Dy tabllo, njëra e Gauguin dhe tjetra e Bonnard, të cilat ishin vjedhur në Londër në vitet 1970, u gjetën nga karabinierët italianë, deklaroi sot ministri italian i Kulturës.Një konferencë për shtyp, ku do të tregohen të gjitha peripecitë për gjetjen e dy tabllove të mjeshtërave francezë të rrymës impresioniste, do të mbahet sot në Romë, në prani të ministrit të Kulturës, Dario Franceschini.
“Gjenerali Mariano Mossa, në krye të karabinierëve të ngarkuar me ruajtjen e patrimonit kulturor, ekspert botëror i artit të gjetjes së veprave të vjedhura, do të bëjë bilancin e aktivitetit të shërbimit të tij për vitin 2013″, saktëson ministri në një komunikatë.
Në janar, gjenerali Mossa, me rastin e inaugurimit të disa qindra veprave të artit të gjetura nga agjentët e tij, përmendi se “shifrat që gjenerohen nga tregëtia e paligjshme e veprave të artit renditen në vend të katërt në rang botëror, pas atij të armëve, të drogës dhe të produkteve financiare”.
Kjo ekspozitë e titulluar “memorja e rigjetur, thesare të rekuperuara nga karabinierët”, u mbajt më 16 mars në Quirinal, selia e presidentit të Republikës së Italisë.
Eksperitza e karabinierëve italianë, që kanë bankën më të madhe të të dhënave në botën e veprave të artit të vjedhura (rreth 5,7 milionë objekte), është e njohur në të gjithë botën që prej 45 vitesh.
Një pjesë e madhe e tyre udhëtojnë rregullisht nëpër vende të tjera për të trajnuar kolegë policë që të rikuperojnë trashëgimitë kulturore të vendeve të tyre, të vjedhura ose të eksportuara ilegalisht.(Ne Foto”Metamorfoza”, tablo e Gauguin)