Nga Astrit Lulushi/
Vdekja është fjalë e rëndë, ndjell lloj lloj mendimesh, por duhet thënë se duhet përmendur, edhe kur s’ndodh, është mësim i fundit jetës. Si një udhëtim, kur anija është në spirancë, nëse shkon në breg për të marrë ujë, mund të zbavitesh duke mbledhur guacka ose gjëra të tjera, por mendimet dhe vemendja duhet të jenë drejt anijes, se po të thërrasë kapiteni, duhet t’i lësh të gjitha, që të mos kesh nevojë të mbartin si dele; po kështu në jetë, në vend të guackave, njeriu grumbullon e çfarë s’grumbullon, në shumë gjëra bëhet i pa ngopur, nuk diskutohet; por nëse kapiteni thërret, duhet t’i lërë të gjitha, të vrapojë drejt anijes, dhe të mos shikojë prapa. Nëse është plak, të mos shkojë kurrë larg nga anija, që të mos mungojë kur ajo të niset. Pra, mos kërko që ngjarjet të ndodhin siç dëshiron; por dëshiro që të ndodhin ashtu siç ndodhin, dhe gjithmonë do të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur.