmi me të fejuarën, Kledia Myrtolli , që studion për mjeke/
Sotë është ditëlindja e Art-Dizajnerit të Gazetës DIELLI, Danny Blloshmi: GËZUAR DANNY, i pac të gjitha ditët, javët, muajët, vitet, të gjithë Jetën tënde, të gëzuar si Dita e lumtur e Lindjes!
Danny është bashkuar me ekipin e Vatrës që në 100 vjetorin e Gazetës Dielli, qershor 2009, teksa përcolli mesazhet e brezit të vet, brezit të ri, për të cilin ka aq shumë nevojë VATRA. Më pas ai mori përsipër dizajnimin e Gazetës Dielli, edhe pse nuk e kishte ushtruar më parë, por me këmbëngulje e prefeksionoi dhe tani arrin që ta faqosë gazetën mirë dhe në një kohë të shkurtër. Dhe së bashku ne arritëm që ta faqosinim Diellin jo më me 16 Faqe sipas traditës së trashëguar, por me 24, 32, 36, 40 dhe numrat special përmbi 100 faqe! Faleminderit Danny!
Danny dha një kontribut të jashtzakonshëm edhe në 100 vjetorin e Vatrës. Përmes tij, nëpermjet acauntit në on line u mblodhën mijëra dollarë. Po ashtu, ai u lidh me zyrën e Senatorit të New Yorkut, Schumar, përcolli tek ai historinë e federatës Vatra në 100 vjetorin e themelimit; po ashtu përcolli edhe atmosferën festive të 100 vjetorit në gazetën Njujorkeze Daily Nwes, e cila i kushtoi shkrim të vecantë 100 vjetorit të Vatrës.
Danny ka qenë përherë aktiv në Vatër, ai ka kryer vullnetarisht detyrën e arkëtarit(deri në Kuvend), atë të menaxhimit të ndërtesës së Vatrës etj. Me krijimin e Degës së re të Westchester Sotuh, Danny është zgjedhur arkëtar i dëgës.
Per aftesite profesionale et Danny-t ne fushen e financave flet pozicioni I tij ne kompanine me te famshme si Merryll Lynch, si Financial Advisor at Merrill Lynch.
Danny Blloshmin e lidhin me Vatrën dhe nacionalizmi shqiptar fije të shumta , babai i tij, Hysen Blloshmi ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës deri në Kuvnendin e 27 prillit 2013, ai ështe një nga dhuruesit bujarë të Vatrës nga të ardhurit pas 1990-ës, Gjyshi i Dannyt, Xhevdet Blloshmi është shumë i njohur në diasporën shqiptare të Amerikës, luftoi me armë në dorë kundër sistemit komunist, ishte ndër ata që vullnetarisht shkoi në Shqipëri për të luftuar, ai ndërroi jetë në Amerikë pasi e solli familjen në vendin e lirisë.Një figurë tjetër e njohur nga Blloshmit ishte edhe sekretari i Faik Konicës, Haki Blloshmi, i cili iu bashkua Vatrës porsa erdhi me studime në Amerikë me 1923, ai mbaroi studimet në Harvard më 1927, por në vend që të ndiqte karrierën në SHBA, ne vitet e Luftes se II Boterore ai shkoi për të luftuar në Shqipëri kundër pushtuesëve dhe u vra pabesisht nga Forcat e Brigadës së I të Mehmet Shehut në Dunicë me 7 Mars 1944.
Edhe njëherë Gëzuar Ditëlindjen, i dashur Danny! E kalofsh sa me bukur diten e bekuar!
DALIP GRECA
Editor i Diellit
Crown Princ Leka II i Shqipërisë, mbushi 31 vjeç!
Ditëlindja e princit të shqiptarëve Leka II, fëmija e vetme e të ndjerit Mbretit Leka i Parë, i lindur në Klinikën Sandton në Johanesburg, Afrika e Jugut më 26 mars 1982, ditë krenarie kombëtare/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Mbretëria shqiptare është një pasuri e vyer kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë.
Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri që i ka mbushur mendja “top” që ai(Edi Rama) të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.
Madje edhe shtypi dhe propaganda majtiste, e cila ka pothuajse nën kontrollin e saj më se 90 përqind të medias shqiptare, teksa merret për ditë me një lajmë ordinere, “injoron” totalisht ditëlindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore Princi Leka, jo pa qëllim. Ndërsa, kujtohet ditëlindja e diktatorit me lajme të ndryshme, dhe “bëmat” e tij – jo pa qëllim harrohet Mbretëria shqiptare, madje ajo me të njëjtën propogandë si në kohën e komunizimit sulmohet edhe sot.
Dje më 26 shkurt, mbushi 31 vjeç Crown Prince Leka II i Shqipërisë ! Ku, vetëm në Shqipëri mund të ndodhi kjo që 90 përqind e shtypit të mos e permend fare ditëlindjen e Princit Leka, pinjollit të vetëm të familjes mbretërore shqiptare. Në një kohë që disa nga vendet më të zhvilluara dhe të qytetruara të botës, si : Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, e tjera, e kan ditëlindjen e Mbretit të tyre festën më të madhe kombëtare, dhe e kan kujtuar edhe ditëlindjen e Crown Prince Leka II i Shqipërisë .
Dhe, kjo është fatëkeqsia më e madhe për ne shqiptarët, ngaqë se për Mbretin dhe mbretërinë shqiptare, më shumë flasin dhe e nderojnë të huajt, se sa ne vetë shqiptarët. Kështu, ndodhi edhe në maj(19 Maj, 2012) të vititi të kaluar, kur LTM Princi Leka II u dekorua me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës, shtypi i majtë u ngërthye si në kohën e Enver Hoxhës.
Dje, Kalendari Mbretëror Botëror, kujtoi 26 Marsin 2013, me Ditëlindjen e 64-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 31-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982. 26 Marsin kur Hollanda festoi Ditëlindjen e 8-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 19-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,
/ Crown Prince Leka II i Shqipërisë/
Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka II është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara arkivolit me trupin e NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 , Ai vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe Toga e LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”në Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
Dekoratat :
Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.
President Nderi Presidenti i Federates Shqiptare te Golfit.
President i Shoqates “Mati”.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Pratrone: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility”
Antari i Nderit te: SOS Orphans of Albania (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France)
Antari i Nderit te: Albanian Olympic committee 2011.
LTM Princi Leka II është dekoruar me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës.
Gjuhët: Shqip dhe Anglisht
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar është bër në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai u zgjodh të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.