• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjakova mikpritëse e mësuesve nga Diaspora

July 23, 2017 by dgreca

Seancë nga Seminari i Mësuesve në DiasporëGjakova mikpritëse e mësuesve nga Diaspora, seminar katër ditor/1_GjakovaNga Hazir MEHMETI, Vjenë/

    Seminari i trembëdhjetë me radhë do të mbahet prej 1-4 gusht në Gjakovë ku  do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve evropiane.  Seminari organizohet nga MASH, MASHTK dhe Komuna e Gjakovës. Mysafir i veçantë Prof. Dr. Dr. Basil Schader, Shkolla e Lartë Pedagogjike e Zürichut. Kërkohet mbështetje financiare nga qeveritë tona të Shkollës Shqipe në Diasporë. Çdo vonesë me pasoja tragjike kombëtare.Përkraje ...

Këtë verë seminari i mësuesve nga diaspora do mbahet në qytetin e Gjakovës, i njohur si qytet historik, i kulturës e traditës shqiptare. Seminari organizohet nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) dhe Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës (MASHTK) dhe komuna nikoqire e Gjakovës. Është ky seminari i trembëdhjetë me radhë i cili do të mbahet prej 1-4 gusht, ku  do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve ku mbahet mësimi shqip. Rëndësia e seminarit është komplekse dhe shumëdimensionale: shkëmbim përvojash, ligjërata nga pedagog ekspertë të kulturës e gjuhës, promovime tekste mësimore e artistike, njohje me trashëgiminë kulturore të qytetit nikoqir.

Krahas ligjëratave nga pedagog e gjuhëtar eminent do  prezantohen tekstet e reja didaktike e metodike të dedikuara mësuesve të gjuhëve amtare në disa gjuhë mes tyre edhe në gjuhën shqipe, të quajtur doracakë. Përmbajtja e tyre bazohet në përvojën profesionale të shumë mësuesve gjuhësh amtare në Evropë. Këto tekste janë konceptuar e hartuar nga metodisti e didakti i njohur Prof. Dr. Dr. Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut në Zvicër, “Kontribute të reja për mësimin e  gjuhës  amtare dhe të kulturës së

prejardhjes”.  Nexhat Maloku dhe  Nexhmije Mehmetaj  do prezantojnë nga projekti i theksuar: “Punë me 6 doracakët e MP në diasporë…  Janë gjashtë tekste, doracak për mësues gjuhësh amtare në gjithë kontinentin: Bazat dhe arsyet, Përkrahje e komunikimit gojor, ..e kompetencave ndërkulturore, … e të shkruarit. … e të lexuarit në gjuhën e parë, Strategjia dhe teknika të mësuarit.
Në historikun e shkollës shqipe në diasporë do shënohet përfundimi i projektit në botimin e 19 teksteve mësimore për tri nivelet mësimore. Projekt me nismëtar mikun tonë të njohur Prof. Dr. Dr. Basil Schader dhe MASHT- së Kosovës me koordinator Nuhi Gashi, i cili fitoj edhe çmimin evropian  “Projekt i Shkëlqyer” në Grac të Austrisë me karakter gjithë evropian në konkurrencë prej 66 subjektesh konkurruese nga disa vende me rastin e  Ditës së Gjuhëve Evropiane. Këto tekste sipas standardeve dhe strukturës metodike e didaktike bashkohore evropiane e ngritin mësimin në gjuhën shqipe në nivelin krahasuese me gjuhët tjera amtare turke, kroate, polake, hungareze etj.

Pritet që të paraqiten me fjalën e tyre përfaqësues nga Ministritë e Arsimit nga të dy vendet tona dhe Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Gjakovës.  Seanca zyrtare do të drejtohet nga Anila Ferizaj (MAS), Nuhi Gashi (MASHT), Diana Qarkaxhija (Gjakovë). Me kumtesa do paraqiten:

nga  MASH Shqipërisë: Zamira Gjini, Anila Ferizaj, Dr. Albana Tahir  Dr. Merita Koka Karaguni , Prof, Asoc.Dr. Enida Kume Ergisa Bebja. Dr. Jostina Dhimitri, UN- Tiranë, Dr.Blerta Avdia, Tiranë.   Nga MASHT e Kosovës: Nuhi Gashi, Shqipe Gashi dhe Arbër Salihu. Ligjërata do mbajnë edhe Prof. dr. Anton Nikë Berisha (UN i Kozencës-Itali) “Funksioni identitar i letërsisë…”, Driton Kajtazi ( ISEAL Lozanë),Prof. dr. Naxhi Selimi (SHLP –Zvicër),Mirela Xoxi-Duka (CH),  Nga Greqia: Aurela Konduri, Arian Polisi, Merita Imeri dhe Eva Paloka.  Aida Haziri dhe Anila Kadija ( Londër), Marinela Qytyku (Samaticë).

Krahas ligjëratave trajnuese nga ekspert nga lëmi i didaktikës e metodikës në mësimdhënie, në seminar do këmbehen përvoja nga praktika mësimore mes mësuesve vendesh të ndryshme, njohja me rrethanat specifike të mësimit shqip, njohja me format e reja të mësimdhënies bazuar në arritjet elektronike e teknologjike, promovime tekstesh me autor mësuesit krijues.

Krahas seminarit tradicional në vendlindje, tani disa vjet me radhë në disa vende po mbahen edhe seminare trajnuese rajonale  si në Greqi, Kroaci, Itali, Austri, Zvicër etj. të përkrahura na MASHT- Kos dhe Ministria e Diasporës, kurse jo edhe nga MA e Shqipërisë si bartëse kryesore e detyrimeve ndaj mërgatës shqiptare. Premtimet boshe për ndihmë në financimin e Mësimit Plotësues në Diasporë nga kjo ministri, seminareve të më parme, janë vetëm zhgënjim i  hidhur për nxënësin e gjuhën shqipe. Shumica e këtyre seminare u përkrahen nga afarist e veprimtarë patriot që punojnë për ruajtjen e qenies kombëtare aty ku asimilimi vepron pamëshirshëm. Këto seminare janë shembuj e përvojë edhe për vendet tjera, se si duhet shkëmbyer përvojat në mësimdhënie, aktivitete kulturore, qëndrim ndaj shkollës shqipe, ndaj integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në formimin e plotë të personalitet duke e ruajtur identitetin kombëtar.  Nga vende të ndryshme do duhej të kemi Werkshope-punëtori nga puna me materialet mësimore, nga faqet e internetit pranë Drejtorive të Mësimit, këndeve kulturore e sportive, nga sukseset e talenteve nga radhët e fëmijëve shqiptarë, e tjerë, krejt kjo në shërbim të pasurimit të përvojës profesionale nga vende të ndryshme ku shumëkultura tani është një realitet pozitiv, si dhe në pasurimin e konceptit të seminarit.

Mes dy seminareve shkolla shqiptare mbeti pa disa figurat e njohura që dhanë ndihmë të madhe në zhvillimin e saj, Prof. Dr. Musa Kraja, drejtor i Akademisë Shqiptare të Edukimit, autor i shumë teksteve didaktike e metodike, ligjërues në shumë seminare;  Arif Demolli, shkrimtar, autor dhe koordinator tekstesh mësimore,  ligjërues në disa seminareve dhe Dashamir Zaqe, mësues e veprimtar i dalluar në Greqi e Shqipëri.
Mësuesit në diasporë shpresojnë se Ministritë tona do jenë në vijën e strategjisë kombëtare në përkujdesje ndaj mësimit shqip në diasporë, si gjymtyrë e trupit kombëtar. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur nëse vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se shumica absolute e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gjakova mirepret, Hazir Mehmeti, mesuesit e diaspores, Vjene

Lëvizja ShqipON ligjëron në Vjenë

July 3, 2017 by dgreca

2 vjene

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

                           Lëvizja ShqipON  dëshiron t’i largohet simboleve partiake dhe një ligjërate të ngritur mbi slogane dhe manipulim të qytetarëve shqiptarë. ShqipON hartoi idenë e Demokracisë Pjesëmarrëse(Sistemi i Zvicrës) në platformën SOS, një projekt realist që synon kalimin e pushtetit nga elitat e partisë drejt qytetarëve. Jetojmë në një kohë kur shteti kërkon ndërtimin mbi baza shkencore.
Shqipëria është në vendin e dytë për emigrim në botë. …një hemoragji kombëtare.

Kastën në pushtet e tremb Ligjërata.  “U binda që kjo është lëvizja që i duhet Shqipërisë”

    Rrugëtim i Lëvizjes ShqipON në Evropë bëhet për të  hapur një ligjëratë rreth programit dhe projektit kombëtar që ata kanë hartuar.  Kësaj radhe ishte kryeqyteti austriak, Vjena, e njohur në histori për mbështetjen ndaj kulturës tonë dhe çështjes tonë kombëtare. Dr.Ledian Drovoniku, Mr.Majlinda Kola, Ardit Latifi, studius dhe Mirush Palushi, studiues  bashkëthemelues dhe veprimtarë të lëvizjes.  Ideja dhe programi i organizimit ishte nga Hazir Mehmeti i ndihmuar nga Z. Januz Saliuka, zyrtar në Bashkinë e 10-të të Vjenës, Anton Marku dhe Shoqata “Iliria”, Vjenë.

***

Mr. Majlinda Kola,

       Kur lindi Lëvizja ShqipON?
Njohjen mbi rrugëtimin dhe qëllimin e Lëvizjes ShqipON, e shpalosi Mr.Majlinda Kola, bashkëthemeluese që nga fillimi. Videofilmi mbi aktivitetet tri vjeçare të ShiqpON ishte interesant dhe përmbajtës. Në fjalën e saj mes tjerash tha: “ Ne nuk e kemi pasur asnjëherë të drejtën për të vendosur me anë të referendumit për vendime me rëndësi për interesin e tyre dhe atij kombëtar. Shqipëria është ndër të vetmit vende që nuk ka të formuluar me ligj të drejtën e referendumi. Qytetarëve iu duhet krijuar mundësia direkt e votimit dhe ne e kemi ndërtuar mbi parimet demokratike. Ne në program ftojmë të bisedojmë se çka është më mirë, dhe ta pasurojmë më tej atë, nëse ndonjë ka ide që përputhen me parimet e ShqipOn.    Ne nuk do heqim dorë prej kauzës për të cilën jemi bashkuar dhe do të punojmë për sensibilizimin e qytetarëve se ka një zgjidhje dhe zgjidhja janë vetëm ata, qytetarët shqiptarë”

Prezantimi i ShqipON vazhdoi me pamje filmimi që nga themelimi i saj dhe të gjithë aktiviteteve që ata kanë mbajtur, por që mediat i kanë kaluar në heshtje si dhe nga veprimtaria e saj kulturore, si simpoziume shkencore apo diskutime të platformave të Rilindjes kombëtare. Lëvizja shqipON lindi si një ide e lirë e disa qytetarëve të lirë, studentëve dhe pedagogëve, për të hapur një perspektivë të re për demokracinë shqiptare, atë të rolit aktiv të qytetarit në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Mori emrin ShqipON që nënkupton aktivizimin e qytetarëve për të dal nga tuneli i tradicionales dhe për të rindezur ëndrrën europiane aty ku u ndërpre njëzet e pesë vite më parë. ShqipON dëshiron t’i largohet simboleve partiake dhe një ligjërate të ngritur mbi slogane e manipulime të qytetarëve shqiptarë. ShqipON hartoi idenë e Demokracisë Pjesëmarrëse të mishëruar në platformën SOS, një projekt realist që synon kalimin e pushtetit nga elitat e partiake drejt qytetarëve. Kjo ide është në avangardë me lëvizjet e tjera evropiane që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve vendimmarrës për fatet e vendit. Realizimi i këtij plani ambicioz është në radhë të parë kulturor, sepse synon që shqiptarët të ndryshojnë perspektiven duke mos pritur ndryshime nga ndonjë lider madhështor apo nga partitë politike.

  **** 

 Dr.Ledian Droboniku/
“Është jo rastësore që mblidhemi sot në Vjenë si kryeqytet i Austrisë, një vend vërtetë mik që ka kontribuar për etnosin shqiptar. Ndihemi mirë që kemi një komunitet këtu që kanë investuar dhe investojnë në arsimin e tyre dhe mbajtjen gjallë të kulturës shqipe. Deri tani janë të njohura shifrat se vetëm në Itali kanë mbaruar studimet 20 mijë studentë shqiptarë duke përfshirë dhe universitete prestigjioze e të njohura. Këto janë shifra që jep Ambasada Italiane, po kështu edhe në Francë etj, pra shqiptarët kanë investuar për arsimim. Besoj që problemi është te ajo që quhet kultura, Kultura politike, pra çfarë duhet bërë  për të kanalizuar gjithë këtë energji në një projekt të përbashkët. Këtu mund të mësojmë prej popujve miq.

       Një ligjëratë e re e domosdoshme

Një organizim politik e çojnë përpara ligjërata apo idetë që ajo sjell. Nuk është se rilindasit njiheshin me njëri tjetrin, se ishin miq apo kushërinj, ata u lidhen pas ideve, pas një ligjërate të re. Nëse nuk ka një ligjëratë të re për vendet tona dhe të jetë në një gjatësi valësh me atë që sot po ndodh në perëndim, atëherë çdo lloj bashkëpunimi do të jetë i mangët. Kam disa vite që jam kthyer e po punoj në Shqipëri dhe debati publik është i banalizuar, është i përqendruar në fytyra. Dhe kjo është e papranueshme pasi jetojmë në një kohë kur shteti kërkon ndërtim në baza shkencore, çdo gjë është bërë e specializuar. Nuk mund të ndërtojmë një shoqëri të vlefshme nëse nuk kapemi në një ligjëratë shkencore në të gjitha drejtimet.  Ne jemi munduar ta nisim këtë ligjëratë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse jemi këtu. Pse jo dhe të lidhemi e bëhemi miq mbi bazat e këtyre ideve në mënyrë që të kuptojmë se si ka ecur evolucioni i vendeve ku ne kemi studiuar e ku jetojmë në perëndim dhe këtë ta konkretizojmë në atdheun tonë. Këtu jam për ta nisur këtë ligjëratë e dhe paraqitur atë si ide apo plan, pastaj për të bërë këtë vajin shqiptar: përse nuk shkon para Shqipëria e përse nuk shkon Kosova e bëjmë pa fund. Unë kam sjell disa të dhëna të cilat janë tronditëse kur t’i mbledhësh të gjitha bashkë.  Por arsyet përse është kështu, niveli i diturisë për t’i njohur duhet të jenë të thella. Platoni thotë “Njohuria sensoriale”, nuk është thjesht  keq Kosova, keq Shqipëria, por PËRSE?  Nëse nuk e kuptojmë PËRSE-në, dhe se ka gjithmonë një dorë mbrapa, realiteti duket banal. Pra, ata mbrapa kanë krijuar një sistem të tillë. Unë jam jurist, konstitucionalist, kam studiuar për ekonomi dhe e kuptoj që ky është një sistem që po iu imponohet vendeve tona. Është një sistem i cili nuk i imponohet vetëm Shqipërisë, pra nuk është një komplot, është një sistem që po i imponohet shumicës së vendeve të vogla kryesisht, në frymën e një kapitalizmi të ri i cili ka disa dekada që ka nisur. Disa vende po rezistojnë, disa më pak e disa rrezikojnë falimentimin. Si do ta shtrijmë këtë ligjëratë në Shqipëri është çështje si e kuptojnë në radhë të parë intelektualët.
Edhe rilindësit tanë dikur kur mblidheshin, së pari e shkruanin  traktatin e pastaj bashkoheshin rreth tij. Sikur e kemi harruar atë traditë. Pra duhet dhënë Ligjërata për zhvillimin e vendit. Nuk jam këtu për të diskutuar sa të mira ka Shqipëria, se të gjithë e kuptojnë se jemi një paradoks , Shqipëria ka gjithçka në miniera, është vendi i parë edhe për naftë në rrafshin kontinental, kemi resurse humane pa fund në perëndim të cilat mund të përdoren dhe si KnoëHoë,ashtu si u bë dhe Izraeli. Ajo që na mungon është pikërisht programi i përbashkët. Dhe kjo kërkon një sinkronizim të atyre që janë intelektualë, pra barra bie mbi ata që i kuptojnë dhe ata që i kuptojnë u takon edhe ta transmetojnë te të tjerët.

Shifra e fakte
Unë do ndalem tek aspekti ekonomik, pra se si është implimentuar modeli aktual dhe çfarë lloj modeli ka Shqipëria dhe Kosova që po na pengon të ecim para,  për çka do të sjell disa shifra paraprakisht e që janë tronditëse. Raporti i fundit i vitit 2017 për llogari të Organizatës së Komeve të Bashkuara, nxjerr se Shqipëria, pra shqiptarët, janë populli më i palumtur në botë. Duke lënë mbrapa Namibinë dhe kjo është vërtetë shqetësuese kur mendon se si bëhet propaganda në Shqipëri.  Pra jemi populli më i palumtur në një vend fantastik dhe aq të bukur, dhe jemi vendi që po plakemi më shpejt, nuk ka lindje dhe ka rrjedhje të popullsisë drejt Europës, pra nuk ka më të ardhme. GDP-ja jonë ka një stanjacion strukturor,dhe nuk po rritemi për faktin se faktori kryesor i prodhimit që është puna po largohet, qindra mijëra të rinj po largohen, dhe këtë radhë edhe ata që shoqëria ka investuar në to, pra të arsimuarit. Emigracioni për kombin është plagë. Unë e kam thënë edhe në shkrime, Shqipëria është në vendin e dytë për emigrim në botë dhe këtë e quaj hemorragji kombëtare, jo emigracion. “Ndryshimi sasior sjell ndryshim cilësor në shoqëri” thotë Hegeli. Unë pyes studentët, kush mendon të ikë nga vendi dhe të gjithë e ngrenë dorën, kështu është edhe në gjimnaze,është tronditëse. Sipas GINIT- ka   thellim të  pabarazisë në Shqipëri së fundmi, pra pasuria po përqendrohet gjithmonë e në sa më pak duar. Kjo bën ekonominë të mos funksionojë ashtu sikurse trupi që nuk ka gjithandej gjak. Raportet e fundit të BERZH-it tregojnë se vetëm ne dhe Bjellorusia kemi rritje të kostos së jetesës. Këto nuk po i marr nga INSTAT -i i Shqipërisë, sepse  nuk ka INSTAT real dhe nuk ka pasur kurrë. Fatkeqësisht, pra Shqipëria, është një vend pas sy e pa vesh dhe njëra parti i ka shifrat e saja, kurse tjetra shënimet e saja. Pra unë si akademik e kam të vështirë të bëj një diskutim nëse nuk kam dy fakte me të cilat mund të elaboroj dhe ato pak të dhëna i marr nga raportet ndërkombëtare. Së fundmi alarmues ishte raporti mbi vdekjet nga kanceri ne lëmë pas vetëm Moldavinë. Edhe këtë e kam  marrë nga INSTAT-i  italian pasi kemi vajtur në spital dhe nuk na japin shifra, sepse në të vërtetë shifrat janë të frikshme dhe ata i mbajnë të fshehura.

Tjetër, arsimi

Edhe unë punoj në arsim dhe nuk e meriton emrin arsim. Niveli i arsimit shqiptar i matur nga institucionet ndërkombëtare tregojnë më lart se ne Kamboxhan e pas nesh Etiopinë. Këtu të përkujtohet teza e Qubrilloviq, i cili nuk e kërkonte pushtimin e Shqipërisë si megalo-idea, por t’i hiqnin arsimin, dhe kjo është shumë tronditëse.

Tjetër, deficiti tregtar, kjo fjalë e pakuptimtë, ku pothuaj se ne nuk prodhojmë asgjë. Deficiti mbi dy miliard Euro, vetëm Bosnja e kishte diçka të ngjashme, por Bosnja, të paktën bilancin tregtar të prodhimeve bujqësore e kishte pozitiv, kurse ne edhe bilancin e prodhimeve bujqësore e kemi negativ.

Tjetër, numri i partive dhe a ka demokraci Shqipëria?

Demokraci si emër kemi pasur gjithmonë, edhe Enver Hoxha e quante demokraci popullore. Kishte një ritual votimi, kishte disa forume. Por, demokracia në kuptimin perëndimor ku po jetojmë e zhvillojmë jetën e intelektin tonë do një hapësirë të lirë e cila në Shqipëri nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë. Këtu unë doja ta nisja ligjëratën. Janë të regjistruara 126 parti dhe 1654 OJF. Por shumë sdo të thotë demokraci, ky është një ekuacion i rremë.

Atëherë cili është problemi?

Problemi për ne ka qenë në gjenezë, atë që e tha edhe Majlinda, ne po vinim nga një sistem doktrine i quajtur nomenklatura, pushteti i emërimeve, ku partia ishte i vetmi subjekt që absorbonte gjithë jetën ekonomike, politike e akademike të vendit. Të gjitha raportet e thonë këtë, jo pse e themi ne. Shqipëria ishte e fundit që ra, nuk është se Shqipëria kishte një lëvizje të brendshme, sepse është tentuar të shitet kjo,sikur ishte nga Ramiz Alia etj. Pas rënies u krijua një pluralizëm i rremë, dhe tani ne po e kuptojmë se është i rrem. Duke mos pasur disident, përsëri në krye ranë dy njerëz të regjimit, Sali Berisha  dhe Fatos Nano, dhe në dallim nga vendet e tjera si Rumania, Bullgaria, Kroacia etj, që bënë reforma, ato nuk u bënë në Shqipëri. Kur kemi hapur Stabilizim Asocimin, para Krocisë në vitin 1995 ishim të parët në rajon, e pastaj na kaluan të gjithë. Partitë dështuan në kanalizimin e vullnetit të popullit, ishin dhe mbetën të njëjta, të formatuara rreth liderit i cili emëronte gjithçka. Dështuan në krijimin e partive me Demokraci Pjesëmarrëse. U rifaktua lufta e klasave, që unë e quaj Lufta e Klasave 2.0. Pra kalimi në një vend kapitalist i Shqipërisë nuk u shoqërua me reformën e pronës sipas modelit Gjerman e as atij Çek, pra bëmë një mishmash i cili prishi regjimin juridik. Kapitalizmi kërkon transparencë kapitali, pa transparencë asgjë s’mund të ndodhë.  Bursa u bë në 96 –tën por nuk u zhvillua kurrë, politika u bë si biznes, biznesi u ngatërrua me krimin dhe u bënë një trinom. Pra nuk ka transparencë, prona jo, kapitali jo dhe as sistem drejtësie. Shqipëria nuk e bëri as sistemin e drejtësisë, por u hap një farsë e cila quhet “shkolla e plepave”  dhe për tre muaj u bënë gjykatës dhe prokuror. Dhe, sot i vuajmë të gjithë ato pasoja. Dhe unë, jam avokat në Itali dhe Francë dhe nuk mund të ushtroj më asnjë aktivitet. Pra është uzurpuar hapësira e lirë. Qytetarët ishin të shpronësuar nga sovraniteti në kohën e komunizmit dhe përsëri sot ,çfarë thotë partia bëhet, vetëm se nën petkun tjetër të ri. Në gjithë lëvizjet që kanë qenë dhe që sistemi i krijon ështe e njëjta histori elitiste, pra zgjidhja është: të bëjmë një parti tjetër të re, prapë me sistem elitar dhe s’ke nevojë të pyesesh se si do ta bëjë, por kush do e bëjë. Kjo është ligjëratë skllavëruese, sikur t’i thuash ujkut të bëhet vegjetarian.
E vetmja mundësi që ne kemi të hapim një ligjëratë tjetër të re.

Ne duam shpërqendrim të pushtetit që partitë të shfuqizohen, pra të mos jetë partia  pushtet legjislativ, që dikton administratën. Mos të jetë partia e cila zgjedh presidentin, zgjedh drejtorin e Instatit, por këto instrumente t’i kanë qytetarët.
Ligjerata jonë është që të gjitha këto të institucionalizohen. E kemi menduar si model një kushtetutë të re, sepse derisa këto nuk përkthehen në institucione asgjë nuk ndodhë, dhe kjo është detyrë e konstitucionalistëve,,. Perëndimi nga 1700 e këtej jeton në bazë të institucioneve. Pra zgjidhje nuk kam as unë, as ti, por institucioni i cili do jetë i kontrolluar nga qytetarët dhe llogaridhënës. Është ligjëratë e cila në vendet tjera është hapur, kurse në  Shqipëri jemi shumë larg kësaj. Por, shenjat e para po jepen, fakti se ligjëratën tonë po e marrin, po e përkthejnë sipas interesave të tyre disa subjekte të tjera por kemi shqetësim se edhe po e devijojnë.

Ekonomia
Në Shqipëri ka një strukturë ekonomike e cila dikton zgjidhjet politike nga sipër dhe nuk ka qenë asnjëherë e kundërta dhe Shqipëria ka bërë reforma (proklamuar !!)  të panumërta dhe asgjë nuk funksionon.

Pas rënies së sistemit komunist në 1991, pra  i ekonomisë së përqendruar , ishte pyetja: Cilin sistem ne do zbatonim. Tani edhe kapitalizmi “solidar” i viteve 70-të  nuk ishte më, kapitalizmi kishte kaluar në ultrafinanciar. Që nga viti 1974 bie parimi i solidaritetit mes kombeve dhe do kemi ndryshime,ku luftërat për tregti do bëhe

n më të egra. Do privatizohen bankat kombëtare, pra do kalojmë në një globalizim financiar duke u hequr shteteve mundësinë për të vepruar, për të pasur sa më pak instrumenta ekonomik. Kuptohet që shteti nuk ka rol në konfliktet sociale të tij për të ndihmuar fatet e shoqërisë, shtresave të margjinalizuara pasi ky rol tani i atribuohet tregut global, respektivisht globalizimit.

Vjen faza e “Terapia Shok” e cila kërkonte shkrirjen e të gjitha ndërmarrjeve publike që kishte Shqipëria.. Edhe ato ndërmarrje të voglat që ishin rentabile u shkatrruan, kjo kërkohej për arsye që shteti të mos ketë asnjë rol në jetën ekonomike e politike, u mbyllen rreth 800 ndërmarrje shoqërore të cilat krijuan një bum të papunësh. Shqipëria humbet të gjitha kapacitet e saj për t’u zhvilluar dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ideja ishte se me privatizimet të krijohet baza e një borxhezie  artificiale dhe e tregut. Kjo ka funksionuar në disa vende, kurse në Shqipëri nuk funksionoi sepse elita shqiptare nuk ishte elitë patriotike, tani e themi kollaj sepse faktet janë të tilla. Pra pasi i privatizuan ndërmarrjet i shkatërruan që të gjitha dhe nga një borgjezi prodhimi kaloi në një borgjezi tregtie dhe struktura e ekonomisë sonë sot është strukturë importi. Derisa ekonomia e prodhimit kërkon punë, ekonomistë, jurist, lodhje, kontrata me të huajt etj. importi është shumë i thjeshtë, një mekanizëm pervers, jepu me koncesion pesë vetave të drejtën që të sjellin nga jashtë sheqerin, bananen dhe gjithcka. Kjo i mban edhe partitë, sepse koncesionet kanë nevojë gjithmonë për akses politik. Dhe kështu, krijohet kjo simbiozë oligarki ekonomike, monopole ekonomike dhe oligarki politike. Pra, kjo struturë ka nevojë për dhjetë njerëz në ekonomi, dhe ata të dhjetë hyjnë edhe në politikë. Me këtë lloj modeli neoliberal nuk ka më shtete, ka lobe trensnacionale.

Por, çfarë ka ndodhur?

E para,

Nëse ekonomia kolon drejtë importit fillon ajo që quhet “Rest du Boot” do të thotë që ti për ta maksimizuar fitimin tënd duhet të mos lejosh zhvillimin e investimeve në vend. Ligjet për investimet ishin diametralisht të kundërta me ato që ishin në Rumani, Serbi e vende tjera. Kohët e fundit Serbia ka mbi 35 mijë investime të huaja. Ka ligje enkas për investime, ka negocim në OBT  në organizatën botërore të tregtisë enkas. Shqipëria i ka bërë të kundërta.

E dyta, që është kryesorja, financa.
Në kapitalizëm rëndësi ka kapitali fatkeqësisht, Shqipëria hoqi dorë nga kontrolli i kapitalit. Në vitin ’97- të, siç e dini mirë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka negociuar që Shqipëria  të heq dorë nga kontrollit financiar dhe sot aktualisht Shqipëria nuk ka një bankë shqiptare, ka banka private të huaja.
Çfarë do të thotë kjo?
Sot aktualisht, sipas shifrave të tyre (pushtetarëve) aktualisht janë mbi 4 miliardë Euro depozitat e shqiptarëve, të cilat shumica shkojnë në vendet e tjera sepse ky lloj kapitalizmi (ultrafinanciar) e lejon,  kurse në vitet para viteve 80 nuk e lejonte ligji “Glas Stegal” i cili i ndante bankat tregtare nga bankat financiare. Bankat tregtare e kishin detyrë zhvillimin e territorit dhe asaj zone që i përkisnin depozitat aty bëhej investimi për zhvillim, për shembull mblidheshin paratë në Pejë dhe aty investohej, zhvillohej, mblidheshin në Berat, aty zhvillohej, pra sikur një familje dhe ku lloj kapitalizmi kishte kuptim. Ky lloj kapitalizmi nuk është më, sot ka një gllabërim të të gjitha bankave të mëdha dhe ka një lëvizje endogjene të financave, pra Shqipëria nuk ka kontroll në kapitalin e saj. Nuk ka banka publike, ndër vendet e rralla që nuk ka banka publike, bie fjala Gjermania e ka KFË-bankën gjigante e cila shërben për zhvillimin e Gjermanisë. Më kryesorja, ne kemi humbur sovranitetin monetar. Ligji për bankën e Shqipërisë sanksionon në nenin 1 të saj që Banka e Shqipërisë merret vetëm me inflacion. Çka do të thotë: ka hequr dorë nga zhvillimi i punësimit dhe prodhimit. Njeriu që ka pak njohuri ekonomike e kupton këtë, se nëse ti merresh thjesht me inflacionin do merresh me ata që kanë bërë para. Nëse ti bankës i jep dhe natyrë prodhimi, punësimi atëherë nëse bankat private nuk e bëjnë punën e tyre ndërhynë banka publike me emetim apo marrje të riskut të përbashkët për të bërë kreditimin, përndryshe nuk ndodh asgjë. Këtë rol e ka p.sh Banka Amerikane, ka dy funksione: inflacionin dhe punësimin e zhvillimin. Ne kemi marr modelin e Bankës Qendrore Evropiane e cila ka vetëm inflacionin sepse është në pronësi të Gjermanisë dhe sot Euro e favorizon Europën Veriore ndërsa Evropa Jugore ka vështirësi, është në krizë si pasojë e këtij lloj sistemi. Shumë vende, si shembull Polonia, të cilat nuk janë nën Euro po njohin një zhvillim të madh. Këto duhen parë si struktura ekonomike të cilat nuk janë të barabarta.
Pra, Shqipëria edhe pse është një vend i pavarur, nuk e ka mundësinë e kontrollit të monedhës së saj. Sot aktualisht vlera e Euros bie çdo ditë dhe pyesim, si ka mundësi të rritet vlera e Lekut kur ne nuk prodhojmë asgjë, askush nuk mund ta shpjegojë. Ajo që nuk ka arsye ekonomike ka arsye spekulative. Pra atyre për të importuar u intereson Leku i fortë, sepse nëse Leku shqiptar do ishte i dobët do favorizonte eksportet shqiptare, ndërsa kështu importet e tyre bëhen më të lira.  Ato që po ndodhin në SHBA, Gjermani etj tregon se Ekonomia Reale është në krizë dhe kjo përkthehet në politikë, pra kush ka më shumë aksese. Ne e shohim se si parlamenti shqiptar mbushet me tregtarë e jo me borxhez prodhimi, të themi një njeri që ka një kantinë vere apo njeri të ka një ferme, por vetëm importuesit e mëdhenj, se akademikë jo se jo. Pra, kjo lloj strukture duhet ndryshuar, përndryshe nuk do hapen kurrë vende pune.

Diaspora

Shqipëria ka gjysmën e saj jashtë, këtë duhet ta bëjmë një pikë force. Diaspora shqiptare apo mërgata shqiptare duhet të vijë në Shqipëri jo përmes kanaleve partiake, sepse çdo gjë që do vjen përmes kanaleve të partive do të përvertohet sepse është struktura e tillë. Në programin tonë ne propozojmë që përfaqësimi i diasporës shqiptare të jetë direkt ,në një Senat Shqiptar i cili do ketë rolin e kontrollit në politikë. Në këtë mënyrë ne vitalizojmë diasporën, e bëjmë Shqipërinë të jetë e tokëzuar me perëndimin dhe njerëzit më të merituar të zgjidhen në secilin vend, për shembull, Austria dy senator, Greqia 3 e kështu me radhë. Lidhjet që kanë në vendet ku ata jetojnë me botën e biznesit, artit  t’i bartin në Shqipëri. Kjo nga ana tjetër do të thotë heqjen e pushtetit të partive. Tirana zyrtare nuk mund ta imagjinojë dot që një pjesë e pushtetit të kalojë në diasporë. Kjo i ka frikësuar gjithmonë. Pra Senati nuk mund të bëjë ligje por nuk lejon aprovimin e ligjeve të dëmshme për vendin, është frenues. Në drejtësi kështu funksionon. Ne kërkojmë të kemi banka publike, themelimin e Instituteve për Ekonomi, për Financë. Nëse ti nuk krijon një habitat nuk vjen asnjë investitor, kur nuk ka  aeroport të përshtatshëm, kur nuk ka energji të sigurt, nuk ka institute shkencore. Ne nuk kemi zinxhir veterinar apo atë t agronomisë etj. Bërja kapitalizmit nuk bëhet vetvetiu siç u është thënë shqiptarëve.

Ne kërkojmë një shtet aktiv ashtu si u bë Italia, Franca, Kora Jugore dhe vet Amerika u bë kështu. Atëherë pasi shteti zhvillohet krijohen këto institute, bashkëpunim shtet privat (jo komunizëm). Kapitalistët shqiptarë nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetje nga institutet e caktuara. Flotën e Tregtisë së Shqipërisë nuk e bënë dot, të mos kemi flotë tregtie është problem i madh. Aktualisht udhëtarët nga Durrësi gjithmonë marrin anije nga flotat e huaja, apo nuk kemi asnjë aeroplan me flamur shqiptar etj. Pra, nuk kemi asgjë makro ekonomike, asgjë. Dhe nëse nuk do bëhet gjithçka në Makro nuk do ketë investime në Shqipëri. Korrupsioni është një devijim spontan ndaj interesit publik dhe jo shkaktari i gjithë kësaj gjendje. Dhe në Shqipëri kjo bëhet me shkallë dhe kjo quhet kapje shteti, kapje e ekonomisë, kapje e mediave. Ne nuk na botojnë, ka dy vite që nuk kam folur në televizion,mëpërpara disa herë, dhe krejt kjo nga se kastën në pushtet e frikëson Ligjërata.
Shqiptarët do kontribuojnë për vendin e tyre nëse do kenë mundësinë dhe institucionin që i lejon të kontribuojnë në vendin e tyre dhe njëkohësisht t’i mbrojë ata.

Pra të hapim një Ligjëratë të re për vendin qoftë nga ana politike, juridike, ekonomike dhe financiare.
Ne kemi vetëm një atdhe, pa marr parasysh sakrificat ne do vazhdojmë rrugën për Ligjëratën e re dhe kjo që bëjmë është minimumi i atyre që dikur bënin rilindasit e veprimtarët e tjerë të cilët rrezikonin më shumë se sa ne sot.
Shpresoj se kjo ligjëratë do përhapet, Demokracia Pjesëmarrëse, një model i Zvicrës. Ne kemi studiuar edhe traktatet ideologjike të rilindasve tanë. Ata e dinin dhe urrenin lënien e Shqipërisë në një dorë të fortë.  Sami Frashëri thotë, se shqiptarët gjithmonë kanë qenë luftëtarë të fortë pasi në luftë bëhen dhe barinjtë bashkë, kurse në demokraci e në ndërtim të vendit jo, dhe kërkonte demokraci nga poshtë, tek plakonitë e tutje, pra vendim marrjet pak nga pak. Një vend zhvillohet nëse të gjithë kontribuojnë për këtë, jo llafe, duhen instrumentet juridike aty. P.sh. buxheti pjesëmarrës, ku bashkia bënë projektet për ndërtimet por janë qytetarët që i votojnë dhe zgjedhin më të nevojshmin për to. Këto gjëra dikujt i duken utopike por po ndodhin, këto po i kërkon Movimento 5 Stelle në Itali, me të cilët kemi vënë kontakte, Podemos në Spanjë, J. Corbin në Angli. Do të vijnë patjetër ngase ky projekt neoriberal është drejtë dështimit, po rritet inflacioni, po degradohet ambienti, e ardhmja është e pa sigurt. Ne mendojmë se po e sinkronizojmë më të mirën që po ndodhë në Europë., pra Demokraci Pjesëmarrëse.

***

Ardit Latifi, 

 studiues, Itali

Vjenë, Austri 10 qershor 2017

     Hyrje

Përshëndetje te gjithëve!

Ndihem i privilegjuar t’jem sot në mesin tuaj, ndihem i lumtur dhe me shpresë kur shikoj që shqiptarë të cilët kanë lënë trojet e tyre me dekada mendojnë çdo sekondë për atdheun!

Mërgata ka qenë gjithmonë një arsye e fortë që ne të punojmë më tepër, edhe për hatrin tuaj, duke qene se zemrën e keni të ndarë përgjysmë mes vendit ku jetoni dhe atdheut të të parëve!

Për të mos u zgjatur shumë dua të them arsyen kryesore pse unë iu bashkova Lëvizjes ShqipON.

Siç e përmenda më lart, kur je jashtë atdheut dhe larg tij, gjithmonë të rri mendja andej dhe e ke me shumë merak mbarëvajtjen dhe zhvillimin e vendit. Kam jetuar per një periudhë jashtë Shqipërisë dhe ndiqja me vëmendje të madhe proçedimet politike që ndodhnin në Shqipëri, ku në t ‘njëjtën kohë më ndiqte mosbesimi dhe mos shpresa që diçka mund të bëhet në atë vend.

Duke qenë se unë e klasifikoj periudhën e Rilindjes Kombëtare si më të lavdishmen e kombit tonë kam qenë në kërkim të atyre që e duan Shqipërinë siç e donin ata!

Gjithmonë kam ëndërruar që dikush ta ndjekë udhën që shtruan Rilindasit për ne, ata mendimtarë dhe patriotë të cilët ishin nga të gjitha viset shqiptare, u bashkuan nën një ideal, bashkimin dhe ndërtimin e të ardhmes së ndritur të kombit tonë nën një flamur.

Pasi u njoha me programin e Lëvizjes pashë që një nga pikat kryesore të saj ishte bashkimi ekonomik, politik dhe gjeografik i trojeve shqiptare. Më saktësisht i Kosovës nën Shqipni.

U binda që kjo është lëvizja që i duhet Shqipërisë. Kjo ishte arsyeja ime kryesore dhe kontakti i parë që më vonë më dha shansin të bashkohem me këtë lëvizje. E vetmja lëvizje në Shqipëri që kishte në një program të qartë dhe mirë argumentuar bashkimin kombëtar.

Të gjithë biem dakord që ne populli shqiptar këtej dhe matanë kufinit qesharak, jemi lënë jetim nga politikanët tanë. Bashkimi kombëtar është jetik për ne përveçse është diçka shpirtërore të cilën ne e vuajmë përditë.

JO pa qëllim politikanët tanë e përmendin bashkimin vetëm si diçka shpirtërore dhe e përfundojnë aty, duke e mbyllur me pamundësinë tonë për t’u dalë kundër fuqive të mëdha me justifikimin që ata nuk na lejojnë dhe ne jemi askushi.

Me këtë ligjëratë ata kanë përdhosur dhe kanë tallur ëndrrat e Shqiptarëve!

Një nga arsyet pse këta politikanë nuk e duan bashkimin është sepse sot ato kanë privilegje te shumëzuara me 2, d.m.th. në dy shtete, nëse do ndodhte bashkimi privilegjet do zvogëloheshin.

Por arsyeja kryesore është ekonomike. Si Kosova ashtu edhe Shqipëria, janë shtete totalisht të varura nga vendet fqinje.

Sot vendet tona pavarësisht që kanë kapacitete për të prodhuar të paktën produktet bazike, nuk e bëjnë atë por, ndihmojnë vendet fqinje duke importuar deri tek produktet me bazike siç është mielli, frutat e perimet. Këtu kemi të bëjmë me një kontribut të drejtpërdrejt në G.D.P e vendeve që na rrethojnë siç janë Serbia Mali i zi, Maqedonia, Greqia. Nëse politikanët tanë do mundoheshin të bënin diçka për t’a ndryshuar këtë situatë nuk do lejoheshin nga fqinjët, që dukshëm si kemi miq dhe do shantazhoheshin nga ata. Shantazhimet janë nga më të ndryshmet deri në bërjen publike të aferave që kanë bërë në kurriz të popullit për interesa personale në bashkëpunim më këta fqinj.

Në këtë pikë vetëm një platformë reale, e papërlyer, me ide të qarta mbi zhvillimin e vendit, e pashantazhueshme dhe mbi të gjitha patriotike, që e vë interesin e vendit mbi atë të partisë mund t’a realizojë bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë.

Si mund t’a bëjmë këtë dhe ç ‘hapa duhet të ndjekim.

1- Kemi forcën më të re punëtore në Europë!

2- Harmonizimi i Legjislacionit tatimor-doganor!

3- Krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik!

4- Mundësitë për të patur një monedhë të përbashkët, mundësisht Kosova të braktisë Euron dhe të marrë Lekun!

5- Përcaktimi dhe harmonizimi i sektorëve strategjikë kombëtar ( bujqësia, turizmi, energjia e rinovueshme )

6- Krijimi i produkteve autoktone shqiptare që të identifikohemi ndërkombtarisht me një markë tonën!

7- Planifikimi nga specialistë të fushës i shfrytëzimit të pasurive natyrore në mënyrë të bashkërenditur!

8- Lidhja e rrugës së Kombit me portin e Durrësit do na bënte një pikë referimi mbi marrëdhëniet tregtare europiane!

9- Hapja e bankave publike të përbashkëta ( agrare )!

10 – Planifikimi i plotë për programe akademike të përbashkëta!

11 – Binjakëzimi i gjimnazeve!

12 – Krijimi i forcave ushtarake të përbashkëta, ligave sportive dhe kombëtares!

13 – Bashkimi Kombëtar do sillte një shpërndarje më të mirë të popullsisë duke zhvendosur qendrën!

14 – Do faktorizoheshin edhe një herë duke u bërë një treg rreth 7 milionësh duke prishur balancat e Ballkanit!

15 – Përhapje ligjërate! T’i mëshojmë fort ideve të kalimit nga një ekonomi importi në një ekonomi prodhimi që të ndërgjegjësohet masa dhe të kuptojë që mënyra e vetme për të luftuar një treg me të tillë konkurrencë është bashkimi kombëtar!

Shpresoj që kjo datë, 10 qershor, përvjetori i Lidhjes së Prizrenit të jetë një ogur i mirë i vazhdimit të rrugës dhe ëndrrës së RILINDJES KOMBËTARE!

 

 

Mirush Palushi,
studiues, Itali

 Vjenë, 10 qershor 2017

Si një student ekonomie por edhe duke qenë se situata e keqe ekonomike është ajo më e ndjeshmja në të dy shtetet tona, unë kam zgjedhur të flas për programin ekonomik të lëvizjes sonë, si një program që kërkon ndryshim total të drejtimit aktual të ekonomive tona.

Fillojmë duke thënë se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, nuk është banale dhe e rastësishme por pjesë e një vizioni antidemokratik, kundër popujve dhe të drejtave të tyre. Shqipëria nuk është më një vend i izoluar dhe nuk do jetë më kurrë i tillë. Shqipëria është tashmë pjesë e një procesi që njihet me emrin globalizëm dhe që shtrin efektet e tij kudo edhe pse të fshehura me kujdes. Reformat politike dhe ekonomike që i imponohen Shqipërisë janë pjesë e këtij vizioni dhe politikanët tanë janë kukulla te vetëdijshme dhe bashkëpunuese me  lobet që punojnë kundër interesave të popujve dhe të drejtave njerëzore. Prandaj duhet të shtrijmë debatin se cili është interesi i Shqipërisë. Me të kuptuar këtë interes kombëtar, largimi i këtyre kukullave është thjesht çështje kohe!

Reformat e vërteta, siç thamë, duhet të orientohen krejtësisht në një drejtim diametralisht të kundërt me atë që është sot, duke kaluar nga një një ekonomi feudale spekullimi, importi ,në një ekonomi kombëtare prodhimi dhe zhvillimi për begati të përgjithshme dhe zgjerimin sa më shumë të një shtrese të mesme dhe ndihmën e shtresave të varfra.

Kështu propozojmë:

-Nisjen e reformave keyneziane dhe braktisjen e dogmës neoliberiste, që dështoi në zhvillimin e një ekonomie kombëtare, në gëzimin e të drejtave sociale dhe ekononike duke detyruar gjysmën e shqiptarëve të braktisin vendin.

-Objektivi është rritja e kërkesës agregate, rritja e aftësive prodhuese në vend, 10 fishimi i GDP dhe trefishimi i rrogave të punëtorëve. Shqipëria sot gjendet shume fish nën potencialin e saj te zhvillimit. Greqia psh me shume më pak pasuri, por ka 30 fish më të lartë GDP se Shqipëria, ashtu si dhe Kroacia, Serbia etj. Kjo është e papranueshme. Nuk ka shpëtim pa çlirimin e ekonomisë dhe energjive të fikura të shqiptarëve. Kapitali duhet të vihet në shërbim të një cikli virtuoz së bashku me punën dhe energjinë e gjithë secilit dhe jo në shërbim të këtij qarku pervers mes pushtetit politik oligarkik dhe monopoleve ekonomike dhe botës kriminale.Krijimi i shërbimeve publike dinjitoze për akses të të gjithë qytetarëve duke krijuar kështu një harmoni sociale dhe rivitalizim të territorit tashmë i braktisur dhe jashtë kontrolliKalimi nga ekonomi spekullimi në ekonomi prodhimi (orientimi i ekonomisë drejt importit është një projekt antikombëtar që penalizon bizneset shqiptare). Pasuria e vërtetë e një vendi nuk është kapitali i tij por aftësitë e tij prodhuese. Sot këto aftësi janë azeruar njësoj si vendet afrikane. Shpërthimi i flluskes financiare globale shumë shpejt do ristartojë botën dhe ato që kanë aftësi prodhuese do jenë në pararojë. Bashkimi i ekonomive me Kosovën është rruga e paevitueshme dhe komplementare për dimensionin e një ekonomie bazuar mbi prodhimin dhe konsumin e brendshëm dhe jo vetëm eksportimi .Lobet ndërkombëtare, elitat financiare transnacionale, pushtetarët kukulla në të dyja anët e kufirit, bota e krimit nuk e dëshiron këtë gjë. Por shqiptarët duhet të kuptojnë se kjo nuk është kapriço por vendosja e fatit të kombit tonë, të përçudnuar politikisht, shpirtërisht dhe ekonomikisht.Kështu duhet shkëputja e rrezikshme prej kapitalit financiar spekullativ ndërkombëtar dhe hartimi i politikave për thithjen e emigrantëve shqiptarë, burimi i çmuar i njohurive mbi proçeset prodhuese dhe mbartës të kapitaleve financiarë.Çmontimi i monopoleve ekonomike, financiare, mediatike dhe lejimi i një tregu të lirë që shpërblen virtuozitetin, talentet dhe riskun e sipërmarrësit.Demokratizimi i kreditimit për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.(4 milliardë vetëm në Shqipëri) Kontrolli demokratik mbi normat e interesit duke dalë prej vorbullave spekulative.Demokratizimi i Bankës Qendrore Kombëtare dhe ndryshimi i funksionit drejt zhvillimit të vendit dhe punësimit dhe braktisja e dogmës neoliberiste të ruajtjes së nivelit të çmimeve. Gogoli i inflacionit nuk mund të mbajë peng një vend që ende nuk ka arritur kapacitet e tij të prodhimit. Rritja e kontrolluar demokratisht e bazës financiare do të ndihmojë vënien në kontakt të operatorëve private dhe publike për krijimin e pasurisë reale. Për këtë duhet në radhë të parë Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare direkt nga qytetarët në një garë elektorale mes profesionistëve më të mirë të fushës. Kontroll efektiv i Bankës Kombëtare mbi bilancet e bankave të nivelit të dytë në të gjithë vendin.Kthimi i sektorit bankar shqiptar në duart e shqiptarëve me banka private dhe publike. Vetëm banka të tilla e lidhin suksesin e tyre me zhvillimin e territorit ku ndodhen sesa me operacione spekulative ndërkombëtare. Ndarja e bankave në banka tregtare dhe ato financiare sipas ligjit të famshëm Stegal. Ngritja e kreditimit si e drejtë kushtetuese e kontrolluar demokratisht dhe jo tërësisht në duar e elitave financiare private. Kreditimi i bizneseve shqiptare sidomos ato strategjike për vendin edhe me ndihmën publike.Krijimi i një Burse Shqiptare funksionale edhe me detyrim, për ti dhënë fund errësirës së fluksit financiar dhe dominimit të bankave si operatorë të vetëm në tregun financiar. Çmontimi total i monopolistëve të importit duke i hapur rrugën konkurrencës së ndershme dhe virtuozitetit ekonomik.Zgjidhja përfundimtare e konflikteve të pronës private dhe publike brenda dy vitesh si rasti gjerman. Vazhdimi i kaosit mbi pronën favorizon vetëm klikën e pushtetarëve dhe minon ndërtimin e një ekonomie të lirë dhe moderne.Kthimi i sektorëve strategjikë në duart e shqiptarëve për të krijuar një ekonomi prodhimi mbi interesat kombëtarë. Eksportimi vetëm i materialeve të papërpunuara si vende afrikane duhet të përfundojë duke fuqizuar kapacitetet e përpunimit dhe rritjes së vlerës së shtuar në çdo sektor. Rinegocimi i cdo kontrate të padrejtë kombëtare dhe ndërkombëtare hartuar nga qeveri të korruptuara dhe antishqiptare.Krijimi i sindikatave të fuqishme, të pavarura dhe funksionale për të mbrojtur të drejtat dhe rrogat e punëtorëve, kërkesën agregate dhe detyruar biznesin të minimizojë kostot jo vetëm në uljen e pagesave por duke bërë investime teknologjike për zhvillimin e biznesit të tij.Normalizimi i universiteteve shqiptare dhe shkollës në përgjithësi. Thithja e intelektualëve të vërtetë me konkurse publike online. Adoptimi i strategjive dhe teknikave të reja transparente dhe publike për rritjen e cilësisë së arsimit, kërkimit shkencor brenda disa viteve. Rithemelimi i instituteve të ndryshme shkencore në çdo fushë që ti paraprijë modernizimit të vendit. Shqipëria ka mjaftueshëm burime njerëzore me formimi perëndimore të mjaftueshëm për të bërë 10 Shqipëri. Afrimi i këtyre aseteve nuk duhet t‘i lihet në duar partive, por institucioneve demokratike të kontrolluara nga qytetarët si dhe metoda transparente dhe objektive.Masa të përkohshme protektive për sektorët thelbësorë si bujqësia dhe industria bujqësore, turizmi, energjia e pastër, transporti etj. Ngritja e qarkut veteriner dhe agronom kudo në vend si dhe pavarësia e farave shqiptare.Konfiskimin e pasurive të pushtetarëve të lartë këto 26 vite edhe me ndihmën e agjencive ndërkombëtare të hetimit(deputetë, ministra, gjyqtarë, prokurorë, kryetare komunash, drejtorë të lartë të enteve publike, rektorë, dekanë, drejtorë të lartë të forcave ushtarake dhe të rendit etj). Largimin nga skena politike të të gjithë funksionarëve të lartë që ndërtuan këtë sistem pervers antikombëtar këto 26 vite.Ndalimi i flukseve financiare kriminale, duke i prerë rrugën parasë së pisët që korrupton administratën publike, shoqërinë dhe rininë shqiptare.

Të gjitha këto pika janë një përshkrim i programit ekonomik e paksa politik të shkëputura nga platforma S.O.S.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Lëvizja ShqipON, ligjëron në Vjenë

Shuhet nga jeta Prof. Dr. Musa Kraja

June 15, 2017 by dgreca

Musa Kraja Shkruan:Hazir Mehmeti, Vjenë/

   Një lajm i  hidhur, u shua nga jeta Prof..Dr. Musa Kraja,  kreator i shkencave pedagogjike, themeluesi i Akademisë së Shkencave të Edukimit- Tiranë, kryetari i saj. Shkenca pedagogjike shqiptare humbi njeriun e saj me vlera të mëdha, por vepra e tij mbeti pasuri në rrugën e arsimit e edukimit kombëtar brezave dhe ai vet njëri nga personalitet më të shquara kombëtare.
    Gjithë veprimtaria shkencore hulumtuese, kreative , gjuhësore, publicistike e arsimore e Prof. Dr. Musa Krajës është zhvilluar për të mirën edukimit dhe arsimimit, zhvillimit të shkencës pedagogjike dhe rrjedhimisht çështjes kombëtare.
 Nga ligjëratat e tij në seminaret për mësuesit/et nga diaspora përfitoj edhe mësimdhënësi mërgimtar. Ai ishte me mish e me shpirte mes problemeve të organizimit dhe mësimdhënies në diasporë. “Ju jeni shembulli më i mirë i kohës sonë në kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku ju jetoni. Abetare punuan gjithë rilindësit të cilët jetuan jashtë vendi”,- tha mes tjerash në seminarin e Ulqinit.
  Në të gjitha simpoziumet, konferencat, seminaret, ku ai mori pjesë, nuk la pa marr shembull veprën madhore të mësuesve mërgimtarë. Ai veçonte mësuesit krijues të disa vendeve, gëzohej shumë kur botohej ndonjë vepër apo tekst shkollor dhe fliste me pasion, gjithmonë me frymë pozitive, duke dhënë kurajë, edhe atëherë ku kishte vërejtje nuk ngutej, me virtyte edukatori e sqaronte mendimin e tij bindës.  
    “Do ta hartoj një monografi mbi mësuesit e diasporës si shembulli më i shkëlqyer në rrugën e rilindësve tanë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe”, -thoshte Prof. Kraja. Ai do ta përfundon monografinë, pasi la pas bijën e tij, Prof. Emirjona Kraja, Akademinë e Shkencave të Edukimit-Tiranë, miq e student të tij aktiv të frymëzuar nga puna madhore e Prof. Dr. Musa Krajes.
  Fundi i shekullit njëzet dhe fillim shekulli ynë do flasin me respekt me emrin e Prof. Dr. Musa Kraja, mbi veprën madhore që la pas në pasurimin e rrugëtimi kombëtar drejt progresit dhe civilizimit.
   Letra e 27 –të, e fundit
   Ai kishte respekt të madh për mësuesit dhe veprimtarët e çështjes kombëtare. Në letrën e tij të fundit, me 5 maj 2017, mes tjerash lidhur me planet e Akademisë për organizimin e simpoziumit mbarë kombëtar, shkruan: “ I dashur dhe nderuari Hazir!  Kam biseduar në Tetovë, lidhur me 170 Vjetorin e Lindjes dhe 100 vjetorin e vdekjes se Prof. Rexhep Vokes-Tetova, personalitet i shquar i çështjes shqiptare, mësues , pedagog, iluminist etj, Për  këtë  personalitet  janë shkruar artikuj  studimore, është botuar një doktoratë nga Prof. dr. Vehbi  Bexheti, ka një monument në vendlindje, Shipkovicë.   Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë “Për veprimtari patriotike me Urdhrin e Klasit të  pare,” prandaj , në  kohën  e  lirë trajtova   për të  organizuar një  Simpozium mbarë kombëtar, nga ana e Akademisë sonë , siç kemi bërë për disa personalitete, përfshirë edhe Atë  Gjeçovin”. Shumë të fala  dhe  mirëupafshim!  Musai.  Tani, e rëndë kur nuk do shihemi më Profesor i nderuar frymëzues në punën time.

Biografi, Prof. Dr. Musa  Kraja

Prof. Dr. Hajrullah  Koliqit, Prishtinë. Në veprën “Historia  e  arsimit  dhe e mendimit  pedagogjik  shqiptar”, botim në vitin  2013, faqe 468, 469, mes tjerash shkruan:   “Musa  Kraja (1938),Mësues  i  Merituar,  është  doktor  i shkencave  pedagogjike, veprimtar arsimi, pedagog  universiteti, autor veprash  të  shumta  pedagogjike, duke  përfshirë  këtu  veprën  enciklopedike  historiko- pedagogjike, “Mësuesit  për kombin  shqiptar”, 1993.   Musa  Kraja  lindi  në  Shkodër, ku  kreu  shkollën  fillore, të mesme  dhe  studimet e larta në dy  degët : Gjuhe-Letërsi  dhe  Histori-Gjeografi  në  institutin e Larte  Pedagogjik  të  këtij  qyteti. Studimet  i vazhdoi në  Fakultetin  Histori-Filologji  te Universitetit  të Tiranës  dhe  arriti deri  në gradën  shkencore  doktor i shkencave  pedagogjike. Tetë  vjet ushtroi  misionin e mësuesit  në zona të  thella malore të Shkodrës  për  të  vazhduar pastaj  në  shkollat e qytetit të Shkodrës. Punoi  në organet drejtuese të arsimi  në rreth (Shkodër), dhe  në qendër ,  (Tiranë), arriti  deri  neë  postin e  zëvendësministrit  të Arsimit  dhe  Kulturës  të  Shqipërisë (Disa  muaj u ngarkua  edhe me  punën e ministrit), Musa  Kraja  dha  ndihmesën e tij edhe  në arsimin e lartë  shqiptar. Prej  vitesh ishte profesor i pedagogjisë në  Fakultetin  Histori Filologji  të Universitetit të  Tiranës. Që  herët  u  shqua   edhe si punëtor shkencor. Punoi  në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Themelues dhe Kryetar i Akademisë së  Shkencave të Edukimit (Themeluar ne vitin 2011)  dhe  Rektor  i  Akademisë  Pedagogjike  të  Tiranës.

Musa  Kraja  është autor i  shumë veprave dhe studimeve  shkencore-profesionale  nga fusha e pedagogjisë, por  edhe nga  letërsia dokumentare, të  botuara  brenda dhe jashtë vendit. Botoi  shumë vepra, kryesisht  me karakter social-pedagogjik, si  “Portrete  mësuesish  dëshmorë (1967); “Migjeni Mësues” (1973); “Ndrec  Ndue  Gjoka..” (1974,”Per  forcimin e punës edukative  ne shkolle” (1981);”Mësuesit  në  Kohën e Partisë” (1986); “Probleme shoqërore-pedagogjike”; (1986) ;Mati  Logoreci”1987),ribotuar “Mati Logoreci, Jeta  dhe Vepra”(2001); ”Për  forcimin cilësor  të  shkollës”( 1988); ”Nexhip Alpan dhe  mendimi pedagogjik i tij”.(1992); “Mësuesit  për kombin  shqiptar” (1993; “Hakmarrja  tek shqiptaret (ne optiken e pedagogut),,1996; “Pestaloci  ne hapsirat  shqiptare”(1997); Teksti  universitar  Pedagogjia, (1998); ribotuar, me  2002; ”Harry  Fultz “Idetë  dhe  veprimtaria pedagogjike ne Shqipëri” (2000);”Vizione pedagogjike  për  zonat  rurale”,(2003); “Bije  të Lunxhërisë  për  arsimin  shqiptar”(Pandeli  dhe  Koto  Sotiri), 2002;”Pedagogji e  zbatuar”, (2008)  dhe  vepra  të  tjera  qofte si autor, qofte si bashkautor.

   Musa  Kraja, mësues, profesor, drejtor shkolle, rektor universiteti  dhe  veprimtar i shquar i arsimit, veç  punës se tij me përkushtim  dhe profesionalizëm, bëri  punë me vlerë  edhe për përjetësimin e dhe afirmimin  e veprës  madhore të  mësuesve shqiptare,  nga mesjeta deri në kohën tonë, nga mbarë  gjeografia  kombëtare  dhe nga diaspora shqiptare”. Prof. Dr. Musa Kraja shkroj edhe veprat “Shkolla shqipe me mësimin plotësues” (2013); “Monografi Social – Pedagogjike “Mësues dhe kriues në diasporë Hazir Mehmeti”. Mbajti ligjërata në shumë Universitete botërore. “Mësuesi, pedagogu, tradita dhe bashkëkohësia”; “Reformator i madh i arsimit, Postaleci”; “Vëllezërit Frashëri dhe mendimi pedagogjik” (Tetovë, 2000) etj.
Prof. Dr. Musa Kraja shkroi për të pavdekshmit: Mati Logoreci, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta,  Luigj Gurakuqi, Vëllezërit Frashëri e shumë tjerë, për tu bërë vet i pavdekshëm.
Tani dheu shqiptarë ngrohet me birin e saj, brumjete i brezave që vijnë.  Lavdi veprës suaj Prof. Dr. Musa Kraja! Prehu i qetë në botën e amshimit! Faleminderit për të gjitha!

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Hazir Mehmeti, Shuhet Prof.Musa Kraja

Në Suedi u mbajt konferencë pune e mësuesve shqiptarë

May 23, 2017 by dgreca

Në seancë puneNga Hazir MEHMETI-Halmstad/Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , Suedia shembull me vijueshmëri rreth 60%…shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar,  një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues.  Prof. Dr. Agim Vinca: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit” /

1Prof. Dr. Agim VincaU takuam seminareve në vendlindje me përvojat tona profesionale rrethanash të ndryshme të punës e jetës. Nevoja e mësimit nga njëri tjetri na solli në konferencën e organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në  Suedi.  Tema e konferencës ishte “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. Seminari ishte gjithëpërfshirës për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci i rrethuar nga aktivistë të mirënjohur mes tyre nikoqiri, Nuhi Mazreku e Shaban Gashi, mësues e veprimtar. Nga vendlindja morën pjesë z.Nuhi Gashi dhe  Shyhrete Reçica nga MASHT së Kosovës, Prof. Dr. Agim Vinca.  Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. Mësimi më efikas bëhet mes të barabartëve, ashtu ishte dhe kësaj radhe.  Në emër të organizatorit përshëndeti mësuesi Murat Koci i cili paralajmëroi programin dyditor, drejtuesit e seancave, referuesit duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike.

Referues i parë ishte z.Christer Jönsson, shef njësie në qytetin e Halmstad-it me temën “Mirsevjen në Halmstad, informim aktual për mësimdhënien në gjuhën amtare në Komunën e Halmstad-it”. Eksperte në shumë gjuhësi, Zyrafet Loshaj, shtjelloi rolin e gjuhëve në mësim me theks në mësimin amtar.   Nga Greqia, kryetarja e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë  Anila Velaj shtjelloj temën e saj “Krenari kombëtare apo  ndërgjegje  kombëtare? Roli i mësuesit të gjuhës amtare në  këto dy dimensione”. Një temë hulumtuese nga realiteti në rrethin e fëmijëve dhe prindërve shqiptarë në Greqi. Entela Sörmen Tabaku, ligjëruese në Universitetin e Upsales në Suedi mbajti kumtesën “Dygjuhësia në shërbim të ruajtjes së gjuhës amtare, identitetit kulturor e kombëtar”. Prof. Dr. Agim Vinca nga  Universiteti  Prishtinës u paraqit me temën mjaftë me interes: “Letërsia dhe gjuha shqipe në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor e kombëtar”. Pas temës u zhvillua një bisedë e frytshme ku dolën paqartësi lidhur me gjuhën e unifikuar shqipe në vitet shtatëdhjeta. Prof.Dr.Agim Vinca mes tjerash tha: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit” Ai dha shembuj të shumtë lidhur me vendimet e marra në atë kohë rreth gjuhës shqipe si thesar i pakrahasueshëm unifikimi me elemente të gegërishtes dhe toskërishtes në gjuhën standarde.  Shyhrete Recica, (MASHTK, inspektor) mbajti ligjëratën e saj “Shkolla shqipe në trojet etnike dhe diasporë (Suedi) dhe mbështetja reciproke”
Pas dreken e ditës së parë u organizua paneli diskutues ku morën pjesë: Prof. Dr. Agim Vinca, Nuhi Gashi, Fatmire Ismaili Bunjaku, Zyrafete Losha, Hazir Mehmeti, Anila Kila, Shyhrete Reçica, Arben Vata dhe Hazbi Lalinca. U shtruan probleme rreth vijueshmërisë, mësimdhënies, rrethanave të ndryshme të mbajtjes së mësimit në diasporë, krahasime gjuhësore. Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , një konstatim nga z.Nuhi Gashi. Në Suedi vijueshmëria është diku rreth 60%  si vend shembull në krijimin e kushteve për mësimin e gjuhëve amtare. Në Austri diku rreth 19% edhe pse kushtet e ofruara janë përafërsisht të njëjta. Në Greqi, Itali, Francë, Zvicër dhe disa vende tjera, mësimi amtar është në nivel shoqatash dhe nuk mbështet nga institucionet vendore.. Furnizimi me tekste është shumë i mirë falë përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe bashkëpunimit te saj me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürich –ut , projekt i drejtuar nga Prof. Dr. Dr. Bassil Schader. Nga ky projekt tani kemi 19 tekste sipas standardeve bash kohorë me te cilat mund të mburremi karshi kombeve tjera.  Si konstatim tjetër doli, se shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar,  një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues.
Në ditën e dytë seancat u drejtuan nga Xhevat Isufi dhe Shaban Gashi.  Përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit z. Nuhi Gashi  u paraqit me kumtesë “Fenomeni “shacat” shikuar nga perspektiva të shumta dhe në raport me mësimin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare”. Një hulumtim i bazuar në fenomenet në të folurit e përditshëm tek të rinjtë dhe tjerë në Zvicër. Zyrtarja e lartë në Ministrinë e Arsimit në Suedi, Nermina Vikström mbajti kumtesën “ Informata aktuale nga Enti Shkollor në Suedi lidhur me mbështetjen e gjuhës amtare dhe ndihma në studime”. Ishte një temë me interes duke mësuar mbi mundësit e shumta që institucionet përkatëse suedeze ofrojnë për mësimin dhe studimin e gjuhës amtare. Xhevat Isufi, mësues dhe veprimtar i njohur prezantoi një praktikë të re në shfrytëzimin e faqes së internetit në mësimin e gjuhës amtare. Një formë mësimore e së ardhmes e hartuar nga vet autori në faqen Qendra e Gjuhëve – Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër. Një kumtesë të përbashkët nga përvoja profesionale paraqitën së bashku mësueset Fatime Kuçi dhe Bahtije Ratkoceri. Pikë programore ishte prezantimi botimeve të reja nga Prof. Dr. Agim Vinca. Ai lexoi disa poezi nga përmbledhje e tij e fundit me poezi “Nostalgji” të cilat u pritën me interes nga seminaristët. Hazir Mehmeti, prezantoj Abetaren e parë në Austri, tekst mësimor sipas standardeve bash kohore në alfabetimin specifik në diasporë. Pjesëmarrës tjerë ishin: Qerim Raqi, Mihane Hyseni, Xhavid Hasani, Burhan Kuci, Merita Pllana, Fixhrije Syla, Shpresa Selmani, Hava Haliti, Haki Behrami,Isuf Topilla, Arben Vata, Avesta, Mirela Kurtishi, Sadik Kelmendi, Beqe Shala, Sylejman Berisha,  Sherife Kuci Morina, Emine Jashari,  Ntonika Konomi,  Qerime Gurguri,  Marjeta Pepi, Adem Qerimaj, Ymer Gerbeshi, Sanije Selmani, Ardiana Hasani, Valbona Januzi,
Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja të veprimit dhe mësimdhënies në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi.  Mbrëmja kulturore me këngë shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani ishte për të mos u harruar, ishte orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar.

Halmstad, 18,19 maj 2017

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: e mësuesve shqiptarë, Hazir Mehmeti, ne Suedi, u mbajt konferencë pune

Kuizi i Diturisë 2017

May 19, 2017 by dgreca

*Kuizi i Diturisë 2017, në Traisenin e vogël me zemër të madhe/

1 Treisen 2017* Cikli i Lartë i fillores, vendi i parë “Iliria” nga Welsi  me nxënësit Anita Salihi, Emire Garipi, Blerina Gashi, Kaltrina Rexhepi i  mësueses Rafete Kosumi.  Cikli i Ulët “Ylberi” me nxënësit Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Elis Ramaj, Albina Zenelaj i mësuesit Osman Ademi./

2Trasen -

Nga  Hazir MEHMETI/*Traisen, 13 maj 2017.  Rrjedha e lumit malor luginës përcillte udhëtimin tonë drejtë qytezës së Traisenit, emërtim i lumit që u sjell jetë tremijë e pesëqind banorëve të luginës. Mes tyre dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët për herë të parë pritën nxënës e mësuese nga disa qendra të Austrisë. Mësuesja  Antigona Elshani dhe bashkëshorti  i saj Hafir Elshani me mbështetjen  bashkëvendësve të Traisenit treguan një mikpritje dhe organizim i cili do mbetët i paharruar në historikun e kuizeve në Austri. Hapje e programit me vallen e luajtur me elegancë prej nxënësve nga Graci: Agnesa, Erona, Rinesa, Krenare, Sara, Albiona, dhe Blerina ngrohu që në fillim zemrat mërgimtare.
Moderatoja nga Graci, Albana Maxhuni, me shije prezantoj pikat programore në mirëseardhjen nga mësuesja nikoqire, Antigona Elshani. “Në veçanti falënderoj Këshilltaren e Traizenit zj.Edelmaier Heidmari, Z.Gerhard Fügl, Z.Andeas Gaupmann, bashkëshortin tim Hafirin, Një falënderim i veçantë për të gjithë në Traisen që e ndihmuan organizimin, gatuan ushqim nga kuzhina e pasur shqiptare dhe gjithë atë që duhet për të mbajtur një garë diturie dhe një program kulturo artistik.” Në emër të Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri programin e hapi Hazir Mehmeti, kryetar.  Ai falënderoj vendoret për pritjen dhe kushtet e ofruara: “Përshëndes  Edelmaier Heidemarie, këshilltare dhe zyrtarët tjerë bashkiak për mbështetjen. Ardhja e juaj na nderon të gjithëve Austria na përkrahu në kohën më të vështirë dhe ne do jemi gjithmonë falënderues. Po ashtu mësimi i gjuhës amtare në kuadër të shkollimit publik në Austri e  ndihmon integrimin e suksesshëm dhe ruajtjen e identitet të origjinës, andaj kjo na bënë krenar për vendin ku jetojmë”
Të pranishmit i përshëndeti zj. Zana Rugova, sekretare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. “Në emër të Ambasadorit z. Sami Ukelli dhe të Ambasadës ju përshëndes dhe uroj suksese kuizit tuaj. Ne jemi gjithmonë pranë organizimeve të tilla ku afirmohet gjuha e fjala shqipe aq më rendësi për ruajtjen e identitetit kombëtar”
Në fjalën e saj zj.Edelmaier Heidemarie, këshilltare në Bashkinë e Traisenit mes tjerash  tha: “ Ndihem e lumtur që organizohet një manifestim i tillë në bashkinë tonë. Dua ti përshëndes të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë ju. Mirë se keni ardhur dhe suksese!”  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti dhe uroj sukses garës duke rikujtuar, se ruajtja e gjuhës është elementi i parë i ruajtjes së qenies kombëtare. Ai përgëzoi mësuesit për organizimin e bukur”  Në çdo fillim kapitulli, Alban Spahiu me zërin e tij dhe lojën në çifteli zgjoi mallin dhe dashurinë për këngën e vërtetë shqiptare.
Gara e diturisë u drejtua nga mësuesi Osman Ademi, kurse juria ishte në përbërjen: Bukurije Limani, Ibrahim Hasani dhe Rafete Kosumi. Për teknikën kompjuterike u përkujdes Ilir Hasani. Nga 23 mësuese në Austri, anëtarë  të shoqatës janë vetëm 14 prej tyre nga të cilët pjesëmarrjes në garë ishin vetëm   gjashtë mësuese: Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Ibrahim Hasani.  Garat  u mbajtën për dy ciklet. Nga Cikli i Ulët i pari u rendit ekipi “Ylberi” pastaj me radhë ekipet tjera. Ekipi  “Fluturat” :  Fiona Murseli,  Bleona Jupa,  Stela Paskali; “Shpresa” – Eltion Shaqiri, Melisa Rrahmani, Albion Dervishaj;  “Ilirida“- , .Lorena Sejdiu, Sara Alili, Anesa Izairi dhe ekipi   “Zgjoi” me nxënësit:  Esra Osmani, Vesa Arifi dhe Din Arsani. Nga cikli i lartë  “Iliria” nga Wels-i u rendit i pari dhe do ta përfaqëson Austrinë në Kuizin që organizon Ministria e Diasporës në Kosovë. Ekipet tjera ishin “Bleta” nga Traiseni me nxënësit: Edonisa Çekaj, Altina Krasniqi, Granit Limani dhe Laura Kastrati.  “Dituria” nga Graci me nxënëset: Leona Maxhuni, Rilinda Bytyqi, Yllza Berisha dha Albina Berisha. Ekipi  “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami me nxënësit: Dorart Alushaj, Leonis Shala, Jehona Skeraj.
Loja teatrale me skenografi nga teksti “Tri Fluturat” nga nxënësit: Edonis Cekaj, Ermira Murati, Metin Murati, Varisa Limani, Vaid Limani, Elisa Cekaj, Adonita Sahitaj, Ideal Sahitaj, Elham Dzeljili, dhanë porosi të pa harruar se puna me dashuri e përkushtim është me vlera jetëgjatë. Loja teatrale  “Shoqet ” e luajtur nga nxënësit  Leona Maxhuni, Fiona Sadiku dhe Rilinda Bytyqi nga Graci ishte prekës dhe porositës, se gjuha e nënës është çelësi i të qenit shqiptar, andaj kultivimi i saj brezave është porosi e shenjtë. “ Vallja e Tiranes” luajtur nga grupi i vajzave nga Vjena Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Erda Arifaj, Albina Zenelaj ishte e mrekullueshme, pastaj “Vallja e Pavarësisë” luajtur prej nxënëseve nga Wellsi

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Anesa Izairi e përcjellë me çifteli mori porosi nga Legjendari, Adem Jashari dhe ai është vet Liria që u buzëqesh brezave shqiptare kudo. Recitimet nga .Gresa Sejdiu, .Lorena Sejdiu, Albion Dervishaj plotësuan vargun e shprehjes artistike të ditës.  Ekipet u shpërblyen me dhurata nga organizatori.Kuizi “Traiseni 2017” nuk do harrohet për mikpritjen e ngrohtë dhe imazhit të mirë të njeriut tonë të sinqertë i brumosur me dashuri kombëtare.

  • Z. Hazir MEHMETI eshte bashkepunetor i gazetes “Dielli” ne Austri

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Kuizi i Diturisë 2017

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT