-POR ME PASAPORTA U PAJISËN NGA QEVERITARËT.PSE FSHIHET KY FAKT?/
-Në memorial nuk janë emrat e qeveritarëve të asaj kohe që shpëtuan hebrejt se nuk i lë akoma “biografia”-

NGA SIMON MIRAKAJ-

Sot në dt.18 Korrik 2020 u nisa për të pirë një kafe te liqeni e për të thithur pak ajër të pastër.Në kthim u ndala te memoriali kushtuar shpëtimit të Hebrejve ,që na bën të gjithëve krenarë.Në memorial shkruhej:Pushtuesit Gjermanë i kërkuan popullit që të dorzonin hebrejt.
Në dokumenta arkivore thuhet se Gjermanët i janë drejtuar qeverive të asaj kohe,si të Mehdi Frashërit, Rexhep Mitrovicës,Eqerem Libohovës, që të dorzojnë hebrejt ,ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat e tyre.Kjo nuk e zvoglon dhe sakrificën e familjeve që i mbajtën.Me pasaporta, hebrejt nuk i paisi populli, por qeveritarët e asaj kohe.Meritë të pa mohushme të mbështetur në dokumentat arkivore në shpëtimin e hebrejve kanë Mbreti Ahmet Zog,ish kryeministri Mustafa Kruja,Ish Kryeministri Mehdi Frashëri,Rexhep Mitrovica,Fiqiri Dine,Eqerem Libohova,ish Ministri I Punëve të Brendshme Kol Bib Mirakaj,Kadri Cakrani, e ndonjë tjetër, që nuk më kujtohet për momentin.Mos kini frikë nga e vërteta,ajo vetëm ju burrëron.
P.S.
Në memorial nuk janë emrat e qeveritarëve të asaj kohe që shpëtuan hebrejt ,se nuk i lë akoma “biografia”.Aty shkruhej se populli i mbrojti për shkak të traditës, Besës.Po ju shkrujtesit e Memorialit,cfarë i bëtë “Besës” kësaj tradite fisnike?
E shkatërruat “Besën” nëpërmjet dhunës së pa dëgjuar ,ju i bëtë të padisin njeri-tjetrin,vëllai-vëllan,nëna-djalin,miku-mikun,gruaja -burrin ,e vratë besën.
Për këtë u ndiet krenarë!
Për pesëdhjet vjet prodhuat si askush tjetër vetëm armiq e spiunë!





Kam ndjesinë dhe nderin e veçantë që sot ndodhem në mesin tuaj, për të shenuar 9 Nëntorin, famëkeq të histrisë hebreje, duke promovuar një projekt përmbajtësor, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.Për të shënuar këtë ditë, një grup hulumtuesish kryesisht nga Shkupi, vendosën që të prezantojnë këtu në kryeqendrën e Kosovës, ekspozitën dhe librin dokumentar me temë “Rrugëtimi”.Në historinë e njerëzimit ndodhn ngjarje që lanë gjurmë në mbamendjen e popujve. Lufta e Dytë Botërore është njëra ndër ngjarjet tragjike për njerëzimin. Ana e errët e cdo lufte janë viktimat. Emblemë turpi e asaj lufte dhe civilizimeve botërorë do mbetet Holokaustit, që përfundoi me eliminimin fizik të mbi gjashtë milion hebrenjve. Gjatë asaj përiudhe, një numër i madh i hebrenjve nga Evropa, braktisën vendbanimet e tyre dhe u arratisën në Shqipëri.Eksodi dhe shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore që hebrenjtë braktisën Ballkanin, veçanërisht territoret që identifikohen si ish-Jugosllavia, Greqia dhe pjesët e pushtuara nga Bullgaria (pjesa e sotme të Maqedonisë) për shkak të ndjekjes që u bëhej nga vet këta popuj si aleat të fashizmit. Kështu që migrimi i mijëra hebrenjëve nga Evropa drejtë Shqipërisë, për ti shpëtuar gjenocidit fashist, bëri që harta e ngulimeve hebreje të tkurrej gjithandej, ndërsa në Shqipëri kjo prezencë po rritej.




