Ajshtajni pat thënë:”Gjëja më e vështirë në botë për t’u kuptuar janë taksat mbi të ardhurat”.
Nga Rafael Floqi/Detroit/
Kur Rama mësoi se ato që po thoshte në fillim të fushatës për sistemin e taksave, tregoi se nuk dinte asgjë për sistemin e taksimit dhe ngatërronte taksën progresive me atë proporcionale, pasi taksa prapocionale në vetvete është taksa e sheshtë. Pastaj më vonë mëtoi ta quante atë me emrin e vërtetë ekonomik si “taksë progresive”. Ndërsa muajin e fundit të fushatës, si për t’iu kundërvënë Berishës për termin “taksë e sheshtë, ai shpiku termin “taksë e ndershme”, që bën aluzion, sikur të gjitha llojet e taksave të tjera ishin të pandershme. Ç’ka tregon se politika e PS-së për taksat është vetëm propagandë.
Madje, për t’u dukur më i ditur në emisionin “Opinion” të Blendi Fejziut ai futi ne gojë të tij edhe një deklaratë, sipas së cilës, një këshilltar ekonomik i Obamës e pat quajtur atë “një taksë të poshtër”.
Por si qëndron e verteta?
Taksimi si sistem për mbajtjen e shtetit lidhet me origjinën e vetë shtetit, fillimisht në natyrë dhe pastaj në para. Ai është një mjet për të mbajtur në këmbë shtetin dhe të dyja sistemet e taksimit janë përdorur historikisht nga shteti si institucion për qëllime të ndryshme, duke e vendosur barrën tatimore herë mbi popullsinë dhe herë mbi prodhuesit. Ka pasur periudha si gjatë komunizmin shqiptar, kur taksimi i fshehur dhe puna vullnetare, apo me detyrim (angari) taksonte mbi 70 % të të ardhurave të popullsisë.
Para disa ditësh, së bashku me shkollën e vajzës time, vizituam Senatin e Michiganit në Lansing, dhe një nga pyetjet që shoqëruesja u drejtoi nxënësve 9 –vjeçarë, ishte se çfarë lloj taksash kemi në SHBA?
Dhe përgjegja ishte, se kemi taksa mbi pronën dhe taksa mbi të ardhurat, dy boshte të sistemit tatimor amerikan. Por natyrisht, ka edhe taksa të drejtpërdrejta mbi shitjen në masën afro 6 përqind, që ndryshon nga shteti ne shtet dhe vendndodhja pasi asaj i bashkangjiten taksat lokale dhe ato të shërbimeve. Mjafton të shihni një faturë të Comcast-it dhe të kuptoni se ka taksa mbi çdo gjë, që nga komunikimet elektronike e deri për thirjet e policisë, Kodit (911).
Por shpesh kalkulimet e taksave nuk janë aq të thjeshta. Madje një gjeni si Ajshtajni pat thënë: ”Gjëja më e vështirë në botë për t’u kuptuar janë taksat mbi të ardhurat”.
Por nëse Rama dhe Berisha “i tërhequr” për t’iu kundërpërgjigjur ofertës “ programore te opozitës” diskutojnë vetëm përciptas dy llojet e taksimit, apo format e taksimit, taksimin e sheshtë dhe atë progresiv. Analiza për përparësitë e njerit apo tjetrit sistem, është e cekët, propoganduese, elektorale, pasi në fakt, secili sistem ka të metat “drejtësitë dhe padrejtësitë e tij”, por ajo që është e rëndësishme është se cili është më produktiv në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, në një situatë të caktuar ekonomike.
Por, nëse qeveria e ka të vendosur në zbatim sistemin progresiv tatimor, opozita, siç po duket, më shumë, për rezonancë politike të qendrimeve të majta, sesa për argument ekonomik të bazuar në një truall real ekonomik në Shqipëri, thekson me deklarata populiste se do te heqë taksat për 95% të popullsisë dhe se vetëm, “do të taksojë të ardhurat dhe dividendin e 5 % të popullsisë”, duke ia ngarkuar kështu barrën fiskale vetëm kësaj shtrese të shoqërisë pa dhënë një një shkallë apo një tavan apo dysheme. Kjo bëhet në të njetën kohë, kur është hedhur dhe teoria utopiste për shërbim shëndetësor falas. Që sistemi shëndetësor ka nevojë per ndryshime është afermendsh, por premtimi për shërbim falas nuk e çon atë para por prapa.
Por këtu ka një inkosenguencë që tregon se sistemi i taksimit progresiv, dhe ulja e taksave janë në një konflik ekonomiko–ideologjik.
E majta kudo në botë është e interesuar për taksa të larta dhe ndikim të shtetit në ekonomi dhe shpërndarje. Kështu ishte e vështirë për Ramën dhe për ekspertët e tij në emisionin “Opinion” t’i përgjigjeshin pyetjes,se me se do ta pagonin shërbimin shëndetësor falas.
Edhe pse deklaroheshin për humanizëm për njerëzit në nevojë, dhe më tepër për populizëm asnjeri, as Rama, as epsertët e PS, Beqja apo bankieri Shkëlqim Cani që zgjodhi heshtjen, s’ishin në gjendje apo s’mund të shpjegonin, se si do ta paguante qeveria e tyre këtë shpenzim në buxhet, para se is ashtuquajturi mekanizëm programit socialist të hynte në zbatim, dhe kjo gjë hodhi mjaft dyshim mbi aritmetikën tatimore të PS-së.
Teoria e taksimit të më të pasurve është jo vetëm një parim i së majtës qysh në origjinë, por i bën karshillëk edhe teorive të majta në SHBA edhe tezës së Obamës apo të miliarderit Warren Buffet para fushatës presidenciale në SHBA, se “nuk është e drejtë që sekretarja e tij e paguante më shumë në taksa sesa vetë ai”.
Në thelb, debati është sa ekonomik, aq edhe ideologjik. Le të kujtojmë ç’ndodhi në Francë kur aktori “nder i Francës”, Jerard Depardieu la edhe nështetesinë, për të mos paguar barrën fiskale të 75 % të vënë nga presidenti Holande. Flitet se tatimi mbi të ardhurat për 5% të të pasurve në Shqiperi, do të arrijë në masën 40 %. Po kur prodhuesit e konsoliduar francezë u zhvendosën, për shkak të taksave në Belgjikë apo në Luksemburg, ç’mund të bëjnë 5 % e industrialistëve të rinj shqiptarë. Të largohen nga vendi?
Fatura e të ardhurave të më shumë se 8.000 ekonomive familjare franceze ra 100 për qind me të ardhurat e tyre vitin e kaluar, raportoi të shtunën gazeta e biznesit “Les Echos”, duke cituar dhëna të Ministrisë së Financave. Qeveria Socialiste e presidentit Francois Hollande e imponoi tatimin shtesë vitin e kaluar, menjëherë pas marrjes së detyrës, për të kompensuar ndikimin e një skeme tavan të krijuar nga paraardhësi i tij konservator për të pasur tavan taksimin e përgjithshëm të individit në 50 për qind të të ardhurave vetjake. Qeveria ka qenë e detyruar që të riformulojë një projekt-ligj për të vënë një taksë e përkohshme 75 për qind mbi të ardhurat mbi 1 milion euro, i cili kishte qenë një nga premtimet e fushatës të Hollande që ka ulur popullaritetin e tij në 8 për qind.
Por le të ndalim tek dy dallimet mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive.
Sipas Mike Bell, një sistem proporcional i taksave është ai në të cilin tatimi mbi të ardhurat është i njëjtë me përqindjen e të ardhurave nga çdo person, pa marrë parasysh se sa është barra mbi të ardhurat, që atë e rëndon. Sistemi proporcional i taksave, shpesh referohet si taksë e sheshtë. Por le të bëjmë një vështrim për tatimet historike proporcionale për të kuptuar, pse Berisha e quan, sistemin e tij “të shenjtë”.
Taksa proporcionale ka egzistuar mjaft herët që gjatë kohës, kur kisha e krishterë institucionalizoi një taksë proporcionale, e cila në atë kohë u quajt “një të dhjeta”. Dhjetë për qind e të gjithë të të ardhurave u kërkohet të jepej në kishë për qëllime fetare. Shembulli më i mirë i tatimeve proporcionale sot në Amerikë është tek taksa e shitjes. Ndërsa taksa e shitjes mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon, çdo blerës paguan të njëjtën taksë shitjeje. Nëse tatimi i shitjes është 10 për qind, çdo blerës i një kompjuteri 500 $ do të paguante 50 $ në taksa shitjes, pavarësisht nga të ardhurat personale.
Për çdo lloj tatimi, ka argumente pro dhe kundër, si për meritat dhe për të metat. Një prej argumenteve më të mëdha për taksat proporcionale apo ato të banesave, në SHBA është se ato janë argumentuar si më të lehta dhe si më “të drejta”. Një tjetër argument, është se një taksë e sheshtë siguron më shumë motivim për njerëzit që të përpiqen të fitojnë më shumë, madje edhe në nivele të ardhurave të larta, për shkak se një person nuk do të humbasë më shumë për taksat, nëse ai fiton më shumë para dhe kështu kjo shtesë e ndihmon atë.
Por ka edhe argumente kundër taksavet proporcionale. Një argument kundër taksave proporcionale është se ajo mund të veprojnë ngjashëm me një taksë regresive. Fakti që të gjithë paguajnë shumën e njëjtë të tatimit të shitjes mbi një blerje është me të vërtetë, megjithatë, për një 50 $ shitje rëndesa e faturës tatimore do të ishte një përqindje me e lartë në raport me të ardhurat për dikë që bën 30.000 $ në vit, në krahasim me dikë tjetër që bën 100.000 $ në vit.
Departamenti i Thesarit, ka deklaruar qysh më 1984 që ai kundërshtonte, ashtu si bën Rama sot në Shqipëri, një taksë të sheshtë mbi të ardhurat, sepse ajo sposton një sasi të lartë të barrës tatimore nga njerëzit me të ardhura të larta tek njerëzit me të ardhura të ulëta, por duke rritur bazën, numrin e popullsisë së taksueshme.
Ne fakt, taksat mund të kategorizohen edhe si, proporcionale regresive, ose progresive, dhe dallimet kanë të bëjnë me masën e tatimit kundrejt bazës së tatueshme (të tilla si të ardhurat e familjes apo fitimet e një biznesi). Një taksë regresive është një taksë ku subjektet me të ardhura të ulta janë subjektet që paguajnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre në taksa më të larta relativisht nga të ardhurat që fitojnë.
(Taksa regressive, gjithashtu, mund të mendohet si tatim, ku norma margjinale tatimore është më pak se norma mesatare e taksës. Një taksë proporcionale (e quajtur ngaherë edhe si një taksë e sheshtë) është një taksë ku të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat, paguajnë të njëjtën pjesë e të ardhurave në tatime. (Taksat proporcionale gjithashtu mund të mendohen si tatime, ku normat e margjinale dhe mesatare tatimore janë të njëjta.
Por ç’është taksa progresive? Ajo është një taksë ku subjektet me të ardhura të ulëta paguajnë një pjesë të ulët nga të ardhurat e tyre. (Taksat progresive gjithashtu mund të mendohen si tatime ku norma margjinale tatimore është më e lartë se norma mesatare e taksës.
Përveç këtyre, taksimi fiks, i njejtë, është një taksë ku të gjithë paguajnë të njëjtën sasi parash në taksa, pavarësisht nga të ardhurat. Një tatim fiks është një lloj i veçantë i tatimit regresiv, pasi një sasi të caktuar të parave do të përbëjnë një fraksion të lartë të të ardhurave kundrejt të ardhurave të ulëta subjekteve dhe anasjelltas. E tillë është taksa për TV shtetëror ne Shqipëri.
Shumica e shoqërive kanë sisteme progresive të të ardhurave. Po a është kjo e (e drejtë apo jo), kjo varet. Nëse e sheh si drejtë, që subjektet me të ardhura të larta të kontribuojnë në një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre, pasi ata kanë shpenzuar një pjesë shumë më të vogël nga të ardhurat e tyre për nevojat themelore.
Sistemet tatimore progresive të të ardhurave, gjithashtu, janë pjesërisht balancuar nga sistemet e tjera tatimore, që ka të ngjarë të jenë regresive në natyrë. Për shembull, një akcizë mbi makinat ka të ngjarë të jetë një taksë regresive që familjet me të ardhura të ulëta që ata ta kalojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre tek makinat. Ndërsa familjet me të ardhura të ulëta, gjithashtu, kanë tendencë për të shpenzuar fraksionet më të mëdha të të ardhurave të tyre në nevojat bazë të tilla si ushqimet dhe veshmbathjet, kështu që një taksa e shitjes për sendet e tilla, gjithashtu, do të jetë mjaft regresive. (Kjo është arsyeja pse në SHBA kjo taksë është tipike për ushqimet e papërgatitura që mund të përjashtohen nga taksat e shitjeve, dhe në disa shtete edhe veshjet janë përjashtuar nga taksa e shitjes.
Ne dallim tjetër, që nuk bëhet në fushatën në Shqipëri është qendrimi ndaj tatimeve mbi të ardhurat kundrejt taksave mbi konsumin. Një taksë mbi të ardhurat, jo çuditërisht, është një taksë në të holla mbi atë që një individ ose nje familje grumbullon në vit. Këto të ardhura mund të vijnë ose nga të ardhurat e punës, si pagat, rrogat dhe shpërblimet, ose nga të ardhurat e investimeve të tilla si interesi, dividentët dhe fitimet kapitale.
Tatimet në të ardhura deklarohen, përgjithësisht, si një përqindje e të ardhurave, dhe kjo përqindje mund të ndryshojë nëse shuma e të ardhurave të familjes ndryshon. (Taksat e tilla referohen si taksa regresive dhe progresive.
Gjithashtu, fitimet kapitale tatohen në përgjithësi në një normë të ndryshme se sa të ardhurat e tjera. Përveç kësaj, tatimet mbi të ardhurat janë shpesh objekt për atë që njihet si zbritje tatimore dhe kredi taksash.
Nga kjo shumë bëhet zbritja tatimore, që është shuma që zbritet nga shuma që numërohet si e ardhura për qëllime tatimore. Zbritjet tatimore janë për shembull, ato për interesin e paguar në hipoteka (mortgage) për shtëpi dhe donacionet për bamirësi. Kjo nuk do të thotë se një familjeje i rikthehet e gjithë shuma e interesit apo dhurimit, megjithatë, pas zbritjes së taksave, por kjo vetëm do të thotë se këto shuma nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat.
Taksat e konsumit, në anën tjetër, vihen kur një individ ose familje blen mallra. Taksa më e zakonshme e konsumit (në SHBA të paktën) është taksa e shitjes,në vende të tjera në Evropë është TVSH-ja,(VAT) tatimi mbi vlerën e shtuar, e cila është vihen si një përqindje e çmimit të artikujve që janë më të shitur për konsumatorët. Në disa vende të tjera, tatimi në shitje është zëvendësuar nga tatimi mjaft i ngjashë i vlerës së shtuar. (Dallimi kryesor në mes një taksë shitjeje dhe një taksë mbi vlerën e shtuar është se kjo e fundit është e vënë në secilën fazë të prodhimit dhe në këtë mënyrë u vendoset të dyjave sa bizneseve dhe ekonomive familjare.)
Ka disa përjashtime të përbashkëta mbi tatimin e shitjes që janë sendet ushqimore dhe veshjet. Taksat e shitjeve janë zakonisht të vëna nga qeveritë shtetërore, që do të thotë se këto norma ndryshojnë nga një shtet në një tjetër. (Disa shtete, madje kanë një taksë të shitjes prej zero për qind!) Taksat e konsumit gjithashtu mund të marrë formën e akcizës apo të taksave luksoze, të cilat janë tatimet mbi sendet specifike (makina, alkooli, etj) në normat që mund të ndryshojnë nga norma e përgjithshme tatimore e shitjes.
Shumë ekonomistë mendojnë se taksat e konsumit janë më të efektshme sesa taksat e të ardhurave në nxitjen e rritjes ekonomike.
Prandaj askund nuk flitet për mashtrim është propaganda që bëhet për “taksën e ndershme”? Ç’është kjo lloj takse, si matet, si shprehet, cilët janë treguesit? Kjo nuk ka asnjë lidhje me sistemin shkencor tatimor, me metodat, mekanizmat e saj?
Rama duket se nuk i ka kuptuar në thelb këto probleme të mprehta, se çfarë është “taksa progresive”, pesha qe zë, kush ndikohet, kush përfiton dhe kush humbet.
“Rama flet e flet për tatimin mbi të ardhurat e punonjësve dhe tatimin mbi fitimin e bizneseve qe zëne vetëm rreth 3.7 për qind te produktit nacional bruto. Ai le, thuajse mënjanë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe akcizat. Këto së bashku me taksat doganore zëne rreth 70 për qind te te gjithë të ardhurave nga taksat.
Në fund të fundit taksa mbi të ardhurat e popullsisë nuk zë ndonjë peshe të madhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ajo mund te kompensohet me shtimin e të ardhurave në forma të tjera të taksimit
Problemi nuk është si të taksojmë me shume një kategori taksapaguesish dhe të lehtësohen disa te tjerë, gjë që duhet bërë, por si të gjenden rrugë e mundësi për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit për të përballuar nevojat në rritje”.
Por kush do ta paguajë atëherë taksën progresive? Mbetet popullsia dhe te ardhurat nga bizneset.
Taksa e sheshtë ka qenë me e mira për kushtet e Shqipërisë, ka nxitur bizneset e vendit dhe të huaja. Për vendet me ekonomi informale kjo taksë rrit efikasitetin e tregut, duke reduktuar shtrembërimet, dhe krijon stimuj me të medhenj se kurrë për të punuar dhe që krijojnë mundësi zhvillimi kapitalizmit. Gjithashtu ky tatim ka potencialin e zgjidhjes së deficitit të borxhit të jashtëm. Sistemi progresiv nxit për mënyra dhe marifete duke i detyruar në parantezë paguesit e nivelit të lartë të taksave që të fitojnë më shumë, të kërkojnë për të ndjekur rrugët e shmangies së tatimit, qoftë përmes mjeteve ligjore ose të paligjshme. Edhe pse taksa e sheshtë duket si shumë e rëndë për të varfërit – ose si një faktor që kontribuon drejt krijimit të një “tregun e zi”, – një taksë të sheshtë është thjesht një sistem më i drejtë se mund zgjidhë edhe çështjet e balancimit të borxhit apo të deficitit për Shqipërinë, madje edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.
Efikasiteti e taksës së sheshtë arrihet nga pesë burime. Së pari, është një ndryshim i bazës tatimore nga të ardhurat për konsum. Së dyti, krijon i një bazë tatimore më gjithëpërfshirëse, e cila eliminon trajtimin tatimor diferencial të aseteve të ndryshme dhe formave të të ardhurave. Së treti, ulja e normave tatimore, i cila ngre normën e kthimit dhe nxit në rrugën për të punuar, duke kursyer dhe investuar. Ajo gjithashtu, redukton stimujt për të shmangur ose mos paguar taksat. Dhe tjetra është se redukton koston, per t’i lejuar kompanitë që të ulin nivelin e taksave.
Kur ju merrni cekun e pagesës në fund të periudhës së pagesës së parë në një punë të re, është gjithmonë interesante për të parë pagën neto. Deri kur ju të merrni pagën tuaj në dorë, ajo është prerë më parë deri si një pica, ku subjekte të ndryshme kanë marrë nga një një copë. Subjektet që marrin paratë ndryshojnë nga personi në person,nga kompania në kompani, dhe nga shteti në shtet. Megjithatë, pothuajse çdo e ardhur duhet të paguhen taksa federale mbi të ardhurat në përgjithësi, por ne nuk mendojnë shumë në lidhje me taksat, përveç gjatë sezonit vjetor të deklarimit të taksave. Kjo është, ndoshta, koha më e druajtshme e vitit për miliona amerikanë. Por gëzimi pak është i lidhur me 15 prillin që është afati i fundit për paraqitjen e formularëve të taksave.
Në fakt, tatimi mbi të ardhurat federale amerikane që kryhet nga IRS-i afrohet me një sistem proporcional të taksave, edhe sepse ai i përzien si tatimet progresive –ku norma më e lartë e të ardhurave tatimore rritet si dhe tatime mbi të ardhurat, regresive si pagesat e Sigurimit Social dhe taksat e pronës – kështu duke pasur një shkallë të ulët të taksave të ardhurat rriten.
Nga ana tjetër, rikthimi i taksave është një sistem i drejtë për të siguruar balancimin e barrës fiskale, sidomos, ndaj njerëzve në nevojë. Ata që në formularët e tyre kanë deklaruar më shumë taksa ato i kompesohen nga shteti, gjë që bën që të vendoset një farë ekuilibri. Qeveria në Shqipëri tentoi ta vendosë deklarimin vullnetar të të ardhurave, dy vitet e fundit por fasha e atyre që prek është vetëm ajo e atyre me të ardhura mbi 2000 dollarë në muaj. Nëse deklarimi i taksave në Shqipëri do të shkrihej për të gjithë popullsinë, rikthimi i taksave do të neutralizonte diferencën e barrës fiskale mbi shtresat e varfëra qe përpiqet të parashtroi programi i PS-së, duke rënduar 5 % e popullsisë më të pasur. Para do ditësh një mik i imi, drejtor në një nga bankat kryesore të huaja në Shqipëri më thoshte. Se ai “është ndjerë i majtë dhe gjithnjë deri tani ka votuar majtas, por tani taksa progresive që rrit ngarkesën e pagesës së tij me 2.5 herë më shumë e bën atë “me keqardhje të votojë djathtas”. E në konfidencë ai shtoi se Ramës nuk i intereson kjo shtrese e popullsisë, pasi ajo ka vetëm 5 % të votave, dhe i duhen deklaratat populiste për taksën progresive dhe heqjen e taksave se për shumicën e popullsisë, pasi ata kanë vota që mund ta sjellin atë në pushtet”. Ndaj, mendoj se kthimi i taksave mbi të ardhurat” kombinuar me taksën e sheshtë, duket të jetë rruga më e drejtë për ekonominë shqipare sot.