• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTEGTIM I PAHARRUAR I SHQIPTARO-AMERIKANËVE NË TOKËN E SHEJTË

April 22, 2018 by dgreca

Pas kthimit të grupit Shqiptaro- Amerikan të Nju Jork-ut, të cilët vizituan Tokën Shejtë të udhëhequr nga Dom Pjetër Popaj./1 Shtegtari

Nga Marjan CUBI- Drejtor i Qendrës Nënë Tereza, Anëtar i Kryesise së Vatrës/

Foto: Mark SHKRELI-K/Redaktor I revistes”Jeta Katolike”/

Është shumë e vështirë që në pak radhë të zbrazësh shpirtin nga mbresat dhe emocionet që përjetuam nga vizita në Tokën e Shejtë. U kthyem nga Toka e Shejtë : më të pasur në Shpirt , në Histori , në kulturë dhe me një njohje më të madhe të trashëgimisë Botërore .
Vizituam vendet Biblike, Vendet më të rëndësishme, që nga lindja e Jezusit, u prekëm në shpirt nga mrekullite e tij, nga mundimet , Vdekja ne Kryq dhe Rinegjallja e tij.
Vizituam dhe prekem me doren tone vendet e Shejta-cfarë mrekullie…Ishte madheshtore per ne Shqiptaret qe kemi dhene njerëz të mëdhenj në trashëgiminë e përbotshme që nga Shen Jeremini , Shen Helena , Konstatinin i madh, Gjerg Kastrioti- Skenderbeu , Papa Klementin i 11 dhe deri te Shen Nena Tereza. Në memorien e historisë kombëtare qëndrojnë edhe 38 martiret e kohes tone.
Ishte nje perjetim i paimagjinushem qe grupi ynë, me 106 Shqiptaro – Amerikanë, te udhehequr nga famullitari ynë Dom Pjeter Popaj, per 9 dite kemi kaluar nje shtegtim te Shkelqyar . Kemi fjetur tri nete ne Nazareth ( Izrael ) dhe 5 nete ne Bethlehem ( Palestine ) dhe me shoqeruesin Palestnezo – Kristian per 9 dite gjate udhetimeve me autobusë dhe gjate vizitave te mrekullueshme na sqaruan ne detaje te gjitha koherat dhe ndryshimet që kanë ndodhë ne Izrael , qe nga lindja dhe der ne ditet e soteshme qe kanë shkuar më shumë se 2 mije vjet.
Ne Shqiptaro -Amerikanet e patem fatin edhe te vizitojme por edhe te celebrojme meshet ne gjuhen Shqipe per 8 dite me radhe ne vende te ndryshme dhe diten e fundit edhe ne Baziliken e ndertuar mbi Varrin e Krishtit dhe vendin kur ai u ngjall dhe u ngrit. Kjo ishte pika kulmore e shtegtimit tonë, ishte pikë kulminante per te gjithe ne por edhe per Dom Pjetrin, qe ne gjuhen e ëmbël Shqipe e celebroji kete meshe per here te pare ne Histori . Nuk e kane këtë fat për ta përjetuar atë që p[ërjetuam ne, jo te gjithe vizitore dhe grupet qe vijene nga e gjithe Bota dhe per 365 ditet e vitit vizitojne Token Shejte dhe qe eshte Epiqendra e Kristianizmit Boteror, u jepet kjo mundësi. Eshte interesante qe të gjitha keto vizita i bejne njerëzit në nje vend qe banohet nga 6 miljone Izraelite dhe afersishte 3 miljone Palestineze te besimit Islam dhe 2 perqind Palestinezo – kristian .
Ky shtet Biblik dhe i bukur me vende pjellore , kodra , Bjeshka , Dete , me shumë ullinj, Palma dhe shume bukuri natyrore e trashëgimi historike, ofron bujarisht mikpritje, por fatkeqsisht vendi kurrë nuke gjeti paqen.
Ketu nje here para Krishtit paska arritur edhe Leka i Madh pastaj ,Rromaket, Bizantinet , Kryqezatat , perandorija Osmane dhe keshtu me radhe…
Sa here u ndertuan dhe shkaterruan keto qytete dhe kultura. Edhe ne Shqipetaret perjetuam kesi lloji ndryshimi gjate mijëraa vjeteve .
Zoti na ndihmofte qe te gjejme Paqen ne kete Bote të trazuar prej konfliketeve!(Për më shumë do të lexoni në Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Marjan Cubi, shtegtimi, Toka e shenjte

Publikoher Raporti Financiar i Vatres 10-qershor-20 Dhjetor 2017

January 17, 2018 by dgreca

Raporti Financiar i Federatës Panshqiptare VATRA për periudhën 10 Qershor – 20 Dhjetor 2017.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Federatës Panshqiptare VATRA u diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit të Auditimit të Përgjithshëm Financiar dhe u vendos:

  1. Miratimi i pasqyrës financiare të shpenzimeve të Federatës Panshqiptare VATRA për periudhën 10 Qershor 2017 – 20 Dhjetor 2017 sipas tabelës bashkëngjitur.
  2. Pasqyra financiare dhe dokumentacioni përkatës depozitohen në Zyrat Qëndrore të Federatës.
  3. Publikimi i shpenzimeve financiare.
  4. Për ta lexuar Tabelën, Klikoni sipër saj.1 Pasqyra Financiare

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: 10 qershor-20 Dhjetor 2017, Marjan Cubi, Raporti Financiar i Vatres

“Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët të pranishëm

August 27, 2017 by dgreca

SPECIALE: “Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët, të pranishëm/
1 Letra e N Terezes-Hapet ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”/
1 Marjan Ilir Cubi-Të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra/
2 Eksp N Tereza-“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në ditën e vënies së gurthemelit të Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë/1 Eksp N Tereza-Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe…/

1 Gonxhe

-Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë…. Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza…/

Ipeshkvi-Dode-Gjergji

-Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel: Unë jam shqiptare…/

-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 26 Gusht 2017/ Në Kosovë sot  nisën “Ditët e Nënë Terezës” në katedralen me emrin e saj, ku janë të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ndodhen në këtë kohë vere në Kosovë. Mes tyre, ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Ai, bashkë me anëtarin e Komisionit, Fran Marku, e vatranë të tjerë, janë shumë të gëzuar se do jenë edhe në shugurimin e Katedrales së ndërtuar në kryeqytetin e e Kosovës, për të cilën  shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji,  mbajti një fjalë përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”,  vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa edhe ka takuar dhe falënderuar vatranët edhe gjatë koktejit. Aty ishte edhe vatrani Tomë Paloka që derisa bisedojmë tregon për librin më të ri që do e botojë së shpejti “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”. Dhe vazhdojmë ndejen në mbrëmje në një nga lokalet pranë Katedrales bashkë edhe me Pashk Deskun, një i nohur i vatranëve që e takojnë në Prishtinë, si edhe shumë miqë të tjerë…

Ipeshkvia e Kosovës thekson se dita e sotme shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Për sot në mbrëmje në Katedrale ishte përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.

Sonte në Katedrale u hap edhe një ekspozitë fotografishë dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza. Fotografitë janë të autorit Sakip Imeri.

 

NË PRITJE TË DËRGUARIT TË VEÇANTË TË PAPA FRANÇEKUT, KARDINALIT SHQIPTAR IMZOT ERNEST S. TROSHANI DHE PROGRAMI I SHUGURIMIT TË KATEDRALES NËNË TEREZA

 

Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, u njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.

Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi fillon me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.

Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Në Këshillin Organizativ janë: Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Vikari Gjaneral Mons. Lush Gjergji, Kancelari Don Shan Zefi, Famullitari i Katedrales Don Fatmir Koliqi, Sekretari i Ipeshkvit Don Meriton Dedaj, Drejtori i Caritasit Don Vitor Sopi, Ekonomi Don Kastriot Idrizi, Dekani Don Lenc Sopi.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

 

NË “DITËT E NËNËS TEREZË” DHE EKSPOZITA “SHENJTORJA SHQIPTARE NGA SHKUPI – KORRESPONDENCA”

 

Në ditën e hapjes së “Ditëve të Nënës Terezë”, në 26 gusht 2017, sot, pjesë e veprimtarive ishte edhe ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, e cila u hap pasdite në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëorganizim me  Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve  në Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Fjalë rasti mbajtën përfaqësuesit e tre institucioneve bashkëorganizuese, duke e vlerësuar ekspozitën edhe si përgjigje ndaj atyre që duan të përvetësojnë figurat kombëtare të shqiptarëve.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr. Skender Asani ka paralajmëruar edhe se fotografitë dhe letërkëmbimet e ekspozuara në fund do t’i dhurohen Ipeshkvisë së Kosovës. “Për 26 gusht 2016 u përpilua kjo ekspozitë dhe rezultoi që për herë të parë t’i jepet përgjigje atyre që cenojnë dhe dëshirojnë të përvetësojnë figura të mëdha të historisë dhe kulturës shqiptare, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza, që lidhen drejtpërdrejt edhe me identitetin tonë shqiptar”, u shpreh Asani.

Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: “Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë. Një ditë pas lindjes, ajo u pagëzua nga famulltari i Shkupit, dom Zef Ramaj, një prift i njohur katolik, mësues, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes shqiptare.

Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza, u largua nga kryeqendra jonë në moshën 18-vjeçare, për të prekur skajet më të errëta të botës, aty ku varfëria dhe mjerimi çdo ditë gëlltitnin mijëra jetë”.

Në katalog në përfundim shkruan edhe: “Shpresojmë që përmes kësaj akspozite do të arrijmë që sadopak në zemrat e lexuesve dhe vizitorëve të nderuar të reflektojmë mesazhet e dialogut, harmonisë dhe paqes, të promovuara nga nëna e madhe e botës –Nënë Tereza”.

Ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.

Në ceremoninë e hapjes foli edhe sekretari i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë Gjon Berisha, doktor i shkencave historike, i cili theksoi se, “kjo ekspozitë është një pikë ujë në oqeanin e madh të veprës së Nënës Terezë, e cila arriti ta sfidojë botën dhe arriti të prek edhe zemrat e personaliteteve të mëdha”.

Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: “Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe, por ju e dini se dokumentet tona shpeshherë i han nëntoka ose lufta, ose bombardimet, ose pakujdesi, ose hajnia e dikujt… Por deshi Zoti që kjo fotografi ta ketë në prapavijë dërrasën e zezë, dhe në dërrasë të zezë sikur të kishte dashur Zoti të shkruante: Shkolla katolike shqiptare ‘Zemra e Krishtit’. Dhe viti shkollor 1922-1923. Dhe e kemi Nënën Terezë…Me libër në dorë…”.

Mesazhi i tij ishte që të lexohet ekzpozita: “Nuk është një ekspozitë e cila duhet vetëm të kalohet dhe shikohet. Kisha thënë, ndaluni pak dhe lexoni atë që është paraqitur dhe do ta keni shumë të qartë lidhjen Prizren-Shkup, Shkup-Zagreb, Zagreb-Irlandë, Irlandë-Kalkutë dhe Kalkutë e botë. Ky ishte shtegtimi i saj. Ajo ishte shtegtarja e mbarë njerëzimit. Dhe ajo dëshmoi fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë”.

 

NËNA TEREZË, FITUESE E ÇMIMIT NOBEL: UNË JAM SHQIPTARE

“Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: ‘Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…’ Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në ‘Rilindja’, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin”.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

“U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, ditet e Nene Terezes, Marjan Cubi

DEKADA TË VËSHTIRA PËR KOSOVËN MARTIRE

March 8, 2017 by dgreca

14-1 Marjani flet

NGA MARJAN CUBI*/

14-1 Marjani dhe kryetari

Në festa të tilla, siç është kjo e Pavarësisë së Kosovës, ne festojmë, por edhe analizojmë se çfarë kemi arritë dhe çfarë mbetet të bëjmë për të ardhmen e Kosovës tonë dhe trevave të tjera etnike, kombëtare.  Fatkeqësisht, çështja Kombëtare Shqiptare, përgjatë një shekulli, ende nuk është zgjidhur. Pavarësia e shtetit amë, e shpallë me 28 Nëntor 1912, i gjeti trojet tona të zhytura në kaos, në flakë, shkaktuar prej fqinjëve grabitqarë, që kërkonin të zmadhoheshin, duke zhvatë tokat shqiptare. Kombi nisi të tkurret më shumë gjatë Konferenës së Londrës. Aletatët tanë Austro-Hungarezët nuk arritën ti bindnin të mëdhejtë në Londër për të pranuar kufijtë e shtetit shqiptar sipas parimit etnik. Fqinjët sllavë kishin një avokat të fuqishëm-Rusinë, që luftonte për ta. Fuqitë e Mëdha të Evropës ranë dakord më 22 Mars të vitit 1913, që ta ndanin Shqipërinë në dy pjesë; Pjesën e Lirë dhe pjesën e robëruar. Kjo do të thoshte që gjysma e territorit i hiqej Kombit në mënyrë arbitrare dhe u jepej: Serbisë, Malit të Zi e Greqisë.

15 Marjani GrupMë duhet të theksoj këtu se shqiptarët e Amerikës me VATREN, luajtën një rol të jashtzakonshëm, për të shpëtuar nga grabitja,pjesë të Trojeve Etnike, veçanërisht në Jug:Korçë – Gjirokastër, dy krahinat më të rrezikuara nga Greqia. Protestat e mëdha  në Boston, Peticionet, Telegramet e protestës, të udhëhequra nga Vatra, arritën që t’ia ndalin dorën Konferencës së Londrës. Gjithësesi me 22 mars të viti 1913, Konferenca e  Ambasadorëve vendosi përfundimisht  që Shkodra me rrethinat  e saj  t’i mbetej Shqipërisë, ndërsa Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe pjesët e tjera të trevave lindore, ku binin pjesë Manastiri, Shkupi, Kumanova e Presheva t’i mbeteshin Serbisë dhe Malit të Zi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve iu shtuan shpresat se do të rilindëte Shqipëria Etnike, por ëndrrat u shuan në fundin e Luftës, ku ata që i ushqyen këto ëndrra të shqiptarëve, dolën humbës të Luftës. Shqipëria amë ra në dorë të komunistëve, të cilët bënë alenca vëllazërimi me sllavët dhe e lëshuan Kosovën. Hap pas hapi Kosova u gjend nën okupim. Katër dekada pas Luftës së II Botërore gjendja e shqiptarëve ishte zi ma zi, si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet e okupuara: Kosovë,  Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, e Çamëri. Popullsia shqiptare nuk gëzonte liritë elementare, diskriminohej, përndiqej dhe burgosej. Fatkeqsisht Diaspora shqiptare ishte e paorganizuar, konfuze, e përçarë prej politikës së Beogradit, Athinës  dhe Tiranës komuniste. Agjenturat e UDB dhe Sigurimit komuniste Shqiptar, përpiqeshin që të fusnin grindjet në diasporën e Amerikës, me qëllim që ajo të mos merrej me problemet e vendlindjes. Gjithësesi pjesa më e shëndoshë e Diasporës nacionaliste, nisi të organizohej dhe të trokiste në dyert e politikës amerikane.

15 kjo me priftin grup  Shteti ateist shqiptar i vetëizoluar në aventurën komuniste, fatkeqsisht herë lidhej me Beogradin, herë me Moskën e herë me Pekinin, por jo me Amerikën. Si për ironi të fatit ish aleatja e Shqipërisë Komuniste, Jugosllavia, që diskriminonte Kosovën, ishte e përkëdhelura e Uashingtonit. Në këto kushte ishte shumë e vështirë për të ngritur zërin e protestës.Diaspora shqiptare nacionaliste në Amerikë: Federata Vatra, Balli Kombëtar, Organizata e Legalitetit, Blloku Kombëtar Indipendent, Komiteti Shqipëria e Lirë, përpiqeshin që ta kundërshtonin duke u organizuar në protesta kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër komunizmit sllavo-Orthodoks, që ushtronte dhunë e terror, burgosje e vrasje, në trojet Etnike Shqiptare, veçanërisht në Kosovë.

Shqiptarët e Amerikës e kishin kuptuar se nuk kishte liri në Trojet Etnike pa ndihmën e Amerikës. Nisën kështu kontaktet me senatorë e Kongresmenë. Amerikanët ishin të interesuar për fatin e popujve nën komunizëm. Amerika i shihte me respekt e konsideratë shqiptarët e Amerikës, që ishin punëtorë të mirë, të suksesshëm në biznes, dhe jo problematikë në raport me ligjet e këtij shteti, ishin qytetarë të respektuar. Hap pas hapi shqiptarët e Amerikës përmes kontakteve arritën të tërhiqnin vëmendjen e senatorëve dhe Kongresmenëve për atë çfarë ndodhte në Kosovë. Represioni serb po shtohej derisa në Mars të vititit 1989 diktatori Milosheviq, ia hoqi Kosovës autonominë.Kosova reagoi me protesta dhe rezistencë. Natyrisht që rezistencën e pagoi me gjakun e  bijëve të vet. Koha nxori në krye birin e Kosovës, intelektualin e shquar, Kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Ai me guxim kundërshtoi represionin, doli në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, ngriti zëri e protestës, dhe u vu në krye të rezistencës. Dr. Rugova ishte udhëheqës me vizion Perëndimor. Ai të gjitha shpresat i kishte tek Amerika, e cila në krye të shekullit XX i pat ardhë në ndihëm Kombit shqiptar me anë të presidentit Wilson.

Fati e deshi që në Tetor të vitit 1989, me Ftesë të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dr. Ibrahim Rugova erdhi në SHBA. Ftesa u bë me rastin e simpoziumit për 300 vjetorin e Pjetër Bogdanit, ku dr. Rugova do të mbante një ligjeratë për eruditin Pjetër Bogdani , për të cilin ai kishte kryer studime të thella dhe e adhuronte autorin e “Çetës së Profetëve”. Pas simpoziumit të suksesshëm në Fordham University, Dr. Rugova, i shoqëruar nga intelektuali shqiptaro-amerikani Frank Shkreli, zyrtar i lartë në Zërin e Amerikës, vizitoi Uashingtonin, ku u takua me personalitete të Politikës Amerikane, senatorë e kongresmenë. Amerikanët e ofruan dr. Rugovën pasi vizioni i tij ishte perëndimor, dhe ai përcolli tek ata dramën tragjike që përjetonte Kosova dhe besimin e  madh tek liria e popullit të tij, duke marrë me vete, premtimin e madh për mbështetje.

15 Dila Marjani dhe dysheEdhe koha duket se punonte për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Me 9 Nëntor 1989 nisi shembja e murit të Berlinit që ndante dy Botë, Lindjen nga Perëndimi, mur që ishte ndërtuar që gusht të vitit 1961. Po binte perandoria e së keqes. Dr. Ibrahim Rugova së bashku me një grup intelektualësh me 23 Dhjetor 1989, themelojnë LDK- në, ndër Partitë e para që i parapriu pluralizmit në Ballkan dhe theu monopartizmin ndër trojet shqiptare.Rreth LDK-së dr. Rugova bashkoi shqiptarët e Kosovës dhe i priu luftës për Liri.

Edhe në Amerikë, shqiptarët kishin arritë ta sensibilizonin këtë shtet, mbrojtës të Lirive botërore. Në fillim të vitit 1990, një delegacion me shtatë senatorë,i kryesuar nga senatori republikan Bobe Dole, shkoi si vëzhgues në Kosovë. Senatorët vizituan Beogradin e më pas shkuan në Prishtinë, ku u takuan me intelektualë të Kosovës. Në qendër të takimeve ishte dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i LDK dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve. Dr. Rugova me kurajo dhe guxim, paraqiti para senatorëve gjendjen e mjerushme të Kosovës, pasigurinë e Jetës, represionin dhe dhunën, që ushtronte Millosheviqi me regjimin e tij diktatorial. Kreu i delegacionit, miku i shqiptarëve, Senatori Dole, u tërhoqi vërejtje serbëve për dhunën që ushtronin duke i paralajmëruar:”Edhe pse Ju, serbët, nuk e pëlqeni Demokracinë- Demokracia do të vijë!”

Një ngjarje tjetër që duhet përmendë, ishte dhe Dëshmia e prillit 1990 në Senatin Amerikan, ku morën pjesë 14 intelektualë të Kosovës, kryesuar nga Kryetari Rugova,si dhe 13 prijesa fetarë,përfshirë edhe politikani intelektual Dobriça  Qosiç, qw deklaroi pas atkimit: E kemi tw humbur Kosovwn!. Dëshmia vërtetoi se e drejta ishte me shqiptarët, ndërsa gënjeshtra ishte në anën e serbëve.

Dr. Rugova nisi të bëhej përherë më i pranushëm dhe i besushëm për amerikanët dhe ftesat e Uashingtonit u bënë më të shpeshta: U ftua si kryetar i LDK-së, dhe më vonë , në vitin 1992,si Kryetar i Kosovës, i votuar nga shqiptarët, por i panjohur ende nga ndërkombëtarët.

15 Kuq e zi

LDK-ja në SHBA, u bë një urë lidhëse mes Kosovës dhe Amerikës dhe një forcë organizues e protestëve që denonconin dhunën policore të shtetit Jugosllav. Edhe pse shpenzimet ishin të mëdha, LDK-ja në SHBA nuk e uli tempin e protestave, që nga viti 1990. Gjithçka e përballonte LDK-ja e Amerikës, përfshi udhëtimet e delegacioneve, që vinin nga Kosova,fushatat për Lobim, përfshi ato të Senatorëve dhe Kongresistëve,fushatat presidenciale, mbajtja e Zyrës së LDK-së, Radio-Programi i LDK-së etj.

Të gjitha këto i ka përballuar anëtarësia e LDK-së dhe mbështetësit e saj në SHBA. Po përmend vetëm disa nga shumat  e shpenzuara: Vetëm fushata e senatorit Bobe Dole për President i SHBA-ve na ka kushtuar 100 mijë dollarë dhe këtë shumë e kanë siguruar 100 persona, nga këta, 80 ishin anëtarë të LDK-së. Po ashtu kemi bërë fushatë dhe kemi mbledhë 50 mijë dollarë,(shumica nga LDK-ja) edhe për guvernatorin Bill Klinton, i cili ishte përballë Bobe Dole, si kandidat i demokratëve.

Po ashtu kemi marrë pjesë në Fushata për”Miqtë e Kosovës”, miq që e kanë mbrojtë Çështjen e Kosovës dhe çështjen Kombëtare si : senatorët Damato, Gingrich, Presley, (Pele), Liberman, si dhe kongresistët: Lantoss, Gilman, Engel, King, Keley, Crowley dhe shumë të tjerë, që i dolën në krah çështjes sonë kombëtare, veçanërisht Kosovës.

Lista e kontributorëve është e gjatë, por unë po përmend vetëm disa nga më të dalluarit: Xhim Xhema,Hajdar Bajraktari, Rrustem Gecaj,  Agim Karagjozi, Agim Rexhaj, Marjan Cubi, Sabit Bitiçi, Lekë Gojçaj, Bruno Selimaj,Syl Lajçi, Demë Balidemaj, D. Gjon Buçaj, Ibrahim Kolari, Lavdrim Cami, Sali Lajçi, Mithat Gashi, Agim Mujaj e të tjerë.

Ne kemi tubuar fonde edhe për zona të ndryshme me qëllim që të ndihmohej Lufta: Me 6 Mars 1999 kemi dërguar ndihma në Zonën e Llapit. Shuma kapte shifrat prej 192 mijë Marka dhe 19 Mijë e 600 dollarë, të cilat, unë(Marjan Cubi) dhe Agim Rexhaj ia kemi dorëzuar  përfaqësuesit të Zonës së Llapit, z. Ali Rama(e kemi ende dokumentin e nënshkruar). Kemi ndihmuar edhe zonën e Rugovës, kemi përkrahur Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, komandantët e Luftës Sali Çekaj, Agim Ramadani, Anton Cuni dhe shumë të tjerë.

…Suksesi ynë në politikën dhe ekzekutin amerikan, erdhi hap pas hapi: Ka qenë interesant fakti që kur më 1990, Kongresi Amerikan, aprovonte Rezolutën:”Heqja e Prioritetit të Jugosllavisë”, ne na dukej se kjo ishte shumë pak,krahasuar me lirinë e plotë- dhe nuk ishim të kënaqur, pork ur erdhi koha që në vitin 1999, Senati kërkoi që të përdoren”Të gjitha forcat e nevojshme për të larguar forcat serbe nga Kosova”, natyrisht ne ishim shumë të kënaqur. Për këtë kishim luftuar, protestuar dhe shpenzuar milionë dollarë.

Mbaj mend se kur disa nga ne, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar në SHBA, gjendeshim në State Departmant në vitin 1998, në takimin me përfaqësuesin e shtetit Amerikan, Stenberg, ai na tregoi se:” ne, amerikanët e dimë se Ju, shqiptarët kërkoni që ta ndajmë Kosovën nga Serbia, por në Departamentin e Shtetit po mundohemi si ta largojmë Serbinë nga Kosova.”Ishet e njëjta gjë që ne kërkonim.

Dhe ne e pamë me sytë tanë se çfarë ndodhi. Kronologjia e ngjarjeve ishte si njj reaksion zinxhir: Në vitin 1991 nisi Lufta ën Slloveni, Kroaci dhe pastaj në Bosnjë -Hercegovinë. Vdiqën me qindra mijëra, u plagosën e u gjymtuan me qindra mijëra të tjerë, u shpërngulën nga vatrat e tyre miliona njerëz…Tragjedia po i afrohej Kosovës së pambrojtur. Mund të kishte ndodhë e njëjta tragjedi me përmasa si në Bosnjë, por largpamësia e Kryetari Rugova, shmangu përmasat e tragjedisë, duke i shtyrë ngjarjet me strategjinë e Rezistencës Paqësore, duke kërkuar publikisht “Ne, shqiptarët, duam atë që të fitojnë sllovenët dhe kroatët!”.

Kjo qëndresë Paqësore fitoi simpatinë e Amerikës, ç’ka u pasqyrua në dhënien e Vijës së Kuqe Serbisë nga Presidenti George Bush(Bushi i vjetër). Kjo e tërboi Millosheviçin,i cili e rriti represionin dhe shtypjen në veri. Natyrisht përballja me makinerinë shtypse të Millosheviçit ishte e pabarabartë. Arritja e një marrëveshjeje paqeje nga ambasadori Hollbrook më 1995, shmangu më të keqen mes tri republikave:Serbe,Kroate, sllovene, nderkophe qe per Kosoven ende nuk ishte gjetur zgjidhja. Edhe pse ende nuk ishte gjendur zgjidhja e konfliktit, Hollbrook vazhdoi të takohej me Millosheviçin në kërkim të gjetjes së një marrëveshjeje me dialog për të tërhequr forcat serbe nga Kosova dhe dhënien e të drejtave të mohuara shqiptarëve të Kosovës.Pas shumë përpjekjeve , Hollbrook propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje në Rambuje të Francës, ku të takoheshin e nënshkruanin të dy palët. Marrëveshja synonte hyrjen e forcave ndërkombëtare të NATO-s ose UN, për ta menaxhuar situatën për një periudhe 3-5 vjeçare dhe pastaj të vendoste populli i Kosvës. Ky do të ishte një protektorat Ndërkombëtar, që dr. Rugova e kërkonte në vazhdimësi për të shmangur gjakderdhjen.

Kam pasë fatin që ta përjetoj nga afër Takimin e Rambujes. Në mbledhjen e parë nuk u arrit nënshkrimi, nga serbët, Jo se Jo, por as nga shqiptarët. U vendos që pas tri javësh të vazhdohej në Paris. Mendoj, se ato 3 Javë, i kushtuan shtrenjët Kosovës. Millosheviçi shtoi trupat, rriti represionin,dhe shkatoi shumë viktima… nisi shpërgnuljen e dhunshme, duke detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Popullsia u gjend në një situatë tepër të vështirë dhe u vetëmbrojt si dhe sa mundi. Ndërkohë, në Paris u nënshkrua marrëveshja nga shqiptarët, por jo nga serbët. Kjo i dha mundësi NATO-s dhe SHBA-ve, që të përshkallëzojnë presionin tek Millosheviçi dhe ta kërcënonin atë me përdorim force, duke qenë se ai i kishte mbyllë rrugët e dialogut dhe diplomacisë.

Makineria represive ushtarake e Millosheviçit me 15 Janar 1999, kreu masakrën e  përgjakshme të Reçakut, duke masakruar shumë fëmijë, gra , pleq dhe të rinj të pa armatosur.Ambasadori Walker, kryesues i vëzhguesëve ndërkombëtarë, denoncoi publikisht masakrën, duke e cilësuar: Gjenocid… dhe katastrofë Humanitare! Nga ana e tij Ambasadori Hollbrook, deklaroi se Millosheviçi nuk kishte pranuar zgjidhje diplomatike. Ishin mbyllur kështu rrugët e marrëveshjes me bisedime dhe mbeti zgjidhja me ndërhyrje ushtarake.

…Dhe erdhi kështu dita e 24 Marsit 1999, kur NATO, filloi bombardimet kundër bazave ushtarake terroriste të Serbisë. Nga ana e saj edhe UÇK-ja vazhdoi misionin e saj në tokë, duke kombinuar aksionet e saj me sulmet nga ajri të NATOS.

12 Qershori 1999 shënoi kapitullimin e Serbisë. Ajo e pranoi më së fundi tërheqjene  trupave pushtuse nga Kosova. Hyën Trupat e NATO-s dhe Kosova fitoi Lirinë, pas shumë përpjekjesh, sakrificash, rezistence dhe me shumë viktima, një pjesë e të cilëve ende konsiderohen të humbur dhe nuk u dihen vorret. Nisi rrugëtimi i vështirë i ndërtimit të Demokracisë. Me 17 Shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë, proces që deri tani ka siguruar njohjen e 113 shteteve në Botë. Në themelet e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës është edhe gjaku i dëshmorëve të Luftës, është edhe Heroi Adem Jashari, janë dhe heronjët e të gjithë Kosovës. Prandaj e kemi të shenjtë Pavarësinë!..

Ndërsa kemi pasur një mbështetje të fortë nga SHBA, ka ende shtete të Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur shtetin e ri. Kjo edhe për luftën e ashpër që bënë Diplomacia dhe shteti i Serbisë, që gjithëmonë ngre kurthe për ta rrezikuar Pavarësinë. Arrestimi i Komandantit të UÇK-së, ish kryeministrit Ramush Haradinaj, me fletë arreste të skaduara të Beogradit, na tregon se Kosova jonë ka ende vështirësi në rrugëtimin e saj demokratik drejt Lirisë së Plotë.

Ta nderuar bashkatdhetarë, le të shpresojmë se betejën e vështirë me Serbinë nga një anë, dhe atë korrupsionit të zyrtarëve tanë nga ana tjetër, do t’i fitojmë dhe kosova jonë do të ecë përpara drejt Demokracisë!

Vëllezër dhe motra, Gëzuar Festën!

Zoti Ju bekoftë të gjithëve, Kosovën, popullin shqiptar, kudo që gjendet në SHBA.

* Fjala përshëndetse e mbajtur në festimin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqata”Kosova” në Detroit, 12 Shkurt, 2017

 ***

NJOFTIMI

SHOQATA”KOSOVA” NË  MICHIGAN FESTOI 9 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

*Shoqata “Kosova” në Michigan, gjatë darkës festive të 9 vjetorit të Pavarësisë, nderoi anëtarin e Kryesisë së Vatrës,drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, z. Marjan Cubi me “MIRËNJOHJE”.

Me 11 Shkurt 2017, Shoqata “Kosova” në Michigan, me kryetar z. Mikel Demaj, organizoi darkë festive kushtuar 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Darka festive u organizua në sallën e Kishës Katolike Shqiptare”Shën Pali” në Rochester Hills dhe u moderuar nga  Petrit Musolli dhe Elizabet Markaj.

Në këtë veprimtari festive morën pjesë si mysafirë nderi: klerikët Don Fred Kalaj-famullitar i Kishës Katolike Shqiptare” Shën Pali”, Don Ndue Gjergji-famullitar i Kishës “Zoja Pajtore”, kandidatja për  në Kongresin Amerikan znj, Suzanna Shkreli, Senatori i shtetit të Michiganit David Knezek.

I ftuari nderit i darkës dhe folësi kryesor ishte z. Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë së Vatrës, njëkohësisht drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Veprimtarinë e mbështeti edhe dega e Vatrës në Michigan. Nënkryetari Mondi Rrakaj ishte një ndër sponsorët e veprimtarisë, ndërsa vatrani Luvigj Stërbyci dhe vatrani veteran Vasel Ujkaj, ishin flamurmbajtësit gjatë  festës. Nënkryetari i degës së Vatrës, z.Mondi Rakaj përshëndeti pjesmarrësit dhe uroi pavarësinë e Kosovës. Edhe shoqata”Malësia e Madhe” me kryetarin e saj Tony Vulaj, ishin mysafirë të nderuar në këtë darkë festive.Nën interpretimin e artistes Ermelinda Paparisto u përcollën Hymnet Kombëtare. Darka u bekua nga dom Fred Kalaj, ndërsa Don Ndue Gjergji përshëndeti dhe uroi festën.

Grupi i valltareve te vegjël të Kishës së Shën Palit, nën drejtimin e koreografes Joli Paparisto, dhuruan emocione dhe fituan duartrokitje në interpretimin e valleve të bukura tradicionale shqiptare, duke filluar me vallen e Kosovës. Programi artistik që shoqëroi veprimtarinë festive u pëlqye dhe u duartrokit. Këngëtarja Albina Nrejaj u prit me duartrokitje e shoqëruar në keaboard nga Beku Gjelaj. Shoqata “Kosova” në Michigan, gjatë darkës festive, nderoi anëtarin e Kryesisë së Vatrës, z. Marjan Cubi me “MIRËNJOHJE”.(Korresp i Diellit sipas bisedes me z. Marjan Cubi. Botoi Dielli ne Print, Shkurt 2017)

Filed Under: Featured Tagged With: DEKADA TË VËSHTIRA, Marjan Cubi, PËR KOSOVËN MARTIRE

MARJAN CUBI:SHQIPTARËT E NJU JORKUT KANË NDËRTUAR MURIN MË TË MADH TË KATEDRALES”NENE TEREZA” NE PRISHTINE

March 29, 2016 by dgreca

Intervistë e Gazetës Dielli me z. Marjan Cubi, Kryetar i Komisionit për mbledhjen e  Fondeve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, anëtar i kryesisë së VATRES/

 * SHQIPTARËT NË NJU JORK MBLODHËN EDHE $ 270 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË” NË PRISHTINË/

*MARJAN CUBI, KRYETARI I KOMISIONIT: Kësaj fushate i priu  Zef  Balaj, i cili bëri një donacion  të kombinuar  me shumën 50 mijë dollarë,  që përfshihet një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij./

 * Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë, Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë, Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive./

Pyetje: – Si ndjehet Marjan Cubi në rolin e kryetarit të Komisionit për mbledhejn e  Fondeve për Katedralen”Nënë Tereza” në Prishtinë pas kurorëzimit të suksesshëm?

Marjan Cubi: Natyrisht  ndihem  shumë  mirë, shumë i gëzuar dhe  krenar për këtë fushatë dhe për të gjitha fushatat e deritanishme  që nga Viti  2008  për Katedralen Nënë Tereza-Prishtinë. Shqiptarët e Amerikës kanë nderuar veten parasëgjithash.

 Pyetje: – Cila ishte ecuria e aksionit të fundit që dhuroi shumën rreth 270 mijë dollarë?

Marjan Cubi:- Ne  si  Komision  i  NY  me rrethina  për Fushatën e ndërtimit dhe kompletimit të kësaj Katedraleje  jemi koncentruar për të informuar sa më shumë shqiptarë të kësaj rrethine, me qëllim që të kishim sa më shumë kontributorë që të arrihej suksesi.

Famullitai i Kishës, Dom  Pjetër Popaj, e ka informuar besimtarët gjatë tri të dielave para 13 marsit të 2016, Gazeta Dielli e ka dhënë këtë informim edhe në  Gzetën Dielli- On line dhe po ashtu e ka botuar në gazetën Dielli të muajt të Shkurtit,  pastaj edhe  gazeta Illyria, Tv-21 dhe komisioni e bëri informimin përmes  telefonave , në rrjetet sociale si në FB  dhe … Shumë i rëndësishëm është  fakti që doli me sukses.

Pyetje: Komisioni që drejtuat ju i kaloi kufijtë e Kishës për t’iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, si ishte reagimi?

 Marjan Cubi:- Po  kjo është shumë e rëndësishme se ne nuke jemi kufizuar por i kemi ftuar dhe informuar të gjithë shqiptarët pa dallime feje sepse kjo Katedrale edhe ka rëndësi për të gjithë shqiptarët sepse kjo  Katedrale  ka rëndësi historike dhe dëshmon lashtësinë dhe autoktoninë Iliro-Dardano- Shqiptare.Për këtë gjë të gjithë shqiptarët janë lajmëruar dhe  kanë kontribuar.Dua të shtoj se suksesi nuk do të ishte i mundur pa kontributin e Komisionit të gjerë: Don Pjetër Popaj, Marjan Cubi-kryetar i Komisionit, Lek Përlleshi-sekretar, Mark Shkreli-Arkëtar, Pashk Maksuti-arkëtar, Zef Balaj, Fran Marku, Gjergj Paloka, Mhill Gjuraj, Lek Gojani, Marjan marku, Simon Simonlacaj,  Agim Rexhaj, Pal Nikollaj, Fran Cota, Palok rudaj, Mark Gjoku Ulaj, Lule Gjokaj, Anton Raja, Ibrahim Kolari, Ismer Mjeku, Lek Vataj, Martin Rrasi, Plaush Marku dhe Syle Lajqi.

 Pyetje:- Nëse do të kërkonim shifra, cilët persona do të përmendni për kontribute të mëdha që çuan tek shuma 270 mijë dollarë?

 Marjan Cubi:- Këtë herë  Z. Zef  Balaj bëri një donacion  të kombinuar  me 50 mijë dollarë që përfshihen një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij, pastaj të gjithë ata që dhuruan Dritaret dhe plus mijëra dollarë të tjera si Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë,  Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.

Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë,

Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive.

Pyetje: Ju vetë me djalin Ilirin, ishit ndër kontribuesit e dalluar të kësaj mbrëmjeje. Gjatë darkës u përdor shprehja se ju dhe të tjerët keni marrë nga një ose dy dritare? Çfarë nënkupton kjo në shifra dhe në term?

Marjan Cubi:- Në të vërtetë janë marrë nga një Ditare  por vetëm një është është premtuar në emrin e Golfit që ka kontribuar për fushatën e Katedrales  dhe si e theksova me siper, Ditaret janë shumë special dhe kushtojnë më se 18  mijë dollarë. Këto Dritare janë shumë të mëdhaja dhe janë të vizatuara artistikisht me shume shejtër dhe njerëz të randësishëm të Kombit  si  Nënë  Tereza dhe Shën Pali , shën Pjetri dhe të tjerë.

Pyetje: Duke bërë kronologjinë që nga gurëthemeli e deri më sot, cilat janë marrdhëniet e Komunitetit shqiptar të Amerikës me Katedralen? Në total, cilat janë kontributet e Shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza”?

Marjan Cubi:- Komuniteti shqiptaro – Amerikan i  NY në veçanti ka dhënë më shumë se asnjë tjetër komunitet tjetër ose përafërsisht 20  përqind të totalit të Katedrales dhe që unë shprehem nga një herë si  Shqiptaro-Amerkanët e NY kanë bërë murin më të madh të Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë.  Si e kuptoj unë Komuniteti i  Shqiptarëve të Zvicrës është në vendin e dytë pastaj mendoj se vijen komuniteti i  Detroidit, ai i Gjermanisë e kështu me radhë.  Kuptohet se deri tani janë tubuar dhe shpenzuar për Katedralen rreth 8  miljonë  Euro.

Pyetje: Natyrisht ju e keni idhull Nënë Terezën si shumë shqiptarë të tjerë, keni marrë pjesë edhe në varrimin e saj, si po e prisni 4 shtatorin ,ditën kur  Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ?

Marjan Cubi: Me të vërtetë  jam një admirues i madh i Shejtëreshës Nënë Tereza, e kam idhull. Mendoj se shumë Shqiptarë dhe jo shqipetarë janë admirues të sajë dhe po ashtu kam mendimin se edhe njeriu i madh,  Kryetari historik dhe arkitekti Pavarsise se Kosoves Dr  Ibrahim Rugova ishte një adhurues i Nënës Terezë dhe pikërisht ky e bekoi Themelin e  Kësaj Katedraleje së bashku me ish Ipeshkëvin e Kosovës  Imzot Mark Sopin  por edhe shkrimtari i madh  me fame botërore e  adhuron Nënën  Terezë,  e ky është Ismail  Kadare ,  ka shumë e shumë njerëz të mëdhenj që  respektojnë vlerat dhe Shërbimin humanitar që Nëna Boterore  kishte vepruar dhe shërbyer si humaniste e pa krahasur me asnjë person tjetër në Botë.

Unë e kam pas rastin ta takoj 3 herë derisa ajo ishte gjallë dhe për të plotësuar obligimet shpirtërore, bashke me miqte e mi, Leke E Pashko Gojcaj e bashkatdhetare te tjere, mora pjesë në Kalkute, ne cermonite e varrimit te saj. më 5  shtator 1997. Tash po  presim me  gëzim të madh 4 shtatorin e vitit 2016 që ta kemi një shejtëreshë që është e kohës tonë dhe që e kemi përcjellë çdo vepër dhe humanizmin e sajë.(Intervistoi:D. Greca)

 

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: kontribute per Katedralen, Marjan Cubi, Nene Tereza, Prishtine, Shqiptaret e Nju jorkut

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT