• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

24 MARSI, DITA QË NDRYSHOI HISTORINË E KOSOVËS

March 23, 2018 by dgreca

ClintonHBNGA HARRY BAJRAKTARI/

E mërkurja e 24 Marsit të vitit 1999,  para 19 vjetësh, ndryshoi tërësisht historinë e Kosovës. Në këtë ditë, fillo fushata e bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe.

Në orën 8:00 të mbrëmjes, ishte caktuar afati i fundit për Beogradin që ta pranonte marrëveshjen e Rambujesë, përndryshe do të bombardohej. Këtë ditë Kosova, dhe të gjithë shqiptarët jashtë saj dhe ne në SHBA me padurim e prisnin skadimin e afatit të kësaj ore dhe pritnim ramjen e bombave të para kundër Serbisë nga Aleanca Veriatlantike (NATO). Diplomati i fundit për ta bindur kasapin e Ballkanit në Beograd, ishte Holbrooke, por për fat të mirë të Kosovës, regjimi i tërbuar i Millosheviqit, nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij hegjemonist, duke refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së njohur të Rambujesë. Dhe, më në fund, e gjeti atë që e kërkonte.

SHBA dhe Mbretëria Britanike tashmë ishin bindur se fjalët dhe kërcënimemet tek ai nuk mund të kryenin punë. Shqiptarët e Kosovës mbi 100 vjet luftuan dhe u bënë sakrificë e lirisë, brez pas brezi. 24 Marsi i vitit 1999 erdhi pas shumë masakrave që bënë forcat serbe mbi popullatën civile shqiptare dhe pas një lufte të pakompromis të UÇK-së kundër këtyre forcave. Dhe 24 Marsi hyri në historinë tonë kombëtare, si ngjarje e madhe që rrëzoi epokën e barbarisë serbe dhe hapi epokën e lirisë për shqiptarët e Kosovës. Ky qe bombardimi i parë i NATO-s pas Luftës së Dytë Botërore ndaj një shteti terrorist, siç ishte Serbia.

Isha i bindur se rënia e bombave të para, do të ndryshonin rrënjësisht historinë e Kosovës. Dhe, kjo ndodhi, për fatin tonë të mire. Kosova sot është shtet demokratik dhe i pavarur, i njohur nga 115 vende të botës.

Në këtë përvjetor të 19-të, dëshiroj t’ i theksoj fjalët që i tha Presidenti i SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval për Kosovën, se “Mbyllja e kësaj tragjedie, gjithsesi, është imperativ moral. Nuk do të lejojmë të përsëritet më një Bosnje e dytë”.

Për shkak se Ballkani ka qenë zonë luftrash e konfliktesh, mundësia e ndonjë konflikti tjetër ende nuk është hequr. Nëse e shikojmë Kosovën në këtë prizmë, ajo ka obligim kushtetues që sa më shpejt dhe sa më parë ta formojë ushtrinë e vet dhe në këtë mënyrë t’ i dalë zot territorit të saj. Ushtria është e drejtë ndërkombëtare e secilit shtet, e Kosova s’ mund të jetë përjashtim.

Hapin tjetër Kosova do të duhej të bëjë në anëtarësimin e saj në NATO, bashkë me Maqedoninë në krijim të një zonë të sigurt në rajon, duke pasur parasysh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë anëtare të kësaj Aleances Veri- Atlantike.

Kosovës i uroj shumë sukses në zhvillimin e proceseve demokratike, në zhvillimin ekonomik, në sundimin e ligjit dhe në afirmimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. Të gjithë së bashku ta ndjemë peshën e shtetit tonë.

 

Harry Bajraktari

New York, 2018

Filed Under: Politike Tagged With: 24 Marsi, DITA QË NDRYSHOI, harry bajraktari, HISTORINË E KOSOVËS

PARLAMENTI I KOSOVËS TË MOS JETË PENG I DEPUTETËVE SERBË

March 15, 2018 by dgreca

1 HarryNga Harry BAJRAKTARI/

Parlamenti i Kosovës, i cili përbëhet me shumicë nga deputetët shqiptarë, ka kohë që po përballet me probleme të shumta në mungesë të vullnetit për miratimin e ligjeve, marrëveshjeve, traktateve ndërkombëtare dhe ligjshmërive të tjera në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Është e pakuptueshme dhe tingëllon absurde, se si veprojnë deputetët e partive politike që ata janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe interesin e Kosovës, e jo të partive politike nga ata vijnë.

Absurdi më i madh është ku në mungesë të votave të deputetëve shqiptarë apo të refuzimit të tyre për të miratuar ligjet, marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, duhet të lutën deputetët serbë. Kjo është shumë e padrejtë, e papranueshme dhe skandaloze ndaj qytetarëve që Kuvendi i Kosovës të mbetet nën mëshirën e deputetëve serbë, aty ku me shumicë janë deputetë të përkatësisë shqiptare. Të kthehemi vetëm 20 vjet prapa dhe të shohim ku ishim. Në çfarë pozite të terrorit serb ndodhej Kosova dhe çfarë sakrifice bëri populli ynë për liri. Nëse nuk shikohet asnjëherë prapa, nuk mund të ecet sigurt përpara.

E keqja tjetër, jo fort e vogël, është se partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlament, po përqëndrohen kryesisht në interesat e tyre personale-partiake, e jo të popullit, jo të qytetarëve të saj. Këto interesa të përzira me inate dhe xhelozi ka kohë që po i mbajnë qytetarët e Kosovës peng. Ata të cilët kanë vetëdijen e ndërtimit të shtetit, qoftë pozitë apo opozitë, duhet të punojnë në interes të përgjithshëm për çka janë zgjedhur, në mënyrë që t’ i përballojnë të gjitha sfidat me të cilat përballet sot Kosova. Kemi përpara liberalizimin e vizave, formimin e ushtrisë, integrimin në BE dhe në NATO dhe çështjet tjera në përparimin e demokracisë dhe në zhvillimin ekonomik.

Të gjitha këto probleme, të mëdha e të vogla, s’mund të zgjidhen duke shtyrë njëri-tjetrin, por duke punuar bashkerisht njëri me tjetrin.

 

New York, 15 Mars 2015

Filed Under: Komente Tagged With: harry bajraktari, Parlamenti i kosoves

HARRY BAJRAKTARI, URIIM PER KRYEMINSTRIN HARADINAJ

September 13, 2017 by dgreca

1 Harry Haradinaj

Veprimtari i njohur i Komunitetit shqiptar në SHBA, njëkohësisht biznesmen i suksesshëm, ish botuesi i parë i gazetës shqiptaro-amerikane”Illyria” e ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, z. Ramush haradinaj, duke shprehur besimin se ai do të arrijë që të përballet suksesshëm me sfidat që e presin Republikën e Kosovës gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Ja cfarë shkruan në statusin e tij në Facebook, z. Bajraktari.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj…

Kam nderin dhe respektin, që në emrin tim personal, t’u uroj me plot kënaqësi zgjedhjen në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i bindur se me punën tuaj energjike gjatë mandatit katërvjeçar, do të sillni një zhvillim më të shpejtë ekonomk të Kosovës, një luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një aktivitet të shtuar në thellimin e demokracisë dhe në realizimin e shumë punëve jetike që e presin Kosovën, ku qytetarët e saj të bëhen të besueshëm dhe të ndjehen të lumtur në vendin e tyre.
Kosova ka nevojë të ecë shumë më shpejtë në integrimet everopiane, në realizimin e vizave për qytetarët e saj, në krijimin e ushtrisë dhe inkuadrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, si vlerë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe forcimin e vazhdueshëm të miqësisë me SHBA.
Urime, shumë sukses!

Me respekt,

Harry Bajraktari
Kosovë, shtator 2017.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, Ramush Haradinaj, uron Kryeministrin

Zgjedhjet e 11 Qershorit- KOSOVA MBI TË GJITHA

June 6, 2017 by dgreca

3Harry Bajraktari

Nga Harry Bajraktari/

Qytetarët e Kosovës në zgjedhjet parlamentare, këtë të dielë më 11 Qershor, për disa herë me radhë, pas shpalljes së pavarësisë, do t’ u drejtohen kutive të votimit për të zgjedjur më të mirët që ata mund t’ i vlerësojnë. Për ta pasur një qeveri dhe një parlament stabil, e nevojshme është një pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në këto zgjedhje, duke marrë parasysh se në të kaluarën përqindja e tyre nuk ka qenë e kënaqshme. Në anën tjetër, populli i Kosovës ka pasur rast t’ i njohë ata të cilëve u ka dhënë besimin për disa mandate radhazi dhe në bazë të këtyre rezultateve mund të vendosë. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme që pasuan pas mocionit më 9 Maj, duhet ta nxjerrin një qeveri dhe një parlament kredibil, më të vullnetshëm dhe më të ndërgjegjshëm për ta çuar Kosovën përpara, si në zhvillimin ekonomik, në zbatimin e ligjshmërisë, në ndaljen e korrupcionit e krimit të organizuar, në zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat Kosova po ngec. Pra, Kosovës i duhet një qeveri që me platformën e saj, bën diferencën në të gjithë sektorët e zhvillimit. Këtë diferencë mund ta bëjë vota e popullit.

Kosovës i duhet një qeveri me një platformë shumë më efikase sidomos në zhvillimin ekonomik, ku do të krijoheshin vende të reja pune dhe qytetari ynë ardhmërinë dhe perspektivën ta sheh në vendin e tij, e jo në kërkim të migrimit, në një vend tjetër. Pa zhvillim ekonomik nuk ka as rritje të standardit jetësor, i cili në Kosovë është i ulët. Kosova, siç e dimë të gjithë, ka rekurse të mjaftueshme natyrore për ta bërë diferencën ekonomike si, në industri, në ekonominë e vogël, e sidomos në bujqësi, turizëm dhe në sektorët tjerë ekonomik.

Kosovës i duhet një qeveri që përmjet ligjit e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe pa fitimin e kësaj beteje nuk mund të ketë progres e as zhvillim të demokracisë.

Qeveria dhe legjislatura e re që do të dalë nga vota e lirë e 11 Qershorit, ndër prioritetet e para duhet të ketë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, të cilët të vetmit në Evropë kanë mbetur pa realizimin e kësaj të drejtë elementare, karshi një bote të madhe ekzistuese e të lirë.

Duke pasur përballë Serbinë, një armik që kërcënon shqiptarët me projekte e

saj pushtuese, qeveria dhe legjislatura e re, sa më shpejt do të duhej ta formojnë ushtrinë, e drejtë e një shtetit të pavarur për të mbrojtur popullin dhe territoret e saj.

Ne na duhet një qeveri pro-perëndimore, e cila shpejton proceset integruese në Bashkësinë Evropiane dhe në NATO.

Të gjtha këto mund të kapërcehen nëse Kosova do të vëhet para interesave personale, grupore klanore dhe nëse vota e qytetarit shkon atje ku duhet dhe nuk manipulohet. Pra, Kosova të jetë mbi të gjitha. Koha nuk pret, duhet të zëmë hapin.

ËSHTË OBLIGIM KUSHTETUES E MORAL QË ÇDO QYTETAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, MË 11 QERSHOR, TË VOTOJË PËR TË ARDHSHMËN E TIJ!

* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit shqiptaro- amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

New York, Qershor, 2017.

Filed Under: Politike Tagged With: harry bajraktari, KOSOVA MBI TË GJITHA, Zgjedhjet e 11 Qershorit

NJË VIZITË E SENATORIT DOLE NË PRISHTINË, NDRYSHOI FATIN HISTORIK TË KOSOVËS

May 30, 2017 by dgreca

NGA HARRY BAJRAKTARI/*

1 Nishani Bob Dole

NE FOTO: Presidenti i Shqiperise Nishani dhe Sen. Robert Dole/

Ish senatori Republikan Robert Dole është personaliteti më i rëndësishëm për çështjen e Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Dole është mik i hershëm i popullit të Kosovës për të fituar lirinë dhe pavarësinë, që për shkak të këtyre kërkesave, shtypej me forcë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

3 Grup me Dole

Ne FOTO: Nga e majta: ambasadorja e Shqiperise ne SHBA- Floreta Faber, zonja e pare – Odeta Nishani, presidenti  Shqiperise- Bujar Nishani, Jim Xhema, ambasadorja e Kosoves ne SHBA- Vlora Citaku, Harry Bajraktari dhe Sen. Robert Dole. Washington D.C me 27 Maj, 2017/

Robert Dole është pjesëmarrës dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore kundër fashizmit dhe nacizmit. Ai u plagos në një betejë dhe, duke u nisur nga ky fakt, askush më mirë se ky nuk do t’ i kuptonte abuzimet me liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare. Dole ka qenë udhëheqës i shumicës republikane në Senatin amerikan për një kohë të gjatë. Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe historik, gjithashtu edhe për proceset e demokracisë në Shqipëri, pas rënës së komunizmit.

Harry

Ne FOTO:Harry Bajraktari dhe Sen. Robert Dole/

Në kohën më të vështirë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990 ai vizitoi Kosovën për të parë gjendjen nga afër. Në Prishtinë u prit nga Dr. Ibrahim Rugova dhe rrethi i tij intelektual, ku në hotelin “Grand” u informua për situatën e rëndë politike që ekzistonte në Kosovë. Kjo ishte vizita e parë e një  delegacioni të nivelit më lartë të SHBA në Kosovë dhe vizita më shpresëdhënëse që shqiptarët ta vazhdojnë luftën për liri dhe pavarësi. Në këtë delegacion të udhëhequr nga Robert Dole, merrnin pjesë dhe shtatë senatorë amerikanë, të cilët do t’ i raportonin Senatit dhe Kongresit mbi situatën e përgjithshme në Kosovë. Serbit, Momqillo Trajkoviq, në aeroportin e Prishtinës, në përfundim të vizites, Senatori Dole i tha që t’ ua përcillte porosinë e tij udhëheqjes së Beogradit, se nuk do të lejohet më me abuzimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.

Nga kjo vizitë historike, fati i Kosovës ndryshoi. Pas 9 vitesh nga kjo vizitë, Kosova u çlirua nga NATO dhe SHBA-ës, dhe pas 18 vitësh Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Në vitin 1996, Dole ishte kandidat i republikanëve për President të SHBA-ve, i cili u mbështet fuqishëm, siç thotë ai, nga shqiptaro-amerikanët gjatë fushatës në New Hampshire dhe me votën e tyre në ditën e zgjedhjeve, kudo që ndodheshin në SHBA.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës këto ditë në SHBA, në një ceremoni të veçantë në Washington, në prani të ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës, zonjës së parë Odeta Nishani e pjesëmarrës të tjerë shqiptarë e amerikanë, ish senatori Robert Dole u vlerësua me mirenjohjen më te lartë shtetërore ” Dekorata e Flamurit Kombëtar” me motivacion për kontributin e madh që ka dhënë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë Nishani, duke folur me këtë rast për kontributin e çmuar të senatorit Dole, veç tjerave, tha se “ ju ishit nga të parët që u përpoqët me vendosmëri, që përcaktuat vijën e kuqe të ndalimit të gjenocidit serb ndaj popullësisë civile e të pafajshme shqiptare në Kosovë, duke lobuar fuqishëm në Senatin amerikan për fitimin e merituar të lirisë e më pas të Pavarësisë së shumëpritur të Kosovës. Për të gjitha këto kontribute, i nderuari senator Bob Dole, shqiptarët si komb, kudo që jetojnë, ju janë përjetësisht mirënjohës.”

Ndërkaq, senatori Dole falënderoi presidentin Nishani për këtë mirënjohje të lartë, duke qenë i bindur se kur kandidoi për President të SHBA, mori votat e të gjithë shqiptaro-amerikanëve.

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro- amerikan Jim Xhema është miku më i madh i senatorit Robert Dole, me të cilin krijoi lidhje para tri dekadash për ta ndihmuar Kosovën dhe çështjen shqiptare. Për kontributin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare, Bujar Nishani, Jim Xhemën e dekoroi me mirënjohje të lartë ” Nderi i Kombit”.

Mik i senatorit Dole ishte edhe Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Senatori Robert Dole është edhe miku im, me të cilin kam punuar shumë vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Robert Dole ka vizituar shumëherë Kosovën. Kjo më së miri flet sesa i përkushtuar ka qenë me fatin e saj dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Senatori Robert Joseph Dole mbetet një nga figurat shumë të rëndësishme për Kosovën dhe shqiptarët. Ai sot, për kontributin e tij, adhurohet e respektohet në atdheun tonë, në diasporë dhe gjithandej ku ka shqiptarë.

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

New York, Maj, 2017.

Filed Under: Featured Tagged With: harry bajraktari, NDRYSHOI FATIN HISTORIK, NJË VIZITË E SENATORIT DOLE NË PRISHTINË, te Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT