“DARSIA”, VENDBANIM I FISIT ILIR TË DAORSËVE, GJURMË JETE 3200-1500 VJET PARA KRISHTIT/
– Në gjurmë të historisë s ë Darsisë së Lushnjës dhe Peqinit nga Lashtësia deri më 1944 përmes shfletimit të librit”DARSIA” shkruar nga studiuesi Harun Greca. Shfletimi bëhet si homazh për Mësuesin tim, kolegun, kushëririn si dhe në respekt e nderim të Darsisë nga vij.
– Në këtë libër enciklopedi autori përpiqet që të sjellë në vëmendje historinë e Darsisë së harruar, duke u mbështetur në qindra dokumente arkivore, në të dhënat arkologjike, etnografike, gjuhësore si dhe në Toponiminë, udhëtimin nëpër shekuj të banorëve të saj, por edhe betejat që janë zhvilluar në Darsi, përfshi edhe marshimin e ushtrisë së Jul Ç ezarit gjatë përballjes me Pompeun në betejën për Durrësin; merret me bëmat nëpër shekuj të darsianëve, mënyrën e jetesës së tyre, zakonet dhe traditat,pushtimin osman, Islamizimin dhe Gjurmët e Krishtërimit, arsimimin, qëndrën dhe pjesmarrjen në luftra, bujqësinë dhe blegtorinë etj.
– Në faqet e këtij libri përshkruhen për të parën herë me detaje dy tragjedi të përgjakura; ajo e marsit të vitit 1913, kur serbët therën 27 burra dhe lanë pas toponimin “Ke t’thermit” si dhe ajo e 24 tetorit 1943 , kur Mehmet Shehu në krye të Brigadës së Parë dhe në prani të Dushan Mugoshës pushkatoi 72 burra të pafajshëm duke lënë pas toponimin”Ke t’vramit”.
***
Harun Greca, djali i xhaxhit tim, i bir i Tahirit dhe Behijes, u lind më 1942 në Gjuzaj, komuna Ballagat, Lushnje. I arsimuar me vështirësi për shkak të izolimit të zonës, ai arriti të kryente studimet në shkollën e mesme në Tiranë, dhe ta plotësonte me korrespondencë arsimimin e lartë falë vullnetit dhe pasionit për studime. Universitetin e Tiranës e përfundoi me korrespondencë në Fakultetin e Filologjisë, në degën Gjuhë dhe Letërsi. E kam pasë mësuesin tim të parë që në fillesat e arsimit fillor, ndërsa më pas edhe koleg e këshillues. Haruni shquhej në fushën e studimeve dhe ka një kontribut të jashtzakonshëm në historikun e arsimit të Lushnjës, por në mënyrë të veçantë në Darësi. Edhe si mësues, edhe si drejtor shkolle, ai meritoi respektin dhe mirënjohjen e nxënësëve, prindërve dhe mësuesëve. Janë me dhjetëra breza nxënësish që kanë marrë mësime prej tij.
Haruni ndërroi jetë me 28 Qershor 2016 në Tiranë. Shkolla 9 vjeçare e Gjuzajt, ku ai dha më shumë se tri dekada kontribut, sot mbanë emrin e tij: Shkolla 9 vjeçare”Harun Greca” Gjuzaj. Haruni së bashku me bashkshorten e tij, Liri(ndjesë pastë), rritën dhe edukuan 3 fëmijë shembullorë, Leonorën, mësuese për shkollat e Mesme, Alabanin- mjek reanimator në Tiranë, Silvanën -Pedagoge në Universitetin Shtetëror.
Krahas kontributin si mësues, drejtues shkolle, Haruni la pas artikuj të shumtë studimorë në organet e shtypit pedagogjik, por dhe librat e botuara:
1-Darësia
2- Mësonjëtoret e Draësisë
3- Gjuha Shqipe 9-, tekst mësimor për klasën e nëntë të shkollës 9 vjeçare dhe
4- “Gjuha Shqipe 9”, Libër ndihmës për mësuesit (bashkautor).
I ndjeri studues, një ndër kontributorët më të spikatur të arsimit në Darësinë e Lushnjës, dhe jo vetëm, na ka lënë pas si një vlerë e veçantë, një libër historik me vlera jo vetëm për darsianët, por edhe çdo lexues e në mënyrë të veçantë për studiuesit, librin”DARSIA”.
Në një farë mënyre historia e krahinës rebele kishte mbetur ilegale në kohën e diktaturës edhe për shkak të dominionit nacionalist gjatë viteve të Luftës së Dytë botërore, por dhe të gjurmëve biografike që ajo la pas. Për rrjedhojë të ngjarjeve krahina mbeti pa infrastrukturë, pa investime, pa ujë të pijshëm, pa rrugë automoblistike. Bijtë e kësaj zone deri vonë nuk ksihin shkollë të mesme, dhe izolimi i privonte për të zbritur në qytetin e Lushnjës për të vijuar arsimin e mesëm. Darsia u ndëshkua edhe për shkak të biografisë së saj antikomuniste. Por autori , kur e shkroi librin, nuk i vuri si qëllim vetes të merrej me biografinë e krahinës dhe me 45 vitet e lëngimit të saj; ai përpiqet që të sjellë në vëmendje historinë e Darsisë së harruar, Toponiminë, udhëtimin nëpër shekuj të banorëve të saj, por edhe betejat, përfshi edhe ushtrinë e Julçezarit gjatë përballjes me Pompeun në betejën për Durrësin; merret me bëmat nëpër shekuj të darsianëve, mënyrën e jetesës së tyre, zakonet dhe traditat,pushtimin osman, Islamizimin dhe Gjurmët e Krishtërimit etj, arsimimi, qëndresa dhe pjesmarrja në luftra, bujqësina dhe blegtoria etj…. Në faqet e këtij libri përshkruhen për të parën herë me detaje dy tragjedi të përgjakura; ajo e marsit të vitit 1913, kur serbët therën 27 burra dhe lanë pas toponimin “Ke t’thermit” si dhe ajo e 24 tetorit 1943 , kur Mehmet Shehu në krye të Brigadës së Parë dhe në prani të Dushan Mugoshës pushkatoi 72 burra të pafajshëm duke lënë pas toponimin”Ke t’vramit”.
KU NDODHET DARËSIA?
Para se të japim burimin e emërtesës së krahinës le të prezantojmë vendodhjen e Darsisë sipas librit “DARSIA” botim i vitit 2010 nga Shtëpia Botuse”Globus R”, libër me 310 faqe i ilustruar me fotografi, harta, gjetje arkologjike të lashtësisë, vizatime, dhe burime të shumta bibliografike e arkivore.
DARSIA, shkruan autori, e ndodhur në zemër të Shqipërisë, ngritur mbi gjunjë mes dy fushave; të Myzeqesë dhe asaj të Peqinit, e banuar 3200-1500 vjet para Krishtit, e gjelbëruar përjetësisht prej ullinjëve shekullorë, e përshkuar kryq e tërthorë nga rruga më moderne e kohës, EGNATIA, me banorët e saj punëtorë, krijues e të talentuar, me ekonomi e kulturë të zhvilluar, ka qenë zonjë mbi zonjat.
Gjeografikisht, Darsia është vazhdim i zonës kodrinore të Dumresë, ka të njëjtin reliev, klimë e bimësi, por përbën njësi të veçanta sa i takon të dhënave në fushën e shkencës së etnografisë(në tradita, në mënyrën e jetesës, në kulturën materiale, artistike, shoqërore e shpirtërore). Në Veri kufizohet me Peqinin e Rrogozhinën në Shkumbin, në lindje me Dumrenë në Trash, Pekisht, Rrasë, Çerragë, Kosovë e Vogël e Stan Karbunarë. Jë Jugë dhe në perëndim me fushën e Myzeqesë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë deri tek ura mbi Shkumbin. Përfshihet në rrethin e Lushnjës dhe të Peqinit dhe përbëhet nga dy pjesë: Darsia e Lushnjës dhe Darsia e Peqinit. Ajo ka pamjen e shumkëndshit të çrregullt, shtrirë e mbështetur në Myzeqe dhe Dumre dhe laget e freskohet në ujrat e rrjedhshëm të Shkumbinit.
Relievi përgjithësisht është kodrinor. Ka vetëm pak fushë në të majtë të rrjedhës së Shkumbinit dhe disa lugina në brendësi të saj. Majat më të larta të kodrave janë: Karthneku 325 m mbi nivelin e detit, Mollasi 299 m, Shkujka në Shegas 282 m, Mollagjeçi në Ballagat 275 m, Sopi i Bardhokut në Kurtinë 239 m, dhe Balaj 230 m. Dikur të veshura me drurë e shkurre, plot bukuri e hijeshi, por sot përcëlluar, djegur e zhveshur. Sëpata dhe zjarri i shfarosën. Vetëm në faqet, poshtë tyre, riten shkurre të llojeve të ndryshme.
Në dy anët e krahinës, lindje dhe perëndim, duke filluar nga lartësitë e kodrave, rrjedhin përrenj të shumtë, të gjatë e të shkurtër, të cilët në të kaluarën shkonin ujëplot, dimër e verë.Të tillë numërohen: Lunja në Karbunarë, përrenjtë ën Shezë e Vashaj, në Manasufaj e jazxhijas, në Shegas e Dushk, në Gramsh e Zhamë, në Kasharaj e Garunjas, Përroi i Lushnjës dhe lskarica në Gjuzaj etj.
E gjitëh krahina, nga lashtësia deri ën ditët tona, ka qenë e banuar në vazhdimësi prej banorëve autoktonë. Gjatë rrugëtimit të shekujve kanë ndodhur largime dhe ribanime të herëpashershme, që dokumentohen prej gjetjeve e mbeturinave të shumta arkologjike, nga dëshmitë e ndryshme dhe dokumente shkresore.
VENDBANIMET E DARSISE
Vendbanimet janë fshatrat: Allprenaj, Balaj, Ballagat, Biçakaj, Çelhakaj, Dushk, Garunjas, Golem, Gramsh, Gjocaj, Gjuzaj, Gjyshaj, Hasmashaj, Hajdaraj, Hysgjokaj, Jazxhias, Karthnekë, Kasharaj, Kurtaj, Kurtinë, Kupas, Karbunarë, Lekaj, Manasufaj, Murriz, Mollas(Murtajas), Rrumbullakë, Sallbegaj, Skilaj, Shezë, Shegas, Thanasaj, Vashaj, Xibrakë, Zgjanë, Zhamë dhe lushnja qytet(dikur fshat).
Qendrat kryesore janë: Sheza, Htsgjokaj, Ballagati, Karbunara, Gjocaj, Golemi e Dushku. Njësitë administrative nga të cilat varen historikisht janë Lushnaj e Peqini.
Veprimtaria kryesore e banorëve ka qenë bujqësia dhe blegtoria. Kultivohej më shumë, më lashtësi e mesjetë, gruri e vreshtaria, pas tyre, në shekullin e XVIII, misri. Përhapje të gjerë ka pasur rritja e deleve, dhive e kuajve. Sipërfaqja e zonës mbulohej kryesisht me drurë lisi, shkoze dhe blini, që manin një faunë të pasur me shpezë e kafshë ët egra të llojeve të ndryshme. Në pyje, korie e lëndina jetonin në koloni shpendët si:qukapiku, çota, fuga, shkurtëza, turtulli, dudia, pëllumbi i egër, gjeli i egër, thëllëza, shpatorja, mullenja, gargulli, etj, por ehd ekafshë të egra si: lepuri, iriqi, kunadhja, vjedulla, dhelpra, çakalli, ujku, derri i egër etj.
Banesat, në fillimet e para, ndërtoheshin kryesisht me drurë, por më vonë edhe prej guri ranor, jo shumë rezistent. Banorët ishin mjeshtra për ndërtimin e tyre.
Në shekuj Draësia, për shkak të pranisë së egnatias, ka shërbyer jo vetëm si nyje strategjike militare, pr edhe të asaj ekonomike, kulturopre e tregtare.Nëpër të kaluan ushtri të panumërta, tregtarë, shtegtarë, ushëtarë, të varfër e të pasur, dijetarë dhe varrmihës, dishepuj të Krishtit e Idhtarë ët tyre, që shpërndanë e mbollën Krishtërimin. Majat e kodrave, dendësiht të populluara e të urbanizuara, u kthyen shpesh në rolin e kullave observuse, mbrojtëse e sulmuse dhe rrugët në lumenj me prurje të shumta trupash të armatosura.
Po pse krahina e mori emrin Darësia?
(Vijon)-Pergatiti: Dalip Greca