• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MURAT BASHA,MBRETËROR I PALËKUNDUR DERI NË FUND TË JETËS

December 30, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Malet e Burrelit mbushur me pisha e lisë gjithfarësh,qarkuar prej ujërave të kulluar të lumit të Matit,kanë hyrë në historinë e betejave të lavdishme të shqiptarëve për liri,si karakolle të qëndresës kulmore.Supet e burrave të Matit,në rrebeshe luftërash u mbështetën në supet e maleve,duke paraparë tek këta aleatë të tyre natyrorë.Prej kësaj mbijetese të çuditshme brezash,erdhën deri në mesin e shekullit që lamë pas,trimëritë që u rrëfyen nëpër kullat matjane dhe u kënduan nga nënat ndërsa përkundnin djepat.Një e tillë rrëfenjë trimërore,ende sot merr krahë pëllumbi dhe endet brigjeve e grykave të Matit.Rrëfenja për burrin trim,për mbretërorin e palëkundur deri në fund,Murat Basha.

Murati ka lindur në fshatin Plan të Bardhë në Mat,në vitin e largët 1900.Bashajt asaj kohe hynin në dyert e mëdha  jo vetëm të Matit por krejt viseve shqiptare.Veli Basha gjyshi i Muratit në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kishte qenë krahu i djathtë i Xhelal Pashë Zogollit,Iljaz Pashë Dibrës dhe krejt asaj plejade të shkëlqyer prijësash ushtarakë,të cilët me luftën e tyre i treguan Evropës se kufijtë etnike të Shqipërisë,ishte vështirë të shkeleshin.Madje me aktin e tyre heroik të kërkesës për autonomi,i rrëfyen Portës së Lartë se dinin jo vetëm të mbroheshin por edhe të qeverisnin.Trimi Veli Basha në krye të matjanëve trima,ka marrë pjesë dhe ka luftuar në mënyrë të veçantë në trojet shqiptare në Mal të Zi,aty ku rreziku qe më i madh.Në ag të shekullit të njëzetë,babai i Muratit,Hyseni do të lidhej ngushtë me lëvizjen autonomiste shqiptare dhe njëherazi do të vijonte miqësia dhe besa e pathyer me familjen Zogolli.Në shtëpinë e Bashajve në Plan të Bradhë,do të organizoheshin kuvende të fshehtë ku do të flitej për Komitetin  e Manastirit,ç’pat vendosur ai dhe cilat ishin rrugët që vlente të ndiqeshin për të përhapur në popull idenë e lume të pavarsisë së Shqipërisë.Pikërisht në këtë mjedis,ku burrat kishin rrokur armët për t’u dalë zot fateve të vendit,kur lumi i Matit nuk ridhte vetëm lugjeve dhe gurëve por edhe legjendave,u rrit dhe u burrërua Murat Basha.Në shtëpinë e tyre do të shkonte shpesh Said Najdeni,i cili nën petkun e dervishit do të çonte aty libra shqip dhe do t’i mësonte Muratit –djaloshar jo vetëm të shkruajë e lexojë gjuhën e bukur shqipe,por historinë  e lavdishme të kombit tonë.Njëherazi në rininë e tij,Murat Basha do të vijonte miqësinë e thellë me familjen Zogolli e në mënyrë të veçantë me djalin e vetëm të kësaj familjeje,Ahmetin.Por kjo miqësi u ngjiz në mënyrë të veçantë në vitet 1917-1918, atëherë kur ngjarje të reja do të trokisnin jo vetëm në dyert e kullave të Matit,por krejt Shqipërisë.

Siç dihet Kuvendi madhor i Lushnjës i janarit të vitit 1920,zgjodhi qeverinë  e re,një varg burrash të shquar për atdhetarizmin e tyre.Pos të tjerave,ky kuvend,me votim unanim,zgjodhi në funksionin e ministrit të mbrendshëm të shtetit shqiptar,Ahmet Zogun.Në këtë kohë,Murat Basha në krye të disa dhjetra luftëtarëve matjanë,së bashku edhe me prijës të tjerë shqiptarë,kishin organizuar mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës si nga forcat ushtarake italiane,ashtu edhe prej disa taborreve shqiptarësh të gënjyer,të cilët për të marrë ndonjë para,ishin gati të luftonin që Shqipëria të mos kishte shtetin e vet.Është i njohur tanimë,akti i burrit të matit,ministrit të mbrendshëm shqiptar të asaj kohe Ahmet Zogut,i cili përballë i pati italianët ( veçanërisht në Durrës) ku patën zënë pritë për të mos lejuar qeverinë të shkonte në Tiranë.Duke marrë përsipër edhe çastin sublim,vdekjen për atdhenë,Ahmet Zogu doli përballë këmbënguljes së ushtarakëve italian.Dhe kësisoj rruga e qeverisë u çel,ndërsa në krah të Ahmet Zogut qëndronte Murat Basha,20 vjeçari me trup të gjatë si lastari,veshur me kostumin tradicional të matit,armatosur me një mal dashurie për atdheun  e vet.Me të marrë funksionin e rëndësishëm në shtetin shqiptar të atyre viteve,Ahmet Zogu u ndesh me një varg pengesash të mëdha.Së pari ishte intervencioni jugosllav në veri të Shqipërisë,ku mijëra ushtarë të rregullt të beogradit,për të vënë në jetë elaboratet famëkeq serbe ndaj shqiptarëve,patën pushtuar me dhunë,zjarr e hekur kilometra të tërë prej trojeve dhe mbrenda kufijve politikë të shtetit amë.Në bashkëpunim edhe me ministrin e luftës,Ahmet Zogu iu kundërpërgjigj këtij intervencioni me luftë frontale,dhëmbë për dhëmbë,ndërkohë që qevreia shqiptare ndërmerrte dhe hapa të tjerë politikë dhe diplomatikë.E vërteta është se Ahmet Zogu,ndonëse në funksionin e ministrit të brendshëm,nuk thirri dhe organizoi taborre për t’u ruajtur vetë,por në krye të trimeve matjanë përkrah Murat Bashës me shokë,luftoi pa u epur derisa i fundit ushtarë serb u largua prej kufirit shtetëror shqiptar.Murat Basha së bashku me burrat e tjerë të Matit do të vijonte të ishte nën urdhërat e  mikut të vet Ahmet Zogu,edhe në rastin e luftimeve në veri të Shqipërisë kundër forcave malazeze.Në janar të vitit 1923,atëherë kur kryeministri shqiptar Ahmet Zogu,do të duhej të përballej sërisht me forcat jugosllave,kësaj radhe në Dibër e Starovë,ai ka urdhëruar Murat Bashën dhe disa prijës të tjerë popullorë që me çetat e tyre të nxjerrin jashtë kufijve shtetërore ushtarët serb.

“Pas restaurimit të Legalitetit më 24 dhejtor 1924,Presidenti Zog i ngarkoi Hysen Selmanit detyrën e vështirë të drejtimit të reformave në Forcat e Armatosura dhe Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,sidomos në krijimin dhe modernizimin e repartit special të Gardës Kombëtare,më vonë Garda Mbretërore.Në këtë detyrë tejet të rëndësishme dhe delikate kolonel Hysen Selmani kishte në krah major Murat Bashën dhe këtë mision,këta ushtarakë të shkëlqyer e kryen me sukses të plotë.Me urdhër personal të presidentit,major Murat Basha u emërua Komandant i Shkollës së Xhandarmërisë”( Gazeta “Atdheu” – Tiranë, 29 qershor 2003 ).

Jo vetëm në këtë funksion të lartë por edhe në ata që mori më pas,Murat Basha do të bënte ç’ish e mundur që arma e xhandarmërisë shqiptare të modernizohej e forcaohej dita-ditës.Jo pa qëllim,Mbreti Zog,thirri specialistë britanikë në këtë armë,me ç’rast përvoja e tyre u shndrrua në një shkollë të paçmueshme jo vetëm për Muratin,por për të gjithë kuadrot e tjerë shqiptarë,të cilët ndërthurnin tanimë dijet e fituara me atdhedashurinë e mëkuar qysh në djep.Njëherazi në këto funksione,major Murat Basha do të shfaqte edhe personalitetin e vet atdhetar.Në mënyrë të veçantë në vitet 1936-1938,atëherë kur ndërhyrja italiane në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më evidente,Murat Basha u bë barrierë e fuqishme ndaj kësaj ndërhyrjeje në radhët e xhandarmërisë.Ai u kujdes që kjo armë kaq delikate,të ishte kurdoherë në shërbim të popullit të vet,pa u shndrruar askurë lodër të klaneve politike,sado të rëndësishëm të ishin këta.Gjatë tërë këtyre viteve,Murat Basha u nderua me urdhëra e medalje nga vetë Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.

7. prilli i vitit 1939, si në jetën e krejt shqiptarëve,do të sillte ndryshime edhe tek Murati.Tashmë emri i tij ishte tejet i njohur për Romën –fashiste,ndaj ai largohet nga Shqipëria si dhe qindra atdhetarë të tjerë,me shpresë se sërisht do të ngarendin atyre maleve e brigjveve në kërkim të lirisë së amshuar.Për rreth një vit,major Murat Basha do të mbahej i izoluar prej serbëve në një nga garnizonet ushtarake në Gostivar.Më pas ai do të lidhej ne kolonel Hysen Selmanin dhe Abaz Sul Kupin me ç’rast nisin nga organizimi për t’u kthyer në atdhe,me qëllim që të luftojnë të bashkuar pushtuesin italian.Në fillim të vitit 1942,në ilegalitet të plotë,Murat Basha nis organizimin e rezistencës antiitaliane në Mat dhe së bashku me Dule Allamanin,Kurtin  etj,radhiten në krah të forcave të Abaz Kupit,me ç’rast kryejnë një varg luftimesh të ashpra deri në kapitulimin e Italisë fashiste në 9 shtator të vitit 1943.Në muajin që vijuan më pas,në mënyrë të veçantë pasi komunistët shqiptarë i kthyen krahët marrveshjes së Mukjes,Abaz Kupi dhe pasuesit e tij,kuptuan përfundimisht se klika e Tiranës i kishte sytë tek komunistët e Beogradit,ndaj u përpoqën me çdo mjet e mënyrë të gjenin të tjera alterantiva për nacionalzmin e ndershëm shqiptar.Duke shpresuar në një rikthim të mundshëm të mbretit Zog në atdhe,si faktor bashkimi e mobilizimi për gjithë shqiptarët në luftë kundër okupatorit,këta burra formuan në nëndorin e vitit 1943 Partinë  e Legalitetit:Në këtë kuvend,Murat Basha,tanimë i sprovuar jo vetëm për aftësitë luftarake por sidomos mençurinë e atdhetarinë e vet,merr detyrën e udhëheqësit të shtabit legalist.Që në ditët  epara të krijimit,ky shtab do të përballej me dy armiq.Nga njëra anë forcat gjermane,okupuese dhe nga ana tjetër aradhat nacionalçlirimtare shqiptare,të cilat shtinë dy pushkë sa për sy e faqe ndaj okupatorit dhe luftuan duke derdhur gjakun rrëke me vëllezërit e tyre që mendonin ndryshe.Pa dashur të sjell shumë argumente rreth kësaj ideje e shoh të udhës të sjellë në këto rreshta një dokument autentik të vetë historiografisë komuniste të Tiranës bollshevike,lidhur me situatën në atë moment thuhet tekstualisht ;”Brigada e Katërt dhe Brigada e Pestë,kishin detyrë luftarake shkatërrimin e forcave të Abaz Kupit.Më 3 korrik komandnati i përgjithshëm i UNÇSH-SË i theksonte edhe një herë Shtabit të Divizionit të parë :Ju kemi lajmëruar se duhet të mos e lëni Bazin të grumbullojë forcat e formojë një front kundër nesh.Mos neglizhoni këtë vërejtje,pse përgjegjësia bie mbi shtabin  eDivizionit”(“Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH”- Tiranë 1976 , faqe 466 ).

Pra shihej në mënyrë pastër të qartë se aradhat partizane si synim kryesor të tyre,kishin goditjen e forcave nacionaliste sipas urdhërave të marra nga Beogradi.Ndërsa krejt ndryshe vepronin forcat nacionaliste.Major Murat Basha,intuitiv shpesh herë e parandjente rrezikun prej aradhave partizane dhe bënte çmos t’i shmangej sa më shumë luftës vëllavrasëse.Në bashkëpunim të ngushtë edhe me trimin e Krujës,Abaz Kupin,ata bënë çmos të mos luftonin vëlla me vëlla,përkundrazi të takoheshin,të bisedonin,të largonin mëritë duke i dhënë besë burrit,ashtu sikundër kishin vepruar tradicionalisht shqiptarët,atëherë kur pushka e hasmit gjëmonte tek pragu.Në librin e tij “Bijtë e Shqipes” autori britanik Xhulian Emeri ( oficer i lartë i SOE pranë shtabit të Abaz Kupit) tregon me fakte e ngjarje konkrete se në mjaft raste,prijësit zogistë e shmangën luftën vëllavrasëse,ndonëse në ndonjë rast edhe jashtë vullnetit të tyre.Veçanërisht në malet e Krujës,Martaneshit dhe Shpalit,aty ku aradhat nacionaliste ishin me djem të pafajshëm 15-16 vjeçarë nga jugu i shtetit amë,legalistët asesi nuk pranuan përleshje,Ata u hapnin rrugë këtyre djemve të parritur,ndërsa klika komuniste e Tiranës shpërndate e ngazëllyer fletushka,kinse për arratisje të legalistëve nga sytë këmbët,apo shpartallim të plotë të tyre.Madje ky nuk harron të përmend faktin se në verën e vitit 1944,rreth Abaz Kupit mund të grumbulloheshin rreth 10 mijë burra.Në këtë rrafsh mendoj se nuk ka qenë e vogël edhe ndihmesa e komandantit të shtabit të tij,major Murat Bashës.Me rënien e qeverisë të drejtuar nga Rexhep Mitrovica,klika komuniste e Tiranës filloi të bënte krime mu në mes të ditës,duke vrarë burra e djem shqiptarë të cilët ishin lidhur me lëvizjen nacionaliste.Më tej,ata vijuan me organizimin e aradhave të tyre dhe në këtë mënyrë terrori i kuq u shtri në krejt Shqipërinë.Murat Basha aso kohe,qëndronte me shtabin e vet luftarak në rajonin midis Laçit dhe Burelit,por intuitivisht ai e ndjente se lufta vëllavrasëse po merrte dimensione të papara.Në një takim në ditët e para të gushtit 1944,këtë shqetsim ai në cilësinë e komandantit të shtabit të zogistëve,ia paraqet edhe përfaqsuesve britanik Maklinit dhe Emerit.Sidomos kur me urdhër të E.Hoxhës dhe të Titos,aradhat partizane nisën inkursionin e tyre në veri,ishin shumë nacionalistë që nuk donin këtë veprim ushtarak ngase parashihnin lumejtë e gjakut që do të derdheshin.Këtë plagë të re për shqiptarët,kuptohet do ta hapnin komunistët e Tiranës dhe të Beogradit.Ata dualën kundër vullnetit të popullit të vet,madje historiografia komuniste 50 vjeçare shkruan tekstualisht: “Pas kalimit të Divizionit të parë në Veri,shumë krerë tradhëtarë si Abaz Kupi,Murat Basha, Ramadan Kaloshi,Seit Kryeziu dhe të tjerë i kërkuan misionit anglez që Komanda Aleate e Mesdheut të ushtronte ndikimin e saj për të ndaluar marrshimin e forcave partizane drejt Shqipërisë së mesme dhe asaj të Veriut”(“Historia e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare e popullit shqiptar” – Tiranë 1989, vëllimi 4 , faqe 403 ).

Por dihet tanimë se klika komuniste e Tiranës,duke u udhëhequr në çdo moment prej përfaqsuesve jugosllav,nuk pranuan as ndërhyrjen britanike në këtë pikë,përkundrazi e nisën inkursionin e tyre në Veri të Shqipërisë,duke kaluar edhe kufijtë politik të shtetit amë,dhe kinse për të luftuar pushtuesit gjermanë,u përleshën për jetë a vdekje me nacionalistët shqiptarë si në vise të Kosovës ashtu edhe në ato të Maqedonisë shqiptare.Në shtatorin e vitit 1944,kur ushtria gjermane nisi të largohej nga Shqipëria,komunistët vendosën të shtojnë terrorin e tyre jo vetëm kundër burrave të nacionalizmit shqiptar,por sidomos edhe ndjekësve dhe familjeve të tyre.Në këto momente,Major Murat Basha,në bisedime të ngushta edhe me Abaz Kupin shpërndan një pjesë të konsiderueshme të forcave luftarake,me qëllim që të shpëtonte sa më shumë prej tyre nga rreziku i murtajës komuniste.Ai organizoi vetëm 300-400 luftëtarë të cilët duke bashkëpunuar edhe me forcat e “Ballit Kombëtar” , mundën të kryejnë disa aksione të sukseshme në rrugën nacionale Krujë-Shkodër kundër forcave gjermane që tërhiqeshin.Ashtu sikundër edhe komandantët ushtarakë të “Ballit Kombëtar”,Murat Basha me zgjuarsinë që e karakterizonte,këto sulme kundër forcave gjermane i organizonte në terrene shumë larg fshatrave në këtë mënyrë të mos kishin  mundësi ( pasi ishin në tërheqje e sipër), të hakmerreshin mbi fshatarë të pafajshëm apo të digjnin shtëpitë e tyre.

Në tetorin e vitit 1944,atëherë kur shtabet luftarake të “Ballit Kombëtar” dhe të “Lëvizjes së Legalitetit” u përqëndruan në fshatin Prezë,disa kilometra në veri të Tiranës,Murat Basha,Abaz Ermenji,Abaz Kupi etj,u përballën edhe me disa sulme sporadike të aradhave nacionalçlirimtare.Në dy-tri raste,këto sulme u thyen menjëherë,madje Murat basha me dy-tri luftëtarë të tij i bëri me dije komunistët se qëllimi i tyre nuk ishte të luftonin kundër vëllezërve të një gjaku:por,në ditët e fundit të tetorit 1944,atëherë kur u pa qartë se Kalaja e Prezës po rrethohej me mijëra komunistë,ishin sërisht Murat Basha me komandantët e tjerë nacionalistë që e lanë vendin pa lëshuar asnjë armë,vetëm  evetëm të mos derdhnin gjakun e pafajshëm të djemve shqiptarë.Më tej,nëndorin e po këtij viti,qetësisht ai shpërndan shtabin e vet dhe në takim të fundit me Abaz Kupin,i kumton atij se në çdo rast në gjdo moment që ta kërkojë Monarkia,Murat Basha do të jetë jo vetëm një ushtarak i saj por edhe një mbretëror i palëkundur deri në fund të jetës së tij.

Me uzurpimin e Shqipërisë nga klika terroriste komuniste  shqiptarosllave,më 29 nëndor 1944, nisi njëherazi hakmarrja e madhe e aradhave nacionalçlirimtare kundër çdokujt që pati shfaqur ide dhe mendime të kundërta me komunizmin.Në këtë valë terrori edhe major Murat Bashën,atë burrë fjalëpak por trim e muarën dhe e flakën në burgun famkeq të kryeqytetit.Këtu,pas farsës së qëllimshme të kinse “demaskimit” të tradhëtarëve,xhelatët me në krye Koçi Xoxen dhe Bedri Spahinë e dënuen major Murat Bashën me vdekje me pushkatim.Burri i Palnës së Bardhë e priti qetësisht dënimin.Një natë përpara se të pushkatohej,ai u kërkoi miqve të vet një laps dhe letër dhe shkroi këto radhë për gruan e tij :

“Ah grue,moj e zeza grue ! Tash shtatë vjet që zemra jote qet vetëm vaje,lot dhe vner domethënë qysh prej 7 prillit 1939,dhe ti moj e bekueme,me gjithë kalamajtë vuejte,u mundove,u dogje dhe u përvlove.Kështu ra qi edhe ti e bane luftën tande.E përse ? Për të fituar lirinë ! Kurse sot,që pritshim me shiju të drejtën,mundin,djersën dhe gjakun e derdhun përkundrazi,paska qenë kadër për me u ba kurban i mundimeve tona viktimë.Ani ani Sato e dashun,prap mos u dëshpro,por të lutem si nga hera banu burrneshë e qëndro,se unë po bahem kurban i Lirisë së shenjtë.Tan bota e din çështjen teme dhe  eçmon fare mirë.Porosi sa vijon ;Aman kalamajtë,shumë,shumë,shumë kujdes për fatin dhe edukimin e djemve dhe me ju dhanë ndonji zanat.Mbasi shpija asht e juaja,besoj se s’kam me ja u nga,bani si të bani e Zoti ju ndihmoftë dhe kam besim se miqtë s’kan me ju leshue doret.Dëshiroj që vorri të mos hupi.Teshat që kisha me vedi në burg,i tregon lista ngjitur.Rujimi si kujtime ma të shtrenjtë nga ana jeme.Me Metin takojuni,se mund t’u bajë hall për ndihmë.Këto letra ja u nepni të adresuemve.Nuk më vjen keq se po vdes,se po vdes për Liri dhe për çështjen tonë të madhe.Po hallin tuej e të rretit familjar e kam të madh se e di se në ç’gjëndje po ju lej, e nuk po mund ta përshkruej dëshprimin tem,po fuqimadhen Perendi paçi ndihmë. Pra edhe njihere po ju lutem e po u them ta bani shumë gajret.Po  i nap fund,duke ju puth e përqafu gjithmonë.Në zemrën tande Murati.Edhe nji porosi ;Vaj e gjamë mos me ba,vetëm gajret”( Gazeta “Atdheu” – Tiranë më 29 qershor 2003 ).

  Të nesërmen,12 burra nacionalistë të lidhur me zinxhirët e rëndë të burgut,u nxuarën përballë skudrës së pushkatimit.Midis tyre pati edhe një djalë të vogël që mesi qëndronte në këmbë.Me zë të lartë,t’i jepte kurajo,major Murat Basha i tha ; “Mbahu se je burrë !”.Më pas të gjithë të dënuarit me vdekje ia muarën hymnit të flamurit.Të burgosurit e tjerë në biruca,duke marrë krahë nisën poashtu të këndojnë hymnin e madh të shqiptarëve.Pastaj gjëmuan krismat e armëve të kriminelëve,midis krismave u ndje i fuqishëm zëri i major Murat Bashës ; “Rroftë Shqipnija Etnike ! Rroftë Mbreti !”. Kështu mbyllej jeta fizike e mbretërorit trim.(ne Foto: Garda Mbreterore)

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, mbreteror deri ne fund, Murat Basha

KONFERENCA E BUJANIT DHE TELLALLËT E SAJ

December 17, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Në vjeshtën e vitit 1943,dashur pa dashur,shqiptarët u gjendën përballë të papriturave të mëdha. Teatri i luftës botërore,ushtronte ndikim të fuqishëm në krejt fatin e Shqipërisë,si në viset e shtetit amë,ashtu edhe në ato etnike.Ky ndikim nuk mund të ishte pa pasoja edhe në jetën politike të vendit tonë,në të cilën po konturohej gjithnjë e më shumë lufta antagoniste midis nacionalistëve dhe nacionalçlirimtarëve.Mukja pat shërbyer si mollë sherri midis shqiptarëve të shitur tek serbi dhe atyre që e donin me të vërtetë Shqipërinë Etnike.Kjo luftë vëllavrasëse po shtrihej tanimë dalëngadalë edhe në trojet veriore shqiptare,si për t’u kujtuar të gjithëve se drama do të ishte e tmerrshme dhe pafund.Ndërkaq,në fundnëndorin e vitit 1943 u mbajt në Jajce (29 nëndor 1943) mbledhja e dytë e AVNOJ-it.Radioja “Jugosllavia e Lirë” nuk vonoi të kumtonte nëpërmjet valëve të saj,vendimet “historike” të AVNOJ-it,të cilat në kundërshtim të plotë me deklaratat komuniste për vetëvendosje të popujve,patën vendosur që menjëherë pas luftës të krijohej Republika Federative Jugoslave.Këtu,mendohet të jetë lindur zhgënjimi i  parë i madh i nacionalçlirimtarëve shqiptar  të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,të cilët deri asaj kohe ishin përkundur të qetë në ëndrat për “vëllezërim e bashkim “të popujve ballkanik.Në këto momente kaq dramatike,ku çështja kombëtare shqiptare po lihej si dhuratë në duar të komunistëve serbosllav,nga nacionalçlirimtarët e Kosovës u  menda të thirrej menjëherë takimi i Bujanit.Ndër detyrat themelore që do të zgjidhte ky tubim,të parat sigurisht që ishin,mënyra e zgjedhjes së çështjes kombëtare si edhe përcaktimi në rrafshin konkret të organit më të lartë udhëheqës të luftës “çlirimtare” të Kosovës e cila ishte ingranuar në luftën e  përbashkët  me aleatët kundër boshtit Berlin-Romë.Historiografia shqiptare e postdiktaturës,ka vërejtur me të drejtë se komunistët e Rrafshit të Dukagjinit kërkuan mbështetjen e nacionalçlirimtarëve nga shteti amë.”Komunistët bashkëvepruan e bashkëpunuan me atdhetarët për arsye se ata ishin fare të pakët (komunistët shqiptar disa dhjetra vetë në gjithë kosovën).Ndikimi i tyre në popullin shqiptar ishte pothuaj i papërfillshëm për shkak edhe të politikës sektare ndaj shqiptarëve.Ndërsa autoriteti i atdhetarëve shqiptarë ishte i madh dhe i palëkundshëm”.( R.Gjata, “Aspekte politike e juridike…” “Konferenca e Bujanit”,faqe 17 ).

Mendoj se është me vlerë të kujtojmë se pothuaj në program të konferencës së Bujanit më 4-6 nëndor 1943,u mbajt në Malësinë e Sharrit,tubimi i komitetit krahinor të Partisë Komuniste Jugoslave për Kosovë e Rrfash të Dukagjinit ku u analizuan veprimet politike dhe luftarake të nacionalçlirimtarëve shqiptar.Ky tubim,u drejtoi krejt shtresave të popullit shqiptar,një thirrje për t’iu bashkuar Frontit të Përbashkët Antifashist.Në proklamatën e shpërndarë prej këtij tubimi,pos të tjerave lidhur me konferencën e ardhme që do të mbahej thuhej : “Duhet patur kujdes që të marrin pjesë në konferencë njerëzit e vendosur,përfaqsuesit e të gjithë popujve dhe përfaqsuesit e të gjitha rrymave politike dhe shtresave,të cilët qëndrojnë energjitikisht në pozitat e luftës kundër pushtuesit.Në këtë mënyrë do të formohet një forcim përfaqsues politik,në luftën e sotme nacionalçlirimtare në Kosovë e Dukagjin dhe do të përgadisë kryengritjen e përgjithshme të armatosur kundër pushtuesve dhe bashkëpuntorëve të tyre”.(A.Hadri,këshillat nacionaçlirimtare në Kosovë”-Prishtinë 1974 , faqe 68 ).

Të duket pak naive kjo thirrje,kur mendon se vullneti i bashkimit të shqiptarëve në luftë kundër pushtuesit,u duk më së miri,qysh në Mukje.Por serbet,të cilët patën krijuar udhëheqjen komuniste shqiptare,nuk mund të paramendonin dot termin “Shqipëri Etnike” ndaj e goditën ate foshnjë të lindur në Mukje,ende pa u bërë ajo dy muajshe.Prandaj duket naive kjo thirrje e Sharrit, e cila sidoqoftë mbante me vete mesazhin e mirëkuptimit reciprok.Menjëherë pas tubimit në Sharr,u formuan edhe disa komitete partiate si edhe këshilla të reja nacionalçlirimtare.Detyra e tyre kryesore ishte organizimi për zgjedhjen e delegatëve në konferencën e ardhme.Sa i përket çështjes së bashkëpunimit të komunistëve të Rrafshit të Dukagjinit,me nacionalistët shqiptarë,kjo është një temë e gjërë dhe mjaft interessante.Kjo thirrje për bashkëpunim,u drejtohej në radhë të parë nacionalistëve shqiptarë të cilët,në 16 shtatorin e vitit 1943 patën krijuar të famshmen,Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizërenit.E vërteta është se ndonëse në rrethana krejt të pafavorshme,kjo Lidhje politike dhe ushtarake, e udhëhequr prej ajkës së intelektualëve nga Kosova,mundi të organizoj në 2-3 muaj,një mbrojtje të fuqishme të krejt trojeve etnike shqiptare.Ndonëse e anatemuar prej komunistëve shqiptaro-serbosllav të asaj kohe e më vonë,Lidhja e Dytë e Prizërenit,në një hapsirë të shkurtër kohore,mundi  të ringjallë shpresat e kahmotshme të shqiptarëve,për realizimin e Shqipërisë në kufijtë e saj natyrorë,pra asaj Etnike,dhe aspak të asaj “Shqipërisë së Madhe” siç pretendonin serbosllavët..Ngase gëzonin respekt të madh në popull,prej nacionalçlrimitarëve,iu bënë thirrje të veçanta të merrnin pjesë në konferencë,mjaft nacionalistë të njohur të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit,por askush prej tyre nuk e pranoi ftesën duke kuptuar se në fund të fundit, çështja e zgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar nuk mund të zgjidhej me gjuhën sllave dhe përmes Beogradit.Duke ditur se nacionalçlirmtarët shqiptar,në fund vitin 1943,ishin lidhur plotësisht pas qeres së Titos,ata refuzuan pjesmarrjen në Bujan e për më tej të lidheshin me komunistët,që veç patën hapur luftën civile.Të tillë ishin Muharrem Bajraktari,Shaban Polluzha, Gjon Sereçi,Bedri Peani,Qazim Bllaca,Selman Riza,Sokol Dobroshi,Xheladin Deda etj,të cilët tek e fundit as që e njihnin  gjuhën sllave mbase në Bujan u fol në gjuhën serbosllave. Historiografë nga Kosova kanë vënë në dukje ,lidhur me këtë problem se :

“Në bisedën që pati Zekerija Rexha me Bedri Pejanin,intelektualë dhe patriot i mirënjohur,lidhur me pjesmarrjen e këtij të fundit në Mbledhjen e Bujanit,kujtojmë se në mënyrë më profetike shpjegohen arsyet e mosangazhimit të një dore njerëzish autoritativ në anë të LNAÇ.Sipas dëshirave të Prof.Sami Pejës,i cili e ka shoqëruar Zekerija Rexhën me këtë rast,Bedri Pejani i ka thënë se “Çështja shqiptare është e parealizueshme nëpërmjet sllavëve”.( Gazeta “Bujku” Prishtinë 31-XII- 1992,faqe 9 ).

Ngase komunistët e Rrfashit të Dukagjinit,dështuan në përpjekjet e tyre për të tërhequr rreth vehtes nacionalistë  të atyre visive,ata ndërmuarën nismën për thirjen e nacionalistëve shqiptarë që jetonin brenda kufijve të shtetit amë.Për më tej,këta nacionalistë u përpoqën t’iu spjegonin nacionalçlirimtarëve të kosovës se ata duhet të kuptonin përfundimisht që liria dhe pavarsia e Kosovës asesi nuk mund të arrihej duke bashkëpunuar me serbosllavët qoftë edhe në një luftë të tillë kundër pushtuesit fashist..Mendoj se është mjaft profetike,letra që i madhi Mid’hat Frashëri i dërgonte në prag të konferencës së Bujanit,atdhetarit Sali Manit i cili pat marrë përsipër që ky tubim të zhvillohej në kullën e vet.Pos të tjerave,në këtë letër miqësore,Mid’hat Frashëri këshillon :

“ Zoti Bajraktar Sali Mani

Shqipni e Lirë më 26 – 12-1943

I ndershmi Zotni

Zotnija juej e dini fare mirë se komunizmi asht i rrezikshëm për Shqipninë,sepse punon ndën urdhnat e serbëvet dhe të huajvet të tjerë,të cilet perpiqen t’a çdukin kombin e ta çfarosin familjen shqiptare.Mbasi populli,pra i madh e i vogël, e ka kuptue rrezikun e komunizmit për Shqipninë,Partia Komuniste po na del në shesh tash jo si parti komuniste po si parti nacional-çlirmitare.Komunistët me këtë emën të ri po duen me mashtrue popullin e me ba për vedi tue i thanë se gjoja punojnë për Shqipni e për Atdhe,kurse në të vërtetë kjo Nacionalçlirimtarja nuk asht tjetër veçse partija komuniste vetë,qi asht bashkë me serbët e malazezët,edhe merr urdhna prej tyre për me na prishë Shqipninë.Prandaj ju lutem të mos i zini besë Nacional-çlirimtarës,se ata ju mashtrojnë me fjalë të bukura.Kemi besim të plotë se Zotnija juej,si atdhetar qi jeni,do të punoni në rrugën e nacionalizmit të vërtetë dhe do të përpiqeni për nji Shqipni të lirë e me kufij qi t’i mbledhi të gjithë shqiptarët mbrenda.

Shpresojmë se zotnija juej do t’i ndihmoni e do t’a përkrahni organizatën tonë nacionaliste Balli Kombëtar,sepse kjo organizatë atdhetare përpiqet për krijimin e Shqipërisë Etnike,asht nji ball i fort luftarak,ku asht mbledhun i gjithë kombi shqiptar për shpëtimin e Atdheut,për Shqipninë e Shqiptarëvet”.

Shum të fala e nderime

                                                                                                                                Mid’hat Frashëri

( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë , Fondi 36 , fleta 17 ).

Në shtëpinë e Sali Manit,në Bujan,mbërritën në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 1943,49 delegatë që përfaqsonin viset e Kosovës dhe Rrfashit të Dukagjinit.Në të vërtetë,në mjaft dokumente të asaj kohe në shohim numrin 51,me ç’rast mund të bëjmë edhe një spjegim të vogël.Munguan në datën 31 dhjetor 1943,Ali Shukriu nga Mitrovica dhe Millan Zaqari nga Ferizaji.Por që disa ditë më parë ata patën dërguar lajm për mundësinë e vonesës së tyre objektive duke dhënë gjithashtu pëlqimin se do të ishin dakord me të gjitha vendimet që do të merreshin në Bujan.Sipas regjioneve,pjesmarrësit në Bujan ishin ndarë në këtë mënyrë : Prizëreni 8 delegatë, Gjakova 7, Malësia e Gjakovës 7, Peja 6,Plava e Gucia 6,Reka e Keqe 1,Deçani 1,Istogu 1, Drenica 2, Pristina 4, Gjilani 1, Brigada kosovare-maqedonase 1. Ndërsa ,në pikpamje të strukturës kombëtare, shqiptarët përbënin 84 përqind,kundrejt 16 përqind që e përbënin serbët dhe malazezët.

Në mbas ditën e 31 djetorit 1943,delegatët e Bujanit u ulën për të zhvilluar bisedime,në odën e madhe të Sali Manit e cila në kundërshtim me rastet e tjera,nuk e kishte flamurin kuqezi të varur në oxhak.Mungesa e flamurit kombëtar u komentua prej komunistëve të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës se gjoja nuk donin të acaronin delegatët e konbësive sllave.Por me sa duket,ata e përjashtuan faktin që konferenca mbahej në Bujan,brenda kufijve politike të shtetit amë,ku flamuri kombëtar,ky simbol për çdo komb,nuk kishte pse të fshihej,për t’i bërë qejfin 6-7 serbo-malazezëve.

E vërteta është se në tri ditët e zhvillimit të konferencës së Bujanit,fryma e mirëkuptimit komunist ka qenë e nivelit.Nacionalçlirimtarët e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,bënë një ekspoze të punës dhe luftës të komiteteve dhe këshillave krahinorë,kundër fashizmit.Por në këto diskutime ndihet lehtësisht,dominimi i ideve bollshevike.Në mjaft prej diskutimeve,u fol me ashpërsi prej komunistëve shqiptar e serb,lidhur me grupimet nacionaliste shqiptare.Ndërkaq edhe delegatët e tjerë të cilët nuk kishin të bënin deri asaj kohe me Partine Komuniste,nuk u tha asnjë fjalë lidhur me veprimet e guximshme të nacionalsitëve,ngase këta kishin provuar përfundimisht idenë për të luftuar nën komandën e nacionalçlirimtarëve.Burime të ndryshme të historiografisë sonë,bëjnë me dije se mjaft prej dokumentave të konferencës së Bujanit janë përgaditur nga Mehmet Hoxha i cili pat qenë i pari kryetar i këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit.Por ka edhe burime të tjera historike që flasin se Mehmet Hoxha ka bashkëpunuar më së shumti në hartimin e këtyre dokumentave,me Svetozar Vokmanoviç Tempon.Ky fakt mund të merret plotëisht i besueshëm ngase në pjesët kryesore të Rezollutës së Bujanit,flitet me tone tejet të ashpra ndaj nacionalistëve shqiptarë të cilët luftonin për Shqipërinë Etnike.Është i njohur tanimë fakti që dokumenti i Rezollutës,i cili u miratua në Bujan,ishte shkruar dhe u lexua në gjuhën shqipe dhe ate serbe.Menjëherë pas miratimit unanim të këtij dokumenti,(sipas kujtimeve të pjesmarrësve të Bujanit) të gjithë delegatët u çuan në këmbë dhe nisën të këndojnë internacionalen.Komunistët e Kosovës dhe Rrfashit të Dukagjinit me këtë akt donin të rreshtoheshin në krahun e aleatëve duke menduar se pas mbarimit të luftës,ata do të uleshin në tavolinën e fitimtarëve dhe do të vendosnin vetë për fatet e popullit të tyre.Ky naivitet i tyre u kushtoi rëndë mijëra shqiptarëve të kosovës e Maqedonisë shqiptare,të cilët u masakruan në vitet 1944-1947,ngase të zhgënjyer prej internacionalizmit proletar u hodhën në mbrojtje të lirive themelore të tyre.Jo pa qëllim unë mendoj të sjell në këto radhë,disa pjesë nga Rezolluta e Bujanit ku nën maskën e internacionalizmit shqiptar,hidhet baltë mbi figura të ndritura të nacionalizmit shqiptar.Të krahasosh bie fjala Xhafer Devën me Drazha Mihajlloviqin është e kuptueshme se dora e qëllimshme e Beogradit është zgjatur ,padyshim deri në Bujan.Për më tepër,kur në këtë Rezollutë i thuren hymne Ushtrisë Jugosllave dhe Titos,çdo shqiptar i ndershëm se ka të vështirë të kuptojë qëllimin e vërtetë të nacionalçlirimtarëve.

Pos të tjerave në këtë Rezollutë thuhet :

“ POPUJ TË KOSOVËS DHE METOHIS”

“Konfernca e parë e Këshillit nacjonal-shlirimtar të Kosovë-Metohisë ka rëndësi historike.Këtu delegatët në frymën ma fisnike të vllaznimit e bashkimit kanë demaskue dhe dënue manevrat e okupatorit dhe klikat reaksionare,të cilat bajnë gjithshka që ; njena palë të sigurojë kthimin e kohës së vjetër dhe pala tjetër me përjetsue robnin fashiste.Prandaj lufta kundra okupatorëve gjermano-bullgar duhet të përfshije njësoj edhe luftën kundra të gjithë atyne,të cilët i shërbejnë.Këta janë trathtarët e ndryshëm si : Xhafer Deva,Sefedin Begu,Pop Millosh Vujosheviqi,Xhevat e Rifat Begu,Sava Miliceviq etj.Lufta tashmë nacjonal-shlirimtare kundra fashizmit asht e domosdoshme dhe e vetmja rrugë për shlirim e jetë të lumtun të popujve t’anë.Kjo asht garancija që popujt t’anë do të munden me vendosë për fatin e avenirin e vet,pa kurrfare përzimje nga jashtë.

VLLAZEN : SHQIPTAR,SERB E MALAZEZ

  Për ne e kaluemja duhet të jetë shkollë.Na nuk e duem rendin e vjetër dhe ata të cilët ndodhen në shërbim t’okupatorit.Na e duem lirinë e plotë dhe të drejtën që vet populli të vendosi për fatin e vet me të drejtën e vetvendosjes e shkëputjes.Përfaqsuesat e popujve të Kosovë-Metohis, e përshëndesin me gëzim formimin e komitetit nacional të shlirimit të Jugosllavisë me Marshallin Tito në krye dhe qëndrimin ndaj qeverisë trathtare n’emigrim me mbretin Peter i II në krye.Ky vendim asht akt i gezueshëm për të gjith popujt e Kosovë-Metohis sepse ky asht fakti cili verteton drejt për së drejti se asht vorrosë nji herë e përgjithmonë Jugosllavia e Versajës,vendi i shtypjes nacjonale,sociale e politike.

VLLAZEN

  Sod janë grumbullue agjentat e ndryshëm rreth okupatorëve gjermano-bullgar në luftë kundra popullit.Ata i mobilizojnë popujt t’anë për interesat gjaksore t’okupatorit,për kampe të punës e ushtri,per luftë kundra Ushtrisë nacjonal-shlirimtare të Jugosllavis.Ata po ashtu dergojnë banda mercenarësh në krye me Xhafer Devën kundra UNC të shqipnis.Po keta agjenta punojnë n’interes t’okupatorit e simbas dëshirës së Drazha Mihajlloviqit,anmikut të perbetuem të popullit.Në këtë menyrë po shihet qartë se tradhëtarët e sherbetorët e okupatorit,pa marrë parasysh kombësin,janë animq të njëllojtë të popujve t’anë.Po shihet se asht detyrë me zhvillue luftën e njejtë kundra të gjithë anmiqve të bashkuem e të perbetuem të popujve t’anë.Njena palë nën parullën e “Shqipnis së madhe” e pala tjetër nën parullën e “Jugosllavis së madhe” bajnë per interesa t’okupatorit krime e terror të pashembullt.Ata i përkushtojnë të gjitha fuqit për me zgjatë robnin.Kot thërrasin sod me tanë zanin agjentat e Ballit Kombëtar për rrezikun nga Serbët e Malazezët.Populli e ka pa se ato janë vetëm mashtrime,sepse po ata trathtar i dergojnë bandat e veta kundra UNC të Shqipnis po ashtu sikurse edhe kundra UNC të Jugosllavis”.

( Konferenca e Bujanit – Prishtinë 1998 , faqe 190-191 ).

Komentet ndaj kësaj  janë të tepërta.Këto ide të Rezollutës së Bujanit,nxjerrin edhe një herë në pah,servilitetin politik të nacionalçlirimtarëve shqiptarë,nadj Partisë Komuniste Jugosllave e cila ashtu si në vitin 1941,ishte ulur këmbëkryq në krye të lëvizjes komuniste shqiptare.Ky servilitet politik është sidomos i prekshëm në figurën e Enver Hoxhës të këtij udhëhqësi me prirje makiaveliste,i cili,për hir të karikes mund të shiste jo vetëm atdheun e kombin por edhe familjen më të ngushtë të tijën,kështu duke  lënë në duar të serbosllavëve fatin e gjysmës së shqipërisë dhe kombit të vet.Kjo u duk sidomos me rastin e vendosjes së pushtetit ushtarak në Kosovë më 1944,pushteti i cili mohonte jo vetëm të drejtat legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe vise të Maqedonisë shqiptare,por edhe masakroi me dhunë çdo të drejtë për vetvendosje,në bazë të kartës së Atllantikut.Hoxha dhe klika e tij komuniste e Tiranës heshtën,duke mos u kujtuar asnjëherë Bujanin,për dy arsye.E para,dhe më kryesorja,është se ajo klikë e pat shitur Kosovën,që kur pranoi të udhëhiqej nga komunistët serb,gjoja për pjekurinë e madhe dhe frymën interancionaliste të tyre.Për më tej,dihet se në vitet 1944-1945,klika e Tiranës,pat qenë e gatshme që edhe vetë shteti amë,Shqipëria,të inkuadrohej si Republika e shtatë më veti në kuadër të Federatës Jugosllave.Muaji i mjaltit midis komunistëve serbosllav dhe atyre shqiptarë,do të zgjaste gjatë,në kuriz të fatit të popullit shqiptar.Por edhe kur marëdhëniet shqiptaro-serbe u acaruan,edhe kur Hoxha nuk la letër pa nxjerë për Titon,sërish konferenca e Bujanit nuk u përmend.Kjo sepse E.Hoxha nuk donte të nxirte në shesh të palarat për shitjen e Kosovës dhe të Maqedonisë shqiptare.Nëse do të përmendej Bujani,sigurisht klika komuniste e Tiranës do të shfaqej në formën e saj të vërtetë,jo siç ka pretenduar,si e pafajshme për ndarjen e madhe midis “vëllezërve”,por si fajtorë kryesorë në këtë tragjedi shqiptare.

Ajo ç’ka parashihte Mid’hat Frashëri për Konferencën e Bujanit,ajo çka thanë Bedri Pejani,Fuad Dibra apo Xhafer Deva,u vërtetuan plotësisht pas Bujanit.Dhe profecia e tyre nuk zgjati as me vite dhe as me decenie por vetëm me ditë.Vendosja e regjimit ushtarak pas “Fitores” së nëndorit 1944,në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,vërtetoi fjalën dhe mendimin e pjekur të nacionalistëve shqiptar,ashtu siç bëri hi dhe pluhur “ëndrrat” e nacionalçlirimtarëve internacionalistëte proletare.

“Të venë në mes dy zjarreve të brigadave partizane jugosllave dhe brigadave partizane shqiptare,popullsia shqiptare e kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,mbas një rezistence heroike që i kushtoi jetën e më shumë se 36 mijë personave,përjetoi 50 vjet diktaturë komuniste dhe shtypje serbo-malazeze,maqedonase”(Prof.Sami Reptishti,kumtesë e mbajtur në DeBEl-Gardens, Nev Jork, më 2 janar 1994 ).

  E vërteta është se Bujani nuk vlen të paragjykohet prej asnjë force politike të sotme,shumë pjesmarrës të asaj konference,natyrisht u ngritën drejt një misioni fisnik duke menduar për fatet e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.Por ata nuk kishin mundur asesi të kuptonin se internacionalizmi proletar i trumbetuar nga bollshevikët,do të thoshte në fund të fundit,rendje drejt ideologjive dhe zhvillimeve rrënuese në rrafshin nacional.Sot e kësaj dite,Bujani na grish të lëmë menjanë teoritë vullgare të integrimeve të çfardolloj se gjoja i tillë ka ardhur mijëvjeçari i ri.E vërtet është se fati ynë si komb,do të mund të ndryshojë,vetëm atëherë kur ne të jemi të bashkuar,në krejt trojet tona natyrore,vetëm atëherë kur problemin nacional tonin,ta shohim brenda zemrave tona. Atëherë nuk do të ofshojmë më për Bujanin.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Konferenca e Bujanit, tellallet e saj

XHEMAL LAÇI, BESNIK I FAMILJES MBRETËRORE

December 8, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Plejada e shquar e mbretërorëve shqiptarë, do të ishte e mangët nëse do të mungonte një burrë,ashtu siç mund të quhen të mangëta supet e malit kur mungojnë drurët.Vitet e jetës së tij,sot quhen të ndritura sepse mbi to,bie drita e mirënjohjes së madhe jo vetëm e familjes mbretërore por e krejt shqiptarëve të viseve etnike,ajo mund të mbyllet vetëm fizikisht,ndërsa jetëgjatëtësia morale i kapërcen kufijtë e shekujve.

Xhemla Laçi,lindi më 17 gusht 1912,në kullën e madhe të Laçajve,në Pukë.Lindi në ate djep të lashtë trimërie dhe u përkund prej ninullave trimërore pukjane,të cilat,nga viti në vit,pasuroheshin me ngjarje të reja,me beteja e ngadhnjime të reja,në luftën kundër ushtrive osmane.Mësimet e para i mori në vendlindje.Në vitet 1919-1925,në Pukë u kryen transformime të mëdha,sidomos në rrafsh të zhvillimit të arësimit kombëtar.Burrat trima të malësisë së Pukës, e parandjenë se konsolidimi i shtetit shqiptar,tanimë donte pak trimëri e shumë dije.Ata nuk kursyen as për çeljen e shkollave dhe as për dërgimin e fëmijëve të tyre,nëpër shkolla të tjera.Xhemal Laçi,u shqua që në vitet e para të shkollës në Pukë,për një dashuri të pakufishme për dijet.Në vitin 1927,mbasi ka mbaruar me rezulltate të larta programet  shkollore të asaj moshe,me ndihmën e pakursyer të prindërve merr rrugën e Tiranës,për të vazhduar më tej,në gjimnazin e shtetit,ç’prej  vitit 1928 e deri më 1932,ai djal me shtat të imët,por me një vështrim gati melankolik të syve,do të brymosej sa me atdhetarinë e falur të mësuesve të vet,aq edhe me respektin e nderimin për monarkinë shqiptare.Tepër i pjekur në mendimet e veta,gjimnazisti Laçi,do të binte sidomos në sy të trupit pedagogjik.Veçmas,atdhetari i shquar Mihal Zallari,do t’i jepte udhën e duhur kureshtjeve dhe ideve të djalit pukjan për monarkinë shqiptare.Vite më vonë,në biseda miqësh,vetë Xhemal Laçi do të kujtonte se profesori i shquar Mihal Zallari,pat influencë tej mase në formimin atdhetar të krejt atij brezi nxënësish në gjimnazin e Tiranës.Me mbarimin e gjimnazit shtetërorë,ngase rezulltatet në mësime të Xhemalit janë shumë të larta,atij i akordohet prej shtetit shqiptar një bursë e plotë,për të vazhduar studimet e larta në Itali.Parapëlqen Akademinë Ushtarake të Romës ku edhe studion plotë dëshirë,me shpresën e madhe që një ditë,do të jetë oficer i aftë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare.Vitet e gjatë të studimeve në Itali,nuk do të largonin aspak mallin e Xhemalit për pukën,përkundrazi,do të ndiznin më shumë zjarrin e tij.Në shoqërinë e akademistëve të tjerë,si Preng Previzi,Xhemal Aranitasi,Dilaver Dine etj,biri i Pukës do të përmendete kurdoherë me mall për vendlindjen,ku më tepër se këngë dasmash  a  mortit,ishin kënduar ato të besës së burrit,Xhemal Laçi,donte të ishte burrë,si i këngëve me çifteli të Pukës.Në marsin e vitit 1939,ndërsa ndiqte studimet pasuniversitare në akademinë e lartë ushtarake,Xhemal Laçi,parandjeu diçka të ligë për vendlindjen  e tij,Pukën e krejt Shqipërinë.

“Në një mbrëmje me stduentët shqiptarë,Xhemali i vëmendshëm arriti të mësojë se pas dy-tri javësh,do të realizohej bashkimi vëllezërore i gjoja dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë.Që ate natë,largohet nga garnizoni ku bënte jetën ushtarake dhe me dokumente që fshihnin identitetin e tij,mundi të hynte në konsullatën shqiptare të Barit dhe t’i bënte të ditur konsullit,këtë plan armiqsorë… “.( Gazeta “ Atdheu “ – Tiranë , 28 maj 1994 ).

Menjëherë pas këtij akti,i bindur se nuk do të kishte vend në bangat e akademisë ushtarake,Xhemal Laçi kthhet në Shqipëri.Fundmarsi i vitit 1939,ishte tejet i trishtueshëm për shqiptarët.Ndonëse shumë prej tyre i besonin mbretit të tyre,të tjerët,të molepsur prej propagandave antikombëtare,përhapnin mes vete shpifjen e ndyrë se Mbreti po e shet Shqipërinë.Për ta ishin krejt të panjohura veprimet dhe demarshet politiko-ekonomike për 10 vjet me radhë të italianëve,të cilët gjetën barrikadë të fuqishme tek mençuria dhe pjekuria e Mbretit të Shqiptarëve.Ata nuk mund të dinin sigurisht se vite më parë,që në ditët e para të marrjes së funksionit të ministrit të jashtëm të Italisë,Konti Ciano,shkruante në memoriet e veta ; “Në këtë vend ne duhet të krijojmë pika të qëndrueshme të ndikimit italian.Kushedi se çfarë na pregadit e ardhmja ? Duhet të jemi të gatshëm të kapim fort,rastet që na paraqiten… Kësaj radhe ne nuk do të tërhiqemi siç bëmë në vitin 1920.Në jugun tonë,kemi asimiluar disa qindra mijëra shqiptarë.Përse të mos ndodhë një gjë e tillë edhe në anën tjetër të Adriatikut ?”( Ciano,” Ciano’s Hidden Diary “ faqe 4 ).

Në Durrës dhe Tiranë,Xhemal Laçi takohet me nacionalistë të tjerë shqiptarë ku bënin me dije ate mbi sulmin e mundshëm italian.Më tej,ai shkon në Pukë,ky dy-tri ditët e para u shmall me të afërmit e më pas nisi të organizojë çetat vullnetare të vendlindjes,për të pritur me luftë okupatorin.Në ditët e para të prillit 1939,falë njohurive të marra në akademinë e lartë ushtarake,Xhemali mundi të organizojë disa forca edhe në qytetin e Shëngjinit,prej nga do të zbarkonin italianët.Gjithsesi,7 prilli u quajt ditë zie për shqiptarët,ngase ata u sulmuan prej 40 mijë ushtarëve fashistë italian të armatosur rëndë të shoqëruar dhe me aeroplanë bombardues.

Me okupimin e shtetit amë prej Italisë fashiste,Xhemal laçi shkon në Tiranë.Miqtë e tij e këshillojnë që ai të shkojë sërisht në itali,dhe pasi të mbarojë plotësiht studimet,të kthehet në atdhe ku mund të jetë më i dobishëm në radhët e ushtrisë italiane.Natyrisht,për Xhemalin ishte e qartë se rezistenca e mëtejshme me armë në dorë,kundër fashistëve italian,s’ishte gjë tjetër,veçse djegie dhe shkatërim i plotë i vendit të vet.Duke folur me autoritete e larta ushtarake në Durrës,se kish vajtur në shtëpi,kinse për të parë prindërit e sëmurë,i hipi vaporit dhe u kthye sërish në Romë.Tashmë rrugët e gjëra e plot drita,bulevardet madhështore të Romës,nuk do t’i hynin në sy studentit nga Puka.Ai diplomohet shkëlqyeshëm dhe e para gjë që u thotë ushtarakëve të lartë të akademisë,ishte që ta linin të shërbente në radhët e ushtrisë shqiptare.Në fund të vitit 1940,Xhemal Laçi shkon në Shqipëri dhe bashkohet me fatin e dhjetra bashkëkombasve të vet,të cilët ndonëse patën ëndërruar të shërbenin në ushtrinë kombëtare shqiptare,komandoheshin tanimë nga oficerë italianë.Që në fillim të karierës ushtarake Xhemal Laçi shprehu pakënaqësinë e tij ndaj oficerëve komandues italian,të cilët “bajnë edhe zollume të kota sepse nuk i njofin karakterin e shqiptarëve”. Ai vendoset në detyrë në garnizonin italian të Shkodrës dhe që në muajt e parë,shquhet për frymën antiitaliane,thirret edhe në komandën e garnizonit por nuk pranon të spjegohet lidhur me ngjarjet e ngritjes së flamurit kuqezi më 28 nëndor të vitit 1942,pothuaj në të gjitha shkollat e qytetit.Në shoqërinë e oficerit tjetër të këtij garnizoni Fuad Dibra,Xhemal Laçi do të rrëfente se përpara idealit të shenjtë të Shqipërisë Etnike,nuk kishin vlerë shkollat e hierarkisë ushtarake.Sipas një plani të fshehtë me Fuad Dibrën, Xhemali dezerton nga radhët e ushtrisë italiane kur ishin me detyrë në Ulqin.Një pjesmarrës i Luftës së Reçit,tregon ; “Në fund të gushtit 1943,ne një grup ballistësh të rinj,ndodheshim në Bjeshkët e Domnit.Aty kishin ardhur thuajse të gjithë oficerët dhe ushtarët shqiptarë  të garnizonit të Ulqinit, nën komandën e kolonel Fuad Dibrës.Ky komandant së bashku me Faik Qukun,kohë më parë kishin organizuar edhe oficerët :Sabahudin Resulin,Ram Vojvoda,Bilbil Hajni,Xhemal Laçi dhe Dilaver Dine,dezertimin nga ushtria dhe komanda italiane”.(M.Quku,”Një vështrim i ri mbi luftën e Reçit” – Shkodër 2001, faqe 50-51 ).

Menjeherë pas epopesë së Reçit,Xhemal Laçi shkon në vendlindje,i bindur se duhej të jetonte në legalitet të plotë.Kariera ushtarke e tij,tanimë kishte marrë udhë tjetër.Ndërsa italianët e patën dënuar me vdekje në mungesë,ishin çetat mbretërore dhe nacionaliste të Pukës,të cilat prisnin jo vetëm kulturën ushtarake të birit të tyre,por sidomos urtësinë në gjykimin e situatave.E para portë që u çel në Pukë,për Xhelalin ishte ajo e Abdullah Salihut, e këtij nacionalisti të shquar,kullat e të cilit ishin djegur katër herë nga serbët,malazezët e italianët,madje duke parë atdhetarin e kulluar dhe besën e dhënë të birit të Pukës,ishin me dhjetra e dhjetra,kullat e Pukës,të cilat hapën dyert dhe zemrat për birin e tyre.Prishja dhe shpërfillja e Mbledhjes së Mukjes më 1 gusht 1943, nga komunistët e Tiranës të dirigjuara nga Beogradi,u shoqëruan me një lëvizje të fuqishme nacionaliste dhe antikomuniste.Kuvendi i Lurës më 4 shtator 1943,më pas ai i Lumës 10 shtator 1943,demaskuan qëndrimin antikombëtar të klikës komuniste të Tiranës.Në këto kushte,Xhemal Laçi punoi intenzivisht edhe për një kuvend në Pukë,ku do të lidhje besa për të luftuar deri në fund okupatorin.Plot tri javë ,ditën dhe natën,fjetur e pafjetur,biri i Pukës,shkeli me këmbë edhe kullat më të largëta të vendlindjes së tij,duke agjituar për bashkimin e krejt pukjanëve si kundër italianëve ashtu edhe kundër sllavokomunistëve.Kësisoj në vendin e quajtur Kabash,në thellësi të Pukës,me nismën direkte të Xhemal Laçit dhe Abdullah Salihut,me tre tetor 1943 u zhvillua një tubim madhor,me pjesmarrjen e rreth 500 luftëtarëve të atyre anëve.E veçanta e këtij tubimi,kuptohet që nuk është pjesmarrja kaq e madhe,por fakti që aty muarën pjesë atdhetarë pa dallim feje dhe ideje.Në këtë kuvend burrash,shkuan edhe myslimanë edhe katolikë edhe bajraktarë edhe ballistë dhe mbretërorë por edhe komunistë.Kabashi,në thelb,donte të ripërtëriste Mukjen,duke dashur të lidhte besën midis “të vegjëlve” të popullit.Aty u shpreh qartë dhe hapur se Shqipëria martire,ndodhej e rrezikuar sa nga fashizmi aq edhe nga komunizmi.Pa dashur të hyjë në idetë e kuvendit historik të Kabashit,unë dua të sjell në këto radhë vetëm dy pasazhe të fundit të fjalës së Xhemal Laçit.Pos të tjerave,në këtë fjalë,burri i mençur i Pukës do të thoshte ; “Na duem me vendos sot ligjet e kanunit shqiptar pse po i shofim italianët që duan me na shlye të tanëve.Por na,nuk shohim as ndonjë shpresë tek idetë komuniste,të cilët,duan me na ba vllazën me armiqtë tanë të përjetshëm.Nëse serbët na japin Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare,une vet kam me i nderue,por kur ata na therrin vllaznit tanë atje,na s’mundena me i ba miq askurrë,se do ishte turp i madh”.

Pas kuvendit madhorë të Kabashit,vednimet e të cilit “jetuan” deri në janarin e vitit 1945,kapiten Xhemal Laçi,në shoqërinë e shenjtë me legjendarin Abaz Kupi,merr përgjegjsi të reja mbi supe.Ai është ndër nismëtarët për mbajtjen e Kongresit të Parë të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe me pjekurinë që e karakterizonte,ndikon fuqishëm në propagandimin e ideve dhe detyrave të shtruara nga ky kongres.Tashmë fjala e kapiten Xhemal Laçit,dëgjohet me vëmendje dhe rreth tij burrat e Pukës kanë ç’të mësojnë mbi parimet morale të lëvizjes mbretërore.Tashmë,në rolin e ushtarit shembullorë të Kombit e Mbretit,Xhemal Laçi,viret sa në shënjestër të italianëve,aq edhe të gjermanëve dhe komunistëve.I matur,tejet i guximshëm,në pranverën e vitit 1944,së bashku me Abdullah Salihun,Rehit Meçen dhe Pashk Currin,kapiten Xhemal Laçi,ja nis punës në krejt malësinë e Pukës,për të ngritur aty degën e Partisë Lëvizja e Legalitetit.Ndënëse baza e tij e përhershme ishte lagjja Meçaj e Kabashit,kur kjo lagje u bombardua nga forcat gjermane,kapiten Xhemal Laçi,shkoi në disa shtëpi të veçuara,një orë larg fshatit Kabash.Në këto kulla u zhvendos shtabi luftarak i udhëhequr nga trimi i Pukës,prej nga merrnin urdhërat dhe porositë krejt formacionet legaliste të Pukës e deri ato të Fushë-Arëzit.Është për t’u nënvizuar fakti se çetat mbretërore të këtyre trevave,ndonëse të rregullta dhe të armatosura mjaft mirë nuk u përballën asnjëherë me dy tri çeta nacionalçlirimtarësh,falë porosisë së prerë të Xhemal Laçit ; “Jo luftë me vllaznit tanë !”.Pas dy muajsh veprimtari intensive,duke punuar pothuajse në sy të komandës gjermane të vendosur në Pukë,më 4 prill 1944,në restoranin e Abdullah Salihut,u krijua dega e Partisë Lëvizja e Legalitetit për këtë zonë.Rreth 80 burra përfaqsues të fshatrave përreth,u njohën aty me statutin,idetë dhe detyrat e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Kapiten Xhemal Laçi,duke folur mbi situatat e brendshme u ndal sidomos në lëvizjen komuniste e cila,duke zhvilluar një propagandë tejet të gënjeshtërt,”po don me rrënue shpirtrat e shenjt të shqiptarëve”.Megjithatë, edhe në këtë kuvend,Xhemal Laçi u kumtoi burrave të lirisë,se gryka e pushkës e ushtarit mbretëror,asnjëherë nuk kthehet nga vëllau,edhe kur ky është i mbushur me mëkate detyra e ushtarit mbretëror,është të mborjë kufijtë etnike të Shqipërisë.Por ky qëndrim i matur i mbretërorëve shqiptarë,do të pasohej nga një luftë e ashpër vëllavrasëse e ideuar në Beograd dhe e zbatuar në malet e Shqipërisë.Kështu në 1 qershor të vitit 1944,gjenerali i vetshpallur Enver Hoxha,në një telegram dërguar shtabit të  Divizionit të Parë Sulmues,pos të tjerave porosit : “I caktojmë Divizionit të Parë Sulmues,detyrën që të marrshojë drejt Shqipërisë së Mesme dhe asaj të veriut,me objektivat:

1-Të godasë forcat e armikut

2-Të shkatërroje rrugët e komunikacionit

3-Të godase dhe likuidojë Bazin e Canit,Legalitetin dhe forcat e ndryshme të reaksionit”.

( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 41, dosja 53 , fleta 4 ).

Në qershor korrik të vitit 1944,kapiten Xhemal Laçi,bashkëpunon ngushtë me forcat mbretërore të udhëhequra prej Abaz Kupit.Më pas me porosi të Abaz Kupit, e shpërndanë shtabin luftarak në Kabash,duke mos dashur që në thellësitë e Pukës,të fillojë vëllavrasja.Pas tërë kësaj veprimtarie,qëndrimi i Xhemal Laçit në vendlindje do të ishte shumë i vështirë.Në dokumentat gjarmane të Luftës së dytë Botërore,enkas në ato për Shqipërinë,ndodhet ende një urdhër aresti i komandës gjermane në Pukë për kapitenin Laçi,me motivacionin se “ka lidhur besën e luftëtarëve të Pukës,për të luftuar okupatorin”.Po ashtu,në traktatet që Partia komuniste shqiptare,shpërndante në Pukë,në korrikun e vitit 1944,përmendej edhe emri i “tradhëtarit”Xhemal laçi,kësisoj me ndihmën e disa miqve të tij,shkon në Shkodër dhe prej aty merr rrugën e dhimbshme të mërgimit.

Në Itali,vendoset së pari në kamptet e refugjatëve shqiptarë e më pas duke qenë një akademist i njohur në rrethet ushtarake italiane,merr një punë për të mbajtur frymën gjallë.Dalëngadalë,në 3-4 vjet,punon rreth një libri mbi fatet e shqiptarëve dhe sidomos mbi tragjedinë e mbrame të tyre,sundimin sllavokomunist.E boton këtë libër në Itali,më 1948,duke shfaqur hapur antikomunizmin e tij.Ndërkaq Tirana zyrtare e kish shpallur kriminel lufte dhe pat arshivuar një listë të tërë “kriminelësh” pranë qeverisë italiane,ku pos të tjerave kërkonte ndihmë për rikthimin  e tyre në Shqipërinë komuniste diktatoriale,kinse të jepnin “llogari  përpara popullit”.Në të vërtetë,qeveria italiane e atyre viteve, e uzurpuar prej komunistëve,bëri disa demarshe për kthimin e nacionalistëve shqiptarë në atdheun e tyre.Por ishin mekanizmat evropiano-perëndimore që e ndaluan një gjë të tillë,duke marrë në mbrojtje refugjatët politikë të Shqipërisë.E vërteta është se pas daljes në dritë të librit,jeta e Xhemal Laçit këcënohej së tepërmi,ndaj ai largohet për një vit në Siri.Ndërsa në verën e vitit 1949,me porosi të Abaz Kupit shkon në Romë dhe merr pjesë në krijimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”.Në radhët e këtij Komiteti,ndonëse kurdoherë pati mosmarrveshje midis shqiptarëve,kapiten Xhemal Laçi,përfaqsoi denjësisht aspiratat dhe alternativat e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krahas punës për jetesë,mban lidhje të forta me atdheun e vet,nëpërmjet nacionalistëve shqiptarë që jo rallë dërgoheshin në Shqipëri me misione të ndryshme atnikomuniste.

Vdekja e Mbretit Zog,në prillin e vitit 1961,do ta trishtonte kapitenin trim të Pukës.Ai merr pjesë në ceremonin mortore dhe që nga ai moment,qëndron me përkushtimin pranë Mbretit të shqiptarëve,Leka i Parë,trashëgimtari legjitim i Fronit Mbretërorë.Për 15 vite me radhë,kudo ku jetoi familja  mbretërore,Xhemal Laçi ( tashmë kolonel i obarrit mbretërore) kreu funksione të rëndësishme.Guximtar por edhe i pjekur në çdo moment,biri i Pukës,do të bënte që familja mbretërore dhe sidomos Mbreti Leka i Parë,të ndiheshin të sigurtë përballë rreziqeve të panumërta që dilnin.Në fund të viteve 60-ta,Mbreti Leka i Parë, e dekoron kolonel Xhemal Laçin,me urdhërin më të lartë ; “Oficer i Madh i Urdhërit Skenderbeu “.Në nëtorin e vitit 1975,kolonel Xhemal Laçi,emërohet në funksionin e përfaqsuesit të Naltmadhërisë së Tij,Leka i parë,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Aty pos të tjerave,mbretërori i shquar do të merrte në duar organizimin,financimin dhe botimin e gazetës “Atdheu” si zëdhënëse e aspiratave dhe ideve demokratike të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Por krejt dëgjuesit e viteve 70,do të mbetet i paharruar zëri i Xhemal Laçit,në valët e radios “Zëri i Amerikës”.Nëpërmjet këtyre valëve të radios demokratike,biri i Pukës,demaskoi fuqishëm dhunën komuniste në Shqipëri,klikën komuniste të Tiranës dhe përpjekjet e tyre për ta fshehur mjerimin e paskajshëm të shqiptarëve.Nga ana tjetër,ai u shndrrua në interpret të mbajtjes,të të drejtave të shqiptarëve në Çamëri,Kosovë e Maqedoninë Shqiptare.Në saje të veprimtarisë së shquar antikomuniste,emri i kolonel Xhemal Laçit,bëhet popullor në krejt rrethet nacionaliste shqiptare në Amerikë.Veçmas,anëtarët dhe simpatizantët e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit,repsektojnë fjalën e tij,guximin e tij,përkushtimin e madh në kryerjen e detyrave dhe urdhërave mbretërore.Por edhe shteti amerikan nuk qëndroi indiferent.Më 14 qershor 1979,ai dekorohet me dekoratën e lartë “Merita e Lirisë” dhënë prej Legjionit Amerikan.Në fjalën përshëndetëse,ndonëse 67 vjeçar,Xhemal Laçi u kumtoi të pranishmëve në sallë,shqiptarë dhe amerikanë,se “do të jetoj deri në fund me shpresën për një Shqipëri të liruar nga diktatura”.Dhe Zoti e plotsoi dëshirën e madhe të këtij antikomunisti të pashoq.Në gusht të vitit 1992,kolonel Xhemal Laçi,u kthye në atdhe,në shtetin amë,me një shkëlqim të rallë në sy.Ishte 80 vjeç dhe shumë gjëra i ishin zbehur, vetëm dashuria për vendlindjen,jo.Birin e Pukës e presin me mallëngjim prej Shkodre,në Pukë,Laç e Krujë.E rrethojnë me dashuri siç mund të rrethohet vëllai i larguar për decenie me radhë.Por sëmundja dalëngadalë bënte të veten.Kur dikush e këshilloi kolonelin që të shkonte në Amerikë,pse atje kujdesi i mjekëve do të ishte më i madh,me buzëqeshje i lumtur duke u thënë se kish pritur me vite,të vinte në atdhe  ku vdekja se frigonte aspak dhe nëse do ta merrte.

Më 27 korrik 1994,pushoi së rrahuri përgjithmonë zemra e kolonel Xhemal Laçit.Me qindra bashkëkombas e përcuallën kolonelin mbretëror,ndërsa Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve,në telegramin e dërguar,pos të tjerave i kumtonte ; “Xhemal laçi,si figurë udhëheqëse e ndritur e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, e luftës kundër okupatorit dhe mëshiruesi i ndjenjave më të pastra kombëtare do të mbetet në memndjen e zemrën time si pjestar i denjë i OKLL,si mik i familjes mbretërore shqiptare”.

Xhemal Laçi mbyllte jetën,por i ngelte vepra,tek e fundit,dheu i tadheut të vet u bë shtrati më i ngrohet se një vendi të tjetër.

Bern-Zvicër

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, familja Mbreterore, Xhemal Laci

28 NËNTORI SHPALLJA E PAVARSISË DATË EMBLEMATIKE NË MEMORIEN E KOMBIT

November 27, 2013 by dgreca

Shkruan

Shkruan:Eugen SHEHU

  28 nëntori i vitit 1912,do të mbetet për ne shqiptarët si një kryedatë e pamortshme.Ajo do të shërbejë kurdoherë për ne si një tempull në pragun e të cilit,përpara se të hyjmë do të dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore të historisë.Paskëtej pas trokitjes sonë në këtë tempull,do të na shfaqet e madhërishme ajo epope të cilën e quajmë ende sot “Mëvehtësia e Shqipërisë”. 28 nëntori i vitit 1912 tregoi tek e mbramja se populli ynë edhe pse i robëruar nëpër shekuj,nuk ishte pajtuar me këto robëri në dejet tonë zgjohej liria,në shpirt,kuraja dhe guximi i madh për sakrifica e sublime. Se sa është dimensioni i saj tek e fundit u provua me rastin e 100 vjetorit një hegjemonizim i paparë i kombit tonë , sikur tu rrëfente pushtuesve dhe armiqëve tanë që nga ajo kohë e gjerë më sot dhe në të ardhmen se dimensioni patriotik e atdhetar i shqiptarëve është i pashuar i një trupi që i mungojnë gjymtyrët e prera padrejtësisht dhe dinakërisht,ishin mesazhet e përcjella nga Vlora, Prizëreni e Shkupi se Kombi ynë nuk do ti flakë tapitë e përgjakura për pronat që na i ka falur Zoti.

 SHTEGU NGA VINTE DATA 28

 Mendoj se në këtë shteg,të parat hapa i hodhën burrat e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Iljaz Pashë Dibra,Abdyl Frashëri,Jakup Ferri,Sulejman Vokshi,Ymer Prizëreni ideuan pavarsinë e trojeve arbërore.Guximi i tyre i pashoq,në thelb do të ishte zjarri i pashuar i shqiptarizmës,do të ishte klithma e lirisë në muzgun e gjatë.Hapat e tyre të parë,do të ftonin në këtë rrugë të gjatë e të vështirë,krejt ata shqiptarë në zemrat e të cilëve rilindete ideali i shenjtë i mëvehtësisë.Ata ishin të parët.Pas hapave të tyre ngarendën me mijëra që nga Plava në Prevezë,që nga Vlora e në Mitrovicë nga Shkodra e në Shkup.Gjaku i lidhte shqiptarët jo vetëm nëpërmjet shungullimave të historisë por sidomos në emër të së ardhmes që trokiste.Në qershorin e vitit 1911,në Gërçe u firmos prej krerëve të Malësisë së Shkodrës e Kosovës memorandumi i cili do të merrte më pas emrin e vetë Gërçes.Aty Ded Gjo Luli e trimat që e rrethonin,bashkuan gjokset dhe pushkët duke treguar tek e mbramja se ndryshimet e mëdha do të vijnë përmes ideve,shpresave por edhe flijimeve të mëdha. Kërkesat e memorandumit të Gërçes ishin ultimative dhe krejtësisht të shprehura për “Mëvetsinë e Shqipërisë”.Ato kërkesa suallën përshtjellime të mëdha në rrjedhat politike të Portës së Lartë e cila mbante peng lirinë e popullit tonë në saj të manipulimeve dhe qëllimeve të vërteta të Fuqive të Mëdha si edhe interesave të tyre në Ballkan.Por zgjimi me krisma tashmë kish pushtuar krejt Kosovën.Isa Bolentini në krye të trimave të tij,po merrte pëllëmbë për pëllëmbe tokën e shenjtë të Mitrovicës.Kalaja e tij,atje në Boletinin e largët ishte kthyer në bastion të patundur.Mbi supet e atyre kullave ranë rrëbeshet e topave dhe predhave të Xhavit Pashës.Muret u rrënuan po thmelet mbetën.Brenda imazhit të atyre themeleve,brenda atij zjarri dhe hiri të mbetur,gjalloi kurdoherë pema e lirisë.Sythet e kësaj pene kanë në farën e tyre hovet e jetës shqiptare.

Ndërkaq në Shkup,Hasan Pristina,Nexhip Draga,Sali Gjuka e Bajram Curri,kanë firmosurr një peticion ku i drejtohen Evropës se lufta e shqiptarëve nuk bëhet për hesap të askujt,veç të pavarsisë të trojeve arbërore.Tashmë edhe Evropa duhej të kujtonte se era e re e ndryshimeve që kish nisur të fryjë në Ballkanin e trazuar,nuk mund të kishte epilog tjetër veç lirinë aq shumë të ëndëruar si një Komb i shtypur dhe i sunduar. Dervish Hima dhe Faik Konica,me pendën e tyre i drejtoheshin forcave përparimtare të kohës që të mbështetnin moralisht Shqipërinë,ngase Rusia,Serbia,Greqia e Franca,hidhnin mjergull pa ndërprerë mbi të shkuarën dhe të ardhmen shqiptare.Fehmi Zavallani e Gjergj Qiriazi nuk munguan të ngrenë në trevat shqiptare të Maqedonisë,Komitetet e Shpëtimit duke propaganduar në popull idetë e mëdha të rilindjes sonë kombëtare.Ndërsa Luigj Gurakuqi do të ndërmerrte fushata në Rumani,Itali e Stamboll,duke i thirur ndërgjegjes së shqiptarëve të atejshëm që këta të grumbullonin para e të mblidhnin armë për kryengritjen që po trokiste.Ka qenë pikërisht kjo veprimtari e gjërë atdhetare që ka sensibilizuar atdhetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë:kështu,në një letër që Françesko De Rada (nipi i Jeronin De Radës) i dërgonte Luigjit, thuhej ; “Sytë e botës janë sjellur nga ju dhe ,nëse do arritni të bëni një lidhje,Turqia pa tjetër do largohet”.(Arkivi Qendror i Shtetit,fondi L. Gurakuqi,dosja 36,dok.74,letra 14 qershor 1911).

Në Shkodër e në Vlorë në Manastir e Ferizaj,deri në Korfuzin e largët,populli i revoltuar u ngrit në këmbë.Ai parandjente furtunën që do të niste.Ai kërkonte armë,ai u thoshte bijve të vet trima ; Përpara në udhëhiqni,aty ku do hidhet hapi i juaj,aty është besa e jonë,është ndera dhe jeta jonë ! Historia po thërriste këta burra.Shumë prej tyre u përgjigjën.Në shtator të vitit 1912,Porta e Lartë e thirri Ismail Qemalin duke i propozuar postin e Ministrit të Jashtëm të Perandorisë.Mirëpo burri i shqipërisë iu përgjigj ; “ Ju falenderës.Nuk mund të pranoj pse ka ardhur ora që Shqipëria të shkunde zgjedhën”.Dhe burri i Shqipërisë,linte kolltukun gjithë ate nderë të Perandorisë, e merrte udhët e Evropës.Ai donte të bindëte këtë Evropë se shqiptarët vlejnë të fitojnë lirinë e tyre,meqë këtë liri ata askurrë se pritën si dhuratë nga askush por kurdoherë ngarendën drejt saj duke lënë prapa lumenj të tërë gjaku.Po ndërsa Evropa i fliste burrit shqiptar me gjuhë diplomatike, bashkëatdhetarët e tij i ngrinin moralin duke u  bashkuar me ide dhe veprime.Nuk mund të jetë e rastit që me 5 nëntor 1912,Ismail Qemali nga Bukureshti,telegrafonte në Durrës ; “E ardhmja e Shqipërisë është e siguruar.Telegrafoni kudo,të kenë besim të plotë,ndë fatin e atdheut”(Arkivi Qendror i Shtetit fondi 245/1,dosja 1,fleta 14 ).

Bijtë e Shqipërisë erdhën nga çdo vis i largët për në folenë e tyre.Së thelli,në shpirt ata ndjenin drithërimat që u falte çasti i madh.Vinin lugjeve vinin maleve,herë në këmbë,herë në kuaj e në qerre,herë përmes pusive të ngritura.Se pusitë e errëta  nuk mund të duronin dritën që do të buronte pas asaj dite fatlume.Vinin të lodhur prej brengave,prej halleve por me besimin e madh në shpirt se këto brenga të tyre personale do të shëndroheshin një ditë në gazin madhor të nënlokes së tyre.Vinin edhe pse e dinin se plumbi mund t’ua merrte jetën.Por ata ç’prej bëlbëzimeve të para,ç’prej ninullave të para të djepit,jetën e tyre ja patën falur Shqipërisë.me këtë rast,revista “Ylli i Mëngjezit” do të citonte ; “ç’ka bërë Ismail Qemali sot për Shqipërinë,ç’nder i do bërë dhe ku duhet ngritur emri i tij,ate mund ta gjykoje vetëm ai njeri që pa veprat e tij… Kur dualën nga Durrësi ishin 40-50 shpirt,të gjithë të armatosur me malihere.Udhës pastaj hasën në të tjera delegatë nga vise të largëme dhe u bënë qindra.Duke shkuar nëpër fushat e Myzeqesë në të cilat,veç ujrave dhe baltarvet kemi edhe vise të bukura që s’gjenden në botë,arritëm në 13 të vjeshtës së tretë,me 11 të natës allafranga në Vlorë “.(Revista “Ylli i Mëngjezit” faqe 198 – 30 nëntor 1913 )

Fund nëntori i Vlorës së vitit 1912,njëherazi do të shërbente si një ogur,i bardhë në kapërcyell të dy epokave.Këtë e parandjenë krejt shqiptarët dhe jo vetëm ata që ishin në Vlorë.Kudo në çdo vis të atdheut tonë,ndërsa vraponte lajmi për rrëzimin e mbrame të despotizmit osman sheshet gjëmonin nga thirjet për Flamurin.Mezi e prisnin bashkëkombasit e mij këtë ditë ngase me flamurin kuq e zi lidhje jo vetëm e sotmja e tyre por edhe  e kaluara e largët,e hidhur,e zezë si nata.Simbolika e Flamurit tonë,i kish kapërcyer prej kohësh kornizat e thata të ceremonialeve,kjo simbolikë ishte lidhur me një simbiozë të çuditshme me egzistencën fizike të shqiptarëve në trojet e tyre.Por,e parë në një rrafsh më të gjërë,data e 28 nëntorit e vitit 1912 pos të tjerave zbuloi edhe një mit të përgjumuar e të dhunuar të shqiptarëve siç ishte ai i bashkimit ndër vedi.Dhe kjo përgjumje ka arsyet e veta.Kur Turqit e vjetër e të rinj,kur carët e vjetër e të rinj,kur knjazët e vjetër e të rinj,nuk na i dualën dot me pushkë e me topa,ata përdorën njëmijë e një dredhi duke infiltruar ndër ne,përçarje fetare,fisnore e krahinore.Mirëpo duhet të pranojmë se jo pak gjak u derdh prej hakmarrjes së verbër e të imponuar, në udhët që të shpinin në kullat tona.Odat e tyre të larta e të ftohta e ruajnë ende në kujtesë klithmën e gjakut,klithmën e jetës së prerë në mes të vllaut prej vllaut. Vlora e vitit 1912,i mblodhi burrat shqiptarë,i brohoriti e derdhi lot dashurie për ta,ngase pa se flamuri kuq e zi vinte në duart dhe shpirtërat e bashkuar të tyre në agim të shekullit të ri,shqiptarët i flakin tutje mëritë,historitë mëkabre të gjakut duke dëshmuar rilindjen shpirtërore të kombit të tyre.Duart e shtërnguara të tyre flakin një të kaluar të nëpërkëmur në emër të një të ardhmjeje dinjitoze.

“Na u duk sikur dera e zotit e këputi zinxhirin e skllavërisë,sikur dullëm nga terri në dritën e bekuar të diellit,zemrat na u mbushën me gaz e shpresë.Qysh të mos lindësh këtë ndjenjë duke parë sqenën e prekshme të vëllazërimit : Myftiu i Dibrës Vehbiu që u përqafua me Ipeshkivin e Durrësit Don Nikoll Kacerrin,ortodoksi beratas Bab Dud Karbunara,mjekër – gjati,që puthi në ballë katolikun shkodran Luigj Gurakuqi, Isa Bolentini që puthi dorën Ismail Qemal Beut të Vlorës… A s’ishte për të derdhur lot gëzimi ? “. ( “Skënderbeu “ 1468 – 1968 – Boston , faqe 156 ).

 

 

 

VIZATIM PËR AKTIN MADHOR

 

  Ndërsa burrat e Shqipërisë,shkonin në Vlorë,të tjerë trima kishin nisur përleshjet me serbo-malazezët.Bajram Curri dhe Elez Isufi,shkruanin faqe të reja heroizmi në anët e drinit dhe Hasan Ferri në krye vullnetarëve të Plavës e Gucisë,kundërsulmonte forcat disa mijëshe të Knjaz Nikollës e Idriz Seferi tmeronte shkijet e krajlëve,derisa Isa Boletini përparonte drejt Vlorës.Porta e Lartë e Dyzuar në vendimet  e saj për pavarsinë e Shqipërisë,mbante të mbyllur në burgun e Kalemejdanit në Beograd,Hasan Prishtinën,Nexhip DragënDed Gjo Lulin dhe dhjetra luftëtarë e prijsa të Kosovës.Në rrafsh të Dukagjinit e në Pejë,në Drenicë e Tetovë,çetat e komiteteve shqiptare,në thirjet e tyre të dala shpirti kërkonin një orë e më parë që në qiejt shqiptare të valvitej flamuri Kuq e Zi. „E ëndëruar nga vjershtëtarët dhe e dëshiruar nga zemrat e djeguna të disa pakë atdhetarëve,që vuanin e digjeshin nëpër burgjet e errëta e që qanin e renkonin nëpër shkretinat e largëta,të ndjekun e dëbuem prej Atdheut të dashun,mëvehtësia e Shqipërisë na dukej të gjithëve si një dëshirë e paaritshme,si një dhuratë tepër e çmuarshme për varfërinë tonë,si një pemë e ëmbël dhe e shijshme“

(L.Gurakuqi,Mëvehtësia e Shqipërisë,“Përlindja e Shqipërisë“ nr.26 vjeshtë e tretë 1913 ).

Kësisoj po afronte ora e madhe.Disa kalorës dibranë lajmërojnë se për në Dibër duhen flamurë shqiptarë ngase serbët hidhen në sulm me preteks të turqisë.Disa dhjetra ushtarë serb mbërijnë edhe në Krujë por këtu,atdhetarët shqiptarë u dalin përpara me flamurin kuq e zi duke u treguar fqinjëve grabitqarë të tyre se ata vetë janë në luftë me Perandorinë.Serbët e kuptojnë nga ky moment se jetët e tyre s’kanë më vlerë..Në mesditën e 28 nëntorit,tellalli me një zë ndryshe nga ditët e tjera,lajmëronte nëpër rrugët e Vlorës se do të shpallet Shqipëria më vehte.Njerëzit mezi prisnin të mbaronte fraza e tij, e kapnin për supe e përqafonin,s’mungon t’i hidhnin edhe ndonjë lekë për lajmin e mirë që paraprisnin.

„ Kuvendi Kombëtar i përmbledhur prej delegatëve të të gjitha viseve të Shqipërisë këtu në Vlorë,u hap sot n’orën 4 pas dreke në shtëpi të z. Xhemil Beut. Z. Ismail Qemal Beut si nisjator i parë i mbledhjes mori flaën e i tregoi delegatëvet qëllimin e kuvendit,domethënë që të përpiqen së bashku e të marin masat e nevojshme për të shpëtuar Shqipërinë mag rreziku i madh ku ndodhet sot.Si e kërkon rruga e zakoni u nis pastaj vërtetimi i kartave të delegatëve emrat e të cilëve janë këta :

Nga Berati : z.z. Iljaz Bej Vrioni,Hajredin Bej Cakrani,Xhelal Bej Skrapari,Dud Karabunara,Taq Tutulani, e Sami Bej Vrioni,ky i fundit pritet të vije.

Nga Dibra :z.Myfit Vehbi Efendiu

Nga Durrësi: z.z.Abaz Efendiu,Mustafa Agai e Jahja Efendiu,i cili pret të vijë.z.Don Nikollë Kacerri nga ana e Arqipeshkopit të Durrësit për të Shqiptarët katolikë që ndodhen nën urdhërin e tij.

Nga Elbasani : z.z. Shefqet bej Daiu,Lef Nosi,Qemal Beu e Mid’hat Bej Frashëri.

Nga Gjirokastra me telegrame :z.z. Azis Efendiu,Veli Efendiu,Elmaz Efendiu.

Nga Ipeku (Peja,vrej.ime):z.z.Rexhep Beu,Bedri Beu,Sali Gjuka, e Mid’hat bej Frashëri.Këta zotërinj janë edhe delegatët e Gjakovës të Plavës e Gusinjës.

Nga Kruja : z.z.Abdi Bej Totani e Mustafa Asim Efendiu.

Nga Lushnja : z.z. Qemal Beu,Ferid Bej Vokopola,Nebi Efendi Sefa.

Nga Ohri e Struga : z.z. Xhemal Beu,Ymer Beu e Ibrahim Efendiu.

Nga Tirana : z.z. Abdi Bej Totani e Murat Bej Totani.

Nga Vlora : z.z. Ismail Qemal Beu , Zyhdi Efendiu ,Aristidh Ruci,Qazim Kokoshi, Jan Minga,Eqrem Beu…Si u mbaruan këto punë z. Rexhep Beu mori fjalën e tha që si Kryetar i Kuvendit të zgjidhet z.Ismail Qemal Beu,si shkronjës i parë z.Luigj Gurakuqi e si shkronjës i dytë z.Shefqet Bej Daiu. Delegatët e pëlqyen këte kërkim dhe emëruan të propzuarit me të përplasur duarsh “

( Gazeta “ Përlindja e Shqypnisë “ , viti i dytë , datë 31 janar 1914 ).

Pas kësaj,përfaqsuesit e krejt trevave shqiptare në këtë kuvend madhor,do të dilnin në ballkonin e shtëpisë,të brohoritur prej turmës disa mijëshe të popullit të Vlorës.Kësulat e bardha vlonjate tundeshin në ajër dhe thirrjet për flamurin përplaseshin me shushurimën e dallgëve të detit.I thellë posi deti,do të mbetej  gëzimi i këtij muzgu në memorjen historike të vlonjatëve.Sado që stuhitë u përpoqën për ta shkulur,valvitja e tij u ndje në gjoksin e shqiptarëve ashtu si klithma e pulëbardhës në gjoks të detit. Në ballkonin e shtëpisë dykatëshe,burrat vunë në mes kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit.Me duar që i dridheshin prej emocioni,me zërin pothuaj mallëngjyes,plaku Ismail Qemali do të bënte që njerëzit të lotonin dersa kumtonte ; “ Vëllezër Shqiptarë !

 Oh sa të lumtur e ndjej vehten sot,që shoh,këtu në Vlorë,kaq burra shqiptarë të mbledhur tok duke pritur me kureshtje dhe padurim përfundimet e kësaj mbledhjeje historike për fatin e Atdhgeut tonë të dashur.Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi,pra,po dal këtu para jush që tju gëzoj me sihariqin e madh,se sot,edhe këtë minutë,kongresi spalli Mëvehtësinë e Shqipërisë,duke lajmëruar gjithë botën mbarë,për këtë punë e duke më ngarkue mua Kryesinë e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë së Lirë… Duke përfunduar,nuk më mbetet gjë,veçse t’i drejtojë një lutje Zotit të Madh,që bashkë me bekimet e Tij,që i lyp të na jap,për të qenë të denjë të kësaj dite,të pranoje që këtej e tutje të jem unë dëshmor i parë i Atdheut,ashtu si pata nderin e fatin që të jem i pari të puth e të bëj të valvitet i lirë Flamuri i ynë në Atdheun tonë të Lirë.Rroftë Flamuri,Rroftë Shqipëria !.

( Ismail Qemali , Kujtime , botuar në Toronto , faqe 254 ).

Askush më pas këtyre fjalëve nuk mund ta përmbante do vehten.Flamuri nisi të rrihte palët nën erërat e vjeshtës së tretë dhe shqiponja në te dukej nga çasti në çast  se do të niste fluturimin për në qiellin e lirë të Shqipërisë.Ndërsa delegatët kishin mbështetur duart tek njëri tjetri,në litarin e flamurit,prej  sheshit u shtuan thirjet : “Rroftë Flamuri i Shqipërisë,valoftë për gjithë jetë,sa të rrojë bota !.Një orë më pas,në portin e vogël të Vlorës,u ngrit një tjetër Flamur Kuq e Zi.Edhe pse u qëllua prej disa vaporeve të Perandorisë nga deti,Flamuri rrahu palët duke shtuar së tepërmi entuziazmin e njerëzve.Një javë më pas,duke nisur nga numëri i votave të fituara prej delegatëve,me votim të fshehtë,u formua Qeveria e cila përbëhej : “ Ismail Qemali – Kryeministër dhe i punëve të jashtme,Mehmet Pashë Kallkandelleli – Ministër i Luftës. P.Poga Gjirokastra – Ministër i drejtësisë.Myfit Bej Libohova – i Punëve të Brendshme. L.Gurakuqi – Ministër Ministër i Arsimit.Abdi Bej Totani – i financës.Pandeli Cale – i Bujqsisë.Mit’hat Frashëri i Punëve Botërore. Lef Nosi – i Postavet “.(Arkivi Qendror i Shtetit,Fondi 71 , dosja 1 , documenti nr. 2-4043 ).

 

POST VLORE

 

  Lindja e shtetit të parë shqiptar do të gëzonte së pari vetë kombin.Ky akt i ngjante lindjes së një fëmije të bukur të një shtëpie të madhe ku sejcili don të shohë,ta prekë,t’i gëzohet.Dhjetra telegrame urimi mbërritën nga gjithë viset shqiptare,dhjetra fjalë zemre u nisën madje edhe prej kolonive shqiptare në mërgim.Në urimin e tyre,nxënësit dhe mësuesit e kolegjit të Shën Mitër Koronës shpreheshin :”Ju kini zbukurue shpirtin me virtyte patriotike e qytetënimi e ju lutemi me i shfaqun Qeverisë suej lavdat për veprën energjike”.(Arkivi i Institutit të Historisë,dok,historike 1924. nr. 11 faqe 339 ). Megjithatë ky entuziazëm qe fare i shkurtër.Fuqitë e Mëdha duke u ndodhur përpara faktit të këtyre,menduan të ridiskutonin mbi kufijtë e Shqipërisë.Në këtë riparje të tyre strategjike dhe ato të ditës.Nga ana tjetër,aleanca krishtere ballkanike nuk rreshtën invazionet luftarake duke dashur të mbysin që në djep  foshnjën e lindur.Flota luftarake greke e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës,nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankërohej në portin e Vlorës,mandej në disa raste (kuptohet me porosi të Athinës) ajo godiste pa  asnjë shkak qytetin e bukur të Vlorës i cili skish mundësi me çfarë ti përgjigjej këtij agresioni. Edhe forcat serbe nisën sulme të rrepta sidomos në anët e Drinit duke mos kursyer as foshnjat  në djep.Qeveria e sapodalë nga kuvendi historik,filloi të organizojë ushtrinë ,xhandarmërinë,të çelë shkolla e të marë në duar pushtetin.Por arka ishte bosh,askush nuk ndihmonte,Europa plakë përkundej në mendimet e zeza se shqiptarët nuk dijnë të qeverisin.Plaku i urtë Ismail Qemali,së bashku me Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin,muarrën rrugët e Europës të shtyrë prej iluzioneve të bukura,por dinakëria Franko-Ruse kishte bërë të veten.

“Ne menduam se duhej të shpresonim që një popull që paraqiste vlera të veçanta për shkak të vjetërsisë,guximit dhe shërbimeve që i kish sjellë Evropa…do të lejohesh më së fundi që të bëhesh zot në shtëpinë e vet dhe do të ruante pavarsinë kombëtare”.(Ismail Bej Vlora, Kujtime,faqe 271).

Anipse u sulmua,dita e 28 nëntorit e vitit 1912,ajo ri ndezur e do të rijë ndezur edhe në ardhmërinë e kombit tonë.Kjo datë emblematike rezonon jo vetëm si simbol por si thirrje që nuk hesht kurrë për bashkimin dhe prosperitetin  e kombit tonë.Andaj kujtesa kombëtare vetëm mund të fyhet prej indiferencave të tilla konjukturale politike.Por gjithsesi ajo nuk haron të dënojë,28 nëntori,sot e nesër pret realizimin e saj.Për komunistët ma i rëndësishëm është 29.nëntori ditë që i bashkon me armiqët tanë shekullorë srbosllave që e quajnë si “ditë e bardhë” se sa 28.nëntori.i lavdisë kombëtare. Datat komuniste janë datat e zisë kombëtare,që duhen flakur një orë e ma parë.Urime 28.nëntori.për jetë të jetëve deri në realizimin e aspiratave tona Një Komb Një Flamur Një Shtet.

Bern-Zvicër

Filed Under: Analiza Tagged With: 28 nentori, date emblematike, Eugen Shehu, pavaresia

Pandeli Evangjeli,Luftëtar i paepur i tërësisë tokësorë shqiptare

November 10, 2013 by dgreca

Ne Foto: Kryeministri Pandeli Evangjeli dhe Ministri i Brendshëm Koço Kotta.Tiranë 1928/

Shruan:Eugen Shehu/ Zvicer/

Kur fatet e burrave lidhen me fatet e kombit të cilit i përkasin,atëhere çdo rrahje e zemrës së tyre është një gur themeli në kontinuitetin Etnik të popullit.Për më tej ,kur Brenda kësaj rrahjje ngjizen aspiratat shumshekullore të arbërorëve,nga murgujt e decenieve të shkuara shkundet sakaq pluhuri i harresës duke i lënë gjeneratat të mendohen përballë veprës së tyre.Gjeneratat  kurdoherë mendojnë dhe krenohen për veprat atdhetare të paraardhësve të vet.Këtë krenari ata e ndjejnë akoma më të madhe,duke soditur jetën dhe veprën e Pandeli Evangjelit.

Lindi në Korçë,në vitin e largët 1859.Origjina e familjes së tij është në të vërtetë Shalësi i Kolonjës por ngase aty pat qënë shumë i vështirë shkollimi i fëmijëve ,i jati i Pandeliut,Jano,u vendos  në qytetin e Korçës.Dihet tanimë se përpjekjet e atdhetarëve shqipëtarë për çeljen e shkollave shqipe,në mesin e shekullit të 19-të nuk kanë munguar askurrë.Por Porta e Lartë,duke ndjekur politikat e veta skllavëruese nuk lejoi çeljen e shkollave shqipe.Për rrjedhojë Pandeli Evangjeli mësimet e para i mori në shkollat greke,të cilat falë propagandës së Patriakanës së Stambollit patën lulëzuar asaj kohe në gjithë Shqipërinë e Jugut.Në pranverën e vitit 1877,Pandeli Evangjeli mbaroi me rezultate tejet të mira gjimnazin dhe ndonëse propaganda helene bënte çmos të çorientonte shqiptarët,falë edhe edukatës familjare,në shpirtin e djaloshit të Shalësit  kishte bërë fole shqiptarizma.Menjëherë pas mbarimit të gjimnazit,Pandeliu  do të përballej me vështirësitë e jetës ashtu si të gjithë shqiptarët e asaj kohe.Ai e pat kuptuar se për të jetuar në atdheun e vet me nderin dhe dinjitetin e  duhur,duhej medoemos të merrte rrugët e kurbetit,të mblidhte pak para për të hapur ndonjë dyqan apo aktivitet tjetër në Korçën e vet të shtrenjtë.Për këtë arsye në vjeshtën e vitit 1878 ai niset për në Rumani,ku gjen përkrahjen e kolonisë shqiptare të vendosur aty më parë.Në sajë të kësaj përkrahje,Pandeli Evangjeli jo vetëm punoi me nder për disa vite me radhë,por iu bashkua pa kursyer asgjë lëvizjes së shqiptarëve të Bukureshtit për pamvarësinë e atdheut të tyre.Çdo ditë që kalonte,e bënte djaloshin e zgjuar të Shalësit më të ndërgjegjshëm për rolin që duhej të luante dhe kontributin që duhej të jepte në shërbim të kombit.

Në vitet 1986-1987,shqiptarët me banim në Bukuresht e rrethina,u organizuan rreth shoqërisë “Dituria”, e cila pati qëllim rritjen e vetëdijes sonë nacionale.Kjo shoqëri,ndonëse me luhatjet e veta nëpër vite,mundi të shtyp mjaft literaturë në gjuhë shqipe,të shpërndajë atë anekend trojeve tanë etnikë e mbi të gjitha të shndërrohet në pararendëse të ideve autonomiste shqiptare.Në janar të vitit 1896,duke parë aktivitetin e dendur atdhetar të Pandeli Evangjelit,”Dituria” zgjedh kryesine e re dhe kjo me shumicë votash emëron si kryetar Pandeli Evangjelin.Vite më vonë një bashkpunëtor i Evangjelit do të shkruante në memoriet e veta: “Pandeli Evangjeli më mbante gjithmonë pranë,më jepte libra për të lexuar dhe pasi i kisha lexuar më pyeste për përmbajtjen e tyre.Ai kënaqej nga leximi im dhe herëpashere më shpinte në bibliotekën e dyqanit të tij e cila shërbente edhe si zyra e shoqërisë “Dituria”(Th.Mborja  “Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar”,Tiranë 1962,faqe 7).

Fundi i shekullit të 19-të ,pas rreziqeve të coptimit të trojeve tanë etnikë,do të potenconte edhe rrezikun e vet egzistencës së kombit tonë.Ka qënë kjo arsyeja që atdhetarët më të mëdhenj shqiptarë të asaj kohe si vëllezërit Frashëri ,Hoxha Tahsim,Naim Veqilharxhi,Koto Hoxhi,Mihal Grameno,Shahin Kolonja,Ibrahim Temo,Mithat Frashëri etj, vinin në dukje rëndësinë e madhe që kishte për kombin gjuha dhe kultura jonë kombëtare.Në këtë plejadë burrash të shkëlqyer nuk do të mungonte tanimë  edhe kontributi i vyer i Pandeli Evangjelit,i cili, në shtypin që botohej asaj kohe në Bukuresht do të shkruante tekstualisht:”Duhet të përpiqemi dhe të hapim shkolla shqipe në Shqipëri,të mësojmë me gjuhën tonë se vetëm kështu do të mundim të njohim veten tonë,cilët jemi e do të na dhëmbet mëmëdheu… Po s’bëmë kështu do të qajmë fatin tonë”(Gazeta “Shqipëria”, Bukuresht 2 gusht 1987).

Ngase në ag të shekullit të 20-të,lëvizja autonomiste shqiptare  vlente të mbështetej veçanërisht me shtypjen dhe shpërndarjen  e teksteve në gjuhën shqipe,Pandeli Evangjeli , në krye të shoqërisë “Dituria” bëri çfar ishte e mundur të përmbushte nevojat e kësaj lëvizjje.Tanimë në adresë të tij ,në shtëpinë e vogël në Bukuresht,vinin varg letrat nga Janina dhe Preveza,nga Delivina dhe Manastiri,nga Shkupi e Prishtina,nga Vlora,Shkodra,madje deri nga mërgimtarët shqiptarë në Amerikë,të cilët kërkonin tekste në gjuhën e mëmës së tyre.Duke bashkpunuar me atdhetarë të tillë si Dervish Hima,Ibrahim Temo,Kristo Dako etj.Pandeli Evangjeli mundi të shtypë mijra tekste në gjuhën shqipe dhe njëherazi t’i shpërndajë këta.

Në pranverën e vitit  1906,fill pas vrasjes  në Korçë të mitropolitit grek Fotit,atëherë kur patriarkana e Stambollit nisi hakmarrjen e verbër ndaj atdhetarëve shqiptarë,vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli,Shahin Kolonja dhe Rexhep Efendiu i Tetovës,kanë bujtur me javë të tëra në shtëpinë e vogël por mikpritëse të Pandeli Evangjelit në Bukuresht,në shoqërinë e përzemërt të tij dhe gruas besnike Maries.Kjo shtëpi në një farë mënyre u shndërrua në shtabin e Komitetit të Fshehtë të Manastirit.Prej aty kanë dalë sa e sa vendime të rëndësishme jo vetëm për Shoqërinë  “Dituria” por edhe  Komitetet e fshehta shqiptare në disa qytete të tjerë.Intuitiv dhe atdhetar,duke parë se kombit të vet i nevoiteshin supe dhe mendje të bashkuara,Pandeli Evangjeli kapërxeu një varg vështirësish dhe jep ndihmesën e vet të çmuar në krijimin e shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit ,në të cilën u përfshinë jo vetëm tri shoqatat kryesore në Rumani por edhe një varg atdhetarësh të asaj kohe,të cilët për një arsye apo tjetër kishin qendruar në hije. Vetëm dy muaj pas krijimit të shoqërisë “Bashkimi”ishin disa prej shoqërive kryesore të shqiptarëve të Amerikës,të cilët donin t’i bashkangjiteshin asaj të Bukureshtit.Në fillim të vitit 1911,athere kur kryengritja shqiptare ishte në prag të shpërthimit të saj, plaku Ismail Qemali dergon në Bukuresht Luigj Gurakuqin,i cili do të kerkonte ndihma për lëvizjen kulmore.Në krye të kolonisë shqiptare te Bukureshtit ,Pandeli Evangjeli jo vetëm që do të kontribonte me të holla nga kursimet e veta familjare,por nuk do të mungonte aspak të trokiste nëpër dyert e emigrantëve të tjerë,duke shtruar përpara tyre çështjen e kontributit për realizimin e kryengritjes.Ndërsa në verën e vitit 1912,athere kur Porta e Lartë u duk se i pranoi kërkesat e parashtruara nga kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina,atdhetari Pandeli Evangjeli nuk mund të entusiazmohej si disa të tjerë.Mbi shpatullat e tij ,kishin rënë një varg mundimesh të osmanllinjve,ndaj me të drejtë ai shkruante në ato momente mikut dhe bashkpunëtorit të ngushtë të tij Mid’hat Frasherit:”Si i vështron zotrote punerat e Shqipërisë ? A do të marrin fund të mirë apo prapë do të na genjejnë?”(Arkivi qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 35,dosja 36/5,fleta 1088,dt.19.09.1912).

Dihet tamime se shpallja e pamvaresise së Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1912 , shënoi një kthesë vendimtare për fatet e kombit tone.Vetëm dy ditë pas kësaj ngjarje të lavdishme,kolonia shqiptare në Bukuresht e drejtuar dhe organizuar nga Pandeli Evangjeli,i drejtoi një mocion Fuqive të Mëdha  dhe gjithë opinionit ndërkombëtar ,në të cilën kërkonte pos të tjerave njohjen e Shqipërisë së pamvarur,në të cilën të përfshihen katër vilajetet e saj: Shkodra,Kosova,Manastiri dhe Janina.Njëherazi krahas veprimtarisë diplomatike,nuk munguan edhe aksionet konkretë të mërgimtarëve shqiptarë në Rumani.Në njerin prej takimeve,Pandeli Evangjeli,i cili mbante korespondencë më qeverinë e Vlorës,i informoi bashkombasit e vet për vështirësitë që i dilnin kësaj qeverie.Madje nga ky tubim iu derguar edhe një telegram Fuqive të Mëdha,ku midis të tjerave i kërkohej:”Kufijtë tanë duhet të caktoheshin drejtësisht duke hedhur poshtë pretendimet e shteteve ballkanike mbi krahinat tona”(Arkivi i Institutittë Historisë,Tiranë.Dok.të Vjenës.dok. nr.4835 dt 2 dhjetor 1912).Një ngjarje e shënuar në jetën e atdhetarit Pandeli Evangjeli do të ishte padyshim kërkesa e atdhetarëve shqiptarë në pranverën e vitit 1914 e cila lidhej me kthimin e tij në atdhe dhe për më tepër në qytetin  ku u lind  dhe kaloi rininë e parë,në Korçë.Për hir të së vërtetës duhet thënë se Pandeli Evangjeli pati vënë  një ekonomi të mirë në Bukuresht dhe prania e familjes i sillte veç lumturi,por shpirti i burrit të madh është kurdoherë aty ku e kërkon fati i kombit.Ai lë ngrohtësinë familjare për t’ju përgjigjur kërkesës së atdhetarëve shqiptarë dhe në prillin e vitit 1914 merr detyrën e prefektit të Korçës.Ka qënë sigurisht Themistokli Gërmenji komandanti i forcave vullnetare të Korçës i cili siguroi qetësinë në vend,u dërgoi ultimatumin qarqeve shovene greke dhe në mënyrë tejet ceremoniale mblodhi 4000 vet të cilët e pritën plot dashuri e brohërima prefektin e parë të qytetit.Shtypi i kohës do të shkruante rreth kësaj ngjarjeje pos të tjerave:”Dita e 5 prillit , e shtuna e madhe,ishte një nga më të shënuarat dhe më gazmoret  ditë të popullit korçar,se në këtë ditë erdhi i pari qeveritar shqiptar i kazasë së Korçës z. Pandeli Evangjeli.Zemrat e të gjithë korçarëve ndjenin gëzim të patreguar ,të gjithve buza u qeshte dhe lavdëronin Perëndinë për këtë ditë fatbardhë (Gazeta “Koha” Korçë 17 Prill 1914.)

Që  në ditët e para të aktivitetit të tij si prefekt i Korçës , Pandeli Evangjeli do të ndeshej me një varg vështirësish nga më të ndryshmet .Në marsin e atij viti autoritetet greke me ndihmën e andartëve  grekë patën organizuar në Gjirokastër një kongres i cili shpalli autonominë e Vorio-Epirit ,madje formuan me këtë rast edhe një të ashtuquajtur qeveri të përkohshme.Disa ditë pas këtij aksioni,Athina ndermori edhe një hap tjetër në Himarë,ku me ndihmën e majorit të ushtrisë greke Spiro Milos nga Himara,shpalli autoniminë e qytetit ,përfshi 7 fshatrat që përmblidhte kjo qëndër administrative .Përballë kësaj gjendje,Pandeli Evangjeli u përpoq jo vetëm të luftonte propogandën shoviniste greke por edhe të merte masa energjike ndaj rrëzikut për shpërbërjen e kufijve tanë jugorë.Me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria,situata në Korçë ,Gjirokastër,Përmet erdhi duke u përkeqësuar.Ushtritë helene mësynë serish kufijtë shqiptarë,duke dashur të bënin realisht endrrën vorio-epiriote.Në fundmajin e vitit 1914,kur e pa se forcat e vullnetarëve korçarë nuk mund ti bënin ballë sulmeve të hordhive helene, Pandeli Evangjeli,me cilësinë e prefektit të Korçës,i lutej Aqif Pashë Elbasanit ,prefektit të Elbasanit të dërgonte sa më shpejtë përforcime sepse pamvarësia e Shqipërisë së Jugut  ishte më  e rrezikuar se asnjëherë.Në këtë telegram midis të tjerave thuhet:”Sa të mundni më parë dërgoni forca ushtarake ,u lutemi fort … atyre që janë mbledhur të vijnë sa më shpejt të shpëtojnë nderin e Shqipërisë(Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë,fondi 68,dosja 5 fleta 75-76).

Ngjarjet e Luftes së Parë Botërore do të përfshinin në rrjedhën e tyre edhe Shqipërinë. Shteti shqiptar pas largimit të Princ Vidit  futet në kaos dhe Pandeli Evangjeli jep dorëheqje në pamundësi të vijojë misionin e vet fisnik.Disa atdhetarë shqiptarë mund ta përcjellin atë deri në Shkup dhe prej këtej Evangjeli niset sërish në Bukuresht.Por edhe këtu ai nuk do të rreshte për asnje cast së punuari për kombin e vet.Në verën e vitit 1915,duke qënë në krye të shoqërisë “Kolonia shqipëtare e Bukureshtit”Pandeli Evangjeli u dërgoi Fuqive të Mëdha  disa peticione ku i kërkonte atyre që të mos nëpërkëmbeshin të drejtat e shqiptarëve.Ndërsa në marsin e vitit 1919,Pandeli Evangjeli do të kryesonte grupin e atdhetarëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris.Një tog dokumentash arkivorë na bëjnë me dije se akti i përfaqësimit të Pandeli Evangjelit në këtë Konferencë ishte jo vetëm miratim nga kolonitë shqiptare në Rumani por aty patën firmosur edhe dhjetra personalitete të lëvizjes autonomiste shqiptare nga Gjakova,Drenica,Gjilani,Tetova,Shkupi dhe Manastiri.

Përgjatë  dy viteve të qëndrimit të tij në Paris,Pandeli Evangjeli në bashkëpunim të ngushtë me Ibrahim Temon,Mid’hat Frashërin,Parashqevi Qiriazin,Dhimitër Beratin etj. u përpoq me çdo mjet ndaj sulmeve të egra të fqinjëve tanë shovenë,të cilët kërkonin të zhduknin njëherë e  e përgjithmonë  Shqipërinë nga harta e Ballkanit.Në mënyrë të veçantë si banor i jugut të Shqipërisë dhe si ortodoks ai u përpoq të demaskonte të gjitha demagogjitë e Athinës për përrallat e saj vorio-epiriote.Është i njohur tanimë fakti qe rreth 2000 shqiptarë grekomanë,të cilët ndodheshin në SHBA ,të joshur nga premtimet e Athinës, i dërguan një memorie Konferencës së Paqes , nëpërmjet të cilës , në mënyrë të paturpshme kërkonin bashkimin e Korçes dhe Gjirokastres me Greqinë.Në letrën që Pandeli Evangjeli , u dërgonte  atdhetarëve shqiptarë në SHBA ,midis të tjerave thoshte tekstualisht :”Jam I bindur,se nënshkruesit e një akti të tillë antikombëtar  nuk janë shqiptarë”.(AQSH,Tiranë,fondi 30,dosja 12 , fleta 1)

Në mesin e vitit 1920 ,meqënëse punët në prefekturën e Korçës nuk shkonin mirë,kryeministri shqiptar i kohës Iliaz Vrioni i propozon Pandeli Evangjelit të zerë sërish funksionin e prefektit të ketij qyteti.Pandeliu lë Parisin ,shkon disa ditë në Bukuresht pranë familjes dhe niset përsëri në Korçë.Siç dihet në fillim të dhjetorit 1920, qeveria nën kryesinë Iliaz Vrionit  shpalli zgjedhjet e para parlamentare në qeverinë e pamvarur.Pandeli Evangjeli me këtë rast u zgjodh deputet i Korçës dhe pikëridht në seancën e parë plenare të parlamentit të parë shqiptar ,falë meritave të shquara të tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare,Pandeli Evangjeli me vota unanime zgjidhet kryetar i këtij parlamenti.Rreth kësaj ngjarje shtypi shqiptar i kohës do të shkruante:”Z.Pandeli Evangjeli u zgjodh me shumicën e votave president i parlamentit shqiptar.Është e tëpert të bëjmë fjalë duke numëruar veprat  e këtij burri të mençur në tërë jetën e tij,veçse ta urojmë nga zemra dhe të përhirojmë gjithë ata deputetë që çmuan njerinë e merituarshëm”(gazeta “Mbrojtja Kombëtare” nr.35 dt.23.maj 1921).

Pak kohë do të qëndronte Pandeli Evangjeli në këtë detyrë.Në korrikun e vitit 1921 formohet kabineti i ri  ministror dhe kësaj radhe u pa e arsyeshme që Pandeli Evangjeli për shkak të njohurive të thella  në rrafsh të dipllomacisë,për arsye se pati mbrojtur me devocion dhe dinjitet çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris dhe pasi gëzonte reputacion në kanceleritë evropiane,të emërohet në postin e Ministrit të Jashtëm.Burri i Korçës jep dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të parlamentit, i bindur për t’i shërbyer atdheut dhe kombit atje ku e thërrasin.Në funksionin e ministrit të punëve të jashtme,Pandeli Evangjeli do te shprehte në mënytë të dukshme,jo vetëm prirjet e veta atdhetare,por sidomos aftësitë në fushën diplomatike.Një varg takimesh,konferencash , në Shqipëri ,Romë,Paris,Gjenevë dhe Londër do të zbulohen cilësitë e diplomatit të klasit të parë tek burri i mençur i Kolonjës.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se në verën e vitit 1921,gjendja në Shqipëri ishte tejet e nderë.Fuqitë e mëdha ende nuk patën caktuar statusin e Shqipërisë ndërsa mësymjet e vazhdueshme të grekëve në jug dhe të jugosllavëve në veri të vendit,kërcënonin dukshëm edhe atë pak territor shqiptar.Në kushte të tilla,dy grupet parlamentare shqiptare formuan koalicionin me emrin “Bashkimi i Shenjtë” nga i cili doli qeveria e re.Me shumicë votash,parlamenti votoi  në krye të kësaj qeverie,si kryeministër z.Pandeli Evangjeli.Edhe në këtë detyrë  ra në sy përkushtimi i madh i kryeministrit shqiptar.Burrit të Kolonjës i duhej të punonte deri në 16 orë në ditë sa për të rregulluar gjendjen e brendshme,aq edhe për të zgjidhur një varg problemesh në rrafshin nderkombëtar,siç ishte njohja përfundimtare e shtetit Shqiptar dhe përcaktimi  definitiv i kufijve politikë.Po tu shtosh të gjithë këtyre problemeve edhe intervencionet ushtarake të Beogradit dhe Athinës,bindesh lehtë për rolin e pazëvëndësueshëm të Pandeli Evangjelit.Pikërisht në këto momente shtypi shqiptar i kohës do të shkruante pos të therave:”Kabineti i ri ndënë kryesinë e z.Pandeli Evangjeli përmbushi tërë shpresat e nacionalistëve shqipëtarë duke punuar në çdo pikpamje me një paanësi shembullore”(Gazeta “Shqipëria e re” Nr.59,11 dhjetor 1921).

Në vjeshtën e viti 1922,situate politike Brenda vendit ishte përkeqësuar,ndaj u votua për një tjetër qeveri,tanimë nën kryesinë e Ahmet Zogut.Në këtë kabinet  Pandeli Evangjeli mori funksionet e ministrit të punëve të jashtme dhe duke qënë në korent të gjithë ngjarjeve politike  dha kontributin e vet të çmuar qysh në ditët e para të marrjes së detyrës.Ai do të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë vetëm më 27 shkurt 1924,dy ditë pas dorëheqjes së kryeministrit Ahmet Zogut.Burri i mençur do të largohej në majin e vitit 1924 për në Rumani, duke mos u bërë dot ballë sulmeve dhe shpifjeve të atyre që organizuan në qershor të vitit 1924 grushtin e shtetit.Ndërkaq,ai do të kthehej sërish në atdhe në janar të vitit 1925 ,si deputet i Korçës,i dalë nga zgjedhjet e fundvitit 1924.Më 24 shtator 1925,Kryetari i Republikës  Ahmet Zogu,firmosi dekretin  për emërimin e Pandeli Evangjelit në funksionin e rëndësishëm të Kryetarit të shtetit.Midis të tjerave Ahmet Zogu iu drejtua Pandeli Evangjelit me fjalët:”Jeta e kalueme plot nder,shërbimet tuaja patriotike dhe besnikëria juaj ndaj statutit dhe regjimit,na jep sigurinë  e duhur që kjo periudhë ka për të qënë për  fat  të  mirë të kombit”.(gazeta “Dajti”, Tiranë 30 shtator 1925).

Edhe në detyrën e kryetarit të Senatit Pandeli Evangjeli rrëfen mënçurinë dhe atdhetarinë e vet.Deri në fund të vitit 1928 ,Senati i Shqipërisë nxorri një varg ligjesh dhe dekretesh përmes të cilave rregullohej jeta ekonomike ,politike e shoqërore e shqiptarëve.Brenda logjikës së këtyre ligjeve,ishte padyshim urtësia dhe mendimi i pjekur i Kryetar Evangjelit.Nderkaq në pranverën e vitit 1928 u hodh në Shqipëri ideja e Monarkisë.Nga disa burra të kombit si dhe vet Ahmet Zogu ishte parë e arsyeshme se ndryshimi i rregjimit për vet kushtet e vendit do të mund ti çonte më përpara punët.Në këto kushte duheshin zhvilluar zgjedhje të reja për krijimin e Asamblesë Kushtetuese.Siç dihet zgjedhjet u zhvilluan më 17 gusht 1928,ndërsa më 25 gusht,një javë më pas,në mbledhjen e parë të kësaj Asambleje,Pandeli Evangjeli u zgjodh unanimisht si Kryetar i Asamblesë Kushtetuese.Më 1 shtator 1928,në fjalën e vet emblematike të shpalljes së monarkisë ,midis të tjerave  Pandeli Evangjeli do të kumtonte:”Shqipërisë kurdoherë ky regjim i asht tregue i arsyeshëm për mirqeverimin e saj dhe sa më shumë impozohet sot,kur për t’i dhanë fuqitë mbretnore,kemi Naltmadhëninë e Tij A.Zogun,shpëtimtarin e kombit…”(10 vjet mbretni 1928-1938,Tiranë 1938,faqe 37).

Në vitet 1930-1935 Pandeli Evangjeli do të zgjidhej plot tre herë kryeministër i Shqipërisë.Përkrah Mbretit Zog ai do të vinte në dobi të çështjes shqiptare jo vetëm urtësinë dhe largpamësinë e vet por edhe ato energji të pakta që i patën mbetur.Shtatëdhjetë e ca vjeçar do të vazhdonte të digjej si qiriu që ti bëntë shqiptarët të shihnin më mirë njeri-tjetrin dhe vetë të ardhmen e tyre.Është kjo një ndër arsyet që edhe shqiptarët nuk e hoqën askurrë nga zemra  këtë burrë të Kolonjës.Kështu,kur në janarin e vitit 1937 u bënë zgjedhjet e reja parlamentare,ai u zgjodh serish deputet në Korçë.i prekur,sigurisht,nga dashuria me të cilën shqiptarët përcillnin këtë atdhetar të flaktë,në mbledhjen e parë të Parlamentit në muajin shkurt të vitit 1937,midis të tjerave Pandeli Evangjeli do të shprehej tekstualisht:”Në aktivitetin tonë të vazhdueshëm,me seriozitetin që do të tregojmë… ne do të kemi bërë detyrën tonë me nder,do të kemi plotësuar misionin politik dhe patriotik që na ka ngarkuar populli dhe do të dalim faqebardhë karshi këtij populli dhe kundrejt Mbretit tonë shumë të dashur”.(AQSH Tiranë,fondi 246,dosja 72,fleta 19).

Edhe në vitet 1937-1939,roli i Pandeli Evangjelit në politikën parlamentare shqiptare ka qënë i pazëvëndësueshëm.Ndonëse tek të tetëdhjetë vitet ai do të kishte një qartësi të admirueshme politike dhe për më tej energji të habitshme.Jo rrallë Pandeli Evangjeli do të ishte i ftuar në Oborrin Mbretëror dhe vet Mbreti Zog,për orë të tëra do të bisedonte me plakun patriot.Në dhjetë vitet e mbretërisë shqiptare Pandeli Evangjeli kreu me përkushtim dy funksionet më kryesore ,atë të Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit të vendit.Ka qënë kjo një ndër arsyet që fjala e tij të dëgjohej e përcilllej me respektin e duhur jo vetëm Brenda Oborrit Mbretëror ,por kudo në rrethet e politikanëve dhe atdhetarëve shqiptarë.Në prillin e vitit 1939 Pandeli Evangjeli do të ndjente dhimbjen si gjithë shqiptarët ,por ishte shumë plak të rrëmbente pushkën.U mbyll në shtëpi dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me askënd.Ndofta kjo e shpëtoi nga plumbat e komunistëve shqiptarë të cilët sidoqoftë e internuan në Korçë ku mbylli sytë në tetorin e vitit 1949.

Bern -Zvicër

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, i tersise shqiptare, luftetar i paepur, Pandeli Evangjeli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 18
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT