• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË VIT QË PO FILLON MBARË PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS

January 17, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Vërtetë, zhvillime me rëndësi dhe të veçanta, për Republikën e Kosovës në fillim të Vitit të Ri, 2024. Nuk jam i sigurt nëse këto lëvizje ndërkombëtare karshi Prishtinës janë të bashkrenduara nga vendet perëndimore – megjithëse mua më duket se ka njëfarë bashkrendimi — për t’i treguar Kosovës se nuk është e harruar. Besoj se këto lëvizje në fillim të Vitit të Ri, janë gjithashtu edhe një mesazh i qartë dhe i drejt për drejt për kundërshtarët e Kosovës dhe apologjetët e tyre: duartë larg nga Kosova!  

Mjafton që tu hedhësh një sy këtyre zhvillimeve pozitive të dy javëve të para të këtij viti — për të cilat e kam fjalën – të dokumentuara në portalet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.  Zhvillime këto në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kryesisht, me shtete dhe ente euro-atlantike – të cilat kanë qenë pranë Kosovës – në kohë të mira e të vështira — ç’prej fillimit e deri më tani. Këto zhvillime, në të vërtetë, i bëjnë qytetarët e Kosovës, jo vetëm të udhëtojnë lirisht nepër Evropë, por edhe të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e tyre nga sulmet e armiqëve dhe bashkpuntorëve të tyre shekullorë të Kosovës. Falënderës të Madhit Zot, i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” —Frank Shkreli: Shqipëria të distancohet nga klyshët e Rusisë. Të hiqet dorë nga “Ballkani i Hapur” | Gazeta Telegraf — që për një kohë të gjatë na trazoi shpirtin dhe na prishi mendjet, fatbardhësisht, sot ka ky projekt anti-shqiptar ka mbetur në kujtesë si një ëndërr e keqe, e tmershme dhe si një politikë dështuese anti-shqiptare që shpresojmë që të ketë përfunduar njëherë e mirë– ashtu si shumë projekte të tjera anti-shqiptare të 100-viteve të kaluara të sponsorizuara nga Moska dhe Beogradi. Urojmë që edhe ky projekt të ketë përfunduar aty ku e ka vendin: në shportën e historisë së plehërave, siç ka thënë dikur Ronald Reagan për ideologjinë e komunizmit ndërkombëtar.

Ja të veçantat e këtyre dy javëve të fundit në marrëdhëniet e Prishtinës me botën perëndimore, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikanin dhe Evropën Përndimore.  Janë zhvillime këto në fushën ndërkombëtare që tregojnë se Republika e Kosovës ishte në rrugë të drejt që me vendosmëri të kundërshtonte “Ballkanin e Hapur”, të çpikur në koridoret e diplomacisë anti-shqiptare serbo-ruse. Udhëheqsit aktualë të Prishtinës zyrtare dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kërkuan botës një alternativë tjetër, duke kundërshtuar, vendosmërisht, “Ballkanin e Hapur” dhe “Shëngenat” e rrejshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të propozuar nga Moska dhe Beogradi.  Duke u distancuar nga këto propozime kundër interesave shqiptare në rajon që mbështeteshin, fatkeqsisht, edhe nga Tirana zyrtare – shteti dhe qeveria e Republikës së Kososvës i treguan botës se qytetarët e Kosovës janë të denjë të një alternative tjetër pro-përendimore, si pjesë e familjes perëndimore të popujve të lirë, aty ku shqiptarët e kanë vendin, historikisht, për një jetë më të mirë e më të sigurt për të gjithë — në paqë me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të sigurisë dhe paqës në kontinetin evropian.  

Gjykoni vet se si zhvillimet ndërkombëtare në lidhje me Kosovën – dy javët e para të vitit 2024 – tregojnë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe dhe më të sigurt për qytetarët e saj – si pjesëmarrëse e plotë në proceset euro-atlantike, me të drejta të barabrata dhe përgjegjësi si çdo shtet tjetër anëtar i Aleancës së NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Një e ardhme kjo që është në interesin afatgjatë të vet Kosovës dhe të Kombit shqiptar, por edhe në interesin më të gjerë të gjeopolitikës euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.                              

Viti 2024 filloi pra me këmbë të mbarë për Republikën e Kosovës! Ja një pasqyrim i këtyre zhvillimeve dy javëshe, që po tërheqin vëmendjen e analistëve dhe ekspertëve të rajonit: Filloi me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj me 1 janar, 2024.  “Një vit që fillon me liri të lëvizjes”, e cilësoi Presidentja Osmani vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës — e deri në njoftimin, të premtën që kaloi nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se, pas dy vjet pune intensive me Selinë e Shenjtë, ajo ka “Dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë”.  Presidentja Osmani shtoi se, “Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe për raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka thënë ajo me këtë rast.

              May be an image of 2 peoplePresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të më hershëm me Papa Françeskun në Vatikan

Në vazhdimësi të këtyre shënjave pozitive të zhvillimeve ndërkombëtare në Kosovë, fillim të Viti të Ri, udhëheqsit e Republikës së Kosovës  — Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në një prej takimeve të para të nivelit të lartë në fillim të Vitit të Ri, pritën Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ku sipas të dhënave zyrtare u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçant në fushën e sigurisë, si dhe punën e institucioneve të Kosovës  drejt rrugëtimit të integrimit të saj në BE. Në takimin me zyrtaren e BE-së Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që BE-ja të shënojë përparim në raport me Kosovën drejt statusit të vendi kandidat për Republikën e Kosovës dhe heqjen e “masave të BE-së”, të cilat janë ende në fuqi, duke ritheksuar padrejtësinë e këtij vendimi si dhe mosbalancën që krijojnë ato në pozicionimin e palëve në dialog. Ndërlidhur me këtë çështje, Presidentja Osmani konfirmoi se Kosova mbetet palë e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve”, me Serbinë. 

       

Një zhvillim tjetër me rëndësi në marrëdhëniet e mbrojtjes dhe të sigurisë së përbashkët të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Aleancën NATO.  Republika e Kosovës po fillon një faze të re bashkpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe të thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar tanimë, zyrtarisht, për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh nga

Shtetet e Bashkuara, përmes programit FMS — “Në mbështetje të qëllimeve të politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë shitje të propozuar armësh amerikane, Republikës së Kosovës.

May be an image of 9 people and the Oval Office

         

Presidentja Osmani në një takim me Sekretarin e Shtetit Blinken në Departmentin e Shtetit në Washington

Një vizitë me rëndësi në fillim të këtij viti në Kosovë ishte vizita e Kryeministrit të Irlandës në Prishtinë, e para e këtij lloji. “Populli i Kosovës është mirënjohës për miqësinë e kahershme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës”, u shpreh Vjosa Osmani, duke shtuar se, “Bashkë me Kryeministrin Leo Varadkar shprehëm përkushtimin tonë të përbashkët për bashkëpunim më të fuqishëm në mes të shteteve dhe qytetarëve tanë”, u shpreh me këtë rast Zonja Osmani.

A person and person standing next to flags

Description automatically generated

           

Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti duke përshëndetur vizitorin e lartë tha se marrëdhëniet e Kosovës me Irlandën sa vijnë e thellohen.  “Vendet tona janë të lidhura fortë për vlera të përbashkëta të demokracisë dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, është shprehur Kryeministri Kurti. 

         May be an image of 13 people and textKryeministri Kurti: “Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi mundësitë që i kemi para vetes për t’i thelluar raportet tona, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik”, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Irlandeze.

Qershia mbi tortë, si të thuash, e këtyre lëvizjeve diplomatike në Prishtinë, në fillim të Vitit të Ri, ishte vizita e një aleati të palëkundur, të Republikës së Kosovës, siç e cilësoi Presidentja Osmani, vizitën në Prishtinë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, Lordit Cameron, me të cilin shtoi ajo, “diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.” 

May be an image of 2 people and text

Presidentja Vjosa Osmani me Sekretarin e Jashtëm Britanik, Lordin Cameron,

“Britania e Madhe është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse prej kohësh e pavarësisë së saj”, Lord Cameron, Sekretar britanik për punët e jashtëme, gjatë vizitës në Prishtinë në fillim të Vitit të Ri 

Në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vizitoi Prishtinën, që për “ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë”, ka thenë me atë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, falënderoi vizitorin e lartë dhe Britaninë e Madhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë. Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”, ka theksuar Kryeministri Kurt.

May be an image of 2 people
May be an image of 2 people and text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC KOSOVA OF KOSOVO MINISTRIA E PUNEVE Të JASHTME DHE DIASPORES MINISTARSTVO INOSTRANIH POSLOVA DIJASPORE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS AND DIASPORA ****** 米'

Kryediplomati britanik falënderon Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Zonjën Donika Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për takimet me të për të diskutuar mënyrat e bashkpunimit, në mbrojtje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duket pra se Viti i Ri, 2024 ka filluar për së mbari për Republikën e Kosovës dhe për marrëdhëniet e saja me aleatët dhe miqët e vërtetë të saj, aleatët euro-atlantikë, “Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, siç u shpreh Presidentja Osmani. “Por përballë shumë vështirsive dhe sfidave, ashtu si gjithmonë, “me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, është shprehur e para e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Unë besoj se këto vizita dhe lëvizje diplomatike dhe ushtarake të rëndësishme, në fillim të këtij viti, nga aleatët e vjetër dhe të rinjë të Kosovës, janë një shenjë e vërtetë e interesimit serioz të aleatëve dhe miqëve të Kosovës, në mbrojtje të stabilitetit dhe paqës afatgjatë në Kosovë dhe në rajon. Por edhe një shënjë vendosmërie nga aleatët eruoatlantikë të Kosovës se siç u shpreh edhe Lordi Camrorn, se “Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”.

Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!

Frank Shkreli 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

ZËRI I AMERIKËS ORGANIZOI PRITJE PËR KOLEGËT, BASHKPUNTORËT DHE MIQËT E DR. ELEZ BIBERAJT ME RASTIN E DALJES NË PENSION   

December 16, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Të ënjtën që kaloi, Zëri i Amerikës organizoi një pritje për familjen, kolegët, miqët dhe bashkpuntorët e Dr. Elez Biberajt me rastin e daljes së tij në pension pas 43 vjetë shërbimi në detyra të ndryshme me rëndësi në Zërin e Amerikës: Shef i Shërbimit në gjuhën shqip, Drejtor i Euro-Azisë dhe për një periudhë Drejtor i Përgjithëshëm (në detyrë) i Zërit të Amerikës.  Frank Shkreli: Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë dhe fjalës së lirë, në Zërin e Amerikës del në pension | Gazeta Telegraf.  Z. Biberaj, për disa vjetë, fillimisht, ka punuar gjithashtu edhe në Drejtorinë e Shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacion (USIA). 

Në ftesën e Zërit të Amerikës për pritjen e organizuar nga kolegët e Z. Biberaj thuhej gjithashtu se Dr. Biberaj – përveç detyrave të larta – ai ka mbështetur dhe ka këshilluar e ndihmuar qindra gazetarë të cilët kanë mbuluar lajme dhe ngjarje nga më të ndryshmet, duke filluar nga Lufta e Ftohtë e deri tek shembja e komunizmit. Përfshir fillimet e demokracisë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore, luftërat në Ballkan dhe integrimin e vendeve të Evropës Lindore në institucionet euro-atlantike, si dhe autoritarizmin rus putinist në rritje dhe pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, ndër të tjera zhvillime, kombëtare dhe ndërkombëtare që ka mbuluar Zëri I Amerikës nën mbikqyrjen e Elez Biberajt. Ne nderojmë dedikimin e tij ndaj misionit të Zërit të Amerikës në promovimin e lirisë dhe të demokracisë duke furnizuar audiencat anë e mbanë botës me lajme dhe infoirmacione të sakta, objektive dhe të balancuara, thuhej mëtej në atë ftesë.

Në atë takim të veçant, me rastin e daljes në pension të Elez Biberajt, folën zyrtarët më të lartë të Zërit të Amerikës, të cilët falënderuan Z. Biberaj për punën e tij prej më se 4 dekadash duke venë në dukje arrijtjet dhe kontributet e tija të mëdha. Folën dhe personalitete të tjera të ftuar, përfshir edhe ambasadorë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Washington Z. Ervin Bushati, i cili, shkurtimisht, përshëndeti të pranishmit dhe i uroi pension të mbarë, Z. Biberaj. Z. Drilon Zogaj, Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Kosovës, në kryeqytetin amerikan, përfaqësoi vendin e tij në atë takim.

Edhe unë me shumë kënaqësi pranova mundësinë të thoja, shkrutimisht, dy tre fjalë duke përshëndetur të pranishmit dhe Elezin në këtë ditë kaq me rëndësi në jetën dhe karrierën e mikut dhe kolegut tim prej një gjysëm shekulli.  Kisha gjithashtu edhe një porosi nga miku dhe bashkpuntori i ngusht i Elezit gjatë dekadave, Profesorit tonë të nderuar, Z. Nick Pano, që në emër të tij t’i uroja Elezit pension të mbarë:

“Përshëndetje të gjithëve. Është vërtetë kënaqësi që gjëndem në mesin tuaj në këtë ndërtesë-kryeqendër të Zërit të Amerikës me fame botërore ku edhe unë kam kaluar vitet më të mira e më të bukura të jetës dhe karrierës time. Gjithmonë vij këtu sikur në shtëpinë time. Por sot, vërtetë, është një rast i veçantë për mua të jem këtu me ju për të marrë pjesë në këtë pritje madhështore për të festuar të gjithë së bashku pensionimin e Elez Biberajt, pas 43 vitesh shërbim dhe arrijtjesh jetësore.

43 vite më parë, ai filloi së punuari në Shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, për t’u larguar për një kohë të shkurtër tek Drejtoria e Shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacion (USIA). Por për fat të mirë, Elezi vendosi të kthehej tek Zëri i Amerikës në detyrën e shefit të Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, i bindur, më në fund, se Zëri i Amerikës ishte vendi i duhur i punës për të dhe se ai ishte personi i nevojshëm për Zërin e Amerikës.  43 vite më vonë, arritjet dhe sukseset personale dhe kontributet e tija ndaj Zërit të Amerikës, qeverisë amerikane, dhe audiencave në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe anë e mbanë botës — janë të shumëta për tu numëruar, prandaj as nuk do përpiqem të bëjë një gjë të tillë, sepse Elezi do më thotë se nuk kemi të bëjmë me sukseset e tija, por kemi të bëjmë me misionin. Me misionin e Zërit të Amerikës!

Por, megjithkëtë po ia lejojë vetes të them këtë për Elez Biberajn. Dua t’u kujtoj se kur Presidenti Xhon Kennedy ka vizituar Zërin e Amerikës në 20-vjetorin e themelimit më 1962, ai ka thenë me atë rast se: “Zëri i Amerikës bartë një barrë të madhe përgjegjësie. Kjo përgjegjësi e madhe e Zërit të Amerikës, për të thënë të vërtetën, nuk është e lehtë…”.  Dua t’u them me bindje se shumë pak njerëz e marrin këtë përgjegjësi — për të cilën ka folur John Kennedy 6 dekada më parë – aq seriozisht sa Elez Biberaj.  Elezi e jetonte dhe kryente çdo ditë këtë besim dhe prëgjegjësi me përkushtim, diçka që i ka siguruar vetes, gjatë 4 dekava të punës së tij – respektin e audiencave radio-televizive si dhe të kolegëve me të cilët ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.  Një ikonë e vërtetë dhe një prej heronjve të gazetarisë së ushtruar nga Zëri i Amerikës në këtë ndërtesë dhe nga korrespondentët dhe gazetarët e VOA-s, anë e mbanë botës, për 80-vjet nga themelimi i VOA-s.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Elez Biberaj ka besuar dhe ka vepruar bazuar në thenjën e ish-gazetarit të ndjerë amerikan Eduard Murrow dhe njërit prej ish-shefave të Zërit të Amerikës, se “Nuk mund të mbrohet liria anë e mbanë botës, n[qoftse nuk përfillet mbrenda vendit tonë.”  Me këtë besim të patundur në lirinë dhe të drejtat e njeriut, Elez Biberaj ia ka kushtuar jetën dhe karrierën e tij lirisë së fjalës dhe të shtypit, lirisë dhe demokracisë në përgjithësi, si vlera të pazëvëndsueshme amerikane për mirëvatjen e një shoqërie normale, për të gjithë popujt anë e mbanë botës, përshir botën shqiptare, të cilës i ka kushtuar jetën dhe veprimtarinë e tij për pothuaj gjysëm shekulli. 

                   Dr. Elez Biberaj duke mbajtur fjalimin e rastit

Kam një porosi nga miku ynë i përbashkët, Profesori i njohur dhe i nderuar, Nick Pano që edhe në emër të tij t’ju përcjell urimet e tija për pensionimin tuaj, ndërsa shpreh keqardhjen për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë pritje sot.  Profesori Pano shpreh respektin e tij për arritjet e jashtëzanokshme personale dhe profesionale, duke përfshir edhe kontributet e Elezit në fushën e studimeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Për më tepër, Profesori Pano – historian dhe specialist i shkencave politike — veçanërisht shprehet për kontributet e Elez Biberajt gjatë karrierës së tij në detyrat e ndryshme e të rëndësishme tek Zëri i Amerikës: “Jam krenar dhe mirënjohës për qëndrimet tua parimore gjatë përiudhës që ke shërbyer në detyrën e Drejtorit të Zërit të Amerikës (në detyrë). Admiroj cilësitë aq të dukëshme në jetën tënde profesionale dhe private”, i është drejtuar Profesori Nick Pano, kolegut dhe mikut të tij, Elez Biberajt, në ditën e pensionimit të tij, duke përmbyllur mesazhin e tij me këto fjalë andmiruese: “Në përmbledhje, i dashur Elez, ju keni nderuar familjen tuaj, duke bërë krenar ata dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, vendin tonë (Amerikën) ku jetojmë, si dhe Kombin Shqiptar. Jam krenar që të kam njohur si mik dhe si koleg për pothuaj 5 dekada, përfundon mesazhin e tij Profesor Nick Pano, drejtuar Elez Biberajt me rastin e pensionimit  nga Zëri i Amerikës, pas 43 vitesh shërbim.

Pa e zgjatur më tutje, as unë do të dija të them gjë më shumë as më mirë se Profesori ynë i nderuar Nick Pano. Edhe unë jam krenar për arrijtet tua, duke të falënderuar për miqësinë dhe bashkpunimin profesional gjatë dekatave.

Urime dhe çdo të mirë në pension!

Frank Shkreli

        Drejtori John Lipmann duke i dorëzuar Z. Biberaj dekoratën për Arritje Karriere

  I kënaqur dhe i lumtur me veten, familjen dhe me karrierën e tij

Autori me Profesorin Nick Pano, njëherazi mik dhe bashkpuntor i ngusht i Dr. Elez Biberaj gjatë dekadave.

Në një moment reflektimi pas ceremonisë festive në Washington të enjtën që kaloi

                              Të lumtë Elez! Job well done, my friend!

                        Kujtim nga festimi i pensionimit të Dr. Elez Biberaj, 

                                   Washington DC, 14 Dhjetor, 2023

A retirement celebration invitation with a picture of a person

Description automatically generated

Filed Under: Politike Tagged With: Elez Biberaj, Frank shkreli

AMERIKA DHE KUJTIMI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT –  NJË PROCES I VAZHDUESHËM

December 13, 2023 by s p

Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sot në mengjes isha duke lexuar lajmet më të fundit në portalin e Museumit kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë dhe në faqen e Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit Ndërkombëtar – të dy këto ente — me qëndër në Washington DC.  Pashë se kohët e fundit ato ishin vizituar nga shumë turistë – të thjeshtë por edhe nga disa personalitete politike ndërkombëtare dhe të fushave të tjera — që vijnë në kryeqytetin amerikan. Por, duke qenë se i ndjeki këto punë, “gjuha më shkon aty ku të dhëmb dhembi” dhe mua gjithnjë më shkon mendja tek Shqipëria dhe tek refuzimi arrogant i klasës politike të (dy forcave kryesore politike) të atij vendi, që për më shumë se tre dekada refuzojnë të përballen (përveç fjalëve boshe) me të kaluarën brutale komuniste të saj, e sidomos me fatin e keq — sot e kësaj dite — të viktimave të regjimit komunist (të gjallë e të vdekur) të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më çnjerzore komuniste në botë – viktima që gjithnjë janë, kryesisht, të përjashtuar nga jeta politike dhe shoqërore e Shqipërisë “demokratike” dhe anëtare e NATO-s.

Për kujtesë të lexuesit, unë kam shkruar shpesh për kujtesën që u bëhet viktimave të komunizmit, anë e mbanë botës, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshir edhe shtetet individuale, anë e mbanë Amerikës, megjithëse në këtë vend nuk ka pasur kurrë një regjim komunist dhe si rrjedhim falë nderës Zotit, as viktima të komunizmit.  Ndonëse, Amerika ka ndihmuar në shembjen e Murit të Berlinit 35 vite më parë – këtu në Amerikë, komunizmi nuk konsiderohet as tani, si një “çeshjte e mbyllur”, ndërsa kujtohen gjithnjë në vazhdimësi rreth 100-milion viktimat e komunizmit, gjithmonë me qëllimin që një masakër e tillë në nivel botëror, të mos përsëritet më, në historinë e njerëzimit. 

Ndërsa vizitat e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave në Washington, kur kanë vizituar gjatë dekadave dhe vizitojnë aktualisht kryeqytetin amerikan, mundohen që me çdo kusht të marrin fotografi me ndonjë personalitet amerikan — madje edhe duke paguar shuma marramendëse — jo se besojnë në vlerat e sistemit amerikan – por më së shumti për të treguar se sa “pro-amerikan” na qenkan, ose për të bindur dike se këta na paskan “mbështetjen e Amerikës”, për të qeverisur vendin e vogël e të varfër ish-komunist, të quajtur Shqipëri. Për fat të keq, këtyre fotografive skandaloze të politikanëve shqiptarë në Amerikë, kam drojë se heret ose vonë, do ua shoh sherrin, jo vetëm Shqipëria, por edhe Amerika!  Presim dhe shohim!

Por ndryshe, politikanë të huaj në vend që të marrin foto me perosnalitete amerikame, ata preferojnë të fotografohen duke kujtuar viktimat e komunkzmit, ndryshe nga klasa politike shqiptare, pa dallim – të cilës nuk do të ia dijë fare për krimet as për viktimat e komunizmit në Shqipëri — dhe viktimave të komunizmit në botë, jo se jo. Frank Shkreli: Një muze i ri në Washington, kushtuar 100 milionë viktimave të komunizmit në botë | Gazeta Telegraf 

Frank Shkreli: Hipokrizia shqiptare me viktimat e komunizmit | Gazeta Telegraf –

 Fatbardhësisht, ka të tjerë përfaqësues ndërkombëtarë dhe amerikanë që nuk i harrojnë viktimat e komunizmit në botë, qoftë edhe kur qëndrojnë, zyrtarisht, në Washington. Ka mjaft raste që vizitorë të lartë ndërkombëtarë — në agjendën e tyre në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, përfshijnë një vizitë në Muzeun e ri në Washington, kushtuar viktimave të komunizmit botëror. Sipas portalit të Muzeut të Viktimave të Komunizmit në Washington, ishte Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan ajo e cila vizitoi, kohët e fundit, Muzeun e Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin e Amerikës me delegacionin e saj. Ministrja rumune bëri një turne të galerive të Muzeut, ndërsa u takua edhe me Presidentin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Ambasadorin Andrew Bremberg, ku biseduan mbi rëndësinë e kujtimit të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, veçanërisht në Rumani dhe se si të kujtohet më së miri kjo histori mbi rreziqet e komunizmit, ashtuqë të mos përsëritet më. 

Mendova me vete, a do të ishte reale të mendoja se në vend të ministres rumune ose ish-Kryeministrit të Australisë – dy vizitorë të huaj të kohëve të fundit në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington – nëse mund të ishte një minister/e ose  një kryeministër/ish-kryemistër i Shqipërisë që të bënte një vizitë të tillë në Muzeun e viktimave të komunzmit në Washington. Nuk ma merr mendja!                

Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan në Muzeun e Viktimave të Komunizmit botëror në Washington DC.

Ditët e fundit Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington e vizitoi edhe ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison.  Ai u takua me zyrtarët e lartë të Muzeut dhe të Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit kudo në botë. Ata biseduan për misionin e këtyre dy enteve të rëndësishme në Kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara si dhe për rëndësinë që ka kujtimi i viktimave të komunizmit anë e mbanë botës. 

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, vizitoi ditët e fundit Muzeun e Viktimave tël Komunizmit botëror në Washington DC, në kujtim të tyre

A group of people standing in front of a staircase

Description automatically generated

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, (në mes) me zyrtarët e Muzeut kushtuar Viktimave të komunizmit në Washington

A group of men looking at a screen

Description automatically generated

Ndërkaq, njoftohet se, ashtu siç kanë bërë më heret një numër shtetesh të tjera amerikane edhe shteti Wisconsin, sot më shumë se 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ka vendosur që në solidaritet me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, të kujtojë dhe të dënojë, zyrtarisht, krimet e komunizmit duke miratuar një rezolutë nga të dy dhomat legjislative të atij sheteti, sipas të cilës caktohet 7 Nëntori si dita e kujtimit të viktimave të komunizmit.

“Ka ardhur koha që shteti Wisconsin të kujtojë miliona njerëz që humbën jetën nën regjimet komuniste”, ka shkruar njëri prej sponsorizuesve të kësaj rezolute (Rick Gundrum). “Komunizmi nuk ka asgjë të përbashkët me me parimet amerikane të lirisë së fjalës, tregut të lirë kapitralist dhe as me parimet dhe vlerat e demokracisë”, është shprehur ai. “Ne duhet të sigurojmë që krimet e kryera nga regjimet komuniste si dhe personat që ishin viktima të gjenocidit komunist të mos harrohen kurrë”, ka thenë përfaqsuesi i shtetit Wisconsin, Rick Gundrum.

Ndërsa sponsorizuesi tjetër i rezolutës, Senatori Knodl i shtetit Wisconsin është shprehur, “Se ne nuk duhet të lejojmë kurrë më që komunizmi të ngrejë kokën e tij të shëmtuar. Komunizmi është një ideologji totalitare që ka shkaktuar vetëm vdekje dhe vuajtje për popujt që ka nënshtruar. Kjo ditë përkujtimore, kujton më shumë se 100-milionë njerëz që janë vrarë nga regjimet komuniste anë e mbanaë botës. Me këtë rast kujtojmë gjithashtu edhe miliona të tjerë që janë persekutuar, burgosur, dhe skllavëruar. Është e rëndësishme që të kujtojmë vikitmat e komunizmit dhe të luftojmë për liri e demokraci kudo në botë”, ka thenë ligjvensi i shtetit Wisconsion, Kendl, me rastin e miratimit të rezolutës për të caktuar në atë shtet 7 Nëntorin si ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit në botë – në përputhje me një numër të madh shtetesh tjea amerikane që kanë vendosur tanimë që 7 Nentori të jetë dita që kujtohen viktimat e komunizmit botëror.

Po Shqipëria, kur do bëjë një gjë të tillë?! Kur do kujtojë viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht, dhe kur do dënojë krimet e komunizmit në atë vend?! Po viktimat e komunizmit në Kosovë, për të cilat nuk flet askush. Kur do të kujtohen ato?!  Merrni shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera ish-komuniste dhe jo-komuniste. Nostalgjia ndaj komunizmit nuk ka të asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë perëndimore as me vlerat amerikane. Dënoni krimet e komunizmit dhe kujtoni viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë. 

Frank Shkreli 

Image result for wisconsin government image

Dy dhomat e legjislatutës së shtetit Wisconsin që miratuan, ditët e fundit, rezolutën për të caktuar 7 Nëntorin, si ditën pëkujtimore të viktimave të komunizmit në botë, në përputhje me disa shtete të tjera amerikane që kanë bërë tanimë një gjë të tillë, në nderim të viktimave të komunizmit në botën mbarë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

DEKLARATA UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË 75-VJETORIN E SAJ

December 11, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit, më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo që na kujton datën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur botërisht se parimet e kësaj deklarate janë, “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar dhe zbatuar nga të gjithë popujt dhe të gjitha kombet.” Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta – një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjesht, por është mjaft radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj. Ky vit pra, shënon 75-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 Dhjetor, 1948, në Paris. Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokument të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditshme të njerëzve, anë e mbanë botës. Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 75-viteve të kaluara, por, fatkeqësisht, edhe abuzimet me të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës.

Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë”.

“Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbaër botës.” Eleanor Ruzvelt

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë dhe obligim, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët, ju sjellim më poshtë, në këtë 75-vjetor, Deklaratën e plotë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-ës, edhe dokumenti më i përkthyer në botë, në më shumë se 500-gjuhë të ndryshme.

Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 75-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetorë të tjerë, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysmë shekulli, që prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotëme dhe ato të shekullit të kaluar që i kanë shkelur brutalisht këto të të drejta, regjime diktatoriale si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji.

Bota shqiptare, fatkeqësisht, nuk dallohet shumë as për mirë, për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut dhe të viktimave të komunizmit. Por, në qoftë se autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut, “për të gjithë dhe përgjithmonë”, dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektiva historike e së kaluarës. Fryma e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 75-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut, në të kaluarën dhe sot, ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtu që të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-e sa vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë,, për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. E kam thëne shpesh dhe vazhdoj ta theksoj se trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj viktimave të komunizmit dhe i shkeljeve të drejtave të njeriut atyre dhe fmailjeve të tyre, do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale për shquptarët, në pajtim me vetveten, me njëri tjetrin dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysmë shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotëme. Është e nevojshme, pra që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi nga regjimet komuniste sllave — nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut — të konsiderohet brenda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim — në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, arkitektja e kësaj Deklarate, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut? Fillon në vende të vogla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Në qoftë se këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënie dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër. Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjerë”, ka theksuar Eleanor Roosevelt.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojmë në faqet që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ka ftuar me atë rast të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet anëtare, pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT

HYRJE

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave

dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë; mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi: Nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut:

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjendet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cenon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror. Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulëta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në radhë të parë prindërit.

Neni 27. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë. (Burimi: Marrë nga United Nations Department of Public Information, NY)

Nisma nga OKB-ja në mbrojtje të Drejtave të Njeriut në 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut: “Së bashku le të ripëtrijmë dedikimin tonë ndaj Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke demonstruar se si ajo Deklaratë mund të plotësojë edhe sot nevojat tona për të çuar në vend premtimin e forcimit të lirisë, barazisë dhe drejtësisë për të të gjithë dhe pa dallim.” (Human Rights 75 Initiative)

Foto: Eleanor Rusvelt, arkitektja kryesore e draftit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

KARL GURAKUQI: MJESHTËR I SHQIPES  

December 8, 2023 by s p

Mik dhe bashkpuntor i Avni Rrustemit

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence
Karl Gurakuqi - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

                                                       Profesor Karl Gurakuqi

                                                 24 Mars,1895 – 6 Dhjetor,1971

Profesor Karl Gurakuqi ka ndërruar jetë më 6 dhjetor, 1971, jashtë Atdheut dhe larg Shkodrës së tij të dashur – ashtu siç ishte dhe është gjithnjë fati i të mërguarve shqiptarë anti-komunistë – sepse Atdheu i tyre i lindjes nuk i donte brenda gjatë regjimit komunist, ashtu të klaisifikuar si tradhëtarë dhe armiq të vendit e të popullit të vet.  Por siç duket as sot, 30-vjet më vonë, në të ahtuquajturin tranzicion “post-komunist”, shkrimtarë e letrarë si Karl Gurakuqi, nuk janë të mirëpritur. Emrat, veprat dhe kontributet e tyre, vazhdojnë të jenë edhe sot, jo të ndaluara krejtësisht, por të harruara dhe të anashkaluara, ashtu siç ishin  sa ishin gjallë dhe në kulmin e veprimtarisë së tyre. Ma merr mendja se po të pyetën studentët shqiptarë në Tiranë ose Prishtinë sot, se kush ishte Karl Gurakuqi, njëri prej këtyre të intelektualëve shkodranë rë harruar, kam drojë se nuk do çonte kush dorën. Po kush ishte ky “ashik” shkofran, i dashuruar pas gjuhës Shqipe dhe cilat ishin kontributet e tija gjuhësore dhe jo vetëm?  Kush ishte Karl Gurakuqi?

Duke pasur si burim revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, (“Shëjzat”-10-12, 1971) — njëri prej bashkthemeluesve dhe bashkpuntor i të cilës ishte vet Karl Gurakuqi qysh prej vitit të parë të botimit të kësaj reviste të famshme, njëri prej tre shtyllave kryesore të “Shejzave (së bashku me Ernest Koliqin dhe Martin Camajn) dhe bashkpuntor pa ndërprerje i mikut të tij të ngusht dhe botuesit Ernest Koliqi, jo vetëm në mbajtjen gjallë të kësaj reviste ndër vite.  Por, Karl Gurakuqi ishte më shumë se kaq. Megjithë hipokrizinë dhe pandershmërinë intelektuale – nga qarqet akademike dhe universitare shqiptare — që ushtrohet sot ndaj tij dhe shumë të tjerëve si ai, në përvjetorin e vdekjes së tij (me 6 Dhjetor, 1971), po sjellim, modestësisht, disa të dhëna informative për jetën dhe veprimtarinë e Karl Gurakuqit –me qëllim për të hedhur sadopak dritë mbi kontributin e këtij mjeshtri të madh të gjuhës shqipe, ndonëse i mërguar për dekada.

Karl Gurakuqi ka lindur në Shkodër me 24 mars 1895. Ka ndjekur  mësimet fillore e të shkollave të mesme po në atë qytet ndër Etërit  Françeskanë.  Maturën klasike e ka kryer në Salzburg të Austrisë, ndërsa  studimet filozofike ka bërë në Graz. Me të kthyer në Shqiëri pas studimeve, Karl Gurakuqi shërbei vazhdimisht në fushën e arsimit  kombëtar ç’prej vjetit 1917 e deri me 1944.  Ngjarjet e njohura e detyruan Gurakuqin që pas Luftës së II Botërore të merrte rrugët e mërgimit, si shumë bashkombas të tij intelektual të Shqipërisë të cilët kundërshtuan regjimin e imponuar sllavo-aziatik komunist të merrte rrugët e mérgimit. Pas disa endjeve në vende té ndryshme, u thirr e gjet mikpritje né Palermë nga intelektuali i njohur arbëresh i asaj kohe, i ndjeri Rozolin Petrotta — një Arbresh ky zêmërmadh që gjatë jetës së vet u përpoq me mendë e me shpirt pér lartësimin e vlerave të  shqiptarizmit.  Në Universitetin e kryeqytetit të Sicilisë, fillimisht, krahas me Papa Gàetan Petrotta-n e mandej me albanologun e famëshëm At Zef Valentinin, Karl Gurakqui vazhdoi në atë universitet punën gjuhësore dhe kulturore shqipe.  “Arsimi kombëtar i detyrohet shumë  kétij Lavruesi të palodhëshëm të gjuhës shqipe dhe me arsye mund  të  njihet njëri ndër themeluesat kryesorë të aparatit shkollor në Shqipëri  dhe një prej ndër atyre veprimtarëve  të  mëdhej që në pak vjet e ngjiten  popullin shqiptar  në një  shkallë të pamenduar arsimore, prej një gjëndjeje  mesjetare, në të cilën e kishin plandosur fatkeqsitë historike”, ka shënuar miku i tij i ngushtë, Ernest Koliqi me rastin e kalimit në amshim të Karl Guraluqit në Dhjetor të vitit 1971. 

Në biografinë e botuar me atë rast në revistën Shëjzat, thuhet se  veprimtaria e Karl Gurakuqit si shkrimtar është zhvilluar  gjërësisht, në  shumë degë diturie. Shkrimtar tërheqës, përkthyes i qartë e i përpikët nga latinishtja, gjerma-nishtja e italishtja.  Drejtor i së përkohëshmes (Agimi, 1920-22,  Revista  Pedago- gjike 1925-27,  Mësuesi 1928,  Shkolla  Kombtare 1938), e tjera.  Bashkëpuntor i çmuar i revistave më të njohura të kohës, në Shqipërinë e para komunizmit.  Gurakuqi është shquar gjatë jetës së tij, sipas biografisë së tij zyrtare botuar në revistën Shëjzat, sidomos në shtjellim të argumentave gjuhësorë e letrarë.  Të shumta janë botimet e tija shkollore që u përdorën gjatë 20- e sa viteve   ndër shkollat shqiptare të kohës.  Aty thuhet se Karl Gurakuqi “mund të njihet me të drejtë si një ndër themeluesit e të së përkohëshmes s’on’é, “Shèjzat”,  shtyllat e së  cilës ai i pasuroi me syzime të vlefshëme. Përveç botimeve sa ishte në kulmin e veprimtarisë së tij letrare dhe akademike, Karl Gurakuqi, thuhet se, ka lënë shkrime të pabotuara, ndër të tjera: një ditar me radhitje ngjarjesh të dobishme për historinë  kulturore e shoqërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dhe studime gjuhësore të ndryshme. Por vepra kryesore — gati për botim – mbetet, sipas biografisë zyrtare, “Fjalori” ku ai derdhi, tërë jetën, mundìn hulumtues e shoshitës në shumë fushë leksikore e frazeologjike. (Burimi: “Shëjzat” -10-12, 1971).

Për hollësi të tjera mbi jetën dhe veprimtarinë e Karl Gurakuqit mund të lexoni shënimin nga Profesor — Arkiva Digjitale Shqiptare · Karl Gurakuqi (Shkodër, 24 mars 1895 – Bressanone 6 dhjetor 1971) · Arkiva Digjitale Shqiptare (adsh.al), ku ndër të tjera thuhet se Karl Guraluqi ka qenë mik dhe bashkpuntor  Avni Rrustemit dhe shoqërive demokratike të kohës. Në vitin 1921, sipas Profesor Romeo Gurakuqit, Karl Gurakuqi ka qenë bashkthemelues me Avni Rrustemin dhe të tjerë i Federatës “Atdheu” në Vlorë, në të cilën Karl Gurakuqi ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Atë ditë të 6 Dhjetori, 1971, zhdukja e Mjeshtrit të shqipës, Karl Gurakuqit, miku dhe bashkpuntori i tij i ngusht –Ernest Koliqi do të shkruante se me humbjen e Karl Gurakuqit, “Na të Shêjzave me vdekjen e Karlit mbesim pa nji Bashkëpun-tuer dorës parë, besnik të patundun. Gjuha shqipe humbë nji lavrues që ia zbuloi asaj fuqinë e hirin shprehës. Bota shqiptare vorfnohet nga zhdukja e nji qytetari që e nderonte me sjellje fisnike, e pasunonte dhe e urtësonte me nji përvojë të gjatë kombtare edhe e edukonte mâ tepër se me fjalë, me prirje të butë të natyrëshme e cila ndikonte gjithmonë e gjithëkund, frymë harmonizimi shoqnuer e vëllaznije kombtare…Në kuvendim me tê, kishte njeriu përshtypjen që Ai mendonte se për kurrnji send në botë s’ia vlen barra qirân, m’u tra-zue.  Vetëm nji gjâ për të ishte absolutisht serjoze:  gjuha shqipe. Hoka mbi gjuhë shqipe nuk bârte”, Karl Gurakuqi, sipas Ernest Koliqit. “Shqipja për Të ishte gjâ shêjte. Karli qe Ashik i shqipes. Shqipen e adhuronte, e dashunonte me përkëdhelje si t’ishte nji Vashë e  bukur.  Asaj ia kushtoi jetën — ajo qe pësimi e gëzimi i Tij.  Ajo ka me ia ruejtë emnin deri vonë në mote t’ardhëshme”, ka përfunduar Ernest Koliqi komentin e tij me rastin e kalimit në amshim të mikut të tij besnik, Karl Gurakuqit me 6 Dhjetor, 1971.

Fjalët e Ernest Koliqit për Karl Gurakuqin, se Shqipja “ka me ia ruejtë atij emnin deri vonë në mote t’ardhëshme”, mund të kenë qenë tepër pozitive e plotë shpresë, por edhe ekzagjeruese, po të marrim parasysh se si trajtohet sot — 30-vjet tranzicion “post-komunizëm — jo vetëm Karl Gurakuqi por edhe vet Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe një numër shumë i madh shkrimtarësh e poetësh të Kombit të dalë nga Shkodra –zyrtarisht, të ndaluar e të anashkaluar nga atdheu i tyre për të cilin punuan e munduan  gjithë jetën e tyre – jo vetëm për një gjysëm shekulli komunizëm, por edhe sot në “post-komunizëm”, në Shqipërinë “pluraliste” e “demokratike”, anëtare e Aleancës Perendimor NATO, me shpresë për tu bërë edhe anëtare e Bashkimit Evropian.

Përjashtimi i këtyre kolosave të historisë, të gjuhës dhe kulturës shqiptare, si Karl Gurakuqi në një vend si Shqipëria – tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit — ku kultura e pluralizmit do duhej të mbretëronte dhe ku gjithëpërfshirja në edukimin e brezave të rinjë, pa dallime politike ose të mendimeve ndryshe — do duhej të ishte siguruar me kohë në një vend anëtar të NATO-s dhe me pretendime për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian, siç është Shqipëria.  Pluralizmi kulturor dhe gjuhësor si dhe ai politik, që do duhej të perfshinte personalitete të gjuhës dhe të kulturës shqiptare deri tani të përjashtuara, qoftë nga ish-regjimi komunist, qoftë nga nostalgjikët e komunizmit sot. Kur do ta kuptojnë këta njerëz se Karl Gurakuqi me shokë kanë qenë dhe janë një pasuri kombëtare në shërbim dhe në forcimim e identitetit të vertetë kombtar të shqiptarëve.  Prandaj, synimi duhej të ishte që me gjithëpërfshirjen pluraliste në jetën e përditshme kulturore dhe akademike, sidomos në arsim, të këtyre kolosëve të Kombit, të krijohen mundësitë për një Shqipëri të një hapësire edukative e cila përafrohet më tepër me atë evropiane, e cila përqafon gjithë vlerat, parimet dhe idealet e Evropës së Bashkuar”, sipas qëllimit edhe të një konference që u mbajtë në Tiranë të mërkurën, me 6 dhjetor:  Kisha Katolike në Shqipëri: “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim”. 

Përjashtimi i këtyre kolosëve të Kombit nga historia, letërsia dhe kultura shqiptare sot, le një zbrazëti të madhe në historinë kombëtare. Për këta individë vendimarrës në Tiranë dhe deri diku edhe në Prishtinë, që sot marrin vendime të tilla përjashtimi ose anashkaklimi i këtyre burrave që pasqyrojnë vlerat më të zgjedhura të gjakut iliro-arbëroro-shqiptar, a mund të thuhet se këta, si përfaaqsues dhe mbrojtës sot të kulturës shqiptare, vërtetë, kanë në zemër dhe mendje interesat dhe idealet afatgjata të Kombit shqiptar!?

Frank Shkreli

I ndjeri Prof. Karl Gurakuqi duke folur në nji ndër kuvendet e Qendrës  Ndërkombtare të Studimeve Shqiptare në Palermo. Nga e majta në këmbë para mikrofonit: Karl Gurakuqi, Ndenjur: At Zef Valentini, Prof. Ernest Koliqi, dhe Profesori i njohur arbëresh, Dr. Rozolin Petrotta.

 Kultura e pluralizmit, konferencë në Tiranë

Filed Under: Kulture Tagged With: Frank shkreli

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT