PRISHTINË, 19 Nëntor 2015/ Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.
Në këtë takim, u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në realizimin e planit të saj operativ, përkundër vështirësive dhe sjelljes së protestuesve.
Ndërsa, komandant i KFOR-it, Miglietta e siguroi ministrin Hyseni se Policia e Kosovës do të këtë përkrahjen e plotë nga ana e trupave të KFOR-it, në kuadër të përgjegjësive që ka KFOR-i në Kosovë, në ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Po ashtu, ai e përgëzoi punën e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, njoftoi ministria./b.j/