• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Audiobooks.Al një Platformë që bashkoi Vatranët me Children of the eagle

November 13, 2022 by s p

Ky prag pavarësie i bashkoi dhjetra shqiptaro -amerikanë në qendrën Iliria , Nju York në një veprimtari me vlera të shumta kulturore, gjuhësore dhe edukative.

Me iniciativën e ish -Ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Zotit Mal Berisha, në bashkëpunim me Shkollën shqipe “ Children of the Eagle” , Federatën Panshqiptare Vatra, përreth dy orë u shpalosën detaje rreth Platformës Audiobooks.Al, platformë kjo që u lançua disa vite më parë nga gjigandi i tregut shqiptar në fushën e sigurimeve Sigal Uniqua Group nën kujdesin e Presidentit të saj zotit Avni Ponari i cili u kujdes specifikisht që shpalosja e këtij aplikacioni të bëhej me kampionët e atdhedashurisë Vatrën dhe vatranët.

Përkrah veprimtarisë financiare dhe ekonomike, Sigal Uniqa group ndihmon edhe në edukimin e bashkëatdhetarëve tanë me ndjenja patriotike nëpërmjet veprimtarisë kulturore dhe artistike.

Të pranishmit ndoqën edhe një material filmik nga orkestra më unike në Shqipëri që Sigali suporton nga një koncert në Valbonë mes bukurive të alpeve shqiptare.

Ky kujdes ndaj elementeve qënësore të jetës : shëndet, siguri, art dhe kulturë materializohet edhe në platformën Audiobooks.Al, ku përmes një aplikacioni të thjeshtë çdokush mundet të ndjekë autorët që dëshiron mes veprave të lexuara nga aktorë të njohur shqiptarë.

Shpjegimet e hollësishme të zotit Mal Berisha , anëtar Nderi i Vatrës i cili në mënyrë sistematike e fton komunitetin shqiptar të Nju Yorkut në mediume me në qendër librin , u ndoqën me mjaft interes nga të pranishmit ku nuk mungonin autorë të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, mësues, prindër , nxënës , të pranishëm brenda dhe jasht auditoriumit pasi të gjithë i bashkon gjuha shqipe,simboli ynë përbashkues.

Kjo veprimtari u mbulua nga televizioni Albanian Culture, me drejtues Adem Belliu, i cili ka një aktivitet 25 -vjeçar në komunitet, gjithashtu gazeta më e vjetër në median e shkruar shqip , gazeta Dielli me editorin e saj Sokol Paja u bë lajmi i parë i kronikës së kësaj ngjarjeje ku ndërthureshin natyrshëm platforma, organizata dhe qëllime me synim të përbashkët ; ruajtjen dhe lëvvrimin madje edhe informimin përmes gjuhës shqipe.

Takimi u përshëndet nga Presidenti i Nderit të Federatës Vatra, zoti Agim Rexha i cili kujtoi duke falenderuar kujdesin sistematik të zotit Avni Ponari ndaj Vatrës.

Drejtuesja e shkollës Shqipe Children of the Eagle zonja Drita Gjongecaj bëri një prezantim të detajuar të punës së saj dhe të stafit të saj, prindërve dhe nxënësve në këtë proçes plot sfida ku roli i platformave të tilla ka impakte në kushtet e ritmeve dinamike të kohëve që jetojmë.

Në përmbyllje të kêsaj veprimtarie në skenë u ngjitën nxënësit e shkollës shqipe Children of the eagle të cilët interpretuan në gjuhën shqipe dhe kërcyen vallet tradicionale shqiptare veshur me kostumet e mrekullueshme kombëtare .

Duartrokitjet e sallës plot, ishin efekti më i mirë i këtij eventi i cili u përmbyll me një kokteil nga Sigal Uniqua group dhe shpërndarjen e stilolapsave që kjo kompani ia bëri dhuratë të pranishmëve mbi të cilat dalloheshin simbolet e Vatrës, Children of the eagle, Audiobooks. Al dhe Sigal Uniqua Group , si kujtesë e bukur e këtij nëntori që i bashkoi shqiptarët mes një platforme që flet shqip në zemër të Nju Yorkut .

Marjana Bulku

Filed Under: Kronike Tagged With: Marjana Bulku

Opozitarizmi si kulturë e munguar

September 5, 2022 by s p

Opozitarizmi është kulturë e munguar në Shqipëri , dhe jo vetëm në Shqipëri  ,e ndofta prandaj  është kaq e vështirë ekzistenca dhe  mbijetesa e tij edhe pse është një nevojë  kaq jetike e munguar dhe  e domosdoshme.

Në vënde si Shqipëria ku mungojnë rregullat dhe standartet e ku lehtësisht liria ka si derivat ose kaosin ,ose frikën ,fenomeni i mungesës së opozitarizmit bëhet shqetësues pasi e shpie vendin dhe të drejtat në lakun e krizave  të thella shoqërore, morale madje edhe ekzistenciale.

Kur hedh sytë nëpër histori të afërta dhe të largëta sheh se sa i vetmuar , mohuar dhe dhunuar është “ zëri që kundërshton “, ai që nuk dakortësohet me të gjithë dhe me gjithçka por mbetet si një tentativë e vazhdueshme  për dëgjim dhe respektim të principeve apo parimeve  individualiste prej të cilave lind evoluimi.

Pikërisht këtu zë fill e nis logjika që i jep frymë opozitarizmit.

Si një instrument që nuk i nënshtrohet grupit i cili jo gjithmonë ka të drejtë opozitarizmi bëhet embrion i një të drejte që hesht, i një të drejte që nuk duhet të dhunohet, i një të drejte që duhet të mbrohet.

E keqja jo rrallë herë “ përqafohet” nga turma, madje e kundërta është e vërtetë ajo vetëm sa e nënshtron atë pêr shkak të dy elementëve fatkeqë që mbisundojnë sjelljet njerëzore ; servilizmi dhe të qenit sipërfaqsor.

Edhe kur turma thërret dhe duartroket për dikë ( mungesë thellimi dhe të menduari) , kjo jo gjithmonë është për tju gëzuar .

Si ta ndihmosh opozitarizmin ?! 

Kjo nënkupton të jesh objektiv në perceptimin e realitetit, të njohësh problemet jetike që prekin dhe përndjekin jetët, të dallosh të keqen , të ndihmosh fatkeqin, të jesh i vërtetë dhe realist, të dëgjosh “ zërin që s’ flet dot “ të jesh me të drejtat e të drejtëve në një botë ku jo çdo e drejtë e fituar / dhuruar është realisht e drejtë.

Mund edhe të duket teorike renditja ;1, 2, 3 por opozitarizmi është edhe logjikë .

Opozitarizmi dhe e vërteta jane gjithmonë bashkë dhe e vêrtetë do të thotë fakt, ngjarje, përjetim, rrëfim, përllogaritje  e të gjithave dhe dëshmi me çdo mjet e tyre .

Opozitarizmi dhe mos heshtja ecin paralel , nuk ka armik më të madh të opozitarizmit se heshtja . 

A nuk heshtën të drejtat e shqiptarëve për infinit vjet ?!

Dhe rezultati ishte nënshtrimi i tyre ndaj dhunës fizike dhe ekonomike  për pa limit  vjet .

 Opozitarizmi ka partner ndershmërinë dhe principet ;ato në  familje , miqësi , shoqëri, organizatë ,etj. Duket teori por janë të drejtët ata që dhunohen më shumë në shoqëritë kur rolin e mbrojtësit të të drejtave e bëjnë jo pak herë pikërisht dhunuesit e tyre.

Opozitarizmi dhe besueshmëria janë dy koncepte që kanë si bazë objektivizmin . Pra për sa kohë ekziston e vërteta : si fakt , si dokument , si dëshmi, si akt ,si zë që ngre krye dhe ZË ,opozitarizmi merr shtigjet  e lirisë që vazhdimisht  cungohet nga errësira përballë ; ajo e iluminimit të rremë, dhunës , mohimit dhe denigrimit .

Ndaj duhen dëgjuar viktimat e dhunës , ata që nuk flasin, flaken, denigrohen ,ata sistemi i gjatë i pa lirisë i la të pa zë, të pa shkollë, të pa shpresë , të pa krahë .

Dhe vonë nuk është kurrë të fillohet nga ata  sepse e drejta flen mbi plagë të vjetra dhe të reja .

Kurrë nuk është vonë për t’u kthyer aty ku zinxhirët e fajeve kanë zënë ndryshk prej lotëve të neglizhencës edhe të harrimit .

Opozitarizmi është filiz lirie!

Marjana Bulku 

Filed Under: Komente Tagged With: Marjana Bulku

Më vjen keq që asgjë s’ka ndryshuar

July 5, 2022 by s p

Duket se koha ka ecur mbrapsht kur shoh se si ende duartrokitet me ekzaltim ,servilizëm dhe nënshtrim udhëheqja e kujtdo krahu qoftë ajo.

Është fatkeqësi kur sheh se si udhëheqja ulet sërish këmbëkryq mbi hallet e pupullit duke numëruar suksese imagjinare .

E çuditëshme pra që populli ende duartroket në vend që të dëgjojë, serviloset në vend që të kërkojë llogari, hesht në vend që të revoltohet dhe ngrejë zërin.

Është e dhimbshme teksa sheh se si demokracia vdes sa herë që ekranet pushtohen nga udhëheqja që çdo shërbim e reklamon si “fitorje” kur në fakt e ka për detyrë shërbimin për sa kohë që është në atë detyrë.

Vdes demokracia sa herë që populli manipulohet, hesht , dorëzohet .

Pamje jo pak e njohur kjo për ne që u lindëm dhe u rritëm nën atë lloj kulture nënshtrimi ndaj fuqisë.

Dhe kur fuqia u dorëzua , guxuam të urrenim pa cak të këqijat por edhe të mirat që prodhoi sistemi i kultivuar keq.

Lindte demokracia sa herë që logjika njerërore zgjohej nga tulatja e gjatë.

Dhe zgjimi popullor nënkupton vetdije qytetarie, të drejta, liri dhe përgjegjësi por edhe detyrime, kreativitet, rregulla.

Kështu demokracia do të rritej duke i dhënë popullit frymëmarrje e peshë përballë pushteteve që edhe më të përgjegjshëm i bën qytetaria aktive…

Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar që kur pretenduam se e prekëm Demokracinnë .

A e prekëm vallë ?! Pyes veten teksa shoh se asgjë nuk paskërka ndryshuar .

Nuk ka ndryshuar asgjë as në sjelljet qeveritare që riciklojnë të njejtat mëkate , as në reagimin popullor që di vetëm të nënshrohet apo të reagojë kur partia ia do, as në kulturën individuale të nënshtrimit ndaj të keqes .

Tabloja shqiptare e vitit 2022 me puçe e grushte pushtetesh që synojnë jetgjatësi a ndoshta edhe përjetësi dhe popull i nënshtruar që në dukje është i çorientuar por në thelb është i njëjtë ; fajtor i pa faj.

Është fajtor sepse hesht , duartroket dhe serviloset dhe paradoksalisht është pa faj sepse menuja e detyruar që ka përpara është vështirë të ndryshohet .

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar kur sheh se si zhverësohet puna e ndershme .

Vlerën e saj ( dikur e zinte ajo kolektive ) sot e ka dhunuar mania kolektive për tu pasuruar padrejtësisht dhe me çdo mënyrë madje pa punuar.

Asgjë nuk ka ndryshuar kur sheh një popull që është në ikje permanente nga trojet e veta , në një proces braktisje si me dhunë( të padukshme) nga vendin i vet.

Asgjë nuk ka ndryshuar kur ndjek se si ikjet ndjekin njëra -tjetrën zinxhir ( gjyshi im u arratis në vitin 1959 duke thënë “ nuk rri dot në një shtëpi me stola dhe oxhak”, ndërsa unë /ne u larguam në 6 korrik 2011 kur mbeta pa punë në vendin dhe kohën ku kishim investuar aq shumë ).

Të vjen keq për fjalën që nuk u tha , mbeti peng ndërkohë që ajo kullonte drejtësi edhe pse ajo gjithmonë e drejta pritet në mes, të vjen keq që folëm aq pak për lirinë, për idhujtarët e saj , të vjen keq që i lamë në vetmi dhe pa rrugë produktet tona të nderit dhe dinjitetit që sillte puna me nder , por të paktën ato ekzistojnë përsa kohë ka kujtesē.

Êshtë fjala dhe vetëm fjala ajo që e mban gjallë mendimin, qëndrimin dhe të drejtën .

Jo prapë burg asaj! (Fjalës).

Asgjë nuk ndryshon nëse nuk kuptohet se Demokracia është një guidë të drejtash jete, një lloj vetqeverisje që porsi trupi njerëzor, prej të cilëve ajo funksionon, mat , kalkulon, krahason , analizon dhe gjykon gjithçka që evidentohet në procesin e gjatë dhe të pandalshëm që quhet jetë.

Marjana Bulku

4 korrik 2022

Filed Under: Analiza Tagged With: Marjana Bulku

Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”

June 28, 2022 by s p

Pikniku përmbyllës i vitit akademik 2021-2022 për shkollën  shqipe “Children of the Eagle” këtë vit ishte mjaft i veçantë. Ai u zhvillua në partneritet me organizatën Albanian American Women organization “Motrat Qiriazi” ku ishin të pranishëm nxënës, mësues dhe mjaft miq të shkollës shqipe “Children of the Eagle” si kandidati për Kongresin Amerikan, aktualisht Legislator (Ligjvënës) në Westchester County, Legislator David Tubiolo, Presidente e Organizatës Motrat Qiriazi, Avokate Beti Beno, anētarë të kryesisë së Organizatës Dy Gjuhësore e Kulturore, etj. 

Takimin e çeli drejtuesja e organizatës “Albanian American Dual Language & Culture “Znj. Drita Gjongecaj e cila falenderoi mësuesit, prindërit dhe nxënësit për pjesëmarrjen në këtë veprimtari si dhe në ndjekjen e programit mësimor të gjuhês dhe kulturës shqiptare që kjo shkollë ofron për të interesuarit. Ajo nderoi me mirënjohje mësuesen veterane Mirjana Lukic për aktivitetin e saj si mësuese dhe trajnere e ekipit mësimor që çeli dyert e mësimit shqip në Bronx, Yonkers dhe Westchester.

Nuk mungoi fjala përshëndetëse e drejtueses së AAWO “ Motrat Qiriazi” e cila iu drejtua pjesmarrësve me fjalë falenderuese dhe mirnjohje të veçantë që i bashkohen shkollave shqipe duke trashëguar kêshtu gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të larmishme.

Mjaft emocionuese dhe motivuese ishte fjala e mësuese Mirjana Lukic e cila edhe pse rreth 50 -vite në Amerikë e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe motivon brezat e lindur dhe rritur këtu që ta ruajnë e trashëgojnë gjuhën tonë të bukur shqipe.

Mësuese Mirjana me karrierë profesionale jo vetëm në shkollat publike të New York por edhe si pedagoge në degën e Mësuesisë në Mercy College dhe Touro College iu shtua grupit mësimdhënēs duke i dhënë një dinamikë profesionale atij.


Fëmijët iu gëzuan për disa orë tingujve të muzikës shqiptare, lojrave kreative, ushqimeve tradicionale shqiptare dhe mjaft argëtimeve të tjera.

Drejtuesja Drita Gjongecaj na rrëfen se ky vit shkollor pati ndër të tjera, këto risi:

Për herē të parë dhe me pjesëmarrje të gjerë u çel programi i gjuhës shqipe në Yorktown, NY. 


Nxënës të rinj i janë bashkuar programit edhe nga Manhattan dhe Eastchester.

Edhe sfidat nuk kanë munguar kētë vit, si p.sh.Edisa limitacione nga situata post pandemike, shpërndarja gjeografike, orari i kufizuar, etj. 

Shkolla shqipe Children of the Eagle dhe AADL& C zhvillon tashmë në mënyrë sistematike seminare kualifikuese për mësuesit e gjuhës shqipe në Amerikë, Europë dhe më gjerë. Një pjesë e mirë e veprimtarisë së saj gjendet në botimin me titull “ Perspektivat e mësimdhënies së gjuhës amtare në shkollat e Diasporës. 

Marjana Bulku 

26 qershor 2022

Filed Under: Komunitet Tagged With: Marjana Bulku

Mbrëmje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të Artistit të Popullit Pirro Mani

June 6, 2022 by s p

Marjana Bulku

Nju Jork

Në mjediset e Producers Club Theater , Manhattan me menaxher vëllezërit Tollja( Ernest & Fredi Tollja) skenografi Andis Gjoni organizoi një mbrēmje përkujtimore në nderim të regjizorit të mirënjohur shqiptar Pirro Mani i cili ndërroi jetë një vit më parë.

Merrnin pjesë në këtë kujtesë nderuese e përkujtimore, aristë dhe aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, miq dhe adhurues të regjizorit dhe artistit të madh shqiptar Pirro Mani i cili është skalitur në kujtesën e spektatorit shqiptar me rolet e tij ku spikati ai i Sali Protopapës tek filmi “ I teti në bronx”.

Mbrëmjen e hapi iniçuesi dhe organizatori i këtij eventi , zoti Andis Gjoni i cili solli në vëmendjen e të pranishmëve madhështinë dhe thjeshtësinë e regjizorit Pirro Mani, copëza të gjalla nga humori dhe jeta e tij aktive dhe më pas i ftoi pjesmarrësit të ndiqnin një dokumentar të pregatitur enkas për këtë mbrëmje si nderim dhe homazh për artistin e madh që i fali aq shumë artit dhe kinematografisë shqiptare.Dokumentari solli materiale konçize intervistash dhe vlerësimesh që miqtë artistë ia kushtonin Pirro Manit , njeriut që i fali skenës aq shumë role dhe kontribute historike.

“ Kur kthehem në Shqipëri pêrveç të tjerash ndjej edhe boshllëkun e ikjeve të artistëve nga kjo jetë “ – shprehet Mani në një prej daljeve të tij të fundit në Albanian Culture TV (2015)

Është e dhimbshme kur ikin artistët sepse bashkë me ta duket se largohet edhe një copëz e artit , kreativitetit dhe energjisë së bukur që ato mbartin.

Pirro Mani ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 -vjet punoi në Teatrin Kombëtar, lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për disa vite Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij numërohen mbi 80 -shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Pirro Mani ishte konsideruar si mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë; “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Por siç shprehet Andisi pengu i tij ishte pamundësia për të vënë në skenën amerikane pjesë shqiptare, projekt ky që e le të hapur mundësinë e artistëve të shumtë që jetojnë sot në metropolin e madh amerikan për të shpalosur kryeveprat tona në sallat e boshatisura edhe pse mbi 150 -mijë shqiptarë jetojnë në Nju Jork.

Pas shfaqjes së dokumentarit pati një bashkëbisedim interaktiv mes artistëve dhe pjesmarrësve në këtë event të cilët e ndjejnë se koha për bashkërendime energjish dhe projektesh ka ardhur .

Në fund Zoti Andis Gjoni falenderoi të pranishmit, administratorin e Producer’s Club Theater, Ernest Tollja për sigurimin e mjedisit fizik me urimin se ky mjedis duhet të gjenerojë sistematikisht art dhe vlera të kulturës shqiptare ku monumente si Pirro Mani frymëzojnë dhe edukojnë përjetësisht.

Filed Under: Kulture Tagged With: Marjana Bulku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT