-Miratim unanimisht me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim/
-Qevria e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian e ka miratuar në mbledhjen e të premtës së javës së kaluar dhe i ka propozuar Kuvendit miratim në procedurë të përshpejtuar/
PRISHTINË, 4 Tetor 2017- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës në një seancë të veçantë sot sapo miratoi unanimisht me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë më shumë se 70 milionë euro. Fillimisht unanimisht u votua për shmangie nga rregullorja – shqyrtim me porocedurë të përshpejtuar.“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ishte pika vetme e axhendës së seancës.Grupet parlamentare të opozitës që janë edhe më të mëdhatë në Kuvendin e Kosovës, i LVV dhe i LDK, u deklaruan se do votojnë pro marrveshjes.Edhe grupet parlamentare të maxhorancës, PDK, Lista Serbe, AAK, Nisma e Gjashtë Plus u deklaruan për votim pro.
Në seancën e Kuvendit të kryesuar nga nënkryetari, Xhavit Haliti, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka prezantuar para deputetëve Marrëveshjen financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duke theksuar se i sjell vendit 71,15 milionë euro.Qevria Kosovës projektligjin e ka miratuar në mbledhjen e të premtës së javës së kaluar dhe i ka propozuar Kuvendit miratim në procedurë të përshpejtuar.Grupi parlamentar i partisë opozitare LDK me 27 deputetë ka paralajmëruar votën pro sot në seancën e Kuvendi duke theksuar se Marrëveshja IPA është e rendësisë nacionale. Për miratim duhen së paku 80 vota të Kuvendit të Kosovës që ka gjithësej 120 deputetë. Qeveria e re e Kosoves është zgjedhur në 9 shtator me 61 vota.
Kuvendi i Kosovës është mbledhur dje pasdite në një seancë të re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Fillimisht, u kërkua votimi për shmangie nga rregullorja, lidhur me shqyrtimin e këtij projektligji. Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë, siç u tha në seancë, nuk pati kuorum për vendimmarrje.Pas një pauze të shkurtër, kryesuesi njoftoi se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për shtyp tha se me mosvotimin në seancën e dje dhe daljen nga seanca kanë dashur të tregojnë se për marrëveshje të rëndësisë së veçantë si IPA nuk mjaftojnë votat që ka maxhoranca por duhen edhe votat e opozitës.Ndërsa ka shkruar se “në marrëveshje shkruan tekstualisht se fondet ndahen në përputhje me prioritetet e qeverisë së Kosovës bazuar në strategjinë zhvillimore 2015-2018”, duke përkujtuar se ajo është negocuar nga qeveria e kaluar.