NGA LORO STAJKA*-Virxhinia-USA/*
Në cdo kohë njeriu ka shprehë ndiesitë e tija shpirtnore dhe të zemrës me anë të vargjeve dhe të prozës, e sidoemos, dashunisë dhimbjes dhe gëzimit I ka thurun dhe dedikue pjesë përkatëse
Literatura botnore ashtë plot me kryevepra të tilla,por edhe në gjuhën shqipe kemi pjesë të prekshme që, na paraqesin me ngjyra të gjalla dhe ambël dashunine për atdheun, dhimbjen që përshkon shpirtin kur shkëputemi nga vendlindja. Gëzimin që na ndritë kur kujtojmë vendin e largët ose kur parafytyrimet na kthejnë tek vitet e kandshme të fëminisë, nji mall i thellë na kap dhe, ndiesitë fillojnë të endin pëlhura plot ngjyra dhe tinguj në harmoni me jetën, natyrën dhe Perëndinë.
Bukuritë e vendlindjes, fshati, bujku, livadhe, të kremtet e të tjera janë të shumtën e herës argumenti i poeteve dhe i prozatorëve me të cilat ato brumosin veprat e tyne.
Poeti ynë kombtar At Gjergj Fishta, me poezinë”SHQIPNIJA” na jep masën e dashtënisë që njeriu ndien për vendin e vet e deri sa të divinizojë ato bukuri si krijesat ma të bukura që Perëndia ka ndërtue me dorën e vet ,kur shkruan:
Edhe hana do t’a dijë
Edhe dielli do t’ket pa
Se përqark ksajë rrokulli
Si Shqipnija vend nuk ka.
At Gjergj Fishta O,F,M. e ka përshkrue me mënyrë të prekshme dhimjen që ndien njeriu kur shkëputet nga atdheu, me poezinë “ I DEBUMI” e cila nga ana tjeter i përshtatet shumë bukur, të debuemve të sotëm dhe që nji pjesë e mirë prej tyne, për fat të lig, u ndanë nga kjo jetë, për pa pasun mundësinë që të shofin për herën e fundit, familjen,rrethin dhe vendin,dhe thotë:
Lamtumirë, o dhe I bekuem
lamtumirë për sa t’ jetë jeta.
***
- Loro Stajka jeton në Fredericksburg në Virginia. U lind në Shirokë të Shkodrës. Është i moshës 91 vjecare.Ndër shqiptarët antikomunist i dalluar për kontributin kombëtar në Europë dhe SHBA. Ka kryer punë të ndryshme në fillim kur erdhi në SHBA, por më vonë kreu studimet, punoi mësues, kreu edhe Master në Education. Eshtë i intervistuar nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Intervistën mund ta gjeni në arkivin e Diellit dhe të gazettës”Telegraf”…Po e publikojmë të plotë poezinë e At Gjergj Fishtës”I Dbuemi”…
I DBUEMI
Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe,po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!
E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty,moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhë,n’tjera qytete;
Vendin tem,por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë,ulkojnë moter,
Kam me pasë,ehu !tigren nanë…
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja,kush edi,ndo’i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë
Ka me i njehë, po , krushqit,e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj,kushdi,m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S’ka me kenë,jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë,pra,bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë,ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!
Lamtumirë,ju fusha t’gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhan’ shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë,carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë,për sa t’jet jeta!…
O shtektar,m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit,t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye….