– SHFLETIME 3 TË LIBRIT “DARSIA” TË STUDIUESIT HARUN GRECA-*/
– PERSE PERJASHTOHET ORIGJINA SLLAVE DHE TURKE E EMRIT DARSI?/
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes:Kush ia dha emrinë Darsisë- autori i librit, studiuesi Harun Greca u drejtohet argumenteve dhe fakteve nga historia, arkeologjia, dhe gjuhësia. Të tria së bashku zbulojnë enigmën e prejardhjes, ftillojnë ose përjashtojnë tezat e debatueshme, nga ana tjetër zbulojnë përgjigjen, e cila ende s’konsiderohet e vërtetuar plotësisht e shkencërisht, por gjithësesi nuk është e hamendësuar, por e argumentuar. Autori shkruan: Në shekujt para Krishtit, por sidomos pas rënies së rendit skllavopronar, në mesjetën e hershme e të vonë, në Shqipëri erdhën e u larguan pushtues të ndryshëm, të ëvnë e mbivënë njeri mbi tjetrin.Prej kësaj shumatoreje”vizitorësh të paftuar”, autori veçon sllavët, me gjuhën e të cilëve ngjason në formë emri i Darsisë…
Në serbisht fjala “dar”(Jo darsi), ka kuptimin leksikor “dhuratë”, i dhuroj, ia fal pa shpërblim dikujt një send që ka vlerë. Fjala edhe në bullgarisht(një tjetër pushtues) kuptimi është i njëjtë: dar- dhuratë, peshqesh …
Por asnjëra nga këto dy emërtesa me preardhje nga këto dy gjuhë pushtuesisht nuk ka lidhje emri i DARSISË. Në kundërshtimin e kësaj teze autori ëshët i sigurtë dhe i prerë:Jo nuk vjen nga gjuhët sllave emërtesa e krahinës DARSIA!
Le t’i referohemi Historisë për të parë nëse fshihet apo jo nën mburojën e saj Enigma e mistershme e prejardhjes së emrit-DARSIA: Barbarët sllavë e mësynë disa herë Ilirinë. Në vitet 610-641, kur Perandor në Bizant ishte Herakli, sllavët u ridyndën përsëri. Perandori Herakli, perandoria e të cilit arrinte deri në Shkumbin,(shpesh edhe pat kapërcyer Shkumbinin),- ndërkohë i zënë në luftime edhe me persët, u detyrua t’i pranojë sllavët të banonin në tokat e peradorisë së tij, kryesisht në zonat e varfëra e të shkreta, por asnjëherë në luginat e lumenjëve. Arkeologu dhe studiuesi N.Ceka shkruan: Lugina e Shkumbinit përbënte zonën e kontrollit të rreptë të autoriteteve bizantine, ku nuk u lejua vendosja e sllavëve.Kjo dëshmohet edhe nga mungesa pothuajse e plotë e Toponimisë sllave në këtë zonë-DARSI.
Tributë sllave u vendosën në zona të thella të territoreve bizantine, kryesisht në ato të shpopulluara , apo në Malësitë e thepisura e të pabanuara. Këtë tezë e mbështet edhe studiuesi P. Thëngjilli i cili shkruan: Sllavët shkelën territore të ndryshme të Perandorisë Bizantine, pork jo nuk duhet kuptuar si një sllavizim i atyre krahinave ku ata shkelën-
(P.Thëngjilli & S.Daci”Historia e Perandorisë Bizantine 395-1453, f 79).
Dhe një argument tjetër i kuptimisisë logjike për autorin e librit”DARSIA” për kundërshtimin e tezës së prejardhjes sllave: Darsia, e përmendur si vend me pasuri të mëdha dhe me kontribute në arkën e Perandorisë Bizantine, nuk mund t’i bëhej dhuratë një popullsie barbare siç ishin sllavët. Pra kuprimi i fjalës ’dar’ nuk ka bazë historike dhe si i tillë përjashtohet.
I njëjti konkluzion arrihet edhe me origjinën e fjalës”dar” në bullgarisht, mbetet e vetëpërjashtur sepse dhe këtu na vjen në ndihmë argumenti historik, që e nxjerr të pabazë, pasi ata sunduan gjatë shekujve IX-XI, afro 160 vjet.
Fjala “dar” gjendet e përdorur edhe në turqisht me kuptimin leksikor:I ngushtë, e kufizuar, i(e) vështirë. Por me gjithë sundimin pesë shekullor në Shqipëri, emërtimi nga turqishtja përjashtohet si argument gjuhësore sepse; Fjala”dar” në turqisht nuk emërton, ajo përdoret si përcaktor, është mbiemër, dhe jo emër si në rastin konkrt të emërtesës së krahinës-DARSIA.
Autori i librit “Darsia” pasi i përjashton emërtimin e krahinës nga gjuhët sllave dhe turke, kthehet pas në lashtësi, për të kërkuar rrënjën e fjalës emërtuse. Në bregdetin Dalmat fiset ilire ishin të shumta. Ndër ta shquheshin edhe Daorsët në Bosnjë, të vendosur në luginën e lumit Neretva me Kryeqendër Naronin.Veç ilirëve në bregdetin Dalmat, banonin edhe Keltët(fise Gjermane) e Thrakët. Mes Iliro-Keltëve e Iliro-Thrakëve zhvilloheshin shpesh luftime të ashpra.Më i përgjakshmi është ai vitit 310 para Krishtit. Keltët sulmuan Ardinantët dhe Autoriatët, dy fiset ilire që banonin rreth lumit Sava. Të dy këto fise, prej luftimeve me Keltët, shpërngulen dhe zbresin më në Jugë, vendosen aty ku ishin Dorsët, bashkohen me ta. Luftimet e Keltëve kundër fiseve Ilire nuk rreshtën, u bënë më të rrepta. Në këto rrethana “fiset Ilire” në Bosnjë mbetën pa vendbanime, -shkruante Taloczi, studiues e arkelolog austriak në studimin e tij”Historia e Motshme e Ilirëve ndër vende të Bosnjës”- Botoi Revista”Agimi” nr. 1-12, Shkodër 1919.
Luftimet i shtynë fiset Ilire të largohen nga vendbanimet e para; Ardinanët u vendosën pranë Shkodrës, të tjerët u shpërndanë nëpër Shqipëri, ku gjetën hapsira.Përjashtim nuk mund të bënte fisi i “Daorsëve”, një pjesë e të cilëve u detyruan të shpërngulen nga trojet e tyre në Bosnjë dhe të vendosen aty ku sot thirret DARSI, të mirëpritur prej fqinjëve të fisit të Parthinëve. Arkeologu dhe studiuesi Hasan Ceka në artikullin”Gjurmë të trashëgimisë Ilire në toponiminë e sotme të vendit tonë” arrinte në përfundimin se:” Dy Krahina, Darsia ndërmjet Lushnjës dhe Peqinit dhe “Labëria” në lindje të Vlorës, na kujtojnë dy nga fiset më në shenjë të ILIRISË s ë Jugut, Daorsët dhe Labeatët, të cilët nga mesi i Shekullit të II para Krishtit kanë prerë edhe moneta të shënuara me emrat e tyre. Të dy fiset e përmendura banonin në territorin e tyre të sotëm”.(H.Ceka, revista”Monumentet”nr 5-6/1973.
Stdiuesi Harun Greca në librin e tij “DARSIA” arsyeton: Si rregull krahina ose kryeqendra mbanë emrin e fisit, të banorëve të saj në shumicë. Kështu fisi i Bylinëve quajti me emrin e tij kryeqendrën ”Bylis”(Ballshi i sotshëm), parthinët i dhanë emër qendrës së tyre-Partha-kurse Daorsët e thirrën krahinën e tyre-DARSI.
Në luftën e tretë iliro-romake, e zhvilluar në gjirin e Apolonisë, sipas Tit Livit, në vitin 18 para Krishtit, Daorsët u bënë aleat të romakëve. Për kontributin e dhënë ata fituan Pavarësinë dhe të drejtën e prerjes së monedhës me emrin e tyre(Daorson), i cili s’është gjë tjetër veçse emri i fisit të Daorsëve.(Rreth kësaj ka shkruar B.Jubani revista studime historike” nr 1-2/1974.
Në arkeologji identifikimi i monedhës me emrin e Daorsëve ishte një arritje e shkencës së numizmatikës shqiptare, përmes së cilës arrihet në përfundimin se: Daorsët e Darsisë, në shekullin e II para Krishtit, kishin arritur tregues të lartë në zhvillimin e konomik, politik, tregtar e kulturor. Do të ishin luftrat e mëvonshme ato që do t’i zhduknin gjurmët e këtij qytetërimi. Straboni ka shkruar:”Iliria ka qenë shumë e populluar, por sot në pjesën më të madhe ka mbetur shkret”.
Duke iu drejtuar Gjuhësisë, autori i librit Harun Greca, që u vu në gjallje të tij në kërkim të gjurmëve të historisë së fjetur të DARSISË, i referohet edhe profesorit të shquar Eqrem Çabej, i cili e përjashton ndikimin e huaj në toponiminë e DARSISË. Çabej shkruan:”..Po ka edhe emra, sidomos toponime, me kuptim të paditur si Lura, Dajti, Erzeni,Darsia, Vjosa, Labëria e plot të tjera, që nuk janë me origjinë të huaj.(Eqerem Çabej”Studime Gjuhsore”Vëllimi I IV, fq 166, Prishtinë 1977.
Autori H. Greca ndjek edhe evolimin gjuhësor të fjalës” në shqipen e sotme emri”daors” u kthye në dars-i, me theks në rrokjen fundore. Është rregull në shqipe që grupi zanor –ao-i ka rënë pjesa e dytë dhe mbeti”dars”.
Këto diftongje argumentonte Eqrem Çabej-nuk ruhen më në shqipe, si të tilla janë reduktuar në vokal, monoftonguar, prandaj diftongjet e sotme janë sekondare.(Eqrem Çabej ”Studime gjuhësore” Vëllimi i III, fq 121, Prishtinë 1976.
Duke i gjetur fundin argumentimit dhe vërtetimit se DARSI buron nga “DAORSËT” autori i librit arrinë në përfundimin logjik se toponimi “DARSI-a” është thjeshtë fjalë shqipe me burim nga ilirishtja, emri i fisit Ilir të daorsëve. Me emërtesë të njëjtë, por me shqiptim e tingëllimë dialektore, gjendet sot në fshatrat: darsëtë-fis i zhdukur në Lumë; Darsi-fshat në Lumë si dhe emri i përroit- po atje; Darzët-lagje në Dajç, Sapë(Revista “Hylli i Dritës” nr 10-11 , faqe 518, viti 1940.
Po ashtu, në rrethin e Matit, në jugë dhe fare pranë qytetit të Klosit, ndodhet fshati Dars, i cili ngrihet në këmbët e malit me të njëtin emër”Mali i Darsit”. Mbi lartësinë e tij dikur ngrihej një kala e kohrave të vjetra me emrin e fshatit, që banorët e thërrasin edhe sot”Kalaja e Darsit”. Fshati përshkohet prej përroit që zbret prej malit. Edhe ky përrua mban emrin “Sheu i darsit”(Fletorja zyrtare” nr 46/1938.(Vijon)
* Per ata qe nuk e kane ndjekur Historine e Darsise duhet ta nisin leximin nga Darsia 1, me pas 2 e tash 3. Faleminderit.