• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vuçiq: Serbia do ta ndihmojë Trepçën

April 3, 2016 by dgreca

Ne Foto:Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë./Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, është hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok. Nuk ka viktima në njerëz, ndërsa raportohet se është dëmtuar një veturë.

Në këtë sallë është paraparë që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajë një fjalim, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se Vizita e Vuçiqit në Kosovë po bëhet me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e siguron policia e Kosovës.

“Janë gjetur disa gëzhoja, për të cilat besohet se janë shkrepur nga arma automatike e personit tash për tash të panjohur”, ka deklaruar Besim Hoti.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka bërë të ditur se niveli i sigurisë është ngritur në shkallën më të lartë dhe se vizita e Vuçiqit po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar sot në mëngjes në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.

Ai u ka thënë serbëve të tubuar aty se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar”.

Vuçiqi ka theksuar se “Trepçës” do t’i ndihmojë aq sa Serbia do të ketë mundësi dhe i ka falënderuar të punësuarit për përkushtimin e tyre, siç është shprehur ai, “që gjithnjë e keni mbrojtur Trepçën dhe që gjithnjë keni dëshiruar të punoni në të”. Sipas agjendës, Vuçiq ka vizituar spitalin në Veri të Mitrovicës, ku u prit nga punëtorët shëndetësorë.( Europa e Lire)

Filed Under: Kronike Tagged With: Mitrovica, Serbia, Vucic

Mitrovica – komuna më e varfër në Kosovë

February 8, 2016 by dgreca

Mitrovica, dikur komuna më e zhvilluar industriale në Kosovë dhe me numrin më të madh të të punësuarve, sot është qyteti pothuajse më i goditur nga papunësia dhe varfëria.
Bazuar në marrëveshjet politike dhe procesin e decentralizimit, Mitrovica është ndarë në dy komuna – atë veriore, të banuar nga shumica serbe dhe Mitrovica jugore, e populluar nga shumica shqiptare.
Përderisa për pjesën veriore, nuk janë ofruar shënime nga autoritetet lokale, sipas të dhënave zyrtare të muajit dhjetor të vitit 2015, në pjesën jugore të komunës së Mitrovicës, afër 2000 familje me rreth 10 mijë anëtarë janë të përfshirë në skemat sociale, shifër kjo që e radhit në vendin e parë krahasuar me komunat tjera.
Kurse, punëkërkues të regjistruar llogariten të jenë mbi 6700 sosh.
Ndryshe, komuna e Mitrovicës (jugu) numëron mbi 72 mijë banorë me 46 vendbanime.
Se Mitrovica është me shkallën më të lartë të varfërisë, pajtohet edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Mitrovicës, Miran Salihu.
“Shkalla e varfërisë ekstreme në Mitrovicë dallon nga qytetet tjera. Vetëm varfëria ekstreme mund të sillet deri në 18 për qind”, deklaron Salihu për Radion Evropa e Lirë.
Që nga vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në qershor të vitit 1999, Mitrovica mbeti një prej komunave më të tensionuara duke u ndarë dy pjesë, atë jugore dhe veriore.
Problemet e vazhdueshme politike në këtë komunë, vlerësohen të jenë një prej arsyeve që kanë çuar edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik.
Por, ekspertët e ekonomisë fokusohen sidomos te shkalla e zhvillimit ekonomik si problemi kryesor pse mitrovicasit ballafaqohen më së shumti me probleme sociale.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se problem kryesor në këtë qytet mbetet politizimi.
Në këtë qytet, më shumë zhvillohet politikë se sa ekonomi, thotë Gërxhaliu, duke shtuar se në këtë kuadër mungon edhe një dialog i mirëfilltë ndërmjet komuniteteve.
Ai, madje, thekson se Oda Ekonomike ka rekomanduar që në qytetin e Mitrovicës, në lumin Ibër të krijohet një zonë ekonomike.
“Vetëm ekonomia dhe zhvillimi ekonomik mund të jetë mekanizimi kyç i përafrimit të interesave të të gjithëve që jetojnë në Mitrovicë dhe më gjerë. Ne, si Odë Ekonomike, kemi kërkuar që në Mitrovicë të zbatohet modeli i Traktatit të Romës, ku ekonomia dhe zhvillimi ekonomik i përafron kombet, i përafron interesat dhe të gjithë të mendojnë për ardhmërinë dhe jo për të kaluarën”, thekson Gërxhaliu.
Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, sipas Gërxhaliut, burimin e vet e ka te jofunksionaliteti dhe jofunksionimi me kapacitete të plota i kombinatit “Trepça”.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, ishte i njohur në Kosovë në vazhdimësi si gjigant i zhvillimit ekonomik-industrial. Sektorët e këtij kombinati gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit të Mitrovicës.
Aty, para viteve ’90, kanë punuar 25 mijë veta, ndërkaq aktualisht, sipas shifrave zyrtare, ka rreth 1,435 punëtorë. Përderisa rreth 1200 veta, marrin pensione qoftë edhe të parakohshme.
“Ne jemi duke pasur kontakte të shumta me komunat dhe vërtet një ndër shkaktarët kyç pse jemi në këtë situatë, është procesi i privatizimit. Në këtë drejtim, nëse analizohet viti 1990 kur në Trepçë kanë qenë më tepër se 20 mijë të punësuar dhe sot kur në Trepçë nuk janë të punësuar as 1500 persona, është përgjigjja më e mirë se çka ka ndikuar në këtë varfëri apo gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike në Mitrovicë”, potencon Gërxhaliu.
Komuna e Mitrovicës, përveçse është e pasur me minerale dhe xehe, është vend i pasur edhe me argjend dhe plumb.
Duke u bazuar në pasuritë e Kombinatit “Trepça”, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë fushatës parazgjedhore, kishte premtuar se do të gjeneronte mijëra vende pune duke ulur kështu papunësinë dhe varfërinë.(Nadie Ahmeti)

Filed Under: Analiza Tagged With: komuna me e varfer, Mitrovica, Nadie Ahmeti

Mitrovica, festime për 28 Nëntorin

November 25, 2015 by dgreca

-Sesion shkencor me temën:  “Kontributi i Mitrovicës me rajon në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”/MITROVICË, 25 Nëntor 2015-B.Jashari/ Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, komuna jugore ka organizuar veprimtari festive për Ditën e Flamurit e të Pavarësisë Shqiptare, 28 Nëntorin.Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”- Dega në Mitrovicë njofton se me rastin e 103 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë organizon sesion shkencor me temën:  “Kontributi i Mitrovicës me rajon në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. Sesioni,  në 26 nëntor në Mitrovicë, mbahet nën patronatin e Ministrisë kosovare të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Teatri i Qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni”, nga Shkodra, është duke e përgatitur për shfaqje dramën “Hisja e Diellit”, të autorit shkodran, Fadil Kraja.Drama i kushtohet Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe do të shfaqet, në mbrëmjen e të shtunës, në 28 Nëntor 2015, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.“Regjisor i shfaqjes është artisti i njohur mbarëkombëtar Bruno Shllaku, i cili bashkë me Paskaulina Shllakun, i luajnë rolet kryesore”, thekson njoftimi dërguar nga komuna jugore e Mirovicës.Axhenda e njoftuar bën të ditur poashtu se, për festën e Ditës së Flamurit nderohen dëshmorët e lirisë dhe pavarësisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport  e komunës së Mirovicës jugore organizon edhe koncert festiv të Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve, në mbrëmjen e sotme, si dhe Ekspozitën e Nëntorit me ndarjen e Ҫmimit “Kadri Kadriu”,  e cila hapet në 28 Nëntor, kur mbahet edhe Liga e Veteranëve në Futsall.

Filed Under: Kronike Tagged With: festime, Mitrovica, per 28 nentorin

Veriu i Mitrovicës në zgjedhje të reja

January 13, 2014 by dgreca

Qeveria e Kosovës vendosi që të mbahen zgjedhje të reja në veriun e Mitrovicës, meqë kryetari i zgjedhur dështoi të japë betimin./

 Nga Besim Abazi/

Ministria e Pushtetit Lokal në Kosovë vlerëson se në veriun e Mitrovicës duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës, pas refuzimit të kryetarit të zgjedhur Kërstimir Pantiç, që të nënshkruajë deklaratën solemne të betimit.

Në raportin e kësaj ministrie që i është dorëzuar qeverisë së Kosovës, vlerësohet se konstituimi komunave me shumicë serbe në veri është kryer në pajtim me ligjet e Kosovës, sikurse edhe marrja e mandatit nga kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit, por jo edhe veriut të Mitrovicës.

Në raportin e kësaj ministrie thuhet se në seancën përuruese, kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Ministria e Administrimit të Pushtetit, do të ndërmarrë veprimet ligjore dhe do ta njoftojë Presidenten e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të kësaj komune, ashtu siç parashihet me ligjet e zbatueshme të Kosovës.
Pas këtij vlerësimi zgjedhjet duhet të shpallen nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ato duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Konstituimi u krye në mbrëmjen e së shtunës dhe deputetët shqiptarë i nënshkruan deklaratat në gjuhën shqipe dhe me simbole të Kosovës, ndërsa deputetët serb i nënshkruan deklaratat në gjuhën serbe dhe me simbolet e Kosovës të mbuluara me letër ngjitëse.
Deklarata nuk u nënshkrua në kryetari i zgjedhur Kërstimir Pantiç, i cili as nuk mori pjesë në mbledhjen përuruese, meqë siç tha nuk mund t’u nënshtrohej ligjeve të Kosovës. Ai tha se deklaratat nuk ishin të paanshme ndaj statusit politik të Kosovës.
Mbledhjet përuruese në këto komuna ishin planifikuar të mbaheshin më 24 dhjetor, por ato u shtynë për shkak të mospajtimeve rreth procesit të përurimit përkatësisht dokumenteve të punës. Përfaqësuesit serbë ngulnin këmbë që kjo të behej pa simbole të Kosovës, ndërsa Prishtina që kjo të bëhej në pajim me ligjet e Kosovës në bazë të të cilave edhe ishin organizuar zgjedhjet edhe në veri.
Çështja madje u diskutua për ditë të tëra edhe ndërmjet grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Sipas marrëveshjes së arritur në ato bisedime, pritet që deri në muajin shkurt të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, që do të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie, ndonëse Prishtina zyrtare ngulë këmbë se ai nuk do të ketë pushtet ligjvënës dhe ekzekutiv.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha sot se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të ndodhë më 28 janar dhe këto bisedime tha ai janë thelbësore për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të arritur ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

Filed Under: Featured Tagged With: Mitrovica, ne zgjedhjet, prape

OSCE Indicates Results In Northern Mitrovica Can’t Be Determined

November 4, 2013 by dgreca

The Organization for Security and Cooperation in Europe (OSCE) has indicated that results from Kosovo’s local elections on November 4 in northern Mitrovica cannot be determined because of attacks on all three polling stations there.
Kosovar election officials and OSCE monitors were evacuated from the polling stations after masked men stormed the facilities — throwing canisters of tear gas and stealing or destroying ballot boxes.
Nikola Gaon, a spokesman for the OSCE Mission in Kosovo, told RFE/RL on November 4 that all ballots from northern Mitrovica appear to be lost.
“We don’t have that material in possession and we could not hand it over [to the Central Election Commission],” he said.
Gaon doubted whether the missing ballots could ever be recovered.
“From what we have seen from the video recordings posted on YouTube and other media, that material is damaged, torn,” he said. “So, in principle, I don’t know where that material is — if it ended up in trash cans or what happened to [the ballots] in the end.”
Serb hard-liners had kept up their calls to boycott the vote despite Belgrade’s public backing for participation by ethnic Serbs.
The OSCE’s Kosovo mission chief, Jean-Claude Schlumberger, says ballots from other Serb-dominated parts of northern Kosovo were transported to a central counting station near Pristina.
Kosovar President Atifete Jahjaga said the violence “will be met with a swift response” in an attempt to establish the rule of law in northern Kosovo.
In a statement, Jahjaga congratulated voters for their participation in the elections, which she said took place in “a generally calm and acceptable atmosphere.”
Jahjaga added that election irregularities will be “thoroughly investigated and prosecuted by the authorities.”
Serb officials in Belgrade had called for ethnic Serbs to vote in the local elections under an EU-brokered normalization deal reached with Pristina in April.

ALSO READ: Kosovo Votes In Key Local Elections

Serbia still officially rejects Kosovo’s independence, but the vote on November 4 was the first to get Belgrade’s backing since Pristina’s unilateral declaration of independence from Serbia in 2008.
Nevertheless, according to Washington-based political analyst Daniel Serwer, the attacks in northern Mitrovica ultimately could hurt Belgrade’s bid to join the European Union.
“People in Brussels expected Belgrade to be able to do something about that,” he said. “They may have tried; I don’t know the answer to that question. Did they try and fail, or did they not try? I don’t know. But I can tell you that it reflects badly on Belgrade and that, until they clean up the mess, they may be able to open negotiations; but those negotiations are going to have a hard time moving forward as long as this criminal element is able to escape Belgrade’s control and Pristina’s control.”

Filed Under: Komente Tagged With: Mitrovica, OSCE Indicates, Results in Northern

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT