• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, mbështetje nga Banka Botërore

January 27, 2017 by dgreca

-Ministria e Financave e Qeverisë së Kosovës dhe Banka Botërore nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimin e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit. Vlera e përgjithshme e kësaj Marrëveshje është 22 milionë Euro/

PRISHTINË, 27 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli nënshkruan sot Marrëveshjen për Hua me Bankën Botërore për financimin e Projektit Sigurimi i Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit.

Ministri Avdullah Hoti duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën Botërore  theksoi se edhe kjo marrëveshje si shumë bashkëpunime të tjera me Bankën Botërore shërbejnë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.Sipas ministrit Avdullah Hoti vlera e përgjithshme e kësaj Marrëveshje është 22 milionë Euro me një normë efektive të interesit 1.40%, grejs periudhë 5 vite dhe 20 vite kthim efektiv të kredisë.  Projekti në fjalë ndahet në dy pjesë, përkatësisht, në përmirësimin e kanalit kryesor të ujit dhe ndërtimin e një rezervari. “Për përmirësimin e kanalit do të nën-huazohen tek Ibër Lepenci 15 milionë euro kurse pjesa e mbetur e kredisë në vlerë 7 milionë euro do të mbetet me Qeverinë e Kosovës për financimin e ndërtimit të rezervuarit.  Përveç përmirësimeve infrastrukturore të kanalit që do të ndodhin duke filluar nga Ujmani deri në Obiliq, do të adaptohet/aplikohet edhe një sistem i avancuar elektronik i cili do t’i mundësoj Ibër-Lepencit të mbikëqyr kanalin, të mbledh dhe analizoj të dhënat nga tereni në kohë reale”, shtoi ministri Hoti.Ai gjithashtu bëri të ditur se, pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me ndërtimin e një rezervuari të ujit në Mihaliq dhe lidhjen e tij me kanalin e ujit. Ky rezervuar do të shërbej për situata emergjente të cilat mund të ndodhin në të ardhmen.  Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli tha se, “uji është në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social, ai është vital për ruajtjen e shëndetit, kultivimin e ushqimit, prodhimin e energjisë, menaxhimin e ambientit përfshirë edhe ndikimet e vërshimeve ose thatësirave, dhe për krijimin e vendeve të punës”.“Aktualisht, Kosova qendrore, rajoni me popullsinë më të dendur në vend i cili paraqet potencialin më të madh zhvillimor të Kosovës për shkak të përqendrimit të aktiviteteve minerare, bujqësore dhe industriale, është duke u sfiduar nga resurset e kufizuara ujore. Banka Botërore ka kënaqësinë të mbështesë Kosovën që ajo të bëj furnizimin e ujit më të pastër dhe më të qëndrueshëm”, shtoi ai.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Mbeshtetje, nga Banka Botërore

AAK: Mbështetja për Haradinajn është mbështetje për Kosovën

January 7, 2017 by dgreca

1-ok-haradinaj-arrestPRISHTINË, 7 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sot këtë deklaratë:AAK, konsideron se mbështetja popullore për Kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, pozicionimi në krah të tij nga përsonalitete të rëndësishme nga vendi dhe Bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët e saj të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike.Reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është  tregues i qartë se opinioni në vend dhe jasht tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë.AAK, është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe Zoti Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik!AAK, falëndëron të gjithë ata mijëra qytretarë e përsonalitete, që iu gjenden përkrah Haradinajt dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme!AAK

Filed Under: Komente Tagged With: AAK: Mbështetja për Haradinajn është, Mbeshtetje, per Kosoven

SHBA-Kosovë, mbështetje për shëndetësinë

June 14, 2016 by dgreca

-Ekipi nga SHBA që përbëhet prej më shumë se 20 specialistëve të fushave të ndryshme, gjatë qëndrimit disa ditor në Kosovë do të vizitojë institucione të ndryshme politike shëndetësore të vendit, disa zona rurale në Kosovë, në mënyrë që në fund të vizitës, të ketë një pasqyrë të qartë se ku do të mund të ndihmohet në shëndetësinë e Kosovës/

  PRISHTINË, 13 Qershor 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim studentë, mjekë, përfaqësues të Universitetit “Georgia Gwinnett College” nga Lawrenceville, ShBA, si dhe shoqatës “Kosovo hope”.

Kryetari Veseli u informua për veprimtarinë e mjekëve dhe studentëve nga Universiteti “Georgia Gwinnett College” në Republikën e Kosovës, angazhimin e tyre të vazhdueshëm humanitar, këmbimin e përvojave, si dhe vizitat studimore për studentët e mjekësisë.

Grupi i mjekëve theksoi se interes i tyre i veçantë është veprimtaria humanitare shëndetësore, si dhe në identifikimin e sëmundjeve të pashërueshme në Republikën e Kosovës.

Kryetari Veseli i falënderoi mjekët e studentët nga Xhorxhia për angazhimin e tyre si dhe kontributin në lëmin e shëndetësisë, duke theksuar se ky lloj bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave dhe studentëve, avancon edhe njohuritë e studentëve edhe shëndetësinë e Kosovës. Kryetari Veseli po ashtu shprehu përkrahje të plotë dhe inkurajoi që këmbimet e studentëve dhe përvojave në këtë drejtim, të intensifikohen edhe më tej në të ardhmen. 

Grupi i mjekëve dhe studentëve nga ShBA, i bëri ftesë kryetarit Veseli që të jetë mysafir në Lawrenceville, Xhorxhia, ku pritet të shpallet edhe qytetar nderi i këtij qyteti amerikan.

Ministri Rrahmani bisedon me mjekë amerikanë dhe “Kosovo Hope” për projekte bashkëpunimi në shëndetësi.Edhe ministri kosovar i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot një ekip të specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore dhe vullnetarëve amerikanë,  të cilët të udhëhequr nga organizata “Kosovo Hope” dhe drejtori i saj për Kosovë Berat Gegaj po qëndrojnë në Kosovë.

 Ata janë njoftuar nga ministri Rrahmani me proceset që janë duke u zhvilluar në shëndetësi, gjendjen e përgjithshme dhe nevojat specifike që i ka sektori shëndetësor i Kosovës.

Duke e vlerësuar lart gatishmërinë e kësaj organizate që të kontribuojë për nevojat e shëndetësisë në Kosovë dhe ndihmë që deri tash ajo ka ofruar qoftë përmes ndihmës në binjakëzimin e qyteteve të ndryshme me qytete amerikane, qoftë përmes ndihmës dhënë studentëve dhe mjekëve kosovarë për të ndjekur specializime të ndryshme në SHBA, ministri Rrahmani tha se ndihma për ngritjen e disa shërbimeve shumë të nevojshme shëndetësore dhe për edukimin e vazhduar profesional të mjekëve kosovarë, janë fusha konkrete ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.Ai ka shprehur gatishmërinë e MSh-së për të zhvilluar projekte konkrete të bashkëpunimit, me theks të posaçëm specializimin e mjekëve, fushën e kardio-kirurgjisë pediatrike, toksikologjisë, sëmundjet e rralla gjenetike, etj.Ekipi nga SHBA që përbëhet prej më shumë se 20 specialistëve të fushave të ndryshme, gjatë qëndrimit disa ditor në Kosovë do të vizitojë institucione të ndryshme politike shëndetësore të vendit, disa zona rurale në Kosovë, në mënyrë që në fund të vizitës, të ketë një pasqyrë të qartë se ku do të mund të ndihmohet në shëndetësinë e Kosovës.

“Deri tash fokusi ka qenë më shumë në fushën e edukimit, ndërsa në vitin 2017, planifikojmë që të fokusohemi me ndihmë për sektorin shëndetësor”, tha drejtori i “Kosova Hope”, Berat Gegaj. Ekipi nga SHBA, me vete ka sjellë edhe një donacion me barna dhe material shpenzues për nevoja të institucioneve të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbeshtetje, për shëndetësinë, SHBA- KOSOVE:

Ambasadori Delawie, mbështetje për fondin e ri amerikan në Kosovë

May 25, 2016 by dgreca

-Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministri në detyrë i Punëve të  Jashtme, Petrit Selimi, njëherësh udhëheqës i ekipit drejtues i programit zhvillimor të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka pritur sot në zyrën e sapo hapur të këtij programi, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie si dhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Nga ana tjetër, ambasadori Delawie, deklaroi se e ka pritur me pa durim hapjen e zyrës dhe krijimin e ekipit për programin zhvillimor MCC. Ai ka premtuar mbështetjen e plotë dhe të pa rezervë të Ambasadës amerikane dhe të personelit të USAID-it për zyrën e MCC-së në Kosovë. Ai tha se “zhvillimi i suksesshëm i këtij programi do të sjellë investime të mëdha në fusha kryesore të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare”.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara.

I shoqëruar nga ekonomisti kryesor i programit, Alban Zogaj, ministri Selimi ka shprehur mirënjohje për interesimin e Ambasadës amerikane për nisjen e këtij programi.

“Qeveria amerikane ka investuar mjete të shumta për zhvillimin e Kosovës, program i ri investimi me të vërtetë përbën një mundësi të veçantë për transformimin e ekonomisë kosovare marrë parasysh metodologjinë e funksionimit të tij por edhe madhësinë e resurseve të disponueshme”, ka thënë ministri Selimi.

Shefi i diplomacisë kosovare gjithashtu njoftoi ambasadorin amerikan për progresin në themelimin e Zyrës kosovare të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit, si dhe për programin e punës përmes të cilit synohet përshpejtimi i përfundimit të kontraktimit të programit të nismave “Compact”, që synon investime në fushat kritike të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare.

Këto fusha, ndër të tjera, përfshijnë arsimin, sundimin e së drejtës, bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe inovacionin.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Delawie, Behlul Jashari, Mbeshtetje, për fondin e ri amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetje për përparimin e Kosovës

November 25, 2015 by dgreca

-Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në takim në Zagreb me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.Presidentja Jahjaga dhe Zëvendëspresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës, thekson njoftimi i Presidencës kosovare i sapodërguar nga Zagrebi.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në Zagreb në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Mysafir i Samitit është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas Presidencës kosovare, në samit marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Austrisë,  Heinz Fischer.
Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: e kosoves, Mbeshtetje, për përparimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT