• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mur serb te Ura në Mitrovicë

December 7, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri: Muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit, Qeveria do të veproj me forcën e ligjit/1-mitrovice-mur-serb

Prishtinë, 7 dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/

Ministrja për Dialog e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka mbajtur sot takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe revitalizimin e saj. Në takim kanë marrë pjesë Rashit Qalaj, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dren Zeka, koordinator për funksionimin ligjor të komunave veriore dhe Gazmir Raci, koordinator i marrëveshjes së Brukselit për këtë çështje.Ministrja Edita Tahiri në takim theksoi se ky takim urgjent ka për qëllim të trajtoj disa zhvillime më shqetësuese në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës që lidhen me ngritjen e një muri në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit si dhe masat ligjore që po ndërmerren nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë. Përfaqësuesit e institucioneve në këtë takim raportuan se që sot në mëngjes janë marrë masat e para, Policia e Kosovës ka inspektuar lokacionin ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e urbanizmit në terren për të inspektuar zhvillimet, dhe raporti zyrtar pritet gjatë ditës

Në takim u dakordua plani i masave ligjore të Qeverisë për të ndaluar menjëherë ndërtimin e këtij muri dhe anulimin e çdo veprimi të mëtejshëm që bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.Pas takimit ministrja për Dialog, Edita Tahiri dha këtë deklaratë për media:

Zhvillimet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lidhje me ndërtimin e një muri janë shumë zhvillime shumë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja destabilizuese  për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, duke cenuar gjithë arritjet e deritashme për të vendosur normalitet, stabilitet dhe rend. Ndërtimi i këtij muri është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet. Koha e mureve ka kaluar, është kohë e lëvizjes së lirë dhe heqja e barrikadës nga ura e Ibrit i dha fund epokës famëkeqe të barrikadave. Ne nuk do lejojmë mure e barrikada të reja, sepse ato bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e Brukselit. Qeveria e Kosovës do të veproj me forcën e ligjit për të ndalur punimet në atë pjesë të qytetit si dhe për të rrënuar këtë mur.Mbrëmë kam njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për këto zhvillime negative duke ia bërë me dije se këto ndërtime po bëhen në mënyrë ilegale, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit si dhe po realizohen nga strukturat paralele komunale të dirigjuara nga Serbia. Kam tërhequr vërejtjen se këto zhvillime janë destablizuese dhe se pakënaqësia dhe tensionet janë në ngritje, andaj duhen masa të shpejt ndaluese, sepse kjo mund të cenoj arritjet e deritashme të dialogut të Brukselit. Po ashtu, kam biseduar me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova së cilës ia ngrita këto shqetësime. Një delegacion i BE-së do të arrijë sot në Kosovë dhe kjo do të jetë tema kryesore e takimit tonë, theksoi ministrja Tahiri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Mitrovice, muri serb

Ministrja Edita Tahiri: Progresi në revitalizimin e Urës e Ibrit është i dukshëm

November 13, 2016 by dgreca


img_3233
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qëndroi te premten në Mitrovicë ku mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në lidhje me rëndësinë e dialogut të Brukselit për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë takim që është i gjashti me radhë, i mbajtur gjatë këtij viti, si një dialog i hapur mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve nga të gjitha komunitetet në veri të vendit, shqiptarëve, serbëve dhe boshnjakëve, u diskutua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve.
Këto tryeza janë organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore dhe janë mbështetur nga ambasada norvegjeze.
Ministrja Edita Tahiri, njoftoi për zhvillimet më të fundit në dialog dhe theksoi se shumë shpejtë do të finalizohet zbatimi i disa prej marrëveshjeve të rëndësishme. Ajo po ashtu theksoi se së shpejti do të vendoset sistemi unitar i drejtësisë në veri të vendit, do të hapen zyrat e gjendjes civile dhe regjistrit civil për t’i pajisur qytetarët me dokumente të shtetësisë së Kosovës, do të fillojnë punën një numër i madh zyrash të ministrive dhe agjencioneve që kanë fushëveprimtari lokale.

“Dialogu i Brukselit po mundëson që hap pas hapi të konsolidojmë sovranitetin shtetëror edhe në veri të vendit dhe të normalizojmë gjendjen që është në dobi të qytetarëve të cilët aspirojnë një jetë më të mirë dhe më të sigurtë”, tha ministrja Tahiri.
Ministrja Tahiri po ashtu shprehu kënaqësinë për progresin në revitalizimin e Urës së Ibrit që është i dukshëm dhe konfirmoi se punimet do të kryhen deri më 20 janar 2017 kur edhe hapet ura e Ibrit për qarkullim të lirë dhe të plotë për qytetarët dhe automjetet. “Tashmë janë hequr të gjitha barrikadat që kanë ekzistuar, diku mbi 20 të tilla, ambienti politik dhe ai i sigurisë është përmirësuar dukshëm”, theksoi ministrja.Ajo tha se punojmë intensivisht me Bashkimin Evropian dhe së shpejti presim lajme të mira edhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë në pritje.

Filed Under: Komente Tagged With: MINISTRJA TAHIRI, Mitrovice

Të lëvizësh i ‘sigurt’ përtej urave mbi Ibër

November 4, 2016 by dgreca

Pavarësisht që liria e lëvizjes në qytetin e ndarë të Mitrovicës, nga ana jugore në atë veriore dhe anasjelltas, nuk mund të definohet as për së afërmi si e përkryer, megjithatë së fundmi, është shënuar mjaft përparim në këtë drejtim, vlerësojnë zyrtarët lokal të dy komunave të këtij qyteti, komunës jugore dhe asaj veriore.

Komuna e Mitrovicës së jugut është banuar me popullatë shumicë shqiptare, ndërkaq që Komuna e Mitrovicës së veriut është banuar me popullatë shumicë serbe.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se përderisa disa vite më parë, ka qenë e pamundur që qarkullimi i qytetarëve i të dyja komunave të bëhet i papenguar në njërën ose anën tjetër, tashmë situata ka ndryshuar.

“Unë mendoj se ka lëvizje të lirë, por mund të jetë edhe më e lirë në të ardhmen”, ka thënë Bahtiri.

Në anën tjetër, me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë që të bisedojë lidhur me këtë temë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ai ka qenë jo i qasshëm.

Por, Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale të Mitrovicës së veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se liria e lëvizjes për qytetarët nga të gjitha komunitetet në këtë komunë, ka shënuar përparim, sidomos që prej zgjedhjeve të fundit lokale, tre vjet më parë.

“Qytetarët ecin nëpër qytetin e tyre, fundja, lirshëm dhe këtu ekziston një progres. Kjo nuk do të thotë që gjendja në Mitrovicën veriore është e përkryer”, theksoi Hoxhiq.

Autoritetet lokale të dy komunave të Mitrovicës, vlerësojnë se largimi i barrikadave nga rrugët, sheshet, si dhe urat që lidhin brigjet e jugut dhe veriut të qytetit të Mitrovicës, është sinjal i përmirësimit të mundësive për liri të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja anët e qytetit të ndarë.

Por, si e shohin qytetarët shqiptarë dhe serbë nga të dy komunat, situatën lidhur me lirinë e lëvizjes në përgjithësi në komunat e këtij qyteti?

Viktor Peci, me përkatësi etnike shqiptare, thotë se jeton në Komunën e Zveçanit. Për të shkuar në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, ai e ka të domosdoshme kalimin nëpër pjesën veriore të këtij qyteti.

Por, siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, liria e lëvizjes, tash për tash është e kufizuar vetëm në aspektin institucional, por se banorët lëvizin, ndonëse me kujdes të shtuar.

“Banorët mund të lëvizin pa probleme, përderisa nuk bëjnë ndonjë problem. Në momentin që, mbase, vërehet se jam shqiptar, mund të kem ndonjë problem, por jo edhe aq. Me marrëveshjet e fundit që janë bërë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk paraqitet aq shumë ndonjë problem për banorët shqiptarë”, është shprehur Peci.

Faruk Ahmeti, shqiptar, i cili banon në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën veriore të Mitrovicës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë pengesë për të lëvizur nga veriu drejt jugut të qytetit, por se droja mbetet.

“Momentalisht mirë. Pengesa nuk kemi. Por, frika ekziston gjithmonë, sepse unë po punoj në pjesën jugore dhe duhet mbajtur mendjen në anën veriore,s epse familjen e kam atje”, tha Ahmeti.

Në anën tjetër, një grua e moshuar, me përkatësi etnike serbe, Ljubinka Milosheviq, e cila jeton në Komunën e Mitrovicës së veriut, duke folur për Radion Evropa e lirë, thotë se mjaft shpesh shkon në anën jugore të qytetit, ku jeton shumica shqiptare.

“Shkojmë në dyqane dhe askush nuk na ngacmon. Blejmë gjësende dhe ata, shqiptarët, na i japin. Ndonjëri di serbisht e ndonjë nuk di. Pastaj, kthehemi dhe nuk ka asnjë problem”, tha Milosheviq.

Por, një i ri serb, Veljko Markoviq, po ashtu banor i Komunës veriore të Mitrovicës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se liria e lëvizjes për të ekziston vetëm në veri..

“Në këtë pjesë mund të thuhet se ka liri të lëvizjes, por atje te ura nuk ka edhe aq. Nuk e di a është kjo për shkak të mos durimit nga ana e dy popujve apo për arsye tjetër. por, kështu është”, tha Markoviq.

Parku i Paqes

Parku i Paqes

Ai, po fliste për urën kryesore mbi lumin Ibër, pranë së cilës jo rrallë janë shënuar incidente ndëretnike. Mbi këtë urë, deri më tash kishte qëndruar barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, e cila ishte vendosur aty më 18 qershor të vitit 2014, vetëm pak orë pasi që autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, kishin hequr barrikadën me rërë dhe gurë.

Tashmë në urë janë duke u zhvilluar punimet për renovimin e saj, që nënkupton edhe heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, si rezultat i marrëveshjes për liri të lëvizjes që është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Bahtiri thotë se ura do të jetë e gatshme për qarkullim në janarin e vitit 2017.

“Diku kah 20 ose 22 janar, ne e kemi në plan që ta lëshojmë (për qarkullim) atë urë dhe kjo sinjalizon se qyteti po bashkohet”, tha Bahtiri.

Se a do të lëshohet kjo urë për qarkullim në afatin e paraparë dhe se a do të bashkohet qyteti i Mitrovicës, kjo mbetet të shihet.

Megjithatë, të shtunën e kaluar, më 29 tetor, në Mitrovicë të veriut është hequr barrikada e fundit te Shkolla Teknike.

Të nesërmen, po në këtë pjesë të qytetit, është hequr edhe pengesa e fundit, nga banorët shqiptarë, në udhëkryqin kryesor në “Lagjen e Boshnjakëve”. (Kortezi:Bekim Bislimi REL)

Filed Under: Reportazh Tagged With: mbi Ibër, Mitrovice, përtej urave, Të lëvizësh i 'sigurt'

Mitrovica, një park me emrin Adem Demaçi

February 25, 2016 by dgreca

MITROVICË, 25 Shkurt 2016/Një park në Mitrovicë merr emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, simbolit të rezistencës Adem Demaçi, me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Vendimin e mori unanimisht Kuvendi i Komunës së Mitrovicës jugore, në mbledhjen e mbajtur sot. “Simboli i rezistencës kundër pushtuesit, intelektuali dhe shkrimtari i madh Adem Demaçi, tërë jetën ia kushtoi shqiptarisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Është nderë dhe krenari për ne që parku afër Shkollës së muzikës të mbajë emrin e kolosit të çështjes kombëtare”, u shpreh kryetari i komunës, Agim Bahtiri.Vendimi edhe u duartrokit nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës jugore të Mitrovicës, qytetit më të madh verior të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Adem Demaci, Mitrovice, nje park me emrin

Ja pse Eshtrat e Isa Boletinit duhet te rivarrosen ne Boletin!

May 16, 2015 by dgreca

Nga Sadik Elshani/
Ne muajin tetor te vitit te kaluar, zyrtarisht, me analizat e ADN-se me ne fund u identifikuan pozitivisht mbetjet mortore te Heroit Kombetar, Trimit te Kosoves dhe te gjithe shqiptarise, Isa Boletini. Padyshim, ky ishte nje lajm shume i mire per te gjithe shqiptaret, se me ne fund ky Burre i Madh i kombit tone do te kete vendin e perhershem ku do te prehen eshtrat e tij ne token e lire shqiptare, per lirine e se ciles ai kishte luftuar tere jeten dhe ne fund kishte flijuar edhe vete jeten e tij. Po ato dite u njoftua se do te fillojne edhe pergatitjet per rivarrimin madheshtor te eshtrave te Isa Boletinit dhe se rivarrimi do te behet ne fshatin Boletin, vendlindjen e tij dhe te shume trimave te tij qe gjithmone iu ndodhen prane.
Per habine tone, dje lexuam ne shtypin shqiptar se me vendimin e qeverive te Shqiperise dhe te Kosoves, rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit nuk do te behet ne Boletin, sic ishte njoftuar me heret, por ne Vlore. Ky vendim nuk me duket i drejte per kete cast, shfaq haptas papjekurine e te dy qeverive, tregon qartas shkurtpamesine e te dy qeverive dhe po ashtu tregon se te dy qeverite nuk kane vizion, program kombetar, platforme, strategji kombetare. Sikur e sjell nje porosi ogurzeze, sikur u tregon serbeve dhe gjithe botes se ne nuk jemi te sigurt nese do ta kontrollojme ndonjehere ne jeten tone veriun e Kosoves. Kjo eshte nje porosi e kobshme per te gjithe shqiptaret. Vlora, qyteti ku u ngrit Flamuri i Skenderbeut dhe u shpall Pavaresia e Shqiperise eshte qyteti shume i dashur per te gjithe shqiptaret. Ne Vlore ato dite u ndodh edhe Isa Boletini me trimat e tij dhe ata ishin ushtria e pare e Shqiperise se pavarur. Te gjitheve na jane ngulitur ne koken tone skenat e fundit te filmit “Nentori i dyte” kur Isai vjen ne Vlore, bie ne gjunj dhe e puth flamurin Kuq e Zi, flamurin e lirise. Dhe nuk ka asgje per t’u kundershtuar se, perse eshtrat e ketij burri te rralle te kombit tone te varrosen ne Vlore, ose ne cilindo skaj te tokes shqiptare, sepse ai luftoi per lirine e cdo pellembe te truallit arberor.
Ndodhemi ne rrethana te caktuara historike. Vertet Kosova eshte shtet i pavarur, por veriu i saj ku ndodhet edhe fshati Boletin, per fat te keq nuk eshte nen kontrollin e qeverise se Kosoves. Ngjarje te tilla te medha kombetare, si rivarrimi i eshtrave te nje Heroi Kombetar, duhet te sjellin nje porosi te madhe, nje mesazh te prere e te qarte per te gjithe, se Kosova nuk ka hequr dore dhe kurre nuk do te heq dore nga pjesa veriore e saj. Rretanat e tanishme ne Kosove dhe gjendja ne Veriun e Kosoves, kerkojne, diktojne qe eshtrat e Isa Boletinit duhet te rivarrosen ne Boletin dhe jo ne Vlore dhe na asnje vend tjeter. Gati pas njeqind vjetesh nga vrasja e tij, eshte koha qe ai te prehet i qete ne vendlindjen e tij. Kosova sot me shume se kurre ka nevoje qe ne gjirin e saj ta kete birin e saj te madh, Isa Boletinin, ta ndiej nga afer pranine e tij. Ceremonia madheshtore e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit le te filloje ne Vlore, te vazhdoje ne te gjitha qytetet shqiptare dhe me ne fund te perfundoje ne Boletin. Me kete me siguri do te pajtohej edhe vete Baca Ise. Kryetari i Kuvendit Komunal te Mitrovices, Zoti Agim Bahtiri dhe gjithe mitrovicasit kane te drejte qe kembengulin qe rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit te behet ne Boletin ose Mitrovice dhe jo ne Vlore. Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves nuk duhet te luajne lojera te tilla me mbetjet mortore te njerit nga burrat me te medhenj te kombit tone, por te respektojne kerkesen e bashkevendasve te tij dhe shumices se shqiptareve.
“Une jam mire kur asht mire Shqypnia” – ka thene dikur Isa Boletini. Ne sot duhet te njdjehemi mire kur ai prehet i qete me tere lavdine e tij, ne vendlindjen e tij, ne Kosoven e lire. Dhe neve nuk na mbetet tjeter, vecse te perkulemi me nderim perpara figures se tij, te vazhdojme rrugen e tij, te ndjekim shembullin e tij, te jemi te bashkuar e te punojme me perekushtim per ceshtjet madhore te kombit tone.
* Philadelphia, 14 maj, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Opinion Tagged With: Eshtrat, Isa Boletini, Mitrovice, Sadik Elshani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT