
United Nations NY në përkrahje të grevës së urisë të burgosurve politik në Shqipëri ku nga zhgënjimi e dëshpërimi u vetëflijua martiri Lirak Bejko.
NGA PELLUMB LAMAJ
Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtor – Ky do të ishte skenari Ramiz Alisë dhe Katovicës, që u zbatua në Shqipëri nga hibridët sllavokomunistë, që vazhdojnë t’i dorëzojnë stafetën e pushtetit njeri tjetrit…
Të fituarit,të fituar;
Të mundurit, të mundur në përjetësi;me përjashtim të disa puthadorëve, që për hir të interesave të tyre të ulta, shkelën mbi gjakun dhe vuajtjet e bashkëvuajtësve të tyre.
Asnjë artist, shkrimtar,intelektual, nuk iu bashkangjit apo solidarizua këtij ngujimi të një grushti spartanësh, që duhet të ishte shndëruar në një përkrahje e solidaritet mbarë kombëtar e pse jo dhe rebelim. Mediat e shkruara dhe vizive uturak i oborrit heshtën apo u munduan ta tjetërsojnë këtë dramë kombëtare.
Shoqëria shqiptare ka pothuajse një shekull që nuk e njeh kauzën kombëtare dhe fatkeqësisht, pa një kauzë të till, nuk do të ketë as shtet të së drejtës e as dinjitet kombëtar.
MARTIRIT LIRAK BEJKO
Ti ike,ike, fluturove lart
Atje ku vec engjëjt jetojnë
Ushtar i Zotit ishe përjetë
Tani e ke mburojë
Ti ike bashkëvuajtësi ynë,ike,u ngjite lart
Atje ku hijenat e kuqe dot s’të rrethojnë
I le këtu poshtë padrejtësitë e kësaj bote
Dramat shqiptare që kurrë s’mbarojnë!
GREVA E URISË
Në Grevën e urisë
U ngujuan ata
Ata që nuk jetuan kurrë
Ndërgjegja e kombit
Simbol i lirisë
Atdheun deshën më shumë
Në Grevën e urisë
U rebeluan ata
Ata që buza s’u qeshi kurrë
Sheshuan male,thanë këneta
Të vetmen pasuri
Kanë një flamur
Në Grevën e Urisë
U vetëflijuan ata
Ata që hakmarrje s’kërkuan kurrë
Jeta dhe vdekja jo s’bashkëqëndrojnë
Të zhdukësh të keqen
Ka vetëm një rrugë….!




Pas hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e Komunës së plotë të Tuzit do të zhvillohen zgjedhjet lokale me 3 mars 2019. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse përcakton nëse shqiptarët do të qeverisin në këtë komunë, ku përbëjnë shumicën e popullsisë. Kryetari i Komunës zgjidhjet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal (Parlamenti i Tuzit). Në zgjedhjet e v.2017 partitë shqiptare nuk arritën të merrnin shumicën e votave. Arsyeja kryesore ishte kandidimi me tre lista të ndryshme, çka solli përçarje dhe rrjedhje votash, duke krijuar indirekt avantazh për partitë e tjera. Megjithëse me angazhimin e MEPJ-së u mundësua një Deklaratë për Bashkëpunim paszgjedhor mes partive politike shqiptare. Partitë nuk iu përmbajtën asaj. Aktualisht, shpërndarja e 32 mandateve për Këshillin Komunal të Tuzit është si vijon: Partitë shqiptare 12 vende dhe partitë malazeze dhe ajo boshnjake 20 vende. Kjo i ka mundësuar partive malazeze të caktojnë edhe drejtuesin e Komunës. Partitë Shqiptare Partitë malazeze dhe të tjerat Alternativa Shqiptare (ASH)- 7 vende Partia Demokratike Sociale (DPS)-15 Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)- 3 Partia e Boshnjakëve (PB)-3 Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH)-2 Partia Socialdemokrate (SD)-1 Partia Demokrate (DP)-1 Totali: 12 Totali 20 Si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga Tirana zyrtare dhe Diaspora për t’u bashkuar, por edhe si ‘mësim” nga dështimet elektorale në të kaluarën, më 30 janar 2019 në Tuz, tre subjektet politike kryesore shqiptare (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”. Kjo mundëson kandidimin me një listë të vetme, çka mund të maksimizojë votat e tyre. Institucionet qendrore të Shqipërisë dhe Diaspora e kanë përshëndetur këtë nismë. Tre drejtuesit janë Nik Gjeloshaj (ASH), Nikollë Camaj (LDSH) dhe Fadil Kajoshaj (UDSH). Ndërkohë DPS ka kandiduar me një listë të përbërë kryesisht nga shqiptarë. Në vendet e para janë vënë të rinj, pa ndonjë karrierë të veçantë. Kjo me shumë gjasa është diktuar nga skandalet korruptive, në të cilat është përfshirë DPS së fundmi. Nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të kaluara, DPS pritet të bëjë fushatë të fortë, duke përdorur edhe instrumente që nga partitë politike shqiptare atje cilësohen si jo të ligjshme: favorizime në punësime, blerje votash, presione për largime nga puna, etj. Sipas sondazheve të bëra së fundmi rezulton se Koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 14 vende, ndërsa partitë e tjera 18 (DPS-12, Boshnjakët-2, Socialdemokratët -2, Demokratët-2). Synimi i partive shqiptare është 15-16 mandate. Rëndësia e koalicionit: Rrit dukshëm mundësitë për një rezultat pozitiv të partive shqiptare. Edhe nëse nuk rezulton fitues, të paktën bëhet faktor vendimtar në caktimin e Kryetarit të Komunës. Pakëson rrjedhjen e votës në favor të partive të tjera, duke maksimizuar votat në favor të spektrit politik shqiptar. Shtron terrenin për një bashkëpunim edhe në të ardhmen (zgjedhjet lokale në Ulqin dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në v.2020.) Jep mesazhin e qartë se partitë shqiptare bashkëpunojnë edhe përtej dallimeve krahinore dhe fetare (problem prej kohësh). Krahas kësaj, duhet punuar që koalicioni mos të ketë efekte negative dhe kundërproduktive: Koalicioni parazgjedhor nuk duhet të krijojë përceptimin e fitores së natyrshme dhe të shkaktojë tek elektorati shqiptar pasivitet, indiferencë dhe braktisje të votimit. Duhen shmangur pakënaqësitë e ndonjë grupi votuesish për shkak të bashkimit të partive në një koalicion, në një kohë kur grindjet dhe mosmarrëveshjet kanë qenë të thella dhe shumë të shtrira në kohë. Duhet shmangur vlerësimi klishe “të gjithë qënkan njësoj”. Angazhimi i medias Mediat kryesore në nivel kombëtar mund të angazhohen përmes reportazheve, intervistave dhe emisioneve të formateve të ndryshme për një pasqyrim sa më pozitiv të fushatës së “Forumit Shqiptar”. Drejtuesve të koalicionit t’u krijohet hapësira e nevojshme për të shpalosur qëndrimet e tyre. Synimi kryesor është sensibilizimi i votuesve për pjesëmarrje në votime, si dhe kanalizimi i votave të tyre për Forumin Shqiptar”. Gjatë Samitit të Diasporës (28 shkurt-2 mars) media të ketë në fokus edhe fushatën zgjedhore në Tuz.