• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbahu Tom… Ti heroi i Partise dhe …i analistëve

March 21, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Sot më shumë se kurrë ti e ke kuptuar se sa i përdorur je. Ti heroi. Jo vetëm i partisë por edhe i analistëve. Ti munde i vetëm Berishën. More Shkodrën. Ti bëre kryeministër Edi Ramën. Kryetar kuvendi Ilir Metën. Shkrive pasurinë për partinë. Ngjyrose autobuzë, seli, fotobanderola me shumicë. Ia mveshe epokës më të ndritur të shqiptarëve, rilindjes, ngjyrën mavi. Binde Priftin të çmontonte dhe montonte video. Dogjët dhe shtetin. Disa makina të ndodhura rastësisht. Vratë militantë provincash. Njerëz të varfër që të këpusin shpirtin. Nga ata që për dhjetëmijë lekë se kanë për gjë të udhëtojnë edhe nga skajet e vendit. Të vinë aty në Tiranën e lavdishme dhe tu vënë zjarrin pikërisht shtetit. Godinës që ju përpiqeni ta bëni më të mirë. Të paktën kështu pretendoni.
Çfarë nuk bëre për ta hequr nga demokratët Ilirin. E bëre ndofta me zellin e atij njëriu që me një gur kërkon të vrasi dy zogj. Ose edhe me strategjitë e presionit. Mendonit se ato pak numra, do ju ndihmonin në pasigurinë e fitores. Pasi ju e dinit mire që në historinë zgjedhjeve shqiptare, fiton 1)nga konsumimi i pushtetit, pushtetarit, 2)nga thasët me miell, 3)nga shtrimet përciptas i disa rrugëve periferie, 4) nga blerja e votes, 5)nga llogaritë se sa mund të fitohet nga një drejtori, 6)nga përqindjet e tenderave etj. Ti këto i dije, por nuk kishe parashikuar shkathtësinë e Ilirit
pasi e mendoje të rëndë. Sot e kuptove se sa shumë gabim ke luajtur.
Je krejt i vetëm. Sot e ke kuptuar se sa me shpejtësi drite, u dha urdhëri tëmblidhet kuvendi. Se sa lehtë mund ë rrëzohesh. Se sa pa peshë
është të sakrifikohesh për partinë. Për miqtë e politikës. Që edhe pse u mburrën me ty për gjithë këto legjislatura, si heroi i tyre, si shëmbulli i tyre.
Me po kaq zell të kanë shpallur armikun e klasës, armikun e parties, armikun e demokracisë. Ja ky është shteti që ti pretendon se ke ndërtuar gjithë këto vite. Shteti ynë. Shteti i së drejtës. Shteti i miqve. Dhe jo i ligjit dhe i qytetarëve. Mbahu Tom, nesër mund të marrësh edhe ndonjë dekoratë nga Iliri.

Filed Under: Analiza Tagged With: heroi, Ilir Levonja, Tom Doshi

Cikël Pranveror në Sofrën Poetike të Diellit

March 20, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/
Brenda natës/
Brenda natës blu e kthjellët/
Një ëndërr e kuqe merr formën e shallit,/
Që mbulon gojën tënde në mëngjeset/
Me dimër stalaktidesh;/
E bardha e kornizave në dritare feks në të grinjtë/
Muret e gjelbër të një paqeje me qënie gruaje./
Në divanin e verdhë në formën e dorës sime/
Fle ti si një fetus rozmarine./
Në këmbët e tua kotet macja e qumësht,/
e bardhë./
Po i dashuri yt hapi dritaren për të parë një zjarr në natyrë,/
Përtej në një qytet ku njerëzit i ecin në këmbë mbrëmjes./

Triko e pranverës

Dy shtiza dhe një shportë me lëmshej ngjyrash.
Eshtë pranvera ime në trikon e re.
Më ke thënë se të pëlqen bluja,
Edhe bezha …
Ajo si gruri i pjekur.
Si pluhuri që të kujton një element të harrimit,
Të bukur por edhe të rremë.
Asgjë nuk harrohet,
Vetëm përsoset forma e harrimit.
I thashë sime mëje se,
Këto janë ngjyrat që më pëlqejnë,
Bluja dhe bezha.
Dhe ajo që s’e kuptoi gënjeshtrën time,
E thuri siç e doje ti.

Një shkurre

Një shkurre me trëndafila rozë, gjethe plot,
I avitet dita-ditës avllisë së rrugës sonë.
Dikur
Vura re se,
Sipër nuk ka më qiell,
Veç trëndafila; e roztë nata, e roztë dita.
Të bardha rrobat tona, këpucët, hapat.
Eja të vrapojmë zënë dorë për dorë.

Pjekësi

Në zjarrin e mbrëmjes
Një shpirt i paqtë burri
U jep misrave të verdhë pak timbër kafeje;
Ngadalë
I kthen, e i kthen
Me kaq delikatesë tymi për hatër të një vajze
Dhe një djali që i kanë ikur larg.
Nuk bërtet as nuk thërret
Përkundër debateve që kalimtarët kanë
Përkundër duarve të lidhura pas,
Në harmoni me mbrëmjen që bijtë e ëndrrojnë,
Në kullimin e trishtë të syve
Të veshëve pipëz për një thirrje celulari.
Pjek misra aq të shijshëm
Me duart mbushur gjithë verore
Për nipërit dhe mbesat
Që i mungojnë.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: cikel pranveror, dielli, Ilir Levonja

Kryeministri dhe kokoshkat

March 18, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
Sa herë që flet Edi Rama, më kujtohen ato tenxheret e kokoshkave në Shqipërinë e viteve 80-të. Besoj një pjesë e mirë e jona i ka të freskëta në memorie. Në qoshet e kryqëzimeve, ato kioskat e vogla me nga një tenxhere. Dhe ne të habitur që rrinim në radhë për të shuar urinë e syve. Me kërcimin e kokoshkave. Në anglisht i thonë popcorn. Dhe ka një farë përafërimi me veprimin, me tingullin. Pop, me u hedhur, me plas, me kërcitur. Kurse në gjuhën tonë, kokosh i thonë edhe gjelit të fushës. Ndofta nga që gjeli këlthet që në pike të mëngjesit dhe ne nuk na pëlqen të zgjohemi herët. 
Edhe sot. Në këtë takimin e kryeministrisë. Seç e ka këtë zakon që popet. Që kërcen ky kryeministri ynë. Ashtu si shumë rëndom e bën mëndjemadhi, foli dhe iku. U çiku gishtat karrikeve të para. Nuk ia vari shumë Erionit që diçka me rëndësi donte t’i thoshte. Iku për në takimin e radhës. Burrat e shtetit tanë kështu e kanë. Vinë flasin dhe ikin. Pastaj ju të tjerët kuvendoni për të mbushur formalizmin e mitingut. Madje iu referua thelbit intelektual nga opinionet e ditës nga shoqëria civile. Madje e lexoi tekstin në një gegërishte që të linte për të dëshiruar. Po i flas me të njëjtën logjikë prej Edi Rame. (Siç i foli ai një gazetareje me emrin Erisa Zyka.) Nuk e paske kuptuar gegërishten, shko merr ca kurse . Gegërishtja nuk është ajo që duket, por ajo që ndjen njeriu. Megjithatë nga sa kuptova, forma shtjellore e urtë, lehtësisht e përdorshme, ngjan si ajo e një bote të madhe me emrin Sami Repishti, profesorit shqiptar në arrati. 
Dosjet? Ky teatër absurd shqiptar. Ku në kor, të gjithë kërkojnë hapjen. Ndërkohë të gjithë nuk i hapin.
Dosjet duhet të sillen në qëndër të vëmendjes sa herë që ka një zhurmë. Si të thuash, zhurmë përmbi zhurmë.
Aktualisht. Ndofta është viti kapërcyell të paktën nga ndjesia që të krijohet sa herë që ulesh për të marrë lajmet e ditës. Ndjesia e një lufte të ashpër midis grupeve të të fortëve. Të kujton atmosferën e qyteteve në 1997-98. Një shtyp që monitoron në mënyrë të përkryer Tomën, Takun, Frrokun, Zenin. Statutet e fb të njërit apo tjetrit. Përkundër problemeve më madhore .
Borxhi i ri. A e dine shqiptarët se Shqipëria po negocion për një borxh të ri.?
Bëhet fjalë për draftin e rehabilitimin e shesheve kryesore në qytetet e ndryshme të vendit. Ndofta edhe për të tjera. Megjithëse nuk është e vështirë për të kuptuar se lyerja me bojë nuk e rimëkëmbë ekonominë. Përkundrazi i maskon rrudhat. 
Por duket se edhe vetë shqiptarët nuk janë kthyer shumë nga kjo anë. Janë të magjepsur nga lufta e të fortëve. Kush do fitojë këtë radhë? Skena është bërë më magjike, pasi në lojë u rishfaq Dritani Prifti. Ai që bëri Metën aleat me Berishën. Më pas me Edi Ramën, kundër Metës. Tani me Doshin kundër të Metës dhe kundër Ramës. 
Përpos kësaj, na u shfaqën dosjet. Hapja e tyre për të miliontën here. Po flet kryeministri. Po kërcen. Lavdëron Gjermaninë, edhe pse na largon prej saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Kryeministri dhe kokoshkat

Një femër për të gjithë…një nga ato që aprovon Kryeministri

March 15, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Na gjeni një femër të mirë? Një femër pjellore? Një femër me sharm? Si ato nga podiumet e holleve ku partitë bëjnë deklaratat për shtyp. Na gjeni një femër që të na sigurojë fitoren. Një femër me klas. Një nga ato që shpon heshtjen e korridorit me majat e takave. Një femër që të bën të mbash frymën. Një femër që të flasi anglisht, frëngjisht, italisht, kinezçe, vetëm pasi ta miratojë kryeministri. 
Nga ana tjetër ka edhe deklarata të tilla, habitore…, femër? Pse jo… do ta shikojmë edhe këtë variant. Po një femër, burrë ama. Që di të shahet. Që të ketë luk femre, por frymë burri. Një femër të fortë. 
Një femër si ajo në Kosovë. Jo presidentja, por gazetarja. Ajo që edhe pse merr nga shtatë kërcënime në ditë. Se do ta vrasin, se do ta hedhin në erë me makinë, se do ta bëjnë prostitute etj, prapë shkruan me guxim. Një femër që i ngjan trëndafilit të vetëm. Ku? Në një varrezë gri makinash nga e gjithë bota. Një femër, por jo si ajo e doganave të Shqipërisë, që na la në mes të rrugës. Kishim një ritëm të mire me të ardhurat e tremujorëve. Ndofta po të vazhdohej ashtu, kushedi se ku do të shkonim në fund të vitit. Nga debitorë, mund të bëheshim rentierë. Ndërsa vetë shtetarët rrogëtarë. Kushedi? 
Por prapë, na duhet një femër. Erdhën zgjedhjet.
Në fakt është retorikë e dalë bojë. Një femër, një mashkull. Në këtë botë nuk ka gra, zonja, nëna. Nuk ka as burra, zotërinjë, as baballarë? Botë femrash dhe meshkujsh. 
Në fakt këto janë rezultatet e dialogut konfliktual të përjetshëm. 
Përqark e gjitha i ngjan vetëm një ferme blegtorie. Me meshkuj dhe femra. 
Cila është strategjia? Këtë e dëshmon barsaleta më poshtë.
Na ishte një here një tufë mëzatësh, tufë e madhe. Midis kishte edhe të vjetër në moshë. Pra dema të rinj e dema të vjetër. Ushqeheshin për qejf. Aq sa nuk ia vinin veshin misrit në arën përbri. Megjithëse i ndante edhe një gardh i lart. Dikur aty u shfaq një mëshqerrë e bukur. Mëzatët e rinj u shtynë, drejt arës duke marrë me vete gardhishte por edhe mëzatët e vjetër. Mirë këta të rinjtë, po ne të vjetrit, çfarë dreqin duam. Na morën frymën. Po na shtypin çunat. I thoshte demi i vjetër shokut të vetë. Dhe tjetri ia ktheu. Të përfitojmë nga situata, të hamë ndonjë misër të njomë.
Kaq është kismeti jonë o vëlla. 
Një femër? Që të fitojmë zgjedhjet.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, nje femer, për të Gjithë

Ca fjalë Milaimit

March 10, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/
Në një kabinet kimie po zhvillohej një orë mësimi. Mësuesi një burr në prag të pensionit, thirri dy emra djemsh. I pari nuk pranoi të ngrihej duke e lënë të habitur mësuesin. Ndërsa i dyti, shkoi menjëherë tek dërrasa e zezë. Shkurt, i pari u justifikua me mos përgatitjen. Dhe pranonte vlerësimin negativ. Mirëpo mësuesi këmbënguli. Atëhere ky shkoi dhe iu bashkua shokut. Veç burri, mësuesi, e diti se përse dha dy ushtrime të thjeshta përbërësish kimik. Ndërsa i dyti shkruante, i pari nuk e nisi fare. I qëndronte me kokëfortësi deklaratës. Mirëpo paralelisht ndihmonte shokun. Minutë pas minute, u angazhua dhe i pari. Derisa në fund erdhën tek mësimi i ditës. Dhe ashtu përciptas u kuptua se që të dy thanë çfarë mbanin mend nga shpjegimi, pasi si njëri dhe tjetri nuk kishin mësuar. Mësuesi i vlerësoi me nota pozitive. Dhe u tha, se, një ditë do ta kuptonin se përse ai veproi ashtu.
Ky i pari isha unë dhe i dyti një mik i mirë që edhe sot e kësaj dite kur e kujtojmë, ndihemi të ngrohtë nga kjo formë pedagogjie. Që sigurisht nuk i përkiste aspak mentalitetit të kohës. Mësuesi quhej Milaim Peza.
1. Mu kujtua e gjitha kjo pas shumë e shumë postimesh, emisionesh, shkrimesh për ditën e mësuesit. Po e sjell si postfest për disa arsye. Mësuesia apo pedagogjia, shtrihet në kohësi. Për pasojë është art. Në cilën do kohë që ndodh, pavarsisht disiplinës, kushdo mësimdhënës që ka të formuar kapacitetin dhe fleksibitetin, e ndihmon disiplinën. Madje përsos edhe komunikimin midis pjesmarrësve. Në fakt praktika e përdorur nga mësuesi im nuk ishte asgjë tjetër, por forma e re që pedagogjia shqiptare do haste pas viteve 90, me nivelet e komunikimit të Blumit (Benjamin Bloom), profesorit nga Filadelfia e Shteteve të Bashkuara . Që domethënë, auditori nuk ishte vetëm dëgjues, pasi logjika e kohës e shikonte mësuesin si transmetues. Dhe auditori duhet të merrte sa më shumë të mundej. Por bashkëbisedues, në mënyrë që të rritej efektiviti i mësidhënies, ku prioritet është lënda.
2. Vite më vonë unë do punoja vet si mësues. Një ditë ndërsa ndëshkova një nxënës me notë negative u kujtova për rastin në fjalë. Tek dera e klasës qëndronte ish mësuesi im. Qortues sigurisht. Veç kësaj here si vegim. Ai edhe më përpara kishte ardhur tek unë. Ndaj që të nesërmen ndryshova stilin, iu përshtata kmunikimit dhe patëm të tjera rezultate.
3. Në Shqipëri ne jemi të parët për, unë do ta quaja imitim, e bum’ideve. Jo përvetësimin dhe praktikimin e Blumit të vërtetë, në konteks me kohën. Dhe kjo bëhet më bajate kur i përvetësojmë teorikisht, i shpallim si trofe, ndërsa e lëmë mënjanë infrastrukturën. Që domethnë Blumi na duhet vetëm teorikisht dhe jo me terrenin e aktualitetit të tij. Më konkretisht që të flasim për një arsim bashkëkohor, siç pretendojnë qeveritarët. Duhet një platformë e tillë. Ndaj i jap të drejtë Blushit, i cili sentimentalizmin e ministres, që evokon një film amerikan, me revoltën e një grupi nxënësish për të mbrojtur mësuesin e liruar nga detyra etj…, e quan një mungesë idesh. Unë do të shtoja, jo mungesë idesh, apo njohurish. Por mungesë vullneti për reformën e vërtetë. Dhe këto metoda kallpe bëhen më të pështira kur krahasohen me Amerikën. Unë nuk mund të flas për gjithë Amerikën. Të paktën në shtetin e Floridës, ku edhe jetoj. Mësuesit merren në punë nga drejtori, apo principali siç edhe i thonë këtu. Përmes një panairi prurjesh, intervistash etj…, me një komision. Kështu që, nxënësit kanë një arsye më shumë për të qënë të bashkuar. Për t’i dhënë kuptim revoltës së tyre. Dhe puna e këtij mësuesi rezulton e dobishme në fund të vitit, kur nxënësit ballafaqohem me komisionin shtetëror. Jo komision nga mësuesit e shkollës. Por komisioni i padukshëm që përfaqësohet nga kompjuteri. Ne akoma zonja ministre kemi komision njerëzish, mundësisht me cigare në gojë që hedhin edhe ndonjë batutë, karshi auditorit. Në lidhje me anëtarësimin në parti. Blumi nuk i krijoi nivelet e mësimdhënies në këto kushte arsimore. Por të një tradite të depolitizuar nga entuziazmi i shtetit të njëashmën. Atij socialist, apo atij demokrat.
4. I dashur mësuesi im, atje në qiell. Këto partitë e sotshme nuk e duan pedagogjinë tënde. As të Amerikës. Të shkruaj me keqardhje. Ose e duan sa për entuziazëm. Për të qënë romantikë, në një skuadër që i lavdëron. Që i ndjek me revansh në fushata. Dhe një tjetër që nuk lë gur e kusur pa u sharë deri të vdekurit. Zor se gjen të rinj, të qetë, më vështrim të qetë. Por plot urrejtje, plot dëshira që ta shohin përtokë njëri-tjetrin. Më shumë të politizuar se sa të rinuar. Më shumë të dashuruar me partitë se me vajzat që kanë në krahë. Më shumë me qejfin se si të mundin njëri-tjetrin…, se sa të përsosin. Veten edhe vendin. Ndaj këta duhet të ngrihen të mbrojnë një mësues, të ngrihen në revoltë. Edhe pse ky është një mësues i huaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ca fjalë Milaimit, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT