-Merita B McCormack, ish Kryetare e Degës së Vatrës për vitet 2009-2017, tash anëtare e Këshillit Drejtues të Vatrës, i përgjigjet Ftesës së Ambasadores Floreta Faber-Luli, për të marrë pjesë në takimiet e Ministrit të Diasporës Pandeli Majko në zonën e Washngton-it-/
Zonja ambassadore, /
Faleminderit për ftesën që më dërguat për takim me Ministrin e Diasporës,por nuk mund të vij /
Faleminderit që më përfshitë edhe mua në email./
I uroj sukses Ministrit Majko në aktivitetetet e tij. Mesa shoh ke përfshirë në listë edhe miq nga Repubika e Kosovës, pavarësisht se dhe ministri i Dasporës në Qeverinë e Kosovës, njëkohësisht një nga zv/Kryeministrat e asaj qeverie, ndodhet këtu dhe po takohet me diasporën.
Personalisht, po të isha në takim, do të doja ti drejtoja këto pyetje, që kanë të bëjnë me mërgatën shqiptare, Ministrit Majko:
Në aspektin politik:
- Mërgata shqiptare e formuar në pjesën e saj më të madhe nga persona të larguar nga Shqipëria për arësye politike ( e kam fjalën për të arratisurit prej sistemit komunist) 1944-1991 përbën një pjesë të madhe të mërgatës shqiptare të Amerikës, por edhe në vende të tjera anëmbanë globit, të arratisurit e familjet e tyre përbëjnë shumicën e Diasporës.
Pyetje:C’farë aktiviteti ka kryer dikasteri juaj dhe cilat janë disa nga planet që ka Ministria të njihet me këto familje, të bëjë një farë ri- lidhje, një farë përpjekje për të gjetur një mënyrë shërimi dhe a ka plane që ministria të shërbejë si urë ndërlidhëse mes kësaj pjese të popullit shqiptar jashtë Shqipërisë dhe atyre që janë përgjegjës për dëmin e madh që ju shkaktua famijleve të persekutuara nga rregjimi komunist për shkaqe politike?
Pra a ka ndonjë plan që të gjendet një mënyrë që këto familje të dëgjojnë faljen aq të munguar, për të cilën brezi i prindërve tanë po shkon në amshim pa e marrë. A ka ndonjë mendim apo ide lidhur me këtë pikë, pra një farë afrimi që ka munguar për dekada të tëra dhe një farë kërkimi ndjese në ndërgjegjen kolektive për faje të rënda e krime të rënda ndaj një pjese të madhe të popullit? Ju siguroj se sa kohë që koj cështje nuk adresohet ndasia do mbetet qoftë brenda qoftë jashtë mëmëdheut.
- Kam dëgjuar nga një diplomat se në zyrën e Ministrit Majko qëndron një foto e madhe e themeluesve të VATRËS. Thonë se ajo foto është i pari objekt që të bie në sy sapo hyn në zyrën e Ministrit. Sinqerisht e falenderoj ministrin dhe lutem që ajo të mos jetë thjesht fasadë!
Nderkohe qe ministri i Diaspores se Kosves, z. Gashi, sapo zbriti në SHBA, së pari kerkoi takim me Vatrën dhe e realizoi, nuk kam dëgjuar ende, madje mungon takimi me vatrën dhe as në axhendën e publikuar nga Përfaqësia diplomatike shqiptare në Nju Jork e Washington, nuk figuron Vatra. PSE? Cfarë e ndali Ministrin Majko të mos kërkojë të takohet me përfaqësues të Federatës PanShqiptare të Amerikës “Vatra” në NY? .
- Përvec përfaqësive diplomatike në vendet e huaja, më cfarë organizata të mërgatës shqiptare ka dhe mbanë lidhje dikasteri juaj për tu siguruar që aktivitetet apo informacionet nuk mbeten thjesht partiake e qeveritare?
- Shqiptarët e Amerikës që nuk votojnë në SHBA për shak të mungesës së qytetarisë amerikane, a mund të votojnë në Shqipëri?
- Nëse Shqipëria lejon dyqytetarinë me SHBA a mund të votojnë edhe ata që janë qytetarë amerikanë edhe shqiptare nëse ligji amerikan e lejon?
- A mendon Ministri Majko se Ministria e Mërgatës duhet të ketë këshilltarë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, nga një për kontinent për shembull apo keni zyrtarë të tillë? Nëse po, a mund të identifikohen?
Në aspektin ekonomik për diasporën: (lidhet me pyetjen për kulturën)
Në aspektin kulturor :
1.Cilat janë planet afatgjata e afatshkurtra për të ndihmuar mërgatën shqiptare në aspektin e shkollimit të brezit të ri me gjuhën e zakonet shqiptare. A ka ndonjë makro plan dhe mikro plan. Mund të njihemi me detaje?
- A ka plane Ministria e Diasporës të ftojë herë pas here shqiptarë të suksesshëm nga Diaspora dhe të aplikojë realisht aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të jetës shqiptare? Nëse ka plane, cilat janë ato dhe nëse ka indentifikuar persona (pervec të famshmëve Ferid Murati e Mark Kosmo ( lol can’t stay quiet not poking fun at Cosmo, my brother in blood and “archenemy” in ideology )
- A ka plane dhe projekte për të botuar punime të ndryshme letrare, historike, shkencore, e plot fusha të tjera të shqiptarëve të Mërgatës me qëllim për ti futur në sistemin arsimor shqiptar ?
- A e lexoni gazetën “Dielli” dhe a e keni plane për të arkivuar gazetën më të vjetër shqiptare në mërgim ashtu sic bën Biblioteka e Kongresit Amerikan? Ju kujtojmë se edhe shteti diktatorial,i cili e kishte shpallë armike Vatrën, e merrte gazetën Dielli. Ministria e Jashtme e paguante gazetën, ndoshta të informohej se si e shanin”armiqtë e popullit”!
Ne aspektin ideologjik:
1.Cila eshtë platforma ideologjike mbi të cilën Ministra e Mërgatës shqiptare mbështetet?. Eshtë ideologjia e partisë në pushtet apo është disi e organizuar si agjenci e pavarur që ka në fokus mërgatën dhe nuk varet shumë nga KM (po të jeté kjo reale, Ministri Majko e mban punën gjatë së është dashamirës dhe mjaft i qeshur. Bile edhe nëna ime që është vajzë kulaku thotë: “Majkua është i mirë 🙂 “, – pak shaka apo jo na lejohet! .
Në aspektin fetar:
- Cfarë mendon qeveria shqiptare se mund të ndihmojë mërgatën të ketë misione të ndryshme ku ka qendra shqiptarësh. Psh a do të mundte qeveria shqiptare të bashkëfinanconte shkollimin e ndonjë kleriku për qëllim shërbimi shpirtëror në mërgatë? Kam dëgjuar që shumë shqiptarë orthodoksë në zonën e DC shkojnë në kisha greke.
Mbase kam edhe pyetje të tjera por këto më erdhën në mendje për momentin.
Po ia dërgoj këtë email edhe redaktorit të gazetës Dielli edhe Zërit të Amerikës që Nëse marrim përgjgijet ta trajtojmë si bisedë pyetje përgjigje.
Faleminderit
Merita McCormack
Washington DC
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”
Bashkë themeleluese dhe ish -drejtuese e Degës së Vatrës për Washington DC 2009-2017.