Nga Alfons Grishaj/
Liberum arbitrium, apo free will,tingëllojnën si shprehje apo togfjalësha romantikë dhe demokratikë, por në thelb janë shprehje të legjitmimit të krimit e nga shoqëria dhe shteti.Askush nuk ka të drejtë të vrasë apo të vetvritet, t’i marrë jetën tjetërkujt, përsa kohë ligjin e jetës nuk e ka krijuar ai apo institucioni që e merr përsipër qër ta shkurtojëatë. Free will është një krim më vete, që shoqëria moderne e aplikon tek nënat shtatëzëna, apo njerëzit e sëmurë. Por, edhe pse shoqëria njerëzore ka ngritur institucionet gjyqësore parandaluese të krimit, ajo vetëinkriminohet në rastet si më poshtë:
Gjykatat, përdorin masa preventive ekstreme për të ndaluar krimin, dhe atyre vetë, nuk u lind e drejta që të marrin jetë njerëzore. Ekzekutimi që përdor trupi gjykues është një krim në vetvete. Izolimi i të keqës është dënim i mjaftueshëm për të ndalur epërsinë e së keqes që moleps personin, i cili, me kalimin e viteve kalon përmes filtrit të energjisë pozitive, duke pranuar reflektimin e kohës në subkoshiencë, ballafaqimin e lirisë me izolimin. Nëse një njeri ekzekutohet për vrasjen që ka bërë, ai , në paraqitje duket sikur e ka kuptuar gabimin, prej frikës dhe jo prej ndërgjegjes. Pra nuk është ndërgjegja që shërohet, por thjesht ushqehet frika që riprodhon degradimin pa pasur kohë të rikuperohet për të kuptuar fajin. Krimineli vdes kriminel nga dora e kriminelit shtet, ngaqë shteti mendon se ka vënë drejtësi. Sëmundja skenike të hipodromeve të skllevërve në kohën antike, varja, gijotina (guillotine), pushkatimi apo “ekselenca” e karriges elektrike, nuk janë asgjë tjetër, vetëm dobësi dhe frikë nga shteti, i cili e përdor ndëshkiminkapital si fakt dhe jo si drejtësi, pa e kuptuar se hobi i ndërgjegjes së dekompozuar nuk lejon gjykimin hyjnor si primar, i cili do të gjykojë të gjykuarin dhe gjykuesin.
Unë nuk do të zgjatem tek e drejta e njeriut për t’u mbrojtur nga energjia negative që prodhon krim, por thelbi i këtij shkrimi synon të ndriçojë ndërgjegjen e degraduar të shoqërisë që inkurajon nënën që të ekzekutojë fëmijën e vet, apo mjekësinë, të sëmurin me një “vdekje të ëmbël”. Nëse një nënë vret foshnjën e vet dhe justifikohet si një “free choice”, atëherë ku është ndryshimi i një vrasje në rrugë apo gjetkë nga një kriminel, me një vrasje të paramenduar nga një grua shtatzënë? Gazetarët, mediat, nuk reshtin së publikuari çdo vrasje apo ndodhi ekstreme, por vrasjet e fëmijëve në barkun e nënave nuk i trumbetojnë kurrë. Nëse një nënë aksidentalisht humb fëmijën(e kam fjalën për personat publikë), media e trumbeton si një tragjedi, si një dhimbje që duhet të prekë çdo ndërgjegje qytetare, por kur nënat vrasin foshnjet e tyre se ashtu ua do qejfi, media hesht, biles politika sociale apo socialiste,e quan arritje e lirisë të së drejtës së njeriut. Po a ka hipokrizi më të madhe se kjo, a ka krim më të turpshëm e çnjerëzor?
Shkencërisht njihet se pas 2,5 javësh, shtresa e jashtme embrionale e fëmijës formon tre inde, shtresa fillestare,të quajtura ektodermë, endodermë dhe mezodermë. Ektoderma, krijon struktura jetike, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore,nervat, lëkura,thonjtë dhe flokët. Endoderma, krijon aparatin e frymëmarrjes dhe gypit tretës, gjithashtu krijon mëlçinë dhe pankreasin. Mezoderma, krijon zemrën, veshkat, kockat, kërcejtë, muskujt, qelizat e gjakut etj…
Pa u shtyrë më tej shkencërisht me ditët dhe javët e rritjes së foshnjës në barkun e nënës, mjafton që të kuptojmë se krijesa e shenjtë prej 2,5 javësh është një fëmijë që formohet prej gjakut dhe mishit tonë. Pas shtatë javësh zemra e tij, apo asaj, rreh 167 herë në minut dhe modeli i valëve të foshnjës krahasohet me valët e të rriturit. Pra, këtu kemi një qënie njerëzore që gradualisht pret qëtë dalë në jetë dhe trupi i shenjtë foshnjor komunikon me ne nëpërmjet mikrovalëve dhe frekuencave misterioze, komunikon me të ëmën dhe babain, por këto të fundit, janë tepër të zënë me hobet dhe “hallet” e përditëshme…
Alogjika e shprishjes së përgjegjësisë së nënës dhe babait, ndodh dhe tek mungesa e besimit në Zot dhe në vlerën e vetvetes. Sepse, nuk ka se si shpjegohet, që prindërit të pranojnë me një gjakftoftësi tejet të akullt të pushojnë zemrën e vogël në trupin e nënës, frytin e gjakut të trupit të tyre. Nuk është vetëm nëna përgjegjëse në raste analoge, por dhe babai, i cili frymëzon ose hesht në vendimarrje monstruoze. Përgjegjësia kryesore bie mbi shtetin atrofik, mbi mjekësinë vrastare, mbi shoqërinë, të cilët, për interesa meskine krijojnë kompromisin anti-human të shuarjes së jetëve pa parë dritën e diellit.
Nëse njeriu do të priste pemët dhe shkatërronte gjelbërimin pa i rimbjellur ato, çfarë do të ndodhte me sistemin ekologjik? A do mbijetonte dot flora dhe fauna?
Kështu ndodh dhe me frytin njerëzor, i cili shkatërrohet pa mëshirë që në embrion. Ligji i abortit,martesa ndërmjet të njëjtit seks janë ligjet më çnjerëzore që njeriu ka aprovuar ndonjëherë. Nene të tilla janë legjitimim i krimit. Gomorrah dhe Sodoma janë shembulli më i mirë i degradimit dhe i ndëshkimit njerëzor. Tani, bota po riciklohet aty!
A ka ndonjë zgjidhje për të shëruar këto plagë? Po!
Mëse gjysma e botës janë monoteistë dhe nëse udhëheqësit monoteistë do të linin mënjanë paragjykimet dhe egoizmat divergues, portë bashkoheshin për të rindërtuar vlerat universale të njeriut që janë dhuratë e Krijuesit, bota do të ishte shumë më e bukur, paqja do të mbretëronte në barkun e nënës dhe në ndërgjegjet tona tejet të trazuara. Kataklizmoja e seksit të njëjtë dhe“vdekja e ëmbël” do eleminohen me ligjet natyrale qiellore, për të cilin, njeriu ka të drejtën e superioritetit natyral dhe legjitim.