-Kryeministri Mustafa u takua me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme/
Bruksel, 17 mars 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, të cilën e joftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë.
Njoftimi dëruar nga Brukseli thekson se, kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.
Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.
Mustafa dhe Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli.
Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në axhendën BE-Kosovë.
Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve./b.j/
**********
Në linkun me poshtë mund të gjeni videon nga takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
http://ec.europa.eu/avservices/video/player.cfm?sitelang=en&ref=I118375