Meshë e Shenjtë dhe Festë Shqiptare në Washington DC/
Mesha e Shenjtë është mbajtur nga Shkëlqesia e tij, Arqipeshkvi Charles Brown, Nunsi Apostolik në Tiranë./
Nga Merita B. McCormack/Dielli/
Festimet e komuntietit shqiptar në Washington DC për të mbyllyr vitin e Skënderbeut edhe ditëlindjen e 110 të Nënë Terezës, filluan me një Meshë të Shenjtë mbajtur nga Shkëlqesia e tij, Arqipeshkvi Charles Brown, Nunsi Apostolik në Tiranë. Kjo meshë e shenjtë shënoi edhe integrimin e nderimit ne gjuhën shqipe në dioqezën lokale. Dhe ky eveniment mblodhi shqiptarë të të gjitha krahinave dhe feve, pasi ne shqiptarët tradicionalisht festojmë bashkë.
Arqipeshkvi Brown me një shqipe mjaft të bukur në fillim përshëndeti pjesëmarrsit, falenderoi organizatorët dhe mikrpitësit dhe pastaj mbajti meshën në gjuhën shqipe. Ishte një festim Hyjnor . Euharistia Shenjt në altar, u bë i pranishëm përmes lutjeve në shqip të Arqipeshkvit Brown. Ai u ndihmua në meshë nga meshtari i Universitetit mikpritës ku u mblodhën pjesëmarrësit dhe nga seminaristi shqiptar Z.Vasel Gjonlejkaj.
Shërbyesit në altar ishin fëmijë shqiptarë dhe miq të shqiptarëve.
Muzikantët po ashtu ishin shqiptarë dhe miq të shqiptarëve, të gjithë të rinj e të talentuar. Lexuesit ishin shqiptaro-Amerikanë dhe një amerikan që ka mësuar shqip.
Në meshë merrnin pjesë shumë shqiptaro -amerikanë të zonës, anëtarë të komunitetit dhe miq nga Nju Jorku e Detroiti. Ishte e pranishme gjithashtu edhe një motër religjioze nga Staten Island, Sr.Regina Gega, e cila shoqërohej nga Aida dhe Gjergj Balaj. Mondi Rakaj, krytari i Degës së Vatrës nga Michigani ishte gjithashtu i pranishëm në këto festime. Fatkeqësisht askush nga diplomatët e Tiranës apo të Prishtinës në DC nuk mundi të ishte pjesemarrës . Ambasadorja Faber ndodhej diku gjetkë për momentin dhe njoftoi me keqardhje për mungesën.
Në predikimin e tij të shkëqlyer Arq.Brown theksoi mes të tjerash vlerat familjare të kombit shqiptar, harmoninë ndërfetare dhe trajtoi disa çështje të tjera që lidhen me rëndësinë e jetës dhe dinjitetin e njeriut. Ai foli gjithashtu gjatë për dy figurat më të shquara kombëtare tonat, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nënë Tereza.
Pas meshës të pranishmit, nën tingujt e hymnit “Ave Maria”, patën mundësinë të nderonin reliket e klasit të parë të katërmbëdhjetë martirëve shqiptarë, grupit të Msgr. Vincenz Prennushi me shokë.
Pas meshës u kalua në hollin e pritjes, zbukuruar shumë si për festat e Krishtlindjes por edhe me flamur amerikan e shqiptar. Atje u bë një festim i bukur me një program të veçantë.(Lexoje të plotë në gazetën Dielli te printuar-Per me shume foto shkoni en Facebook dielli vatra)