• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VLERA E HUMANIZMIT DHE ATDHETARIZMIZMËS NË AMERIKË

December 1, 2013 by dgreca

Të dielën pasdite në qendrën Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” u promovua libri i shkrimtarit dhe studiuesit Mikel Gojani me titull” Mhill Gjuraj, Vlera e Humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë”. Merrnin pjesë bashkatdhetarë të shumtë, të afërm, familjarë dhe miq të familjes Gjuraj.

Takimin e ka hapur shkrimtari Mhill Velaj, i cili ka prezantuar librin, protagonistin Mhill Gjuraj dhe ka ftuar dom Pjetër Popaj që të bekoi veprimtarinë dhe darkën e shtruar me këtë rast.

Recensuesi i librit Luz Thaci mbajti  kumtesën me titull ”NJË LIBËR ME VLERË I ZHANRIT PUBLICISTIK,DOKUMENTAR,E HISTORIK”, ku evidentoi vlerat dhe mesazhet që përcjell ky libër me autor Mikel Gojani.

Ndër të tjera z.Thaci tha: Libri, “Mhill Gjuraj – vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, që kohë më parë ka dalë në dritë i autorit Mikel Gojani, flet mbi figurën e afaristit, humanitarit dhe mërgimtarit të përkushtuar shqiptar Mhill Gjurjaj, është në interes të të gjithëve e sidomos për vlerat dhe dinamikën e një nga periudhat e rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork.

Nuk ka se si të mos potencojmë një nga arsyet më të rëndësishme se si diaspora jo vetëm se ka qenë promotor i rëndësishëm i të gjitha lëvizjeve kulturore e politike të kohës në shërbim të kombit në përgjithësi, e posaçërisht në shërbim të pakursyeshëm( pothuajse me të gjitha mjetet dhe jetën),  të lirisë,  demokracisë dhe pavarësisë së vendit. Pa një mbështetje të këtillë sigurisht se rrugëtimi drejt lirisë dhe pavarësisë do të ishte edhe më i gjatë dhe me shumë sfida të tjera, por ja që ndihma dhe mbështetja e diasporës përbënte ndihëm apo krahun e fuqishëm të elitave që ishin në krye të këtyre proceseve në Kosovë si në procesin e çlirimit ashtu edhe të pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit demokratik.

Duke hyrë në esencën e librit studiuesi Luz Thaci, e vuri theksin edhe në vlerat përgjitëhsuesi të librit, i cili edhe pse merret me veprimtarinë atdhetare dhe bamirëse të  Mhill Gjuraj dhe familjes së tij, ai sjell jetë nga diaspora shqiptare e Amerikës. Libri theksoi z. Thaci na sjell një rifreskim të përpjekjeve të diasporës dhe ndihmës së tyre ndaj vendit,  duke shkruar mbi personalitetin e veprimtarit Mhill Gjuraj, ai ka sjell edhe një mori arsyesh të logjikshme në kapjen edhe më mirë të konceptit të diasporës shqiptare këtu në Ameërikë, respektivisht në Nju Jork, vlerës kombëtare që ngërthejnë në vete dhe zhvillimit e shërbimit të tyre në të gjitha proceset për atdheun e tyre dhe të ardhmen e brezave ne vend.

Mhill Gjuraj është një nga shembujt e mirë të përkushtimit atdhetar,  të veprimtarisë së sinqertë dhe të një njeriu të mirë i cili në mundësit e tij ka luajt rolin e duhur të një afaristi, humanitari dhe veprimtari, me ç’rast  roli i  tij është i padiskutueshëm. Apo siç shkruan në fjalën e tij hyrëse autori Mikel Gojani se mbase, z. Gjuraj, jep premtimin se angazhimi i tij në fushën e çështjes  humaniste dhe atdhetare nuk do t’i mungojë asnjëherë as në të ardhmen, sepse, ishte i vetëdijshëm se ai që ndihmon popullin e tij, vendlindjen e tij, atdheun e tij, nderon veten e tij dhe familjen e tij, përgjithësisht (M. Gojani, fq. 25, shënimi im).

Prandaj shiquar nga ky aspekt mund të nënvizoj se libri i autorit Mikel Gojani është një vlerë e shtuar,  sidomos në fushën e njohjes më mirë të diasporës dhe veprimtarisë së saj të madhe në shërbim të atdheut në të gjitha proceset. Libri në fjalë është i ndarë në disa kapituj, i dokumentuar dhe i shoqëruar si me foto të aktiviteteve të ndryshme dhe zhvillimit e lëvizjet e ndryshme, kulturore,  politike etj.

Ligjëruesi u ndal më hollësisht ën kapitullin e fundit të librit, ku të tjerët vlerësojnë veprimtarinë e atdhetarit të përkushtuar humanistit Mhill Gjuraj. Ai tha: “Veprimtari dhe humanisti Mhill Gjuraj në vlerësimin e të tjerëve”,qe  ngërthen disa opinione të miqve bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarëve të z. Mhill Gjuraj, të cilët flasin për  punën dhe angazhimin e tij në shërbim të humanizmit dhe të kauzës kombëtare. Me këtë rast, vlerësimet e tyre për vlerat humaniste dhe atdhetare të z. Gjuraj, i japin intelektualët dhe veprimtarët, si dr. Don Lush Gjergji, don Pjetër Popaj, z. Eric Reichenbaun, z. Agim Rexhaj, z. Marjan Cubi, z. Anton Berisha, ish ambasador në Slloveni, mr. Gani Bajraktari, z. Mëhill Velaj e të tjerë.

Libri i Gojani, “Mhill Gjuraj në Amerikë: Vlerë e humanizmit dhe atdhetarizmës”, është libër me vlerë dhe e pasuron fondin e librave të kësaj natyre për diasporën shqiptare, përkatësisht në Amerikë.

Në mbyllje të ligjëratës së tij, z. Thaci vlerësoi se: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë” është një libër që luan rolin e zhanrit publicistik, dokumentar, historik, dhe, pse jo, edhe shkencor nne aspektin studimore te diaspores, ashtu sikundër e luan edhe rolin e angazhimit afarist, humanitar, kulturor e atdhetar të drejtpërdrejtë; e luan rolin e përhapjes së të vërtetës së veprimeve, ideve, vizioneve, mendimeve, qëndrimeve e të formave tjera të shkrimit dëshmues.

Pra, lirisht mund të konstatojmë se libri publicistik “Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë” ka vlera të mirëfillta dhe me interes shumëdimensional.

Redaktori i librit, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, anëtar i Këshillit të Vatrës dhe arkëtar i saj, Marian Cubi, foli për kompozicionin e librit duke u ndalë vecmas në secilin kapitull. Z. Cubi përshkroi me detaje subjektin dhe ngjarjet që mbart cdo pjesë e librit, të cilët kanë një lidhje organike mes vetes. Në kreun e parë, Sferka e thatë (Thatina) e Lugut të Leshanit- Vendbanim i hershëm Iliro-Dardan, përshkruhet historia e vendlindjes të Mhill Gjuraj, si dhe rrënjët e familjes së tij; në kreun e dytë, flitet më hollësisht për Familjen Gjuraj, një familje e njohur me tradita të virtytshme atdhetarie, duke kërkuar rrënjët dhe degëzimet e saj; në Kreun e  tretë autori ndalet tek Mhill Gjuraj si pasues i denjë i familjes GJURAJ, në Kreun e Katërt përshkrueht saga e mërgimit të  familjes Gjuraj, ku protagonisti Mhill Gjuraj rrëfen rrugën e gjatë të mundimshme të mërgimit nga Kosova në Itali dhe më pas në Amerikë; Kreu i pestë jep një tablo më të plotë për mbërritjën në –Tokën e Premtuar, ëndrra amerikane, ; ndërkohë që Kreu i gjashtë sjell hollësi nga kontributet e komunitetit shqiptar dhe në vecanti të Mhill Gjuraj, ku autori i librit ndalet gjatë në veprimtarinë atdhetare dhe humanitare të Mhill Gjurajt, në hapësirë të vecantë në kreun e shtatë merr kryevepra e Mhill Gjurajt, ngritja e shtatores së Nënë Terezës në Pejë, sponsorizim i tij.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj ka përgëzuar organizatorët e kësaj veprimtarie, autorin e librit Mikel Gojani si dhe protagonistin e këtij libri-Mhill Gjuraj.

Kanë përshëndetur dhe kanë folë për vlerat e librit edhe Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Fran Marku, Lek Përlleshi dhe e motra e Mhill Gjuraj.

Veprimtarine, pervec gazetes Dielli, e ka ndjekur edhe Revista”Jeta Katolike”, televizioni 21 dhe ARB TV.

Në fund falenderoi pjesmarrësit protagonisti i librit Mhill Gjuraj.Familja Gjuraj shtroi një darkë për pjesmarrësit. (Korrespondenti i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dom Pjeter Popaj, Gjon Bucaj, Luz Thaci, Marjan Cubi, Mhill Gjuraj, Mhill velaj

SHQIPERIA ETNIKE “NJIHET” NGA KESHILLI BASHKIAK I NEW YORK-ut

December 4, 2012 by dgreca

Shqipëria Etnike në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut: ceremoni në 100 vjetorin e pavarësisë: nderohen me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësonin Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare. Nderohet, edhe i biri i  konsullit të parë shqiptarë në Nju Jork/

 NGA BEQIR SINA, New York/

CITY HALL NEW YORK CITY : Dhjetëra mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e sheshet në disa qytetet kryesore të SHBA, të mërkurën (28 nëntor) për të kremtuar 100 vjetorin e pavarësisë,-  “Dita e Flamurit” e cila shënon ndarjen e Shqipërisë nga perandoria otomane në 1912 pas pesë shekujsh sundimi.

     Manifestimet më të mëdha u mbajtën në “kryeqendrën” e tanishme të shqiptarëve të Amerikës, në New York, qyteti ku shqiptarët mblidhen shpesh her në atë që thirret Tri- Shtetet, duke ngritur simbolikisht edhe flamurin kuq e zi në zemër të qytetit. Ndërkohë që në Times Square disa mijëra shqiptarë e “mbuluan” kuqezi sheshin për disa orë duke festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

    100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit ose Ditëlindja e Shqipërisë mblodhi  në sallën e Kuvendit të  Bashkisë së Nju Jorkut, e njërit ndër qytetet më të mëdha të Amerikës dhe një ndër më të medhejtë në botë, një grup shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe disapora, për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit shqiptarë. Disa nga krerët e këtij Këshilli Bashkiak, përfshirë kryetaren e Këshillit të Bashkisë, së qytetit të New Yorkut,  Christine C. Quinn, anëtarët e Këshillit të Bashkisë, James Vacca, Joel Rivera dhe Eric Gioa, së bashku me anëtarë të tjerë të Këshillit të Bashkisë, personalitete të njohur të qytetit, autoritet lokale  në shenjë nderi të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit 1912 e ndërprenë seancën e zakonëshme, për të mbajtur zyrtarisht një ceremoni kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë …

James Vacca është një anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut dhe Kryetari i Komitetit tëTransportit. Ai përfaqëson zonën elektorale 13-të në Këshillin e Qarkut Bronx, e cila përfshin lagjet ku jeton edhe një pjesë e madhe e komunitetit shqiptarë: Throgs Neck, Pelham Bay, Country Club, City Island, Westchester Square, Zerega, Morris Park, Pelham Parkway, and Allerton.

     Në këtë ceremoni  festive u nderuan me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësonin  Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare .Kjo ceremoni i bashkoi të gjitha trojet Shqiptare nën një flamurë kuqezi – . Mbasi Këshilli i Bashkisë së New Yorkut, zgjodhi për të nderuar çdo njerin prej tyre me Proklamatën e Këshillit të Bashkisë së New Yorkut me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,. Presonalitete që morën këtë proklamat ishin :  Dom Pjetër Popaj, nga shqiptarët e Malit të Zi, Xhim Xhema nga Lugina e Preshevës, Agim Karagjozi dhe Niko Kirka, nga Shqipëria, Agim Rexhaj, nga Kosova, Sali Bollati nga Çamëria dhe Ibrahim Kolari nga Dibra e Madhe.

        Në këtë ceremoni u nderua dhe Niko Kirika, njeriu i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në burgjet famëkeqe të regjimit të Enver Hoxhës,. Ai është i biri një tjetër figure me përmasa kombëtare, e cila vetëm në demokraci ka filluar të nxirret nga humbellat e historisë së deformuar shqiptare. Bëhet fjalë për Kristo Kirkën (1883-1955), patriotin shqiptar, një nga themeluesit e shoqërisë “Vatra” në SHBA, bashkëpunëtor i Nolit e Konicës, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsullin e parë shqiptarë në Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisë së Korçës, më pas nënprefekt i Korçës, gjatë pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi të bashkëpunonte me komunistët dhe të vihej në krye të Frontit Demokratik.Kjo ishte arsyeja pse në vitin 1946 ai u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh në Burgun e Burrelit në moshën 72-vjeçare. Nuk dihet akoma se ku i prehen eshtrat.

         Duhet cekur me këtë rast  se Kristo Kirka është “një figurë me përmasa kombëtare, por fatkeqësisht e harruar, e lënë mënjanë. Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, pas një pune të gjatë në arkivat e Shqipërisë, të SHBA-së dhe sidomos të ‘Vatrës’, studiuesit shqiptarë kanë bërë përpjekje që të nxjerrë në dritë këtë figurë madhore të kombit tonë. Në Këtë ceremoni morën pjesë dhe përfaqësuesit diplomatik të shtetit Shqipërisë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto edhe disa  bashkatdhetarë nga emigracioni shqiptar i këtushëm, i vjetër e i ri, si dhe media shqiptare TV21, Albanian Culture dhe gazeta Dielli..

       Ceremonia zyrtare u zhvillua në sallën qendrore (sallën e kuvendit të qytetit) të Bashkisë së qytetit 12 milion banorësh, i njohur ndryshe edhe metropoli i botës. Kjo ceremoni ishte e veçantë, për të nderuar Ditën e Flamurit kuqezi , në këtë 100 vjetor dhe për të shprehur me këtë rast mirënjohjen dhe respektin e thellë për mikun tonë të madh SHBA-ës.     Kjo ngjarje e cila u zhvillua në kuadrin e aktiviteteve që u mbajtën në New York, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  e përshëndeti edhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë, zonja Christine C. Quinn, dhe miku i shqiptarëve anëtari i Këshillit të Bashkisë, James Vacca.   Ndërkohë që në emër personaliteteve të nderuara ka përshëndetur kryefamullitari i Kishës Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, i Përndershmi dom Pjetër Popaj. Më pas ceremoninë e përshëndeti edhe veprimtari i dalluar çështjes Çame në Amerikë, zoti Sali Bollati, i cili duke falenderuar për vlerësimin e Bashkisë, ka përmendur edhe faktin se krahina e Çamërisë, është shprehje e padrejtësive historike të Evropës ndaj Kombit shqiptar. Ndërkohë, që nën kryetari i Vatrës zoti Agim Rexhaj ka faleminderuar veçanërishtë me këtë rastë SHBA rolin dhe kontributin e saj prej pavarësisë së Shqipërisë, rënjen e komunizmit dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Rexhaj sipas shtypit shqiptarë thuhet se ka thënë : “Shqiptarët, kudo në botë, të gjithë i janë mirnjohës SHBA-ës, për ndihmes e çmuar që dhanë në çështjen shqiptare në përgjethësi dhe së fundi me pavarësinë e Kosovës, duke realizuar edhe atë ëndërrën shekullore të shqiptarëve”

Ndërsa James Vacca (prouncimi Xhimi Vaca) Anëtar i Këshillit, të Qarkut 13 Bronx – New York, nderoi me një proklamtë të veçantë 100 Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën thuhet : 

Këshilli Bashkiak i qytetit të New York-ut është i kënaqur të nderojë sot ditën e pavarësisë të Shqipërisë, e cila sot feston ditën e flamurit – Albanian Flag Day; dhe Këshilli i Bashkisë së Qyetiti të New Yorkut është  krenar për të nderuar njujorkezët me origjinë shqiptareditën kombëtare të Shqipërisë, në njohjen e 100 vjetorit të saj të Pavarësisë.
Shqipëtarët kan qenë të njohur gjerësisht si raca më e lashtë në Evropën Juglindore në kuadër tëPerandorisë Bizantine, ku populli shqiptar ka zhvilluar një luftë të madhe për identitet kombëtar në një gjuhënë një flamur dhe të trashëgimisë së saj kulturore të cilat njerëzit e saj i mishërojnë, edhe në këtë ditë

Shqiptarët  kan një histori të pasur kulturore, që datojnë që prej ilirëve dhe para-Helenike dhe popullsisëTyrrhenopelasgian –


Perandoria Osmane filloi sundimin e saj në 1506 dhe vazhdoi atë për më shumë se katër shekuj…

Në 1909 Shqipërët filluan një rezistencë të armatosur tre vjeçare e cila kulmoi në 28 nëntor 1912 meshpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Për çdo vit që nga viti 1912, shqiptarët e festojnë “Ditën e Flamurit” më 28 nëntor 2012, së bashku me shqiptarët në SHBA dhe në Shqipëri ata janë duke festuar 100 vjetorin e kombit shqiptar dhe vlerat elirisë me optimizmin dhe prosperitetin e tyre.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: agim Rexhaj, Beqir Sina, dom Pjeter Popaj, Keshilli Bashkiak NY, Niko Kirka, Shqiperia Etnike

DITA E FLAMURIT NE KISHEN KATOLIKE SHQIPETARE “ZOJA E SHKODRES”

December 2, 2012 by dgreca

28 Nëntorin 1912 , përvjetori Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar – momentin historik, kur heronjtë tanë kombëtar ngritën flamurin historik të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Vlorë, u perkujtua edhe ne Kishen Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres/

Nga Beqir SINA/

HARSDALE – NEW YORK : Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, provincën e Harsdale – Ynokers(NY), e dalluar për aktivitetin e saj fetar, kombëtar , shoqëroro dhe kulturor edhe këtë vitë ka pasur një aktivitet të ngjeshur.

Ngritja e flamurit kuqezi në 28 Nëntorë në kumbanoren e kësak kishe deh mbajtja e meshës është bërë tradicionale ku fajlët ma të mira dhe meritën e madhe të punës së shkelqyer, i shkojnë klerit katolik, në këtë Kishë, e dalluar për aktivitetin e saj për fe dhe atdhe, si dhe mijëra besimtarëve të saj. Me këto veprimtari Komuniteti katolik shqiptar në SHBA, tashmë tregon se është më solid dhe i organizuar mirë rreth Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë.

Ata kanë një lidhje të fort mes fesë së tyre katolike dhe kombit tonë. Këta mijëra besmitarë, janë të motivuar nga dëshira për t’a ruajtur si fenë edhe kombin e tyre, me dinjitet, krenari kombëtare, mbasi që prej krijimit të kësaj kishe me figurat më të ndritura të saj në SHBA, Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë është ajo që po i zhvillonë disa lloje veprimtarishë me karakter fetar, kombëtar, shoqëror dhe kulturor, gati gjatë gjithë vitit kushtuar ngjarjeve më të rëndësishme tona kombetare.

Në këtë javë feste prej disa ditësh, mjediset e kishës ishin hijeshur me dekorin e festës së 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Në të gjitha ambjentet e saj- shikoje një flamur kombëtarë dhe simbole të tjera, ndërkohë, që gjithçka kulmoi si çdo vitë në këtë datë më 28 nëntorë, kur qindra besimtarë për disa orë kan festuar 100 vjetori i pavarësisë.
Më 28 Nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, edhe Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë – Zoja e Shkodrës, në mënyrë solemne, thuhet në Facebook, ka bërë ngritjen e Flamurit mbi kambanaren e kishës. Aktivitet ky që dekadat e fundit vazhdimisht është celebruar në këtë kishë duke shënuar me mënyra të ndryshme ditëlindjen e Shqipërisë 28 Nëntorin 1912 – shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Ceremonia e ngritjes së flamurit kuqezi në pjesën më të lart të kësaj kishe e cila thirret Kambanare, filloi në ora 3 të pas dites ndërkohë që më parë kryefamullitari i kësaj kishe I Përndershmi Dom Pjetër Popaj në praninë e qindra besimtarëve mbajti me këtë rast një meshë të veçantë për këtë përvjetor të Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar .

Sipas faqes së internetit së kësaj kishe në meshën i pavarësisë së Shqipërisë një pjesë e saj i është kushtuar dëshmorëve të kombit tonë, të, të tëra koherave.

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë Zoja e Shkodrës është ndjekur nga shumë besimtarë, sikurse edhe grupi i djemëve dhe vajzave të Ansamblit të Qëndrës Kulturore Nëna Tereze pranë kësaj kishe – Grupi Rozafa me këngë e valle nga të gjitha trevat ia shtoi bukurinë festës së flamurit.

Ngritja e flamurit në pjesën më të lart të kishës — kambanaren, fill pas kremtimit të meshës, dedikuar deshmoreve të kombit të të gjitha kohërave, nga të përndershmit Dom Pjeter Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, filloi rreth orës dy të pasdrekës ceremonia e ngritjes së flamurit,e percjellur me himnin kombëtar shqiptar dhe atë të SHBA. Të pranishëm ishin më se një mijë vetë, shumica të rinjë e të reja. Edhe kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj.

Ndërkohë edhe përfaqësues të organizatave, shoqatave e individë të ndryshme shqiptaro-amerikane e kanë përshëndetur këtë veprimtari. Ata mes të tjerash uruan Kishën Katolike Shqiptare ne Amerikë, famullitarin e saj Dom Pjeter Popaj. Besimtarët uruan që kjo traditë të vazhdojë dhe të bëhet çdo vit e më mirë. E vetmja fjalë që doli nga goja e çdo pjesmarrësi ishte _ Gëzuar festa e Flamurit – Faleminderit!”, drejtuar të gjithë atyre që me ndihmën, përkushtimin dhe pjesemarrjen e tyre, e bënë të mundur këtë ceremoni, për ngritjen e flamurit kuq e zi edhe në pjesën më të lart të Kishës Katolike Shqiptare ne Amerike “Zoja e Shkodres”

Në sallën e Qëndrës Kulturore Nëna Tereze u mbajtë një simposium kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë, oratorët të ndryshëm folën për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit tonë kur mbas 500 vjet robëri – të sundimit otoman shqiptarët fituan pavarësinë me ngritjen e flamurit në Vlorë në 28 Nëntorë 1912 nga plaku i urtë dhe i menëçur Ismail Bej Qemali me burat më të mirë të Shqipërisë.

Me këtë rast folën Leonard Berishaj, Mark K. Shkreli , drejtori i Qendrës Kulturore Nëna Tereze, Famullitari Dom Pjetër Popaj, Age Ivezaj dhe professor Prend Çeta, kurse më pas Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës mbajti edhe një kokteji i pasur me muzikë dhe vallëzim, në Qendren Nëna Tereze.

Ata kujtuan 28 Nëntorin 1912 , këtë përvjetor të Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar – momentin historik, kur heronjtë tanë kombëtar ngritën flamurin historik të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Vlorë. Dhe, njëherit deklaruan mëvetësinë e shtetit amë, Shqipërinë, e pavarur pas pesë shekujsh roberie. Ky akt historik mbajti gjallë, thanë folësit dhe zgjoi shpresën se Zoti do t’a ndihmonte kombi Shqiptar, që kurr nuk do të shuhej, edhe pse trojet kombëtare u copëtuan në gjashtë pjesë nga Evropa, për të kënaqur orkeset grabitqare nga fqinjtë tanë – armiq shekullorë.

Në ditën e shenjtë të Flamurit në Vlorë ishte e gjithë Shqipëria, kujtuan në nderim të kësaj date oratorët, prej plakut të urtë e të meçur Ismail Bej Qemali, Luigj Guarkuqi, Dom Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, ishte Kosova, Kraja e Ulqini, Plava e Gucia, Presheva, Medvegja, e Bujanovci,, Shkupi , Dibra dhe Tetova, Tirana, Korça, Saranda, Shkodra e Çameria me trimat e vet”, ishte i gjithë kombi ynë i përbashkur në fe dhe atdhe për rreth Flamurit Kuqezi.

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, dom Pjeter Popaj, Kisha Katolika

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT